Ivo Sanader, ish-Kryeministri i Kroacisë në periudhën 2003–2009, është liruar me kusht nga burgu, pas një vendimi të Gjykatës së Sisakut.
Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 18 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Sanader vuajti 11 vite burgim, duke i mbetur edhe 7 vite të tjera e 15 ditë burg. Për dënimin e mbetur, ish-Kryeministri kroat do të duhet të mbajë kontakt të rregullt me Zyrën e Shërbimit të Provës në Zagreb deri më 15 Gusht 2032.
Gjykata vlerësoi se Sanader kishte plotësuar kushtet për t’u liruar para përfundimit të plotë të dënimit.
Megjithatë, ai ishte parë më herët në publik në Zagreb dhe Kutina, pasi kishte përfituar edhe më parë dalje të përkohshme nga burgu.
Avokati i tij, Çedo Prodanoviç, shprehu habinë për vendimin, duke thënë se nuk ishte informuar për seancën që u mbajt në gjykatë.
“Nuk kam marrë asnjë njoftim dhe kjo është hera e parë që dëgjoj për këtë”, deklaroi ai për gazetën Jutarnji List.
72-vjeçari Sanader u dënua në vitin 2012 me shtatë vite burg për kanalizimin e fondeve nga ndërmarrje shtetërore drejt një fondi të paligjshëm të partisë së tij, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), si dhe për mosdeklarimin e donacioneve në financat e partisë.
Më pas, ai u dënua me gjashtë vite të tjera për marrje ryshfeti në shumën e 2.3 milionë eurove nga biznesmeni Stjepan Fioliç, lidhur me shitjen e një ndërtese, si dhe për dorëzimin e kontrollit të kompanisë shtetërore të naftës INA, në favor të një kompanie hungareze, në këmbim të një ryshfeti prej 10 milionë eurosh.
Mandati i tij si Kryeministër i Kroacisë u shoqërua nga një sërë skandalesh financiare, por ai njihet gjithashtu për qetësimin e krahut të djathtë brenda HDZ-së dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me pakicën serbe në Kroaci.
Sanader dha dorëheqjen papritur nga posti i Kryeministrit në vitin 2009, por arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë kurrë të qarta.
Tag: kroacisë
-

