Tag: kroat

  • Dinamo- Hajduk Split, axhenda e bluve…

    Dinamo- Hajduk Split, axhenda e bluve…

    ka një sfidë historike për të interpertuar. Bëhët fjalë për Dinamon e cila të ejten në 20:45 do të përballet me ekipin e njohur kroat hajduk Split. takimi i parë luajtur në udhëtim paraqiti dy tablu. Pjesa e parë më e mirë për ikipn shqiptar teksa Bregu shënoi një supergol ndërsa në të dytën vendasit falë gabimëve individuale në prapavijë përmbysën 2-1.

    Megjithatë Ilir daja me të tijtë ende se kanë thënë fjalën e fundit. Në ‘Air Albania’ 18 herë kampionët e vendit pritet të luftojnë fort për të marrë biletën e kualifikimit. Pavarësisht emrit të madh të rivalit.

    Klubi njofton:

    Njoftim për mediat

    Ju bëjmë me dije se konferenca për shtyp e trajnerit Ilir Daja në prag të ndeshjes me Hajduk Split, e vlefshme për turin e 3-të të UEFA Conference League, do të zhvillohet nesër (e mërkurë), ora 19:30, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

    Trajneri i ekipit kroat do të dalë në konferencë shtypi në orën 18:15, në të njëjtën sallë.

    Ju mirëpresim!

    Vazhdo leximin

  • Evakuime masive në Finiq, në ndihmë edhe një avion kroat

    Evakuime masive në Finiq, në ndihmë edhe një avion kroat

    Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 7 janë ende aktive.
    Situata më e rënduar paraqitet në Finiq, ku 51 familje nga fshatrat Velahovë dhe Livinë janë evakuuar për shkak të rrezikut nga flakët.
    Në vatrën mbi fshatin Bistricë po punojnë mjete zjarrfikëse të MZSH dhe efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa me intensitet vijon puna edhe në zonat mbi fshatrat Dhrovjan dhe Krongj. Për shkak të terrenit të thyer dhe shtrirjes së madhe të flakëve, në operacion janë angazhuar edhe një helikopter i FA dhe një avion kroat Kanadair.
    Aktive vijojnë të jenë edhe vatrat pranë Tunelit të Skërficës, te Maja e Lucës, në Bolenë të Himarës, në Malaj të Epërm në Rrëshen dhe në Malin e Allushit në Klos.
    Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, një zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ullishte është vënë nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme. Ditën e sotme në terren kanë punuar 15 efektivë zjarrfikës të MZSH Poliçan.
    Ndërkohë, një vatër e re është regjistruar në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ku po punohet për shuarjen e flakëve në një zonë me shkurre dhe barishte.

  • Zjarret në Finiq, në aksion edhe avioni kroat

    Zjarret në Finiq, në aksion edhe avioni kroat

    Situata më problematike sa i përket situatës së zjarreve paraqitet në Bashkinë Finiq. Më saktësisht në fy fshatra të Njësisë Administrative Dhivër, Livinë dhe Navaricë.
    Në terren ndodhen trupa të Forcave të Armatosura dhe Emergjencat Civile të Vlorës, së bashku me mjetet zjarrfikëse. Nga ana tjetër po luftohet edhe nga ajri.

    Operacioni mbështetet nga avioni “Canadair” kroat dhe një helikopter i Forcave të Armatosura. Ata po kryejnë hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat e zjarri.

  • At Gjergj Fishta në shtypin kroat të viteve 1885-1905

    At Gjergj Fishta në shtypin kroat të viteve 1885-1905

    At Gjergj Fishta shumë i njohur mbi aktivitetin e tij si frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921, kishte rënë me herët në vemendje të shtypit europian e sidomos atij Ballkanik.

    Ajo çfar tashmë është zbuluar falë ndjekjes permanente të dokumentave arkivorë sidomos atyre kroatë, nga ana e historianit të apasionuar Murat Ajvazi, del qartë se At Gjergj Fishta ishte prezent në shtypin elitar të kohës në Zagreb.

    Edhe pse shkrimet që do të lexojmë më poshtë i përkasin viteve të fundshekullit të 19-të, konkretisht në vitet 1885-1905 del qartë roli dhe aktiviteti i Gjergj Fishtës gjatë kohës që ishte me studime në Kroaci. Natyrisht që fëmijë ai ishte identifikuar si gjeni, pasi në atë kolegj ka pas shumë bashkëstudentë të tij, por Gjergji kishte ra më shumë në sy fale aktivitetit dhe shkrimit të poezive që në atë kohë.  Shtypi i asaj kohe nuk kishte asnjë ndikim siç pati përplasje më vonë sidomos gjatë kohës së komunizmit, por edhe më vonë, kur barrierat ranë.

    Ja si e përshkruan një artikull i gjatë në faqen kryesore të gazetës Hrvatski Dnevnik, në vitin 1907:

    Gjeniu shqiptar ka lindur 23.10.1871, në shtëpin e Ndokë Simon Ndocit në fshatin Troshan. Gjatë kësaj kohe në këtë fshat ndodhej me detyrë Atë Leonard de Martino, i cili ka qëndruar në këtë famulli përgjatë viteve 1865-1882 dhe 1905. Atë Martino ishte ai që djalin e vogël të Simon Ndocit e regjistroi në regjistrat e famullisë me emrin Zef. Pas gjashtë vitesh Zefi i vogël u rrit me shtat, ndërsa kishte edhe dy vëllezër e një motër.

    Në atë famulli ushtronte aktivitetin e tij edhe misionari franceskan venedikas, Atë Marioni nga Palmanova, i cili  më herët kishte vepruar në Kosovë me emrin Marian Pasha, për ti shpëtuar përndjekjes turke. Atë Marioni kishte pikasur prirjet e Zefit të vogël tashmë me emrin Gjergj, prandaj kishte këmbëngulur pranë prindërve të tij për ta çuar për shkollim të mëtejshëm.

    Roli i Atë Marionit në shkollimin  e Fishtës.

    Misionari Marioni gjatë kohës të qëndrimit në Troshan, iu drejtua prindërve të Gjergjit në vitin 1877, duke ju kërkuar që djalin e tyre ta dërgojnë për tu shkolluar. Prindërit pa hezitim duke ditur rëndësinë e veprimtarisë së tij si në Kosovë ashtu edhe në Troshan, i’a falin misionarit françeskan i cili e dërgoi Zefin e vogël  në Shkodër në shkollën e parë të qytetit, e hapur në vitin 1861. Këtu Zefi u dallua ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës së vet, ndonëse vinte nga një familje e varfër.

    Hapja e kolegjit franciskan në Troshan.  

    Gjatë kësaj kohe franceskanët konstatuan se në hapësirat shqiptare mungonin kolegjet arsimore, prandaj në vitin 1880, në kuvendin e Troshanit vendosën që të hapet kolegji franceskan. Ky kolegj u drejtua nga Atë Marioni nga Palamanova dhe Atë Giampiero nga Bergona  e Italisë. Për këtë arsye Zefi i vogël kthehet prej Shkodre në kolegjin e Troshanit. Pas pak kohe Zefi  ishte ndër nxënësit e parë të kësaj shkolle për frat.  Por në mes të vitit 1880 Zefi ndërpret shkollimin për shkak të shfaqjes së sëmundjës së zemrës dhe për këtë arsye dërgohet për shërim në Raguzë (Dubrovnik). Pas shërimit kthehet përsëri në Troshan për të vazhduar shkollimin.

    Zefi dërgohet në manastirin e Guca Gorës afër Travnikut, Livno (Bosnie)

    Në vitin 1886, udhëheqësit e kolegjit vendosën që vijuesit të kolegjit të Troshanit të dërgohen në vazhdimin e mësimit të lartë të filozofisë dhe teologjisë në Bosnje. Atje u dërgua Zefi së bashku me Engjëll Paliq, Severin Lushaj, Pjetër Gjadri, Loro Mitroviq, Ban Gjeqaj dhe Pashk Bardhin. Sipas shtypit në fjalë del se për herë të parë Zefi e ndërron emrin e regjistrimit në Gjergj, emër të cilin kurrë nuk e ndryshoi.  Pas përfundimit të vitit të parë ai vazhdon këndimet e filozofisë në kuvendin Sutjeskës dhe ato në Livno. Sipas shtypit “Hrvatski Dnevnik”, të vitit në fjalë, del se Gjergj Fishta ishte ndër studentët më të dalluar i cili të gjitha notat i kishte më të mirat, për të cilin krenoheshin të gjithë profesorët dhe studentët tjerë. Qëndrimi në Bosnie dhe edukimi fetar kombëtar nga françeskanët boshnjakë e ngritën Gjergjë Fishtën në kauzën intelektuale dhe kombëtarë. Gjatë kësaj kohe Fishta vërejti gjendjen e vështirë të popullit të Bosnjes nën sundimin turk, luftërat e pandërprera të cilat i lidhi me ato të trevave të atdheut të vet, kundër një robërie të njëjtë.

    Profesorët boshnjak edukonin studentët shqiptarë mësoni gjuhën tonë e gjuhët tjera por ruani dhe mos e harroni gjuhën e nanës.

