Tag: Krujë

  • Pamje të rënda nga atentati në Rinas/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërive

    Pamje të rënda nga atentati në Rinas/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërive

    Këto janë pamjet e rënda pak çaste pak atentatit të ndodhur mesditën e saj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit.

    Sikurse duket në pamjet e siguruara nga LSA, viktima Gilmando Dani  dhe i plagosuri Muçi Shaljani ndodhen në automjetin tip “Benz”.
    Ndaj automjetit të tyre qëlluan persona të paidentifikuar ende me një mjet tip “Toyota Yaris” e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë.
    Autori, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe duket se lëvizjet e tij ishin të monitoruara nga autorët.

    Top Channel

  • Atentati në Rinas/ E bërë “shoshë” nga plumbat, mjeti i “shënjestrës” merret për ekspertizë (VIDEO)

    Atentati në Rinas/ E bërë “shoshë” nga plumbat, mjeti i “shënjestrës” merret për ekspertizë (VIDEO)

    makina

    TIRANË- Automjeti tip “Benz”, me të cilin udhëtonte viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij shofer, Muçi Shaljani alias Sheqeri, është hequr nga vendngjarja në orët e mbrëmjes së të martës. “Benz”-i që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Shaljani, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore. Ndërsa, edhe pse tashmë disa orës pas ngjarjes, aksi vijon të jetë ende i bllokuar. 

    Ndërkohë, në makinën e autorëve që u gjet e shkrumbuar në një përrua pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë, midis fshatrave Halil dhe Zallë, i gjetën tre armë tip kallashnikov dhe një pistoletë. Armë të cilat, mendohet se janë përdorur në ngjarje nga autorët dhe janë dërguar për ekspertizë.

    Automjeti me targa AB 099UO, ka rezultuar në pronësi të Elvis Kosovës. Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri alias Shaljani rezulton të jetë në pronësi të Elvis Kosovës, një emër jo i panjohur për Policinë. Automjet tip ‘Benz’ rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si ‘Visi i garave’. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara./ZËRI

  • Atentati në Rinas, mbi Benzin ku udhëtonte Gilmando Dani u zbrazën 50 plumba

    Atentati në Rinas, mbi Benzin ku udhëtonte Gilmando Dani u zbrazën 50 plumba

    Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës, ku mbeti i plagosur i rëndë edhe shtetasi Muçi Shaljani Sheqeri i cili drejtonte automjetin ku udhëtonin së bashku. 
    Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor. 
    Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando Dani, që ishte pasagjer, ka humbur jetën në vend ndërsa shoferi Muçi Shaljani (Sheqeri) ka mbetur i plagosur rëndë. 
    Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan në vendngjarje për më shumë se 5 orë për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme. 
    Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi bëri me dije se në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë. 
    Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës dhe brenda tij 4 armë; 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në ekzekutimin e Danit. 

  • U përdor nga autorët për të eliminuar krahun e djathtë të Shullazit, fotoja e makinës së djegur në Krujë

    U përdor nga autorët për të eliminuar krahun e djathtë të Shullazit, fotoja e makinës së djegur në Krujë

    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foton e makinës tip “Toyota” që u dogj në Krujë, pasi u përdor në atentatin e sotëm në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Muçi Shaljani.
    Në automjetin e djegur janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv
     

  • Ekzekutim mafioz në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Shullazit. Plagoset rëndë agjenti i policisë, Muçi Sheqeri

    Ekzekutim mafioz në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Shullazit. Plagoset rëndë agjenti i policisë, Muçi Sheqeri

    Pak pasi zbriti nga avioni në Rinas, 47- vjeçari Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, mbeti viktimë e një atentati mafioz.
    Breshëritë e plumbave lanë të plagosur edhe 40- vjeçarin Muçi Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në luftë për jetën.
    Ekzekutimi mafioz ndodhi te rrethrrotullimi i Aeroportit Nënë Tereza, rreth orës 14: 20 menjëherë pasi të dy miqtë ishin kthyer me avion nga Barcelona.

