Tag: kritike

  • Ra nga kati i tretë në pallatin në ndërtim, punëtori shqiptar në gjendje kritike për jetën

    Ra nga kati i tretë në pallatin në ndërtim, punëtori shqiptar në gjendje kritike për jetën

    Një 51-vjeçar shqiptar është ndodhet në spital në gjendje kritike pas një aksidenti në punë ditën e djeshme në një kantier ndërtimi në rrugën Ellinos Stratiotou në Patra.
    Sipas informacioneve, shqiptari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë në një bosht të zbrazët ashensori, duke marrë lëndime të rënda.
    Ai u transportua me ambulancë në Spitalin Universitar të Patrës, ku po trajtohet i intubuar në repartin e kujdesit intensiv.
    Policia arrestoi mbikëqyrësin e projektit, i cili më pas u lirua.

  • Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

    Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

    Qeveria do të kontrollojë dhe hetojë investimet e huaja direkte që do të bëhen në sektorë më rëndësi kritike për sigurinë kombëtare.
    Projektvendimi për rregulloren “Për procedurat për vlerësimin dhe shqyrtimin e investimeve të huaja direkte që lidhen ose ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacione të ndjeshme ose mbi lirinë e medias”, është të hedhur në Konsultim Publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
    Fokusi kryesor i kësaj rregulloreje do të jetë tek kontrolli investimeve të huaja në fushën e medias, me qëllim që të shmangen fushatat e dezinformimit apo ndikimet keqdashëse nga shtete të huaja.
    “Për të krijuar një balancë midis tërheqjes së investimeve dhe mbrojtjes së interesit publik duhet të garantohet që investimet në sektorin e medias dhe informacionit të mos cenojnë sovranitetin informativ, krijojnë monopole dhe të respektojnë standardet etike dhe profesionale”, thuhet në relacion.
    Investimet në media thuhet në rregullore duhet të trajtohet me kujdes të veçantë, duke siguruar kontroll kombëtar, mbrojtje ligjore, dhe monitorim të vazhdueshëm, në mënyrë që paratë e huaja të mos kthehen në burim ndikimi të dëmshëm për shoqërinë apo shtetin.
    “Përpunimi i të dhënave sensitive dhe media krijojnë rreziqe për ndikim politik, propagandë, apo rrjedhje informacioni. Fushëveprimi i shqyrtimit të investimeve të huaja në këto sektorë sensitivë është prioritar për shkak të shtrirjes së ndikimit në shoqëri dhe pasojave politike dhe ekonomike që mund të krijojë”, vijon më tej relacioni.
    Në nenin 3 të rregullores thuhet se investimet e huaja direkte kontrollohen në rast të një rritjeje të pjesëmarrjes në ndërmarrje në nivelet nga 20% deri 75% menjëherë. Kjo kategori do të merret në shqyrtim që do të thotë një procedurë që lejon vlerësimin, hetimin e deri tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
    Në nenin 4 të projekvendimit, sqarohet se për të përcaktuar nëse një investim i huaj direkt, ndikon në sigurinë dhe rendin publik do të merret në konsideratë nëse ky investitor është i lidhur direkt ose tërthorazi me qeverinë e shtetit të tij, duke përfshirë organet shtetërore ose forcat e armatosura, të një vendi të tretë. Nëse investitori i huaj ka qenë i përfshirë në aktivitete që ndikojnë në sigurinë ose rendin publik në një shtet anëtar të BE-së ose nëse ekziston një rrezik serioz që investitori i huaj të përfshihet në aktivitete të paligjshme ose kriminale.
    Investimet do të hetohen nga Komiteti Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte, nëpërmjet njësisë përgjegjëse brenda Ministrisë së Ekonomisë. Kjo rregullore do të zbatohet fillimisht vetëm për fushën e medias, ndërsa me hyrjen e vendit në BE, në rregullore thuhet se do të ketë kontroll për investimet e huaja edhe në infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, ose furnizimin me inpute kritike. Ky projektvendimsynon përafrimin edhe dispozitat e Bashkimin Evropian.
    Përveç kontrollit të investimeve do të ketë edhe gjoba ndaj investitorëve që nuk respektojnë detyrimet e tyre. Në nenin 18 thuhet se me 5 mijë euro gjobiten investitorët që nuk paraqesin kërkesë për shqyrtimin e një investimi të huaj.
    10 mijë euro gjobë kur nuk japin informacionin e kërkuar dhe 50 mijë euro nëse investitori i huaj paraqet deklarata apo informacione të rreme.
    Por gjoba do të jetë sa dyfishi i vlerës së investimit nëse investimi i huaj direkt zbatohet, pavarësisht ndalimit të tij me vendim të Komitetit, kur merr miratim përmes informacionit të rremë.

