Tag: kroatë

  • Ish-ministrja kroate dënohet me burg për keqpërdorim të 1.3 mln eurove të BE-së dhe darka luksoze

    Ish-ministrja kroate dënohet me burg për keqpërdorim të 1.3 mln eurove të BE-së dhe darka luksoze

    Një ish-ministre kroate, e cila ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua dhe një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.

    Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.

    Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviç, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.

    Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.

    Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.

    Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.

    Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.

    Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm.

  • 2 të arrestuarit për spiunazh me Serbinë, Kryeministri kroat takon kreun e Inteligjencës

    2 të arrestuarit për spiunazh me Serbinë, Kryeministri kroat takon kreun e Inteligjencës

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake kroate, me të cilin ka biseduar për rastin e dy të arrestuarve për spiunazh për Serbinë.

    Gjatë gushtit, autoritetet kroate arrestuan një pilot të ushtrisë kroate dhe të dashurën e tij, një serbe nga Mitrovica e Veriut, të cilët dyshohen se i kanë dhënë informacione konfidenciale Listës Serbe.

    Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

    Pllenkoviç tha se vendi i tij po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

    “Jam takuar me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, gjeneralmajorin Ivan Turkal, sa i përket hetimit që po kryhet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura kroate dhe një personi tjetër nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të spiunazhit. Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kroacisë dhe institucione të tjera kompetente po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe sigurinë kombëtare”, shkroi Plenkoviç në X.

  • Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

    Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

    Ushtria Kroate ka prezantuar sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia në kazermat e Plesos.

    Sipas mediave kroate, këto janë gjashtë mjete ajrore pa pilot moderne, të armatosura, të cilat, përveç operacioneve luftarake, kanë zbatime të dobishme dhe efektive në mbikëqyrjen e kufijve, zjarrfikjen, zbulimin, etj.

    Siç theksohet më tej, këto sisteme përdoren në 37 vende të botës, përfshirë disa anëtarë të NATO-s.

    Kontrata për prokurimin e sistemit ajror pa pilot Bayraktar TB2 me vlerë rreth 67 milionë euro u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar.

    Mediat kroate theksojnë se përveç gjashtë mjeteve ajrore pa pilot të armatosura, paketa përfshin gjithashtu një qendër komande dhe kontrolli, një simulator stërvitjeje, stacione kontrolli tokësor, stacione të dhënash tokësore, një set fillestar të pjesëve rezervë duke përfshirë të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme për mirëmbajtje në nivel përdoruesi dhe armë vdekjeprurëse të shoqëruara.

  • U arrestua bashkë me të dashurin për spiunazh, Policia e Kosovës bastis shtëpinë e shtetases serbe

    U arrestua bashkë me të dashurin për spiunazh, Policia e Kosovës bastis shtëpinë e shtetases serbe

    Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e serbes A.M., që së bashku me të dashurin e saj, J.I, pjesëtar i forcave ajrore kroate, u arrestuan në Kroaci nën akuza për spiunazh për Serbinë.
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisjet u kryen më 27 gusht rreth orës 20:00, pas publikimit të informacioneve se A.M., ishte arrestuar në Kroaci.
    Elshani tha se menjëherë autoritetet kosovare kanë verifikuar adresën e të dyshuarës A.M., në Mitrovicë të Veriut.
    “Kemi gjetur lokacionin e shtëpisë, kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë dhe jemi larguar nga ai vend”, u shpreh Elshani.
    Sipas Elshanit, autoritetet e Kosovës janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.
    Më 28 gusht, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e paraburgimit.
    Sipas medias kroate, Index, J.I., që në Kosovë ka shërbyer në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.
    Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
    Transmetuesi publik kroat, HRT ka raportuar se sipas informacioneve joyzrtare A.M., dyshohet se për tre vjet ka mbledhur informacione konfidenciale nga partneri i saj, piloti kroat, i cili i kishte këto informacione për shkak të punës së tij si pjesëtar i kontigjentit kroat të KFOR-it.
    Këto informacione lidhen, për shembull, me lëvizjet dhe planet e KFOR-it.
    Ndërkaq, NATO-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se trajton me “seriozitet” pretendimet se piloti kroat ka zbuluar tek e dashura e tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri, si dhe të pjesëtarëve të këtij misioni.
    “Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, ka deklaruar më herët një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
    Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë. Por, ky institucion iu referua komunikatës së Prokurorisë së Qarkut në Split lidhur me paraburgosjen e të dyshuarve.
    Ndërkaq, mediat në Kroaci aluduan se në hetimet për këtë rast është përshirë edhe EUROPOL-i.
    Por, një zëdhënës i këtij institucioni ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci e Bashkimit Evropian për Zbatim të Ligjit nuk është përfshirë në hetimet për këtë rast.
    Pas publikimit të lajmeve për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me autoritetet kroate për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”.
    Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha më 28 gusht se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të./ REL

