Tag: kritike

  • Nxënësi sulmon me thikë mësuesin gjatë orës së mësimit në Francë

    Nxënësi sulmon me thikë mësuesin gjatë orës së mësimit në Francë

    Një mësues muzike në një shkollë fillore në lindje të Francës u godit me thikë në fytyrë sot gjatë orës së mësimit dhe ndodhet në gjendje kritike, raporton BFM TV.

    Sulmi ndodhi në shkollën “Robert Schumann” në Benfeld, jo shumë larg Strasburgut. Mësuesi 66 vjeç, viktima e sulmit, u shtrua në spital dhe është në gjendje kritike.

    Sipas BFMTV, sulmuesi është një nxënës 14-vjeçar dhe u arrestua menjëherë pas sulmit.

    Xhandarmëria njoftoi se sulmuesi u përpoq të arratisej dhe se e kishte qëlluar edhe veten me thikw gjatë arrestimit . I riu u transferua me helikopter në një spital lokal dhe është në gjendje kritike, mësoi BFM TV nga një burim pranë hetimit.

    Sipas raportimeve, i dyshuari është një nxënës i cili ishte vendosur në një shtëpi dhe ishte i njohur në shkollën e tij për shkrimin e grafiteve naziste.

    Arsyeja e sulmit është ende e panjohur.

    Nxënësit e shkollës fillore “Robert Shuman” u evakuuan dhe u mblodhën në një sallë menjëherë pas sulmit.

    Ata janë nën mbrojtjen e xhandarmërisë dhe prindërve të tyre u është thënë se mund të vijnë të marrin fëmijët e tyre. Ministrja e Arsimit Kombëtar dhe Rinisë e Francës, Elizabeth Bourne, e dënoi ashpër këtë sulm.

  • Përplasje e dhunshme në Itali mes shqiptarëve dhe tunizianëve, një 28-vjeçar shqiptar në gjendje kritike

    Përplasje e dhunshme në Itali mes shqiptarëve dhe tunizianëve, një 28-vjeçar shqiptar në gjendje kritike

    Dy grupe, shqiptarë dhe tunizianë, u përleshën në Itali, ku sipas raportimeve, shkaku i sherrit ka shumë mundësi të ketë qënë për ndarjen e territorit.
    Si pasojë e përleshjes, dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spitalin Baglieri në Modica.
    Të shtënat ndodhën  në sheshin qendror Piazza Gramsci në Scicli. Gjatë rrëmujës, të dy grupet u përplasën dhe ndoqën njëri-tjetrin. Karabinierët nga stacioni i Scicli-t dhe kompania Modica po hetojne per ngjarjen.
     

  • Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

    Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

     

     

    Një incident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit Evreux në Normandi, ku një shofer përplasi një turmë njerëzish, duke shkaktuar një të vdekur dhe pesë të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

    Ngjarja ndodhi në orët e para të së shtunës, pas një sherri të dhunshëm që kishte shpërthyer në një bar lokal rreth orës 4 të mëngjesit.

    Sipas policisë, njëra nga palët e përfshira në konflikt ka hipur në makinë dhe me shpejtësi të lartë, ka hyrë në turmën e njerëzve që ishin jashtë një dyqani. Pas përplasjes, incidenti ka shkaktuar panik të madh në zonë.

    Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me incidentin dhe rasti po hetohet si tentativë vrasjeje.

    Viktima, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, thuhet se ishte një burrë rreth të 30-ave, ndërsa dy të plagosurit që janë në gjendje kritike janë të moshës 31 dhe 52 vjeç.

  • Alarm në Fierzë/ Liqeni po zbrazet me ritme të shpejta çdo ditë, ndalet prodhimi i energjisë

    Alarm në Fierzë/ Liqeni po zbrazet me ritme të shpejta çdo ditë, ndalet prodhimi i energjisë

