Tag: kriza

  • Jorida Tabaku: Kriza e xhepave është pasojë direkte e qeverisjes socialiste, kemi shpopullim dhe rënie të konsumit

    Jorida Tabaku: Kriza e xhepave është pasojë direkte e qeverisjes socialiste, kemi shpopullim dhe rënie të konsumit

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë për gjendjen aktuale të ekonomisë në vend, duke e quajtur atë të rreme dhe të paqëndrueshme. Ajo shkruan se kriza e xhepave nuk është rastësi është pasojë direkte e qeverisjes socialiste. Për të konsumi i brendshëm ka rënë ndjeshëm dhe turizmi nuk mund të kompensojë as shpopullimin dhe as varfërimin në rritje të familjeve shqiptare. Ekonomia nuk mbahet me pushues sezonalë, por me një popullsi që punon, prodhon dhe konsumon.
    Postimi i plotë

    Një ekonomi që nuk punon për qytetarin. Shqipëria po jeton një rritje ekonomike artificiale, të mbështetur vetëm nga rritja e punësimit në shtet, ndërkohë që bujqësia, industria dhe sektorët e tjerë janë në rënie. Kjo është një ekonomi që fryhet nga lart por shkretohet nga brenda.
    Konsumi ka rënë. Turistët nuk mund të kompensojnë largimin e qytetarëve tanë dhe varfërimin e familjeve shqiptare. Ekonomia nuk mbahet me pushues sezonalë, por me një popullsi që punon, prodhon dhe konsumon. Qeveria socialiste ka ndërtuar një model të paqëndrueshëm dhe pandershëm:
    -Rritje artificiale nga pagat në shtet-Tkurrje e sektorëve realë-Varësi nga turizmi-Shpopullim dhe rënie e konsumit
    Prandaj ne propozojmë një model ndryshe: një ekonomi që mbështet prodhimin vendas, investon në bujqësi dhe industri, lehtëson barrën për sipërmarrjen dhe rikthen dinjitetin e punës dhe konsumit për çdo familje shqiptare. Kriza e xhepave nuk është rastësi është pasojë direkte e qeverisjes socialiste. Një qeveri që ka përqafuar klientelizmin, ka braktisur prodhimin, dhe që i shërben vetëm një pakice. Ndaj kemi këtë krizë: sepse për 12 vite nuk u ndërtua ekonomi, por fasadë për propagandë. Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa rritje në letër. Ka nevojë për zhvillim të vërtetë, që prek jetën e përditshme të çdo qytetari.

  • Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Për të nxjerrë ekonomitë nga kriza përmes ekonomisë së luftës

    Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Për të nxjerrë ekonomitë nga kriza përmes ekonomisë së luftës

    Vendimi i Samitit të sotëm në Hagë për rritjen në 5% të shpenzimeve ushtarake të NATO-s, për diplomatin Roland Bimon është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza, sesa nga kërcënimi i sigurisë.
    “Sot nuk ka asnjë informacion të besueshëm mbi të cilin të mbështetesh për rrezikun rus ndaj aleancës.

    E gjithë kjo që thuhet për shpenzimet ushtarake është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza në të cilësn ndodhen, përmes ekonomisë së luftës.
    Pasi përmes ekonomisë së paqes Gjermania ka 3 vjet që nuk po del dot, Anglia po ashtu, Franca jo shumë larg asaj, Italia mbahet me statistika të sajuara.
    E gjithë gjendja ekonomike në Bashkimin Europian është katastrofike”, theksoi Bimo.

  • Kriza në Gaza/ Berlini: Ndihmat e ofruara, ‘shumë pak dhe shumë vonë’

    Kriza në Gaza/ Berlini: Ndihmat e ofruara, ‘shumë pak dhe shumë vonë’

    Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka deklaruar të premten se kamionët me ndihma humanitare, të cilët Izraeli lejoi të hynë në Rripin e Gazës këtë javë, janë “shumë pak, shumë vonë”.

    “Ky është një numër shumë i vogël, shumë vonë dhe shumë ngadalë”, tha zëdhënësi.

    Ai theksoi më tej se është “koha për ta rritur ndihmën në mënyrë drastike” dhe për të siguruar që këto furnizime të arrijnë te populli i Gazës, në mënyrë që vuajtjet atje të marrin fund.

  • Kriza humanitare në Gaza/ Papa Leo XIV thirrje Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave, jepi fund armiqësive!

    Kriza humanitare në Gaza/ Papa Leo XIV thirrje Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave, jepi fund armiqësive!

    Papa Leo XIV përsërit apelin e tij për “ndihmë humanitare dinjitoze” që të hyjë në Gaza, duke bërë thirrje për ndërprerjen e armiqësive, “çmimin e të cilave e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”.

    Papa Leo XIV e bëri këtë thirrje drejt përfundimit të Audiencës së tij të parë të Përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit më 21 maj.

    Në fjalën e tij drejtuar pelegrinëve italianë, ai tha: “Situata në Rripin e Gazës është gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme”.

    Emergjenca humanitare në Gaza është në një pikë kulmore, sipas organizatave ndërkombëtare. Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (IPC), i mbështetur nga OKB-ja, paralajmëron për një zi buke të afërt.
    Sipas agjencive të ndihmës, kriza humanitare në Gaza është intensifikuar pasi sulmet ajrore izraelite më 20 maj rezultuan në shumë vdekje palestineze, përfshirë fëmijë, mes operacioneve ushtarake të vazhdueshme që kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga tetori i vitit 2023.

    Pavarësisht se Izraeli lejoi një numër të kufizuar kamionësh me ndihma në Gaza, kritikat ndërkombëtare janë shtuar, me thirrje që Izraeli të ndalojë fushatën e tij ushtarake dhe të lehtësojë kufizimet e ndihmës.

    Për më tepër, Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për shkatërrimin e paparë të banesave në Gaza./ Vatican News.

  • Kriza politike në Kosovë, LDK propozon qeveri teknike gjithëpërfshirëse

    Kriza politike në Kosovë, LDK propozon qeveri teknike gjithëpërfshirëse

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë me një propozim konkret për tejkalimin e ngërçit institucional në vend, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike gjithëpërfshirëse, me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë.
    Në një deklaratë për mediat, LDK thekson se është një detyrim politik, moral dhe kushtetues të paraqesë qartazi vizionin dhe qëndrimin e saj për të dalë nga kriza aktuale, që sipas saj është shkaktuar nga paaftësia e partisë së parë për të formuar shumicën parlamentare, zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe konstituuar institucionet.
    “Gjendja e tanishme nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve, çdo ditë me një qeveri në detyrë që vepron përtej kompetencave kushtetuese, deri në shkelje të rënda penale, është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit”, thuhet në deklaratë.
    LDK vlerëson se propozimi për një qeveri teknike është më i përshtatshmi, dhe se kjo zgjidhje u shërben interesave të qytetarëve dhe rikthimit të funksionimit të rregullt institucional në Kosovë.

  • “Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela për TCH: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

    “Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela për TCH: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

    Në një bashkëbisedim me gazetaren dhe autoren e “Top Story” Grida Duma, avokati i njohur Spartak Ngjela, komentoi zgjedhjet parlamentare, duke analizuar dhe liderët e dy partive kryesore.

    Në lidhje me Partinë Demokratike, Ngjela tha se fatkeqësia e kësaj partie është moslargimi i kryetarit, referuar Sali Berishës.
    Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, ai tha se “e ka marrë forcën nga rënia e PD-së”.

    Pjesë nga bashkëbisedimi në studio:
    A do të ketë një mandat të 5-të, 6-të për Ramën?
    Ngjela: E ka PD na dorë. Duhet të jetë e aftë që të kapë krizën dhe konfliktet e brendshme të kryeministrit të brendshëm. E kanë ekipin e psikanalizës.
    Rama ka pasur këshilltarët më të paguar…
    Ngjela: Nuk e di. Krijon absolutizëm dhe absolutizmi nuk është një gjë që e kanë njerëzit e mëdhenj. A mund të kalojë në diktator Rama? Nuk mundet sepse vjen nga piktura, arti. Po të vinte nga ekonomia nuk dihej. Pse? Sepse nuk është në dorë të individit, por inkoshientit të tij. E kam njohur nga afër, edhe pse jemi të ftohtë tani.
    Ka gjë Shqipëria për ta uruar?
    Ngjela: Ai ka përfituar nga kriza e PD-së. kriza e PD nuk është ajo që thonë këto, vullneti i Saliut. Kriza është në gjendje të rëndë, është në akuzë. E di kush e kapi i pari akuzën? Franc Kafka.
    Po thua që PD është në kompleks faji?
    Ngjela: Nuk është në psikozën e fajit, por ka pasur lider, mbretin. Është krijuese e PD ky që ka. Do të thotë që e ka inkoshientin te ky. Edhe të rinjtë janë rritur në një familje që kanë kryetarin e tyre. Çfarë i jep t’i shoqërisë në media? Liderët e mëdhenj janë krijues. Saliut i ndodhi kjo që thashë.
    Çfarë rrezikon të shkaktojë Berisha?
    Ngjela: Saliu është i përgatitur, është auto psikolog. Të tjerët lodhen kot.
    Absolutizmi i pushtetit që ka me 2/3 e çon në dekadencë. Më detyrove kot ta them, se unë nuk jam me Ramën. Unë jam i djathtë, jo i majtë.
    Rama i është rritur pesha jashtë mundësive. S’e ka marrë peshën si pasojë e forcës së tij, por si pasojë e krizës së tjetrit. Rama ka qenë me Saliun, e mban se fiton gjithmonë.
    Si i parashikon 4 vite me SPAK…
    Ngjela: Unë kam shumë respekt për SPAK-un. SPAK-un nuk e drejtojmë ne.