  • Çoviç: Nuk do të kandidoj për anëtarin kroat të Presidencës së BiH-së

    Çoviç: Nuk do të kandidoj për anëtarin kroat të Presidencës së BiH-së

    Presidenti i HDZ-së së BiH-së dhe i Asamblesë Kombëtare Kroate, Dragan Çoviç, deklaroi se nuk do të kandidojë për anëtarin kroat të Presidencës së BiH-së në zgjedhjet e ardhshme dhe shprehu pritjet e tij që boshnjakët do të ndalonin praktikën e mbivotimit të kroatëve. “Sigurisht që jo. As unë nuk isha atje herën e fundit; sigurisht që nuk duhet të ketë spekulime për këtë”, tha Çoviç në një intervistë me Radio Televizionin Herceg-Bosne të enjten, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse do të kandidonte për Presidencën e BiH në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.
    Çoviç ishte anëtar i Presidencës së BiH nga viti 2002 deri në vitin 2005, kur u shkarkua me vendim të Përfaqësuesit të Lartë të atëhershëm Paddy Ashdown, dhe e mbajti atë pozicion përsëri nga viti 2015 deri në vitin 2019. Zheljko Komshiç u zgjodh anëtar kroat i Presidencës së BiH në katër raste falë votave të boshnjakëve, të cilat partitë kroate i konsiderojnë të paligjshme. Kjo është arsyeja pse HDZ BiH dhe partitë e tjera kroate të mbledhura rreth Asamblesë Kombëtare Kroate të BiH po kërkojnë një ndryshim në Ligjin Zgjedhor për t’i dhënë fund kësaj praktike. “Ligji zgjedhor është duke pritur.
    Ai po pret momentin kur mjaftueshëm kolegë nga kombi boshnjak do të jenë të gatshëm të pranojnë se nuk është e drejtë që kroatët të zgjedhin një anëtar të Presidencës dhe që kjo të zgjidhet në një mënyrë praktike”, tha Çoviç. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis boshnjakëve dhe kroatëve me qëllim stabilizimin e marrëdhënieve në BiH. “Ne duhet të forcojmë partneritetin dhe të rivendosim një dimension të ri në bashkëpunimin midis boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë”, shtoi ai.

  • Policia bastis shtëpinë e të arrestuarës për spiunazh

    Policia bastis shtëpinë e të arrestuarës për spiunazh

    Kosova E Premte, 29 Gusht 2025 21:57
    Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e serbes A.M., që së bashku me të dashurin e saj, J.I, pjesëtar i forcave ajrore kroate, u arrestuan në Kroaci nën akuza për spiunazh për Serbinë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisjet u kryen më 27 gusht rreth orës 20:00, pas publikimit të informacioneve se A.M., ishte arrestuar në Kroaci. Elshani tha se menjëherë autoritetet kosovare kanë verifikuar adresën e të dyshuarës A.M., në Mitrovicë të Veriut. “Kemi gjetur lokacionin e shtëpisë, kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë dhe jemi larguar nga ai vend”, u shpreh Elshani.
    Sipas Elshanit, autoritetet e Kosovës janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast. Më 28 gusht, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e paraburgimit. Sipas medias kroate, Index, J.I., që në Kosovë ka shërbyer në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.

    Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ndërkaq, NATO-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se trajton me “seriozitet” pretendimet se piloti kroat ka zbuluar tek e dashura e tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri, si dhe të pjesëtarëve të këtij misioni. “Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, ka deklaruar më herët një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë. Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë. Por, ky institucion iu referua komunikatës së Prokurorisë së Qarkut në Split lidhur me paraburgosjen e të dyshuarve.
    Ndërkaq, mediat në Kroaci aluduan se në hetimet për këtë rast është përshirë edhe EUROPOL-i. Por, një zëdhënës i këtij institucioni ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci e Bashkimit Evropian për Zbatim të Ligjit nuk është përfshirë në hetimet për këtë rast. Pas publikimit të lajmeve për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me autoritetet kroate për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha më 28 gusht se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të. /REL/

  • Kroaci, eksportuesit kroatë paralajmërojnë për rritje të kostove

    Kroaci, eksportuesit kroatë paralajmërojnë për rritje të kostove

    Që prej 1 gushtit, një marrëveshje e re tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara vendos një tarifë importi 15% mbi mallrat europiane që hyjnë në tregun amerikan, duke shkaktuar reagime të forta nga bizneset dhe zyrtarët kroatë.Në Karlovac, prodhuesi lider HS Produkt, për të cilin eksportet në SHBA përfaqësojnë rreth 70% të prodhimit, kishte kohë që përgatitej. Më herët këtë vit, …

  • Mediat në Kroaci flasin për Ilir Dajën, elozhe edhe nga legjenda e Hajduk: E duan trajner të Shqipërisë

    Mediat në Kroaci flasin për Ilir Dajën, elozhe edhe nga legjenda e Hajduk: E duan trajner të Shqipërisë

    Mediat në Kroaci janë ndalur gjatë te shkrimet e mediave shqiptare për Ilir Dajën, veçanërisht në shkrimet e ardhura nga Sport Ekspres. “Njeriu që eleminoi Hajdukun është një hero në Shqipëri. Daja është specialist për ekipet e Kroacisë, shqiptarët e duan gjithashtu në stolin e Shqipërisë”, ishte titulli i hapur nga Sportske.Jutarnji.
    Nga ana tjetër, media tjetër kroate, Index.hr e hap shkrimin me titullin: “Shqiptarët e adhurojnë trajnerin e tyre. Hajduku hodhi në fushë edhe një lojtar të Milanit”. Në këto shkrime tregohet pasqyrimi i ndeshjes i bërë nga Sport Ekspres, ndërsa mediat kroate theksojnë faktin se Ilir Daja ka eleminuar më parë edhe Dinamo Zagrebin me Skënderbeun duke hyrë në fazën e grupeve të Europa League.
    Madje Ilir Daja e mundi Dinamo Zagrebin edhe me Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League, 2-0, ndërsa në transfertë humbi 3-0. Më pas mediat kroate tregojnë se në Shqipëri e duan Ilir Dajën që të jetë trajneri i Kombëtares. Kështu ata i pasqyrojnë edhe publikut të tyre se i mundi një trajner që në Shqipëri është kthyer në një model.
    Por jo vetëm kaq, një legjendë e Hajdukut, Vladimir Balic, i ka bërë elozhe të mëdha Ilir Dajës. Teksa ka bërë analizën e ndeshjes dhe humbjen e Hajdukut në mediat kroate, ai tha se merita i shkon trajnerit të Dinamos për atë kualifikim në Air Albania.
    “Të mbështesësh Hajdukun është si të shkosh te dentisti, e di që do të të dhembë, por të bëjnë një injeksion dhe me kalimin e kohës mpihesh. Dinamo City tregoi që në fillim se e kuptuan që e vetmja mënyrë që mund të ndiqnin për të kaluar ishte fanatizmi.?Që në fillim, cdo lojtar i Dinamos, vraponte me fanatizëm, ishin agresivë dhe luftarakë. Ata e hoqën topin shumë shpejt nga kundërshtari, gjë që trajneri i tyre, përmes disa analizave, padyshim e pa si çelësin për të fituar këtë ndeshje. Lojtarët ndoqën vazhdimisht idetë e tij dhe përfundimisht ia dolën mbanë. Ata ishin shumë mbresëlënës në vertikalizëm dhe shumë atletë, vraponin pafundësisht”, tha legjenda e Hajdukut, ish-portieri Balic duke vlerësuar akoma më shumë punën e bërë nga Ilir Daja. /Sport Ekspres/

