Një operacion policor për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje është finalizuar në Fushë-Krujë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një anëtar i grupit, i cili ishte shpallur në kërkim dy ditë më parë.
Po ashtu, Policia bën të ditur se gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën 2 vjedhje që ata kishin kryer.
Ndërkohë po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Formacioni”, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në Fushë Krujë.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë.
Gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën 2 vjedhje që ata kishin kryer.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ndaluan shtetasin L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë.
Ai ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tag: Krujë
-

Goditet grupi i hajdutëve në Fushë Krujë, arrestohet një prej tyre, në kërkim dy të tjerë
-

Pjesë e një grupi kriminal/ Bie në prangat e policisë një nga anëtarët e shpallur në kërkim në Fushë Krujë
Arrestohet një nga anëtarët e një grupi kriminal që kryenin vjedhje në Fushë Krujë.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.K., 33 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia dy ditë më parë. Sakaq janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.
“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë.
Gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën 2 vjedhje që ata kishin kryer.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ndaluan shtetasin L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë.
Ai ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë. -

Tiranë/ Arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, kërkohej nga SPAK
Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina është arrestuar nga forcat e policisë së kryeqytetit.
Sipas gazetarit të Syri TV, Klajdi Bodlli, Morina është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë.
Ish-efektivi Morina ishte në kërkim nga SPAK.
Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, teksa ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”
Altin Morina do të përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje në organizatë kriminale. Çështja kundër tij tregon se ai vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar që të zgjidhte problemet e Bamit dhe shokëve të tij me Policinë, të tilla si pagesat e rryshfeteve për oficerët e tjerë të policisë. Morina ishte gjithashtu një investitor në parcelat e kanabisit në Fushë-Krujë.
Kujtojmë se Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.
-

Sa mandate synon PD në Durrës? Ulliri në Quo Vadis: Do të përmbysim rezultatin e vitit 2021
Deputetja demokrate Andia Ulliri, e cila ëhstë kandidate në qarkun e Durrësit në këto zgjedhje, e ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj foli për fushatën dhe zgjedhjet e 11 majit.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se sa mandate synon PD në qarkun e Durrësit, Ulliri tha se do të synohen 8 mandatte, duke kërkuar të përmbyset rezultati i katër viteve më parë.
Pjesë nga biseda:Borakaj: Andia, ju kërkoni një mandat tjetër, si duket këtë vit gara në raport me zgjedhjet e kaluara, zgjedhje në të cilat pati problematika të caktuara?
Ulliri: Këtë vit kemi pritshmëri të larta për rezultatin që mund të marrin në qarkun e Durrësit. Ne kemi patur rastin e shumë deputetëve të PS që nuk janë më në Kuvend dhe janë përballë drejtësisë sot. Në lidhje me kandidaturat e PS është shumë e qartë për qytetarët se cili është interesi i PS dhe çfarë ofron PD. Është qark me elementë të caktuar, por qark i harruar dhe i keqpërdorur nga PS. Ka mungesë vizioni. Në zona si Fushë Kruja dhe Kruja, nuk ka patur investime. Mund të them që në këtë qark ka shumë për të thënë dhe shumë për të bërë.
Borakaj: Sa mandate synoni?
Ulliri: Ne mendojmë që mund të marrim 8 mandate. Objektivi ynë është të përmbysim rezultatin e 2021. -

