Pesë kryebashkiakët socialist të dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi shpalli zyrtarisht fitues kryetarët e bashkive të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës duke përmbyllur një proces elektoral i cili për herë të parë nuk pati kundërshti.
Demokratët zgjodhën të mos kontestonin procesin duke mos u paraqitur në mbledhjen e KQZ-së.
Ky vendim i Celibashit i hap rrugë mbledhjes së Komisionit Rregullator i cili do të duhet të certifikojë rezultatin në tërësi, veprim që i hap rrugën nisjes së detyrës të pesë kryebashkiakëve.
Tag: kryebashkiakët
-

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët
-

Rama uron kryebashkiakët e rinj: “Pesë fitore, pesë arsye për të falënderuar qytetarët”
Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 11:23
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka uruar sot kryebashkiakët e rinj të zgjedhur në Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik, pas fitores së kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Në një reagim publik, Rama falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se rezultati është domethënës, pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe natyrës së zgjedhjeve të pjesshme.“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, u shpreh Rama.
Rama vlerësoi veçanërisht zgjedhjen e Brunilda Mersinit si kryetare e re e bashkisë Vlorë, duke theksuar se ajo është gruaja e parë që merr drejtimin e këtij qyteti bregdetar.
Një tjetër moment i veçantë ishte vlerësimi për kandidatin fitues në Berat, Ervin Ceca, i cili sipas Ramës ka arritur një rezultat mbresëlënës:
“Ervini i dytë i Beratit, me mbi 83% të votave dhe 13.049 vota, nga 15.454 të PS në 11 maj, ka arritur një rezultat mbresëlënës.”
“Të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, theksoi Rama. -

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, Rama fton qytetarët: Votoni për kryebashkiakët e rinj
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje për qytetarëve të 5 bashkive të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë.
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot./ZËRI -

Zgjedhjet në 5 bashki, Rama apel qytetarëve të votojnë për kryebashkiakët e rinj
Ndërkohë që në vendin tonë zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre bashkive që të votojnë për kryebashkiakët e rinj.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
334 539 mijë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur sot për të zgjedhor kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë. A2 CNN raporton se në garë për drejtimin e këtyre bashkive janë 13 kandidatë.
473 qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 173 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë. -

Hapen qendrat e votimit! Mbi 330 mijë qytetarë zgjedhin kryebashkiakët e Matit, Beratit, Tepelenës, Vlorës dhe Cërrikut
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele (9 nëntor) në pesë bashki të vendit, ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.
Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë në Vlorë, mbi 82 mijë në Berat, rreth 39 mijë në Cërrik, mbi 29 mijë në Mat dhe mbi 12 mijë e 600 në Tepelenë.
Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini përballë Dionis Sotës, kandidatit të mbështetur nga opozita, si dhe anëtarit të këshillit bashkiak nën siglën e demokratëve Gjergj Nika.
Për bashkinë e Beratit, në garë sot janë kandidati socialist Ervin Caka dhe kandidati i mbështetur nga opozita Pavlo Shkarpa.
Për bashkinë e Matit në garë janë kandidati socilaist Altin Bojni dhe EduarD Brahilika, i mbështetur nga opozita.
Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka përballet me dy kandidatët e pavarur, Amarildo Hoxha i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
Për bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur të pavarurin Gabriel Guma.
Kryebashkiakët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të kenë një mandat njëvjeçar e gjysmë, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të radhës lokale në pranverën e vitit 2027. -