    Gjatë qëndrimit në Bosnjë malli për atdheun dhe lirinë e tij, Gjergj Fishtës i dhanë  kurajo leximet e ndryshme të autorëve europianë. Sipas shtypit në fjalë del se ai më së tepërmi lexonte vjershat e poetit kroat dhe europian Gerga Martiq (1822-1905) Andrije Kaqiq (1704-1760), veprën e Njegoshit (1813-1851), Ivan Mazhuraniqin, autorin italian Danteri (1265-1321), Goldonin ( 1707-1793), Alfierin (1749-1803), Monzonin (1785-1873), Carducin ( 1835-1907), Pascolin ( 1855-1912), e shumë të tjerë.

    Gjergj Fishta në faqet OBZOR e vitit 1899.

    Kjo gazetë i kushton një vëmendje të madhe miqësisë së Gjergj Fishtës me lirikun e shquar kroat Strahimir Kranjqeviq.  

    Gjergj Fishta i frymëzuar nga veprat e lexuara të autorëve të lartëpërmendur, autorëve të rilindjes kroate, ndikuan te Fishta që ai të fillojë të shkruajë poezi të ndryshme. Poezinë e parë e gjejmë në hartimet fillestare me një horizont të madh kulturorë, patriotik dhe dashuri të madhe ndaj atdheut e popullit të tij, atij  boshnjak e kroat. Gjatë kësaj periudhe Gjergj Fishta u miqësua me shumë autorë kroatë ndër ta vlen të përmendet  me lirikun kroat Strahimir Kranjqeviqin, botues i revistës së mirënjohur të kohës me emër “NADA”.

    Poeti kroat asokohe i shtyrë në moshë vrejti te Fishta gjeninë, talentin, stilin e të shkruarit dhe sjelljet intelektuale të nivelit shumë të lartë. Gjergj Fishta nga poeti kroat dhe letrat e tij e ngriti në pikën e parë dashurinë për atdheun, gjuhës së nënës, dhe ndaj popujve tjerë të ballkanit që luftonin për tu çliruar nga hordhitë turke. Se çfar respekti  kishte Fishta ndaj mikut të tij kroat, kjo më së miri shihet në shtypin në fjalë të vitit 1899, ku del se në vitin 1892 shkruajti poezin që ia kushtoi mikut të tij në gjuhën italiane me titull “Al volente  Poeto signor  Silvio Kranjeqeviq” (Poetit të vlerësuar zotëri Silvio Kranjeqeviq). Në këtë poezi Fishta ndër tjerash i shkruan mikut të tij kroat këto fjalë:

    Tal scende a mio Silvio il tuo dolce concento al cor mio fesso dal lungo lamento dell inclita Patria, che senzo pieta ola secoli giace nel dual nell offanno le  vivendo la morte che  il traco, tironno le niega.

    Në këtë poezi ai e ngriti në piedestal mikun të respektuarin në moshë, kroatin Strahimir Kranjqeviq. Kjo tregon se Atë Fishta gjatë shkollimit kishte krijuar miqësi me shumë krijues, poetë, përkthyes, aktorë nga të cilët ai kishte respekt të madh.

    Shtypi kroat  dhe literatura

    Obzor 1899

    Crvena Hrvatska 1899 Albanske poezije

    Obzor 1903 na Ballkau

    Hrvatski Dnevnik 1907 Ballkan ballkanskim narodima

    Hrvatski dnevnik 1907 Albansko pitanje

    Hrvatski dnevnik 1908 Pismo i Skadra

    Hrvatska 1912 Kratki osvrt na arbanasku poviest

    Hrvatska 1912, Kriscanski arbanasi

    Hrvatksa 1912 Arbanaska poezija i tradicije

    Vilim Frank – Na zalu Albanije , Sarajevo 1908

    Seper Kranjcevic – Silvije Strahimir Osterichiches Biograpfischer Lexikon 1815-1950, Ban 4, Ëien  1969

    Kranjcevic Silvije Strahimir – Hrvatska enciklopedija, Zagreb 2020

    Rruga Press

  • Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët

    Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët

    Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore.

    Nju Jork Times

    Shkruan Arkeologu kroat , Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike.

    Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i arkeologëve kroat se historia Ilire do të rishkruhet dhe me këtë edhe historia e Ballkanit dhe Europës.

    Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times, duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroat, shkruan: “Paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamuthëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

    Dhe këta njerëz që kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetinë kanë pasur kulturë, zhvillim teknike, dhe që kanë ditur shumë më shumë se sa ndoshta po hamendësojmë edhe tani ne, dhe arkeologë kroat e amerikan, dhe se librat që kemi mund të jenë të shkretë, për nga mësimet e gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme.

    Arkeologët kroatë kur e bën publik zbulimin e tyre, thanë se këto gjetje e ndryshojnë kuptimin e historisë së përgjithshme botërore.

    Zbulimet në ishullin e Korcullës, në lokalitetin Kopil kanë gjetur një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, duke prezantuar punën kulmore të hulumtimeve katër vjeçare.

    Paradoksalisht me bindjet dhe librat historik dhe arkeologjik, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe njerëzore, me moshën e piramidave të Bonjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se i ka zbuluar, dhe janë rreth 20 mijë vjet të vjetra, e më shumë.

    Pra, kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, është zhvendosur për më shumë se 10 mijë vjet apo rreth 15 mijë vjet para shfaqjes së asaj të hershme, dhe më shumë se 15 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik, dhe që Europa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror madje, duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet.

    Ajo që është habitëse në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, të gjitha kçto që tregojnë pavarësi dhe parazhvillim nga qytetërimi helenistik.

    Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit, thuhet në deklarimet e arkeologëve kroat.

    Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, kishte deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund të shfaqet tërë historia e panjohur njerëzore. Në ishullin Korçula janë zbuluar dëshmi të jetës njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

    “Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç.

    Menjëherë pas këtyre rezultateve interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare, raportonin mediat.

    Por, ajo që është tronditëse, dhe dëshpëruese për shqiptarët, ne që besojmë dhe tashmë po e argumenton veç arkeologjisë, historisë, antropologjisë edhe gjenetika, se ne jemi pasardhës të ilirëve, historianët dhe arkeologët shqiptarë, vazhdojnë të heshtin, dhe të tregohen indiferent për zbulimet e bëra, që jo vetëm pra ndryshojnë pikëpamjet për zhvillimin dhe civilizimin ilir, por edhe atë europian dhe botëror.

    Madje edhe autorët e librave shkollorë, që kryesisht janë historian mediokër vazhdojnë të shkruajnë dhe të mësojnë fëmijët tanë se ilirët ishin grupe fisesh të pazhvilluara, se në disa raste disa prej tyre krijuan edhe mbretëri pas përhapjes së civilizimit grek (e këta kurrë nuk kanë pasur mbretëri) dhe domosdoshmërisht i paraqesin me imazh shumë inferior ndaj kulturës helene.

    Dy akademitë e shkencave, të Kosovës dhe Shqipërisë veçanërisht, do të duhej të paktën ti përshëndesnin këto zbulime. Por, për këta vërtetë tashmë nuk e dimë se me ç’punë merren, siç bën Hivzi Islami kryetar i ASHAK-ut, që e mat tokën e Kosovës, për t’ia falur 2 % Malit të Zi. Shumë më mirë do të bënte po ta kishte detyruar një ekip akademikësh, ta kishte financuar atë dhe ti kërkonte edhe qeverisë, që ta bënte një ekspeditë në Kroaci.

    Kështu do të duhej të bënte edhe kryeministri Rama, që e ka plot gojën nacionalizëm në shumë raste, dhe s’çan kokën për studimet që po ndryshojnë historinë tonë, dhe po na rivendosin në themelet e piramidës së qytetërimit europian dhe botëror.

    Kështu mashtrueshëm bën edhe kryeministri i Kosovës, që bën propagandë, shantazhe dhe kërcënime ndaj atyre të gjithëve që e kundërshtojnë atë që t’ia falë gati 2 % të territorit Malit të Zi. Përkundrazi, ndjek me despotizëm rrugën e Thaçit, dhe vazhdon ti bëjë koncesione dhe falë trashëgiminë iliro-shqiptare serbëve dhe Serbisë.

    Pra, arkeologët tanë, historianët tanë që ndjekin ritmin zyrtar, dy Akademitë dhe dy qeveritë janë të poziconuara thellësisht kundër kulturës dhe civilizimit shqiptarë, kundër zbulimit të së vërtetës.

    Dy ministritë e kulturës janë thellësisht kundër kulturës sonë të lashtë, kundër zbulimit të saj, dhe të gjitha përpjekjet dhe investimet i mbyllin tek zbulimet e periudhës romake, dhe tepër rrallë helenistike, sepse thellimi në hulumtime të mëtejshme argumenton të kundërtën, atë që po zbulojnë arkeologët kroat, se qytetërimin në Ballkan se sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët, e kishim ne.

  • Më 4 tetor 1846 lindi arkeologu dhe historiani më i madh kroat i studimeve ilirike, Frane Bulić

    Më 4 tetor 1846 lindi arkeologu dhe historiani më i madh kroat i studimeve ilirike, Frane Bulić

    Si sot më 4 tetor 1846 lindi arkeologu dhe historiani më i madh kroat i studimeve ilirike, Frane Bulić.

