Tag: kriza

  • Shqipëria jashtë Eurovision-it?! Kriza financiare lë gazetarët pa rroga, Eni Vasili: RTSH në situatë katastrofike, s’është faji im por…

    Shqipëria jashtë Eurovision-it?! Kriza financiare lë gazetarët pa rroga, Eni Vasili: RTSH në situatë katastrofike, s’është faji im por…

    Foto ilustrim: Eni vasili-rtsh-eurovision

    TIRANË- Shqipëria rrezikon të mbetit jashtë Eurovisionit. Shkak për këtë është bërë kriza e thellë financiare me të cilën po përballet Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Kjo situatë krijon pasiguri mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision 2026, pasi çdo dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj EBU-së mund të rrezikojë bashkëpunimin e transmetuesit dhe të drejtat ndërkombëtare të transmetimit. Për të shmangur humbjen e një prej ngjarjeve më të rëndësishme vjetore të transmetuesit, menaxhmenti i RTSH-së pritet të rishikojë dhe borxhet dhe të marrë vendime që synojnë stabilizimin financiar. 
    Ndërkohë, drejtuesja e re, Eni Vasili thotë se ka një prioritizim të pagesave, duke u përqendruar në detyrimet ndaj Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) për të siguruar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision.
    “Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.
    Siç u bë me dije më herët, kriza financiare e RTSH ka arritur një pikë kritike: drejtuesit kanë kërkuar zyrtarisht një paketë emergjente prej 2 milionë euro. Menaxhmenti e ka përshkruar situatën si një “nivel katastrofik borxhesh dhe detyrimesh”, teksa bordi i ri “po bën çmos për të menaxhuar krizën”.
    “Falenderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.
    Keqmenaxhimi i financave të institucionit publik, ka sjellë ngërç që prej marrjes së detyrës nga Eni Vasili, e cila ka theksuar rrezikun për pamundësinë e shlyerjes së pagave ndaj punonjësve. Kriza e thellë financiare ka lënë dhjetëra gazetarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm pa pagesë deri në pesë muaj. Siç është raportuar në media, stafi dhe bashkëpunëtorët kanë kërkuar vazhdimisht shpjegime nga drejtuesit, ndërsa nuk iu është dhënë asnjë komunikim zyrtar apo afat për shlyerjen e detyrimeve.
    Vasili ngriti alarmin për gjendjen kritike financiare, duke pranuar se kjo gjendje është si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimi nga drejtuesit e paraardhshëm, duke përfshirë periudhën e emërimit dhe shkarkimin të Alfred Pezës. 
    Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarja u vendos në krye të RTSH, duke siguruar 7 votat e nevojshme. 
    Debati për garën e drejtuesit të ri të RTSH, nisi pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. Në garë u gjetën parregullsi, gjë që solli edhe reagimin e partive politike (PS dhe PD), ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu, edhe ndërkombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI

  • Shqipëria jashtë Eurovision-it?! Kriza financia lë gazetarët pa rroga, Eni Vasili: RTSH në situatë katastrofike, s’është faji im por…

    Shqipëria jashtë Eurovision-it?! Kriza financia lë gazetarët pa rroga, Eni Vasili: RTSH në situatë katastrofike, s’është faji im por…

    Foto ilustrim: Eni vasili-rtsh-eurovision

    TIRANË- Shqipëria rrezikon të mbetit jashtë Eurovisionit. Shkak për këtë është bërë kriza e thellë financiare me të cilën po përballet Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Kjo situatë krijon pasiguri mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision 2026, pasi çdo dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj EBU-së mund të rrezikojë bashkëpunimin e transmetuesit dhe të drejtat ndërkombëtare të transmetimit. Për të shmangur humbjen e një prej ngjarjeve më të rëndësishme vjetore të transmetuesit, menaxhmenti i RTSH-së pritet të rishikojë dhe borxhet dhe të marrë vendime që synojnë stabilizimin financiar. 
    Ndërkohë, drejtuesja e re, Eni Vasili thotë se ka një prioritizim të pagesave, duke u përqendruar në detyrimet ndaj Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) për të siguruar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision.
    “Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.
    Siç u bë me dije më herët, kriza financiare e RTSH ka arritur një pikë kritike: drejtuesit kanë kërkuar zyrtarisht një paketë emergjente prej 2 milionë euro. Menaxhmenti e ka përshkruar situatën si një “nivel katastrofik borxhesh dhe detyrimesh”, teksa bordi i ri “po bën çmos për të menaxhuar krizën”.
    “Falenderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.
    Keqmenaxhimi i financave të institucionit publik, ka sjellë ngërç që prej marrjes së detyrës nga Eni Vasili, e cila ka theksuar rrezikun për pamundësinë e shlyerjes së pagave ndaj punonjësve. Kriza e thellë financiare ka lënë dhjetëra gazetarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm pa pagesë deri në pesë muaj. Siç është raportuar në media, stafi dhe bashkëpunëtorët kanë kërkuar vazhdimisht shpjegime nga drejtuesit, ndërsa nuk iu është dhënë asnjë komunikim zyrtar apo afat për shlyerjen e detyrimeve.
    Vasili ngriti alarmin për gjendjen kritike financiare, duke pranuar se kjo gjendje është si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimi nga drejtuesit e paraardhshëm, duke përfshirë periudhën e emërimit dhe shkarkimin të Alfred Pezës. 
    Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarja u vendos në krye të RTSH, duke siguruar 7 votat e nevojshme. 
    Debati për garën e drejtuesit të ri të RTSH, nisi pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. Në garë u gjetën parregullsi, gjë që solli edhe reagimin e partive politike (PS dhe PD), ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu, edhe ndërkombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI

  • Kriza e arsimit, kriza e kombit!

    Kriza e arsimit, kriza e kombit!

