Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka qenë dëshmitar në martesën mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Braçe tha se do t’i jepte një këshillë ish-çiftit, ndërsa më pas u tërhoq, duke shtuar se do ia jepte Kryemadhit nëse do ta takonte nga afër.
Ai tha se ishte e vërtetë deklarata e Kryemadhit që kjo e fundit bëri javën e kaluar në ‘Kjo Javë’ se ajo i kishte lënë vendin për deputet Braçes, në 96-ën.
“Ajo që thotë zonja është e vërtetë. Në 96-ën kam hyrë në listën e PS, nga Forumi Rinor Socialist dhe zonja ka qenë drejtuese në këtë kohë. Kjo qëndron. Për të gjitha vlerësimet e tjera, s’do të flas konkretisht, të të gjithëve. Ka një figurë që e marr në referencë, avokati Anjeli. Ai thoshte; mos merr seriozisht ato që thuhen për ty, sepse nëse i merr, nuk do te jesh në këtë botë që jeton. Jepi rëndësi dhe merr seriozisht gjërat që kanë të bëjnë me punën tënde. Në këtë aspekt shumë faleminderit.”, tha ai.
A flisni me zonjën Kryemadhi?Po ‘mirëmëngjes’ dhe ‘mirëmbrëma’! Do të them diçka. Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur mes tyre, për marrëdhëniet në përgjithësi dhe për marrëdhënien e tyre. Po kam qenë dëshmitar në martesën e tyre dhe dikush tjetër, Kam qenë dëshmitar dhe nëse do t’i jepja një këshillë….do ja jap nëse e takoj. Është çështje shumë familjare dhe nuk do të shkonte ta thoja”, tha Braçe.
Deklarata e Kryemadhit“Edhe në vitin 1996 më propozuan për deputete në Berat dhe unë propozova Erion Braçen. Nuk jam fare pishman; kam bërë gjënë më të mirë, sepse është i vetmi socialist që ka ngelur në PS dhe që, me të mirat e të këqijat e veta, ngre zërin për problematikat e elektoratit të tij me sinqeritet dhe ndershmëri,” u shpreh ajo.
Tag: kryemadhit
-

Divorci Meta-Kryemadhi, flet Braçe: Isha dëshmitar në dasmën e tyre. Këshilla ime për ta…
-

“Më propozoi Kryemadhi për deputet në 96”, Braçe rrëfen të pathënat: Unë dëshmitari në martesën e Ilirit dhe Monikës
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka qenë dëshmitar në martesën mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Braçe tha se do t’i jepte një këshillë ish-çiftit, ndërsa më pas u tërhoq, duke shtuar se do ia jepte Kryemadhit nëse do ta takonte nga afër.
Ai tha se ishte e vërtetë deklarata e Kryemadhit që kjo e fundit bëri javën e kaluar në ‘Kjo Javë’ se ajo i kishte lënë vendin për deputet Braçes, në 96-ën.
“Ajo që thotë zonja është e vërtetë. Në 96-ën kam hyrë në listën e PS, nga Forumi Rinor Socialist dhe zonja ka qenë drejtuese në këtë kohë. Kjo qëndron. Për të gjitha vlerësimet e tjera, s’do të flas konkretisht, të të gjithëve. Ka një figurë që e marr në referencë, avokati Anjeli. Ai thoshte; mos merr seriozisht ato që thuhen për ty, sepse nëse i merr, nuk do te jesh në këtë botë që jeton. Jepi rëndësi dhe merr seriozisht gjërat që kanë të bëjnë me punën tënde. Në këtë aspekt shumë faleminderit.”, tha ai.
A flisni me zonjën Kryemadhi?Po ‘mirëmëngjes’ dhe ‘mirëmbrëma’! Do të them diçka. Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur mes tyre, për marrëdhëniet në përgjithësi dhe për marrëdhënien e tyre. Po kam qenë dëshmitar në martesën e tyre dhe dikush tjetër, Kam qenë dëshmitar dhe nëse do t’i jepja një këshillë….do ja jap nëse e takoj. Është çështje shumë familjare dhe nuk do të shkonte ta thoja”, tha Braçe.
Deklarata e Kryemadhit“Edhe në vitin 1996 më propozuan për deputete në Berat dhe unë propozova Erion Braçen. Nuk jam fare pishman; kam bërë gjënë më të mirë, sepse është i vetmi socialist që ka ngelur në PS dhe që, me të mirat e të këqijat e veta, ngre zërin për problematikat e elektoratit të tij me sinqeritet dhe ndershmëri,” u shpreh ajo. -