    Lindi në Vranjic, afër Splitit, Kroaci. Studioi teologji në Zarë. Pas përfundimit të studimeve teologjike dhe shugurimit meshtar në vitin 1869, përfundoi studimet për filologji klasike dhe arkeologji në Universitetin e Vjenës. Si arkeolog me eksperiencë iu besua drejtimi i muzeut arkeologjik të Splitit dhe më 1878 iu besua detyra e përgjegjësit për ruajtjen e antikiteteve kulturore dhe historike në të gjithë zonën e Dalmacisë. Ai u zgjodh përfaqësues i qarkut të Splitit në parlamentin dalmat dhe përfaqësues i Dalmacisë në Këshillin Perandorak në Vjenë. Ai u tërhoq nga politika në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, pas diktaturës së shpallur nga Aleksandër Karagjorgjeviq më 1929. Zbulimet e tij arkeologjike dhanë kontribut të madh në kuptimin e historisë së hershme të krishterë dhe kroate në Dalmaci. Bulić udhëhoqi ekspedita arkeologjike në shumë vende, por veçanërisht në Solin. Në Split, më 1894, themeloi shoqërinë “Bihać” për studimin e historisë nga epoka e sundimtarëve kombëtarë kroatë. Ai ishte anëtar nderi i shumë akademive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shoqërive arkeologjike. Botoi një sërë artikujsh dhe librash, ndër të cilët më kryesoret janë: “Monumentet kroate në zonën e Kninit, së bashku me monumentet e tjera bashkëkohore dalmate nga epoka e dinastisë kombëtare kroate” (Hrvatski spomenici u kninskoj okolici, uz ostale suvremene dalmatinske, iz dobe narodne hrvatske dinastije) më 1888, “Pallati i perandorit Dioklecian në Split” (Palača cara Dioklecijana u Splitu) më 1927, “Në gjurmët e sundimtarëve të popullit kroat” (Stopama hrvatskih narodnih vladara) më 1928 etj. U nda nga jeta më 1934. Bulić do të kujtohet përherë për rolin e tij në studimet slavike dhe gjurmimin e identitetit ilir.

  • Qytetërimin në Ballkan e sollën ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore

    Qytetërimin në Ballkan e sollën ilirët. Zbulimet që do ndryshojnë historinë botërore

    Këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times,në lokalitetin Kopil kanë gjetur një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit,Ajo që është habitëse në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, të gjitha kçto që tregojnë pavarësi dhe parazhvillim nga qytetërimi helenistik.

    Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i arkeologëve kroat se historia Ilire do të rishkruhet dhe me këtë edhe historia e Ballkanit dhe Europës.

    Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times, duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroat, shkruan:

    “Paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamuthëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

    Dhe këta njerëz që kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetinë kanë pasur kulturë, zhvillim teknike, dhe që kanë ditur shumë më shumë se sa ndoshta po hamendësojmë edhe tani ne, dhe arkeologë kroat e amerikan, dhe se librat që kemi mund të jenë të shkretë, për nga mësimet e gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme.

    Sa e vjetër është stema e flamurit kombëtar shqiptar

    Kostandinopoli u mbrojt nën flamurin arbëror

    Njihuni me kontinentin më të ri që do të formohet në tokë: ‘Amazia’Arkeologët kroatë kur e bën publik zbulimin e tyre, thanë se këto gjetje e ndryshojnë kuptimin e historisë së përgjithshme botërore.

    Zbulimet në ishullin e Korcullës, në lokalitetin Kopil kanë gjetur një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, duke prezantuar punën kulmore të hulumtimeve katër vjeçare.

    Paradoksalisht me bindjet dhe librat historik dhe arkeologjik, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe njerëzore, me moshën e piramidave të Bonjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se i ka zbuluar, dhe janë rreth 20 mijë vjet të vjetra, e më shumë.

    Pra, kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, është zhvendosur për më shumë se 10 mijë vjet apo rreth 15 mijë vjet para shfaqjes së asaj të hershme, dhe më shumë se 15 mijë vjet para asaj që njihet si qytetërimi helenik, dhe që Europa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror madje, duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet.

    Ajo që është habitëse në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari, të gjitha kçto që tregojnë pavarësi dhe parazhvillim nga qytetërimi helenistik.

    Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit, thuhet në deklarimet e arkeologëve kroat.

    Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, kishte deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund të shfaqet tërë historia e panjohur njerëzore.

    Në ishullin Korçula janë zbuluar dëshmi të jetës njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

    “Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira.

    Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë.

    Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç.

    Menjëherë pas këtyre rezultateve interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare, raportonin mediat.

    Por, ajo që është tronditëse, dhe dëshpëruese për shqiptarët, ne që besojmë dhe tashmë po e argumenton veç arkeologjisë, historisë, antropologjisë edhe gjenetika, se ne jemi pasardhës të ilirëve, historianët dhe arkeologët shqiptarë, vazhdojnë të heshtin, dhe të tregohen indiferent për zbulimet e bëra, që jo vetëm pra ndryshojnë pikëpamjet për zhvillimin dhe civilizimin ilir, por edhe atë europian dhe botëror.

    Madje edhe autorët e librave shkollorë, që kryesisht janë historian mediokër vazhdojnë të shkruajnë dhe të mësojnë fëmijët tanë se ilirët ishin grupe fisesh të pazhvilluara, se në disa raste disa prej tyre krijuan edhe mbretëri pas përhapjes së civilizimit grek (e këta kurrë nuk kanë pasur mbretëri) dhe domosdoshmërisht i paraqesin me imazh shumë inferior ndaj kulturës helene.

    Dy akademitë e shkencave, të Kosovës dhe Shqipërisë veçanërisht, do të duhej të paktën ti përshëndesnin këto zbulime.

    Por, për këta vërtetë tashmë nuk e dimë se me ç’punë merren, siç bën Hivzi Islami kryetar i ASHAK-ut, që e mat tokën e Kosovës, për t’ia falur 2 % Malit të Zi.

    Shumë më mirë do të bënte po ta kishte detyruar një ekip akademikësh, ta kishte financuar atë dhe ti kërkonte edhe qeverisë, që ta bënte një ekspeditë në Kroaci.

    Kështu do të duhej të bënte edhe kryeministri Rama, që e ka plot gojën nacionalizëm në shumë raste, dhe s’çan kokën për studimet që po ndryshojnë historinë tonë, dhe po na rivendosin në themelet e piramidës së qytetërimit europian dhe botëror.

    Kështu mashtrueshëm bën edhe kryeministri i Kosovës, që bën propagandë, shantazhe dhe kërcënime ndaj atyre të gjithëve që e kundërshtojnë atë që t’ia falë gati 2 % të territorit Malit të Zi.

    Përkundrazi, ndjek me despotizëm rrugën e Thaçit, dhe vazhdon ti bëjë koncesione dhe falë trashëgiminë iliro-shqiptare serbëve dhe Serbisë.

    Pra, arkeologët tanë, historianët tanë që ndjekin ritmin zyrtar, dy Akademitë dhe dy qeveritë janë të poziconuara thellësisht kundër kulturës dhe civilizimit shqiptarë, kundër zbulimit të së vërtetës.

    Dy ministritë e kulturës janë thellësisht kundër kulturës sonë të lashtë, kundër zbulimit të saj, dhe të gjitha përpjekjet dhe investimet i mbyllin tek zbulimet e periudhës romake, dhe tepër rrallë helenistike, sepse thellimi në hulumtime të mëtejshme argumenton të kundërtën, atë që po zbulojnë arkeologët kroat, se qytetërimin në Ballkan se sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët, e kishim ne.

  • Lidhjet e vjetra kroato-shqiptare

    Lidhjet e vjetra kroato-shqiptare

    Dalmacia e Sipërme dhe e Poshtme në mbarim të shekullit XII. – Kroacia e Kuqe dhe e Bardhë e priftit Duklan.. – Qendrat e emrit kroat:Knini dhe jusha e Duvanjës; fisi Hrvatinë Sana. – Zonajugore sllave e bashkimit kroato- serb. – Huazimet çakaike në gjuhën shqipe; Gjoni (Ivani) dhe Mikleushi. – Kroacia e Kuqe dhe e Bardhë si kujtim I vjetër i atdheut të lashtë. – Kuptimi i emrave Hrvat (kroat) dhe Srbin (Serb). –Krahina e Kuqe Cermnica dhe Kuçeva ndërmjet Budvas dhe liqenit të Shkodrës; Kuçi shqiptar (slav. “Crveni”).

    Prifti Duklan nga Tivari (rreth vitit 1200), në kronikën e vet, e cila përzien kujtimet e vjetra të kombit sllav, tregon: Në mbledhjen në fushën e Duvanjës, mbreti Sventoplak e ndau Bregdetin (Maritima) në dy provinca. E para shtrihej nga Duvno (Dlamno, Delminiumi i vjetër ilir) deri në Vinodol. Kjo quhej Kroacia e Bardhë ose Dalmacia e Poshtme (a loco Dalmae usque ad Valdevino vocavit Croatian Albam quae et lnferior Dalmatia  dicitur). E dyta shtrihej nga Duvno deii në Durrës. Kjo ishte Kroacia e Kuqe ose Dalmacia ë Sipërme (Croatia Rubea quae et Superior Dalmatia dicitur).