    “Arsimi që nuk të mëson të ngrihesh kundër padrejtësisë, nuk është arsim – është dështim.”— John Dewey, filozof dhe pedagog amerikan, një nga mendimtarët më me ndikim të arsimit modern EDITORIAL MONITOR/ Më 8 shtator, bankat e shkollës 9-vjeçare do të jenë dukshëm më bosh: të paktën rreth 112 mijë nxënës më pak do të ulen në to krahasuar me një dekadë më parë.Kjo rënie prej 31% nuk është thjesht një shifër statistikore, por një tregues i një krize të thellë që prek në rrënjë të ardhmen e vendit – arsimin. Mungesa e fëmijëve në shkolla nuk është më fenomen lokal, por është bërë një realitet kombëtar, që e vë Shqipërinë përballë sfidës më të madhe të zhvillimit të saj modern.Në shumë zona të vendit, sidomos në fshatrat e Jugut, shkollat po mbyllen sepse nuk ka më nxënës. Në disa njësi administrative numri i fshatrave është më i madh se vetë numri i fëmijëve, një pasqyrë dramatike e boshatisjes së zonave rurale.Edhe në qytetet më të mëdha, ku dikur mësimi bëhej në disa klasa paralele, numri i klasave po bie vit pas viti. Në shkollat e vogla, mësimi zhvillohet në klasa të kombinuara, shpesh pa laboratorë dhe pa akses në teknologji. Ky realitet është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimeve demografike të tranzicionit shqiptar, ku emigracioni masiv dhe ulja e lindjeve kanë ndryshuar përfundimisht strukturën e popullsisë.Pas më shumë se tri dekadash tranzicion, vendi ka hyrë në një fazë ku jo vetëm që popullsia zvogëlohet, por edhe po plaket me shpejtësi. Mosha mediane e shqiptarëve ka arritur tashmë në 44.3 vjeç, sipas INSTAT, duke iu afruar mesatares së Bashkimit Europian prej 44.7 vjeç, sipas referimeve tw Eurostat.Por ndryshe nga vendet e pasura europiane, Shqipëria po plaket pa u pasuruar, me një ekonomi ende të brishtë dhe me produktivitet të ulët. Një vend që plaket e tkurret nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme pa gjenerata të reja të arsimuara mirë, të afta të përballen me sfidat e tregut global dhe të prodhojnë inovacion e zhvillim.Për fat të keq, edhe për ata fëmijë që mbeten në sistem, cilësia e arsimit nuk po jep shpresa. Shqipëria shënoi përkeqësimin më të madh në botë në testimet ndërkombëtare PISA, me rënie të ndjeshme në matematikë, lexim dhe shkencë.Kjo tregon se jo vetëm kemi më pak nxënës, por edhe ata që kemi nuk po marrin arsimimin e duhur për të qenë konkurrues në një treg pune gjithnjë e më të ndërlikuar. Një shoqëri që humbet cilësinë e arsimit nuk mund të ndërtojë as ekonomi moderne, as shtet efikas dhe as shpresë për brezat e rinj.Në këtë situatë, arsimi kthehet në pikën kyçe ku ndërthuren problemet demografike dhe ekonomike. Mbyllja e shkollave nuk është vetëm një problem social, por edhe një frenim i zhvillimit ekonomik.Një fshat pa shkollë nuk mund të mbajë familje të reja, dhe një vend pa arsim cilësor nuk mund të mbajë të rinjtë brenda kufijve të tij. Ky është një rreth vicioz: më pak fëmijë, më pak shkolla, cilësi më e ulët e arsimit dhe më shumë emigracion. Çdo hallkë ushqen tjetrën dhe e çon Shqipërinë drejt një horizonti të pasigurt.Ndikimet mbi ekonomi janë të shumta. Një fuqi punëtore që pakësohet dhe plaket e ka të pamundur të mbajë konkurrueshmërinë e vendit. Pa investime serioze në arsim dhe formim profesional, tregu i punës nuk mund të përgatisë njerëz me aftësitë që kërkon ekonomia dixhitale dhe e gjelbër.Në vend që të bëhemi pjesë e transformimeve të reja ekonomike që po ndodhin në Europë, rrezikojmë të mbetemi një vend që eksporton krah pune dhe që importon ide, teknologji dhe shërbime të cilat nuk i prodhon dot vetë.Arsimi është baza mbi të cilën ngrihet zhvillimi i një vendi. Pa një sistem arsimor që garanton cilësi, barazi dhe modernizim, nuk mund të ketë as rritje të qëndrueshme ekonomike, as mirëqenie për qytetarët.Nëse nuk e vëmë arsimin në qendër të politikave publike, duke e parë si investimin më të rëndësishëm për të ardhmen, rrezikojmë të humbasim edhe kapitalin njerëzor që kemi ende dhe të mbetemi për dekada ndër vendet më të varfra të Europës.Shifrat e sotme janë një thirrje alarmi që nuk mund të shpërfillet: kriza e një kombi fillon nga arsimi dhe nëse nuk e ndalim tani, ajo do të përcaktojë fatin tonë për shumë vite që vijnë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kriza e mbetjeve në Shqipëri, BIRN: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

    Kriza e mbetjeve në Shqipëri, BIRN: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

    Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për shkak të ndotjes nga mbeturinat.
    Sipas banorëve dhe dëshmive të mbledhura nga BIRN, kamionët e kompanisë “AMR”, kontraktore e Bashkisë Shijak, kanë shkarkuar aty për vite me radhë, jo vetëm nga zonat përreth, por edhe nga fshatra më të largët si Maminasi.
    Fenomeni u bë i dukshëm vetëm pas rënies së një serie zjarresh, që zbuluan shtresat e plehrave dhe tërhoqën vëmendjen e mediave.
    “Kanë tre vjet që i sjellin këtu,” tha për BIRN Demir Stafa, banor i zonës. “Jemi mësuar të mbyllemi brenda për t’i shpëtuar erës së rëndë, por askush nuk merr masa,” u ankua ai.

  • Ç’ndodhi gjatë krizës së raketave kubane dhe pse po krahasohet me luftën në Ukrainë?

    Ç’ndodhi gjatë krizës së raketave kubane dhe pse po krahasohet me luftën në Ukrainë?

    Presidenti amerikan Joe Biden tha dy ditë më parë se lufta e Vladimir Putin në Ukrainë mbart rrezikun më të madh të përdorimit të armëve bërthamore që nga kriza e raketave kubane në 1962.

    Duke folur në një mbledhje fondesh të Partisë Demokratike në Nju Jork të enjten, Biden tha: “Për herë të parë që nga kriza e raketave kubane, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë të përdorimit të armëve bërthamore nëse, në fakt, gjërat vazhdojnë në rrugën që janë duke shkuar, shkruan SkyNews. “Ne nuk jemi përballur me perspektivën e Armagedonit që nga Kennedy dhe kriza e raketave kubane”.

    Vetë Putin ka kërcënuar gjithashtu me përdorimin e arsenalit të madh bërthamor të Rusisë.