SPAK me prova të reja ndaj Metës e Kryemadhit, shtyhet seanca paraprake
Seanca paraprake për dosjen “Meta”, e parashikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm, 28 tetor, në Gjykatën e Posaçme për Krimet e Rënda, është shtyrë.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Monika Kryemadhit, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci.
Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila drejton procesin, vendosi që seanca të mos vijojë pa praninë e mbrojtjes ligjore, duke përcaktuar një datë të re që do të njoftohet nga gjykata.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti në seancë prova shtesë që lidhen me hetimet mbi veprimtarinë financiare të të pandehurve. Bëhet fjalë për një letër-porosi, të ardhur nga Shtetet e Bashkuara.
Dosja “Meta” përfshin hetime për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurive.
SPAK ka përfunduar hetimet në fund të korrikut, ndërsa në gusht dosja u dërgua për gjykim. Vendimi i ardhshëm i gjykatës do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.
Burime pranë procesit bëjnë me dije se përfshirja e provave të reja mund të ndikojë në dinamikën e mëtejshme të çështjes, e cila po tërheq vëmendjen e gjerë publike për shkak të profilit të lartë të të akuzuarve. -

Sherr në Gjykatën e Vlorës, avokati i Monika Kryemadhit rreh rojen e sigurisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë ku një punonjës sigurie është dhunuar.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrolli, ku avokati i identifikuar si Redi Llanaj, i njohur dhe si avokati i Monika Kryemadhit, ka dhunuar punonjësin e sigurisë.
Sipas të njëjtave informacione mësohet se avokati Llanaj ka kërkuar që të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbajnë rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. Si rrjedhojë ata janë konfliktuar me njëri-tejtrin, debat i cili ka degraduar deri në dhunë.
Menjëherë pas incidentit, burime nga policia për Newsbomb konfirmojnë se avokati dhe punonjësi i sigurisë janë shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. -

GJKKO shtyn seancën për ish-presidentin, ja kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e tij,avokati Beqiri zbërthen…
Rigels Seliman
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), shtyu paraditen e kësaj të premte (dje) seancën për shqyrtimin e kërkesës së presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi një masë më të lehtë sigurie. Ky vendim erdhi pasi gjyqtari i gatshëm, Erjon Bani, shpalli moskopetencën për të vendosur lidhur me zëvendësimin e masës së sigurisë së Metës nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”. Në një deklaratë për mediat avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha dje se gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela është me pushime dhe për këtë arsye kërkesa e klientit të tij u mor përsipër nga gjyqtari tjetër i posaçëm, Erjon Bani. Mirëpo duke qenë se ky i fundit nuk ka qenë gjyqtar i çështjes së Metës, për këtë arsye avokati kërkoi që kërkesa për lirim të shqyrtohet nga Çela, i cili aktualisht është me pushime.
Por, kush është Erjon Çela?
