Një anketë e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë u ndal gjerësisht në një çështje të rëndësishme për shoqërinë, siç është ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të kryer ekot e gjirit.
Anketës iu bashkuan studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Tiranë.
Pyetësori u shpërnda në të gjitha grupmoshat, duke synuar edhe informimin e familjarëve të grave dhe vajzave për rëndësinë e vizitave mjekësore. Pjesa më e madhe e të anketuarëve i përkishin grupmoshës 16-25 vjeç.
Sipas të dhënave nga anketimi, 65% e të rinjve kontrollohen rregullisht, ndërsa 13. 5% kryejnë vizita shëndetësore vetëm kur ndjejnë shqetësime. Anketa u plotësua nga 311 persona, ku mbi 60% e tyre kishin njohuri mbi rreziqet e kancerit të gjirit. Një përqindje e të anketuarëve u shprehën se janë njoftuar për fushatat ndërgjegjësuese të “Tetorit Rozë” përmes informacionit nga mjekët e familjeve.
Pyetësori u plotësua edhe nga 5.8% e djemve dhe burrave, të cilët kuptojnë rolin në mbështetjen emocionale, nëse një anëtar i familjes preket nga sëmundja.
Të dhënat e përpunuara nga anketa e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë nxjerr në pah se pavarësisht fushatave të ndërgjegjësimit, nevoja për edukim shëndetësor dhe mbështetje psikologjike është e madhe.
Tag: kryejnë
-

Rritet ndërgjegjësimi/ Anketa: 65% e të rinjve kryejnë rregullisht ekot e gjirit
-

Shqipëria zyrtarisht në “SEPA”, Rama: Qytetarët dhe bizneset do të kursejnë 20 mln euro në vit
EDI RAMA
TIRANË- Nga sot Shqipëria bëhet pjesë zyrtarisht e SEPA (Zona e Pagesave të Vetme në Euro).
Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë tashmë transferta në euro drejt vendeve të BE-së me komisione minimale dhe në të njëjtat kushte si brenda Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër sukses në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke theksuar përfitimet e drejtpërdrejta që do të ndjejnë qytetarët dhe bizneset.
“RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË.
Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.
Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë Komisione të njëjta me transfertat brenda vendit – sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptarë”, shkruan Rama në postimin e tij.SEPA është një sistem i përbashkët i pagesave në euro, i cili u lejon përdoruesve të kryejnë transferta ndërkufitare brenda hapësirës evropiane, po aq thjeshtë dhe me të njëjtat tarifa si pagesat kombëtare. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë sistem shënon një tjetër përputhje me standardet financiare të BE-së dhe një lehtësim të ndjeshëm për të gjithë përdoruesit e shërbimeve bankare./ZËRI
-

Nga sot transaksionet e para në SEPA, Rama: Lehtësira të jashtëzakonshme për qytetarët dhe bizneset
Një hap i madh përpara në integrimin ekonomik të Shqipërisë me Bashkimin Europian u konkretizua sot me përfshirjen zyrtare të vendit në SEPA (Zona e Pagesave të Vetme në Euro).
Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë tashmë transferta në euro drejt vendeve të BE-së me komisione minimale dhe në të njëjtat kushte si brenda Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër sukses në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke theksuar përfitimet e drejtpërdrejta që do të ndjejnë qytetarët dhe bizneset.
“RRUGA DREJT ANËTARËSIMIT dhe suksesi në negociata, sjellin një LAJM SHUMË TË MIRË,” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.Sipas tij, nga sot, “qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE”.
Përfitimet ekonomike janë të konsiderueshme. Vetëm për vitin e parë, Banka e Shqipërisë parashikon një kursim prej rreth 20 milionë euro për qytetarët dhe bizneset shqiptare, falë uljes drastike të tarifave të transfertave ndërkombëtare.
“Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s”, theksoi Kryeministri, duke shtuar se “shqiptarët do të paguajnë komisione të njëjta me transfertat brenda vendit.”
SEPA është një sistem i përbashkët i pagesave në euro, i cili u lejon përdoruesve të kryejnë transferta ndërkufitare brenda hapësirës evropiane, po aq thjeshtë dhe me të njëjtat tarifa si pagesat kombëtare. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë sistem shënon një tjetër përputhje me standardet financiare të BE-së dhe një lehtësim të ndjeshëm për të gjithë përdoruesit e shërbimeve bankare. -

