Tag: kritike

  • Hakmarrja e Iranit, 40 persona të lënduar! 2 në gjendje kritike

    Hakmarrja e Iranit, 40 persona të lënduar! 2 në gjendje kritike

    Një total prej 40 personash po trajtohen në spitalet izraelite pas sulmeve të fundit, dy prej cilëve janë në gjendje kritike.

    BCC raporton se spitali Ichilov në Tel Aviv po trajton 18 pacientë. Spitali Beilinson në Petah Tikva po trajton 7 persona, përfshirë një pacient në gjendje kritike.
    Spitali Sheba në Ramat Gan po trajton 15 pacientë, përfshirë pacientin tjetër në gjendje kritike.
    Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit në një operacion të quajtur “Premtimi i Vërtetë”, në përgjigje të sulmeve të mëparshme izraelite.
    Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka kryer sulme kundër “dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore”. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, thotë se Irani “do të shkaktojë goditje të rënda” pasi Izraeli “filloi luftën”
    Benjamin Netanyahu thotë se lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër udhëheqjes së vendit.

    Top Channel

  • Sulmet nga Irani, 40 persona shtrohen në spitalet izraelite

    Sulmet nga Irani, 40 persona shtrohen në spitalet izraelite

    Izrael

    IZRAEL- Një total prej 40 personash po trajtohen në spitalet izraelite pas sulmeve të fundit, dy prej tyre janë në gjendje kritike. Spitali Ichilov në Tel Aviv po trajton 18 pacientë.
    Spitali Beilinson në Petah Tikva po trajton 7 persona, përfshirë një pacient në gjendje kritike. Spitali Sheba në Ramat Gan po trajton 15 pacientë, përfshirë pacientin tjetër në gjendje kritike.
    Gjithccka erdhi pas sulmeve të një pasnjëshme nga irani. Situate mes dy vendeve po përshkallëzohet.

  • Tensioni në lindjen e mesme, Macron: Programi bërthamor në Iran ishte pranë një faze kritike

    Tensioni në lindjen e mesme, Macron: Programi bërthamor në Iran ishte pranë një faze kritike

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka cilësuar shqetësues situatën mbi rpogramin bërthamor në Iran.

    Ai tha se informacioni që Franca kishte mbi programin bërthamor iranian ishte shumë shqetësues, duke shtuar se programi ishte afër një faze kritike.
    Duke folur në një konferencë për shtyp, Macron tha se Franca nuk rekomandoi sulmin ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke thënë se ende ekzistonte një “rrugë diplomatike” për të zgjidhur çështjen.

  • Q@llohet me pl@mb në kokë shqiptari në Itali

    Q@llohet me pl@mb në kokë shqiptari në Itali

    Një shqiptar ndodhet në gjendje kritike, duke “luftuar për jetën, pasi u qëllua me plumb në kokë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fontaniva, Itali. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Fatos Cenaj, 58 vjeç.
    Ngjarja ndodhio rreth orës 9:30 të mëngjesit të 8 Qershorit, pranë rrugës Casoni, kur shqiptari ishte duke udhëtuar me biçikletë. Disa shoferë në tranzit e vunë re 58-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe menduan se ishte një aksident rrugor.

    Por, pasi urgjenca mbërriti në vendin e ngjarjes, u konstatua se rënia nga biçikleta ishte shkaktuar nga diçka shumë më serioze. Fatos Cenaj kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe raportohet se bluzat e bardha po bëjnë gjithçka për ta shpëtuar.
    Policia italiane po kryen hetimet dhe në vendin e ngjarjes ka mbledhur gjurmë të mundshme që i atribuohen dinamikës së fakteve dhe mbi të gjitha autorit të krimit. Për momentin nuk është përjashtuar asnjë pistë.
    Ndër më të mundshmet është hipoteza se dikush e ka qëlluar me armë zjarri shqiptarin nga një makinë në lëvizje. As hipoteza se dikush nga shtëpia e tij donte të provonte një pushkë dhe aksidentalisht qëlloi burrin fatkeq i cili po kërkonte vetëm pak relaks para drekës të së dielës.
    Autoritetet kanë mbledhur të gjitha imazhet nga mbikëqyrja me video e kamerave të pranishme në zonë. Disa dëshmitarë të incidentit janë intervistuar për orë të tëra, të cilët mund të ndihmojnë hetimet.