Erjon Çela, nga Pogradeci, ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Pogradecit, ai më pas u transferua si gjyqtar dhe zv/kryetar i Gjykatës së Tropojës. Në shkurt të vitit 2020, ai aplikoi si kandidat për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesë e cila u aprovua nga Këshilli i Lartë Gjyqësore në 16 prill të 2021. Në vitin 2020 ai kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që të konfirmonte në detyrë Çelën. Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komici dhe anëtare Valbona Sanxhaktari. Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Çela dha shpjegime për blerjen e një apartamenti në Yzberisht në vitin 2015 në vlerën e 59 862 euro si dhe për shitblerjen e një makine. Çela u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa në seancë u evidentuan disa gjetje për profesionalizmin.
Në 5 dosjet e shortuara u evidentua mosrespektim i afatit 10 ditor për caktimin e datës se seancës në një rast dhe se në dy raste, subjekti duhej të kishte orientuar palët në bazën e duhur ligjore. Ndërkohë, KPK nuk ka gjetur probleme në tre denoncimet e kryera nga publiku. Në fjalën e tij, Çela i kundërshtoi gjetjet e Komisionit për profesionalizimin. Ai tha se nëse do të kishte vepruar ashtu si pretendon grupi i punës së ish-KLD, duke orientuar palët për normën ligjore, atëherë do të kishte bërë gabim. Çela shpjegoi se dokumentet për shqyrtimin e dy çështjeve në fjalë ekzistonin. Për shumë Çela njihet edhe si gjyqtari i cili u mor me dosjen “Gërdeci”! Më herët ai dha vendimin se Fatmir Mediu nuk mund të gjykohej pasi afati për veprat penale për të cilat ai akuzohet është parashkruar. Ndërkohë që në shkurt të 2023 ai vendosi që të jepte dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Gërdecit, e cila u rihap nga SPAK dhe i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Arsyeja e dorëheqjes u bë fakti se Çela ka dhënë njëherë mendim për rastin.
Reagon Beqiri
Nga ana tjwtwr, avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili është shprehur tejet kritik ndaj deputetes Monika Kryemadhi dhe ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa komentoi dosjen “Meta”. Lidhur me këtë çështje, dosjen “CEZ-DIA” dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA, SPAK iu ka komunikuar akuzat, Metës, Kryemadhit dhe nëna së kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi. Por gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati u shpreh se pasuritë e Metës dhe të Kryemadhi, janë pasuri kriminale. Ndërsa nënvizoi se nëna e Kryemadhit ka bashkëpunuar në pastrimin e parave. “Është një familje kriminale. Një familje që ka bashkëpunuar në aferat korruptive që ka bërë dhe ka fshehur të ardhurat duke përdorur njëri-tjetrin. Ka përdorur edhe nënë e vet. Kjo është maja e ajsbergut sepse të flasësh për aferat korruptive të tyre duhen ditë të tëra. Janë rreth 27 dosje të tilla si kjo që ka shkuar çështja tashmë më gjyq.
SPAK ka çuar në gjyq si për CE/DIA, për lobimin në SHBA apo edhe për fshehje të të ardhurave dhe mos justifikimin e një numri shpenzimet të jashtëzakonshme luksi. Sidomos edhe për operacione estetike janë të rënda. Krimet më të mëdha të Metës, Kryemadhit, të kunatit të tij të vëllait të Kryemadhit. Të hetojë të gjitha makinat që ishin të vjedhur, si u legalizuan? Kush i mori paratë? Meta me kunatin e vet. Ndërsa nëna e Kryemadhit është bashkëpunëtore. Pastronte paratë. Ku i gjetën gjithë ato para që u bënë me pasuri. I pruri me vete nga Dibra? Jo ishin pasusi shtetërore, i mori Meta duke shfrytëzuar postin dhe i bëri private. I hodhi në emrin e vjehrrës së vet që u bë edhe e pasura më e madhe. Pra ajo është pjesë e krimit sepse pasuritë që kanë vënë nuk justifikohen me asnjë mjet”, deklaroi avokat Beqiri. Megjithatë, sqarojmë se çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
-