    Teksa po udhëtonin me një automjet Benz që drejtohej nga Muçi Sheqeri, atyre iu bë pritë nga një tjetër makinë. Autorët i kanë pritur shënjestrat e atentatit në Rinas, derisa ata u futën në makinën e lënë në parkingun e aeroportit që në 7 nëntor kur ishin nisur për në Spanjë.
    Sapo vunë re makinën, menjëherë autorët u vunë në ndjekje duke e vendosur automjetin e tyre paralel me atë të Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit. Pikërisht në këtë moment atentatorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi derisa u siguruan se drejtuesit i humbi kontrolli mbi mjetin e tij.
    Njëri prej autorëve, i maskuar dhe me kapele, doli nga makina dhe qëlloi drejt Gilmando Danit disa herë me pistoletë. Më pas, ai u kthyer në makinë për tu larguar me shpejtësi drejt Fushë Krujës. Pak minuta më vonë autorët e dogjën mjetin në fshatin Halil. Brenda Toyotës së djegur, u gjetën 4 armë.
    Policia ndërkohë vendosi postblloqe në zonë, ndërsa u sekuesrruan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth.
    Fatmirësisht nga krimi tronditës që ndodhi fare pranë Rinasit, në një zonë gjithmonë të populluar, nuk pati të lënduar të tjerë. Por plumbat e kallashnikovëve përfunduan në muret dhe xhamat e hoteleve e bizneseve përreth, duke shkaktuar disa dëme.
    Policia dyshon se ngjarja ka motiv hakmarrjen mes bandave rivale, pasi Gilmando Dani, I rikthyer në liri vetëm pak kohë më parë, dyshohet se kishte marrë kontrollin e grupit kriminal të Emiljano Shullazit, që aktualisht ndodhet në burg.
    /vizionplus.tv 

  • “Blindohet” fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar plotësisht, dalin pamjet makinës së autorëve

    “Blindohet” fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar plotësisht, dalin pamjet makinës së autorëve

     

    makina e djegur

     
    KRUJË- Kjo është makina e atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër. Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit. Siç shikohet nga pamjet, makina është shkrumbuar plotësisht. Policia nuk ndërhyri menjëherë në mjetin e djegur, pasi brenda tij kishte edhe katër armë.
    Automjeti ti “Toyota” me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. Autorët, pasi kanë kryer atentatin, duke vrarë Gilmando Danin, dogjën makinën në periferinë e Krujës.

    Në një reagim, Policia e Krujës dhe detaje rreth makinës së gjetur të shkrumbuar plotësisht, ndërsa bënë me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Ndërkohë, forca të shumta policia ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për kapjen e autorëve./ZËRI

  • Atentati në Rinas/ Zbulohen detaje të reja, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe viktimës, dyshime për autor të plagosur

    Atentati në Rinas/ Zbulohen detaje të reja, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe viktimës, dyshime për autor të plagosur

