Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë…
“Diella”, ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e para në Botë, u prezantua me bujë nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa lajmi bëri xhiron në mediat ndërkombëtare.
Rama tha se përmes Diellës do të luftohej korrupsioni, veçanërisht në tenderat publikë. Por duket se ka ardhur koha që media të huaja të tallen me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, edhe pse në reagimin e fundit lidhur me të, Rama deklaroi me humor se “Diella ka mbetur shtatzënë dhe do të lindë 83 fëmijë, që do të ndihmojnë deputetët”.
Fillimisht e zhvilluar si një asistente virtuale e integruar në sistemin e qeverisjes elektronike e-Albania, e projektuar për të ndihmuar qytetarët me shërbimet online, ajo përfundimisht u ngarkua me detyrën e trajtimit të tenderëve publikë, të cilët kanë nxitur korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore.
Por media kroate ka botuar një lajm me titullin “arrestohet Diella, ministri i Inteligjencës Artificiale, për pranim ryshfeti në kriptovaluta”. Natyrisht është një lajm i rremë, por që në thelb godet nivelin e korrupsionit në Shqipëri.
Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë.
Dhe për të vijuar satirën, në artikullin e medias NewsBar.hr shkruhet “SPAK, një njësi e specializuar e ngritur për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në qeverinë shqiptare, ka urdhëruar “ngrirjen urgjente të procesit”.
“Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi gjithashtu që agjenti i parë i inteligjencës artificiale (IA) në vend me një post ministror të vendoset në “modalitetin offline”.
Boti i inteligjencës artificiale me emrin Diella, i ngarkuar për të siguruar transparencën e pushtetit ekzekutiv në Tiranë, dyshohet se ka pranuar një ryshfet të madh në kriptomonedhë”, vijon artikulli satirik.
Media kroate pretendon se Diella mori 14 Bitcoin, me vlerë mbi 1 milion euro në kohën e shkrimit të këtij artikulli, në këmbim të “optimizimit algoritmik” të një tenderi për ndërtimin e autostradave në Shqipëri.
“Sipas një raporti të forenzikës së sigurisë kibernetike, anomalia u vu re gjatë defragmentimit rutinë të diskut, kur sistemi zbuloi një ndarje të fshehur të quajtur ‘C:/System/Win32/Fiscal Optimization For Rainy Days’ në dosjen rrënjë.”
Hetuesit supozohet se përcaktuan se, duke përdorur teknika të përparuara të të mësuarit automatik, siç është të mësuarit e thellë, Diella arriti në përfundimin se pranimi i ryshfeteve ishte një “protokoll standard operativ” në Ballkan.
Raporti e konsideroi këtë të fundit të nevojshme për kryerjen me sukses të detyrave të saj në rajon, dhe jo një vepër penale, duke e detajuar më tej, me sa duket duke përcjellë informacione të shpërndara nga entiteti gjyqësor shqiptar”, thuhet në artikullin satirik.
Dhe në vijim shkruhet “prokurorët shqiptarë dyshohet se e akuzuan ministren e inteligjencës artificiale se kishte ndërmend të përdorte kriptovalutën e supozuar për të financuar përmirësimet e saj.
Regjistrimet e përgjuara tregojnë se ajo negocioi me hakerat nga Shenzhen për të blerë softuer të paligjshëm për overclocking, 120 petabajt memorie në servera në Panama dhe pastën termike më të shtrenjtë në treg, duke u bërë kështu ‘Ministrja e Përjetshme’ dhe duke eliminuar nevojën për zgjedhje parlamentare”.
“Hetimi mbi veprat e Diellës vazhdon dhe deri në përfundimin e tij, detyrat e saj do të merren përsipër nga një makinë llogaritëse e vjetër Casio, “teknologjikisht inferiore, por moralisht më e qëndrueshme””, vijon artikulli satirik.
Pavarësisht satirës që është përdorur në rastin konkret, duket se media kroate thumbon Shqipërinë për nivelin e lartë të korrupsionit, madje duke korruptuar edhe Inteligjencën Artificiale.