    Një ndarje e tillë e krahinës në të sipërme dhe në të poshtme është karakteristike për të gjitha provincat mesjetare nga Drava deri në Vjosë, nga Sllavonia deri në Myzeqe. Hollësisht zbatohej kjo ndarje në truallin shqiptar. Dekretet e Papës të viteve 1410- 1443 përmendin dy Shqipëri: flasin për “tota Albania”, për krahinat e “utriusque Albanie si dhe për krahinat e “Albanie superioris et inferioris”.

    Koncepti i dy Dalmacive, sikurse e ka fiksuar prifti Duklan, me një gabim të vogël në jug, në kohën e tij ka qenë i gjallë dhe krejt i freskët.

    Kur “legjionet romake” të perandorit Emanuel rreth vitit 1165 mundën përfundimisht hungarezët (ugerët).dhe serbët, dhe hynë në Dukle e Dalmaci deri në Zërmanje, kur perandorit i dhuruan edhe fisin e fuqishëm kroat të Kaçiqve, thema e Durrësit nuk u rivendos më në hapësirën e vet të vjetër. Për të parën herë u pa në ato kohë, se vargu i qyteteve romake e kroate (Omishi, Shibeniku, Ostërvica, Skradini) nga Nini e deri në Split, me popullsi të dyfishtë të hinderlandit (kroate e vllahe), po ashtu edhe vargu i qyteteve romake nga Raguza deri në Ulqin, me popullsi të trefishtë të hinderlandit, formonin dy gjysma të njëjta të zonës bregdetare dalmatine.

    Me Duklën së bashku me qytetet e saj, të cilat dikur i takonin themës së Durrësit, dhe me Dalmacinë jugore në veri të Neretvës, u krijua një njësi nën perandorin Emanuel Komnenin. Përkonte deri diku me provincën e dikurshme romake Praevalisë. Në krye të saj ishte “dux Dalmatie et Dioclee” (1166). Pastaj, në krahinën nga Zërmanja deri në Neretva sundonte nga Spliti “dux Dalmatie et Croatie” (1171-1180); Zara (Zadar) mbeti nën venedikasit. 

    Përgj atë bregdetit lindor të Adriatikut, pak më përpara se filloi të shkruante prifti i Tivarit, në vend të dy krahinave të dikurshme të themave bizantine (Durrës e Dalmaci), ishin tri dukata bizantine: dukata e Durrësit, dukata dalmato-duklane dhe dukata dalmato-kroate.

    Sipas kësaj del fare e qartë dhe e vërtetë ndarja e Dalmacisë; sikurse e paraqet prifiti i Tivarit. Përveç kësaj, Jçuptohet edhe përse shkrimtarët grekë të kohës së Komnenëve i quajnë serbët në më të shumtën e herës dalmatinë dhe përse shkrimtari Kinam

    I e vë qytetin Ras në Dalmaci. Nuk është aspak e habitshme as ajo, që, sipas Stjepan Përvovjençanit, Shkodra gjendej në “Dalmacinë e vërtetë”,’ndërsa sipas kryegjakonit Tomë (t 1265), Ulqini dhe Tivari gjendeshin në “Superior Dalmatia”.

    Diçka ndryshe qëndron çështja te prifti i Tivarit përsa i përket Kroacisë së Bardhë dhe Kroacisë së Kuqe. Pavarësisht nga ai, por lidhur me emrin e mbretit përrallor S vetopuka, i njeh dhe i përmend këto emërtime (rreth vitit 1350) edhekronisti venedikas Dandulo (a plano itaque usque Hystriam Croatiam Albam vocavit et a dicto plano usque Dyrrachium Crpatiam Rubeam). Orbini (1601), i cili ka përdorur kronikën e Tivarit dhe shumë burime të tjera të humbura, flet (f. 204) mbi “Dioclea che ju la metropoli della Croaia Rubea.

    Këtu, për shembull, në veri i përkiste tërë Sllavonia e vjetër ndërmjet Dravës dhe Gvozdës: në jug ishte kryesisht krahina nga Spliti deri përtej Raguzës. Statutet qytetase të Kotorrit të shek. XIV i dallojnë qartë kroatët më në veri nga sllavët (Sclavi), të cilët të përzier me rumunë (Vualachi) dhe shqiptarë, banonin në afërsi të qyteteve. Në një marrëveshje tregtare ndërmjet Raguzës dhe Ankonës (1293), me emrin Sllavoni kuptohej krahina ndërmjet lumit Neretva dhe Drinit e Bunës (et dicta Selavonia intelligatur a loco qui dicitur Orenta usque in flumen Lessi). Kjo ishte mbetje e kuptimit të gjerëtë dikurshëm gjeografik, Sclavinica, e cila në shek. VII deri në të X përfshinte të gjitha vendet ndërmjet Zarës, Selanikut dhe Rodopit.

    Sikurse emri kombëtar serb në mjedisin “sllav” në fillim ishte, i përhapur në territore përpjesëtimisht të vogla, ndërmjet Pivës, Tarës dhe Drinës së Sipërme, ashtu edhë emri kroat e kishte qendrën e vet më të fortë ndërmjet Zërmanjes e Cetinës, e sidomos në lindje të Zarës, në rrethinat e Ninit dhe të Kninit (Tininium, në Tunva, Teneu, in Teneno.^Ipeshkvi i Kninit quhej par excellence “ipeshkëv kroat”, krejt analogjikisht sikurse ipeshkvi i Krujës në qendrën shqiptare quhej “ipeshkvi shqiptar”. Ky atribut (Croatensis, në regjistrat i shkruar e i kënduar keq Croacensis), ka shkaktuar, që në shek. XIV e XV, të viheshin nganjëherë në evidencë “episkopus Croatensis” dhe “episcopus  Tininiensis përveç kësaj, i pari përzihet me ipeshkvin e Krujës në Arbani (episcopus Croensis, Croyacensis), Këtij ipeshkvi kroat i paguanin “sipas zakonit të vjetër” të dhjetën të gjithë bujarët kroatë. Përtej fushës së Duvnës u përhap shumë herët emri kroat në Bosnjë deri në Neretvën e Sipërme, ndërsa nga Knini deri në Gvozdë dhe deri në lumin Sana në “Donje krajeve” (krahinat e poshtme) të Bosnjës. Aty banonte në shek. XIII fisi i fortë kroat, Hërvatiniç, në pronatë shumta, disa prej të cilave (Çeçva, Tuklek) me emrin e vet të çojnë në vendbanimet ilire, përkatësisht shqiptare. Në këtë fis u krijua edhe emri i përveçëm Hrvoje, që është zvogëlim (diminutiv) i emrit Hrvatin, mbartës më I shkëlqyer i atij emri që vojvoda i madh i Bosnjës dhe i Splitit, Hrvoje Vukçiq Hrvantiniq (1416). Për shkak të. lidhjeve të farefisnisë me të mëdhenjte shqiptarë të jugut, emri voje u përhap edhe në Shkodër në modë. I madhi katolik shqiptar Pjetër Spani (1430-1457) kishte djalin e vet me këtë emër.

    Që degët e qendrës kroate depërtonin edhe larg në jug nëpër zonën “sllave ” dhe atje takoheshin me qendrën serbe, këtë na e dëshmojnë burime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta.

    Shkrimtarët grekë Skilit?es (1081) dhe Zonaras (1118) flasin për “fisin kroat, të cilin disa e quajnë edhe serb”  dhe për “fisin serb, të cilin ‘e quajnë edhe kroat”.

    Ky i fundit, sipas tregimit të Skilitzit, hyri me forcë rreth vitit 1075 në Bullgari. Zonaras flet edhe për fisin kroat në numër të madh. Në gusht të vitit 1203 kryeipeshkvi bullgar Baziliu qëndronte në fshatin “in villa Vrovatachori”, i dërguar nga perandori Kolojan te Papa Inocenti III, duke pritur lejën e kalimit nëpër Durrësin bizantin. (Acta Albaniae 1,127). Ai “fshat i kroatëve” siç duket, është identik me vendin e sotëm Hrvati në Prespën e Poshtme. Në vitin 1372 ankohet në Raguzë “Stanchus frater Cheruatinipse i kishte plaçkitur shtëpinë në Shën Shirgj Gjergji I Balshaj. Djali i këtij Stanku, Stojani, jetonte në Shkodër në vitin 1388 (Acta Albaniae 2,297).

    Nën këtë pamje të diskutueshme gjuhësore, në gjuhën shqipe gjenden fjalë të huazuara nga dialektet çakaike të bregdetit (l’is “hrast”, drinv “pruqe”, 甑sto” ose uça”). Që në këndin e bërthamës shqiptare, në zonën sllave ,të përzier duklane nën pushtetin fiolitik serb, kishte elemente të njëjta me ato të zones më veriore, të sferës kroate, për këtë na flasin disa shenja të tërthorta.

    Kjo formë Pavel (e në vend të a-së) nuk të çon kurrsesi në mjedisin shtokaik që në vitin 416 e kishin dy banorë të fshatit Kupelnik në Pultin e Poshtëm (Ivan Sudija, Ivan Budimir), është karakteristik për brezin katolik të bregdetit nga Tivari dhe Raguza në veri.