  • Po kalon super formë te Trabzonspori, në Turqi japin një kritikë të shëndetshme për Ernest Muçin: Kur luan kundër ekipeve fizike…

    Po kalon super formë te Trabzonspori, në Turqi japin një kritikë të shëndetshme për Ernest Muçin: Kur luan kundër ekipeve fizike…

    Ernest Muçi po kalon një formë fantastike te Trabzonspori. Por ndryshe nga koha te Beshiktash, vëmendja është edhe më e madhe për shqiptarin pasi skuadra e tij po lufton për të fituar titullin kampion.
    E në mesin e komplimentave ka dhe një kritikë të shëndetshme. Në studiot e mediave turke, Mustafa Mir Colakoglu, ka treguar se ku Muçi duhet të përmirësohet. “Muçi po tregon performanca të jashtëzakonshme kundër ekipeve që nuk luajnë një futboll shumë fizik. Ai do të bëhet akoma më e mirë në momentin kur do të luaj edhe fizikisht siç duhet”, tha Colakoglu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • ‘Sulmet hibride janë vetë lufta, Europa duhet të mbrojë infrastrukturën e saj’

    ‘Sulmet hibride janë vetë lufta, Europa duhet të mbrojë infrastrukturën e saj’

    Analizë nga Ettore Sequi, për La Stampa
    Intervista e kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Cavo Dragone, për Financial Times tregon një ndryshim thelbësor në sigurinë europiane.
    Ai thotë se NATO nuk mund të kufizohet më vetëm në reagime ndaj sulmeve kibernetike dhe hibride, por duhet të shqyrtojë opsione më të ashpra. Madje, veprimet parandaluese në sektorë ku një sulm mund të paralizojë shtete të tëra riformësojnë konceptin e mbrojtjes.
    Nuk bëhet fjalë për ndryshim të tonit, por për ndryshim logjik. Lufta “nën kufi” është tashmë strategjia operative e Moskës.
    Intervista vjen, ndërkohë që Rusia intensifikon prerjen e kabllove nënujore në Baltik, sulmet me dronë mbi infrastrukturat kritike, bllokon aeroporte europiane, kryen sulme kibernetike dhe përdor “flotën fantazmë” në ujëra ndërkombëtare.
    Nuk janë incidente të rastësishme, por pjesë e një strategjie me kosto të ulët dhe efekt të lartë, që godet metabolizmin e Evropës: energjinë, të dhënat dhe infrastrukturën. Dragone nënvizon se presioni rus nuk është vetëm ndaj Ukrainës, por godet vulnerabilitetin sistemik të Evropës.
    Kjo ndodh ndërkohë që SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia hyjnë në fazën kritike të negociatave. Intervista dërgon mesazhe të qarta. Moskës i çohet mesazhi, që me Europën negociatat nuk janë të lehta, Kievit i përcillet mesazhi që mbështetja perëndimore vazhdon dhe Uashingtonit, që infrastruktura kritike është terreni kryesor i konkurrencës.
    Këtu shfaqet përplasja mes tre rendesh strategjike:
    Rendi amerikan, gjithnjë më shumë i fokusuar te marrëveshje, ku siguria shihet si një çështje e negociueshme.
    Rendi europian, normativ dhe mbrojtës, që beson se stabiliteti vjen nga rregullat, parashikueshmëria dhe ligji ndërkombëtar.