Ilir Meta transferohet sot nga qelia në SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve
Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka bërë me dije se në SPAK do të jetë i pranishëm ai si mbrojtës si dhe vetë ish-presidenti Ilir Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.
-

Ilir Meta transerohet sot nga qelia në SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve
Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka bërë me dije se në SPAK do të jetë i pranishëm ai si mbrojtës si dhe vetë ish-presidenti Ilir Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.
-

Fatime Kryemadhit i komunikohet akuza e pastrimit të parave, ja kush janë pesë të pandehurit për dosjen “Meta”…
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe ish-vjehrra e Ilir Metës, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të SPAK për ta marrë të pandehur për pastrim parash. “Ka vendosur kongresi i PS që unë të merrem e pandehur,” deklaroi ajo dje, duke lënë të kuptohet se pas aktit të prokurorisë qëndron një prapavijë politike. Gjithashtu ditën e djeshme u thirr në SPAK dhe Monika Kryemadhi për të marrë dosjen e përfundimit të hetimeve. Tre akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie Kryemadhit iu komunikuan që në maj. Të pandehurit të vetëm që nuk i është komunikuar ende zyrtarisht mbyllja e hetimeve është Ilir Meta, i cili ndodhet prej 9 muajsh në burg, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
SPAK i kishte dërguar letrën, por kryetari i PL thotë se i erdhi me vonesë dhe avokatin e kishte jashtë vendit. Të hënën e kësaj jave SPAK nisi komunikimin e përfundimit të hetimit, teksa Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, i komunikuan akuzën për pastrim parash Ema Çokut dhe korrupsion pasiv ish-kreut të AKEP, Pirro Xhixho. Tashmë që SPAK ka mbyllur hetimet, avokatët kanë 10 ditë kohë për të paraqitur prapësimet e tyre dhe me pas dosja është gati për tu depozituar në GJKKO. Kjo çështje përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.
Akuzat e Monika Kryemadhit
Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit. Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin. Teksa mbante unazën në dorë Kryemadhi nuk iu ‘shpëtoi’ as pyetjeve të gazetarëve. “Po bëj gati skenarin për filmin e radhës. Brenda 10 ditëve do bëjmë memon. Më kanë thirrur shtatë herë deri tani, nuk përgjigjem.
Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas në gjykatë. Që në momentin që merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë. Ata do të bëjnë lojën e tyre ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat. Kryemadhi nuk i kurseu as batutat me gazetarët, ku ndër të tjera theksoi se nëna ishte më ‘sniper’ se ajo. “Nuk kam ndryshuar avokat, sepse edhe si dje ishte në një masë sigurie tjetër. Jam e bindur që do të kemi një ekip të mirë, do të bëjmë edhe një risi sa i përket proceseve ligjore.
Kam marrë vesh që derisa shkon çështja në gjykatë, unë nuk kam pse shkoj. Ata kanë bërë lojë kungulleshkash. Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje. Mami nuk luan në film se është 80-vjeç, por kam ardhur sot që mos ta fusin në skaner. Është më ‘sniper’ se unë ajo. Unë i kam ngjarë babit. Babi im është përjashtuar katër herë nga partia se ishte llafazan si puna ime, i thoshte të gjitha të vërtetat në sy”, shtoi ajo.
Ja çfarë tha Kryemadhi pas daljes nga SPAK
Pas daljes nga godina e SPAK, Kryemadhi dha edhe një deklaratë për mediat. “Firmosëm ato fletët që s’jemi dakord! Do të shkojmë në gjykatë të fillojmë procedurat. Nuk merremi me portalet e komentet në Facebook. Mendoj që është një proces që duhet durim, s’kemi ç’të bëjmë. Mamaja ime akuzohet se më ka ndihmuar mua, pastruese pra. Akuzohem për fshehje pasurie. Vepër penale nuk ka.
LSI ka deklaruar pagesat. Nëse kam kaluar vlerën 5 mln lekë të dhuratës, le të më çojnë në Gjykatë. Të ndahen shpenzimet që kemi bërë për ditëlindjen në SHBA. Kemi ngrënë drekën, janë paguar 1 mijë dollarë, të pjesëtohen, Monika dhe fëmijët i bie 80 dollarë për njeri. Pastaj kemi shkuar në Disneyland te Universal Studio, bileta 100 dollarë. Kanë qenë dhuratë për ditëlindje, nëse e kalon vlerën sipas ligjit le të më gjykojnë”, tha Kryemadhi.
-

“Familje kriminale”, avokati: Çifti Meta, 27 afera korruptive, nëna e Monikës pastronte paratë shtetërore
Avokati Idajet Beqiri është shprehur tejet kritik ndaj ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, ndërsa komentoi dosjen “Meta”. Lidhur me këtë çështje në SPAK është paraqitur këtë të martë Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi, për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre në lidhje me dosjen cez dia dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.
Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati u shpreh se pasuritë e Metës dhe të Kryemadhi, janë pasuri kriminale. Ndërsa nënvizoi se nëna e Kryemadhit ka bashkëpunuar në pastrimin e parave.
“Është një familje kriminale. Një familje që ka bashkëpunuar në aferat korruptive që ka bërë dhe ka fshehur të ardhurat duke përdorur njëri-tjetrin. Ka përdorur edhe nënë e vet. Kjo është maja e ajsbergut sepse të flasësh për aferat korruptive të tyre duhen ditë të tëra. Janë rreth 27 dosje të tilla si kjo që ka shkuar çështja tashmë më gjyq. SPAK ka çuar në gjyq si për CE/DIA, për lobimin në SHBA apo edhe për fshehje të të ardhurave dhe mos justifikimin e një numri shpenzimet të jashtëzakonshme luksi. Sidomos edhe për operacione estetike janë të rënda. Krimet më të mëdha të Metës, Kryemadhit, të kunatit të tij të vëllait të Kryemadhit. Të hetojë të gjitha makinat që ishin të vjedhur, si u legalizuan? Kush i mori paratë? Meta me kunatin e vet. Ndërsa nëna e Kryemadhit është bashkëpunëtore. Pastronte paratë. Ku i gjetën gjithë ato para që u bënë me pasuri. I pruri me vete nga Dibra? Jo ishin pasusi shtetërore, i mori Meta duke shfrytëzuar postin dhe i bëri private. I hodhi në emrin e vjehrrës së vet që u bë edhe e pasura më e madhe. Pra ajo është pjesë e krimit sepse pasuritë që kanë vënë nuk justifikohen me asnjë mjet”, tha ndër të tjera ai.