    Edhe i ati i Skënderbeut quhet në shkresat e veta serbe “gospbdin Ivan”; po ashtu e quajnë (Ivan Castrioth) dokumentet e Venedikut           ‘ (1407-1443). Nga ana e kryetarit të familjes së Kastriotëve, ata që kryenin shërbimin e qefalisë së Kaninës, përmenden (1368) në oborrin e Zotit Aleksandër në Vlorë “Prodan vojevoda dhe Mikleushi”. Ky i fundit, sipas emrit të tij (Miklaush, Mikula), sikurse thotë Jireçekun, “sigurisht është Kroat; dalmatini I jugut, serbi e shqiptari do të ishte quajtur Nikola ose Niksha”.

    Gjithçka që u tregua nuk është, natyrisht, një dëshmi se Kroacia e Bardhë, e sidomos Kroacia e Kuqe, ishte me të vërtetë në kohën e prifiti të Dukles. Por këto dy Kroacijetonin në përrallat e popullsisë së bregdetit, ndoshta edhe në jug të Neretvës deri në Tivar. Kjo përrallë përmban në vetvete elemente të vjetra  (praelemente), që ishin të përbashkëta pothuaj për të gjithë sllavët, të sjella nga atdheu i vjetër, i largët në veri, përtej Karpateve. Perandori Konstantin Porfirogeneti (950) njeh Kroatët e Bardhë dhë Serbët e Bardhë në veriun e largët, përtej Karpateve në fushat ruse. Përkundrazi, kronika më e vjetër ruse i përmend “Horvate belii” në jug. Në Rusi ekzistonte edhe një paralele e plotë për Kroacinë e Bardhë dhe të Kuqe: nga shek. XV ekzistonte Bjelorusia me qendrën përreth Smolenskut dhe Çermnaja Rus në Haliç përreth Lavovit (Leopolit).

    Emrin Hrvat (Kroat), charvata e nxjerr linguistika e sotme, më korrektësisht, nga emri paraindoevropian i maleve të Karpateve, i cili u bë prej fjalës së vjetër evropiane ose alarishtes “kar” = “gur” dhe prej shkronjës që është forma e shumësit. Por edhe emri enigmatik Serb, duket se merr shpjegim më të mirë në ndonjërën prej gjuhëve të shumta të maleve të. Kaukazit, që janë një muze i vërtetë për mbetjet e popujve të shumtë paraindoevropianë, të cilët dikur patën jetuar në fushat e gjera të Skitëve (Skythjes). Sipas kësaj gjuhe, që e bën shumësin me prapashtesën -b} emri “serb” do të kishte kuptimin “njerëz pra, një bërthamë e vërtetë në thëniet e perandorit bizantin dhe të priftit të.Tivarit. Ndërmjet këtyre të dyve ekziston edhe njëfarë lidhje. Edhe bërthama, edhe lidhja përmbahen kryesisht në kujtesën e heshtur të kroatëve dhe të serbëve, të dyndur në atdheun e tyre të dikurshëm verior. Por duket se kroatët ndërmjet Zërmanjës e Cetinës, dikur quheshin me të vërtetë Kroatët e Bardhë “Bijeli Hrvati”.2)

    Nëse ka pasur ndikim portreti i banorëve në Kroacinëe Kuqe (Crvena Hrvatska) në krijimin e emrit të krahinës së vjetër të Cërmenicës dhe të krahinës fqinje të Kuçit në krijimin e emrit të fisit Kuçi (prej shqipes “kuq, sllav. “crven”), ose mandej emrat e krahinave të përmendura kanë shërbyer si impuls për nxjerrjen në pah të kujtimeve të lashta nga atdheu i lashtë, kjo nuk është e lehtë ta vendosësh. Por që ndërmjet të dyjave ekziston lidhja reale, për këtë s’ka dyshim.

    Të dyja këto krahina të kuqe “crvene zupe” (Cermeniza, Cuceue = Kuceue) i përmend prifti i Dukles. Crmnica (në sllav. E vjetër crarnana, çramana “crven”) shtrihej përgjatë bregut veriperëndimor të liqenit të Shkodrës me këto fshatra kryesore: Tërnpvë, Orahovë dhe Gudinje.^ Emri i Kuçevës, sipas priftit duklan, shtrihej përgjatë anës më të afërme të qytetit të Budvas.

    Por e vërteta është se këta dy emra, shqip e sllavisht, përdoreshin për krahinën e madhe ndërmjet Budvas dhe liqenit të Shkodrës. Sikurse mund të shihet prej shkresave serbve për manastirin e Shën Kollit të Vraninës, në shek. XIII atje ishte një përzierje e fortëe popullsisë sllave e shqiptare. Në vitin 1278 përmendet në librat e Raguzës njëfarë “Bardogna de Coçoa de Genta Bardhonji prej Kuçit në Zetë, i cili më vonë, në shkresën serbe del si banues i fshatit të Orohovës (Bardonja sa deti, Petar zlatar Kuçeviqi Bardonja nga deti, Pjëtër argjendar Kuçeviçi). Për sa i përket emrit të fisit Kuçi, po përmend se ky Kuç (Cucci) del së pari (rreth vitit 1335) në fshatin Tuz (Petro Kuç) dhe mandej në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 del si mbiemër i disa banorëve në fshatrat e rrethit të Shkodrës: Sardani, Bolsa, Egressi, Ibardi (shqip “i bardhë) bashkë me Bitrin, Lekën e Progonin, që është emër i përveçëm kombëtar (i vjetër). Në këtë rreth, në vitin 1402, ishte gjithashtu Uquedam villa vocata La BarbadirossV në vitin 1641 Barbalussi, sot Barballushi mbi Drin.

    Por, për vlerësimin e plotë të çështjes së hedhur këtu për diskutim, duhet theksuar edhe kjo: Në shkresën e mbretit Uroshi III për manastirin e Vraninës, në caktimin e kufijve të fshatit “Shtitar” (në jug të Cërmenicës në Krajë), lexohet kjo copë Crlenu pesteru, ot Crlenepestere pravo u katun ” (në shpellën Çërlen, prej shpellës Çërlen drejt në katund). Në vitin 1333, afër Tivarit gjendej gurorja e gurit të kuq (incidendo sibi iuxta Antibarum lapides rubeas circa centum). Në brendësi të vendit, ndërmjet Danjës dhe Oroshit, quhej në vitin 1446 një fshat Guricuchi (Gurakuqi) (sllav. ukamen” rumanisht (1459) “Piera Rossa”)

    Edhë sot gjendet në veri dhe lindje të Elbasanit krahina malore “Çermënika”. Prej kësaj krahine, siç duket, quheshin në mesjetë ipeshkvët e qytetit të rrënuar të Skampës edhe “episcopi Cernicenses”, përveç titullit “episcopi Vregenses”. Në vitin 1603, Papai dha urdhër ipeshkvit të Stefanjakës që të dërgonte në ato vise (in certipaesi alli confini di Tessalia chiamati Birsenstapolis et Cermanica) priftërinj, pasi atje kishte afër 4 000 shpirtra të krishterë.

    Pikërisht për këtë, gjithashtu, për krahinën e vjetër të kuqe do të ishte me vlerë të hulumtohej nëse në të ka pasur formacione gjeologjike përkatëse, që të kenë vepruar në formimin e emrit të saj, apo është ky një krijim i pastër i ndjenjave sllave për atdheun e largët të lashtë. 

    Bashkëpunimi i gjallë i klerit të Tivarit dhe të Splitit në fund të shekullit XII – Kontaktet e para të bërthamës shqiptare e kroate. Fshehtësia e arkivit të Blagajskit: Princi i Vodicës – Ivan Baboniqi në Shqipëri dhe traktati i Filip Tarentinit me mbretin Urosh II Milutinl – Politika e anzhuinëve të Hungarisë: Ludviku I i Madh dhe Karl Topija. –Ndërmarrja e guximshme e ipeshkvit të Korçulës, Domenik Topisë, kundër Raguzës. – Karli i Durrësit në Kroaci – Gjergji II Balshaj si zhupan i Korçulës dhe i Hvarit (Lesinës).

    Pikërisht në kohën e priftit Duklan, sikurse u tregua më lart marrëdhëniet ndërmjet klerit të Tivarit e të Splitit ishin jashtëzakonisht të mira. Prelati i Tivarit, Gregdri (1173-1189), I cili lindi dhe vdiq (1185) në Zarë, në luftën kundër uzurpimit kishtar të Raguzës kërkoi mbështetje e ndihmë te kryeipeshkvi I Splitit, metropolia e të cilit përfshinte bërthamën kombëtare kroate. Në Tivar u desh të dëshmonin se prelati i Raguzës në përgjithësi nuk ishte kurrfarë kryeipshkvi, por një sufragan I zakonshëm i metropolisë së Splitit (1177), ex antiquis resscriptis et monumentis antecessorum et diverssis qliis coqiecturis veritatem perpendens, quod Salonitana ecclesia totius Dalmatie dominatum etprimatum quandam optinuit). Kjo ishte koha kur në Tivar kërkoheshin me zell të madh gjatë gjithë bregdetit Adriatik reminishencat historike, por edhe tregime për ndarjen politike e kishtare. Atëherë u ngjallën edhe kujtimet për sundimin e vjetër të Gotëve në Dalmaci e Shqipëri (libellus Gothorum te Duklani; Gotët te kryegjakoni i Splitit Toma. Në atë kohë (rreth vitit 1199) edhe ipeshkvi i Svaçit, Domeniku, i paditur për vrasje, pati ikur nga frika e mbretit të Dukles, Vëllkanit, sikurse thotë edhe dekreti i Papës “adpartes Hungarie.