    Rend rus, revisionist dhe asimetrik, që e sheh konkurrencën si hapësirë për trysni, ku lufta hibride, sabotazhet dhe presioni psikologjik janë të zakonshme.
    Çfarë duhet të bëjë Europa?
    Riparashikimi i strategjisë parandaluese
    Në luftën hibride hakmarrja vjen kur dëmi është bërë. Masa klasike nuk funksionon më. Rusia godet aty ku reagimi perëndimor është ligjërisht i pasigurt, politikisht i kushtueshëm dhe ushtarakisht i rrezikshëm. Detyra është të krijohet një masë strukturale: mbikëqyrje e vazhdueshme e kabllove, rrjeteve dhe nyjeve kritike, ku çdo sabotazh shkakton rrezik të menjëhershëm dhe të dukshëm.
    Ligji si mjet fuqie
    Evropa operon brenda kufijve ligjorë, që Moska nuk i njeh. Ky është avantazh, por edhe ekspozim. Duhet të zhvillohet ligji detar, përgjegjësia e anijeve sipas flamurit, atribuimi i veprimeve nën kufi dhe linjat e kuqe mbi infrastrukturën kritike, në mënyrë që ligji të jetë bazë legjitime për reagim dhe jo pengesë.
    Rindërtimi i qeverisjes së sigurt
    Lufta hibride nuk synon pushtimin europian, por minimin e besimit të qytetarëve dhe goditjen e energjisë, shërbimeve dhe kontinuitetit institucional. Reagimi duhet të jetë i integruar: një qendër politike që bashkon inteligjencën, kibernetikën, mbrojtjen, sigurinë e brendshme dhe aktorët privatë, duke kthyer dobësitë në rezistencë të organizuar.
    Entropia strategjike po rritet. Franca shqyrton forma të reja leverage; Gjermania planifikon mbrojtje kundër sulmeve konvencionale; diskutohet rritja e masave bërthamore. Në Evropë dhe Azi po rriten dyshimet mbi “ombrellën amerikane” dhe po rifillon tundimi i armës atomike si garanci autonome, duke ushqyer pasiguri dhe destabilitet.
    Përfundimi
    “Lufta e padukshme” nuk është prolog i luftës, ajo është vetë lufta. Nuk zhvillohet në kufij, por mbi rrjetin e infrastrukturave, që mbajnë kontinentin.
    Mbijetesa strategjike e Evropës varet nga aftësia për t’u paraqitur në negociata si aktor që mbron jo vetëm territore, por sisteme, kontinuitet dhe të drejta; duke krijuar rrjete të besueshme, që veprojnë në zonën gri, pa u shtypur nga ajo.

  • Trump njofton ndarjen nga jeta të 20-vjeçares së Gardës së SHBA që u qëllua në Uashington, kolegu i saj në gjendje kritike

    Trump njofton ndarjen nga jeta të 20-vjeçares së Gardës së SHBA që u qëllua në Uashington, kolegu i saj në gjendje kritike

    Sarah Beckstrom, 20 vjeçe, pjesëtare e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore, vdiq nga plagët e marra pas sulmit me armë zjarri të mërkurën në Uashington. Presidenti Donald Trump njoftoi vdekjen e saj, duke e cilësuar një ushtare të respektuar dhe të dalluar që kishte filluar shërbimin në qershor 2023. Gardisti tjetër i plagosur vazhdon të jetë në gjendje kritike dhe po lufton për jetën.
    Komandantët ushtarakë e quajtën Bekstrom “heroinë”, pasi ajo ishte dërguar në kryeqytet për të mbështetur sigurinë në një periudhë me tensione të larta politike e shoqërore.