    Muajin e kaluar ai tha: “Dua t’ju kujtoj se vendi ynë ka gjithashtu mjete të ndryshme shkatërrimi… dhe kur integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet tona”.

    Pse Biden po flet për ‘Armagedonin’ bërthamor?

    Përballë kundërsulmimeve të papritura dhe të suksesshme nga ukrainasit në javët e fundit, disa zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe analistë të mbrojtjes besojnë se Kremlini mund të përdorë masa drastike për të shpëtuar fytyrën.

    Sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, ajo mund të nisë një sulm bërthamor të goditjes së parë nëse ekzistenca e vendit konsiderohet të jetë në rrezik.

    Duke pasur parasysh pretendimet e Putin se pse e filloi luftën, çdo përfshirje e trupave të NATO-s në konfliktin e Ukrainës mund ta vërë në veprim këtë plan.

    Dhe pasi Moska organizoi ‘referendume’ për aneksimin e katër zonave të Ukrainës Lindore, udhëheqësi i saj mund të përdorë gjithashtu një sulm ukrainas në cilindo prej këtyre territoreve për të justifikuar një sulm bërthamor.

    Nëse kjo do të ndodhte, NATO-ja do të duhej të përgjigjej, por aktualisht zyrtarët kanë sugjeruar se do të përdorin vetëm armë konvencionale si hakmarrje.

    Disa analistë besojnë se megjithëse Putin thotë se ai “nuk po bën bllof” çdo aktivitet bërthamor nga Rusia do të ishte po aq i dëmshëm për të – sa do të ishte për Perëndimin – dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të ndodhë.

    Çfarë ishte kriza e raketave kubane?

    Kriza e raketave kubane konsiderohet më e afërta në kohë kur bota ka qenë pranë luftës bërthamore.

    Përballja 13-ditore në vitin 1962 erdhi gjatë Luftës së Ftohtë dhe pasi SHBA zbuloi se Bashkimi Sovjetik kishte vendosur fshehurazi armë bërthamore në Kubë.

    Duke iu përgjigjur pranisë së raketave balistike amerikane në Itali dhe Turqi, si dhe pushtimit të dështuar të Gjirit të Derrave të Kubës në vitin 1961, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi ra dakord të vendoste raketa në ishull – vetëm disa qindra milje nga vija bregdetare e SHBA.

    Në përgjigje, presidenti i atëhershëm i SHBA, John F Kennedy urdhëroi një karantinë detare të ishullit për të parandaluar dërgimin e raketave të mëtejshme.

    Pas disa ditësh tensioni, Kennedy dhe Hrushovi arritën një marrëveshje që Bashkimi Sovjetik të çmontonte armët e tyre në Kubë në këmbim të premtimit se SHBA nuk do të pushtonin ishullin.

    Shtetet e Bashkuara gjithashtu ranë dakord fshehurazi për të çmontuar të gjitha raketat e veta balistike me rreze të mesme veprimi në Turqi.

    Edhe pse të dy udhëheqësit arritën në një marrëveshje për të mos i përdorur armët bërthamore, tensionet e hidhura midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik deri në fund të Luftës së Ftohtë në 1991 e lanë pjesën tjetër të botës nën frikën e një sulmi të mundshëm bërthamor për dekada më pas.

  • Historia e panjohur/ Çfarë ishte “Kriza e Borxheve” që preku Shqipërinë në vitet ’30

    Historia e panjohur/ Çfarë ishte “Kriza e Borxheve” që preku Shqipërinë në vitet ’30

    Kriza ekonomike botërore e njohur si “Depresioni i Madh” filloi në tetor të vitit 1929 me kolapsin e Wall Street në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe shumë shpejt u përhap në mbarë botën.

    Efektet që solli kjo krizë ishin papunësia e lartë, varfëri, përfitime të ulëta, deflacion, ulje të të ardhurave në bujqësi e rënie të theksuar ekonomike.

    Por mbi të gjitha, kjo krizë solli një humbje të besimit për një rritje ekonomike në të ardhmen. Kriza e nisur në vitin 1929 do të zgjaste deri në vitin 1933.

    Në fakt, Shqipëria do të përjetonte një krizë të thellë e më të zgjatur në kohë, deri në atë pikë sa mund të konsiderohet katastrofë si për ekonominë shtetërore, ashtu edhe për familjare.

    E kësaj krize, që ndikoi negativisht te dërgesat e emigrantëve e te tregtia e jashtme, me pasoja zinxhir në ekonomi më pas, do t’i shtohej edhe një periudhë e keqe stinore e prodhimit të drithit për bukë e një periudhë e tensionuar e marrëdhënieve politike të Shqipërisë me Italinë.

    Marrëdhëniet e tensionuara do të sillnin më pas edhe ndërprerjen e një burimi të rëndësishëm që kishte shërbyer si “oksigjen” për balancën që vinte nga këstet e kredisë të cilat përdoreshin edhe për financimin e deficitit buxhetor.

    Lindja e krizës së borxheve në Shqipëri! “Zhdukja” e parasë dhe fuqizimi i fajdeve!

    Pasojat e krizës ekonomike do të ndjeheshin edhe në zhvlerësimin e frangut shqiptar. Zhvlerësimi i tij në këtë periudhë arriti në 5-6 % çka shkaktoi panik te tregtarët e biznesmenët e tjerë të cilën shkëmbyen kartëmonedhat me monedha ari duke ndikuar negativisht te politika e bankës për kontrollin e parasë në qarkullim.

    Mbushja e sporteleve të bankës qendrore për shkëmbimin e parave solli një pakësim të parasë në qarkullim me 4 milionë franga; nga 14 milion ra në rreth 10 milionë franga.

    Nga ana tjetër, u rrit ndjeshëm edhe fenomeni i fajdeve ku kamata tejkaloi edhe nivelin 100 %.

    Në këtë mënyrë, në Shqipëri u krijua në mesin e viteve ’30 një krizë brenda krizës. Kjo është analizuar nga dy studiuesit e ekonomisë Iljaz Fishta dhe Veniamin Toçi në botimin “Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944, prapambetja e saj, shkaqet dhe pasojat”.

    Sipas studiuesve, kriza ekonomike përkeqësoi ndjeshëm gjendjen e punonjësve shqiptarë duke i detyruar ata që të hynin në borxhe te pronarët e tokave dhe fajdexhinjtë.

