Tag: kryeministër

  • SONDAZHI: 44% e shqiptarëve duan Ramën kryeministër pas 11 Majit, Berishën vetëm 22.9%

    SONDAZHI: 44% e shqiptarëve duan Ramën kryeministër pas 11 Majit, Berishën vetëm 22.9%

    Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.
    Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit?

    44% e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.
    Pas tij me radhë 22.9% Sali Berisha, 9.9% Adriatik Lapaj, 5.3% Agron Shehaj, 1.9% Arlind Qori dhe 11.2% janë përgjigjur nuk e di.
    Pyetja e dytë e këtij lloji:
    Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

    44% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23.5% Partia Demokratike dhe koalicioni saj, 9.5% Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4.7%, 1.8% Lëvizja Bashkë, dhe 12.1 janë përgjigjur nuk e di.

  • Shqipëria ‘kosh’ refugjatësh? Rama njofton vizitën e kryeministrit britanik në maj

    Shqipëria ‘kosh’ refugjatësh? Rama njofton vizitën e kryeministrit britanik në maj

    Ndërsa tallet me shqiptarët për pasaportën europiane, gjë për të cilën nuk ka punuar asnjë ditë në 12 vjet pushtet, për më tepër ka bërë të kundërtën, Edi Rama ka zbuluar sot gjatë bashkëbisedimit Sy m’Sy pa dashje atë se çfarë realisht ka ai në plan të bëjë nëse merr mandat të katërt. Kthimin e Shqipërisë në një kosh refugjatësh të Europës.

    Për t’u mburrur para ndjekësve në FB, Rama tregoi se për herë të parë një kryeministër britanik ka kërkuar të vijë në Shqipëri për vizitë. Këtë e tregoi për mburrje, por pa dashje doli zbuluar për planet e fshehta që ka në mendje.

    Që një kryeministër britanik të kërkojë të vijë në Shqipëri, është e kuptueshme që ka një problem për të zgjidhur për të mirën e vendit të tij së pari, se kryeministrat britanikë nuk janë si Rama që vijnë në pushtet me vota të vjedhura dhe vjedhin në qeverisje për të blerë votat.

    Rama shquhet si pesonazh që vetëofrohet në kancelaritë europiane dhe më gjerë, në kurriz të Shqipërisë, për të zgjatur jetën e tij në pushtet.

    Rastet janë të shumta, u vetëofrua për afganët, u vetëofrua për refugjatët e Italisë, thuhet se po përpiqet për palestinezët dhe sigurisht për Britaninë, e cila ka emergjencë për të gjetur një vend ku të dëbojë emigrantët e paligjshëm.

    Ish-kryeministri Sunak e pati paralajmëruar nisjen e një negociate me Shqipërinë, gjithashtu edhe Starmer ka premtuar se do të punojë në drejtim të avancimit të kësaj marrëveshje.

    Pra, kërkesa e Starmer për të ardhur në Shqipëri është identike me atë të Melonit. Por për shqiptarët çdo kamp refugjatësh që hap Rama në Shqipëri do të thotë hapa të tëra larg integrimit në BE. I vetmi që mendon të përfitojë është vetëm Rama.

    Plani i vetëm i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë dhe kthimi i saj në një kosh refugjatësh, kurrësesi integrimi në Europë e pasaporta europiane.

    Gjatë rubrikës“Sy më sy”Rama njoftoi vizitën e kryeministrit Starmer muajin e ardhshëm.
     
    “Ja mbas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministrit britanik. Asnjëherë një kryeministër britanik nuk ka ardhur në Shqipëri për vizitë zyrtare ka edhe një herë TonyBlair për të shkuar në Kukës, ku ishte kriza, por nuk kishte vizitë bilaterale. Është hera e parë që zbret një kryeministër britanik, hera e parë që zbriti një president i Francës për vizitë zyrtare bilaterale, do të vijë përsëri” deklaroi Rama.

    Britanikët dukshëm duan të avancojnë me idenë e ngritjes së qendrave në vende të tjera për përpunimin e kërkesave për azil të atyre që mbërrijnë në Britani.

    Pak ditw mw parw BBC raportonte se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nën kryeministrin Keir Starmer raportohet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të vendeve në Ballkan si “nyje kthimi” për të dërguar azilkërkues të refuzuar, sipas ministrave të qeverisë të cituar në një gazetë e njohur britanike.

