Tag: kroacisë

  • “Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

    “Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur sërish për marrëdhëniet me Kroacinë gjatë një paraqitjeje televizive, duke akuzuar Zagrebin se po pengon rrugën evropiane të Serbisë. Sipas mediave serbe, Vuçiç pretendoi se “ngritja e Serbisë” si “një feniks nga hiri” ka bërë që Kroacia të bashkojë forcat me Kosovën, Shqipërinë dhe aktorë të tjerë rajonalë për të frenuar Beogradin. Ai përmendi gjithashtu një aleancë të supozuar ushtarake midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
    “Pse fqinjët tanë nuk duan që të jemi në BE? Arsyeja është e thjeshtë. Ata menduan se, sapo u anëtarësuan në BE dhe NATO, dhe me ata që ishin atëherë në pushtet në Serbi e nuk e trajtonin vendin siç duhet, gjithçka kishte mbaruar se ata po bëheshin një forcë dominuese nga Triglavi në Stamboll, dhe sigurisht në zonën që shtrihet deri në Bullgari e Greqi. Meqenëse Serbia është ngritur, meqenëse është zgjuar dhe është bërë më e fortë, ata duan të frenojnë fuqinë e saj. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe këtu. Kjo është arsyeja pse janë bashkuar me Prishtinën, Tiranën dhe të gjithë të tjerët,” përfundoi Vuçiç.

  • Ministrja e Jashtme vizitë në Kroaci, pritet nga Zoran Milanović

    Ministrja e Jashtme vizitë në Kroaci, pritet nga Zoran Milanović

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Kroacisë Zoran Milanović. Në fokus të takimit bilateral ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

    Gjatë takimit, Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.

    Eksperienca e Kroacisë përgjatë anëtarësimit në BE, sipas Spiropalit, tregon se reformat serioze dhe diplomacia proaktive japin rezultate konkrete dhe Shqipëria është e vendosur të ndjekë të njejtën rrugë.

    Presidenti kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët.

     

  • Berisha zgjidhet zv.president i CDI, post drejtues edhe për Viktor Orban dhe kryeministrin e Kroacisë

    Berisha zgjidhet zv.president i CDI, post drejtues edhe për Viktor Orban dhe kryeministrin e Kroacisë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zgjedhur zëvendëspresident i CDI, unioni më i madh i partive të qendrës së djathtë në botë. Përzgjedhja e presidencës u bë në Asamblenë e CDI-së që u zhvillua në Sao Paolo të Brazilit. 
    Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana. 
    CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
     
     

  • Koncerti Operistik i Miqësisë hap Javën Kulturore Kroate në Tiranë! Nga sot deri më 20 nëntor një sërë aktivitetesh

    Koncerti Operistik i Miqësisë hap Javën Kulturore Kroate në Tiranë! Nga sot deri më 20 nëntor një sërë aktivitetesh

    Nga data 17 deri më 20 nëntor, Java Kulturore Kroate sjell katër ditë të pasura me muzikë, film, trashëgimi kulturore dhe reflektim intelektual, duke forcuar lidhjet mes Kroacisë dhe Shqipërisë dhe duke ofruar për publikun shqiptar një përvojë të gjerë kulturore. Të gjitha aktivitetet e mbështetura nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, janë falas për publikun.
    Më 17 nëntor, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të mbahet Koncerti Operistik i Miqësisë, i cili bashkon artistë të shquar nga të dy vendet në një program të pasur dhe të larmishëm muzikor. Nga Kroacia do të performojnë Arijana Gigliani Philipp (soprano), Petra Pia Kartelo (soprano), Jakov Kalajžić (bass), Jurica Jurasić Kapur (bariton) dhe Božo Letunić (piano), së bashku me Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në një mbrëmje të dedikuar miqësisë dhe harmonisë.
    Më 18 nëntor, në orën 20:00, në Qendrën e Artit “Agimi”, do të shfaqet filmi “A Blue Flower” nën regjinë e Zrinko Ogresta. Filmi ndjek historinë e Mirjanës në prag të 20-vjetorit të punës së saj, duke shndërruar një ditë të zakonshme në një udhëtim emocional përmes shtresave të jetës. Ngjarja lidhet me 18 nëntorin, Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Luftës për Atdheun në Kroaci (1991–1995), duke sjellë një reflektim për kujtesën dhe sakrificën.