    “Huatë jepeshin me kushte tepër të rënda dhe nën pengun e së vetmes pasuri të paktë që mund të kishte fshatari. Në qytete huaja jepej me një kamatë 25-35 % e garantuar me banesën e huamarrësit. Në fshat, huaja jepet me kamatë shumë të lartë” evidentojnë studiuesit.

    Kriza e borxheve ishte një problematikë që diskutohej gjerësisht edhe në shtypin e kohës, dhe studiuesit përmendin një autor, sipas të cilit, ‘shumica e bujqve e merrnin huanë e fajdexhiut kur ishin në pikë të hallit për të blerë drithë gjer në kohën e lëmit, për të blerë farën që u mungonte, për të zëvëndësuar kafshën e punës që i kishte ngordhur etj”.

    Në këtë periudhë, huatë për nevoja të ngutshme dhe me afat të shkurtër jepeshin me një kamatë shumë të lartë që arrinte 100-130 %. Për huatë që jepeshin për pak ditë, kamata arrinte deri në 500 %.

    Autorët përmendin një studim të bërë në këtë periudhë, sipas të cilit rezultonte se në fillim të vitit 1937, borxhet e deklaruara ishin afërsisht 35 milionë franga ari.

    “Vetëm në Korçë në këtë kohë kishte 7 milionë franga ari borxhe dhe 70-80 % e bujqve kishin lënë peng për borxhe pasurinë e tyre.

    Në Tiranë sipas një ankete të gazetës “Arbënia” në 1936 nga 7876 shtëpi, dyqane e depo, 5500 prej tyre ishin të lëna peng te fajdexhinjtë për huatë që kishin dhënë këta të fundit” evidentohej në studimin e vitit 1937.

    Dy studiuesit e njohur evidentojnë faktin se ‘boshllëkun’ në kreditim të lënë nga Banka, e kishin plotësuar fajdexhinjtë. Në fund të vitit 1935, banka kishte dhënë kredi në vlerë 3.8 milionë franga ari ndërsa ato të dhëna nga fajdexhinjtë rezultonin thuajse 10 herë më shumë në vlerë.

    “Për të përballuar jetesën, fshatari hynte vazhdimish në borxh dhe borxhi nuk lahej kurrë derisa më në fund detyrohej të shiste kaun e vetëm, arën e mbjellë e pastaj dhe tokën e tij.

    Kështu fshatarët e pasur zgjeronin sipërfaqet e tokave duke blerë tokat e bujqve të varfër dhe të mesëm të cilët duke mbetur pa tokë, për të siguruar kafshatën e gojës ktheheshin në punëtorë ose emigronin në vende të huaja.

    Këto dukuri ishin përhapur aq shumë saqë shqetësuan edhe vetë autoritetet” evidentohet në tej në studimin e Fishtës dhe Toçit.

    Moratoriumi i qeverisë së Ahmet Zogut

    Përballë kësaj gjendje, Qeveria u detyrua të merrte në shqyrtim disa herë problemin e borxheve në Këshillin e Ministrave dhe në Parlament. E rruga që u zgjodh ishte ajo e miratimit të një Moratoriumi; një praktikë që ndiqet në rastet e ngjarjeve madhore që shkaktojnë pafuqi paguese, si p.sh luftërat.

    Në shtator të vitit 1936, Zogu shpalli dekretligjin “Për rregullimin e pagimit të borxheve private”. Pa kaluar shumë kohë, në maj të vitit 1937 Zogu dekretoi ligjin “Mbi disa lehtësira në pagimin e obligimeve të periudhës para 12 marsit 1935” i cili shfuqizonte ligjin e shtatorit 1936 dhe çdo dispozitë tjetër që vinte në kundërshtim me ligjin e ri.

    Ligji i ri i vitit 1937 synonte të krijonte disa lehtësi për borxhlinjtë për pagimin e detyrimeve të lindura para datës 12 mars 1935 dmth. të borxheve që ishin krijuar në vitet e krizës ekonomike. Në bazë të këtij ligji u ndalua shpronësimi i forcuar i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme të borxhlinjve dhe burgosja e tyre për detyrimet e para marsit 1935, me përjashtim të rasteve kur ata kundërshtonin pagimin e borxheve. Ligji përcaktonte se borxhi do të shlyhej në 8 këste gjashtëmujore dhe masa e këstit caktohej sipas madhësisë së borxhit.

    Analiza e avokatit Ali Erebara, botuar në “Java në vit 1937

    Çështja e krizës së borxheve në Shqipërinë e mesit të viteve ’30 shkaktoi debate të shumta në publik, e nuk munguan as analizat e shumta për rrugëzgjidhjet që kishte vendi në atë kohë. Në listën e analizave, një ndër më interesantet është ajo e avokatit Ali Erebara, publikuar në revistën ekonomike “Java” në fillimin e vitit 1937.

    Në analizën e tij, të përqendruar kryesisht në analizimin e aspektit juridik të trajtimit të krizës nga ana e autoriteteve shtetërore, Erebara shpjegon edhe mënyrën sesi vendi arriti në këtë ngërç borxhesh.

    “Që prej viti 1932-1933 e këndej në vendin tonë u konstatua dhe u ndie efekti i investimeve të kapitaleve tona në ndërtime e industri që më parë nuk ishin dhe në gjëra të tjetra me qëllim përmirësimin e jetesës sonë individuale dhe shoqërore.

    Fushata dhe vrapi i secilit prej nesh në këtë pikëpamje, qoftë nga dëshira e përmirësimit të jetesës personale dhe për qëllim tregtije, kanë shkaktuar investimin e një sasie të madhe kapitali në sende të luajtshme dhe të paluajtshme.

    Njëkohësisht për mungesë të industrive edhe produkteve të ndryshme ndër ne, është konstatuar një eksportim i madh të hollash të cilat pas viti 1932-1933 filluan të mungojnë në pazaret tona. Në punët e sipërpërmendura janë përdorur jo vetëm kapitalet mbi të cilat secili individ e shoqëri dispononte por janë marrë hua me kamata pak a shumë të larta.

