Tag: Krujë

  • Atentati me një viktimë e një të plagosur, asnjë gjurmë nga autorët, policia në kërkim të informatorëve

    Atentati me një viktimë e një të plagosur, asnjë gjurmë nga autorët, policia në kërkim të informatorëve

    Tiranë – Pak pasi zbriti nga avioni në Rinas, 47-vjeçari Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, mbeti viktimë e një atentati mafioz.
    Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, 11 nëntor.Breshëritë e plumbave lanë të plagosur edhe 40- vjeçarin Muçi Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në luftë për jetën.
    Një ditë pas atentatit, nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët.

    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota, të cilët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.
    Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë pikërisht ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
    Si ndodhi ngjarja
    Ekzekutimi mafioz ndodhi te rrethrrotullimi i Aeroportit Nënë Tereza, rreth orës 14: 20 menjëherë pasi të dy miqtë ishin kthyer me avion nga Barcelona.
    Teksa po udhëtonin me një automjet Benz që drejtohej nga Muçi Sheqeri, atyre iu bë pritë nga një tjetër makinë. Autorët i kanë pritur shënjestrat e atentatit në Rinas, derisa ata u futën në makinën e lënë në parkingun e aeroportit që në 7 nëntor kur ishin nisur për në Spanjë.
    Sapo vunë re makinën, menjëherë autorët u vunë në ndjekje duke e vendosur automjetin e tyre paralel me atë të Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit.
    Pikërisht në këtë moment atentatorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi derisa u siguruan se drejtuesit i humbi kontrolli mbi mjetin e tij.
    Njëri prej autorëve, i maskuar dhe me kapele, doli nga makina dhe qëlloi drejt Gilmando Danit disa herë me pistoletë. Më pas, ai u kthye në makinë për tu larguar me shpejtësi drejt Fushë Krujës. Pak minuta më vonë autorët e dogjën mjetin në fshatin Halil. Brenda Toyotës së djegur, u gjetën 4 armë.
    Fatmirësisht nga krimi tronditës që ndodhi fare pranë Rinasit, në  një zonë gjithmonë të populluar, nuk pati të lënduar të tjerë. Por plumbat e kallashnikovëve përfunduan në muret dhe xhamat e hoteleve e  bizneseve përreth, duke shkaktuar disa dëme.
    Policia dyshon se ngjarja ka motiv hakmarrjen mes bandave rivale, pasi Gilmando Dani, i rithyer në liri vetëm pak kohë më parë, dyshohet se kishte marrë kontrolin e grupit kriminal të Emiljano Shullazit, që aktualisht ndodhet në burg.

  • I vrarë me çdo kusht! Çfarë dihet deri tani nga atentati ndaj Gilmando Danit, miku i tij punonjës i AMP dhe i pajisur me certifikatë sigurie

    I vrarë me çdo kusht! Çfarë dihet deri tani nga atentati ndaj Gilmando Danit, miku i tij punonjës i AMP dhe i pajisur me certifikatë sigurie