    Më 19 nëntor, në orën 13:00, në Bibliotekën Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea”, do të hapet ekspozita e dedikuar Ditës së Kravatës, një nga simbolet më të njohura të identitetit kroat. Pas ekspozitës, 15 anëtarë të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi do të zhvillojnë një marshim solemn nga Qendra “Sotir Kolea”, përgjatë Pedonales, Sheshit Skënderbej dhe bulevardit kryesor, deri në Sheshin Italia, të veshur me uniforma ceremoniale dhe të shoqëruar nga ritmi i daulleve.
    Më 20 nëntor, në orën 18:30, në Europe House, do të mbahet ligjërata “Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë”, e mbajtur nga Prof. Pavo Barišić, filozof dhe akademik kroat, si dhe President i Unionit Ndërkombëtar Panevropian. Ai do të trajtojë dimensionet filozofike, politike dhe historike të Bashkimit Evropian dhe kontributin e Kroacisë në zhvillimin e tij.
    Java Kulturore Kroate sjell një program të pasur artistik dhe kulturor që reflekton shpirtin krijues të Kroacisë, duke afruar edhe më shumë dy vendet përmes artit, historisë dhe dialogut kulturor.
    /vizionplus.tv

  • Një sërë aktivitetesh në Tiranë, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë

    Një sërë aktivitetesh në Tiranë, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë

    Muzika, filmat dhe aktivitete të tjera në Javën Kulturore të Kroacisë. Tirana mirëpret një javë kushtuar kulturës, artit dhe traditës kroate. Java Kulturore Kroate (17-20 nëntor) vjen për herë të parë në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një sërë aktivitetesh, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë. Koncerti Operistik i Miqësisë do të hapë këtë javë festive, duke bashkuar artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë në një mbrëmje muzikore. Zëra brilantë do të ndërthuren në një program që feston miqësinë dhe harmoninë ndërkulturore. Filmi “A Blue Flower”, nën regjinë e Zrinko Ogresta, sjell në ekran një histori prekëse për jetën, kujtesën dhe reflektimin, duke ofruar një përvojë artistike për publikun shqiptar.
    Dita e Kravatës, simbol i krenarisë kombëtare kroate, do të shënohet me një ekspozitë të veçantë dhe një paradë madhështore të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi, që do të sjellin në bulevardin kryesor të Tiranës hijeshi, solemnitet dhe traditë. Ligjërata “Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë” nga filozofi dhe akademiku Prof. Pavo Barišić do të ofrojë një reflektim mbi rolin e Kroacisë në projektin evropian të paqes dhe bashkëpunimit. Një javë që fton publikun të zbulojë Kroacinë përmes muzikës, filmit, filozofisë dhe trashëgimisë kulturore.   Javët Kulturore Ndërkombëtare ( JKN) është një platformë e Ministrisë së Kulturës që sjell një seri eventesh. Njëzet shtete janë pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare, që këtë vit shënojnë edicionin e katërt në vendin tonë.
     

  • Ndeshja/ Shqipëria U17 pëson disfatë të thellë nga moshatarët e Kroacisë

    Ndeshja/ Shqipëria U17 pëson disfatë të thellë nga moshatarët e Kroacisë

    Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kroacisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Trate Nedelishe” u mbyll me fitoren e Kroacisë 3-0. Kroacia mori avantazhin në minutën e 10-të me Luka Bartoloviç. Në minutën e 26-të Matej Miliçiç dyfishoi rezultatin, ndërsa Juraj Frigan shënoi të tretin në të 35-ën. Fraksioni i dytë nisi me tre ndryshime për Shqipërinë.
    Nga loja dolën Frensi Mali, Daniele Lulaj dhe Armend Muslika, ndërsa u aktivizuan Simon Uldedaj, Ermal Ymeri dhe Elson Himallari. Gjatë pjesës së dytë skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Takimi u mbyll me shifrat 3-0 për Kroacinë. Përballja e fundit për U-17 në raundin e parë kualifikues do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në orën 11:30.

  • Në Shqipëri thanë se mbaroi epoka e Kroacisë kur barazuam në Gjermani, Dalic pasi arriti Botërorin: Bëni sondazhe për mua tani…

    Në Shqipëri thanë se mbaroi epoka e Kroacisë kur barazuam në Gjermani, Dalic pasi arriti Botërorin: Bëni sondazhe për mua tani…

    Kroacia siguroi vendin e saj në Kupën e Botës me një fitore 3-1 ndaj Ishujve Faroe dhe pas ndeshjes, trajneri Zlatko Dali? iu drejtua publikut. Ai kishte diçka për të thënë. Ai ka marrë shumë kritika dhe njerëzit kanë kërkuar disa herë shkarkimin e tij. Për ne, shumë e freskët koha kur Shqipëria barazoi me Kroacinë në Gjermani dhe në Kroaci donin “kokën” e Dalic, ndërsa nga ana tjetër, në Shqipëri tregon se epoka e Kroacisë ka mbaruar.
    “Një tjetër Kupë Bote. Urime djemve”, tha Dali? dhe vazhdoi historinë: “Një ndeshje e vështirë. Ishim nën presion për tre ose katër muaj. E zgjidhëm, po ecim përpara. Sonte u përpoqëm me tre mbrojtës në mbrojtje, u përpoqëm, por nuk do ta bëj përsëri. E di çfarë më çoi në Kupën e Botës më parë.Pesë nga pesë kampionate. Mendoj se nuk do të ketë një sondazh tjetër nëse duhet apo nuk duhet të jem në krye të Kroacisë”, tha Zlatko Dali?. /Sport Ekspres/

  • Pas barazimit me Holandën, kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë

    Pas barazimit me Holandën, kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë

    13 Nëntor 2025

    18:10

    Telesport

    Shqipëria U-17 mbylli përgatitjet për ndeshjen kundër Kroacisë, e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Europianit 2026 për këtë grupmoshë.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije e gjithë skuadra do të jetë në dispozicion të trajnerit Fatjon Tafaj për ndeshjen e nesërme. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë u stërvitën me skuadrën.
    Ndeshja Shqipëri – Kroaci do të luhet nesër në ora 11:30 në stadiumin “Trate Nedelišće” dhe do të transmetohet live në FSHF Tv.
    Kuqezinjtë barazuan 1-1 ndeshjen e parë kundër Holandës dhe aktualisht ndodhen në vendin e dytë në grupin 8.

  • Kroacia nuk do të thërrasë për shërbim ushtarak shtetasit me dy shtetësi që jetojnë jashtë vendit

    Kroacia nuk do të thërrasë për shërbim ushtarak shtetasit me dy shtetësi që jetojnë jashtë vendit

    Kroacia nuk do të lëshojë thirrje për shërbim të detyrueshëm ushtarak për qytetarët kroatë me shtetësi të dyfishtë që banojnë në vende të tjera, si Serbia, Mali i Zi ose Bosnja dhe Hercegovina, dhe nuk do të fillojë procedura kundërvajtëse kundër tyre nëse nuk e kryejnë shërbimin e tyre ushtarak, tha Ministria Kroate e Mbrojtjes për Betën.

    Ministria Kroate tha se thirrjet për trajnim bazë ushtarak do t’u lëshohen ekskluzivisht qytetarëve që jetojnë në Kroaci ose që kanë regjistruar vendbanimin në atë vend.