VIDEO/ Goditet grupi i grabitësve në Fushë-Krujë, përfundojnë në pranga 4 persona
Policia e Fushë-Krujës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Formacioni”, duke goditur një grup kriminal të dyshuar për disa vjedhje. Si rezultat i hetimeve dhe bashkëpunimit me qytetarët, janë arrestuar katër autorë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi.
Midis të arrestuarve është edhe një person që ishte në kërkim për dy vepra të tjera penale. Hetimet kanë zbuluar identitetin e shtatë pjesëtarëve të grupit, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë.
Shtetasit e arrestuar janë: A. B., 24 vjeç, i cili është gjithashtu në kërkim për “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; G. L., 33 vjeç; dhe K. B., 29 vjeç, të gjithë banues në Kamzë. Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte një automjet të marrë me qira, i cili ishte përdorur për të kryer vjedhjet dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.
Të shpallur në kërkim janë shtetasit G. V., 22 vjeç; L. K., 33 vjeç; dhe F. B. (D.), 33 vjeç, gjithashtu banues në Kamzë. Një tjetër anëtar i grupit, A. R., ishte arrestuar më herët nga Policia për vjedhje.
Sipas hetimeve, dyshohet se grupi ka kryer vjedhje të shumta, përfshirë:
-Më datë 27 mars 2025, kanë vjedhur 16,000 lekë në një subjekt për transferta parash;
-Më datë 28 mars 2025, gjashtë prej tyre kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po kryhen hetime për dokumentimin e provave ligjore lidhur me vjedhjet e tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.
-

EMRAT/ “Skifterët” kapen mat! Shkatërrohet grupi kriminal në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim
Policia ka finalizuar operacionin “Formacioni”, ku u shkatërrua një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë.
Në pranga ranë Aleksandër Bushgjokaj 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), Gani Lamaj 33 vjeç dhe Kriste Bushgjokaj 29 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Shtetasi Kriste Bushgjokaj u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.
U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se:
•Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash;
•Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
-

Bënin “kërdinë” në vjedhje! Pranga 4 “skifterëve” në Fushë-Krujë, në kërkim 3 të tjerë
Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi. Mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim për dy vepra të tjera penale.
Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe hetimeve të kryera pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Formacioni”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. B., 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale. U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje. -

Shkatërrohet grupi i “skifterëve” në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim (Emrat)
Policia e Fushë-Krujës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Formacioni”, duke goditur një grup kriminal të dyshuar për disa vjedhje. Si rezultat i hetimeve dhe bashkëpunimit me qytetarët, janë arrestuar katër autorë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi.
Në pranga ranë Aleksandër Bushgjokaj 24 vjeç, (në kërkim edhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), Gani Lamaj 33 vjeç dhe Kriste Bushgjokaj 29 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Shtetasi Kriste Bushgjokaj u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet.
Hetimet kanë zbuluar identitetin e shtatë pjesëtarëve të grupit, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë.
Shtetasit e arrestuar janë: A. B., 24 vjeç, i cili është gjithashtu në kërkim për “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; G. L., 33 vjeç; dhe K. B., 29 vjeç, të gjithë banues në Kamzë. Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte një automjet të marrë me qira, i cili ishte përdorur për të kryer vjedhjet dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.
Të shpallur në kërkim janë shtetasit G. V., 22 vjeç; L. K., 33 vjeç; dhe F. B. (D.), 33 vjeç, gjithashtu banues në Kamzë. Një tjetër anëtar i grupit, A. R., ishte arrestuar më herët nga Policia për vjedhje.
Sipas hetimeve, dyshohet se grupi ka kryer vjedhje të shumta, përfshirë:-Më datë 27 mars 2025, kanë vjedhur 16,000 lekë në një subjekt për transferta parash;
-Më datë 28 mars 2025, gjashtë prej tyre kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po kryhen hetime për dokumentimin e provave ligjore lidhur me vjedhjet e tjera që mund të jenë kryer nga ky grup. -

Finalizohet operacioni “Formacioni”/ Bien në prangat e policisë 4 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë
Policia ka goditur një grup kriminal në fushën e vjedhjeve dhe si rezultat 4 persona janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas policisë, 7 pjesëtarët e organizatës kishin vjedhur disa biznese në zonën e Fushë Krujës. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.Njoftimi i policisë:
Fushë Krujë/ Finalizohet operacioni “Formacioni” goditet një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje.Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi. Mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim për dy vepra të tjera penale. Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe hetimeve të kryera pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Formacioni”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. B., 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të tre banues në Kamzë. Shtetasi K. B. u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë maeriale.
U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje. Nga hetimet e kryera, dyshohet se: Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash; Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