    gilmando dani dhe muci shaljani

    TIRANË- Një ditë pas atentatit të ndodhur mesditën e djeshme në rrethrrotullimin e Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani alias Sheqeri, hetimet flasin për një atentat të mirëorganizuar dhe vrasës profesionistë që janë përdorur në ngjarje. Dani, një personazh i njohur i botës së krimit, dhe i etiketuar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u lirua vetëm një vit më parë nga qelia, ku vuajti një dënim me 12 vite burg për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal. Lirimi i tij u bë me kusht, pasi kishte kryer shumicën e dënimit, e megjithatë mbyllja e hesapeve me drejtësinë, nuk bëri që ai të mbyllte llogaritë e hapura me grupet e tjera kriminale, që e pritën mesditën e djeshme në Rinas, dhe e qëlluan pa mëshirë, me kushtin e vetëm për ta vrarë me çdo kusht.
    Udhëtimi nga Barcelona në Rinas
    Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, punonjës i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, kishin udhëtuar së bashku në datën 7 Nëntor drejt Barcelonës, ku kishin qëndruar për katër ditë, për t’u kthyer mesditën e djeshme, ku autorët i prisnin menjëherë sapo kanë marrë makinën në parkimin e Aeroportit. Dani dhe Shaljani kanë njohje miqësore të hershme mes tyre, ndërsa mbetet mister sesi ky i fundit është bërë pjesë e strukturave të AMP në muajin Shtator të këtij viti, dhe a i ka kaluar të gjitha kriteret e rekrutimit.
    Rekrutimi i Shaljanit në radhët e AMP
    Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontaratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin, i cili madje në një kohë të shkurtër ishte pajisur dhe me certifikatë sigurie. Dëshmia e tij do të ishte me vlerë të madhe për hetimin e ngjarjes, por aktualisht punonjësi i AMP ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa një prej plumbave e ka prekur në kokë. 40-vjeçari rezulton gjithashtu që të jetë pronar i një hoteli në Tiranë, ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton që të jetë pa precedentë të mëparshëm penal.
    Autorët ishin të maskuar, zbritën nga makina për ta çuar detyrën deri në fund
    Autorët e atentatit ndaj Gilmando Danit dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë. Ata lëviznin me një makinë Toyota me targa greke, e cila dyshohet se ka qenë e vjedhur, dhe kanë qarkulluar për disa minuta në afërsi të aeroportit, në pritje të objektivave të tyre, të cilëve iu ishte shtyrë me disa minuta fluturimi. Referuar pamjeve filmike, Toyota ka qenë e ndezur me bllokazh pranë rrethrrotullimit, të Rinasit, dhe në momentin që Benz ku udhëtonte viktima dhe i plagosuri iu ka kaluar pranë ata kanë nisur breshërinë e të shtënave. Për pasojë mjeti ka humbur kontrollin, ndërsa dy prej vrasësve kanë dalë nga makina dhe e kanë qëlluar viktimën nga një distancë e afërt. Në një moment njërit prej vrasësve i është bllokuar arma, dhe ka marrë kallashin e një prej personave të tjerë të përfshirë në vrasje.
    Mbi Benzin ku udhëtonte Dani janë derdhur rreth 100 plumba, ndërkohë edhe pse një nga zonat më të frekuentuara dhe lëvizjen më të lartë të qytetarëve, në momentin e krimit në vendin e ngjarjes nuk ndodhej asnjë patrullë policie, çka iu mundësoi autorëve që të largoheshin të pashqetësuar, dhe të digjnin mjetin në fshatin Halilaj të Fushë Krujës.
    Kush i informoi autorët? 
    Policia ka dyshime se vrasësit të jenë ndihmuar nga një informator brenda aeroportit të Rinasit, për vrasjen e Danit, ndërsa ky i fundit pak çaste përpara ekzekutimit, është shfaqur me një kapele në ambientet e Aeroportit, ndoshta për të mos rënë në sy. Miku i tij nga ana tjetër është shfaqur i pashqetësuar. Ndryshe nga raportimet paraprake për një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe viktimës, në fakt në makinën ku udhëtonte Dani dhe Shaljani nuk janë gjetur armë.
    Ky është një nga atentatet më të rënda të ndodhura muajt e fundit në vendin tonë, duke vënë në rrezik dhe sigurinë kombëtare. Fatmirësisht nga breshëria e plumbave u dëmtuan vetëm xhamat e disa bizneseve në zonën e Aeroportit, dhe nuk pati dëme në jetë të pafajshme njerëzore. Pavarësisht grupit të posaçëm hetimor, të dhënat që çojnë te autorët apo porositësit e atentatit janë të pakta, edhe pse një pjesë e llogarive të mikut të Shullazit me grupet e tjera kriminale kanë qenë të njohura. /ZËRI 

  • Nga ndjekja e shënjestrës, te breshëria e plumbave dhe djegia e makinës, si ndodhi vrasja që tronditi Tiranën, ja…

    Nga ndjekja e shënjestrës, te breshëria e plumbave dhe djegia e makinës, si ndodhi vrasja që tronditi Tiranën, ja…