“Më dëgjon ti aty, e ke zakon që flet me 7 vetë…!”/ Rama ‘kapet’ me kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama ka bërë për “ujë të ftohtë” kryebashkiakët në takimin për “paketën e Maleve”, duke u tërhequr veshin pothuajse të gjithë të zgjedhurve vendorë, duke i akuzuar se po bëhen pengesë për procesin duke mos dorëzuar hartat e zonave dhe tokave ku mund të realizohet projekti i kaluar edhe me ligj.
Fillimisht ai u kap me kryebashkiakun e Kuçovës, të cilit i vuri në dukje se sikurse të tjerët, nuk i kishte dorëzuar hartat.
“Nëse nuk ke kuptuar paketën, ti nuk ke kuptuar asgjë. Paketa është ilaçi i atyre njerëzve që e kanë tokën dhe nuk e përdorin dot, nuk e kanë pranuar 7501-shin, ose nuk e kanë marrë akoma dokumentin atë që i jep me letër atë që e kanë zakon, duan të investojnë në tokën e tyre, por ngrenë duart lart sepse nuk kanë letrat. Bëmë ligjin, adresuam problemin dhe rezultati nuk ishte i dëshiruari. Për shumë raste ata nuk gjenden, jashtë jashtë vendit, ndodhen diku tjetër apo se nuk duan ata kufitarët ndaj edhe ne ndërtuam këtë paketë. Për t’i dhënë mundësi atyre që kanë tokën për të investuar aty, të kthehen dhe të ndërtojnë”, tha Rama.
Por ai nuk u ndal këtu, teksa shihte kryebashkiakët që komunikonin me njëri-tjetrin për ato që kërkonte kryeministri, Rama ndërhyri dhe “goditi” kryebashkiaken e Dimalit (Ura Vajgurore), Juliana Mema.
“Edhe ti s’e ke sjellë, mos i tund kokën atij aty, mos fol me Xhakollin (i drejtohet kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Mema). Unë e di që ti ke trasenë e Leninit që të flasësh me 7 veta (i drejtohet përsëri Memës), por po them se kjo paketë u bë për të lehtësuar totalisht ata që duan të investojnë te toka e të parëve të tyre dhe s’i kanë dokumentet. Vijnë në bashki, shprehin interesin, e presin. Ndaj krijohet mundësia, jepet një kontratë me një çmim një euro, e mundëson kontrata këtë, ai e bën investimin derisa të fitojë edhe të drejtën e tokës në fund të mbarojë procesi”, nënvizoi kreu i qeverisë.
Ai tha se me fondet e BE-së do të ndihmoheshin të gjithë qytetarët shqiptarë që do investonin në paketën e Maleve. Por ai akuzoi bashkiakët se procesi ka mbetur tek ata. -

Rama kritika për ‘Paketën e Maleve’, kryeministri: Kryebashkiakët të mos vonojnë hartat e zonave ku do investohet
Kryeministri Edi Rama priti me kritika kryebashkiakët e vendit që nuk kanë dorëzuar hartat me zonat prioritare ku mund të zhvillohet Paketa e Maleve.
Gjatë një takimi me ta, kreu i qeverisë u shpreh se drejtuesit e bashkive nuk mund të tregohen neglizhentë pasi qytetarët kanë treguar interes për të investuar.
“Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, tha Rama.Me batuta, nuk toleroi as kryebashkiakët e djathtë, teksa kërkoi një task-forcë që do të piketojë zonat ku mund të investohet.
“Edhe Memaliaj e Fushë Arrëzi që janë hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu, nuk na kanë sjellë gjë, kështu që iu kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas si djathtas, shqiptarët flenë gjumë. Brenda muajit tetor, duhet të vijnë të gjitha harta”, theksoi ai.
Përsëriti sërish se me anë të Paketës së Maleve, qytetarët që më herët nuk kanë pasur tapitë e tokave të tyre do të kenë lehtësi në marrjen e dokumenteve.
“Një pronë që e disponon defacto por nuk e disponon me letra, dhe për këtë arsye unë i kam thënë disa deputetëve që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligjit nga ngarkesat e tepërta. Ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj”, tha Rama.
Sipas të dhënave, 4 mijë qytetarë kanë shprehur interesin për të përfituar nga paketa e maleve./vizionplus.tv -

