Pamela Qirko, motra dhe njëherësh avokatja e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku do të mbrojë të motrën e saj, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tenderat publikë”.
Balluku nuk ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme më herët, duke u justifikuar me një vizitë zyrtare në Bukuresht. Pas kësaj, prokurori Dritan Prençi lëshoi një fletëthirrje të re, duke paralajmëruar masa për shoqërimin e saj të detyruar, në rast se do të mungonte sërish
Tag: kryeministres
-

Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra Belinda Ballukut, do të jetë avokate e zv.kryeministres
-

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Profesori italian, Stefano Andeo, i cili kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Giorgia Meloni u përpoq të vetëvritej.
Sipas medias vendase, ai piu një sasi të madhe alkooli së bashku me medikamente, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësuesi 65-vjeçar i gjuhës gjermane që punonte në një shkollë të mesme në provincën e Napolit, u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas.
Ai u dërgua në urgjencë në gjendje kritike dhe me një kod të kuq. Për momentin, megjithëse mbetet nën vëzhgim të rreptë mjekësor, jeta e tij nuk është në rrezik. Karabinierët ndërhynë për të mbledhur elementë të dobishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi.
Para aktit ai kishte shkruar një letër ku kërkonte të takohej me kryeministren, për t’i kërkuar falje personalisht.
“I kërkoj asaj, nëse është e mundur, të më takojë që ta them duke e parë në sy”.
Addeo ia shkroi letrën vetë kryeministres, i cili u publikua paraprakisht nga gazeta “Roma”.
“Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për fjalët e shkruara. Marr përgjegjësi të plotë”, shkruan Addeo, “edhe nëse pranoj se kurrë nuk kam pasur ndërmend t’i uroj vdekjen një vajze të vogël. Ishte një frazë e pafat, e papërshtatshme, e papranueshme, e cila nuk më përfaqëson mua si burrë apo si edukues”, shton ai, duke thënë se është i vetëdijshëm “se asgjë nuk mund ta fshijë dëmin e shkaktuar me ato fjalë. Vetëm e vërteta, pendimi dhe respekti mund të ndihmojnë, tani”.
Mësuesi i drejtohet drejtpërdrejt kryeministres duke kërkuar falje për gjestin “që ju lëndoi ju dhe familjen tuaj, dhe në veçanti vajzën tuaj, e cila nuk duhej të ishte futur kurrë në këtë situatë në asnjë mënyrë”. -

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente
Profesori italian, Stefano Andeo, i cili kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Giorgia Meloni u përpoq të vetëvritej.
Sipas medias vendase, ai piu një sasi të madhe alkooli së bashku me medikamente, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësuesi 65-vjeçar i gjuhës gjermane që punonte në një shkollë të mesme në provincën e Napolit, u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas.
Ai u dërgua në urgjencë në gjendje kritike dhe me një kod të kuq. Për momentin, megjithëse mbetet nën vëzhgim të rreptë mjekësor, jeta e tij nuk është në rrezik. Karabinierët ndërhynë për të mbledhur elementë të dobishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi.
Para aktit ai kishte shkruar një letër ku kërkonte të takohej me kryeministren, për t’i kërkuar falje personalisht.
“I kërkoj asaj, nëse është e mundur, të më takojë që ta them duke e parë në sy”.
Addeo ia shkroi letrën vetë kryeministres, i cili u publikua paraprakisht nga gazeta “Roma”.
“Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për fjalët e shkruara. Marr përgjegjësi të plotë”, shkruan Addeo, “edhe nëse pranoj se kurrë nuk kam pasur ndërmend t’i uroj vdekjen një vajze të vogël. Ishte një frazë e pafat, e papërshtatshme, e papranueshme, e cila nuk më përfaqëson mua si burrë apo si edukues”, shton ai, duke thënë se është i vetëdijshëm “se asgjë nuk mund ta fshijë dëmin e shkaktuar me ato fjalë. Vetëm e vërteta, pendimi dhe respekti mund të ndihmojnë, tani”.
Mësuesi i drejtohet drejtpërdrejt kryeministres duke kërkuar falje për gjestin “që ju lëndoi ju dhe familjen tuaj, dhe në veçanti vajzën tuaj, e cila nuk duhej të ishte futur kurrë në këtë situatë në asnjë mënyrë”.Top Channel
-

Kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres, profesori tenton vetëvr*sjen
Bota E Hënë, 2 Qershor 2025 20:03
Profesori italian, Stefano Andeo, i cili kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Giorgia Meloni u përpoq të vetëvritej. Sipas medias vendase, ai piu një sasi të madhe alkooli së bashku me medikamente, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-

Kërcënohet me jetë vajza e Melonit/ Kryeministrja italiane: Ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë!
Giorgia Meloni
ITALI- Një stuhi reagimesh ka shpërthyer në Itali pas publikimit në rrjetet sociale të një mesazhi tronditës që i uronte vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, të njëjtin fat tragjik si Martina Carbonaro. Vajzës 14-vjeçare nga Napoli që u vra nga i dashuri i saj pak ditë më parë.
“Uroj që vajza e Melonit të ketë fatin e vajzave të Afragolas,”-shkruan personi.Fjalia lë pak hapësirë për interpretim dhe pikë së pari ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministres Giorgia Meloni.
“Kjo nuk është një përplasje politike. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët, që tregon për një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, në të cilën gjithçka duket e lejueshme, madje edhe dëshirën për vdekjen e një fëmije për të goditur një prind. Dhe është kundër kësaj klime të dhunshme që politika, duhet të dijë të bashkohet. Sepse ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë. Dhe mbrojtja e tyre është një përgjegjësi që shkon përtej çdo përkatësie,”-shkruan Meloni në reagimin e saj.
Motra e kryeministres dhe zyrtarja e Fratelli d’Italia, Arianna Meloni, reagoi po ashtu në rrjetet sociale.
“Deri kur duhet të durojmë? Deri ku duhet të shkojmë? Përballë kësaj barbarie të neveritshme, ndjejmë gjithë zemërimin e mundshëm. Dënimi duhet të jetë unanim dhe i fuqishëm. Giorgia-s dhe Ginevra-s, përqafimi im më i ngrohtë dhe mbrojtës,”- shkruan ajo.
Autori i postimit thuhet të jetë Stefano Addeo, i lindur në vitin 1960, një mësues gjermanishte nga provinca e Napolit. Ai shkruan duke përdorur një “nofkë” dhe thotë: E shihni që edhe ju vidhni paratë dhe ushqimin e fëmijëve tanë.
Por të gjitha janë dyshime dhe deri më tani nuk ka të arrestuar./ZËRI