  • Një tjetër kryeministër në “orbitën” e Vuçiçit, zbardhen prapaskenat, ja pse zgjodhi një mjek për postin

    Një tjetër kryeministër në “orbitën” e Vuçiçit, zbardhen prapaskenat, ja pse zgjodhi një mjek për postin

    Marsela SHYTIA
    Përfaqësuesi për përbërjen e qeverisë së ardhshme serbe është Gjuro Macut, një mjek pa përvojë politike dhe një nga nismëtarët e lëvizjes së re të presidentit Vuçiç. Kjo tregon se gjëja më e rëndësishme ishte shmangia e zgjedhjeve, thonë kritikët, shkruan Deutsche Welle. Zgjedhjes së Macut si kandidat i paraprinë spekulime disajavore për kandidatët e mundshëm: pretendohej se kishte një zgjedhje mes dy kandidatëve, u përmend mundësia e një kryeministri nga diaspora, u qarkulluan edhe emrat e disa ish-ministrave, por në fund zgjedhja ishte një mjek.
    Endokrinologu Macut ka diplomuar, magjistratur dhe doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ku është profesor. Është zëvendësdrejtor i Klinikës për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike të Qendrës Klinike Universitare. Sipas informacioneve të publikuara, ai është një ekspert me famë botërore për sindromën e vezores policistike. Ai është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë dhe profesor i ftuar në universitetet e Athinës dhe Shkupit.
    Vazhdimësia e krizës
    Ka pasur edhe spekulime se regjimi mund të vendosë për zgjedhje të parakohshme nëse nuk ka qeveri të re. Por atmosfera në vend, rezistenca e madhe e qytetarëve dhe paralajmërimet e zhurmshme të opozitës se nuk do të kishte zgjedhje në të njëjtat kushte, çuan në emrin e presidentit të ri. Kryeministri i ardhshëm, qeveria e të cilit duhet të zgjidhet deri më 18 prill, përballet me detyra të vështira.
    Zgjedhja e tij është edhe më e çuditshme, sepse ai është një mjek që praktikisht nuk ka përvojë politike. Macut është një nga anëtarët e komitetit iniciativ të “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin” të Vuçiçit dhe shënohet se ai ishte edhe një nga vizitorët në parkun Pionirski ku iu drejtua “studentëve që duan të mësojnë”. Kjo është arsyeja pse një nga iniciatorët e ProGlas, shkrimtari dhe botuesi Gojko Bozhoviç, beson se zgjedhja e Macutos është vetëm një vazhdimësi e ‘qeverisë së vazhdimësisë’.
    Zgjedhja e Vuçiçit
    Për sa i përket personelit, mandati i ri është një njeri që ka qenë pjesë e aksioneve propagandistike të regjimit në muajt e fundit, vijon i intervistuari i Deutsche Welle-s dhe kujton se Macut ka folur në kundërmitingun e regjimit në Jagodinë dhe se është një nga nismëtarët e lëvizjes së Vuçiçit.
    “Kjo tregon se bëhet fjalë për një person nga orbita e Partisë Përparimtare Serbe. Kriza në Serbi nuk mund të zgjidhet me ndryshimin e kandidatëve apo zëvendësimin e një kryeministër me një tjetër, ajo mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e politikës”, thotë Bozhoviç. Zgjedhja e një mjeku pa asnjë përvojë politike në rrethana komplekse rajonale dhe ndërkombëtare, ndoshta tregon se gjëja më e rëndësishme ishte formimi i një lloj qeverie dhe shmangia e zgjedhjeve.
    Kundër-mitingu
    Skenari të kujton në mënyrë të parezistueshme rastin e ish-kryebashkiakut të Beogradit, Zoran Radojiçiç, po ashtu mjek, i cili praktikisht u zhduk nga jeta publike pasi u bë kreu i kryeqytetit. Sipas Bozhoviçit, zgjedhja e Macut-it tregon se “udhëheqësit të regjimit nuk i duhet një kryeministër i vërtetë, por për një të ngarkuar me punë”.
    Vuçiq në fjalën e tij hyrëse foli për situatën e komplikuar në rajon, por edhe për ‘revolucionin me ngjyrë’, me keqardhje që nuk ka reaguar më herët dhe më ashpër. Për Bozhoviçin, kjo tingëllon si një ‘shpallje e radikalizimit’. Përkundër kësaj, Aleksandar Vuçiq përsëri në fjalimin e tij bëri thirrje për dialog, por siç thekson Gojko Bozhoviç, “mesazhi dhe mënyra se si u komunikua, shpallja e kundër-mitingut të 12 prillit, në fakt tregon se qeveria i shmanget ballafaqimit me realitetin, dhe kështu shmang dialogun”, përfundon “Deutsche Welle”.

  • Dorëheqja e Milosh Vuçeviç pas protestave masive/ Vuçiç propozon sot në Kuvend emrin e kandidatit për kryeministër

    Dorëheqja e Milosh Vuçeviç pas protestave masive/ Vuçiç propozon sot në Kuvend emrin e kandidatit për kryeministër

     Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do ti propozojë sot Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër. Ndërkohë afati për zgjedhjen e qeverisë së re në Asamblenë Kombëtare skadon më 18 prill në mesnatë.

