kroat
41 rezultate u gjendën
Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Berlin. Pas ceremonisë së nënshkrimit, kancelari Friedrich Merz shprehu mirënjohje për vendimin e Kroacisë. “Ju falënderoj sinqerisht për këtë besim. Kjo forcon forcat tona të armatosura si aleatë të NATO-s dhe i integron […]
Spiropali me homologun kroat: Mbështesin ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Spiropali me homologun kroat: Mbështesin ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman. Në takimin bilateral, të dy Ministrat folën për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e […]
“Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE”, Spiropali pritet nga presidenti kroat

“Mbështetje për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE”, Spiropali pritet nga presidenti kroat

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga presidenti kroat Zoran Milanović. Në fokus të këtij takimi ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE. “Nder dhe kënaqësi pritja nga Presidenti i Republikës së […]
E dyshuara për spiunazh i dërgoi mesazhe “Mamit”, të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

E dyshuara për spiunazh i dërgoi mesazhe “Mamit”, të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Serbja e Kosovës, A.M., që gjendet në paraburgim në Kroaci së bashku me të dashurin e saj, pilotin ushtarak kroat J.I. (54), dyshohet se i ka dërguar mesazhe Vladimir Radivojeviqit, të njohur me nofkën “Mami”, raporton “Index.hr”.  Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Radivojeviqit vitin e kaluar, ndërsa dyshohet se është i lidhur me […]
Çoviç: Nuk do të kandidoj për anëtarin kroat të Presidencës së BiH-së

Çoviç: Nuk do të kandidoj për anëtarin kroat të Presidencës së BiH-së

Presidenti i HDZ-së së BiH-së dhe i Asamblesë Kombëtare Kroate, Dragan Çoviç, deklaroi se nuk do të kandidojë për anëtarin kroat të Presidencës së BiH-së në zgjedhjet e ardhshme dhe shprehu pritjet e tij që boshnjakët do të ndalonin praktikën e mbivotimit të kroatëve. “Sigurisht që jo. As unë nuk isha atje herën e fundit; […]
NATO reagon ndaj aferës së spiunazhit të pilotit kroat të KFOR-it dhe shtetases serbe nga Kosova

NATO reagon ndaj aferës së spiunazhit të pilotit kroat të KFOR-it dhe shtetases serbe nga Kosova

NATO konfirmoi se “e merr shumë seriozisht” arrestimin e një oficeri kroat në Zagreb, i cili shërbeu në misionin e Aleancës në Kosovë (KFOR) dhe bashkëpunëtorit të tij, një shtetase serbe, të akuzuar për “spiunazh”. “Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar si të […]
Piloti kroat dhe partnerja serbe arrestohen në Kroaci, dyshohen për spiunazh”

Piloti kroat dhe partnerja serbe arrestohen në Kroaci, dyshohen për spiunazh”

Një serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis, nën dyshimin se kanë kryer veprimtari spiunazhi në favor të Serbisë. Hetimet janë zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europol-in.Sipas mediave kroate, përfshirë Index.hr, dyshimet janë se piloti kroat i ka transmetuar të dashurës […]
Dyshime për spiunazh te Lista Serbe, arrestohet piloti kroat i KFOR dhe e dashura e tij serbe

Dyshime për spiunazh te Lista Serbe, arrestohet piloti kroat i KFOR dhe e dashura e tij serbe

të arrestuarit SERBI- Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Hetimi ndaj tyre është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin. Sipas gazetës kroate Index, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar të dashurës së tij […]
Ilir Daja, simboli i suksesit të skuadrave shqiptare në Europë

Ilir Daja, simboli i suksesit të skuadrave shqiptare në Europë

Adriatik BALLA Dinamo ka një sukses të rëndësishëm deri tani në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës. Dinamovitët kanë kaluar tri raunde (raundin e parë pa garë), dhe tani janë në “play-off” të Ligës së Konferencës. Një tjetër sukses do t’i çonte dinamovitët në fazën e grupeve, gjë që do të ishte arritje e madhe […]
Mediat rajonale: Hajduku u turpërua në Tiranë, “mrekullibërësi” Ilir Daja mbetet makthi i kroatëve

Mediat rajonale: Hajduku u turpërua në Tiranë, “mrekullibërësi” Ilir Daja mbetet makthi i kroatëve

Klubet me renomë më të ulët kanë arritur fitore të mëdha në Europë kundër Hajdukut gjatë viteve të fundit. Kështu mund të mburret edhe Dinamo City, që të enjten mbrëma eliminoi splitianët nga raundi i tretë kualifikues i Ligës së Konferencës. Publiku shqiptar është në delir, duke lartësuar “mrekullibërësin” Ilir Daja, i cili ka mundur […]