    Një atentat mafioz ndodhi pasdreken e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani Sheqeri. Ata po udhëtonin me një automjet tip Mercedes Clas, kur ndaj tyre u qëllua nga një tjetër automjet Toyota me ngjyrë blu dhe targa të huaja. Ky automjet u gjet disa minuta pas krimit duke u djegur, ndërsa brenda tij u gjetën edhe armë zjarri që janë dërguar për inspektim në laboratorin e kriminologjisë.
    Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa gazetari Klajdi Bodlli, ka nxjerrë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Sipas tij, referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, një prej autorëve mbante një veshje të ngjashme me ato të policisë.
    Bodlli tha se ai ka zbritur nga automjeti tip Toyota dhe është afruar drejt makinës ku ndodhej viktima dhe i plagosuri.
    “Nga ajo çfarë shihet në video mjeti tip Mercedes C-Class ku ndodhej viktima dhe i plagosuri i afrohet rrethrrotullimit të Rinasit, ndërkohë të shtënat nisin nga një automjet Toyota, blu i errët. Në video dëgjohen të shtëna.
    Disa sekonda më pas Benzi ngjyrë e bardhë, ndalon pak sekonda dhe më pas rrotullohet dhe ndalon tek vijat e bardha të rrethrrotullimit të Rinasit.
    Ndërkohë brenda hapësirës së rrethrrotullimit, ndalon mjeti tip Toyota i autorëve, ku nga dera e pasagjerit të këtij mjeti zbret njëri prej tyre dhe i afrohet Mercedesit tip C-Class, hap derën e pasagjerit dhe qëllon disa herë me armë zjarri.
    Në këtë moment, nga automjeti ku ndodhej Dani dhe Shaljani (Sheqeri) ka një kundërpërgjigje ndaj autorit të vrasjes, duke qëlluar. Duket flaka e armëve që del nga mjeti C-Class.
    Autori, i maskuar dhe me një veshje që ngjante me uniformë policie, largohet dhe hipën në mjetin tip Toyota, i cili menjëherë merr rrugën drejt Fushë-Krujës, duke ndjekur rrugën Vorë-Fushë-Krujë. Më pas, mjeti u gjet i djegur në fshatin Halilaj nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit.
    Në makinë policia ka gjetur 4 armë zjarri, por në fillim policia nuk është afruar për shkak se plumbat vazhdonin të plasnin nga zjarri i mjetit. Nga pamjet e videos duket qartë e gjithë dinamika e ngjarjes: të paktën një autor ka zbritur nga mjeti tip Toyota dhe një tjetër ka qëndruar në vend.
    Dëgjohen të shtënat që kanë nisur para se mjeti tip Mercedes C-Class të ndalte tek vijat e bardha të rrethrrotullimit. Mjeti afrohet, ndalet dhe autori i maskuar, me një veshje ngjyrë blu që ngjante me uniformë policie, hap derën e mjetit tip C-Class dhe qëllon disa herë.
    Ata i kundërpërgjigjen. Ende nuk dihet nëse autori ka mbetur i plagosur, por ai largohet duke u përkulur, hipën në Toyota dhe largohet drejt rrugës Vorë-Fushë-Krujë”, shprehet gazetari.

  • Atentati në Rinas/ Dalin pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët, totalisht i shkrumbuar

    Atentati në Rinas/ Dalin pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët, totalisht i shkrumbuar

    Ky është automjeti i atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër.
    Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit.
    Lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, policia ka dalë me detaje të reja.
    Në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

  • Detaje nga atentati/ Autorët u siguruan që Dani të vdiste, pas breshërisë drejt “Benz”-it, njëri i maskuar zbriti dhe…

    Detaje nga atentati/ Autorët u siguruan që Dani të vdiste, pas breshërisë drejt “Benz”-it, njëri i maskuar zbriti dhe…

    gilmando dani-Muçi Shaljani

    TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili ishte edhe objektiv i atentatit, mbeti i vdekur në vend. Ndërsa miku i tij, Shaljani, i cili prej 3 mujash shërbente si agjent i AMP-së, po drejtonte mjetin dhe ka marrë plumba në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  

    Dinamika e ngjarjes: 47-vjeçari Gilmando Dani sapo kishte mbërritur në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona këtë të martë. Sipas burimeve për mediat, avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas, rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasi. Dani ishte pritur në aeroport nga miku i tij, 40-vjeçari Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

    Nga hetimet paraprake është zbuluar se autorët e kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty nga makina tip “Toyota” me targa greke, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash mjeti “Benz”, i cili eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat. Mësohet se autorët kanë qëlluar në anën e pasagjerit, ku ndodhej i ulur Dani. Plumbat e kanë bërë shoshë mjetin, duke depërtuar të shoferi dhe përtej, deri të bizneset që ndodht në zonë. 
    Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë vijuar për mbi 30 sekonda, nga ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të rastit që kanë qenë rreth bizneseve në këtë zonë, bar-kafe dhe lokale.
    Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat, në një zonë të pyllëzuar që ndodhet vetëm 3 minuta larg qendrës së qytetit dhe rajonit të Policisë së Fushë Krujës.