  • Kalimi i Bernard Berishës te Dinamo merr jehonën edhe në Kroaci: Shqiptarët u forcuan para Hajdukut

    Kalimi i Bernard Berishës te Dinamo merr jehonën edhe në Kroaci: Shqiptarët u forcuan para Hajdukut

    Dinamo do të ketë një ndeshje finale kundër Hajduk Split, atje ku do të kërkojë kalimin për fazën e Play Off të Conference League. Misioni është shumë i vështirë duke ditur organikën që kanë në përbërje kroatët.
    Megjithatë gjithçka është e mundur dhe rezultati 2-1 mban ende në lojë shqiptarët për ndeshjen e kthimit. Media kroate, 24 sata.hr, i ka kushtuar një vëmendje të madhe përforcimit të Dinamos me Bernard Berishën.
    Berisha është rikthyer në krah të Dajës, një trajner që ia di mirë të gjitha cilësitë këtij futbollisti. “33-vjeçari njihet për shpejtësinë e tij, teknikën dhe vizionin që ka në fushë, një përforcim i madh para ndeshjes me Hajdukun”, shkruan media kroate. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Fati i Janjevës gjatë historisë: 29 vjet më parë, Milosheviqi dëboi rreth 200 familje kroate nga Janjeva..

    Fati i Janjevës gjatë historisë: 29 vjet më parë, Milosheviqi dëboi rreth 200 familje kroate nga Janjeva..

    Jahja Drancolli

    Fati i Janjevës gjatë historisë: 29 vjet më parë, Milosheviqi dëboi rreth 200 familje kroate nga Janjeva, një qendër e njohur iliro-arbërore dhe raguzane-kroate të paktën që nga mesjeta!

    Janjeva dhe janjevasit kryesisht nga Raguza (Dubrovniku), sipas një letre të Papa Benediktit XI, përmendën për herë të parë në Kosovë në vitin 1303. Ndërsa në gjysmën e parë të shekullit XV Janjeva përmendet si qendër konusllore e Republikës së Raguzës. Pas një historie të gjatë këtu nën pushtimin osman dhe më vonë nën serbët gjatë historisë moderne, në vitin 1993 kroatët e Janjevës u dëbuan me forcë nga autoritetet serbe të udhëhequra nga Slobodan Milosheviq.

    Kisha katolike kushtuar Shën Nikollës, e përmendur në vitin 1303, u rindërtua në vitin 1856 dhe që atëherë ritet fetare janë mbajtur në gjuhën kroate. Historia e dhunës serbe kundër kroatëve njihet kryesisht në vitet 1920, 1948. Pas persekutimit të viteve 1990-ta, kroatët e Janjevës u vendosën kryesisht në Kistanje afër Kninit (Kroaci), dhe sipas tyre ky vend tani quhej Novo Janjevo.

    Sipas një hulumtimi të vitit 2002, 966 familje janjavase jetonin në të gjithë Kroacinë!