    Viktimë e atentatit të ndodhur dje pranë Aeroportit të Rinasit është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është Muçi Shaljani (Sheqeri). Makina luksoze, ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash është në pronësi të Elvis Kosovës, emër i njohur për autoritetet. 47-vjeçari Gilmando Dani, një personazh i njohur si mik i ngushtë i Emiljano Shullazit, ka një histori të gjatë të lidhur me ngjarje kriminale, që nga viti 2006.  Ndaj tij rëndon një dënim me 12 vite burg për gjobëvënie, i dënuar në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi. I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016. Në tetor 2024 ai është liruar nga burgu pas një vendimi gjykate për liri me kusht për shkak se kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit prej 12 vite burg për “Gjobëvënie”.
    Gilmando Dani i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2011 dhe një tjetër në vitin 2015, kur ishte në shoqërinë e vetë Shullazit. Duke qenë gjithnjë “nën hundën” e policisë, Dani është arrestuar shpesh për vepra penale. Më 23 prill 2011, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale atë kohë, Gilmando Dani u shoqërua në Policinë e Tiranës pasi ndodhej në vendin e ngjarjes ku Emiljano Shullazi pengoi një miting të Partisë Socialiste në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në kryeqytet. Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, kërkoi ndërhyrjen e policisë, e cila ndaloi Shullazin dhe shoqëroi Gilmando Danin.
    Në nëntor të 2011 Gilmandi Dani dhe Emiljano Shullazi arrestohet për armëmbajtje pa leje. Në makinë është gjetur vetëm një pistoletë, ndërkohë që policia arrestoi dy persona, si Danin dhe Shullazin. Pas kësaj, Dani ka marrë autorësinë e pistoletës dhe se në gjykatë, Shullazi ka marrë pafajësi. Sipas informacioneve precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për armëmbajtje pa leje dhe “kanosje në bashkëpunim”.  Arrestimi ndodhi nga forcat speciale të policisë, RENEA, të cilat, bashkë me Gilmando Danin vunë në pranga edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe D. Hate.
    Detajet
    Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani , agjent i AMP-së prej 3 muajsh.  Mësohet se autorët i kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Më pas nga makina, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti “Benz” eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Pak sekonda më pas kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës. Shaljari ka një plagë plumbi në kokë dhe gjendja e tij është kritike, teksa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Po hetohet gjithashtu nëse autorët kanë pasur informacione të hollësishme për itinerarin e shënjestrave dhe kush ua ka ‘servirur’ ato.
    Flasin gazetarët
    Ndërsa gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli, ka nxjerrë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Sipas tij, referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, një prej autorëve mbante një veshje të ngjashme me ato të policisë. Bodlli tha se ai ka zbritur nga automjeti tip Toyota dhe është afruar drejt makinës ku ndodhej viktima dhe i plagosuri. “Nga ajo çfarë shihet në video mjeti tip Mercedes C-Class ku ndodhej viktima dhe i plagosuri i afrohet rrethrrotullimit të Rinasit, ndërkohë të shtënat nisin nga një automjet Toyota, blu i errët. Në video dëgjohen të shtëna. Disa sekonda më pas Benzi ngjyrë e bardhë, ndalon pak sekonda dhe më pas rrotullohet dhe ndalon tek vijat e bardha të rrethrrotullimit të Rinasit. Ndërkohë brenda hapësirës së rrethrrotullimit, ndalon mjeti tip Toyota i autorëve, ku nga dera e pasagjerit të këtij mjeti zbret njëri prej tyre dhe i afrohet Mercedesit tip C-Class, hap derën e pasagjerit dhe qëllon disa herë me armë zjarri. Në këtë moment, nga automjeti ku ndodhej Dani dhe Shaljani (Sheqeri) ka një kundërpërgjigje ndaj autorit të vrasjes, duke qëlluar.
    Duket flaka e armëve që del nga mjeti C-Class. Autori, i maskuar dhe me një veshje që ngjante me uniformë policie, largohet dhe hipën në mjetin tip Toyota, i cili menjëherë merr rrugën drejt Fushë-Krujës, duke ndjekur rrugën Vorë-Fushë-Krujë. Më pas, mjeti u gjet i djegur në fshatin Halilaj nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit. Në makinë policia ka gjetur 4 armë zjarri, por në fillim policia nuk është afruar për shkak se plumbat vazhdonin të plasnin nga zjarri i mjetit. Nga pamjet e videos duket qartë e gjithë dinamika e ngjarjes: të paktën një autor ka zbritur nga mjeti tip Toyota dhe një tjetër ka qëndruar në vend. Dëgjohen të shtënat që kanë nisur para se mjeti tip Mercedes C-Class të ndalte tek vijat e bardha të rrethrrotullimit. Mjeti afrohet, ndalet dhe autori i maskuar, me një veshje ngjyrë blu që ngjante me uniformë policie, hap derën e mjetit tip C-Class dhe qëllon disa herë. Ata i kundërpërgjigjen. Ende nuk dihet nëse autori ka mbetur i plagosur, por ai largohet duke u përkulur, hipën në Toyota dhe largohet drejt rrugës Vorë-Fushë-Krujë”, shprehet gazetari.