Ushtria në rrugët e Washington, kryebashkiakët nuk “dorëzohen” ndaj Trump
Qytetet amerikane po përgatiten për të mbrojtur autonominë e tyre, ndërsa presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në disa zona, duke sfiduar autoritetin lokal.
Ndërkohë, “Humvee” (automjet ushtarak amerikan shumëfunksional), janë parë në rrugët e Washingtonit, një veprim që ka shkaktuar shqetësim te liderët lokalë.
Kryebashkiakët e qyteteve të drejtuara nga demokratët, përfshirë Seattle, Baltimore, Minneapolis dhe Los Angeles, kanë deklaruar se janë të gatshëm të mbrojnë qytetet e tyre ligjërisht dhe për çdo situatë tjetër të mundshme.
Ata theksuan se Trump po përdor pretekstin e krimit dhe protestave për të tejkaluar autoritetin lokal dhe për të krijuar kaos, ndërsa qytetet kanë arritur të ulin nivelet e krimit përmes bashkëpunimit të kujdesshëm me agjencitë federale.
Qytetet theksojnë se partneriteti me qeverinë federale është i mirëpritur kur është i dakorduar dhe jo një mënyrë për të anashkaluar autoritetin lokal. Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, tha se qyteti ka planifikuar operacionet e emergjencës dhe strukturën e raportimit, duke siguruar se Gardës Kombëtare nuk do t’i jepet kontroll i drejtpërdrejtë mbi policinë lokale.
Në Los Angeles, vendimi i Trump për të dërguar trupa ka sfiduar ligjin federal dhe ka çuar në një padi nga guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom. Kryebashkiakët e tjerë, si Bruce Harrell i Seattle dhe Brandon Scott i Baltimore, paralajmërojnë se do të përdorin çdo mjet ligjor për të mbrojtur qytetet e tyre.
Ky përplasje shënon një moment të pazakontë në historinë amerikane, ku pushteti federal përballet me autonominë lokale në mes të një sfondi politik polarizues dhe zgjedhjesh të ardhshme presidenciale. -
Nisin dorëheqjet krerëve të Njësive Administrative, kryebashkiakët e PD ankesë ndërkombëtarëve: Kryeministri po ndërhyn!
TIRANË- “Të hënën të jenë të shkarkuar të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në vend,”- sot ishte afati i fundit që la kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët duket se e kanë zbatuar urdhërin e tij. Që sot në mëngjes, kanë nisur shkarkimet e drejtuesëve të Njësive Administrative në qarkun e Elbasanit, Kukësit dhe Korçëës. Një hap më tej ka shkuar kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj, i cili ka larguar nga detyra edhe nënkryetarët e tij. Duke ndjekur “udhëzimet” e kryeministrit, Halilaj ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu. Largime ka pasur edhe në Kolonjë, Devoll dhe pritet që të njëjtën linjë të ndjekin të gjithë bashkitë e tjera të vendit.
Përveç atyre që drejtohen nga kryebashkiakë që i kanë fituar zgjedhjet duke garuar me logon e Partisë Demokratike. Edhe pse ishin të pranishëm në mbledhjen e të premtes me kreun e qeverisë, sërish duket se nuk i kanë pranuar sugjerimet e tij. Ashtu siç e kanë bërë me dije edhe në deklaratat e tyre publike, kryebashkiakët e Partisë Demokratike i shikojnë lëvizjet e fundit të Ramës si ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor. Ndaj edhe i kanë dërguar një letër dërguar organeve të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. “Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë”, ku bëjnë pjesë vetëm bashkitë opozitare dhe e kryesuar nga kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, kanë shtjelluar ankesat e tyre, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme, që sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale.
“Ka një dekadë që Zgjedhjet qëndrore dhe vendore në Shqipëri nuk po i japin zgjidhje krizës, stanjacionit dhe problemeve të akumuluara politike! Të gjitha raportet Europiane dhe të ODHIR për zgjedhjet elektorale kanë konstatuar se në Shqipëri votat vidhen nga qeveria dhe deformohet vullneti politik i qytetarëve! Uzurpimi i pushtetit nëpërmjet manipulimit të votave dhe mbajtja e tij duke goditur grupete opozitës dhe burgosur politikisht liderët e saj, janë një strategji për shndërimin e Republikës në një shtet autokrat! Ne jemi koshient, se për fat të keq në Shqipërinë tonë demokracia është shndërruar në autokraci dhe sipas Freddom House ” Sistemi i kontrolleve dhe balanceve ka dështuar, legjislativi është shkrirë me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe ajo e Lartë janë të njëanshme dhe qeveria po anashkalon çdo proces demokratik”. Ndaj, duke ju falenderuar për vëmendjen që do ti kushtoni raportit të Shoqatës tonë të tëZgjedhurve Vendorë, shprehim bindjen se reagimi tuaj do të jetë kontribut me vlerë përparimet e demokracisë vendore, qytetarët shqiptarë dhe do të sjellë shpresë për të ardhmen, dhe kontribut ne rrugetimin tonë drejt familjes evropiane. Në Nenin 11 të Kartës Evropiane për autonomi vendore të KE garantohet se, “Bashkësitë vendore duhet të gëzojnë të drejtën e kërkesës juridiksionale me qëllim që të sigurojnëushtrimin e lirë të kompetencave të tyre dhe respektimin e parimeve të autonomisë vendore të njohura nga Kushtetuta apo legjislacioni i brendshëm…” Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë! Praktika e deritashme dhe mos koherenca parimore e Z. Edi Rama ndaj Kartes Evropiane të Autonomisë Vendore është një paralajmërim për hapat e tij të mëtejshëm në dëm jo vetëm të demokracisë e autonomisë vendore, por edhe balancave të pushteteve të pushteteve, sigurisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri! Për këtë arsye kerkojme vemendjen tuaj per te nderhyrë dhe monitoruar zbatimin Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore në pushtetin vendor si dhe për ti thënë ndal cenimit të demokracisë dhe auotnomisë vendore në Shqipëri!,”-shkruhet në dokumentin e firmosur nga Fisnik Qosja.
Shkresa u është dërguar: Mathieu Mori – Sekretari i Përgjithshem i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, Strasbourg Francë; Leendert Verbeek – President i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, Strasbourg Francë; Marta Kos – Komisionere e Zgjerimit në Komisionin Europian, Bruksel; Giulia Re- Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës Tiranë; David McAllister, kryetar i Grupit te Partive Popullore ne Parlamentin Evropian dhe Ambasadës Amerikane. Por ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me ankesat që kryebashkiakët demokratë kanë shtruar./ZËRI
DOKUMENTI I PLOTË ⇓
Dokumenta bashkëngjitur