  • U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

    U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

    Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë një takimi elektoral në një park të Bogotës, kryeqyteti i vendit.
    Ai u qëllua tri herë, dy herë në kokë, dhe ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Santa Fe, pas ndërhyrjeve të menjëhershme kirurgjikale.
    Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, në prani të dhjetëra përkrahësve të tij. Autoritetet njoftuan se një i mitur 15-vjeçar u kap në vendngjarje, pasi u plagos nga policia gjatë ndjekjes.
    Maria Claudia Tarazona, bashkëshortja e senatorit, kërkoi nga qytetarët një lutje të përbashkët për shëndetin e Uribes. Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, u shpreh në rrjete sociale: “Kjo është një ditë e trishtuar. Mund të kemi dallime politike, por ato nuk kanë vlerë përballë jetës së një njeriu. Të bashkohemi për Miguel Uriben.”

  • Investimet e huaja në sektorë kritikë, propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror

    Investimet e huaja në sektorë kritikë, propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror

    Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me sektorë strategjikë dhe të ndjeshëm për vendin. Konkretisht, propozimi parashikon që në nenin 10 të ligjit të shtohet një paragraf i ri, sipas të cilit investimet e huaja që prekin infrastrukturën publike kritike, teknologjitë kritike, furnizimet me mallra të rëndësishme apo aksesin në informacion sensitiv mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi ose ekzaminimi nga autoritetet shtetërore. Investimet që lidhen me infrastrukturë publike kritike përfshijnë energjinë, transportin, ujin apo rrjetet dixhitale.
    Po ashtu, përfshihen investime që lidhen me teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, pra civile dhe ushtarake, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacion sensitiv ose mbi lirinë e medias. Këto investime, sipas propozimit, mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi të posaçëm, sipas rregullave të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Praktika të ngjashme janë tashmë të zbatuara në vende të Bashkimit Evropian, ku investimet e huaja në fusha si teknologjia, infrastruktura dixhitale apo mediat monitorohen për ndikimin e mundshëm në rendin dhe sigurinë publike. Ndërkohë që, ekspertët sugjerojnë që çdo instrument kontrolli të shoqërohet me udhëzime të qarta, transparencë procedurale dhe kohë të përcaktuara për shqyrtim, për të mos dekurajuar investime të vlefshme në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

  • U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

    U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

    Një tragjedi është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një turist ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.
    Ata u gjetën nga Policia Kufitare në ujërat shqiptare. Dyshohet se arsyeja e kësaj tragjedie vjen prej hipotermisë nga qëndrimi i gjatë në det, teksa uniformat blu bëjnë me dije se turistët, të dy banues në Angli, po lundronin me Jet Ski. Sipas policisë, ata ranë në ujë si pasojë e manovrave me Jet Ski, duke humbur kështu kontrollin mbi mjetin lundrues.
    Njëri prej të huajve, 34 vjeç, kishte ndërruar jetë në momentin kur mbërriti ambulanca, ndërsa 31-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje kritike. Grupi hetimor po vijon me punën kërkimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    “Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.
    Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.

  • BE kërkon “kontroll” në Detin e Zi: Qendër sigurie detare, do afrojmë Turqinë!

    BE kërkon “kontroll” në Detin e Zi: Qendër sigurie detare, do afrojmë Turqinë!

    Jo vetëm në tokë e ajër, por edhe në det: Bashkimi Europian po përgatitet për mbrojtje edhe sa i takon infrastrukturës kritike detare, e këtë planifikon ta bëjë përmes krijimit të një qendre detare të sigurisë në Detin e Zi.