    Përveç kredive të rrjedhura prej huadhënies, një sasi e madhe kredish kanë rrjedhur prej dhënies së materialeve me kredi ose prej punimeve personale të pa shpërblyera. Në momentin e ngopjes së qyteteve tona me ndërtesa, kafene, hotele, kinema, centrale elektriku edhe mulli mielli, automobilë, aparate radio e krevate hekuri etj. etj. në ndërtime dhe në shitje u vertetue një ndalese; ndalesë kjo që shkaktoi zhdukjen e të hollave të mbetura në pazar, shkaktoi rënien e çmimeve të sendeve e të punës edhe pakësimin e tepërt të marrëdhënieve ekoomike mes personave.

    Filloi të ngadalësohet qarkullimi i monedhës edhe të shterpojnë të ardhurat e qena deri atëhere. Pra duke u pakësuar të ardhurat, filluan personat mos më mujt me iu përgjigj detyrimeve të marruna përsipër në bazë të një parashikimi të ardhunash të majme, sikur kanë qenë para vitit 1932. Filloi të flitet për krizë me të vërtet e ndodhme brenda në krizë” shkruante avokati i njohur që pak vite më vonë do të bëhej kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    “Sëmundja duhet evidentuar, pastaj duhet shëruar”

    Ndërsa diskutohej vështirësia ekonomike e vendit dhe kriza e borxheve, një ndër fjalët që u pëdor më së shumti ishte “moratorium”. Në këtë periudhë ishin të shumta kërkesat për vendosjen e një moratoriumi që frenonte ekzekutimin e kolateraleve të vendosura si garanci për kreditë apo huatë e marra në bankë dhe nte individë të ndryshëm që ushtroni veprimtarinë e fajdeve.

    Ankesat që kishte për pamundësinë e pagimit të borxheve në mbarë vendin, detyruan qeverinë që të marrë masa ligjore për rregullimin e pagesave mes privatëve. Ligjet e miratuara përmenden në artikull nga Erebara, shoqëruar me një analizë mbi impaktin e tyre.

    Ajo që evidenton avokati është së çështja e borxheve ishte një ‘sëmundje’, madhësia, rëndësia dhe lloji i së cilës fillimisht duhej analizuar e më pas përmes miratimit të ligjeve të përshtatshme, “duhej shëruar”.

    “Në fakt, çështja e krizës si edhe efektet e saj për sa i përket pagesës së borxheve midis privatëve u paraqit si në opinion public, ashtu edhe tek autoritetet, me një mënyrë tepër subjective, edhe më tepër interesim dhe ngutësi nga ana e të interesuarve ose simpatizuesve. Kështu që filluan dispozitat për mosburgimin për borxhe private; ligja mbi disa ndryshime në ligjin e përmbarimit, Fletorja Zyrtare 2 viti 1934.

    Më tutje, ligji e parë e moratoriumit i quajtur ‘Ligje mbi Shpronësimin e Forcuem, obligime midis privatëve edhe rregullimin e pagimit të tynë, Fletorja Zyrtare nr.13 datë 1935”. Ma tutje, ligji i dytë i Moratoriumit për qytete i quajtur “Dekretligj për Rregullimin e pagimin e borxheve private” që shkaktojnë ekzekutimin e forcuar mbi pasuritë e paluajtshme ndër qytete, Fletorja Zyrtare nr. 60 e vitit 1936. Më tutje, ligji i Moratoriumit provizor nëpër katunde, dekretligj mbi ndalimin e shitjes në ankand të pronave të debitorëve për mosekzekutim obligimesh të linduna para datës 13.03.1935, në Fletoren Zyrtare 82 të vitit 1936.

    Sikurse e thamë më sipër, të gjitha këto dispozita ligjore nuk e zgjidhin as problemin e pagimit të borxheve dhe as krizën ekonomike ose më mirë të themi krizën e qarkullimit të monedhës.

    Përkundrazi, me ligjet e sipërpërmendura ndonëse i favorizuan vend e pa vend debitorët por më shumë vende u dëmtuan padrejtësisht kreditorë të ndershëm që nuk e meritonin këtë.

    Dhe ajo që nga pikëpamja ekonomike objektive ka një rëndësi më të madhe është se me ligjet në fjalë u dëmtua ajo kredi e pakët që kishte mbetur në vend dhe ajo ndërshmëri ekonomike që e kërakterizonte vendin tonë dhe më në fund u shtërpua fare qarkullimi i monedhës sonë duke sjellë krizën në pikën e saj të fundit” vijon analiza e Erebarës.

    Në këtë situatë, avokati evidenton se me 28 janar 1937 u miratua ligji “Mbi obligimin e deklarimit të kredive të lindura para datës 12 mars 1925”. Këtë ligj, avokati e cilëson si ligjin e parë ‘të arsyeshëm’.

    Sepse, “në është se kriza ndër ne është një sëmundje dhe në është se me anë të një ligji kërkohet me e shëru sëmundjen në fjalë, duhet që legjislatori të formojë ide të qartë mbi madhësinë, rëndësinë, llojin etj.të kësaj sëmundje.

    Kështu borxhet janë civile, tregtare, të mëdha, të vogla, direkte dhe indirekte, me kamata uzure ose ligjore ose dhe fare pa kamatë, të garantuara me shitje definitive, të stimuluar, me shitje me riblerje, me hipoteke, me apo pa privilegj, borxhe katundarësh ose ndër qytete, borxhe nevoje, favori ose mashtrimi”.

    “Ka një shumicë debitorësh që meritojnë përkrahje e një shumicë tjetër duket detyruese me pagu pa konditë sikur pëkundrazi një shumicë e madhe kreditorësh nuk janë fajdexhi por viktima kategorish të ndryshme; besimi ose nevoje etj.

    Pra për të bërë një ligj moratorium (pasi është zgjidhur kjo rrugë) edhe pra me shëru sëmundjen duhet me dijt në mënyrë konkrete si qendron sëmundja dhe lloji, madhësia dhe qendra e saj” shkruan më tej Erebara.

    Në këtë periudhë, nuk mungojnë as analizat e propozimet e ndryshme nga autoritete të mendimit ekonomik të kohës, si Mehdi Frashëri që propozonte marrjen e një këshilltari profesionist nga jashtë për zgjidhjen e krizës apo Mark Kakarriqi që analizonte pro-të dhe kundra-t e moratoriumit.

    Veçantitë e krizës shqiptare në krahasim me krizën globale

    Kriza ekonomike që nisi në fundin e viteve ’20 dhe fillimin e viteve ’30 pati pasoja rrënuese për ekonominë e Shqipërisë. Ajo përfshiu të gjitha degët e ekonomisë, e në mënyrë të veçantë bujqësinë. Kriza arriti deri në atë pikë sa shkaktoi edhe vdekjen e njerëzve nga varfëria.

