Tag: kroatë

  • Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi

    Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë.

    Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.

    “Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin. Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MVEP-it.

    Në çdo moment, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme apo urgjence jashtë orarit zyrtar, shtetasit kroatë kanë të drejtë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë përmes numrit emergjent të telefonit: 0038163485757.

    “Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit është përgjegjësi personale e secilit individ. Rekomandimet dhe paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, janë të natyrës këshilluese”, thuhet në njoftim.

    Në Serbi, ditëve të fundit janë organizuar bllokada rrugësh si përgjigje ndaj thirrjes së studentëve për “mosbindje civile”, pas protestës së madhe të mbajtur më 28 qershor, në të cilën u kërkua shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

    Policia ndërhyri duke larguar bllokadat dhe arrestuar pjesëmarrësit, pas së cilës gjë partitë opozitare dhe studentët akuzuan autoritetet për përdorim “brutal” të forcës. Para përshkallëzimit të tensioneve në Serbi, autoritetet kishin dëbuar artistë dhe qytetarë nga vendet fqinje që kishin shprehur mbështetje për protestat në Serbi./ REL

  • Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!

    Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!

    Kosova E Enjte, 3 Korrik 2025 14:52

  • Investimet në hotelet kroate po japin fryte

    Investimet në hotelet kroate po japin fryte

    Në Kroaci po bëhen gjithnjë e më shumë investime në sektorin e hotelerisë. Këto investime po japin fryte.Siç shkruan Katarina Kusec/Poslovni Dnevnik, koha e duhur për të folur për turizmin dhe përmirësimet që mund të bëhen, është në prag të sezonit veror. Shoqata Kroate e Turizmit mati efektet ekonomike të investimeve në hotelet dhe kampingjet kroate dhe propozoi masa për t’i nxitur ato më tej. Për këtë qëllim, është kryer hulumtimi në një kampion prej 20 investimesh në hotelet dhe kampingjet kroate, nga gjashtë kompani vendase. Ato kanë një vlerë të përgjithshme prej 570 milionë eurosh dhe u realizuan në periudhën 2016-2025.Investimet në hotelet kroate kanë përfitime të mëdha të drejtpërdrejta dhe të tërthortaKëto investime krijuan vlerë të re të shtuar në vetëm tetë vjet. Në 12 vjet, ato do t’i sjellin shtetit vlerën e plotë të investimit nëpërmjet kontributeve dhe taksave fiskale dhe parafiskale. Investimet në hotelet dhe kampingjet kroate sjellin shumë lloj përfitimesh ekonomike. Nëse do të flisnim për shifra konkrete, pas investimit, të ardhurat direkte dhe indirekte nga turizmi u rritën me 319.75 milionë euro në bazë vjetore. Kjo mundësoi punësimin e rreth 1500 personave.Studimi arriti në përfundimin se për çdo milion euro të investuara në kapacitetet e hotelerisë dhe kampingjet kroate, mund të pritet një rritje vjetore e të ardhurave nga turizmi prej 560.6 mijë eurosh. Është e rëndësishme të theksohet se po rriten edhe të ardhurat jashtë komplekseve, pra shpenzimet në vend në përgjithësi. Prandaj, investimet nuk janë diçka për t’u shmangur, por përkundrazi, duhen nxitur vazhdimisht.Si një vend që mbështetet shumë te turizmi, Kroacia ka në dispozicion një sërë masash për të nxitur turizmin dhe investimet. Por, a janë ato të mjaftueshme? Akomodimi në hotele në të gjithë Kroacinë përbën vetëm 9.5% të totalit të kapaciteteve akomoduese. Kjo është shumë herë më pak se në të gjitha vendet e Mesdheut. Për të përmirësuar sistemin, u krye edhe një analizë e konkurrencës së vendeve të tjera, disa prej të cilave ishin mesdhetare. Analiza e kryer nga Horëath HTL përfshinte Austrinë, Malin e Zi, Maltën, Italinë, Greqinë, Serbinë, Shqipërinë, Hungarinë dhe Portugalinë.Nevojitet një qasje më logjike“Pa veprimtari dhe masa konkrete nuk do të ndodhë ndryshimi i dëshiruar në kapacitetet e akomodimit të Kroacisë, ose do të ndodhë shumë ngadalë. Është folur shpesh për çmimet e larta, por më 15 gusht të vitit të kaluar, hotelet me pesë yje të Kroacisë ishin pothuajse plotësisht të rezervuara dhe kampingjet ishin rreth 100% plot. Çmimet nuk janë një problem dhe tregu duket se i pranon.Hotelet luksoze të mbushura gjatë pikut të sezonit veror dëshmojnë se çmimet janë të pranueshme për njerëzit, të cilëve u drejtohet kjo ofertë. Prandaj duhet të vazhdojmë të investojmë dhe të zhvillojmë, por vetëm aty ku ka një logjikë për të krijuar vlerë më të madhe të shtuar”, thotë Ostojić. Më pas ai këshilloi disa mjete me të cilat Kroacia mund të nxisë investimet në hotele dhe t’i sjellë atyre më shumë vlerë të shtuar.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Igli Tare zbarkoi në grumbullimin e kombëtares kroate, Allegri telefonoi Ancelottin…

    Igli Tare zbarkoi në grumbullimin e kombëtares kroate, Allegri telefonoi Ancelottin…

    4 Qershor 2025

    8:46

    Alfred Lleshi

    Luka Modric është gjithnjë e më afër Milanit. Ylli kroat, i cili ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, mund të zbarkojë në kampionatin Italian duke sjellë përvojën dhe mbi të gjitha cilësitë e tij të jashtëzakonshme. Ky “operacion” është dëshiruar fort nga drejtori i ri sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, i etur për ta rikthyer skuadrën në majat e futbollit, pas një sezoni mjaft zhgënjyes. Madje drejtuesi shqiptar ka shkuar deri në grumbullimin e kombëtares kroate për ta bindur lojtarin 39-vjeçar që ta pranojë ofertën.
    Pak detaje për kontratënPër momentin, për shkak edhe të moshës së lojtarit, pritet që t’i ofrohet vetëm kontratë 1-vjeçare. Sa i përket pagës, ende nuk ka informacion zyrtar, por besohet se bëhet fjalë për 3 deri në 3.5 milionë euro në sezon. Me kalimin e ditëve, ndërsa marrëveshja konkretizohet, do të dalin edhe më shumë detaje rreth përfitimeve të tij.
    Telefonata me AncelottinNjë operacion i rëndësishëm, një goditje merkatoje nga drejtuesit e rinj. Shenjë që diçka po ndryshon brenda kuqezinjve. Siç raporton sot “Gazzetta dello Sport”, ditët e fundit Massimiliano Allegri i ka telefonuar Carlo Ancelottit për të marrë informacione mbi gjendjen fizike të Modric. Në ditët në vijim gjithçka pritet të mbyllet dhe Luka Modric mund të zbarkojë më në fund në Itali.

  • Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Analiza e REL: Drama njerëzore në mes të tensioneve politike

    Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Analiza e REL: Drama njerëzore në mes të tensioneve politike

    “Rrezik për sigurinë e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë me të cilin shtetasit kroat Nikolla Francetiç i është anuluar leja e qëndrimit në Serbi.

    Në Beograd, siç ka deklaruar ai për gazetën kroate Jutarnji list, “kishte qenë për shtatë vjet, kishte punuar, kishte krijuar miq” dhe “asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem”.

    “Pastaj mora një thirrje nga policia, nga drejtoria për të huajt”, tha ai më 21 prill.

    Në vendimin që e ka marrë nga MPB-ja e Serbisë, nuk është shpjeguar se në çfarë mënyre ai përbën rrezik për sigurinë e Serbisë.

    “Unë nuk jam person me interes, nuk kam vepruar politikisht, problemet e mia profesionale dhe private janë si te çdokush tjetër. Pas dëbimit tim qëndron politika, sepse asgjë tjetër nuk ka kuptim”, vlerësoi Francetiç.

    Në opinionin publik është shpërfaqur edhe rasti i Arien Stojanoviç-Ivkoviç, e cila jeton në Serbi prej 12 vjetësh dhe ka familje në këtë shtet. Sipas avokatit të saj, ajo aktualisht është në pritje të vendimit të gjykatës administrative lidhur me kërkesën e paraqitur për të shtyrë zbatimin e vendimit për anulimin e lejes së qëndrimit në Serbi.

    Ambasadori i Kroacisë në Serbi për REL: Dëbimet kanë një dimension politik

    Sipas të dhënave nga Ambasada e Kroacisë në Serbi, Francetiç dhe Stojanoviç-Ivkoviç janë mes gati 20 shtetasve kroatë që në tre-katër muajt e fundit kanë marrë vendim për dëbim nga Serbia.

    “Shumica e tyre jetojnë në Serbi prej dhjetë vjetësh, kanë krijuar familje këtu, janë të stabilizuar në punë, kanë blerë banesa … kështu që pas të gjitha këtyre vendimeve burokratike fshihen një sërë dramash njerëzore”, tha për Radion Evropa e Lirë, ambasadori i Kroacisë në Serbi, Hidajet Bishçeviç.

    Në një përgjigje me shkrim dërguar REL-it, Bishçeviç vlerësoi se dëbimin e shtetasve kroatë kanë një dimension politik.

    Si argument për këtë, Bishçeviç përmendi se në vendimet për anulimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit kroatë “nuk shpjegohet apo argumentohet në asnjë mënyrë” se si këta shtetas përbëjnë “rrezik për sigurinë” e Serbisë.

    “Për motivet e këtij trendi shqetësues mund të hamendësojmë… ndoshta, para së gjithash, në kontekstin e situatës aktuale politike dhe shoqërore në Serbi, apo edhe për shkak të insinuatave të shprehura publikisht se Kroacia po i nxit protestat studentore apo dëshiron të destabilizojë Serbinë”, tha ambasadori Bishçeviç.

    Dëbimi i shtetasve kroatë po ndodh në kohën kur në Serbi po mbahen protesta masive, të udhëhequra nga studentët, të cilët tash e katër muaj kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete në mbarë vendin.

    Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, disa herë kanë përsëritur akuzat, pa ofruar prova, se pas bllokadave studentore qëndron Kroacia – akuza që janë mohuar me vendosmëri nga zyrtarët kroatë.

    Deklaratat e zyrtarëve serbë për përfshirjen e pretenduar të Kroacisë në bllokadat dhe protestat në Serbi i kanë hedhur poshtë edhe vetë studentët protestues, të cilët kanë theksuar në komunikata zyrtare se protestat organizohen për të realizuar kërkesat e tyre studentore. Ndër kërkesat kryesore është ajo për të përcaktuar përgjegjësinë për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

    Asnjë institucion zyrtar i sigurisë në Serbi deri tani nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë që të mbështesë pretendimet se ka dyshime të bazuara që Kroacia qëndron prapa bllokadave studentore në Serbi.

    S’ka shpjegim nga autoritetet në Serbi, pritet përgjigjja nga Brukseli

    MPB e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa shtetas kroatë kanë marrë vendimin për anulimin e lejes së qëndrimit në Serbi që nga fillimi i vitit dhe çfarë arsyetimi është dhënë në këto vendime.

    As Kroacia nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje nga autoritetet serbe. Ambasadori i Kroacisë në Beograd, Hidajet Bishçeviç, tha për REL-in se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk ka reaguar ndaj notës diplomatike, përmes së cilës autoritetet kroate kanë kërkuar sqarim për dëbimin e shtetasve kroatë.

    Bishçeviç tha se Kroacia – e cila është anëtare e Bashkimit Evropian – po pret një përgjigje edhe nga Brukseli, i cili është informuar për këtë çështje.

    BE-ja ka shprehur shqetësim lidhur me dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia.

    “Po e ndjekim situatën dhe nuk do të hezitojmë që shqetësimet tona t’ua përcjellim autoriteteve të Serbisë, në nivelin më të lartë, nëse është e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, më 11 prill, në përgjigje ndaj një pyetjeje të bërë nga një gazetar kroat në Bruksel.

    Fushata e shënjestrimit të shtetasve kroatë në Serbi

    Sofija Todoroviç, drejtoreshë e organizatës joqeveritare Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi për REL-in se shtetasit kroatë janë shënjestruar në Serbi për muaj me radhë, gjë që sipas saj përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Po e shohim sërish atë histerinë antikroate, e cila është e pranishme kudo – në media, portale, televizione kombëtare – dhe kjo duket se nuk shqetëson askënd”, tha Todoroviç.

    Në një raport të publikuar në mes të marsit, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut ka evidentuar të gjitha veprimet problematike, me synimin për të vënë në dukje një “fushatë sistematike disa javore të dezinformatave dhe shpifjeve nga zyrtarët serbë dhe mediave proqeveritare” që nga dhjetori 2024 deri në mars 2025, fushatë që kishte në shënjestër shtetasit kroatë – përfshirë edhe qytetarë e Serbisë, që kanë shtetësi kroate.

    “Në esencë, nuk ekziston ndonjë lidhje reale mes asaj që po ndodh sot në Serbi dhe Kroaci. Kjo lidhje po ndërtohet në mënyrë artificiale përmes këtij lloji të shtypjes ndaj shtetasve kroatë”, përfundoi Todoroviç.

    “Goditje ndaj sigurisë së njerëzve dhe përkeqësim i marrëdhënieve me BE-në”

    Për Maja Stojanoviçin, drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare Nismat Qytetare, veprimi i autoriteteve në Serbi përbën një “goditje ndaj sigurisë themelore të njerëzve, ndaj jetës së tyre dhe mundësisë për të planifikuar të ardhmen e tyre”.

    “Kjo vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë situatën në rajon, marrëdhënie që tashmë prej vitesh janë të prishura për shkak të politikës zyrtare të Beogradit”, vlerësoi Stojanoviç.

    Përpjekjen e autoriteteve serbe për të paraqitur protestat në Serbi si një “revolucion shumëngjyrësh” dhe për t’i lidhur ato me Kroacinë, Stojanoviç i sheh si “propagandë të brendshme” të Serbisë.

    “E konsideroj si më të rrezikshmen pikërisht atë që e kemi parë edhe në vitet ’90, kur kjo propagandë e brendshme serbe filloi të përhapet në gjithë rajonin, dhe kjo mund të ketë pasoja shumë më të mëdha”, paralajmëroi ajo.

    Ajo shtoi se rastet e dëbimeve të shtetasve kroatë mund të çojnë jo vetëm në përkeqësim të marrëdhënieve me Kroacinë, por edhe me BE-në, anëtare e të cilës është Kroacia.

    “Më shqetëson fakti që nuk kemi një reagim zyrtar apo më të ashpër nga vetë Bashkimi Evropian. Një vend që mohon lejen e qëndrimit pa asnjë arsye apo arsyetim zyrtar ndaj shtetasve të BE-së, nuk mund të presë të anëtarësohet në BE”, tha Maja Stojanoviç.

    Serbia e ka nisur procesin e negociatave me BE-në në vitin 2014. Megjithatë, në tre vjetët e fundit, nuk ka hapur asnjë kapitull negociues.

    Ambasadori kroat: Dëbimet do t’i përkeqësojnë më shumë raportet mes dy vendeve

    Beogradi dhe Zagrebi zyrtar kanë këmbyer akuza dhe retorikë të ashpër në disa raste gjatë viteve të fundit, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në një trajektore në rënie.

    Ambasadori i Kroacisë në Serbi, Hidajet Bishçeviç, vlerësoi se dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia mund të rëndojë edhe më shumë këto marrëdhënie.

    “Është e pamundur të shmangen pasojat negative, sidomos mes qytetarëve, sepse krijohet një atmosferë mosbesimi – njerëzit pyesin veten nëse mund të udhëtojnë në Serbi, çfarë duhet të bëjnë”, tha ai.

    Bishçeviç shtoi se në një atmosferë të tillë “është më e vështirë të pritet ndonjë përparim serioz” në raportet Kroaci–Serbi.

    “Edhe pse disa muaj më parë ishim pajtuar për mënyrën dhe renditjen e trajtimit të çështjeve të hapura. Fatkeqësisht, në vend të vullnetit politik, kemi përfunduar me këto dëbime, të cilat – do të guxoja të thosha – kanë një dimension politik”, përfundoi ai./REL/

  • Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Drama njerëzore në mes të tensioneve politike

    Dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia/ Drama njerëzore në mes të tensioneve politike

    “Rrezik për sigurinë e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë me të cilin shtetasit kroat Nikolla Francetiq i është anuluar leja e qëndrimit në Serbi.
    Në Beograd, siç ka deklaruar ai për gazetën kroate Jutarnji list, “kishte qenë për shtatë vjet, kishte punuar, kishte krijuar miq” dhe “asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem”.
    “Pastaj mora një thirrje nga policia, nga drejtoria për të huajt”, tha ai më 21 prill.
    Në vendimin që e ka marrë nga MPB-ja e Serbisë, nuk është shpjeguar se në çfarë mënyre ai përbën rrezik për sigurinë e Serbisë.
    “Unë nuk jam person me interes, nuk kam vepruar politikisht, problemet e mia profesionale dhe private janë si te çdokush tjetër. Pas dëbimit tim qëndron politika, sepse asgjë tjetër nuk ka kuptim”, vlerësoi Francetiq.
     
    Në opinionin publik është shpërfaqur edhe rasti i Arien Stojanoviq-Ivkoviq, e cila jeton në Serbi prej 12 vjetësh dhe ka familje në këtë shtet. Sipas avokatit të saj, ajo aktualisht është në pritje të vendimit të gjykatës administrative lidhur me kërkesën e paraqitur për të shtyrë zbatimin e vendimit për anulimin e lejes së qëndrimit në Serbi.
    Ambasadori i Kroacisë në Serbi për REL: Dëbimet kanë një dimension politikSipas të dhënave nga Ambasada e Kroacisë në Serbi, Francetiq dhe Stojanoviq-Ivkoviq janë mes gati 20 shtetasve kroatë që në tre-katër muajt e fundit kanë marrë vendim për dëbim nga Serbia.
    “Shumica e tyre jetojnë në Serbi prej dhjetë vjetësh, kanë krijuar familje këtu, janë të stabilizuar në punë, kanë blerë banesa … kështu që pas të gjitha këtyre vendimeve burokratike fshihen një sërë dramash njerëzore”, tha për Radion Evropa e Lirë, ambasadori i Kroacisë në Serbi, Hidajet Bishçeviq.
    Në një përgjigje me shkrim dërguar REL-it, Bishçeviq vlerësoi se dëbimin e shtetasve kroatë kanë një dimension politik.
    Si argument për këtë, Bishçeviq përmendi se në vendimet për anulimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit kroatë “nuk shpjegohet apo argumentohet në asnjë mënyrë” se si këta shtetas përbëjnë “rrezik për sigurinë” e Serbisë.
    “Për motivet e këtij trendi shqetësues mund të hamendësojmë… ndoshta, para së gjithash, në kontekstin e situatës aktuale politike dhe shoqërore në Serbi, apo edhe për shkak të insinuatave të shprehura publikisht se Kroacia po i nxit protestat studentore apo dëshiron të destabilizojë Serbinë”, tha ambasadori Bishçeviq.
    Dëbimi i shtetasve kroatë po ndodh në kohën kur në Serbi po mbahen protesta masive, të udhëhequra nga studentët, të cilët tash e katër muaj kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete në mbarë vendin.
    Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa herë kanë përsëritur akuzat, pa ofruar prova, se pas bllokadave studentore qëndron Kroacia – akuza që janë mohuar me vendosmëri nga zyrtarët kroatë.
    Deklaratat e zyrtarëve serbë për përfshirjen e pretenduar të Kroacisë në bllokadat dhe protestat në Serbi i kanë hedhur poshtë edhe vetë studentët protestues, të cilët kanë theksuar në komunikata zyrtare se protestat organizohen për të realizuar kërkesat e tyre studentore. Ndër kërkesat kryesore është ajo për të përcaktuar përgjegjësinë për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
    Asnjë institucion zyrtar i sigurisë në Serbi deri tani nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë që të mbështesë pretendimet se ka dyshime të bazuara që Kroacia qëndron prapa bllokadave studentore në Serbi.
    S’ka shpjegim nga autoritetet në Serbi, pritet përgjigjja nga BrukseliMPB e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa shtetas kroatë kanë marrë vendimin për anulimin e lejes së qëndrimit në Serbi që nga fillimi i vitit dhe çfarë arsyetimi është dhënë në këto vendime.
    As Kroacia nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje nga autoritetet serbe. Ambasadori i Kroacisë në Beograd, Hidajet Bishçeviq, tha për REL-in se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk ka reaguar ndaj notës diplomatike, përmes së cilës autoritetet kroate kanë kërkuar sqarim për dëbimin e shtetasve kroatë.
    Bishçeviq tha se Kroacia – e cila është anëtare e Bashkimit Evropian – po pret një përgjigje edhe nga Brukseli, i cili është informuar për këtë çështje.
    BE-ja ka shprehur shqetësim lidhur me dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia.
    “Po e ndjekim situatën dhe nuk do të hezitojmë që shqetësimet tona t’ua përcjellim autoriteteve të Serbisë, në nivelin më të lartë, nëse është e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, më 11 prill, në përgjigje ndaj një pyetjeje të bërë nga një gazetar kroat në Bruksel.
    Fushata e shënjestrimit të shtetasve kroatë në SerbiSofija Todoroviq, drejtoreshë e organizatës joqeveritare Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi për REL-in se shtetasit kroatë janë shënjestruar në Serbi për muaj me radhë, gjë që sipas saj përbën shkelje të të drejtave të njeriut.“Po e shohim sërish atë histerinë antikroate, e cila është e pranishme kudo – në media, portale, televizione kombëtare – dhe kjo duket se nuk shqetëson askënd”, tha Todoroviq.
    Në një raport të publikuar në mes të marsit, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut ka evidentuar të gjitha veprimet problematike, me synimin për të vënë në dukje një “fushatë sistematike disa javore të dezinformatave dhe shpifjeve nga zyrtarët serbë dhe mediave proqeveritare” që nga dhjetori 2024 deri në mars 2025, fushatë që kishte në shënjestër shtetasit kroatë – përfshirë edhe qytetarë e Serbisë, që kanë shtetësi kroate.
    “Në esencë, nuk ekziston ndonjë lidhje reale mes asaj që po ndodh sot në Serbi dhe Kroaci. Kjo lidhje po ndërtohet në mënyrë artificiale përmes këtij lloji të shtypjes ndaj shtetasve kroatë”, përfundoi Todoroviq.
    “Goditje ndaj sigurisë së njerëzve dhe përkeqësim i marrëdhënieve me BE-në”Për Maja Stojanoviqin, drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare Nismat Qytetare, veprimi i autoriteteve në Serbi përbën një “goditje ndaj sigurisë themelore të njerëzve, ndaj jetës së tyre dhe mundësisë për të planifikuar të ardhmen e tyre”.
    “Kjo vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë situatën në rajon, marrëdhënie që tashmë prej vitesh janë të prishura për shkak të politikës zyrtare të Beogradit”, vlerësoi Stojanoviq.
    Përpjekjen e autoriteteve serbe për të paraqitur protestat në Serbi si një “revolucion shumëngjyrësh” dhe për t’i lidhur ato me Kroacinë, Stojanoviq i sheh si “propagandë të brendshme” të Serbisë.
    “E konsideroj si më të rrezikshmen pikërisht atë që e kemi parë edhe në vitet ’90, kur kjo propagandë e brendshme serbe filloi të përhapet në gjithë rajonin, dhe kjo mund të ketë pasoja shumë më të mëdha”, paralajmëroi ajo.
    Ajo shtoi se rastet e dëbimeve të shtetasve kroatë mund të çojnë jo vetëm në përkeqësim të marrëdhënieve me Kroacinë, por edhe me BE-në, anëtare e të cilës është Kroacia.
    “Më shqetëson fakti që nuk kemi një reagim zyrtar apo më të ashpër nga vetë Bashkimi Evropian. Një vend që mohon lejen e qëndrimit pa asnjë arsye apo arsyetim zyrtar ndaj shtetasve të BE-së, nuk mund të presë të anëtarësohet në BE”, tha Maja Stojanoviq.
    Serbia e ka nisur procesin e negociatave me BE-në në vitin 2014. Megjithatë, në tre vjetët e fundit, nuk ka hapur asnjë kapitull negociues.
    Ambasadori kroat: Dëbimet do t’i përkeqësojnë më shumë raportet mes dy vendeveBeogradi dhe Zagrebi zyrtar kanë këmbyer akuza dhe retorikë të ashpër në disa raste gjatë viteve të fundit, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në një trajektore në rënie.
    Ambasadori i Kroacisë në Serbi, Hidajet Bishçeviq, vlerësoi se dëbimi i shtetasve kroatë nga Serbia mund të rëndojë edhe më shumë këto marrëdhënie.
    “Është e pamundur të shmangen pasojat negative, sidomos mes qytetarëve, sepse krijohet një atmosferë mosbesimi – njerëzit pyesin veten nëse mund të udhëtojnë në Serbi, çfarë duhet të bëjnë”, tha ai.
    Bishçeviq shtoi se në një atmosferë të tillë “është më e vështirë të pritet ndonjë përparim serioz” në raportet Kroaci–Serbi.
    “Edhe pse disa muaj më parë ishim pajtuar për mënyrën dhe renditjen e trajtimit të çështjeve të hapura. Fatkeqësisht, në vend të vullnetit politik, kemi përfunduar me këto dëbime, të cilat – do të guxoja të thosha – kanë një dimension politik”, përfundoi ai./REL

  • Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori i Kroacisë

    Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori i Kroacisë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Kroaci.

    Ish-mesfushori i njohur Nikola Pokrivac ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në vendlindjen e tij, ka konfirmuar Federata Kroate e Futbollit.
    Pokrivac ishte vetëm 39 vjeç dhe kishte një karrierë të spikatur, duke luajtur për ekipe si Dinamo Zagreb, AS Monaco dhe Red Bull Salzburg.
    Ai ka përfaqësuar kombëtaren kroate në 15 ndeshje ndërmjet viteve 2008-2010 dhe ishte pjesë e formacionit që mori pjesë në Euro 2008.
    Në vitin 2015, ai u diagnostikua me limfomën Hodgkin, një sëmundje që e detyroi të largohej nga futbolli profesionist.
    Megjithatë, ai nuk hoqi dorë nga pasioni i tij dhe në vitin 2021 u rikthye në futbollin amator, duke iu bashkuar skuadrës NK Vojnic verën e kaluar.
    Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje në Karlovac, në qendër të Kroacisë. Pokrivac ndodhej në një automjet së bashku me tre bashkëlojtarë të tij nga NK Vojnic, kur u përfshinë në një përplasje me katër makina. Përveç Pokrivac, humbi jetën edhe një person tjetër 42-vjeçar, ndërsa pasagjerët e tjerë u dërguan në spital me plagë të rënda.
    “Nikola ishte një futbollist i shkëlqyer, i cili e jetoi futbollin deri në momentin e fundit të jetës së tij. Ai tregoi guxim të madh duke mposhtur një sëmundje të tmerrshme. Kjo është një humbje e madhe për komunitetin tonë futbollistik dhe veçanërisht e dhimbshme për familjen e tij”, u shpreh presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustic.
    Pokrivac, përveç sukseseve në klube të njohura, ka qenë pjesë e përballjeve kundër Anglisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2010.
    “Është e pamundur të gjesh fjalë ngushëllimi në një moment kaq tronditës dhe të dhimbshëm, kur kemi humbur një jetë të re”, shtoi Kustic. “Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Nikolas dhe të afërmit e tij. Federata dhe familja e futbollit kroat do të jenë pranë tyre në këto momente të vështira.”

    Top Channel

  • Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori

    Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori

  • Serbia dëbon 3 shtetas kroatë nga vendi, reagon ashpër kryeministri Pllenkoviç: Duam sqarime!

    Serbia dëbon 3 shtetas kroatë nga vendi, reagon ashpër kryeministri Pllenkoviç: Duam sqarime!

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, ka dënuar dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia dhe ka kërkuar sqarim nga autoritetet në Beograd.
    “Dëbimi i qytetarëve kroatë nga Serbia është një praktikë e papranueshme që duhet të dënohet, me insinuatën se qytetarët tanë po ndërhynin në çështjet e brendshme të Serbisë, gjë që nuk qëndron”, tha Pllenkoviç gjatë një mbledhjeje të Qeverisë kroate më 10 prill.
    Ai tha se Kroacia kërkon “sqarim nga autoritetet në Serbi” dhe shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme i ka dërguar Beogradit një notë proteste për këtë çështje.
    Pllenkoviç tha se partnerët e Kroacisë në Bashkimin Evropian janë informuar për këtë situatë.
    Shtetases kroate, Arien Stojanoviç-Ivkoviç, që ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ka punuar dhe është martuar e ka krijuar familje në Serbi, i është mohuar qëndrimi nga autoritetet serbe pas 12 vjetësh jetese në Beograd. Ajo është dëbuar nga Serbia dhe i është ndaluar që të hyjë në këtë shtet për një vit.
    Më 8 prill, policia ia dorëzojë vendimin për heqjen e lejes – që ishte miratuar më herët – të qëndrimit në Serbi dhe ndalesës për hyrje në këtë shtet.
    Shkaqet e këtij vendimi nuk u bënë publike, por Stojanoviç-Ivkoviç tha se kjo mund të jetë për shkak të mbështetjes së saj për studentët, të cilët kanë protestuar në Serbi për muaj të tërë.
    Ambasadori kroat në Serbi, Hidajet Bishçeviç, u tha mediave në Serbi se në tre ditët e fundit ka pranuar informacione lidhur me dëbimin e tre shtetasve kroatë nga Serbia, përfshirë kreun e Dhomës kroate të Tregtisë.
    Dëbimet e fundit janë pjesë e një serie të dëbimeve të shtetasve kroatë nga Serbia. Nën pretekstin se paraqesnin kërcënim të sigurisë, në janar të vitit 2025, pjesëmarrës në një punëtori të organizuar nga Fondacioni Erste në Beograd u dëbuan nga Serbia.
    Për më tepër, udhëheqja shtetërore serbe e ka akuzuar Kroacinë se përmes shërbimeve sekrete dhe protestave studentore po përpiqet të rrëzojë pushtetin në Serbi.
    Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fund të dhjetorit 2024, foli për ndikimin e agjencisë kroate të inteligjencës në sektorin joqeveritar në Serbi, duke thënë se e gjithë kjo mbështetet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga agjencitë perëndimore të inteligjencës, si nga Evropa ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara.
    Vuçiç nuk ka ofruar asnjë dëshmi për këto pretendime.
    Në Serbi, prej muajsh po mbahen protesta dhe bllokime fakultetesh, teksa studentët po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad./ REL