    Ndërkaq gazetari Ervin Leka ka dhënë më shumë detaje sa i takon atentatit kriminal që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku u qëllua për vdekje Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndodhet tek “Spitali i Traumës” në gjendje të rëndë. Leka tha se dyshohet që atentatorët të jenë tre persona, sipas tij grupi ka qenë i mirëorganizuar, ku dyshohet që ata në fakt të jenë vrasës me pagesë. Gazetari shprehet se si pistë kryesore po hetohet hakmarrja. “Dyshohet se atentatorët janë tre persona. Atentati ndaj Gilmando Danit ishte i mirëorganizuar, që nga mënyra se si kanë lëvizur. Ngjarja ka ndodhur në pak sekonda. Mund të jenë edhe vrasës, sipas rrethanave, pasi nuk kishin lënë asnjë shenjë dhe dogjën automjetin”, shprehet gazetari.
    Sakaq gazetari Igli Çelmeta është shprehur se informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona. “Ka pasur persona brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Por, informacioni i parë ka ardhur nga Barcelona. Dyshohet që Gilmando Dani, një personazh shumë i njohur i botës së krimit, është ndjekur edhe në Barcelonë nga persona të tjerë, të cilët kanë informuar më pas në Shqipëri”, tha Çelmeta.  “Atentati ka ndodhur pothuajse brenda aeroportit të Rinasit dhe pranë komisariatit të Rinasit. Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë dhe punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri, kanë udhëtuar nga aeroporti i Barcelonës drejt Tiranës. Në 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës dhe automjetin e kishin parkuar në aeroportin e Rinasit. Edhe autorët e dyshuar mendohet se kanë lëvizur me dy automjete. Ka pasur edhe persona të tjerë brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Ndërsa 3 persona kanë qenë në mjetin Toyota me targa greke. Edhe ata kanë qenë pranë parkimit të aeroportit, aty ku siguria duhet të jetë e lartë. Kanë marrë mjetin në aeroport dhe kur janë afruar në rrethrrotullim, mjeti i autorëve ka shkuar paralel dhe ka qëlluar në lëvizje”, shtoi gazetari Igli Çelmeta.
    Reagon Qyno
    Nga ana tjetër, gazetari Elton Qyno për Syri TV bëri të ditur se policia ka një person të dyshuar në lidhje me ekzekutimin mafioz. Sipas tij, personi besohet se ka bashkëpunënuar me atentatorët për të dhënë informacion që do të  pasohej me ekzekutimin me kallashnikov tek rrethrrotullimi i Rinasit. Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Spanja, ndërsa atentatorët i prisnin me një automjet tip Toyota me ngjyrë blu. “Kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze, e cila është e mirë organizuar nga grupet kriminale rivale me njëra-tjetrën dhe që padyshim sot solli kasapanën e radhës pikërisht në rrugët e qyteteve të Shqipërisë. Situata është monitoruar në mënyrë të përpiktë nga ana e, autorëve të krimit.
    Policia e Tiranës ka një person të dyshuar që besohet se ka bashkëpunuar me grupin e zjarrit për të dhënë informacion. Ky person që ka dhënë informacionin është shfaqur në pamjet filmike dhe bën disa lëvizje, vajtje-ardhje në, në segmentin e rrugës që lidh tunelin, pra derën kryesore të parkimit me pjesën e rreth rrotullimit që del plotësisht nga zona e terminalit. Dhe që flet në telefon dhe që ky person aktualisht është njeriu i parë i dyshuar nga policia e Tiranës. Dhe ky person aktualisht është shoqëruar, është identifikuar dhe dyshohet që të jetë personi që ka dhënë informacionin, por që deri në këto momente nuk kemi as edhe një njoftim zyrtar nga policia”, tha dje Qyno.
    Si ndodhi atentati?
    Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në Rinas, kur ranë pre e një atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Të dy po udhëtonin me një mjet luksoz Benz, i bardhë me targa AB 099 UO, kur u qëlluan me breshëri plumbash sapo u larguan nga aeroporti. Ata kishin ikur në Barcelonë më datë 7 nëntor dhe mbërritën në Rinas sot, 11 nëntor, në orën 13:55.. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas, rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasit, një zonë ku ka një trafik të rënduar. Pikërisht kjo rrethanë i ka ndihmuar vrasësit, për të shënjestruar objektivin e tyre. Autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë Krujës, ku fillimisht kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan të qartë arratisje. Brenda mjetit të djegur janë gjetur 4 armë që dyshohet se janë përdorur në atentat.
     

  • Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit…

    Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit…

    E marta e 11 nëntorit do të shënonte fundin e një rruge mbi 16-vjeçare mes krimit, arrestimeve dhe burgosjeve për Gilmando Danin. Dje, 47-vjeçar, vetëm një vit pasi kishte lënë burgun, i dënuar si një prej  njerëzve më të afërt në bandën e Emiljano Shullazit, Dani u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën në vend në rrethrrotullimin pranë Aeroportit. Vetëm 25 minuta më herët avioni i tij kishte prekur pistën e Rinasit pas fluturimit nga Barcelona, që rezultoi edhe udhëtimi i tij i fundit. Së bashku me të nga Barcelona u kthye edhe Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili ishte në drejtim të Benzit luksoz të bardhë, kur nga breshëria e kallashnikovëve mori disa plumba në kokë dhe po lufton për jetën në spitalin e Traumës, në intubim. Shaljani prej 3 muajsh kryente detyrën e agjentit të Mbikëqyrjes Policore, ndërsa prej kohësh mbante pozicione të tjera në administratën shtetërore.
    Dinamika e atentatit
    Ata kishin ikur në Barcelonë më datë 7 nëntor dhe mbërritën në Rinas sot, 11 nëntor, në orën 13:55. Kanë marrë mjetin që e kishin parkuar në parkimin e Rinasit dhe janë nisur drejt destinacionit të tyre. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas, rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasit, pak metra larg aeroportit, një zonë ku ka një trafik të dendur dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i ngadaltë. Një rrethanë që duket se ka ndihmuar vrasësit, për të shënjestruar objektivin e tyre. Autorët kanë qenë me një mjet Toyota me targa greke dhe e kanë pritur para aeroportit. Në momentin që Dani dhe miku i tij janë larguar nga Rinasi, autorët i kanë ndjekur dhe siç mëson Report Tv dy makinat kanë ecur paralel me njëra-tjetrën. Kur janë afruar pranë rrethit të Rinasit, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në anën e pasagjerit ku ndodhej Dani. Autorët e donin danin të vdekur me çdo kusht dhe u siguruan që të vdiste. Pasi qëlluan drejt makinës, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe i afrohet Benzit duke qëlluar disa herë me pistoletë.
    Vetëm pak minuta pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat, në një zonë të pyllëzuar, pranë përroit të Halilit. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan të qartë arratisje. Brenda mjetit të djegur janë gjetur 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet se janë përdorur në atentat. Mjeti i djegur është gjetur në të njëjtin vend nga ku është qëlluar në drejtim të hotelit të Edmond Vogës. Pamjet që siguroi Report Tv nga vendi i ngjarjes tregojnë se mjeti është bërë shoshë nga plumbat, të cilat kanë depërtuar deri tek xhamat e hotelit aty pranë.
    Efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Në pamje dallohet se shoferi Shaljani nuk lëviz, por është duke marrë frymë me vështirësi. Ndërsa viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit, me kokën poshtë. Makina me të cilën po lëviznin Dani dhe agjenti i AMP-së rezulton në pronësi të Elvis Kosovës, i njohur edhe si Visi i Garave, një person i njohur për blutë, të cilit më 24 korrik i vendosën tritol në garazh.  Forca të shumta të policisë rrethuan Fushë-Krujën me shpresën e gjurmëve të vrasësve, ndërsa në Tiranë hetimi kryesor lidhet me të shkuarën e viktimave. Dyshimi i parë lidhet për një përplasje mes eksponentëve të krimit të organizuar, i cili për atentate zgjedh edhe aeroportin e sigurisë së lartë, ironikisht vetëm disa orë pasi në Kuvend ministrja e Brendshme tha se Shqipëria është një vend i sigurt.

  • Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

    Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

    Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani.
    Sipas informacioneve paraprake, gjendja shëndetësore e Mustafa Sheqerit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.
    Punonjësi i AMP-së ishte shofer në makinën ku ndodhej edhe Gilmando Dani. Ata ishin kthyer sot nga Barcelona ku ndodheshin prej datës 7 nëntor, ndërsa në rrethrrotullimin e Rinasit iu zunë pritë me breshëri plumbash.
    Gilmando Danoi mbeti viktimë, ndërsa Sheqeri u dërgua në spitalin e Traumës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Pas atentatit punonjësit e policsë gjetës një makinë tip “Toyota” duke u djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

    Në automjet u konstatuan 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikovë dhe një pistoletë.
    Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Informatori qëndroi pak metra larg shënjestrës, mblidhen 50 gëzhoja automatiku në vendngjarje

    Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Informatori qëndroi pak metra larg shënjestrës, mblidhen 50 gëzhoja automatiku në vendngjarje

    Detaje të tjera janë zbuluar sa i takon atentatit të ditës së sotme tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoqëruesi i tij Mustafa ( Muço) Sheqeri ( Shaljani), informon gazetari Klajdi Bodlli i Syri Tv.

    Atentati ishte realizuar me detaje.

    Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës. Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti, teksa futen në parkim për të marrë automjetin të cilin e kishin parkuar aty në datë 7 nëntor, datë në të cilën udhëtuan drejt Barcelonës nga ku edhe po ktheheshin. Personi që i ruante, fillimisht ishte me syze, ndërsa më pas nuk ka pasur asnjë maskë mbuluese çka ka bërë më të lehtë identifikimin nga ana e grupit hetimor. Ai qëndronte jo më larg se 30 sekonda nga shenjestra dhe i plagosuri.Dhe përgjatë kohës njoftonte personat që ndodheshin në automjetin tip Toyota që rezultoi të jetë përdorur nga autorët e dyshuar të kësaj vrasjeje të rëndë.
    Nga ana tjetër, autorët kanë shkuar disa minuta përpara në afërsi të rrethrrotullimit të Rinasit. Kjo për shkak se avioni pretendohej të vinte 40 minuta më herët por ka pasur vonesë çka ka shkaktuar pritje. Ndërkohë në momentin që janë njoftuar nga personi që vëzhgonte, autorët kanë dalë me mjetin e tyre në anën tjetër të rrethit, me drejtim për tu nisur nga Fushë-Kruja.Në kamerat e sigurisë, personi që i ruan del në këmbë dhe shoqëron me sy automjetin tip benz ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muço Shaljani. Dhe qëndron në këmbë duke parë gjithë ngjarjen. Pasi kryhet akti i rëndë kthehet dhe merr automjetin e parkuar në aeroport dhe largohet. Këto të dhëna janë mbledhur nga hetuesit, është bërë identifikimi i informatorit  dhe pritet të bëhet shpallja në kërkim e arrestimi i tij. Ky person luan një rol kyç në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.Nga ana tjetër një skenë e rëndë u zhvillua përpara syrit të mijëra qytetarëve. Autorët dyshohet se ishin 3 dhe kanë qëlluar me 3 armë tip kallashnikov në drejtim të Gilmando Danit dhe Muço Shaljanit. Pasi kanë qëlluar së pari, Shaljani ka bërë një tentativë për tu larguar por në pamundësi për shkak të plagëve. Automjeti Tip toyota është rikthyer përsëri dhe ka qëlluar përsëri në drejtim të automjetit tip benz. Autori kryesor që përshkruhet edhe si më aktivi, ka zbritur nga automjeti është afruar tek dera e pasagjerit dhe me armë dyshohet tip pistoletë tashmë, ka qëlluar edhe nga një distancë shumë e afërt Gilmando Danin, duke e lënë të vdekur në vend.

     Autorët u larguan në drejtim të fshatit Halil ku dogjën edhe automjetin, së bashku me armët e përdorura për të kryer krimin.

    Ndërkohë policia ka gjetur rreth 50 gezhoja në perimetrin ku ka ndodhur ngjarja. Gëzhojat  dyshohet se i përkasin tipit të armës kallashnikov.  

     

  • Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimi

    Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimi

    Gazetari Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e aeroportit të Rinasit në Tiranë, ku u ekzekutua me armë zjarri krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Mustafa Sheqeri (Muçi).
    Pamjet filmike, të dy trupave në makinë tronditën vendin ndërsa situata hetimore deri në këto momente është e vakët për sa i përket identifikimit dhe lokalizimit të autorëve të krimit të rëndë.
    Hetuesit e çështjes kanë provuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri në datën 7 Nëntor 2025, kanë udhëtuar së bashku me avion nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Barcelonës.
    Policia kriminale e Tiranës, ka zbuluar agjencinë e udhëtimit ku janë prerë biletat e avjonit për Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin.
    Pikërisht kjo agjenci udhëtimi dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacionin tek anëtarët e grupeve kriminale për planifikimin e udhëtimit vajtje-ardhje, të cilët më pas janë mobilizuar për të kryer vrasjen pikërisht ditën e sotme.
    Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri kanë qëndruar tre ditë në Spanjë dhe ditën e katërt, të dy së bashku kanë udhëtuar në drejtim të Rinasit në Shqipëri.
    Sapo kanë zbritur në terminalin e aeroportit dhe kanë kryer verifikimin e pasaportave dhe më pas tërhoqën bagazhet, Muçi dhe Gilmando, janë drejtuar tek parkimi i aeroportit, ku kishin lënë makinën tip Benz-Mercedez ngjyrë e bardhë në pronësi të Ervis Kosovës.
    Teksa kanë marë makinën, Mustafa Sheqeri ka hipur në timon ndërsa Gilmando Dani në vendin e parë të pasagjerit. Ata sapo kanë dalë në rreth-rrotullimin e Rinasit, janë sulmuar me armë zjarri automatike nga një distancë e shkurtër.
    Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kanë dëgjuar dy herë breshëri automatiku. Makina tip “Toyota” me targa Greke është pozicionuar në rrugë paralelisht me makinën ku qëndronin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, të cilët janë goditur nga një distancë thuajse gjysmë metra.
    Gilmando Dani, ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa Mustafa Sheqeri vijon të ketë ende shenja jete dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës për kurim.
    Një zyrtar i lartë i Policisë, i tha gazetarit Elton Qyno se dy viktimat e këtij atentati nuk ishin të armatosur dhe në momentin e sulmit nuk kanë mundur të bëjnë asnjë reagim për tju kundërpërgjigjur.
    Sipas zyrtarit atentati mafioz i kryer mesditën e sotme është thuajse i njëjtë me dinamikën e atentatit të datës 13 nëntor 2021 i kryer në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Erigers Mihasi dhe Armand Dumani.
    Në të dyja atentatet, autorët e krimit kanë përdorur automjet tip “Toyota” dhe autori që ka hapur zjarr është i pozicionuar nga brenda makinës. Në sulmin me armë të sotëm ndaj Danit besohet se janë përdorur dy armë automatike.
    E njëjta skemë në dy atentate të ndryshme dhe në të dyja rastet makina e autorëve të krimit është larguar në drejtim të Fushë-Krujës, aty ku dhe është djegur më pas.
    /Nga Elton Qyno