    Plani është pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së që u prezantua një ditë më parë nga shefja për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas, për të krijuar bashkëpunimin më të ngushtë me Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë, Turqinë dhe Ukrainën.
    Në dokumentin që mban titullin, “Qasja strategjike e BE-së në rajonin e Detit të Zi”, theksohet se Në dokument thuhet se Brukseli duhet të ndihmojë “duke ndërtuar kapacitete detare dhe mundësitë për monitorime detare, përfshirë mbikëqyrjen e një armëpushimi të mundshëm detare, përpjekjet për pastrimin e minave, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, patrullimin e linjave komerciale detare, luftimin e kërcënimeve hibride, me synim të parandalimit të agresionit në të ardhmen në këtë rajon dhe kur të lejojnë mundësitë, të konsolidohet paqja”.
    Nuk dihet se ku do të jetë qendra në fjalë dhe cilat shtete do të bëhen pjesë e kësaj nisme. Qendra thuhet se do të përqëndrohet në aspekte të tilla si kabllot nënujore, instalimet në det të hapur dhe operacionet e gazit dhe energjisë nga era në brigjet rumune dhe bullgare.
    Dokumenti vjen në një kohë kur vendet evropiane po planifikojnë një lloj force të sigurisë në Ukrainë në rast të një armëpushimi të përhershëm në luftën me Rusinë.

    Top Channel

  • Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

    Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

    Një vajzë adoleshente ndodhet në gjendje kritike në spital pas një zjarri të rëndë në veri-perëndim të Londrës, ku humbën jetën nëna, motra dhe dy vëllezërit e saj.

    Policia Metropolitane ka njoftuar se një burrë 41-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe ndodhet ende në paraburgim, ndërsa kanë nisur hetimet për vrasje.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën Stonebridge të Brent-it, ku zjarri përfshiu dy banesa. Viktimat janë një grua 43-vjeçare, një vajzë 15-vjeçare dhe dy djem të moshave tetë dhe katër vjeç.
    Një vajzë tjetër 13-vjeçare nga e njëjta familje ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një grua 71-vjeçare e familjes që gjithashtu pësoi lëndime nga zjarri, ka dalë nga spitali pas trajtimit.
    Dëshmitarët raportuan se familja është me origjinë pakistaneze dhe kishin jetuar prej vitesh në rrugën Tillett Close. Shërbimi i Zjarrfikësve të Londrës tha se nëna dhe një nga fëmijët u shpëtuan nga kati i dytë i banesës, por, për fat të keq, vdiqën në vend nga plagët e rënda. Dy fëmijët e tjerë u gjetën të pajetë brenda shtëpisë gjatë përpjekjeve të zjarrfikësve për të përballuar flakët.
    Buzë banesës së djegur, qytetarët vendosën trëndafila dhe një arush lodër blu në shenjë zie dhe solidariteti me familjen.
    “Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur,” u shpreh Cecilia Marquis, 60 vjeçe, një fqinje e cila ishte dëshmitare e zjarrit.
    Policia ka nisur një hetim të plotë për shkaqet e zjarrit dhe ka konfirmuar se është trajtuar si një ngjarje e dyshuar për vrasje të shumëfishtë.

    Top Channel

  • “Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

    “Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

    Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve të Evropës, duke përmendur potencialin e jashtëzakonshëm për të zhvilluar fushat e energjisë, teknologjisë dhe lëndëve minerale.
    Ai ka nënvizuar se përpjekjet e Bashkimit Europian për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë “shumë domethënëse” në këto kohë kritike për sigurinë europiane.Erdogan bëri thirrje që vendet e Evropës të konsultohen dhe të veprojnë së bashku për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurimin e të ardhmes së sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit.
    Erdogan: I kënaqur që ndodhem këtu! Duhet të jemi të bashkuar. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia.Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europianë, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes, është shumë domethënëse.Shumë luftëra e konflikte në të shkuarën na kanë treguar se për mbrojtjen e sigurisë, nëse përçahemi jemi më të dobët, e nëse bashkohemi jemi më të fortë.Duhet të konsultohemi për hapat që do të ndërmarrim.