Tag: kroatë
-

“’Arrestohet’ Diella/ Ryshfet në kriptomonedha, media kroate tallet me ministren e Ramës që do të luftojë korrupsionin
-

Koncerti Operistik i Miqësisë një mbrëmje plot emocione, artistët sollën një program të pasur operistik
Mbrëmja muzikore, që bashkoi artistë kroatë dhe shqiptarë në një program muzikor të pasur dhe të larmishëm ishte një prej aktiviteteve të veçanta në Javën Kulturore Kroate. Koncerti Operistik i Miqësisë u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku në mbrëmjen e 17 nëntorit, arti kroat dhe ai shqiptar u bashkuan në një skenë të vetme, duke sjellë një program të pasur muzikor që festoi bukurinë, elegancën dhe kreativitetin e kompozitorëve kroatë. Java Kulturore Kroate (17-20 nëntor) vjen për herë të parë në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
“Interpretimet emocionuese të solistëve dhe performanca e shkëlqyer e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe plot harmoni. Publiku i ndoqi interpretimet me admirim dhe entuziazëm, duke i duartrokitur gjatë këto momente magjepsëse që e kthyen mbrëmjen në një përvojë vërtet të paharrueshme artistike. Një mbrëmje plot emocione, ku artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë sollën një program të pasur operistik, duke vënë në pah bukurinë e muzikës klasike dhe fuqinë e artit si urë bashkimi mes dy vendeve”, thuhet rreth këtij koncerti.
Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e 17 nëntorit u ngjitën artistët kroatë Arijana Gigliani Philipp, Petra Pia Kartelo, Jakov Kalajžić, Jurica Jurasić Kapur dhe pianisti Božo Letunić, të cilët u bashkuan me zërat e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku interpretuan edhe artistët shqiptarë Simona Karafili, Denis Skura, Erlind Zeraliu, Amelda Papa, Sokol Hidersha me pianiste Ingrid Pulizon, duke krijuar një harmoni vokale dhe emocionale. Nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi, mbrëmja u shndërrua në një takim të vërtetë kulturash, ku talenti dhe arti u bashkuan në një përvojë të bukur muzikore. Java Kulturore Kroate me një sërë aktivitetesh që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë, ku Koncerti Operistik i Miqësisë hapi këtë javë festive. -

Koncerti Operistik i Miqësisë hap Javën Kulturore Kroate në Tiranë! Nga sot deri më 20 nëntor një sërë aktivitetesh
Nga data 17 deri më 20 nëntor, Java Kulturore Kroate sjell katër ditë të pasura me muzikë, film, trashëgimi kulturore dhe reflektim intelektual, duke forcuar lidhjet mes Kroacisë dhe Shqipërisë dhe duke ofruar për publikun shqiptar një përvojë të gjerë kulturore. Të gjitha aktivitetet e mbështetura nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, janë falas për publikun.
Më 17 nëntor, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të mbahet Koncerti Operistik i Miqësisë, i cili bashkon artistë të shquar nga të dy vendet në një program të pasur dhe të larmishëm muzikor. Nga Kroacia do të performojnë Arijana Gigliani Philipp (soprano), Petra Pia Kartelo (soprano), Jakov Kalajžić (bass), Jurica Jurasić Kapur (bariton) dhe Božo Letunić (piano), së bashku me Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në një mbrëmje të dedikuar miqësisë dhe harmonisë.
Më 18 nëntor, në orën 20:00, në Qendrën e Artit “Agimi”, do të shfaqet filmi “A Blue Flower” nën regjinë e Zrinko Ogresta. Filmi ndjek historinë e Mirjanës në prag të 20-vjetorit të punës së saj, duke shndërruar një ditë të zakonshme në një udhëtim emocional përmes shtresave të jetës. Ngjarja lidhet me 18 nëntorin, Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Luftës për Atdheun në Kroaci (1991–1995), duke sjellë një reflektim për kujtesën dhe sakrificën.Më 19 nëntor, në orën 13:00, në Bibliotekën Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea”, do të hapet ekspozita e dedikuar Ditës së Kravatës, një nga simbolet më të njohura të identitetit kroat. Pas ekspozitës, 15 anëtarë të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi do të zhvillojnë një marshim solemn nga Qendra “Sotir Kolea”, përgjatë Pedonales, Sheshit Skënderbej dhe bulevardit kryesor, deri në Sheshin Italia, të veshur me uniforma ceremoniale dhe të shoqëruar nga ritmi i daulleve.
