Tag: kroos

  • Real Madrid në dilemë, dy mesfushorë nga Anglia për të kompensuar Modric-Kroos

    Real Madrid në dilemë, dy mesfushorë nga Anglia për të kompensuar Modric-Kroos

    7 Dhjetor 2025

    0:28

    Telesport

    Real Madrid ka në plan blerjen e një mesfushori të klasit botëror dhe alternativat janë dy. Florentino Perez ka rënë dakord për të dyja.
    Ata janë Mac Allister (Liverpool) dhe Rodri (Manchester City). Klubi madrilen kërkon një lojtar që mund të sjellë cilësi të menjëhershme dhe të përshtatet me filozofinë e skuadrës, duke qenë se askush nuk ka arritur të mbulojë legjendat si Luka Modric dhe Toni Kroos në mesfushë.
    Mac Allister përfaqëson kreativitetin dhe energjinë, ndërsa Rodri ofron stabilitet, kontroll dhe inteligjencë taktike të lartë. Të dy opsionet vlejnë shumë dhe mund të ndryshojnë drejtimin e mesfushës së Real Madridit, varësisht nga profili që preferojnë drejtuesit.

  • Kroos, i bindur: Real Madridi i ka lojtarët e duhur për të fituar gjithçka

    Kroos, i bindur: Real Madridi i ka lojtarët e duhur për të fituar gjithçka

    6 Dhjetor 2025

    9:08

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos u shfaq sërish publikisht një javë pasi mori “Kryqin e Kalorësit të Urdhrit të Meritës” të Gjermanisë. Në akademinë e tij në Boadilla, ku prezantoi një aleancë të re me “Allianz”, ai u pyet për krahasimet e vazhdueshme me mesfushën e dikurshme të Real Madridit. Kroos ishte i qartë: “Nuk ndihmon të flasim gjithmonë për ata që ishin më parë… Nuk kam nevojë të më thonë se më mungojnë”.
    Pra, sipas tij fokusi duhet të jetë tek ekipi aktual. Ai kujtoi se u largua “me buzëqeshje dhe me një titull të mirë”, duke shtuar se Real Madridit i duhet të fitojë me lojtarët që ka tani: “Duhet të gjejë mënyrën me lloje të tjerë lojtarësh”. Për partneritetin legjendar me Casemiron dhe Modric, tha: “Janë dy gjenerata të ndryshme…, është një mënyrë tjetër loje, jo më e mirë apo më e keqe”.
    Për Vinicius u shpreh: “Ka qenë kënaqësi ta shoh si është zhvilluar… Ndonjëherë del nga shinat, por si person është i mrekullueshëm. Ka presion të madh nga rivalët dhe tifozët kundërshtarë. Nuk shoh nervozizëm te Real Madridi, besoj se ka lojtarët e duhur për të fituar gjithçka”.
    Si trajner i fëmijëve, Kroos theksoi se më e rëndësishme është liria e tyre: “Fëmijët luajnë më mirë kur janë të çliruar, pa frikë nga gabimet”. Ai nuk mendon të bëjë trajnerin profesionist: “Ndihem i lumtur aty ku jam”.

  • Gjermania gjen “Toni Kroos i ri”, është vetëm 16 vjeç dhe kushton 20 milionë euro

    Gjermania gjen “Toni Kroos i ri”, është vetëm 16 vjeç dhe kushton 20 milionë euro

    4 Dhjetor 2025

    20:55

    Telesport

    Në Gjermani janë të lumtur se më në fund mund të kenë gjetur “Toni Kroos i ri”. Bëhet fjalë për Kennet Eichhorn, 16-vjeçarin e Hertha Berlin, i cili shënoi golin e parë për ekipin kryeqytetas në fitoren 6-1 ndaj Kaiserlautern për Kupën e Gjermanisë.
    Eichhorn është një titullar i rregullt te Hertha Berlin dhe është një nga dy mesfushorët qëndrorë para mbrojtjes. Pas golit dhe perfomancës në Kupën e Gjermanisë, por edhe në Bundesligën, mediet gjermane besojnë se ai mund të jetë “Toni Kroos i ri”.
    Kjo gjë jo vetëm për shkak të stilit të ngjashëm të lojës, por edhe për qetësinë dhe sigurinë që ka ky adoleshent, cilësi të rralla për një lojtar të moshës së tij. Vlera e tij në treg është 20 milionë euro dhe për të ka një numër të madh ekipesh që interesohen, ku listës i prisn sigurisht Bayern Munich, por nuk mungojnë edhe klubet e tjera të mëdha jashtë Gjermanisë, si Real Madrid, Barcelona, PSG dhe klubet e Premier League.

  • Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë

    Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë

    19 Nëntor 2025

    10:40

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos, ish-lojtar i Real Madrid (2014–2024), foli për sjelljet e Vinicius në fushë dhe kritikat ndaj tij: “Në disa momente, shpesh i thoja mjaft, sepse duket sikur e gjithë skuadra dëmtohet nga sjellja e tij”. Kroos shtoi: “Është e kuptueshme që ndonjëherë të irriton, qoftë një lojtar kundërshtar, gjyqtarin apo tifozët”.
    Mesfushori shtoi se shpesh përpiqej ta qetësonte Vinicius për të mos humbur përqendrimin: “Vinicius, je aq i mirë sa nuk ke nevojë për këtë”. Ai komentoi edhe polemikën, pas zëvendësimit në “El Clasico”: “Kur luan një ndeshje të jashtëzakonshme, veçanërisht si kjo, nuk je i kënaqur me zëvendësimin… Megjithatë, për t’u treguar i drejtë, unë nuk do të isha larguar direkt në dhomat e zhveshjes”.
    Kroos tha se emocionet e Vinicius mund t’i kuptojë vetëm vetëm lojtarët si ai: “Askush jashtë fushës, përveç atyre aty, nuk mund ta imagjinojë atë ndjesi përballë 80.000 spektatorëve me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës”.

  • Real Madrid gjen Kroos e dytë, por Guardiola duhet të largohet nga City

    Real Madrid gjen Kroos e dytë, por Guardiola duhet të largohet nga City

    16 Nëntor 2025

    10:06

    Telesport

    Real Madrid ka vendosur një objektiv të qartë për merkaton e verës. Klubi po mendon të investojë deri në 100 mln euro për një mesfushor.
    Largimi i Toni Kroos dhe i Luka Modric ka lënë boshllëk të madh në mesfushën madrilene. Camavinga dhe Tchouameni nuk e mbulojnë dot këtë boshllëk.
    Alternativat janë tri: Mac Allister, Wharton dhe Rodri. Ky i fundit është objektiv i hershëm i Los Blancos dhe mbetet prioritet. Nëse Guardiola largohet nga City në qershor, shanset për blerjen e spanjollit shtohen.

  • Kroos si “analist” i Barcelonës: Nuk e zëvendësuan Iñigo Martínez dhe tani iu mungon shumë

    Kroos si “analist” i Barcelonës: Nuk e zëvendësuan Iñigo Martínez dhe tani iu mungon shumë

    29 Tetor 2025

    14:52

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos analizoi “El Clásico” në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” dhe kritikoi vendimet e Barcelonës gjatë verës. Sipas ish-mesfushorit të Real Madridit, klubi katalanas bëri një gabim të madh duke lejuar largimin e Iñigo Martínez pa marrë një zëvendësues:
    “E kam thënë gjithmonë sa i rëndësishëm ishte Iñigo Martínez. Nga të gjithë qendërmbrojtësit e Barçës, sezonin e kaluar, ai ishte më i miri në dalje nga porta. Nuk ishte më i shpejti, por rikuperonte shumë topa dhe kishte një ndërtim të shkëlqyer loje. Kundër Real Madridit u ndje mungesa e tij. Nuk e zëvendësuan dhe tani e ndiejnë mungesën e tij”.
    Kroos foli edhe për mungesat e shumta të Barcelonës (Raphinha, Olmo, Lewandowski) dhe kritikoi zgjedhjen e Hansi Flick për qendërmbrojtësit: “Nuk e kuptoj pse luajti Eric. Araujo ka forcën fizike për ta ndjekur Vinicius dhe Mbappé. Ai do të kishte qenë ideal për atë ndeshje”.

  • Kroos mbron Vinicius, por i jep një këshillë: As mua nuk më pëlqente kur më zëvendësonin…

    Kroos mbron Vinicius, por i jep një këshillë: As mua nuk më pëlqente kur më zëvendësonin…

    28 Tetor 2025

    10:53

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos, i cili e njeh mirë Vinicius, ka folur në podcastin e tij për “El Clásico” e fundit dhe reagimin e brazilianite kur Xabi Alonso e zëvendësoi me Rodrygo: “Kur bën një ndeshje të jashtëzakonshme, nuk mund të jesh i kënaqur me zëvendësimin. As mua nuk më pëlqente të zëvendësohesha, por për të qenë korrekt, kurrë nuk jam larguar menjëherë në dhomën e zhveshjes”.
    Ish-Mesfushori thekson se emocionet e Vinicius i kupton vetëm vetë lojtari: “Askush nga jashtë, edhe pse mund të gjykojë, nuk mund ta kuptojë atë që ndjen një lojtar para 80.000 spektatorëve me rezultatin 2-1. Shumë prej atyre që gjykojnë, thjesht nuk mund të vihen në vendin e tij”.
    Kroos i jep edhe një këshillë: “Me qetësi, ndoshta do të mendojë se mund të mbajë pak më shumë inatin. Mund ta kuptoj, por nuk duket sjellje ideale. Megjithatë, kjo është një situatë emocionale e jashtëzakonshme”. Gjermani iu drejtua edhe tifozëve të Real Madridit: “Nuk duhet t’ia merrni gjithçka kaq seriozisht. Trajnerët, veçanërisht ata që kanë qenë lojtarë, nuk e bëjnë gjithmonë”.

  • Toni Kroos paralajmëron Flick dhe Barcelonën: Nëse je i lodhur dhe nuk ndryshon stil loje…

    Toni Kroos paralajmëron Flick dhe Barcelonën: Nëse je i lodhur dhe nuk ndryshon stil loje…

    7 Tetor 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos, ish-mesfushori i Real Madridit, i cili u tërhoq nga futbolli verën 2024, komentoi situatën e Barcelonës në podcastin “Einfach mal Luppen”. Gjermani theksoi se “Barça ka një nga stilet më tërheqëse të lojës në Europë, por rrezikon shumë”: “Në një ditë të keqe të Pedri, Lamine Yamal ose Raphinha, çdo skuadër mund t’i bëjë dëm dhe ta eliminojë nga Champions-i”.
    Ish-mesfushori kujtoi edhe humbjen ndaj Interit në gjysmëfinale, sezonin e kaluar, dhe paralajmëroi se këtë vit Barcelona mund të hasë përsëri në rivalë të fortë në çdo fazë të Champions-it: “Në La Liga nuk mendoj se do t’i ndodhë befasia, sepse është shumë dominuese”.
    Një problem kryesor, sipas Kroos, është lodhja në minutat e fundit: “Nga minuta e 75-të ndjehet se të gjithë janë më të lodhur, por nuk e ndryshojnë stilin e lojës për t’i mbyllur hapësirat. Nëse je i lodhur dhe nuk ndryshon stilin e lojës, bëhet shumë evidente sa i ekspozuar je ndaj rrezikut”. Kroos e përmbyll analizën e tij duke nënvizuar rëndësinë e adaptimit gjatë ndeshjeve për të shmangur dështimet në nivele të larta.
     

  • Real Madrid gjen “Toni Kroos i ri”, vetëm se kushton mbi 120 milionë euro

    Real Madrid gjen “Toni Kroos i ri”, vetëm se kushton mbi 120 milionë euro

    3 Tetor 2025

    17:47

    Telesport

    Ky është sezoni i dytë që Real Madrid po luan pa Toni Kroos, i tërhequr tashmë nga futbolli dhe mungesa e gjermanit vazhdon të ndihet shumë. “Los Blancos” janë në kërkim të një organizatori të pastër dhe emri më i preferuar nga Xabi Alonso është ai i Enzo Fernandez.
    Argjentinasi shihet si profili i duhur që mund të bëjë në fushë atë që bënte Toni Kroos. Fernandez është një lojtar shumë i rëndësishëm për Chelsea-n, por një klubi si Real Madrid është pak e vështirë t’i thuhet “jo”.
    Transferimi i Enzo Fernandez nuk do të jetë aspak i lehtë për Real Madridin. Shifra minimale që mund të kushtojë një lëvizje e tillë është 120 milionë euro. Nuk përjashtohet as mundësia që në marrëveshjen mes klubeve të përfshihet dhe ndonjë lojtar madrilen si Rodrygo apo Camavinga.

  • Transformimi i pabesueshëm i Arda Güler, që vetëm Toni Kroos dinte ta shihte në kohë

    Transformimi i pabesueshëm i Arda Güler, që vetëm Toni Kroos dinte ta shihte në kohë

    3 Tetor 2025

    10:20

    Alfred Lleshi

    Arda Güler foli për herë të parë publikisht që prej prezantimit te Real Madridi: “Tani, nuk e di, unë vetëm dua të luaj. Xabi më kërkon të marr pjesë më shumë në lojë, të drejtoj dhe të përmirësoj ekipin. Ende ka shumë Arda për t’u parë te Real Madridi. Tani jam më i lumtur”. Pas dy vitesh pritjeje dhe pengesash gjuhësore, ai u shfaq me buzëqeshje dhe një rol të ri.
    Ndryshimi erdhi me Xabi Alonson, i cili besoi tek talenti i turkut dhe i dha kohë e hapësirë, diçka që nuk ndodhi me Ancelottin. Edhe pse trajneri italian fliste për një sezon të rëndësishëm pas “Euro 2024” dhe përgatitjes së fortë fizike, Güler mbeti në stol mes dëmtimeve dhe një sistemi loje që nuk përshtatej me stilin e tij.
    Toni Kroos e kishte parashikuar: “Është një nga ato talente që duan të mësojnë, kërkon këshilla, nuk kënaqet kurrë”. Sot, 20-vjeçari ka shënuar 4 gola, ka dhënë 6 asistime, ka krijuar 31 raste (8 raste të mëdha) në 15 ndeshje (13 titullar). Xabi e ka transformuar nga “artist i lirë” në organizator me përgjegjësi mbrojtëse. “Ka shumë cilësi, është i veçantë, ne luajmë më mirë me të, por duhet të vazhdojë ta zhvillojë lojën e tij”, – tha trajneri.