    Mehdi Frashëri e ka analizuar këtë krizë në revistën “Ekonomisti Shqiptar” duke e cilësuar si një krizë të karakterit të veçantë dhe që ndryshonte nga kriza globale e njohur si “Depresioni i Madh”. Frashëri argumenton se kjo krizë nuk pati impakt në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera për faktin se në vend mungonin bankat, portet, hekurudhat etj.

    Po ashtu, ai evidenton se kriza agrare nuk ishte e ngjashme me atë të vendeve të tjera si Rumania, Bullgaria apo Jugosllavia. Në këto vende, pati mbiprodhim të drithërave ndërsa në Shqipëri pati zi buke. Ai analizonte se kriza ekonomike ishte shkaktuar më së shumti nga ndalimi i dërgesave të emigrantëve dhe nga frenimi i emigrimit të krahut të punës nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

    Po ashtu, një faktor tjetër konsiderohet thatësira e madhe e viteve 1931-1932 që ndikuan në mungesë prodhimi, në një kohë kur kishte edhe mungesë parash për shkak të krizës globale. Ekonomia shqiptare nisi të rikuperojë në mesin e vitit 1935 por u deshën disa vite që pasojat e saj të kapërceheshin. /Kreshnik Kuçaj, SCAN

  • Skandali i mikrokredive, nga kriza e vitit 2008 tek akuza për krim të organizuar

    Skandali i mikrokredive, nga kriza e vitit 2008 tek akuza për krim të organizuar

    Kriza ekonomike e vitit 2008 që përfshiu edhe Shqipërinë la pas rreth 1.1 miliardë euro kredi të këqija. Huatë e papaguara në kohë, niveli i të cilave në vitin 2015 ishte sa 25 % e totalit, gjunjëzuan sektorin bankar në vend. Me filozofinë “aty ku ka kriza ka edhe mundësi”, në vend nisën të krijoheshin kompanitë e para që blinin kreditë e këqija nga bankat, me norma të ulëta interesi, shkruan A2 CNN.
    Më pas këto institucione, me ndihmën e zyrave private përmbarimore, detyrimin qytetarët të paguanin shumë të mëdha parash ose përndryshe iu bllokonin banesa e automjete.
    Një hetim administrativ i kryer nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020, zbuloi se rreth 17 mijë individë ishin dëmtuar me gjoba të padrejta dhe sekuestrim pronash në skemën e mbledhjes së detyrimeve ishte përfshirë shoqëria “Micro Credit Albania” si dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë dhe shoqëri të tjera të lidhura me të.
    Nga ana tjetër hetimi i kryer nga Prokuroria e Tiranës vlerësoi se përgjegjësitë mund të shtriheshin deri te Banka e Shqipërisë dhe guvernatori i saj për masa të vonuara ose të papërshtatshme për të frenuar këtë skemë. Edhe pse u kallëzua që në vitin 2020, skandali i mikrokredive u zgjerua dhe u sofistikua nën hundën e institucioneve ligjzbatuese, duke shkaktuar pasoja tejet serioze për mijëra kredimarrës dhe shtyrë drejt vetëvrasjes njërin prej tyre. Pal Trashaj piu fostoksinë në shenjë proteste në oborrin e SPAK, raporton A2 CNN.
    Në fund të korrikut të vitit të shkuar presidenti i Republikës, Bajram Begaj me anë të një letre të pa-precedentë i kërkoi Kuvendit të hetojë rolin e Bankës së Shqipërisë në të ashtuquajturin “skandali imikrokredive”.
    Më herët, në muajin maj Banka e Shqipërisë iu kishte hequr licencat, duke nxjerrë nga tregu dy subjektet financiare jo banka, përkatësisht shoqërtitë “Final” dhe “Micro Credit Albania” për shkak të abuzimeve me dhënien e kredive.
    Sot panorama është më e qartë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përmbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal prej 16 individësh dhe 4 kompanish të akuzuara për mashtrime me pasoja të rënda përmes skemave të mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare, përcjell A2 CNN..
    Sipas SPAK, grupi vepronte si një strukturë e vetme, duke përdorur të njëjtin sistem kompjuterik, duke ndarë burimet financiare dhe duke qarkulluar stafin mes subjekteve, në funksion të një skeme kriminale që synonte pasurimin e paligjshëm në kurriz të qytetarëve në vështirësi ekonomike.