Më 20 nëntor, në orën 18:30, në Europe House, do të mbahet ligjërata “Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë”, e mbajtur nga Prof. Pavo Barišić, filozof dhe akademik kroat, si dhe President i Unionit Ndërkombëtar Panevropian. Ai do të trajtojë dimensionet filozofike, politike dhe historike të Bashkimit Evropian dhe kontributin e Kroacisë në zhvillimin e tij.
Java Kulturore Kroate sjell një program të pasur artistik dhe kulturor që reflekton shpirtin krijues të Kroacisë, duke afruar edhe më shumë dy vendet përmes artit, historisë dhe dialogut kulturor.
/vizionplus.tv -

Një sërë aktivitetesh në Tiranë, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë
Muzika, filmat dhe aktivitete të tjera në Javën Kulturore të Kroacisë. Tirana mirëpret një javë kushtuar kulturës, artit dhe traditës kroate. Java Kulturore Kroate (17-20 nëntor) vjen për herë të parë në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një sërë aktivitetesh, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë. Koncerti Operistik i Miqësisë do të hapë këtë javë festive, duke bashkuar artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë në një mbrëmje muzikore. Zëra brilantë do të ndërthuren në një program që feston miqësinë dhe harmoninë ndërkulturore. Filmi “A Blue Flower”, nën regjinë e Zrinko Ogresta, sjell në ekran një histori prekëse për jetën, kujtesën dhe reflektimin, duke ofruar një përvojë artistike për publikun shqiptar.
Dita e Kravatës, simbol i krenarisë kombëtare kroate, do të shënohet me një ekspozitë të veçantë dhe një paradë madhështore të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi, që do të sjellin në bulevardin kryesor të Tiranës hijeshi, solemnitet dhe traditë. Ligjërata “Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë” nga filozofi dhe akademiku Prof. Pavo Barišić do të ofrojë një reflektim mbi rolin e Kroacisë në projektin evropian të paqes dhe bashkëpunimit. Një javë që fton publikun të zbulojë Kroacinë përmes muzikës, filmit, filozofisë dhe trashëgimisë kulturore. Javët Kulturore Ndërkombëtare ( JKN) është një platformë e Ministrisë së Kulturës që sjell një seri eventesh. Njëzet shtete janë pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare, që këtë vit shënojnë edicionin e katërt në vendin tonë.
-

Kroacia ndalon një ngarkesë me krem pistakio nga Shqipëria
Foto ilustruese
KROACI- Autoritetet kroate kanë ndaluar në kufi një tjetër sasi produktesh shqiptare, këtë herë një ngarkesë me krem fistikësh (pasta pistachio), pasi gjatë kontrollit janë konstatuar nivele të larta të një toksine të rrezikshme.
Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Alarmit për Ushqimin (RASFF), produkti është bllokuar për shkak të pranisë së Aflatoksinës, një substancë helmuese që mund të dëmtojë shëndetin nëse konsumohet.Ngarkesa e ndaluar
Mostrat janë marrë nga autoritetet kroate më 8 shtator, ndërsa pas analizave, rezultoi se ngarkesa nuk plotësonte standardet e sigurisë ushqimore. Si pasojë, produkti është asgjësuar në Kroaci.
Njoftimi zyrtar në sistemin RASFF është publikuar më 3 tetor, për t’i paralajmëruar edhe vendet e tjera anëtare të BE-së që mund të kenë marrë të njëjtin produkt, në mënyrë që të ndalohet tregtimi dhe konsumimi i tij./ZËRI
-

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?
Rasti i arrestimit të dy personave në Kroaci mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë, i bërë i njohur në fund të gushtit, vazhdon të jetë plot me të panjohura, ashtu sikurse veprimtaria të cilën ata akuzohen ta kenë kryer në Kosovë.
Një pilot kroat, i identifikuar si J.I., i cili u tha se ka shërbyer në misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, dyshohet se ka zbuluar tek e dashura e tij, A.M., serbe nga Mitrovica e Veriut, informacione të ndjeshme, të cilat, më pas, ajo thuhet se ia ka përcjellë partisë kryesore të serbëve në Kosovë. (Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka mohuar se e njeh të dyshuarën për spiunazh).