Pas 11 vitesh, lirohet nga burgu ish-kryeministri kroat Ivo Sanader
-

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë?
Kroacia organizoi paradën e saj ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit ‘Stuhia’ (Oluja) të enjten, më 31 korrik. Ndërsa Beogradi, nga ana tjetër, po përgatit paradën e tij për datën 20 shtator.
Përgjigja ndaj një parade me paradë është vetëm një vazhdim i garës shumëvjeçare të armatimit që po zhvillohet midis Serbisë dhe Kroacisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e lidh pothuajse çdo blerje armësh me Kroacinë dhe armët e saj. Ai shpesh e ka shpallur Serbinë si ‘fuqinë më të fortë ushtarake në rajon’.
Por ndërsa parada ushtarake në Beograd pritet, si një lloj uverture për promovimin e oficerëve të rinj, e cila është planifikuar për të shtunën, më 2 gusht 2025, ajo tashmë po kritikohet shumë paraprakisht.
Për kritikët e regjimit, fakti që për shkak të të ashtuquajturit ‘Ćacilend’ (siç quhet vendi ku janë mbledhur mbështetësit e Vuçiqit në Beograd) në qendër të Beogradit, promovimi u zhvendos në kazermat në Banjica, tregon mungesën e respektit të qeverisë aktuale për Ushtrinë e Serbisë. Një poshtërim i tillë i Ushtrisë shihet si një mesazh se ‘Caciland’ është më i rëndësishëm për Vuçiqin sesa forcat e armatosura të vendit.
Gjenerimi i intolerancës
‘Nuk ka dyshim se Serbia dhe Kroacia po konkurrojnë për modernizimin e forcave të tyre të armatosura. Kroacia është në NATO, por ende e sheh Serbinë si sfidën më të madhe të sigurisë. Edhe Serbia e sheh Kroacinë në të njëjtën mënyrë’, thotë analisti ushtarak Aleksandar Radiç për DW.
‘Nuk mund t’i reduktojmë marrëdhëniet midis serbëve dhe kroatëve vetëm tek paradat ushtarake dhe armët. Në një farë mënyre është e habitshme që 30 vjet pas Operacionit Stuhia po krijohet kaq shumë intolerancë. Pas asaj ngjarjeje tragjike serbët nuk janë më të rëndësishëm në Kroaci për sa i përket numrit dhe rolit të tyre. Por Beogradi dhe Zagrebi kanë gjetur qartë një mënyrë për të vazhduar të gjenerojnë urrejtje dhe intolerancë’, tha Radiq për DW.
Paradë apo maskaradë?
‘Unë i quaj këto parada si farsë që i shërbejnë vetëm publikut vendas’, thotë gazetari Davor Lukaç për DW. ‘Kroacia, si anëtare e NATO-s, nuk kërcënohet nga Serbia. Paradat ushtarake për të cilat po flasim shërbejnë vetëm për të rritur moralin dhe propagandën, sepse ata po përpiqen të tregojnë fuqinë e armëve të tyre, të cilat ndryshe nuk mund t’i përdorin kundër askujt në rajon.’
Edhe pse disa analistë besojnë se parada ushtarake kroate është një mesazh për Beogradin, Aleksandar Radiç beson ‘se ky rivalitet nuk është motivi për zhvillimin e paradës’.
‘Kroacia i kushton shumë rëndësi përkujtimit të Operacionit Stuhia, ndaj edhe pritej që diçka e tillë të organizohej. Por tani kemi një paradë serbe dhe shtrohet pyetja se cili është motivi për organizimin e saj? Pavarësisht se sa Vuçiqi përpiqet ta paraqesë atë si një shfaqje fuqie ndaj Kroacisë, kjo paradë ka shumë më tepër të bëjë me problemet e tij të brendshme dhe protestat. Data e 20 shtatorit nuk ka asnjë rëndësi për Serbinë, nuk ka asnjë arsye për këtë paradë dhe mund të themi se është organizuar për t’i treguar Serbisë rebele se ‘Unë jam më i fortë se ti’. Ai kështu do të shpallë fitoren ndaj revolucionit me ngjyra’, thekson Radiç.
Serbia është ende në ligën e dytë
Si një moment domethënës në këtë garë rajonale armatimesh, Aleksandar Radiq thekson edhe anëtarësimin e Kroacisë në NATO, që ‘i jep asaj mundësinë për të blerë lloje të ndryshme armësh, sipas specifikimeve moderne, të cilat nuk janë në dispozicion të Serbisë. Kjo është arsyeja pse Serbia tani ka një përzierje armësh ruse, kineze, franceze dhe të gjitha kufizimet që sjell një gamë e tillë e larmishme. Duhet përmendur edhe trajnimi ushtarak i NATO-s – ka njëfarë bashkëpunimi, por nuk ka gjasa që NATO t’i lejojë Serbisë qasje në të gjitha nuancat e trajnimit modern sipas standardeve të NATO-s’, tërheq vëmendjen Radiç.
Kush e mbështet ‘revolucionin me ngjyra’?
Gjatë muajve të protestave në Serbi, Kroacia u identifikua si një vend kyç që mbështeste të ashtuquajturin ‘revolucion me ngjyra’. Më vonë, u fajësuan disa vende të tjera perëndimore dhe shërbime sekrete, por nuk dihet nëse vërtet ka vende dhe shërbimet sekrete të përziera në protesta.
Kroacia mbeti kështu i vetmi vend i emëruar publikisht, ndërsa vendet perëndimore të paidentifikuara mbetën pjesë e paketës tabloide që përhapte retorikë anti-perëndimore në Serbi.
‘Kjo është e rëndësishme për regjimin dhe Vuçiqin, sepse ende ka shumë refugjatë nga Krajina në Serbi’, thotë Lukaç, duke shtuar se ‘votuesit këtu ende besojnë, edhe pse është absolutisht e pamundur, se një luftë me Kroacinë është e mundur’.
‘Qeveria po e shtyn vazhdimisht këtë. Për tridhjetë vjet, trauma e luftës në Kroaci është përdorur për të ruajtur tensionet si në Serbi ashtu edhe në Kroaci’, vëren Lukaç.
Një vlerësim i ngjashëm bëhet nga Aleksandar Radiç, i cili thotë se ‘Vuçiç po u dërgon mesazhe serbëve nga Krajina që janë votues të rëndësishëm dhe që kanë traumën e Operacionit Stuhia, si dhe qarqeve nacionaliste që kanë një ndjenjë revanshizmi ndaj Kroacisë’.
Sipas tij, kjo nuk është rastësi. ‘Është një situatë e pakëndshme për qeverinë. Shumica në Serbi beson se shërbimet e huaja të inteligjencës po e shkatërrojnë Serbinë, por qeveria, natyrisht, nuk do të thotë kurrë se është ndonjë vend perëndimor, sepse kjo nuk është shumë e përshtatshme dhe e zgjuar. Ndaj mbetet vetëm Kroacia’, përfundon Radiq.
-