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari
Policia ka arrestuar në Allias një 28-vjeçar, pasi u kap me dy pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
Mësohet se i arrestuari është shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.
“Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal
Policia e Tiranës ka arrestuar një anëtar të një grupi kriminal në Shkodër.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.M., 28-vjeç, u shiste armë personave që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. I riu është me precedent kriminal për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në zonën e Alliasit, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.
Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.
Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Gara për kreun e BKH/ Faza e tretë më 11 korrik, kandidatët do të kryejnë testin fizik
Më 11 korrik do të zhvillohet faza e tretë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë fazë 7 kandidatët do të testohen fizikisht, duke zhvilluar vrapime dhe ushtrime të tjera.
Ky test do të ndiqet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.
Kujtojmë se drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.
Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta -

“As Erdogan dhe as Meloni s‘kanë përgjegjësi për krimet e emigrantëve turq dhe italianë”
Juristi Kreshnik Spahiu tha se një shtet nuk mund të mbajë pergjegjësi për veprimet e qytetarëve të tyre jashtë territorit të vendit.
Ai tha se as presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe as kryeministria italiane Giorgia Meloni s‘kanë përgjegjësi për krimet e emigrantëve turq dhe italian jashtë vendit tyre.
‘Kur shteti vendohet në listën e atyre vendeve që shkelin të drejtat e njeriut dhe futet në listën e kuqe dhe banorët e tyre duhen pranuar ose për vende që vijnë nga lufta si është Ukraina. Farage është fokusuar tek emigrantët që kryejnë krime dhe thotë 1 në 50 shqiptar është subjekt i krimit dhe është në burg. Pse Rama mund ta shmangte. Në gjermani janë 6 mln turq që kontrollojnë edhe trafikun, por kurrë politikanët gjerman se akuzojnë Erdorgan për krimet që kryejnë turqit në gjermani. Mafia italiane me e fuqishme është në Itali dhe askush nuk akuzon Melonin që ka transformuar mafian italiane në Itali. Rama mund të thoshte ata shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani dhe kryejnë krime përgjegjësinë e ka shteti britanik. Pse ikin shqiptarët me destinacion për shtëpi bari në Angli dhe jo në një vend tjetër sepse atje ka terren’, tha ai. -

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë
Therja simbolike lidhet me një histori të lashtë
Kurban Bajrami bazohet në historinë e profetit Ibrahim (Abraham), i cili ishte gati të flijonte të birin si akt bindjeje ndaj Zotit. Në momentin e fundit, Zoti i dërgoi një dash për ta zëvendësuar. Ky veprim është bërë simbol i sakrificës, besimit dhe nënshtrimit ndaj vullnetit hyjnor.Festohet në të njëjtën kohë me Haxhin në Mekë
Kurban Bajrami përkon me kulmin e pelegrinazhit islamik në Mekë, i njohur si Haxh. Besimtarët që ndodhen në Arabinë Saudite në këtë kohë kryejnë ritualin e therjes së kurbanit pas përfundimit të riteve të Haxhit.
Jo të gjithë besimtarët janë të detyruar të therin një kafshë
Vetëm myslimanët që kanë mundësi financiare janë të detyruar të bëjnë kurban. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi, mund të marrin pjesë në festa dhe të ndihmohen nga të tjerët – theksi është gjithmonë tek ndarja dhe solidariteti.
Kurbani shpesh dhurohet në formë donacioni online
Në ditët e sotme, shumë njerëz që jetojnë larg vendlindjes ose nuk kanë mundësi ta kryejnë fizikisht therjen, dhurojnë para online për organizata bamirësie që bëjnë kurbanin në emër të tyre dhe ua shpërndajnë mishin familjeve në nevojë.
Një nga ditët më humane të vitit
Gjatë Kurban Bajramit, miliona kilogramë mish shpërndahen në mbarë botën për të varfrit. Në disa vende afrikane apo aziatike, është dita e vetme në vit kur shumë njerëz hanë mish.