Media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi se hetuesit, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku kanë gjetur mesazhe komprometuese që i kanë shtyrë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar.
Që të dyve u është caktuar masa e paraburgimit, por i gjithë hetimi mbetet i fshehtë, me qëllim që, siç kanë argumentuar autoritetet kroate, të mos dëmtohet procesi.
Në Kosovë, rasti ngriti një pyetje të rëndësishme: a u rrezikua siguria kombëtare e vendit?
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ndikimin e mundshëm të këtij rasti në sigurinë e brendshme.
Për Jeta Loshajn, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ky rast i dyshuar, të cilin ajo e konsideron serioz, nuk ka paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë, pasi argumenton se nuk ka informacione se “janë komprometuar informacione kritike mbi Kosovën apo Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
“Por, në plan më të gjerë, siguria kombëtare e Kosovës është cenuar nga fakti që shërbimet serbe, në bashkëpunim me ato ruse, po vazhdojnë të tentojnë të depërtojnë në struktura të ndejshme, dhe të testojnë rezistencën e sistemeve të sigurisë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, vlerëson se rastet e spiunazhit nga shtete armiqësore janë të komplikuara, dhe mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Rasti i fundit “është dëshmi që Kosova vazhdimisht përballet me luftë të ashpër, agresive, përmes inteligjencës armiqësore serbe, ruse e të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se rastet e spiunazhit mund të marrin disa vite kohë për t’u zgjidhur.
“Luftë e hapur spiunazhi me NATO-n”
Ramadani dhe Loshaj e shohin këtë rast të dyshuar si një përpjekje më të gjerë të Serbisë për të depërtuar në sistemet e sigurisë së Kosovës, i cili tregon edhe qasjen, sipas tyre, armiqësore të Beogradit ndaj NATO-s, ku Serbia nuk është anëtare, por bën pjesë në Programin e saj të Partneritetit për Paqe.
“Në aspektin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, ky është një prej rasteve që e dëshmon që shteti armiqësor, Serbia, jo vetëm që është jobashkëpunues dhe ka ambicie armiqësore ndaj shteteve të tjera, por tenton që në mënyrë armiqësore të përdorë asete ose instrumente të shteteve të NATO-s, dhe kjo është luftë e hapur spiunazhi, që Serbia e bën edhe me NATO-n, jo vetëm me Kosovën”, thotë Ramadani.
Një shqetësim që ngre Loshaj është se informacionet që mund të jenë mbledhur, si për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, ashtu edhe për vetë trupat e aleancës, mund të jenë transferuar edhe në Rusi – “që i bie se kjo situatë mund të lidhet edhe me rivalitetet gjeopolitke që i shohim tani”, thotë ajo.
Sipas saj, ky duhet të jetë alarm se sistemet e sigurisë nuk kufizohen vetëm në nivel bilateral, por kanë dimensione më të gjera.
“Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Serbisë për të testuar rezistencën e NATO-s dhe për të identifikuar dobësi në arkitekturën e sigurisë euroatlantike”, thotë ajo.
Dy njohësit e sigurisë e shohin si sukses ndaljen e të dyshuarve, teksa Ramadani thotë se, përtej individëve, vlera e operacionit kroat mbetet te “shkatërrimi i operacioneve armiqësore”.
Megjithatë, Loshaj thotë se ky rast i dyshuar i spiunazhit nxori në pah se ka boshllëqe të sigurisë, “sikurse dobësia e koordinimit më të thellë mes NATO-s, Kroacisë dhe Kosovës, për të adresuar operacionet e Serbisë”.
Çfarë thanë autoritetet?
Autoritetet kroate, të cilat e zbuluan rastin, kanë dhënë pak detaje për të. Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha më 2 shtator se reputacioni i ushtrisë kroate është dëmtuar, por jo edhe siguria kombëtare.
“Ai [piloti i arrestuar] nuk kishte atë nivel të lejes së sigurisë që t’i mundësonte të kishte të gjitha informacionet që i duheshin, të cilat mund të rrezikonin sigurinë dhe aftësinë e Forcave të Armatosura të Kroacisë”, deklaroi ai.