    “Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidenti i Republikës do t’i propozojë Kuvendit Kombëtar një kandidat për Kryeministër, pasi të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Gjithashtu Vuçiç tha javën e kaluar se formimi i qeverisë së re ka si symim të kompensojë çdo gjë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve. Ai theksoi se duhet ta kthejmë sigurinë në shtëpitë tona, fëmijët në shkolla dhe Serbinë duhet ta kthejmë në rrugën e suksesit dhe fitoreve që i kemi pasur të panumërta në vitet e kaluara.

    “Nuk kam dashur të kem ndikim vendimtar, përveçse u kam thënë se cilat janë detyrat e rëndësishme para qeverisë së ardhshme, çfarë duhet të bëjë ajo qeveri, sa duhet të bëjë, sa duhet të kompensohet gjithçka që kemi humbur në muajt e terrorit”, tha Vuçiç.

    Autoritetet serbe janë përballur me në sërë protestash që nga nëntori i vitit të kaluar, kur shembja e një çatie në stacionin hekurudhor të Novi Sadit shkaktoi vdekjen e 15 personave. Shumë qytetarë e fajësojnë korrupsionin për këtë tragjedi, pasi Vuçiç kishte përuruar renovimet e stacionit në 2022.

    Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad dhe transparencë nga institucionet. Deri më tani, mbi dhjetë persona janë akuzuar për shembjen e çatisë. Pasi protestat u masivizuan në të gjithë vendin, Kryeministri Milosh Vuçeviç dha dorëheqjen, çka detyroi partinë e Vuçic të shkojë drejt formimit të një qeverie të re.

  • “I kemi lënë zhapikët dhe verën”,  Këlliçi ironizon Ramën dhe luksin e tij: Kryeministër që hap ekspozitë me lekët e..

    “I kemi lënë zhapikët dhe verën”, Këlliçi ironizon Ramën dhe luksin e tij: Kryeministër që hap ekspozitë me lekët e..

    Drejtuesi i Partisë Demokratike pë Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ishte pjesë e një bashkëbisedimi që u zhvillua nga Partia Demokratike, me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë. I pranishëm ishte edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
    Në fjalën e tij, Këlliçi u shpreh se më 11 maj, qytetarët do t’i nxjerrin karton të kuq Edi Ramës.
    Këlliçi tha se reagimi i radhës që pritet nga Rama është vetëm me bufa, zhapikë e hardhuca, se gjë tjetër nuk ka çfarë poston.
    Këlliçi shtoi se Rama ka shpërdoruar paratë e qytetarëve, duke e akuzuar se me to ka hapur  ekspozitë pikturash.
    “Po e çmendni Ramën ditët e fundit.  Ai ka probleme të theksuara me gratë në politikë. Kishte sulmuar kryetaren e njësisë numër 9. Prisni reagimin e radhës me bufa, zhapikë e hardhuca. Se gjë tjetër nuk ka çfarë poston.
    Sot jemi me banorët e zonës së Depos së Ujit, por ujë këtu nuk ka. Kush ia ka fajin në këto 12 vite? Edi Rama do lajthisë sot.
    I kemi lënë zhapikën e hardhucat, shishet e verës. Është kryeministri i një vendi të varfër që udhëton me charter privat.
    Pretendonte se ishte artist e piktor, por nuk kishte hapur ekspozitë. U bë kryeministër hapi ekspozitë me paratë e qytetarëve.
    Në 11 maj i nxjerrim karton të kuq Edi Ramës”,-tha Këlliçi.

  • Zvarritja e çështjes “Partizani”, Dash Sula zbulon detajet: Ja cili është skenari pas shtyrjes së gjykimit

    Zvarritja e çështjes “Partizani”, Dash Sula zbulon detajet: Ja cili është skenari pas shtyrjes së gjykimit

    Për deputetin Dash Sula dhe njohësin e mirë të çështjeve ligjore, është e vështirë nga ana e akuzës që të vlerësoj Berishën si fajtor në çështjen Partizani.
    Më tej, Sula argumentoi se është e vështirë të hetosh gjithashtu për një vendim kolegjial për ish-kryeministër apo kryeministër.
    “Unë i qëndroj besnik bindjeve dhe ato që mendoj si një profesionist dhe e them që do jetë shumë e vështirë nga ana e akuzës që të vlerësoj Berishën si fajtor në cështjen Partizani. Nëse Berisha do të hetohej për fonde publike, tendera, do të ishte ndryshe. Të hetosh për një vendim kolegjial për një ish kryeministër apo për kryeministrin, është e vështirë për të provuar anën objektive dhe subjektive.
    Tjetër gjë marrja e provave. Gjetja e tyre, hetimi për korrupsion janë shumë më të efektshëm për deklarimin fajtor.”