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë.
Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.
“Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin. Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MVEP-it.
Në çdo moment, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme apo urgjence jashtë orarit zyrtar, shtetasit kroatë kanë të drejtë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë përmes numrit emergjent të telefonit: 0038163485757.
“Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit është përgjegjësi personale e secilit individ. Rekomandimet dhe paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, janë të natyrës këshilluese”, thuhet në njoftim.
Në Serbi, ditëve të fundit janë organizuar bllokada rrugësh si përgjigje ndaj thirrjes së studentëve për “mosbindje civile”, pas protestës së madhe të mbajtur më 28 qershor, në të cilën u kërkua shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.
Policia ndërhyri duke larguar bllokadat dhe arrestuar pjesëmarrësit, pas së cilës gjë partitë opozitare dhe studentët akuzuan autoritetet për përdorim “brutal” të forcës.
Para përshkallëzimit të tensioneve në Serbi, autoritetet kishin dëbuar artistë dhe qytetarë nga vendet fqinje që kishin shprehur mbështetje për protestat në Serbi./RELTop Channel
-

Kroacia thirrje shtetasve të saj: Mos udhëtoni në Serbi!
Foto ilustruese
ZAGREB- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë. Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.
“Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin. Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish,”- thuhet në njoftimin e MVEP-it.
Në çdo moment, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme apo urgjence jashtë orarit zyrtar, shtetasit kroatë kanë të drejtë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë përmes numrit emergjent të telefonit: 0038163485757.
“Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit është përgjegjësi personale e secilit individ. Rekomandimet dhe paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, janë të natyrës këshilluese,”- thuhet në njoftim.
Në Serbi, ditëve të fundit janë organizuar bllokada rrugësh si përgjigje ndaj thirrjes së studentëve për “mosbindje civile”, pas protestës së madhe të mbajtur më 28 qershor, në të cilën u kërkua shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Policia ndërhyri duke larguar bllokadat dhe arrestuar pjesëmarrësit, pas së cilës gjë partitë opozitare dhe studentët akuzuan autoritetet për përdorim “brutal” të forcës.
Para përshkallëzimit të tensioneve në Serbi, autoritetet kishin dëbuar artistë dhe qytetarë nga vendet fqinje që kishin shprehur mbështetje për protestat në Serbi./REL -

Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë.
Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.
“Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin. Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MVEP-it.
Në çdo moment, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme apo urgjence jashtë orarit zyrtar, shtetasit kroatë kanë të drejtë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë përmes numrit emergjent të telefonit: 0038163485757.
“Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit është përgjegjësi personale e secilit individ. Rekomandimet dhe paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, janë të natyrës këshilluese”, thuhet në njoftim.
Në Serbi, ditëve të fundit janë organizuar bllokada rrugësh si përgjigje ndaj thirrjes së studentëve për “mosbindje civile”, pas protestës së madhe të mbajtur më 28 qershor, në të cilën u kërkua shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.
Policia ndërhyri duke larguar bllokadat dhe arrestuar pjesëmarrësit, pas së cilës gjë partitë opozitare dhe studentët akuzuan autoritetet për përdorim “brutal” të forcës. Para përshkallëzimit të tensioneve në Serbi, autoritetet kishin dëbuar artistë dhe qytetarë nga vendet fqinje që kishin shprehur mbështetje për protestat në Serbi./ REL
-

Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!
Kosova E Enjte, 3 Korrik 2025 14:52
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë.
Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.“Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin. Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MVEP-it.
Në çdo moment, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme apo urgjence jashtë orarit zyrtar, shtetasit kroatë kanë të drejtë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë përmes numrit emergjent të telefonit: 0038163485757.
“Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit është përgjegjësi personale e secilit individ. Rekomandimet dhe paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, janë të natyrës këshilluese”, thuhet në njoftim.
Në Serbi, ditëve të fundit janë organizuar bllokada rrugësh si përgjigje ndaj thirrjes së studentëve për “mosbindje civile”, pas protestës së madhe të mbajtur më 28 qershor, në të cilën u kërkua shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.
Policia ndërhyri duke larguar bllokadat dhe arrestuar pjesëmarrësit, pas së cilës gjë partitë opozitare dhe studentët akuzuan autoritetet për përdorim “brutal” të forcës. Para përshkallëzimit të tensioneve në Serbi, autoritetet kishin dëbuar artistë dhe qytetarë nga vendet fqinje që kishin shprehur mbështetje për protestat në Serbi./ REL -

Kroaci, ekonomia zgjerohet për të 17-in tremujor radhazi në 2025
Ekonomia e Kroacisë u rrit me 2.9% në bazë vjetore, në tremujorin e parë të vitit 2025, duke e bërë këtë tremujorin e 17-të radhazi të rritjes ekonomike.Kjo tregon se ekonomia e Kroacisë është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Europian, sipas të dhënave zyrtare të publikuara më 28 maj.Zyra Kroate e Statistikave (DZS) tha se PBB-ja reale u rrit me 2.9% në tre muajt e parë të…
-

Kurti pret Mesiq: Theksohet bashkëpunimi Kosovë-Kroaci dhe mbështetja historike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të veçantë ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Vizita vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë po shënon rritje të qëndrueshme në disa fusha kyçe.Në njoftimin zyrtar nga Kryeministria thuhet se Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Mesiqit ndaj çështjes së Kosovës, duke nënvizuar rolin e tij të veçantë si zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, që nga fundvitet ’80 e deri në periudhën e pavarësisë.“Në këtë takim të përzemërt, u evokuan momente të rëndësishme të dy popujve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë,” thuhet në deklaratë.Palët theksuan domosdoshmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërkohë që u vlerësua se situata në Ballkan është përmirësuar krahasuar me tri dekadat e fundit, megjithatë mbeten sfida dhe çështje të pazgjidhura që kërkojnë angazhim të përbashkët.Në shenjë vlerësimi për mbështetjen historike dhe angazhimin e tij në afirmimin e të drejtave të popullit shqiptar, presidenti Mesiq është nderuar së fundmi me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të veçantë ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Vizita vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë po shënon rritje të qëndrueshme në disa fusha kyçe.Në njoftimin zyrtar nga Kryeministria thuhet se Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Mesiqit ndaj çështjes së Kosovës, duke nënvizuar rolin e tij të veçantë si zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, që nga fundvitet ’80 e deri në periudhën e pavarësisë.“Në këtë takim të përzemërt, u evokuan momente të rëndësishme të dy popujve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë,” thuhet në deklaratë.Palët theksuan domosdoshmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërkohë që u vlerësua se situata në Ballkan është përmirësuar krahasuar me tri dekadat e fundit, megjithatë mbeten sfida dhe çështje të pazgjidhura që kërkojnë angazhim të përbashkët.Në shenjë vlerësimi për mbështetjen historike dhe angazhimin e tij në afirmimin e të drejtave të popullit shqiptar, presidenti Mesiq është nderuar së fundmi me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.
-