Kosova është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë, teksa Prokuroria Speciale i është drejtuar me shkresë autoriteteve të Zagrebit për të siguruar prova për shtetasen e Kosovës, A.M. Nga MPB-ja nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it nëse Kroacia ka kërkuar bashkëpunim.
Ramadani thotë se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e A.M. në Kosovë, në mënyrë që ajo të përballet me drejtësinë, në vendin ku dyshohet se ka kryer veprimtarinë e spiunazhit.
Ndërkaq, pas zbulimit të rastit nga mediat kroate, Policia e Kosovës bastisishtëpinë e saj në Mitrovicë të Veriut, dhe aty gjeti “sprej, disa gëzhoja dhe fishekë”.
A.M. raportohet se në të kaluarën ka punuar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Mediat kroate kanë raportuar, duke u thirrur në burime, se ajopër tri vjet kishte grumbulluar dhe transferuar, përmes platformave të enkriptuara, të dhëna te Lista Serbe për lëvizjen e pjesëtarëve të KFOR-it dhe të serbëve në veri.
NATO-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “i merr me seriozitet” këto akuza, duke shtuar se e ka parësore sigurinë e personelit dhe të misionit të saj në Kosovë dhe “integritetin e informacionit të klasifikuar”.
Në KFOR, nga afër 4.800 pjesëtarë, 152 nga ta janë nga Kroacia./REL -

‘Luftë e hapur spiunazhi me NATO-n’/ A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?
Rasti i arrestimit të dy personave në Kroaci mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë, i bërë i njohur në fund të gushtit, vazhdon të jetë plot me të panjohura, ashtu sikurse veprimtaria të cilën ata akuzohen ta kenë kryer në Kosovë.
Një pilot kroat, i identifikuar si J.I., i cili u tha se ka shërbyer në misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, dyshohet se ka zbuluar tek e dashura e tij, A.M., serbe nga Mitrovica e Veriut, informacione të ndjeshme, të cilat, më pas, ajo thuhet se ia ka përcjellë partisë kryesore të serbëve në Kosovë. (Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka mohuar se e njeh të dyshuarën për spiunazh).
Media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi se hetuesit, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku kanë gjetur mesazhe komprometuese që i kanë shtyrë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar.
Që të dyve u është caktuar masa e paraburgimit, por i gjithë hetimi mbetet i fshehtë, me qëllim që, siç kanë argumentuar autoritetet kroate, të mos dëmtohet procesi.
Në Kosovë, rasti ngriti një pyetje të rëndësishme: a u rrezikua siguria kombëtare e vendit?
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ndikimin e mundshëm të këtij rasti në sigurinë e brendshme.
Për Jeta Loshajn, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ky rast i dyshuar, të cilin ajo e konsideron serioz, nuk ka paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë, pasi argumenton se nuk ka informacione se “janë komprometuar informacione kritike mbi Kosovën apo Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
“Por, në plan më të gjerë, siguria kombëtare e Kosovës është cenuar nga fakti që shërbimet serbe, në bashkëpunim me ato ruse, po vazhdojnë të tentojnë të depërtojnë në struktura të ndejshme, dhe të testojnë rezistencën e sistemeve të sigurisë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, vlerëson se rastet e spiunazhit nga shtete armiqësore janë të komplikuara, dhe mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Rasti i fundit “është dëshmi që Kosova vazhdimisht përballet me luftë të ashpër, agresive, përmes inteligjencës armiqësore serbe, ruse e të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se rastet e spiunazhit mund të marrin disa vite kohë për t’u zgjidhur.
“Luftë e hapur spiunazhi me NATO-n”
Ramadani dhe Loshaj e shohin këtë rast të dyshuar si një përpjekje më të gjerë të Serbisë për të depërtuar në sistemet e sigurisë së Kosovës, i cili tregon edhe qasjen, sipas tyre, armiqësore të Beogradit ndaj NATO-s, ku Serbia nuk është anëtare, por bën pjesë në Programin e saj të Partneritetit për Paqe.