    Top Channel

  • Mjekja i jep fëmijës ilaç për epilepsi, në Itali ia hedhin në kosh

    Mjekja i jep fëmijës ilaç për epilepsi, në Itali ia hedhin në kosh

    Një prind nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi djali i tij ka pasur dy kriza dhe dyshohej për epilepsi. Ai thotë se e çoi te doktoresha Afërdita Tota dhe ajo i dha për mjekim medikamentin e quajtur “Kepra”.Qytetari tregon se që të ishte plotësisht i sigurtë, e çoi djalin në Itali ku ilaçin që merrte në Shqipëri, ia hodhën në koshin e plehrave. Pas kthimit nga Italia prindi takoi doktoreshën, e cila i tha se është në të drejtën e tij të zgjedhë mjekun që do.
    Qytetari: Si je?
    Doktoresha: Si je ti? Si ka qenë djali?
    Qytetari: Keq!
    Doktoresha: Pse?
    Qytetari: S’ka pasur ndryshim.
    Doktoresha: Tani më thuaj, çfarë ankese ka pasur? Se s’ha bukë nuk është justifikim nga “Kepra”.
    Qytetari: Unë i bëra një vizitë në Itali atij edhe ata ma hoqën atë “Keprën”, më thanë “s’ke pse t’ia japësh”.
    Doktoresha: Ti e di atë pjesë. Dëgjo, kë të duash ti! Unë kam pasur arsye që ta kam dhënë.
    Qytetari:  Kur i bëra vizitën në Itali, ata thanë, “s’ke pse ia jep këtë “Keprën”.
    Doktoresha: Tani për epilepsinë rolandike, unë ju kam sqaruar atëherë. Ka shumë klinika në botë që nuk i trajtojnë, ama do durosh konvulsionet.
    Qytetari:  Ata na i shpjeguan kështu pak a shumë, se unë s’di dhe italisht edhe s’i kuptoja…
    Doktoresha: Është epilepsi që në moshën e adoleshencës, largohet.
    Qytetari:  Po!
    Doktoresha: Tani, unë nuk e di, sa kriza ka bërë fëmija jot. Sa kriza ka bërë?
    Qytetari:  S’ka bërë më, që nga Italia s’ka bërë më kriza.
    Doktoresha: Mirë është, që njeriu të ndjekë një vendim apo gjykimin e një mjeku. Dakord! Mos të shkosh në njëqind vende dhe të mos dish se ç’bën me fëmijën pastaj! O do të ndjekësh gjykimin e atyre, o do të ndjekësh gjykimin tonë! Unë them që fëmijët mjekohen të paktën dy vjet, duhet të jenë dy vjet me mjekim, pa kriza me ezhe.
    Mjekja neuropediatre Pasionare Rino tregon llojet e epilepsive të ndryshme, midis tyre edhe epilepsitë e lehta si ajo e gjumit dhe e temperaturës, të cilat nuk duan mjekim e aq më tepër, kur ka vetëm dy episode./tvklan.al

  • Tabaku në takime me bizneset në Tiranë: Kriza e konsumit shkaktuar nga rënia e të ardhurave dhe taksat e larta

    Tabaku në takime me bizneset në Tiranë: Kriza e konsumit shkaktuar nga rënia e të ardhurave dhe taksat e larta

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për listën e hapur, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarët dhe bizneset në rrugët Hajdar Hidi dhe Islam Alla në kryeqytet, duke diskutuar shqetësimet kryesore lidhur me krizën ekonomike.
    Në bisedë me bizneset dhe qytetarët, Tabaku argumentoi se “kriza aktuale në konsum vjen kryesisht si pasojë e rënies së të ardhurave të qytetarëve”. Sipas saj, kjo situatë ka dëmtuar ndjeshëm fuqinë blerëse dhe është reflektuar menjëherë në aktivitetin ekonomik të bizneseve.

    Tabaku shpjegoi se një ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së kostove dhe çmimeve është niveli i lartë i taksave mbi karburantet. Ajo sqaroi se “taksat tek nafta zënë 50% të çmimit përfundimtar që paguajnë qytetarët dhe bizneset”, duke shtuar se “heqja ose ulja e këtyre taksave do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e çmimeve dhe përmirësimin e konsumit”.
    Si zgjidhje konkrete, Tabaku propozoi modelin e një shteti të vogël, me taksa të ulëta dhe një qeveri më efikase, që punon realisht në interes të shqiptarëve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për politika që synojnë rikthimin e mirëqenies ekonomike dhe fuqizimin e biznesit./vizionplus.tv

  • Novacioni, si model për të dalë nga kriza

    Novacioni, si model për të dalë nga kriza

    Foto – Dr. Hitendra Meta në laboratorin e Az-Group Punësimi i një ekipi kërkuesish shkencorë që udhëhiqen nga Dr. Hitendra Meta ka mundësuar që prodhimi i AZ Group në Lezhë të kalojë në një nivel të ri të zinxhirit të vlerës, me produkte të rëndësishme për tregun farmaceutik. Janë testuar dhe po shiten me sukses lënda e parë për prodhimin e Heparinës, një medikament i njohur për hollimin e …