Tag: kryeministri

  • Deklarata qesharake e deputetit socialist:  Rama më la jashtë liste për të mirën time

    Deklarata qesharake e deputetit socialist: Rama më la jashtë liste për të mirën time

    Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, edhe pse ndjehet i zhgënjyer se është lënë jashtë lisës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka deklaruar se kryeministri Rama ka marrë një vendim të mirë për të.
    Edhe pse deputeti socialist tha se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, por tha se është i përgatitur për çdo situatë dhe se do vazhdojë të japë kontribut për forcën politike që e la jashtë Parlamentit.
    “Me thënë të drejtën nuk është se e prisja 100%, por nisur nga sfondi im si ushtarak jam i përgatitur për të gjitha. Listat janë pjesë e një vizioni që nuk bëhet gjithnjë ashtu si ti mendon. Për punën dhe kontributin tim prisja të isha në listën e hapur, sepse në listën e mbyllur u qartësua nga kryeministri që nuk do të ishim. Mendoj se kryeministri dhe kryesia kanë menduar një gjë më të mirë. Kam patur oferta nga kundërshtarë politikë, por nuk mund ta imagjinoj të kaloj në një parti tjetër. Unë besoj te PS dhe vlerat e saj”, tha Delia në News24.
    Duket se në Partinë Socialiste vendimet e kryetarit pranohen pa kritika apo kundërshti, duke mos vlerësuar kontributet që një ligjvënës mund të ketë dhënë kontributin e dhënë për gjatë viteve për këtë forcë politike, por gjithmonë ‘lideri’ ka të drejtë.

  • “Erdhi dita”: Besnik Bislimi nga sot është ”kryeministri” i ri i Kosovës

    “Erdhi dita”: Besnik Bislimi nga sot është ”kryeministri” i ri i Kosovës

    Besnik Bislimi do ta ketë pritur këtë ditë. Ai e ka në duar udhëheqjen e vendit – të paktën de jure – për një periudhë që nuk dihet se sa do të zgjasë.
    Zëvendësi i Albin Kurtit do ta shohë (nëse nuk e ka parë tashmë) dorëheqjen e shefit të tij dhe të kolegëve të tjerë qeveritarë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e fundit.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet në orën 16:00 për t’i certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sipas rendit të ditës që KQZ-ja e ka bërë publik.
    Anëtarët e kabinetit qeveritar, si ministrat – përveç Liburn Aliut të Infrastrukturës – do të duhej të jepnin dorëheqje dje. Kryeministri Albin Kurti gjithashtu. Nuk dihet ende nëse e kanë bërë këtë formalisht.
    Këtë procedurë e parasheh ligji për Qeverinë.
    “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thotë pika e parë e nenit 26 të këtij ligji, në pjesën që përcakton papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
    Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi do të jetë formalisht ushtrues detyre shefi i Qeverisë derisa të zgjidhet Qeveria e re

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Kryeministri Rama në çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike: Zhvillon ekonominë shqiptare

    Kryeministri Rama në çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike: Zhvillon ekonominë shqiptare

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, në partneritet me Mastercard Europe.
    Ai e cilësoi si një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe “për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare”.
    Kryeministri ishte i shoqëruar nga zyrtarë të lartë dhe autoritete të botës financiare.

  • “Paketa e Maleve”, Rama: Zero taksa e zero TVSH deri në 10 vite për 500 aplikantët e parë

    “Paketa e Maleve”, Rama: Zero taksa e zero TVSH deri në 10 vite për 500 aplikantët e parë

    Kryeministri Edi Rama thotë se nga ligji “Paketa e Maleve”, 500 aplikantët e parë do të përfitojnë deri edhe 10 vite zero taksa e zero TVSH.
    Sipas Ramës, ligj i ri i sapomiratuar i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunim dhe turizëm malor.

    “U jep një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale“, shkruan kryeministri.