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare
Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut.
Në artikullin që Kristina Beanland shkruan në të përditshmen britanike “Metro”, flet edhe për Shqipërinë.
Hulumtimet sugjerojnë se një numër i madh turistësh po e “ndërrojnë” Majorkën me Maqedoninë e Veriut dhe Alikanten e Spanjës me Rivierën Shqiptare, mesa duket të frymëzuar nga një trend i TikTok-ut.
Ekspertët thonë se mediat sociale po ndikojnë tek turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende më pak të vizituara, duke shmangur destinacionet e mbipopulluara.
“Vlora, Shqipëri
E ngjashme me: Split, Kroaci
Në kufi me Greqinë dhe shumë pranë Kroacisë, Shqipëria ofron të njejtën klimë me qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Splitin – për pushimet verore – por pa turma vizitorësh apo çmime që rriten vazhdimisht.
Nëse kërkoni plazhe të pastra dhe të pacënuara me një peizazh malor mbresëlënës dhe restorante me çmime të përballueshme, shkoni në Vlorë – qytetin bregdetar të vendosur në Rivierën idilike Shqiptare.
Gjatë ditës, mund të relaksoheni pranë detit Jon ose të shkoni në një nga festivalet muzikore të zonës.
Vlora është më e qetë se Spliti i Kroacisë. Në mbrëmje, ky destinacion historik gjallërohet.
Kostoja e jetesës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është rreth 61% më e ulët se në Londër, duke e bërë Shqipërinë një nga destinacionet më të lira evropiane për pushime.
Martina Andretta, gazetare e turizmit në “Metro” kaloi një fundjavë jashtëzakonisht të lirë në mars, në kryeqytetin shqiptar – duke shpenzuar vetëm 70 paund në ditë.
Në disa zona, një vakt për dy persona në një restorant të lirë kushton vetëm 5 paund.
Gjithashtu, kuzhina shqiptare është një kombinim i ndikimeve italiane dhe greke”, thuhet në artikull. -

Media britanike “Metro”: Vlora, një ‘dupe’ i Kroacisë! Mund të pushoni me vetëm 70 paund në ditë
Vlorë
TIRANË- Ka shumë arsye pse britanikët kanë një dashuri të gjatë me plazhet e Mesdheut. Por hulumtimet sugjerojnë se më shumë udhëtarë po e ndërrojnë Mallorkën me Maqedoninë e Veriut dhe Alikanten me Rivierën Shqiptare, me sa duket të frymëzuar nga një trend i TikTok-ut i drejtuar nga Gjenerata Z për ‘kopje destinacionesh’.
Fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendeve të Ballkanit, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën , Malin e Zi dhe Marokun, janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, tregon analiza e të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA).
Ekspertët thonë se mediat sociale po ndikojnë te pushuesit që të eksplorojnë vende më pak të vizituara, pasi njerëzit anojnë nga ‘turizmi i ngadaltë’ – dhe larg vendeve të mbipopulluara.
Por popullariteti sjell probleme. Verën e kaluar, Alice Murphy e Metro udhëtoi përgjatë Rivierës Shqiptare, e cila njihet gjerësisht si “Maldivet e Evropës”, dhe zbuloi se duket shumë ndryshe nga ajo që shohim në internet.
Duke pasur parasysh këtë, ne pyetëm ekspertët e udhëtimit për ‘kopjet’ e tyre më të mira për verën e vitit 2025.
Vlorë, Shqipëri, një kopje (dupe) e Split, Kroaci
E vendosur në kufi me Greqinë dhe vetëm një hap larg Kroacisë, Shqipëria ndan të njëjtën klimë me këta gjigantë pushimesh, por jo turmat apo çmimet që rriten vazhdimisht.
Për plazhe të virgjëra dhe të paprekura në një sfond malesh mbresëlënëse dhe restorantesh me çmime të lira, shkoni në Vlorë, e vendosur në Rivierën e quajtur me shkëlqim ‘Riviera Shqiptare’.
Gjatë ditës, mund të relaksoheni pranë detit idilik Jon ose të shkoni në një nga festivalet në rritje të muzikës dhe mirëqenies në zonë.
Natën, ky destinacion historik gjallërohet, me qytetin e vjetër plot jetë, plot me dyqane butike dhe restorante. Është më i qetë se Spliti i Kroacisë, por nuk bën kompromis në atmosferë.
Kostoja e jetesës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, është rreth 61% më e ulët se në Londër, duke bërë që Shqipëria të emërohet si një nga destinacionet më të lira të pushimeve .
Martina Andretta e Metro kaloi një fundjavë jashtëzakonisht të lirë atje në mars, duke paguar vetëm 70 paund në ditë.
Në disa zona, një vakt për dy persona në një restorant të lirë do të kushtojë vetëm 5 paund. Dhe a e përmendëm që kuzhina merr frymëzim si nga Italia ashtu edhe nga Greqia? Çfarë të mos e duash?