    President Trump announces the death of U.S. Specialist Sarah Beckstrom of West Virginia, one of the National Guardsmen savagely attacked in D.C.
    May God be with her family. pic.twitter.com/q5OaOtzwW0

    — The White House (@WhiteHouse) November 28, 2025

    Sulmi ndodhi në një klimë të ndezur, ku së fundmi ishte vrarë influenceri konservator Charlie Kirk dhe ishte kryer një tentativë për vrasjen e Trumpit gjatë fushatës së 2024-s. Për shkak të situatës, Trump ka urdhëruar dërgimin e Gardës Kombëtare në disa qytete, pavarësisht kundërshtimeve nga autoritetet lokale demokrate.
    Pas incidentit, Pentagoni planifikon të shtojë edhe 500 trupa në Uashington, duke çuar numrin total të ushtarakëve mbi 2.500. Ndërkohë, qyteti i Uashingtonit ka fituar një vendim gjykate për tërheqjen e Gardës, por zbatimi i vendimit është pezulluar për 21 ditë ndërsa pritet apelimi i qeverisë federale.
    /vizionplus.tv

  • Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

    Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

    gjyakta e durresit

    DURRËS- Gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin M.K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë, i cili dy ditë më parë plagosi rëndë me thikë në zemër 15-vjeçarin E.B. Mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Dy të miturit 14 dhe 15-vjeçar, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”, u përfshinë dy ditë më parë në një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Pasi kanë debatuar dhe përplasur fizikisht, 14-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshtarin e tij. Menjëherë pas ngjarjes, ai është arrestuar nga policia, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në spital në gjendje ende kritike dhe i është nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
    Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale. Sipas dëshmisë së autorit, të dy ata kishin kërkuar një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme. 

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme 25 nëntor, ku 14-vjeçari ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur është arrestuar, ndërsa i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike. Në një reagim, spitali bëri me dije se i mituri ndodhet në reanimacion, ndërsa mjeku kirurg tregoi gjendjen kritike në të cilën ndodhet. Sipas mjekut, orët në vijim do të jenë vendimtare për gjendjen e 15-vjeçarit./ZËRI

  • Plagosja e të miturit në Durrës, reagon spitali: Plagë në zemër dhe stomak, 15-vjeçari i intubuar në gjendje kritike!

    Plagosja e të miturit në Durrës, reagon spitali: Plagë në zemër dhe stomak, 15-vjeçari i intubuar në gjendje kritike!

    mjeku kirurg i spitalit te durresit

    DURRËS- Një 15-vjeçar është plagosur rëndë me thikë nga një bashkëmoshatarë gjatë një sherri për motive të dobëta. I mituri ka mbërritur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit në gjendje kritike, me plagë të shumta penetruese. Ndërkohë, Spitali i Durrësit ka reaguar, duke dhënë më shumë detaje për gjendjen e të miturit, teksa bën me dije se 15-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi kishte plagë në zemër dhe stomak. Sipas njoftimit të spitalit, fatmirësisht ai është në gjendje të stabilizuar, por ende është në reanimacion.
    “Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi. U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë. Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, njofton spitali.
    Gjithashtu, ka reaguar edhe mjeku kirurg i spitalit, Fitim Shini, i cili bën me dije se situata mbetet kritike. Sipas kirurgut, i mituri ka 4 plagë në gjoks, njëra prej tyre i ka prekur zemrën, ndërsa thotë se duhet orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e 15 vjeçarit. 
    “Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zonën e zemrës dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar. Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet.”, tha kirurgu Fitim Shini. 