    Pas konstatimit të një automjeti të djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës, menjëherë pas atentatit në Rinas, policia ka gjetur 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarje. Sipas burimeve, mjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve në Rinas.

    Burime për mediat bëjnë me dije se automjeti me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri alias Shaljani rezulton të jetë në pronësi të Elvis Kosovës, një emër jo i panjohur për Policinë. Automjet tip ‘Benz’ rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si ‘Visi i garave’. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara. 
    Deri në këto momente, nuk ka asnjë emër të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen, por po punohet për identifikimin e autorëve apo intenerarin që ato kanë ndjekur, si dhe të personave të mundshëm që kanë qenë në rolin e vëzhguesve./ZËRI

  • Danin e pritën në Rinas dhe e vr*në, punonjësi i AMP në luftë me jetën. Policia: Brenda Toyota-s gjetëm 4 a*më

    Danin e pritën në Rinas dhe e vr*në, punonjësi i AMP në luftë me jetën. Policia: Brenda Toyota-s gjetëm 4 a*më

    Gilmando Dani u vra këtë të martë në një atentat mafioz. Ai zbriti në Rinas, ku kishte ardhur nga Barlecona bashkë me mikun e tij Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti Benz ecën për disa metra dhe ndalon nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët me kapele dhe i maskuar del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës. Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodhej Dani dhe Sheqeri.
    Sheqeri rëndë në spital

    Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, gjendja shëndetësore e Mustafa Sheqerit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor. Punonjësi i AMP-së ishte shofer në makinën ku ndodhej edhe Gilmando Dani. Ata ishin kthyer sot nga Barcelona ku ndodheshin prej datës 7 nëntor, ndërsa në rrethrrotullimin e Rinasit iu zunë pritë me breshëri plumbash.

    Mjeti ”Toyota” dhe 4 armë

    Pas atentatit punonjësit e policsë gjetës një makinë tip “Toyota” duke u djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet u konstatuan 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikovë dhe një pistoletë. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Kush është Gilmando Dani?
    Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë, po ashtu, i njohur për lidhjet e tij shoqërore me Emiljano Shullazin. 36-vjeçari ka rënë pre e atentateve edhe dy herë të tjera, në vitin 2011 si dhe në 2015. Vetëm një vit më parë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu. Dani ka qenë në qendër të vëmendjes së policisë sidomos pas ngjarjes së 7 gushtit 2009, kur Dritan Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës. Në atë kohë, banesa e Danit u kontrollua, pasi dyshohej se ai mund të kishte qenë në zonë ditën e ngjarjes.
    Më vonë, policia sqaroi se ai ndodhej në Tiranë dhe se nuk rezultonte të kishte patur lidhje me masakrën në Durrës. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i bllokoi për disa ditë pasaportën, masë e cila u hoq pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin. Emri i tij është përmendur shpesh në operacione policore, thirrje për verifikim dhe procedura kontrolli, të bazuara kryesisht në informacionet operative që lidhnin rrethin e tij shoqëror me individë të tjerë të hetuar për veprimtari kriminale.
    Lexoni edhe:
    Sheqeri 14 vite më parë pë*plasej me Tahirin: E kujt i ha se je deputet
    Ekzekutimi i Danit! Policia e Lezhës në makinën e djegur gjen tre kall*shnikovë dhe një pis*oletë
    Atentati në Rinas, i plagosuri është punonjës i AMP-së
    Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë
    Gilmando Dani u kthye sot nga Barcelona
    Dani vritet në një atentat mafioz, Policia e Shtetit: Kemi ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve