Tag: kryebashkiakun

  • Edi Rama takim me Eric Adams, çfarë po planifikon kryeministri me kryebashkiakun amerikan

    Edi Rama takim me Eric Adams, çfarë po planifikon kryeministri me kryebashkiakun amerikan

    Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

    Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jork-un.
    Ndër të tjera, Rama tha se kryebashkiaku amerikan ka shprehur dëshirën të takojë ministren virtuale Diellën.
    “Është kënaqësi sot që të jem këtu së bashku me një mik të kahershëm, një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York, dhe pas një premtimi të përsëritur disa herë, kryetari i bashkisë së New York-ut, z. Adams, më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend për të cilin sigurisht ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe nga unë, dhe natyrisht për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin dhe, duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York-ut me vende të tjera, për të parë mundësinë e nxitjes, e një nxitjeje ekstra në përpjekjen që ne po bëjmë për vendosur fluturimin direkt me New York-un dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën“, u shpreh Rama.

  • Rama nga takimi me kryebashkiakun e Nju Jorkut:  Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

    Rama nga takimi me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

    Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

    Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jork-un.
    Ndër të tjera, Rama tha se kryebashkiaku amerikan ka shprehur dëshirën të takojë ministren virtuale Diellën.
    “Është kënaqësi sot që të jem këtu së bashku me një mik të kahershëm, një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York, dhe pas një premtimi të përsëritur disa herë, kryetari i bashkisë së New York-ut, z. Adams, më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend për të cilin sigurisht ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe nga unë, dhe natyrisht për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin dhe, duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York-ut me vende të tjera, për të parë mundësinë e nxitjes, e një nxitjeje ekstra në përpjekjen që ne po bëjmë për vendosur fluturimin direkt me New York-un dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën“, u shpreh Rama.

  • GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës.

    I cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Dënimi ndaj tij pezullohet në 2 vite shërbim prove. Vasillaq Strakoshës i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

  • Trump hedh kritika për kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë punë të tmerrshme

    Trump hedh kritika për kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë punë të tmerrshme

    Bota E Hënë, 28 Korrik 2025 20:47
    Presidenti i Amerikës, Donald Trump e quajti kryebashkiakun e Londrës “një person të keq” gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Starmer. Po ashtu Trump po fliste në një konferencë për shtyp në Skoci, ku ndodhet në një vizitë katër-ditore joformale verore. Ai shtoi se kryebashkiaku i Londrës ”ka bërë një punë të tmerrshme”, por se “me siguri” do ta vizitonte Londrën. Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij. Një zëdhënës i kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, tha se ishte “i kënaqur që Presidenti Trump dëshiron të vijë në qytetin më të madh në botë”.
     

  • “Një person i keq…”, Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë punë të tmerrshme

    “Një person i keq…”, Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë punë të tmerrshme

    Donald Trump e quajti kryebashkiakun e Londrës “një person të keq” gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Starmer.

    Presidenti amerikan po fliste në një konferencë për shtyp në Skoci, ku ndodhet në një vizitë katër-ditore joformale verore.

     

    Ai shtoi se mendonte se kryebashkiaku i Londrës “ka bërë një punë të tmerrshme”, por se “me siguri” do ta vizitonte Londrën. Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij.

    Në përgjigje, një zëdhënës i kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, tha se ishte “i kënaqur që Presidenti Trump dëshiron të vijë në qytetin më të madh në botë”.

  • SYRI TV/ SPAK zgjat hetimet edhe me 3 muaj për Benet Becin

    SYRI TV/ SPAK zgjat hetimet edhe me 3 muaj për Benet Becin

    SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Socialisti është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Ai dyshohet për abuzim me tenderin e zhvillimit strategjik të sektorit energjetik, me vlerë 700 mijë euro.

    Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23.10.2024. Ndërkohë, më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

    Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt “zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor)”. Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

    Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Sipas burimeve nga SPAK, në bisedat e zbërthyera nga një prej telefonave të sekuestruar në kuadër të këtij hetimi, një prej zyrtarëve mësohet të jetë shprehur: “400 për ata profesorët e Oxfordit, 300 për ne me shkollë të mesme”. Ky komunikim rezulton të jetë zhvilluar në datën e kryerjes së procedurës së tenderimit për kërkimin shkencor.

     

  • SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Beci po hetohet për tenderin 700 mijë euro

    SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Beci po hetohet për tenderin 700 mijë euro

    Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
    Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
    Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.
    Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

  • SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

    SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
    SPAK regjistroi procedimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike kryer në bashkëpunim më 23 tetor të vitit të kaluar.
    Ndërkohë më 23 prill të këtij viti prokurori Dritan Prençi  mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
    Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).
    Hetimet ndaj kryebashkiakut Beci nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberit ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.
    Ndërkaq, bashkë me kryebashkiakun Benet Beci, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa  zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.
    Benet Beci u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 përballë Bardh Spahisë së Partisë Demokratike.

  • Do t’i komunikohen akuzat Veliajt, oficerë të BKH-së mbërrijnë në burgun e Durrësit për të takuar kryebashkiakun

    Do t’i komunikohen akuzat Veliajt, oficerë të BKH-së mbërrijnë në burgun e Durrësit për të takuar kryebashkiakun

    Oficerët e BKH-së mbërrijnë në burgun e Durrësit për të takuar kryebashkiakun, Erion Veliaj. Agjentët e BKH-së u paraqitën në paraburgimin e Durrësit ku Veliaj ndodhet prej momentit të arrestimit më 10 Shkurt, mesditën e sotme. Gjashtë muaj nga dita kur u prangos në zyrën e tij me urdhër të SPAK, Erion Veliaj u njoh sot me akuzat në paraburgimin e Durrësit.
    Kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 8 raste, pastrim parash, fshjehje pasurie dhe futje e paligjshme e sendeve në burg. Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj sipas burimeve, firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij. Mëngjesin e sotëm, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia u mor po ashtu e pandehur për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
    SPAK përfundoi hetimet edhe për 6 biznesmenë të përfshirë në dosjen e Erion Veliajt. Jashtë kamerave avokati Haxhiaj deklaroi se SPAK e shty afatin e hetimeve deri më 24 shtator dhe më pas dosja do të përgatitet për t’u dorëzuar për gjykim.
    SPAK e akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij për një skemë skemë komplekse korrupsioni e pastrimi parash, ku përmes kompanive të kontrolluara në mënyrë direkte apo të tërhortë nga Ajola Xoxa kanë përfituar rryshfet rreth 1 milionë euro nga biznesmenë të cilët ndërkohë merrnin leje ndërtimit.
    Erion Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar procesin ndaj tij si “Kafkian” por përpjekjet e tij për të rifituar lirinë kanë rezultuar të pasukseshme. Kryebashkiaku i Tiranës, është politikani më i lartë në detyrë i arrestuar me urdhër të SPAK deri më tani. Cështja e tij shihet si një test për reformën në drejtësi.