  • Alarm në Europë/ BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

    Alarm në Europë/ BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

    Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për të krijuar rezerva strategjike të mallrave thelbësore, të tilla si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet.
    Iniciativa vjen në një kohë shqetësimesh të shtuara rreth mundësisë së një sulmi ushtarak nga Rusia, por edhe rreth kërcënimeve të tjera komplekse, nga fatkeqësitë natyrore te pandemitë dhe sulmet kibernetike.
    “Strategjia e re e grumbullimit të stoqeve” e Komisionit nxjerr mësime kyçe nga përvoja e pandemisë Covid-19, kur shumë shtete anëtare nxituan të siguronin pajisje dhe maska mbrojtëse, duke rezultuar në mungesa aty ku ato ishin më të nevojshme. Këtë herë, qëllimi është përgatitja e koordinuar në nivel evropian, në mënyrë që shoqëritë të mos kapen përsëri të papërgatitura.
    Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Haja Labib, theksoi se “qëllimi është shumë i thjeshtë: të sigurohet që furnizimet thelbësore që i mbajnë gjallë shoqëritë tona, veçanërisht ato që shpëtojnë jetë, të jenë gjithmonë të disponueshme. Sa më të përgatitur të jemi, aq më pak në panik jemi”.
    Stoqe për çdo kërcënim
    Plani parashikon krijimin e një rrjeti evropian të stoqeve të ushqimit, ilaçeve, gjeneratorëve, lëndëve të para, por edhe materialeve speciale si produktet e pastrimit të ujit, pajisjet për riparimin e kabllove nën det, avionët pa pilot dhe urat e lëvizshme për përdorim në konflikte ose fatkeqësi natyrore. Në të njëjtën kohë, është planifikuar të krijohen lista të azhurnuara rregullisht të mallrave kritike, të përshtatura për secilin kërcënim.
    Deri në vitin 2026, BE synon të krijojë një qendër të lëndëve të para kritike për prokurimin e përbashkët të mallrave thelbësore në emër të kompanive evropiane. Përveç kësaj, buxheti i programit të kredisë së Bankës Evropiane të Investimeve për të mbështetur bizneset e reja dhe të vogla në fushën e barnave inovative do të dyfishohet në 200 milionë euro deri në vitin 2027.
    “Rreziku në kufij” dhe skenarët e ndryshëm
    Dallimet midis shteteve anëtare janë të mëdha. Vende si Finlanda, Estonia dhe Republika Çeke tashmë kanë një traditë të grumbullimit të rezervave për shkak të afërsisë së tyre me Rusinë.
    “Sigurisht, nëse keni një kufi një mijë kilometrash me Rusinë, është logjike të ndjeni kërcënimin e luftës”, shpjegoi Labib. “Megjithatë, në Spanjë, ata i konsiderojnë zjarret më të mundshme. Nuk ka një zgjidhje të vetme për të gjithë”, sqaroi ajo.
    Komisioni po i nxit vendet të përshtasin prioritetet e tyre me rrethanat e tyre specifike. Në praktikë, kjo do të thotë rezerva që mbulojnë gjithçka, nga nevojat energjetike dhe krizat shëndetësore deri te kërcënimet hibride, të tilla si sulmet kibernetike ose fushatat e dezinformimit.
    Strategjia e re përfshin gjithashtu një rrjet evropian të monitorimit të ujërave të ndotura, i cili do të veprojë si një “radar paralajmërues i hershëm” për sëmundjet infektive. Gjatë pandemisë, analiza e ujërave të ndotura rezultoi të ishte një metodë me kosto efektive për zbulimin e epidemive para se të ndodhnin shpërthime masive. Në fushën e mbrojtjes civile, BE tashmë ka një flotë avionësh dhe helikopterësh zjarrfikës, aeroplanë evakuimi mjekësor dhe pajisje mjekësore, por Komisioni thekson nevojën për përforcim të mëtejshëm pasi kriza klimatike i bën zjarret në pyje më të shpeshta dhe më të rënda.
    “Paketa e mbijetesës” dhe mesazhi për qytetarët
    Që nga pranvera, BE-ja u ka bërë thirrje qytetarëve evropianë që të kenë një “kit emergjence” me ushqim, ujë dhe gjëra themelore, të cilat do të sigurojnë vetëmjaftueshmërinë e tyre për të paktën 72 orë, në rast të një sulmi ushtarak, fatkeqësie natyrore, ndërprerjeje të energjisë elektrike ose aksidenti industrial.
    Iniciativa të ngjashme po ndërmerren jashtë BE-së. Suedia, për shembull, e cila iu bashkua NATO-s vetëm në vitin 2024 pas pothuajse 200 vjetësh neutralitet, kohët e fundit shpërndau 5,000,000 fletëpalosje informuese me udhëzime për përgatitjen për mundësinë e luftës. Në të njëjtën kohë, Danimarka u bën thirrje qytetarëve të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpitë e tyre.
    Britania dhe strategjia e re e qëndrueshmërisë
    Britania, anëtare e NATO-s, por jashtë BE-së, po përpiqet gjithashtu të plotësojë boshllëqet në përgatitjen politike për emergjencat. Në qershor, ajo publikoi Strategjinë e saj të Sigurisë Kombëtare 2025, të titulluar “Siguria për Popullin Britanik në një Botë të Rrezikshme”, duke pranuar se për herë të parë në dekada, territori i saj mund të jetë nën kërcënim të menjëhershëm.
    Strategjia përfshin një sërë masash, nga forcimi i kufijve dhe infrastrukturës kritike deri te investimi i 1 miliard paund në përgatitjen për incidente biologjike, aksidente dhe sulme. Britania gjithashtu zotohet të ndërtojë rezistencë ndaj kërcënimeve që “mund të prishin masivisht mënyrën tonë të jetesës” dhe planifikon fushata të reja ndërgjegjësimi publik.
    Komisioni përmbledh filozofinë e strategjisë së tij në deklaratën e Labib. “Ne i dimë kërcënimet me të cilat përballemi: sulme hibride, ndërprerje të energjisë, ngjarje ekstreme të motit, pandemi. Këto rreziqe nuk janë më teorike, por reale. Kjo është arsyeja pse përgatitja po zhvendoset nga margjinat në ballë të mbrojtjes evropiane.”
    Ndërsa paqëndrueshmëria gjeopolitike dhe kriza klimatike paraqesin vazhdimisht sfida të reja, sfida për Evropën është e qartë: përgatituni para krizës, jo panik kur ajo të vijë.

  • Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

    Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

    Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për të krijuar rezerva strategjike të mallrave thelbësore, të tilla si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet.