  • Dash Sula ironizon Flamur Nokën: I vetmi kandidat që e bën m*t Ramën

    Dash Sula ironizon Flamur Nokën: I vetmi kandidat që e bën m*t Ramën

    Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili u la jashtë listavë për kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit ka ironizuar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën.
    Në një intervistë në emisionin “Stop”, Sula u shpreh se i vetmi kandidat për kryeministër që e bën m*t Ramën është Flamur Noka dhe Albana Vokshi si kryeparlamentare.
    “E ka qarë doktori zanatin, nga 6 bashki u tha katunarëve ikni, nuk keni njeri ju që t’ju mbrojë. Ai tjetri, Rama thotë që hajde por të dezinfektohet nga morrat, po ku kam flokë unë që të qëndrojë morri tek mua. Unë jam qeros. Morri këtu tek unë ikën, duket që në Peqin e deri në Përrenjas.
    Doni ta mësoni ju të parët. Është sekret shumë i madh. Ka ndërruar mendje sot doktori më thirri sot. Më thirri e më tha ne do e mundim Edi Ramën, e kemi gjetur formulën. LaCivita më ka thënë: ‘Tërhiqu si kandidat për kryeministër dhe i vetmi njeri që e bën m** Edi Ramën, kandidat për kryeministër duhet të jetë Flamur Noka, kryetare Parlamenti Albana Vokshi dhe le të gjejë vrimë e të futet Edi Rama.’ Unë i thashë jo doktorit, u mallëngjeva dhe i thashë ‘nesër më ke në fushatë doktor’, me kryeministër Flamur Nokën edhe ta këpusim si pras Edi Ramën sepse është i gjatë shumë dhe kryejmë punë. Dhe çfarë mora vesh që të gjithë kandidatët ishin të lumturuar. Nga sot kishin filluar motorët të ikë Edi Rama të shporret. Prite Flamurin se po vjen të shpëtojë mëmëdhenë”, tha Sula.
     
     

  • “Doktori më tha, e kemi gjetur formulën: Noka kryeministër, Vokshi kryetare e Kuvendit…”

    “Doktori më tha, e kemi gjetur formulën: Noka kryeministër, Vokshi kryetare e Kuvendit…”

    Pasi u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë të PD-së, Dashnor Sula mori një sërë ftesash nga forca të tjera politike. Fillimisht ai i tha “po” një propozimi të lëvizjes “Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapajt, propozim nga i cili, u tërhoq shumë shpejt.
    Më pas, më 19 mars, Sula u ftua të bashkëpunojë nga Edi Rama. Megjithëse kryeministri mes batutash tha që fillimisht ai duhej të dezinfektohej. Përgjigjen e kësaj ftese Dashnor Sula e dha në studion e emisionit “Stop”. Sigurisht me ironi.
    “E ka qarë doktori zanatin, nga 6 bashki u tha katunarëve ikni, nuk keni njeri ju që t’ju mbrojë. Ai tjetri thotë që të dezinfektohet nga morrat, po ku kam flokë unë që të qëndrojë morri tek mua. Unë jam qeros. Morri këtu tek unë ikën, duket që në Peqin e deri në Përrenjas”, tha ai.
    Sula vazhdoi ironinë, duke deklaruar se i vetmi që mund ta mundë Ramën është flamur Noka, ndaj duhet të jetë kandidat për kryeministër, në vend të Berishës.
    “Doni ta mësoni ju të parët. Është sekret shumë i madh. Ka ndërruar mendje sot doktori, më thirri sot. Më thirri e më tha ne do e mundim Edi Ramën, e kemi gjetur formulën.
    LaCivita më ka thënë: ‘Tërhiqu kryeministër si kandidat për kryeministër dhe i vetmi njeri që e bën m** Edi Ramën, kandidat për kryeministër duhet të jetë Flamur Noka, kryetare Parlamenti Albana Vokshi dhe le të gjejë vrimë e të futet Edi Rama.”
    Unë i thashë jo doktorit, u mallëngjeva dhe i thashë ‘nesër më ke në fushatë Doktor’, me kryeministër Flamur Nokën edhe ta këpusim si pras Edi Ramën sepse është i gjatë shumë dhe kryejmë punë.
    Dhe çfarë mora vesh që të gjithë kandidatët ishin të lumturuar. Nga sot kishin filluar motorët të ikë Edi Rama të shporret. Prite Flamurin se po vjen të shpëtojë mëmëdhenë”, tha me ironi Sula.