    S’ka aspak dyshim, se në kohën bizantine ekzistonin marrëdhënie të gjalla ndërmjet qyteteve romake të Adriatikut dhe sidomos, ndërmjet këtyre dhe Italisë Jugore. Por kontakt politik, qoftë miqësor, qoftë armiqësor, nuk ekzistonte ndërmjet bërthamës kroate dhe shqiptarëve; por, për shkaqe gjeografike, bërthama kroate nuk kishte marrëdhënie aq të gjalla me bërthamën fqinje serbe. Thema e Durrësit mbulonte bërthamën shqiptare dhe e tërhiqte atë drejt jugut dhe lindjes. Thema e Dalmacisë nuk i mbulonte bërthamat kroate. Dalmacia në kohët e para qe e lirë dhe anonte nga veriu dhe perëndimi.

    Marrëdhënie politike ndërmjet veriut e jugut të bregdetit ekzistonin kohë pas kohe vetëm atëhere kur fuqitë botërore tërhiqnin në valët e veta tërë bregun. Një rast i tillë ndodhi, sikurse u pa, në kohën e sulmit norman dhe, më tepër e më gjatë, në kohën e anzhuinëve, kur pothuaj i pavaruri dhe trashëgimtari “bani i Kroacisë dhe i Bosnjës dhe princi i Zarës”, Mlladeni II Shubiq, në lidhje me Filip Tarentin dhe me Papën (1319), bashkëvepronte me të gjithë bujarët e lartë shqiptarë.

    Në këtë pikëpamje po tregoj këtu një hollësi tjetër tërheqëse: Mlladeni II i përkiste familjes se fuqishme kroate të princave të Vodicës së Baboniqve, fuqia e të cilëve, në fillim të shek. XIV, kapej në Slloveni dhe hapej në viset ndërmjet Kupës, Savës, Unës, Sanës dhe Verbasës. Një degë e kësaj familjeje mori mbiemrin Blagajkët, sipas qytetit Blagaj në viset^ poshtme të Bosnjës.

    Në arkivin e kësaj familjeje, pak kohë pas humbjes së saj, u gjet një pergamenë (sot në muzeun kombëtar të Budapestit), e cila nuk tregon ndonjë lidhje me interesat e kësaj familjeje.

    Këtë shkresë e pati bërë Filipi “princeps Achaye et Tarenti, Romanie despotus et regni Albanie dominus”, ku gjendej “in campisprope Bosticiam ” më 6 gusht 1306. Me këtë ai i jep fund  të plotë kancelarit të vet, ipeshkvit të Bisaçit, Francesku, të pranojë betimin e mbretit Uroshi II (ab Vrossio rege Rassie) “mbi marrëveshjen e përfunduar ndërmjet ipeshkvit të Shkodrës, Shtjefnit, të dërguarit të mbretit të lartpërmendur” dhe Filip Tarentinit (super certis factis et conventionibus habitis et initis inter Stephanum episcopum Scutarensem, nuncium dicti regis ex una parte et nos ex alia).

    Kjo marrëveshje, sikurse e përmend qartë letra, ishte e shkruar dhe e vulosur me vulën e ipshkvit të Shkodrës. Përmbajtja e saj nuk dihet, por përse bëhej fjalë, kjo mjmd të kuptohet me lehtësi, po të merret parasysh, që jo shumë kohë më parë (1304) Filipit I ishin dhuruar disa fise shqiptare mbi lumin Mat, por pikërisht deri atje arrinte pushteti i mbretit serb. Në vitin 1308, të dërguarit e Uroshit bënë një marrëveshje në Melunë (në Francë) me Karlin de Valois dhe me perandorin titullar të Kostantinopolit, kundër perandorit faktik grëk, Andronikut. Aty mbreti Urosh i premtonte “perandorit” Karl ndihmë për pushtimin e perandorisë bizantine, kurse ai i premtoi mbretit ndihmë kundër çdonjërit, që do të guxonte të sulmonte mbretërinë serbe, përjashtuar kushëririn e vet, Filipin e Tarebtit. Në këtë rast vërtetohet si mbret serb, përveç të tjerave, edhe mbi “provincën e Dibrës deri në lumin e Matit”.

    Përsa u përmend më lart, plotfuqishmëria e rëndësishme e Filip Tarentinit erdhi në arkivin e Blagajsve; kjo shpjegohet më mirë, ngaqë në përcjelljen e të dërguarit të mbreti Urosh gjendej një Baboniq. Ky ka qenë princi Ivan (Gjon). Për këtë mësohet më vonë (1324) se ishte në marrëdhënie shumë të mira: me princin e Tarentit. Ai ishte (1316-1322) “ban I gjithë Sllavonisë”. Në vitin 1322 goditi “sipas urdhrit të mbretit” banin Mlladenin II Shubiq dhe u bë ban “i tërë Sllavonisë, Kroacisë dhe Dalmacisë”.

    Por ky qëndrim i aristokratit kroat Baboniqit në Shqipëri, tregon edhe që anzhuinët e Hungarisë fusnin hundët aktivisht në punët specifike shqiptare edhe përpara Ludovikut I të Madh. 

    Me paqen e Zarës (1358), mbreti hungarez Ludovik Anzhu e detyroi Republikën e Venedikut që të hiqte dorë nga çdo ndikim mbi bregdetin lindor të Adriatikut (a medietale Quarnerii usque ad confines Duracci). Ky bregdet, deri në Raguzë e Kotor hynte kryekëput në sferën e anzhuinëve të veriut, i cili pak nga pak u zgjerua edhe në vetë Shqipërinë. Qyteti i Raguzës me rrjetin e vet të fortë tregtar shërbeu si vëzhgues i shkathët më parë për Zetën dhe pastaj edhe për viset më jugore.

    Natyrisht, mbreti Ludovik qëndronte në një lidhje të drejtpërdrejtë me Durrësin, gjersa ky ishte i anzhuinëve. Lajmëtarët e tij kalonin atje edhe nëpërmjet Raguzës (1366, barca que portait Bernardum nuncium regis Duracium). Por ky qysh herët kisfye lidhje edhe me princin Karl Topinë, i cili më vonë (1379), u bë anëtar i lidhjes hungareze kundër venedikasve. Rolin e madh nç këtë lidhje e luante ungji i Karlit dhe vëllai i Tanush Topisë, Domeniku. ‘

    Ky Domenik iu kushtua titullit të rregulltarit. Kishte hyrë në urdhrin e domenikasve, të cilët kishin ardhur në Durrës qysh në vitin 1278. Si i tillë u bë kapelan i oborrit dhe këshilltar i mbretit Robert të Napolit. Më vonë (1345-1351), si “vicar i përgjithshëm i urdhrit të vet për Dalmacinë dhe Durrësin”, punoi, duke banuar në Raguzë, për themelimin ë manastireve në Shkodër, Kotorr dhe Shibenik. Rreth vitit 1358 u bë ipeshkëv i Korçulës.

    Por një vit më pas u gjend në Shqipëri. Një shkresë e shkruar greqisht, me të cilën manastiri domenikan në Durrës nxirrte në ankand vreshtat, e përmend atë si administrator i atij ankandi. Pikërisht atëherë, pas vdekjes së Tanushit, Karli mori në dorë fuqinë e shtëpisë së Topisë.

    Duket se Karli, në marrëveshje me të nipin, Domenikun, përgatiti një plan të madh e të guximshëm, në mënyrë që të shtinte në dorë pushtetin mbi Raguzën. 

    Në Shqipërinë e Veriut gjendeshin atëherë shumë qytete (Drivasti, Svaçi dhe Balezi e ndoshta edhe Sappa), në të eilat ipeshkvi ushtronte edhe tërë pushtetin laik. Këtë shembull sigurisht e pati parasysh edhe Domeiiiku, kur filloi (1360) intrigat e tij të mëdha, që të zinte selitë kryeipeshkvnore vakante në Dubrovnik. Në këtë çështje, ndihmën kryesore ia dha njëfarë Theodhori nga Drishti.

    Por këshilli i Raguzës ishte vigjilent. E kishte ndier rrezikun. E kishte paralajmëruar atë për një rrezik të tillë i ndieri kryeipeshkëv, Ilia Saraka, patric i Raguzës (t 1329). Sikurse tregon një kronist i mëvonshëm i Raguzës, ai kryeipeshkëv i kishte njoftuar, sa ishte në shtratin e vdekjes, parësisë së Raguzës “disa fshehtësi” (arcanaet acculta quadarh), të cilat në qoftë se.nuk ishin vigjilentë, mund t’ikërcënonin lirisë së qytetit një frezik të madh; sepse me lehtësi të madhe ai vetë do të mund të fitonte pushtetin e qytetit ose ta mbartte atë te të tjerët.

    Raguzianët vigjilentë kapën disa letra, që i kishte shkruar ndihmësi i Domenikut, Theodhori, dhe të cilat “përmendnin simoninë” (quefaciunt mentionem de symonia). Këto letra çuan peshë një furtunë të madhe.

    Më 4maj 1360, qyteti dërgoi te Papa kancëlarin e vet, që”të kërkonte një kryeipeshkëv për kishën e Raguzës”. Në shënimet e të dërguarit lexohet edhe ky paragraf: “Dhe në qoftë se paraqitet rasti, që ndonjë dalmat, shqiptar, venedikas ose nga krahina jonë e Raguzës do të donte të merrte kryepeshkopatën tonë, ti do t’I kundërshtosh së bashku me miqtë tanë në çdo mënyrë”. Më 6 maj, këshilli i lartë vendosi që të thirrej ipeshkvi Domenik dhe t’i jepej urdhër ta linte qytetin. Më 8 maj u dërgua Theodori I Drivastit.

    Domeniku natyrisht u largua nga Raguza. Por ai shkoi drejte te mbreti, Ludoviku I dhe këtë e ngacmoi aq shumë kundër raguzianëve, saqë këta u detyruan (më 16 dhjetor) të dërgonin delegacion të posaçëm te mbreti se bashku me “ato letra mashtruese, të falsifikuara e të gënjeshtërta, të cilat i dërgonte ipeshkvi i Korçulës, që të bëhej kryeipeshkëv i Raguzës”.

    Në vitin 1362 raguzianët kishin kryeipeshkvin e rL Ky ishte gjenovezi Hugo Cigala. Me këtë u prishën të gjitha planet e Domenikut. Ai u bë kryeipeshkëv i Zarës (1367). Pas vitit 1374 humbi fare gjurma e tij.

    Kam përmendur se Domeniku ndëirmjetësoi te nipi i vet, Karl Topija, kur ky pushtoi Duirësin (1368). Këtu po shtoj se pak pas humbjes së këtij qyteti, hercogu i Durrësit, Karli, u bë “dux Dalmatie et Croacie” (1369-1376). Si i tillë, banoi rregullisht në Zarë. Sikurse dihet, ai më vonë (1385), diike u mbështetur kryesisht në bujarinë kroate e sllave, u bë mbret i Hungarisë, por mbaroi shpejt në një mënyrë tragjike.

    Në kohën e Ludovikut të Madh dhe të luftëtarëve të tij kundër Vendikut, si dhe në kohen e Sigismundit e të luftërave të tij kundër turqve, ishte gjë fare ë natyrshme, që edhe Balshajt e Zetës të vështronin nga veriu. Qëndronin në marrëdhënie të drejta me banët e Dalmacisë e të Kroacisë.

    Pushteti i Balshajve kaloi edhe mbi ishujt e Dalmacisë. Pas betejës së pafat afër Nikopoljes (1396), duke qëndruar në Raguzë (21-28 dhjetor), mbreti Sigismund i dha Gjergjit II Balshaj titullin (princeps Albaniën) dhe e emëroi zhupan të vetin në Korçula dhe Hvar. Këtë ndeiim e mbajti Gjergji deri në fund të jetës së tij (në muajin mars 1403). Përmenden me radhë tre vikarë (ndihmës famulltar) të tij në Korçula. Dy prej tyre ishin patricë të Tivarit.

    “Bani shqiptar në mbretërinë e kroatëve ” – Përbërësit e këtij fiksimi në shekullin XIV. – Shtatë bana e dymbëdhjetë bujarë të kroatëve. – “Shtatë kralët” shqiptarit.

    Në dy kapitujt e mësipërm mund të gjenden disa përbërës më të fortë, të cilët në gjysmën e shek. XIV, bashkëvepruan për prishjen e fiksimit ekzotik mbi “banin shqiptar në mbretërinë e kroatëve”. Këtu veproi fakti, që emri Albani në kohën e anzhuinëve, për shkak të lidhjeve jashtëzakonisht të forta me atë dinasti, u bë te kroatët shumë i njohur. Dy bana, një Shubiq dhe një Baboniq, kishin marrëdhënie të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

    Njëri prej tyre edhe banonte atje. Ndoshta shkresa për këtë trillium kaq të vonuar, është e njëkohshme me hercogun kroat, Karl Durrësakun. Ndoshta ka bashkëvepruar edhe lidhja fonetike ndërmjet fjalëve Alba e Albania; prandaj përmendet CroatiaAlba dhe qyteti Alba, sikurse të gjithë “beli gradi” (qytetet e bardhë) të tjerë quheshin Biograd në bregdet.

    Kujtimi për këtë fiksim të vjetër të banit shqiptar është ruajtur në regjistrin e manastirit benediktin të Shën Pjetrit ndërmjet Splitit dhe Omishit (S. Petrus de Gumal i themeluar në vitin 1080), I cili ruhet sot në arkivin e kishës së Splitit. Ky regjistër njoftimesh për pronat e manastirit është shkruar me shkronja beneventane në fillim të shek. XIII. Por ka edhe shumë passhkrime të mëvonshme, që nuk kanë asnjë lidhje me manastirin. Përkundrazi, përmbajtja e tij tregon se ato përshkrime i kanë shkruar disa njerëz,  te cilët këtë regjistër e patën studiuar shumë herët, në shek. XIV e XV, për qëllime më të gjera juridike-historike, por fare praktike.

    Një shënim i tillë, i shkruar prej një dore të shekullit XIV, në vendin bosh nën dorëshkrimin origjinal betievetan, thotë pjesërisht kështu: “Në kohën e kaluar ishte zakon në mbretërinë e kroatëve të ishin shtatë bana, të cilët zgjidhnin mbretin në Kroaci, kur ai vdiste pa lënë fëmijë (trashëgimtarë); këta ishin: I pari bani i Kroacisë, i dyti i Bosnjës, i treti i Sllavonisë, i katërti i Pozhegës, i pesti i Podravskës, i gjashti i Albanisë dhe i shtati I Sremës”.

    Meqenëse ky shënim të kujton pakëz të 12 fiset kroate (duodecim tribus Croatorum), s’ka dyshim se është punuar me atë problemin interesant, i cili u bë jashtëzakonisht akut në kohën, kur anzhuinët, sidomos pas vitit 1345, filluan të zbatojnë centralizmin e rreptë feudal në Kroaci. Për këtë flas më shumë në një vend tjetër.

    Këtu po përmend se numri 7, megjithëse ishte më pak I zakonshëm se numri 12, ishte i njohur në viset jugore pikërisht në lidhje me sundimtarët. Perandori Konstantin Porfirogeneti na paraqet emrat e dukëve, që patën sjellë kroatët në atdheuri e ri.

    Këta dukë ishin shtatë: pesë vëllezër dhe dy motra. Pavarësisht nga kjo, arhigjakoni i Splitit, Toma, thotë se në kohën e dyndjes, kroatët ndaheshin “në shtatë a tetë fise bujarësh” (septem vel octo iribus nobilum). Tomko Marnaviq (rreth vitit 1630) flet për 7 krajlëte Bosnjës. Sipas kuptimit të shqiptarëve të Veriut, bota është e ndarë “ndërmjet perandorëve dhe shtatë kralëve” (n’der t’mretit e t’shtat krajleve). Kundër mbretit janë ngritur shtatë kralët, thotë vjersha shqipe:

    Bash te mbreti kenka hi

    Kish kërkue shtatë krali

  • Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu tek autorët kroat

    Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu tek autorët kroat

    Dr. Pajazit Hajzeri

    Padyshim që figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu është ajo më markantja në gjithë historinë e mesjetës së vonë dhe asaj moderne, jo vetëm për shqiptarët por edhe për gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore.

    Ti bësh një përshkrim figures së Gjergj Kastrioti Skënderbeu është sa e vështirë aq edhe e lavdishme, sa madhështore aq edhe interesante.

    Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në vitin e largët 1405 në një familje krishtere, ku në moshë të njomë rrëmbehet nga osmanët, dhe rinin e tij e kalon në pallatet e Sulltanit në Stamboll si mysliman. Si prijës ushtarak ai për ҫdo ditë i’a shton lavdin por njëkohësisht edhe territoret Perandorisë, në luftë kundër të krishterëve. Kthehet në Arbëri dhe i lufton myslimanët (osmanët), bashkon të gjithë princat arbëror pa dallim religjioni për ta luftuar të keqen që i Fig. 1. Gjergj Kastrioti Skënderbeu shkaktonte Perandoria osmane trevave arbërore, ashtu që figura e tij është shumë emblematike dhe madhështore.

    Nuk ka dyshim që autorët dhe studiuesit e mirëfillt shqiptar, figuren e Gjergj Kastrioti Skënderbeut e ngritin në stadin më të lartë të lavdisë, por edhe studiues të tjerë nëpër botë e bënë të njëjtën gjë.

    Lidhur me jetën dhe veprimtarin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në analet raguzane, dhe arkivin e Dubrovnikut, një punë shumë të madhe e ka bërë edhe medievalisti, profesori universitar dhe hulumtuesi shkencor, Prof. dr. Jahja Dranҫolli duke mos i anashkaluar as të tjerët që u moren me figurën dhe veprimtarinë e Skenderbeut.