    Liqeni i Fierzës po shkon çdo ditë drejt niveleve kritike, duke rënë me mbi 40 centimetra në ditë vetëm gjatë javës së fundit.
    Aktualisht, niveli i ujit ka arritur në 268.28 metra mbi nivelin e detit, nga kuota maksimale prej 296.5 metrash.
    Për shkak të mungesës së prurjeve në Drin, rreth 30 metër kub në sekondë, asnjë nga katër turbinat e hidrocentralit nuk është në punë, çka ka sjellë ndalimin e prodhimit të energjisë në HEC-in më të madh të kaskadës.
    Rënia e shpejtë e nivelit ka zbuluar bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa liqeni po tërhiqet çdo ditë rreth digës së Fierzës.
    Sipas të dhënave, nëse situata vazhdon kështu, rreziku për afrimin me nivelet kritike është i lartë.
    “Pika e vdekjes” së HEC-it llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa nevojat për konsum po mbulohen me import energjie.
    Në kapacitetin maksimal, Liqeni i Fierzës mban rreth 2.7 miliardë metër kub ujë, por aktualisht i mungon gati dy e treta e kësaj sasie.
    Ditët e thata të fundit të gushtit pritet ta thellojnë më tej krizën hidrike në kaskadën e Drinit.

  • Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Një mendje kritike dhe një intelektual i spikatur!

    Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Një mendje kritike dhe një intelektual i spikatur!

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe kolegët e Zhejit.
    Veliaj e ka përshkruar Zhejin si një “intelektual të spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri”, duke theksuar ndikimin e tij të madh në median shqiptare që nga vitet ’90 e deri sot.

    Reagimi i Veliaj:
    Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit!
    Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.
    Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.
    Prehu në paqe mik i mirë!
     

  • Dorothy Parker – zëri poetik amerikan

    Dorothy Parker – zëri poetik amerikan

    Sot, më 22 gusht, kujtojmë lindjen e Dorothy Parker (1893–1967), një prej figurave më të mprehta të letërsisë amerikane. Shkrimtare, poete, kritike letrare dhe dramaturge, Parker u bë e njohur për zgjuarsinë e saj therëse, aforizmat që ende qarkullojnë dhe për mënyrën sesi përziente të qeshurën me trishtimin më të thellë.

    E lindur në New Jersey, ajo shkëlqeu në Nju Jorkun e viteve ’20, duke qenë pjesë e famshme e “Algonquin Round Table”, grupit të shkrimtarëve dhe gazetarëve që njiheshin për humorin e tyre të pamëshirshëm. Poezitë e saj të shkurtra, shpesh me fund të papritur, trajtonin tema si dashuria e humbur, vetmia dhe zhgënjimi, por gjithmonë me një kthesë të hollë ironie, përcjellë KultPlus.

    Parker ishte gjithashtu një kritike e ashpër e shoqërisë së kohës, një zë i fortë kundër padrejtësive dhe hipokrizisë, duke e shndërruar humorin e saj në armë letrare. Ajo na la mbrapa poezi, tregime dhe shkrime publicistike që edhe sot lexohen me kënaqësi e ndjeshmëri.

    Në ditëlindjen e saj, e kujtojmë si një grua që i dha dritë errësirës me shaka therëse dhe plagëve të zemrës u vuri emra që ende na bëjnë të buzëqeshim mes një pikëllimi të ëmbël./KultPlus.com

  • U plagos me armë pas një konflikti në Hamallaj, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

    U plagos me armë pas një konflikti në Hamallaj, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

    A2 CNN mëson se i plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me armë zjarri rreth orës 16:40 gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 44-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim.
    “Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij”, njofton Policia.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.
    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Masakër në Napoli! 69-vjeçari vret partnerin dhe nënën e ish-bashkëshortes e më pas vret veten, gruaja në gjendje kritike

    Masakër në Napoli! 69-vjeçari vret partnerin dhe nënën e ish-bashkëshortes e më pas vret veten, gruaja në gjendje kritike

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Forio d’Ischia, në zonën Cuotto të Napolit, ku një burrë 69-vjeçar ka qëlluar dhe ka vrarë dy persona, më pas duke drejtuar armën ndaj vetes dhe duke u vetëvrarë.

    Sipas hetimeve të karabinierëve, viktimat janë një burrë 48-vjeç dhe një grua 63-vjeçare me origjinë ukrainase, të cilët ishin përkatësisht bashkëshorti dhe nëna e ish-gruas së autorit.
    Një person i katërt, një grua 42-vjeçare, ish-bashkëshortja e 69-vjeçarit, u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin Rizzoli të Ischias, ku po merr trajtim intensiv. Autoritetet konfirmuan se 69-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
    Ngjarja mbetet nën hetim nga autoritetet lokale për të përcaktuar rrethanat e sakta të këtij episodi tragjik.