    Iniciativa vjen në një kohë shqetësimesh të shtuara rreth mundësisë së një sulmi ushtarak nga Rusia, por edhe rreth kërcënimeve të tjera komplekse, nga fatkeqësitë natyrore te pandemitë dhe sulmet kibernetike.
    “Strategjia e re e grumbullimit të stoqeve” e Komisionit nxjerr mësime kyçe nga përvoja e pandemisë Covid-19, kur shumë shtete anëtare nxituan të siguronin pajisje dhe maska ​​mbrojtëse, duke rezultuar në mungesa aty ku ato ishin më të nevojshme. Këtë herë, qëllimi është përgatitja e koordinuar në nivel evropian, në mënyrë që shoqëritë të mos kapen përsëri të papërgatitura.
    Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Haja Labib, theksoi se “qëllimi është shumë i thjeshtë: Të sigurohet që furnizimet thelbësore që i mbajnë gjallë shoqëritë tona, veçanërisht ato që shpëtojnë jetë, të jenë gjithmonë të disponueshme. Sa më të përgatitur të jemi, aq më pak në panik jemi”.
    Plani parashikon krijimin e një rrjeti evropian të stoqeve të ushqimit, ilaçeve, gjeneratorëve, lëndëve të para, por edhe materialeve speciale si produktet e pastrimit të ujit, pajisjet për riparimin e kabllove nëndetëse, avionët pa pilot dhe urat e lëvizshme për përdorim në konflikte ose fatkeqësi natyrore. Në të njëjtën kohë, është planifikuar të krijohen lista të azhurnuara rregullisht të mallrave kritike, të përshtatura për secilin kërcënim.
    Deri në vitin 2026, BE synon të krijojë një qendër të lëndëve të para kritike për prokurimin e përbashkët të mallrave thelbësore në emër të kompanive evropiane. Përveç kësaj, buxheti i programit të kredisë së Bankës Evropiane të Investimeve për të mbështetur bizneset e reja dhe të vogla në fushën e barnave inovative do të dyfishohet në 200 milionë euro deri në vitin 2027.
    Dallimet midis shteteve anëtare janë të mëdha. Vende si Finlanda, Estonia dhe Republika Çeke tashmë kanë një traditë të grumbullimit të rezervave për shkak të afërsisë së tyre me Rusinë. “Sigurisht, nëse keni një kufi një mijë kilometrash me Rusinë, është logjike të ndjeni kërcënimin e luftës”, shpjegoi Labib. “Megjithatë, në Spanjë, ata i konsiderojnë zjarret më të mundshme. Nuk ka një zgjidhje të vetme për të gjithë.”
    Komisioni po i nxit vendet të përshtasin prioritetet e tyre me rrethanat e tyre specifike. Në praktikë, kjo do të thotë rezerva që mbulojnë gjithçka, nga nevojat energjetike dhe krizat shëndetësore deri te kërcënimet hibride, të tilla si sulmet kibernetike ose fushatat e dezinformimit.
    Strategjia e re përfshin gjithashtu një rrjet evropian të monitorimit të ujërave të ndotura, i cili do të veprojë si një “radar paralajmërues i hershëm” për sëmundjet infektive. Gjatë pandemisë, analiza e ujërave të ndotura rezultoi të ishte një metodë me kosto efektive për zbulimin e epidemive para se të ndodhnin shpërthime masive. Në fushën e mbrojtjes civile, BE tashmë ka një flotë avionësh dhe helikopterësh zjarrfikës, aeroplanë evakuimi mjekësor dhe pajisje mjekësore, por Komisioni thekson nevojën për përforcim të mëtejshëm pasi kriza klimatike i bën zjarret në pyje më të shpeshta dhe më të rënda.
    “Paketa e mbijetesës” dhe mesazhi për qytetarët.
    Që nga pranvera, BE-ja u ka bërë thirrje qytetarëve evropianë që të kenë një “kit emergjence” me ushqim, ujë dhe gjëra themelore, të cilat do të sigurojnë vetëmjaftueshmërinë e tyre për të paktën 72 orë, në rast të një sulmi ushtarak, fatkeqësie natyrore, ndërprerjeje të energjisë elektrike ose aksidenti industrial.
    Iniciativa të ngjashme po ndërmerren edhe jashtë BE-së. Suedia, për shembull, e cila iu bashkua NATO-s vetëm në vitin 2024 pas pothuajse 200 vjetësh neutralitet, kohët e fundit shpërndau 5,000,000 fletëpalosje informuese me udhëzime për përgatitjen për mundësinë e luftës. Në të njëjtën kohë, Danimarka u bën thirrje qytetarëve të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpitë e tyre.
    Britania dhe strategjia e re e qëndrueshmërisë
    Britania, anëtare e NATO-s, por jashtë BE-së, po përpiqet gjithashtu të plotësojë boshllëqet në përgatitjen politike për emergjencat. Në qershor, ajo publikoi Strategjinë e saj të Sigurisë Kombëtare 2025, të titulluar “Siguria për Popullin Britanik në një Botë të Rrezikshme”, duke pranuar se për herë të parë në dekada, territori i saj mund të jetë nën kërcënim të menjëhershëm.
    Strategjia përfshin një sërë masash, nga forcimi i kufijve dhe infrastrukturës kritike deri te investimi i 1 miliard paund në përgatitjen për incidente biologjike, aksidente dhe sulme. Britania gjithashtu zotohet të ndërtojë rezistencë ndaj kërcënimeve që “mund të prishin masivisht mënyrën tonë të jetesës” dhe planifikon fushata të reja ndërgjegjësimi publik.
    Komisioni përmbledh filozofinë e strategjisë së tij në deklaratën e Labib: Ne i dimë kërcënimet me të cilat përballemi, sulme hibride, ndërprerje të energjisë, ngjarje ekstreme të motit, pandemi. Këto rreziqe nuk janë më teorike, por reale. Kjo është arsyeja pse përgatitja po zhvendoset nga margjinat në ballë të mbrojtjes evropiane.”
    Ndërsa paqëndrueshmëria gjeopolitike dhe kriza klimatike paraqesin vazhdimisht sfida të reja, sfida për Evropën është e qartë: përgatituni para krizës, jo panik kur ajo të vijë.

    Top Channel

  • Çfarë po ndodh? Thellohet kriza e ujit në këtë shtet, rezervat në nivele alarmante

    Çfarë po ndodh? Thellohet kriza e ujit në këtë shtet, rezervat në nivele alarmante

    Kriza e ujit në Greqi është thelluar, me rënie alarmante si në rezervat sipërfaqësore ashtu edhe në ato nëntokësore, raportuan sot mediat lokale, duke cituar një studim.
    Duke vënë në dukje rëniet shqetësuese si në rezervat sipërfaqësore ashtu edhe në ato nëntokësore, e përditshmja “To Vima” njoftoi se situata është përkeqësuar nga mbinxjerrja për qëllime bujqësore dhe turistike, infrastruktura e vjetruar dhe mungesa e një strategjie të qartë kombëtare për ujin.
    Duke cituar të dhëna nga “Studimi Helenik i Gjeologjisë dhe Eksplorimit të Mineraleve” (EAGME), e përditshmja shtoi se shumë nga akuiferet nëntokësore të vendit, të cilat konsiderohen si rezerva strategjike ujore për shkak të rezistencës së tyre ndaj ndotjes dhe avullimit, po i afrohen niveleve kritike të varfërimit.
    Rajonet nën presionin më të madh përfshijnë shumë nga vendpushimet turistike, siç janë ishujt e Egjeut dhe zonat e Moudanias dhe Kasandrës të Gadishullit të Halkidikit, ku uji i pijshëm është gjithnjë e më i pakët.
    Gjithashtu, thatësira e zgjatur, veçanërisht në Greqinë jugore dhe lindore, përfshirë Kretën, Peloponezin dhe disa ishuj Cikladikë ka ulur ndjeshëm reshjet e shiut dhe borës.