    “Në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes, të cilin Parlamenti Kroat e votoi më 24 tetor, personat me shtetësi të dyfishtë mund të kryejnë shërbimin e tyre ushtarak në Republikën e Kroacisë sipas ligjit kroat ose në vendin ku jetojnë sipas ligjeve të vendit ku jetojnë. Ne i ftojmë kroatët që jetojnë jashtë vendit të paraqiten në një mision diplomatik ose konsullor dhe kështu të rregullojnë shërbimin e tyre ushtarak”, tha Ministria Kroate e Mbrojtjes për Betën.

    “Nëse ndonjëri prej tyre dëshiron të vijë në Republikën e Kroacisë, është më se i mirëpritur”, tha ministria, duke shtuar se “nëse kroatët me shtetësi të dyfishtë e kanë rregulluar shërbimin e tyre ushtarak në vendin ku jetojnë, atëherë ata nuk e kanë këtë detyrim në Republikën e Kroacisë”.

    Parlamenti Kroat miratoi së fundmi ndryshimet në ligj që lejojnë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga fillimi i vitit 2026. Me këtë rast, çështja e detyrimeve të qytetarëve kroatë me shtetësi të dyfishtë dhe vendbanim jashtë Kroacisë është ngritur në publik, veçanërisht në aspektin e dënimit të mundshëm.

    “Nëse dikush nuk i përgjigjet thirrjes, kryhet një procedurë kundërvajtjeje, por ekskluzivisht në territorin e Republikës së Kroacisë, sepse Republika e Kroacisë nuk mund ta zbatojë legjislacionin e saj jashtë kufijve të shtetit të saj”, iu përgjigj ministria kroate Beta-s.

    Nëse një kroat me shtetësi të dyfishtë vendos të jetojë në Kroaci dhe të mbajë shtetësinë e një vendi tjetër, ai, siç theksohet, do të duhet ta rregullojë shërbimin e tij ushtarak sipas ligjeve të Republikës së Kroacisë.

    Pas ndryshimeve në ligj, pritet që ftesat e para për stërvitje ushtarake të fillojnë të mbërrijnë në fund të këtij viti, dhe Ministri i Mbrojtjes Ivan Anušić pret ushtarët e parë në vitin e ri.

    Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të zgjasë dy muaj dhe do të jetë i detyrueshëm për të rinjtë meshkuj në vitin kalendarik në të cilin mbushin 19 vjeç, duke filluar nga viti 2007, me mundësinë e shtyrjes së tij, me arsye të caktuara, deri në moshën 30 vjeç. Ata që i përgjigjen stërvitjes ushtarake do të paguhen 1,100 euro neto në muaj për këtë, dhe shërbimi i tyre ushtarak do të kryhet në kazermat në Knin, Požega dhe Slunj.

    Mundësia e shërbimit civil është parashikuar edhe për ata që do të apelojnë kundërshtimin e ndërgjegjes për arsye fetare ose morale.

    Shërbimi civil do të zgjasë tre ose katër muaj, por ende nuk dihet nëse dhe sa kompensim do të paguhet për të.

    Gratë përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por mund të regjistrohen vullnetarisht.

    Në vitin 2008, Kroacia pezulloi shërbimin ushtarak dhe që atëherë ai është shërbyer vetëm vullnetarisht, por me pak interes.

  • Shqiptari kapet me 702 mijë euro të padeklaruara në Kroaci

    Shqiptari kapet me 702 mijë euro të padeklaruara në Kroaci

    Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash.
    Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702 mijë e 435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme të bëra ndonjëherë në kufijtë e vendit.
    Kontrolli u zhvillua si pjesë e masave të shtuara të mbikëqyrjes nga Shërbimi Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me Administratën e Policisë Dubrovnik–Neretva.
    Hetimet treguan se shqiptari nuk kishte deklaruar shumën në Administratën Doganore apo Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Paratë ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.
    gijotina.com/