    Top Channel

  • Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

    Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

    Një 40-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.

    Sipas burimeve, 40-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga një mjet prerës, thika.

    Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

  • Situatë kritike pas zjarreve në Gramsh/ 42 banesa të djegura, mbi 200 krerë bagëti të humbura dhe dhjetëra banorë të evakuuar

    Situatë kritike pas zjarreve në Gramsh/ 42 banesa të djegura, mbi 200 krerë bagëti të humbura dhe dhjetëra banorë të evakuuar

    Situata e zjarreve në territorin e bashkisë Gramsh mbetet kritike dhe në zhvillim të vazhdueshëm, me përhapjen e flakëve drejt vatrave të reja që rrezikon seriozisht jetën, pronën dhe mjedisin.
    Pasditja dhe mbrëmja e kaluar kanë shënuar një përkeqësim, me vatra aktive të regjistruara në fshatin Ermenj, Njësia Administrative Skënderbegas, si dhe në zonën e Teqes së Dushkut. Zjarret po përhapen me shpejtësi për shkak të dendësisë së pyjeve dhe bimësisë së thatë, duke e bërë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës jashtëzakonisht të vështirë.Sipas autoriteteve lokale, deri tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë përreth.
    Dëmet në gjënë e gjallë janë të mëdha:• 130 krerë bagëti të imta• 22 gjedhë• 1 thundrak• 80 koshere bletësh• Shumë shpendë dhe kafshë të tjera shtëpiake
    Për të parandaluar ndonjë epidemi, autoritetet kanë nisur groposjen e kafshëve të ngordhura, ndërsa shërbimi veterinar është në terren duke hartuar procesverbalet përkatëse. Zona mbahet nën monitorim të vazhdueshëm për të frenuar çdo përhapje të mundshme të ndotjes apo sëmundjeve.
    Numri i personave të evakuuar deri më sot ka arritur 46, pas strehimit të 6 personave të tjerë në konviktin shtetëror të Gramshit gjatë mbrëmjes së djeshme. Ata iu janë bashkuar 40 banorëve të evakuuar një ditë më parë, kryesisht nga zona e Nartës, ku situata deri dje ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, por aktualisht është nën kontroll relativ.
    Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në terren janë angazhuar:• Rreth 50 forca të ushtrisë• 7 mjete zjarrfikëse• 200 vullnetarë
    Bilanci paraprak flet për 10 fshatra të bashkisë Gramsh të prekur nga flakët, ku Bletëza dhe Shëmbërdhenji janë evidentuar si zonat më të goditura, ku nuk ka mbetur asgjë pas.
    Operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve po zhvillohen në kushte ekstreme. Dendësia e pyjeve, mungesa e aksesit rrugor dhe erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakëve, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe vullnetarëve. Autoritetet lokalë kanë theksuar se çdo orë është kritike për të frenuar përhapjen e mëtejshme dhe kanë apeluar për kujdes të shtuar nga banorët, duke ndaluar çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të reja, si djegia e mbeturinave apo lënia e materialeve të ndezshme në natyrë.
    Autoritetet lokale dhe qendrore kanë kërkuar bashkëpunim maksimal nga komuniteti, jo vetëm për shuarjen e zjarreve, por edhe për raportimin e çdo vatre të re, në mënyrë që reagimi të jetë sa më i shpejtë dhe i koordinuar. Strukturat e Emergjencave Civile dhe aktorë të tjerë të përfshirë në operacion kanë bërë të ditur se ndërhyrjet do të vijojnë gjatë gjithë ditës, me synim vendosjen e situatës nën kontroll, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë së tyre.
    Përgjatë gjithë territorit të Gramshit, veçanërisht në zonat malore, rreziku nga zjarret në pyje dhe kullota mbetet i lartë. Temperaturat e larta, thatësira dhe faktori njerëzor përbëjnë një kombinim alarmant që po vë në provë kapacitetet vendore dhe ato shtetërore. Ndërsa flakët nuk kursejnë asgjë në rrugën e tyre, shpresa mbetet te ndërgjegjësimi qytetar dhe përpjekjet e koordinuara për të parandaluar tragjedinë nga të marrë përmasa edhe më të mëdha.