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme 25 nëntor, ku një 14-vjeçar në debat e sipër ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur është arrestuar, ndërsa i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Konflikti dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale mes adoleshentëve dhe më pas kanë lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u sqaruar. Dy të miturit kanë shkuar në vendin e takimit bashkë me shokë të tjerë dhe pas debateve me tone të ashpra janë përleshur fizikisht mes tyre, si dhe kanë përdorur sende të forta, deri në përdorimin e thikës./ZËRI

  • I vodhi celularin, 19-vjeçari bën për spital autorin, në gjendje kritike për jetën

    I vodhi celularin, 19-vjeçari bën për spital autorin, në gjendje kritike për jetën

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni në Milano pasi një i ri ukrainas ka ndjekur dhe sulmuar një të huaj, nga Gambia, që dyshohet se i kishte vjedhur celularin.

    Sipas policisë, pas ndjekjes viktima u godit me grushte dhe këmbë pranë stendës së taksive, duke rënë në tokë pa ndjenja. Ngjarja u regjistrua edhe nga kalimtarë, disa video të të cilëve ndihmuan hetuesit të rikonstruktonin ngjarjen. Një person i dytë, i dukshëm në video me helmetë, duket se ka marrë pjesë në fazat përfundimtare të sulmit dhe po identifikohet nga policia.
    I lënduari u transportua në spitalin Fatebenefratelli, ku ndodhet në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën.
    Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

    Top Channel

  • Deputeti i PD, Gjin Gjoni publikon pamjet e përmbytjeve: Situata kritike, qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor

    Deputeti i PD, Gjin Gjoni publikon pamjet e përmbytjeve: Situata kritike, qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka publikuar një video nga zonat e përmbytura në Lezhë, ku thekson se situata mbetet kritike pavarësisht mbylljes së argjinaturës së Lagunës së Vainit.
    Sipas deputetit, qindra banorë në Barbulloje, Rrilë, Mylte, Tale, Spiten dhe Tresh janë të izoluar prej katër ditësh për shkak të nivelit të lartë të ujit.
    Gjoni falënderoi kompanitë private që u angazhuan në operacionin për mbylljen e argjinaturës, por nënvizoi se dëmet në bujqësi dhe blegtori janë të mëdha, ndërsa urgjente mbetet sigurimi i bazës ushqimore për bagëtinë dhe krijimi i mundësive të lëvizjes për banorët.
    Ai akuzoi Bashkinë e Lezhës dhe institucionet vendore për mungesë veprimi në terren, duke deklaruar se “zgjodhën propagandën në komente dhe statuse, në vend që të ishin pranë banorëve në momente të vështira”.
    Deputeti ritheksoi se, përmbytjet nuk janë pasojë vetëm e reshjeve, por e “mungesës së vëmendjes dhe keqmenaxhimit në zonën e mbrojtur të Vainit”.
    Sipas Gjonit, situata mund dhe duhej të ishte shmangur, ndërsa “pasojat po i paguajnë sot qytetarët e Lezhë

  • Moti i keq “gjunjëzon” vendin, rrebeshe e borë. Sinoptikania: Situatë alarmante në juglindje, lumenjtë në pikën kritike

    Moti i keq “gjunjëzon” vendin, rrebeshe e borë. Sinoptikania: Situatë alarmante në juglindje, lumenjtë në pikën kritike

    I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu intensive të cilat kanë shkaktuar dhe përmbytje në disa qarqe.

    Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje me studion e News24, u shpreh se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, ku nuk do të mungojnë dhe reshjet e borës, kryesisht në veri.

    “Në zonat e juglindjes situata do të jetë alarmante. Gjatë natës pritet të ketë reshje 30-40 ml, sasi mjaft e madhe, duke çuar nivelin e ujit të lumenjve në pikën kritike. Reshjet e shiut do të ndalojnë të hënnë për të rifilluar në mesin e javës së ardhshme”, u shpreh sinoptikania Porja.

    Sipas Pores, muaji nëntori ishte parashikuar të ishte i ngrohtë dhe të kishim temperatura 4-5 gradë mbi normë.