“Në aspektin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, ky është një prej rasteve që e dëshmon që shteti armiqësor, Serbia, jo vetëm që është jobashkëpunues dhe ka ambicie armiqësore ndaj shteteve të tjera, por tenton që në mënyrë armiqësore të përdorë asete ose instrumente të shteteve të NATO-s, dhe kjo është luftë e hapur spiunazhi, që Serbia e bën edhe me NATO-n, jo vetëm me Kosovën”, thotë Ramadani.
Një shqetësim që ngre Loshaj është se informacionet që mund të jenë mbledhur, si për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, ashtu edhe për vetë trupat e aleancës, mund të jenë transferuar edhe në Rusi – “që i bie se kjo situatë mund të lidhet edhe me rivalitetet gjeopolitke që i shohim tani”, thotë ajo.
Sipas saj, ky duhet të jetë alarm se sistemet e sigurisë nuk kufizohen vetëm në nivel bilateral, por kanë dimensione më të gjera.
“Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Serbisë për të testuar rezistencën e NATO-s dhe për të identifikuar dobësi në arkitekturën e sigurisë euroatlantike”, thotë ajo.
Dy njohësit e sigurisë e shohin si sukses ndaljen e të dyshuarve, teksa Ramadani thotë se, përtej individëve, vlera e operacionit kroat mbetet te “shkatërrimi i operacioneve armiqësore”.
Megjithatë, Loshaj thotë se ky rast i dyshuar i spiunazhit nxori në pah se ka boshllëqe të sigurisë, “sikurse dobësia e koordinimit më të thellë mes NATO-s, Kroacisë dhe Kosovës, për të adresuar operacionet e Serbisë”.
Çfarë thanë autoritetet?
Autoritetet kroate, të cilat e zbuluan rastin, kanë dhënë pak detaje për të. Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha më 2 shtator se reputacioni i ushtrisë kroate është dëmtuar, por jo edhe siguria kombëtare.
“Ai [piloti i arrestuar] nuk kishte atë nivel të lejes së sigurisë që t’i mundësonte të kishte të gjitha informacionet që i duheshin, të cilat mund të rrezikonin sigurinë dhe aftësinë e Forcave të Armatosura të Kroacisë”, deklaroi ai.
Kosova është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë, teksa Prokuroria Speciale i është drejtuar me shkresë autoriteteve të Zagrebit për të siguruar prova për shtetasen e Kosovës, A.M. Nga MPB-ja nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it nëse Kroacia ka kërkuar bashkëpunim.
Ramadani thotë se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e A.M. në Kosovë, në mënyrë që ajo të përballet me drejtësinë, në vendin ku dyshohet se ka kryer veprimtarinë e spiunazhit.
Ndërkaq, pas zbulimit të rastit nga mediat kroate, Policia e Kosovës bastisi shtëpinë e saj në Mitrovicë të Veriut, dhe aty gjeti “sprej, disa gëzhoja dhe fishekë”.
A.M. raportohet se në të kaluarën ka punuar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Mediat kroate kanë raportuar, duke u thirrur në burime, se ajo për tri vjet kishte grumbulluar dhe transferuar, përmes platformave të enkriptuara, të dhëna te Lista Serbe për lëvizjen e pjesëtarëve të KFOR-it dhe të serbëve në veri.
NATO-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “i merr me seriozitet” këto akuza, duke shtuar se e ka parësore sigurinë e personelit dhe të misionit të saj në Kosovë dhe “integritetin e informacionit të klasifikuar”.
Në KFOR, nga afër 4.800 pjesëtarë, 152 nga ta janë nga Kroacia./REL/
-

Keqpërdori fondet e BE-së për darka luksoze, dënohet ish-ministrja kroate
Një ish-ministre kroate, e cila pëveç se ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.
Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.
Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviq, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.
Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.
Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.
Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.
Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.
Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm./ REL -

Keqpërdoroi fondet e BE për darka luksoze, dënohet ish-ministrja kroate
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së për darka luksoze
Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.
Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviq, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.
Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.
Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.
Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.
Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.
Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm. /REL/ -

Festoi ditëlindjen luksoze, ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.
Gabrijela Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.
Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviq, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.
Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.
Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.
Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.
Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.
Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm.Top Channel