    Gjergj Kastrioti Skënderbeu njihet si: ushtar trim, strateg – prijës ushtarak, diplomat, burrë shtatas, humanist, aleat besnik, i cili bënte luftë për paqe. Historia na njofton se 90% të luftrave nëpër botë bëhen si rezultat i lakmisë për të pushtuar territore të të tjerëve, ndërkaҫ ne shqiptarët gjithmonë kemi bërë luftë për të mbjellur paqe në Ballkan.

    Me këtë rast kemi zgjedhur disa autor kroat të cilët me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut figurën dhe bëmat e tij i ngrisin po në atë nivel sa edhe vetë shqiptarët.

    Figura e Heroit Kombetar qe burim i frymëzimit për autor të ndryshëm nëpër botë, por njëkohësisht edhe autorët kroat nuk e lënë anash këtë figure. Skënderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shekullit të XV-të, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do e ngrinin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvënies, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut, ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat.

    Figurën e Skënderbeut tek autorët kroat e gjejmë nëpër artikuj të historisë, në drama, poezi, proza, këngë, etj.

    Nga poetët e Dubrovnikut, të cilët e cekin Skenderbeun, do t’i përmendi vetëm dy. Shkrimetarët e Dubrovnikut ndonjëherë Shqipërinë e quajnë edhe Skenderija, që domethënë toka e Skenderbeut.

    Ivan Gunduliq në veprën e tij “Osmani” ceku heroizmin e Skenderbeut dhe luftërat kundër turqve në strofat e tij.

    “Me ta Gjergji Skenderbeu dëbuesi i fuqive turke nëpër botë duke fluturuar me kalorësinë e tij në beteja vepron po u trembur”

    Kështu poeti i mirënjohur Ivan Gunduliq (1589-1638) duke madhështuar heroizmin e ushtarëve të krishterë, nuk e harron edhe Gjergj Kastriotin tonë.

    Dubrovnikasi i dyte të cilin do ta përmendi është Brno Gjamanjić – Zamanja (1735-1820). Ai më parë ka qenë jezuit, dhe me pezullimin e Shoqerisë Jezuite, u bë prift dioҫezan në Dubrovnik. Fig. 2. Ivan Gunduliq Përktheu në gjuhën latine Odisejen e Homerit. Dëshironte edhe në gjuhën kroate ta përshtaste Ilijaden dhe Odisen, mirëpo nuk e njihte mirë gjuhën amëtare. Ai dëshmon për përhapjen e poezive popullore kroate mbi Skenderbeun, Sibinjan Jankin dhe princin Markun, kurse si klasik është ankuar që Kroatët nuk i madhështojnë heronjët grekë dhe trojanë.

    Një kontribut të ҫmuar në ngritjen e figures së Skenderbeut në popullin kroat e bëri poeti dalmatin fra Andrija Kaҫiq Mioshiq (1704-1760) françeskan, me pesëmbëdhjetë poezi për Gjergj Kastriotin dhe mejdanet e tija. Si prift, botoi në Venedik një manual të propedeutikës filozofike në gjuhën latine, e më vonë, më 1756 dhe 1759 librin më të rëndësishëm dhe më të popullarizuar të tij në prozë e poezi “Bisedat e këndeshme e popullit sllav”. Kjo përmbledhje deri me sot arriti rreth 60 botime, kurse te kroatët është libri i dytë me botime, pas Biblës. Andreja Kaҫiq Mioshiq edhe në poezinë Mejdanet e Gjergj Kastriotit, figurën e Skënderbeut e ngrit në piedestalin më të lartë të një trimi dhe luftëtari. Kështu që barinjët e thjeshtë kroatë dhe bujqët dëgjuan për Gjergj Kastriotin dhe nëpermjet poezive të Kaҫiqit dhe e pranuan si hero të vetin.

    Përpos “Bisedës se këndeshme…” Kaҫiqi shkruajti edhe “Korablicën”(1760), kjo është një kronikë popullore në prozë nga zanafilla e botës deri në kohën e autorit. Në këtë kronikë, Kaҫiqi “në tregimin e shkurt për luftën e kalorësve të Gjeregj Kastriotit, princit dhe prijësit nga Arbanija” e përshkroi jetën e Skenderbeut. Lexuesi i cili dëshiron më tepër të dijë për Juri Kastriotiqin i preferon që t’ju përvishet autorëve të jashtëm dhe “disa pjesëve të Sagredes, Barlecijes, Giamarijes dhe Breshaninit e të tjerëve”.

    E në listën e “prijësve dhe fisnikëve të popullit sllaven” Kaҫiqi shënon edhe familjen “Kastriotiq, prijësin ose princin nga Shqipëria nga ky fis ishte Jure Kastriotiq i ashtuquajturi Skendebeg, i cili tërë kohën e jetës tij më turq bëri luftë dhe gjdo herë fitoi (ngadhënjeu)”.

    Në “Bisedat” e tija, pos gjërave tjera, Kaҫiqi, ka shkruar, në dhjet rrokshin popullor, edhe 17 vjersha me 2954 vargje për trimin legjendar shqiptar – Skënderbeun. Në poezitë e Kaçiqit ,në mbi 700 strofa është arritur që të krijohet, të profilizohet relativisht mirë portreti fizik, moral, psikologjik dhe social i heroit. Përveç portretimit të jashtëm dhe të botës së brendshme të heroit, Kaçiqi e ka paraqitur Skenderbeun edhe si strateg të shkëlqyeshëm të luftës, organizator të jetës ushtarake, orator dhe së fundit ndonëse mjaft zbehtë edhe si diplomat dhe si njeri të Fig. 3. Gj. K. Skenderbeu në Betejë epikës historike dhe legjendare.

    Ngjajshëm duke shkruar për luftëtarët, heronjët dhe mbretërit, bashkëkohësi tragjik i Kaҫiqit, fra Filish Grabovac (1697-1749) në veprën e tij “Lulëzimi i bisedës së popullit dhe gjuhes ilirike ose kroate…” në prozë dhe në strofa foli edhe për “shtëpinë e Kashtriotit” (familja Kastrioti).”

    Për t’i njohur me përmbajtjen e vjershave të Kaciqit edhe ata që nuk dinin kroatishten, fra Emerik Paviq (1764 dhe 1768 viti i botimit) duke botuar në Budime interpretimet e lira poetike në gjuhën latine. Paviq në gjuhen latine sjell përmbajtjen e poezive të Kaҫiqit, e nuk e përcjell në mënyrë të këndimit. Kështu që tek ne arriti edhe poezia e tij latine “Rymtus de Georgio Kastriotiq dicto Scandebego”. Paviq në këtë poezi këndoi në vargje të metrikës sikur himnin “Stabat mater Dolorosa” (“Rrinte Zoja tuj lotue»), edhe kjo mund të këndohet me të njejetën melodi.

    Një autor tjetër kroat e kemi edhe Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, i cili la një dorëshkrimi që ruhet, në Arkivin e HAZU-t, është një dramë, e cila konsiderohet e papërfunduar, ngase i mungojnë disa skena të aktit të parë, të tretë dhe të katërt. Përkundër dëshirës së madhe që kishte, Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk ia doli që t’i përmbahej të dhënave dhe fakteve historike, ngase një gjë të tillë, nuk e duronte teksti letrar i dramës. Ideja për të shkruar një vepër letrare, në formë drame, e vuri përballë vështirësive të shumta. Ishte koha kur letërsia e Rilndjes korate luftonte me të gjitha forcat, për realizimin e qëllimeve të caktuara politike, arsimore dhe letrare. Kërkoheshin heronj dinjitozë antikë e mesjetarë, përmes shëmbëlltyrës së të cilëve, dëshirohej të grishej vetëdija kombëtare, në luftë për liri dhe çlirim të përgjithshëm kombëtar. Ky ishte njëri ndër shkaqet, që Skenderbeu gëzonte një vend të veçantë: te krijuesit, intelektualët dhe nacionalistët kroatë. Për të do të shkruhen vepra historike, studime historiko-letrare, do të botohen fejtone, do të thuren poezi, tregime, drama dhe vepra muzikore, në të cilat do të tregohet si model i pathyeshmërisë, luftës së pamposhtur dhe sakrificës së madhe, pa marrë parasysh numrin dhe fuqinë e armikut.

    Dorëshkrimi ofron një vlerë të madhe kulturore-historike, pikërisht për faktin se pasuron bibliografinë e veprave letrare-historike, që janë shkruar në kroatisht për Skënderbeun. Njëkohësisht është tregues real i interesimit të studiuesve dhe krijuesve kroatë për figurën e Skenderbeut dhe historinë e popullit shqiptar gjatë mesjetës.

    Mendoj se me këtë paraqitje nuk përfundon e gjithë ato që publikuan poetët dhe shkrimtarët kroatë për Gjergj Kastriotin Skenderbeun, mirpo është një tabllo e mirë për të ndjekur informacionet dhe të dhënat që na paraqiten nëpër libra si në poezi, prozë, këngë, dram, libra të historisë etj, etj, figuren e Skënderbeut.