87 operacione, luftë trafikut të drogës dhe…/ Policia bën bilancin e muajit mars: Ja sa persona u arrestuan
Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2025
✅Punë parandaluese, 🤝bashkëpunim me qytetarët, 💡hetime dhe operacione të përbashkëta me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në 🗺️koordinim me INTERPOL dhe me EUROPOL, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.
Gjatë muajit mars, si rezultat i këtyre komponentëve:
✅janë finalizuar 67 operacione policore;✅janë finalizuar 20 operacione policore ndërkombëtare;✅janë vënë në pranga 555 autorë të dyshuar veprash penale;✅janë sekuestruar 10 kallëpe lënde eksplozive plastike dhe 7 granata;✅janë sekuestruar 27 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni;✅janë sekuestruar rreth 80 kg Cannabis, qindra doza dhe 1890 fara të kësaj lënde, sasi dhe doza Kokaine, si dhe doza Heroine;✅janë zbuluar 2 banesa në Tiranë, të pajisura me llamba për të kultivuar bimë Cannabisi;✅janë sekuestruar rreth 500 000 euro me burime të dyshimta, të padeklaruara në PKK-të Port Durrës, Rinas, Morinë dhe Kakavije;✅janë sekuestruar 2 automjete të blinduara, silenciator, maska, dokumente dhe para false, mallra të kontrabanduara dhe pasuri me burim krimin;✅janë goditur 3 grupe kriminale
-2 të implikuar në prodhim/shitje ose trafikim të lëndëve narkotike;
-tjetri i implikuar në prostitucion;
✅janë parandaluar 5 ngjarje kriminale
-ngjarje me armë/lëndë plasëse dhe konflikte mes adoleshentëve, në Vlorë;
-një rast kultivimi të bimëve narkotike në Krujë;
-përshkallëzimi i 2 konflikteve në familje, në Dibër dhe në Vaun e Dejës;
✅janë zbardhur 15 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: dëmtime pronash me lëndë plasëse ose djegëse, kanosje për dhënie pasurie, plagosje dhe aksidente me pasoja;✅janë finalizuar 20 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;✅janë goditur 6 raste të kontrabandës së mallrave si: ari, nafta, veshjet, pijet alkoolike dhe pajisjet;✅janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 78 raste të krimeve mjedisore dhe 91 raste të dhunës në familje;✅janë goditur 3 raste të posedimit të kartëmonedhave false;✅janë goditur 4 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit dhe 1 rast i transportimit të emigrantëve për të kaluar kufirin ilegalisht.✅iu është dhënë ndihmë 10 turistëve grekë, çekë, kroatë, francezë dhe gjermanë, që patën nevojë në Dajt, Velipojë, Llogara, Odrie dhe Këlcyrë;✅RENEA dhe Interpol Tirana riatdhesuan një 19-vjeçar që kërkoi ndihmë për të ardhur nga Sierra Leone;✅janë garantuar rendi dhe siguria publike gjatë aktivitetit sportiv në stadiumin “Arena Kombëtare”, si dhe mbarëvajtja e festave kombëtare gjatë muajit mars.
🔘Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor, sigurinë rrugore.
✅Në pranga, 150 drejtues mjetesh, nga të cilët:
-111 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
-39 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
✅ 313 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.✅ 1190 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit, raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga Leja e Drejtimit.
🚧Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku, dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.
✅Të goditura në pikat e kalimit kufitar:
-61 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;-17 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;-7 raste të trafikimit të mjeteve motorike;-1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, me mjete lundruese.
Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi, krimit të organizuar në veçanti, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të atyre që qarkullojnë me armë apo sende të tjera të kundërligjshme dhe cenojnë sigurinë publike.