  • “Avioni i Gilmando Danit është vonuar rreth 40 minuta”, trondit gazetari: Makina me targa greke dhe armë vinte..

    “Avioni i Gilmando Danit është vonuar rreth 40 minuta”, trondit gazetari: Makina me targa greke dhe armë vinte..

    Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja tronditëse në lidhje me ekzekutimin e Gilmando Danit pranë aeroportit të Rinasit. Gazetari tha se avioni i Gilmando Danit është vonuar, çka ngre dyshime për autorë të tjerë informatorë që kanë parë lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit brenda aeroportit.
    “Dyshohet se ka pasur edhe autorë të tjerë që kanë qenë brenda në aeroport që kanë informuar për lëvizjet. Informacioni i parë ka ardhur nga Barcelona. Gilmando Dani është ndjekur nga persona të tjerë në Barcelonë. Avioni është vonuar rreth 40 minuta”, u shpreh gazetari Çelmeta.
    Gazetari konfirmon gjithashtu se ka pamje filmike që Toyota me targa greke qarkullon rreth aeroportit në rrugë dytësore me armë zjarri në makinë.
    “Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri kanë shkuar te automjeti tip benz, e kanë marrë dhe kanë lëvizur në rrugën përballë aeroportit dhe kur janë afruar te rrethi, automjeti i autorëve në krahun e djathtë ka shkuar paralel dhe kanë hapur zjarr duke qëlluar dy persona. Më pas automjeti i Mustafa Sheqerit ka humbur kontrollin dhe njëri nga autorët me kapele dhe i maskuar ka zbritur nga makina mbush armën dhe ka shkuar te automjeti hap krahun e pasagjerit dhe qëllon Gilmando Danin dhe më pas në këmbë futet te Toyota dhe merr drejtimin në Fushë Krujë dhe largohen”, tha gazetari Çelmeta.
    Çelmeta njoftoi gjithashtu se ka dyshime që mund të ketë pasur shkëmbime zjarri mes tyre, dhe kjo sipas tij nëse konfirmohet është shumë e rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonte Dani dhe Sheqeri ishte i parkuar prej 4 ditësh në aeroport.
    “Ka dyshime në momentin e ekzekutimit të Gilamndo danit dhe plagosjes së Mustafa Sheqerit se mund të ketë pasur edhe shkëmbim zjarri. Nëse konfirmohet është shumë e rëndë. Sepse automjeti i tyre ka qenë i parkuar në Rinas prej 4 ditësh”.
    Për këtë ngjarje thotë ai duhet të mbajë përgjegjësi kreu i AMP-së dhe shefi i komisariatit në Rinas të cilët duhet të japin dorëheqjen.
    “Sot kreu i AMP-së duhet të japë dorëheqjen. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë Një person i AMP që shoqëron një person me precedentë penalë dhe pjesë e grupeve penale. Është një skandal për institucionin e AMP dhe shefi i komisariatit të Rinasit duhet të japë dorëheqjen për sigurinë në aeroportin e Rinasit”.

  • Danin e pritën në Rinas, punonjësi i AMP në luftë me jetën. Policia: Brenda Toyota-s gjetëm 4 a*më

    Danin e pritën në Rinas, punonjësi i AMP në luftë me jetën. Policia: Brenda Toyota-s gjetëm 4 a*më

    Gilmando Dani u vra këtë të martë në një atentat mafioz. Ai zbriti në Rinas, ku kishte ardhur nga Barlecona bashkë me mikun e tij Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty, nga makina, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti Benz ecën për disa metra dhe ndalon nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët me kapele dhe i maskuar del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë. Më pas kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës. Ekspertët e policisë thanë se ka patur mbi 100 plumba në drejtim të makinës.
    Sheqeri rëndë në spital

    Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, gjendja shëndetësore e Mustafa Sheqerit është e rëndë. Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor. Punonjësi i AMP-së ishte shofer në makinën ku ndodhej edhe Gilmando Dani. Ata ishin kthyer sot nga Barcelona ku ndodheshin prej datës 7 nëntor, ndërsa në rrethrrotullimin e Rinasit iu zunë pritë me breshëri plumbash.