  • E konfirmuar! Qeveria mbyll aplikacionin TikTok në Shqipëri, përdoruesit pa akses në platformë

    E konfirmuar! Qeveria mbyll aplikacionin TikTok në Shqipëri, përdoruesit pa akses në platformë

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se procedura e mbylljes së TikTok në Shqipëri ka përfunduar, dhe përdoruesit nuk kanë më akses në aplikacion. Kur ata tentojnë të hyjnë në llogaritë e tyre, nuk u shfaqet asgjë.
    Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN për të anashkaluar bllokimin e platformës, duke theksuar se kjo rrezikon të dhënat personale. Ai kërkoi që autoritetet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hequr aplikacionin nga dyqanet digjitale si Apple App Store dhe Google Play Store.
    Çfarë është VPN dhe pse është i rrezikshëm?
    VPN (Virtual Private Network) është një shërbim që fsheh adresën IP të përdoruesit, duke i lejuar ata të duket sikur po përdorin internetin nga një vend tjetër. Përdoruesit po e përdorin atë për të aksesuar TikTok, por ekspertët paralajmërojnë për rreziqe të mëdha, si:
     
    Grabitja e të dhënave personale nga hakerat
    Shitja e informacionit te palë të treta
    Keqpërdorimi i të dhënave nga shërbimet VPN të dyshimta
    Kur do të rihapet TikTok?
    Qeveria shqiptare vendosi të mbyllë TikTok pas konsultimeve me 65 mijë prindër dhe mësues, për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme. Ky vendim erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale.
    TikTok do të rihapet vetëm nëse kompania vendos filtra për mbrojtjen e të rinjve nga videot me dhunë.
    Në anën tjetër, më 15 mars, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër këtij vendimi, të cilin e cilëson si censurë ndaj fjalës së lirë.

  • Kryeministri: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro, hyn në fuqi në janar 2026

    Kryeministri: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro, hyn në fuqi në janar 2026

    Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paga minimale në muajin qershor, me vendim qeverie, do të bëhet 500 euro.
    “830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1000 euro.

    Pagën minimale e kishin 157 euro, tani e kemi 400 euro. Dhe me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026.
    Ndërkohë shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh se sa ai që ka probleme me dëgjimin”, tha Rama në një komunikim ditën e sotme në rrjetet sociale.

  • Edi Rama: Me PS hyni në BE, ndaj na votoni më 11 maj

    Edi Rama: Me PS hyni në BE, ndaj na votoni më 11 maj

    Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes te rubrika “SY m’SY” ka folur kryesisht se duhet votuar PS me 11 maj që të kemi pasaporten europiane si qytetarë të Shqipërisë. Rama shtoi se në vitin 2027 do të mbyllim negociatat me Brukselin dhe me pas pritet thjesht anëtarsimi në BE.
    Një nga qytetarët i ka komentuar se në 11 maj nuk do të jetë PS ajo që do të fitojë dhe do të marrë një mandat të katërt.

    “Do merrni Noc Rrokun”, shkruan komentuesi.
    Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka “këshilluar” qytetarin që të marrë një herë pasaportën europiane, të cilën mund t’ia japë vetëm PS dhe Edi Rama dhe më pas do të ketë kohë të bëjë tifozllëk partiak.
    “Më 11 maj e vendos pupulli, kam frikë se do zhgënjehesh sepse po bën tifozin kur duhet të bësh njeriun e interesuar që të marrësh atë që të takon nga 11 maji, pasaportën europiane. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, por pasaportën merre”, u përgjigj Rama.
    (kliko për të shikuar videon)

  • Arrestimet në radhët e PS, Rama: Nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës

    Arrestimet në radhët e PS, Rama: Nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës

    Edi Rama

    SHKODËR- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Shkodër, ku prezangtoi edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe arrestimin e anëtarëve dhe ish-anëtarëve socialistë, duke u shprehur se “nuk të vjen mirë që dikush që është këtu sot, nesër e sheh para gjykatës”. 
    “Shpata ishte tek zyra ime, Altin Dumani nuk është 22 vjeç, mund të ketë 20 vite që është prokuror, e kishit dëgjuar më parë për Altin Dumanin, kishit dëgjuar më parë ndonjë ministër apo ata që hyjnë e dalin në televizor të shkonte në gjykatë, të dënohej apo arratisej? As prindërit, as gjyshërit nuk kishin parë, ka pas vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë, jo nga një gjykatë apo prokuror më parë, si ndodhi kjo, ra nga qielli apo një ditë të bukur u çuan një grup prokurorësh dhe hodhën hov.
    E vërtetë që është që ligjin këta e bënë po kush e kërkoi, se kush e kërkoji nuk ka nevojë të diskutojmë shumë, mjafton të kthehesh pas e të shohësh kur ishim në opozitë, ne kërkuam një pakt kombëtar, ia kërkuam bufit të kënetës në 2009, në 2013 e kishim në program, kur u bë reforma u ngujuan në bulevard ishte Luli, vinte çdo natë dhe këndonte himnin para zyrës sime. Ja ku e keni bufin thotë në 11 maj do fitojmë, në 12 maj do shkrijmë SPAK, do shkrijë Ndoc Rrokun, se ky është edhe qyteti i Ndoc Rrokut.
    Është e vetmja mënyrë e sigurt që të bëhemi anëtarë të BE. Përderisa ne i hymë detit në këmbë e dinim që gjërat do shkonin pak a shumë siç do të shkojnë, edhe nga ana e drejtësisë së re ka lajthitje, gafa, por dhe duhet të japim mbështetjen tonë.
    Njeriut nuk i vjen mirë që dikush që është këtu sot nesër e sheh duke shku në prokurori, pastaj para gjykatës, por nga pikëpamja e ambicies sonë për të bërë histori që është fati ynë dhe i Evropës janë përputhur në një pikë, duhet të jemi krenarë, ndryshe kurrë nuk do të ndodhte të pastrohej, por mbi të gjitha të ndjente që është një hapësirë ku barazia para ligjit nuk është një slogan”, tha Rama.
    Teksa komentoi listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, kryeministri bëri përjashtim për një grua deputete aktuale të parlamentit. Edhe pse nuk përmendi emrin e saj, Rama u shpreh se ka respekt për të, ndërsa të tjerët janë “bir Selmani i nënës kë të qaj më parë”.
    “Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër”, u shpreh kryeministri./ZËRI

  • Rama me sipërmarrësit në Shkodër: Vizitorët janë rritur ndjeshëm, vijojmë investimet për qarkun

    Rama me sipërmarrësit në Shkodër: Vizitorët janë rritur ndjeshëm, vijojmë investimet për qarkun

    Kryeministri Edi Rama vazhdon takimet me qytetarët në qytetin e Shkodrës. Krah kryebashkiakut Benet Beci, nw kuadwr tw nismës për investimet në turizmin malor Rama takoi të gjithë sipërmarrësit të cilët janë kthyer nga emigrimi dhe kanë investuar në vendlindje.Rama tregoi “një për një” investimet që ka bërë qeveria në infrastrukturë e cila i shpërben padyshim dhe sektorit të ekonomisë dhe turizmit, i cili vitet e fundit ka marrë bujë të madhe.
    “E kuptoj shumë mirë këtë nevojën për më shumë se për këtë jemi këtu. Po shiko se e ka përgatitu Beneti investimin që janë bërë në këtë qark. Shikoni vetëm investimet në ujë që janë, janë mbi 19 milion, vetëm në energji eklektike dhe në ujë që kanë qenë katastrofë, patjetër që duhen më shumë. Rruga që ishte 2 kilometra, por ama të mos harrojmë që kemi një kantier në rrugën e Dukagjinit, 47 kilometra rrugë është futur në punë.
    Rruga e Komanit tjetër histori shumëvjeçare është rruga Shëngjin- Velipojë që do të jetë e mbaruar këtë sezon turistik, ura e Shirokës që do të lidhë me Malin e Zi dhe hap tërësisht një territor tjetër. Janë kantiere që të gjitha duhet të hapen por nuk janë bërë për shumë e shumë gjëra dhe tani janë të gjitha në punë. Punimi në këto akse kryesore e mbyll investimin e Shkodrën në tërësi në aktet kryesore. Plus është hekurudha që është projektuar në Gjakovë që lidh me Prishtinën, tani jemi në procesin për projektim dhe financim”, tha kryeministri Rama.

  • Ish-kryeministri italian në Gjadër: Kampi të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

    Ish-kryeministri italian në Gjadër: Kampi të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

    Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka vizituar për orë Gjadrin, kampin e ndërtuar për emigrantët e paligjshëm që kapen në Itali.
    Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.

    “Mendojmë se është e drejtë që të vijmë këtu për t’u thënë italianëve shihni ku po shpenzohen paratë tuaja. Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.
    Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha Renzi.