    Mjeti ”Toyota” dhe 4 armë

    Pas atentatit punonjësit e policsë gjetës një makinë tip “Toyota” duke u djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet u konstatuan 4 armë zjarri që janë përdorur në këtë ngjarje, 3 prej tyre kallashnikovë dhe një pistoletë. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Kush është Gilmando Dani?
    Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë, po ashtu, i njohur për lidhjet e tij shoqërore me Emiljano Shullazin. 36-vjeçari ka rënë pre e atentateve edhe dy herë të tjera, në vitin 2011 si dhe në 2015. Vetëm një vit më parë, në tetor 2024 ai u lirua nga burgu. Dani ka qenë në qendër të vëmendjes së policisë sidomos pas ngjarjes së 7 gushtit 2009, kur Dritan Dajti vrau katër efektivë policie në Durrës. Në atë kohë, banesa e Danit u kontrollua, pasi dyshohej se ai mund të kishte qenë në zonë ditën e ngjarjes.
    Më vonë, policia sqaroi se ai ndodhej në Tiranë dhe se nuk rezultonte të kishte patur lidhje me masakrën në Durrës. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i bllokoi për disa ditë pasaportën, masë e cila u hoq pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin. Emri i tij është përmendur shpesh në operacione policore, thirrje për verifikim dhe procedura kontrolli, të bazuara kryesisht në informacionet operative që lidhnin rrethin e tij shoqëror me individë të tjerë të hetuar për veprimtari kriminale.
    Lexoni edhe:
    Sheqeri 14 vite më parë pë*plasej me Tahirin: E kujt i ha se je deputet
    Ekzekutimi i Danit! Policia e Lezhës në makinën e djegur gjen tre kall*shnikovë dhe një pis*oletë
    Atentati në Rinas, i plagosuri është punonjës i AMP-së
    Balliu për atentatin mafioz në Rinas: Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurtë
    Gilmando Dani u kthye sot nga Barcelona
    Dani vritet në një atentat mafioz, Policia e Shtetit: Kemi ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve

  • Dani u ek*ekutua sapo zbriti në Rinas, Dervishi: Informacioni mund të ketë dalë nga TIMS

    Dani u ek*ekutua sapo zbriti në Rinas, Dervishi: Informacioni mund të ketë dalë nga TIMS

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 20:45
    Gazetari Ferdinand Dervishi ka anlizuar vrsasjen e Gilmando Danit, ku tha se janë disa të dhëna që ngrenë dyshime për lidhjet e rivalëve të Danit me elementë brenda policisë.
    ”Del si krahu i djathtë i Shullazit. Është dënuar me 12 vite burg dhe ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Duke e ditur që ky ishte një nga VIP-at e krimit, pse të tolerohet. Keni parasysh që vetë Shullazi është futur herët në burg. Ai ka mbi kurriz 55 vjet burg për të shlyer. Por këta kryeministra të krimit kanë vepruar edhe nga burgu. Pra grupet e tyre i kanë komanduar nga burgu. Dani dhe Faqedjeguri (edhe ai i vrarë) shërbenin për të çuar në fund porositë e Danit.

    Unë mendoj se ka lidhje me faktin që këta dikur ishin perandori krimi. Kontrollonin edhe portin e Durrësit. Para pak vitesh, një grup tjetër mori kontrollin. Pra u shemb një perandori dhe u ngrit një tjetër. Fushë-Kruja ka qenë universitet vrasësish me pagesë. Ne kemi parë nga përgjimet si njëri që kishte mbetur pa lekë kërkonte një vrasje. Pra po flasim për një atentat të mirëorganizuar. E kanë ditur mirë që po vinte. E kanë pritur. Në rrethrrotullim e kanë goditur.

    Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është që këta njerëz të krimit të organizuar, që janë me orë pune, të cilat janë mbushur tani për këta, por pse në makinë kemi një punonjës të një strukture që duhet të kontrollojë policinë, që duhet të parandalojë pikërisht kontaktet me botën e krimit.

    Policia përherë e më e lidhur me krimin e organizuar. Ne kemi kryeepisodin e TIMS, një Muçi që u bë drejtor departamenti në Policinë e Shtetit. Ky mori një pjesë të madhe të TIMS. Bëhet para me TIMS. Vjen një kriminel që duhet të kalojë në Rinas, polici ta kalon. Këtë e kemi të vërtetuar. Ka pasur të dhëna nga hetimet që kjo punë është bërë. Nuk është çudi që dikush ka paguar që të lajmërohej sapo Dani të hynte në TIMS”.