Tag: kritikat

  • Zanetti: Kritikat ndaj Lautaros janë absurde. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë jep gjithçka

    Zanetti: Kritikat ndaj Lautaros janë absurde. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë jep gjithçka

    2 Dhjetor 2025

    13:45

    Alfred Lleshi

    Në një aktivitet të fondacionit të tij, Javier Zanetti analizoi Serie A dhe Interin e tij: “Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Pavarësisht disa humbjeve të pamerituara, ne jemi aty, një pikë larg kreut. Në Pisa patëm një reagim të madh pas derbit dhe ndeshjes me Atletico Madridin, dy humbje të vështira për t’u pranuar për mënyrën si erdhën. Futbolli është i tillë. Më e rëndësishmja është analiza që bëjmë për të vazhduar të rritemi, sepse besoj që ky Inter mund të jetë protagonist”.
    Për kritikat ndaj Lautaro Martinez: “Janë absurd. Po flasim për kapitenin tonë, që jep shpirtin gjithmonë dhe ka një ndjenjë të madhe përkatësie. Nuk duhet vlerësuar vetëm për golat, por për gjithçka jep. I konsideroj absurde kritikat ndaj tij”.
    Sa iu përket rekordeve të golave: “Pikërisht për këtë kritikat janë të pakuptimta. Ai ka përvojë dhe e di që këto gjëra janë pjesë e lojës”.

  • Hoqi posterin nga kritikat për mospërfshirjen e Ronaldos, FIFA poston një tjetër me Mesin duke mbajtur trofeun

    Hoqi posterin nga kritikat për mospërfshirjen e Ronaldos, FIFA poston një tjetër me Mesin duke mbajtur trofeun

    FIFA ka qenë në qendër të kritikave ditën e sotme. Shkak është bërë një postim në llogarinë zyrtare në “Imstagram”. FIFA kishte shpërndarë posterin zyrtar pëe Kupën e Botës 2026, ku mungonte Kristiano Ronaldo. Nuk vonoi shumë dhe kritikat e tifozëve vërshuan në komente.
    Organizimi më i lartë i futbollit botëror u detyrua të fshinte posterin e shpërndarë. Por ajo që ndodhi më pas i habiti të gjithë. FIFA postoi një tjetër poster, këtë herë me Ronaldon, por me një imazh më të zmadhuar të Lionel Mesit me trofeun e Kupës së Botës në dorë. Një foto që me siguri nuk ka për t’i pëlqyer aspak sulmuesit portugez./Sport Ekspres/

  • Mbappé “driblon” kritikat ndaj Real Madridit: Të bashkuar do t’i fitojmë të gjitha trofetë e sezonit

    Mbappé “driblon” kritikat ndaj Real Madridit: Të bashkuar do t’i fitojmë të gjitha trofetë e sezonit

    15 Nëntor 2025

    10:19

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé shënoi golat e tij të 399-të dhe 400-të në karrierë gjatë fitores 4-0 të Francës ndaj Ukrainës, në moshën 26 vjeç dhe pas 537 ndeshjesh. Ai kishte arritur më parë 100 dhe 300 gola, gjithashtu me kombëtaren franceze, përkatësisht ndaj Andorrës më 2019 dhe Gibraltarit më 2023.
    Mbappé deklaroi pas ndeshjes: “Me 400 gola nuk impresionon njerëzit. Nëse do të mbetem në histori dhe t’i habis njerëzit, duhet të shënoj të paktën edhe 400 të tjerë. Kam ende shumë rrugë për të bërë, por jam mjaft i lumtur me çfarë kam arritur. Ky është një moment simbolik. Dua të filloj menjëherë të shtoj edhe 400 gola të tjerë”.
    Ai nuk e përjashton mundësinë e të arriturit 600 apo më shumë, duke u frymëzuar nga rekordet e Cristiano Ronaldos: “Janë shifra të e pabesueshme, por duhet të përpiqemi për të pamundurën, sepse kemi vetëm një karrierë”.
    Për kritikat te Real Madridi, francezi shtoi: “Kur nuk fiton te Reali, njerëzit flasin shumë. E dimë që luajtëm keq në dy ndeshjet e fundit, por do të kthehemi të përgatitur për Elche. Jemi të bashkuar për t’i fituar të gjitha titujt e sezonit”.

  • “Një fakt që e mora vesh shumë vonë”/ Manja ia kalon stafetën Lamallarit, Rama nuk kursen kritikat: Drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër

    “Një fakt që e mora vesh shumë vonë”/ Manja ia kalon stafetën Lamallarit, Rama nuk kursen kritikat: Drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër

    Stafeta e drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë kalon nga Ulsi Manja te Besfort Lamallari.

    Gjatë prezantimit të ministrit të ri para punonjësve të këtij institucioni, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e Manjës, por nuk kurseu kritikat.
    “Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin me studime brenda dhe jashtë vendit dhe më pas ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar. Uroj dhe besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, do t’ia dalë të çojë para një punë të nisur prej vitesh e të vazhduar nga Ulsi Manja. Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.
    Po ndaj me ju edhe një fakt të paditur për mua dhe që e mora vesh shumë vonë që gjithsesi drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër”, tha Rama.

    Top Channel

  • Manja ia kalon stafetën Lamallarit, Rama nuk kursen kritikat: Drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër

    Manja ia kalon stafetën Lamallarit, Rama nuk kursen kritikat: Drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër

    Stafeta e drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë kalon nga Ulsi Manja te Besfort Lamallari.

    Gjatë prezantimit të ministrit të ri para punonjësve të këtij institucioni, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e Manjës, por nuk kurseu kritikat.
    “Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin me studime brenda dhe jashtë vendit dhe më pas ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar. Uroj dhe besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, do t’ia dalë të çojë para një punë të nisur prej vitesh e të vazhduar nga Ulsi Manja. Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.
    Po ndaj me ju edhe një fakt të paditur për mua dhe që e mora vesh shumë vonë që gjithsesi drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër”, tha Rama.

  • Sacchi: I them Chivu të futet në kokat e lojtarëve, ja kush e fiton kampionatin

    Sacchi: I them Chivu të futet në kokat e lojtarëve, ja kush e fiton kampionatin

    3 Shtator 2025

    10:28

    Alfred Lleshi

    Arrigo Sacchi u intervistua nga “Gazzetta dello Sport” në lidhje me kritikat fillestare që ranë mbi Chivu, pas humbjes së papritur të Interit: “Kritikat janë të pashmangshme. Nëse je trajner i Interit dhe humb në shtëpi ndaj Udineses, nuk ka duartrokitje. Interi i Chivu është në gjysmë të rrugës, nuk dihet ende nëse është ekipi i tij apo ai i Inzaghit.
    Duhet durim. I sugjeroj Chivu të bëjë çdo gjë për të hyrë në mendjen e lojtarëve dhe t’i bindë të ndjekin rrugën që ai ka vizatuar. Kundër Udineses pashë një skuadër jo harmonike dhe jo të ekuilibruar. Harmonia dhe ekuilibri janë baza e çdo ekipi të madh”.
    Si ju duket Napoli?Pa diskutim, ka bërë merkaton më të mirë. Ka marrë lojtarë që përshtaten me stilin e trajnerit. I vetmi shqetësim është angazhimi i dyfishtë, kampionati dhe Champions League mund t’i lodhin lojtarët fizikisht dhe mendërisht.
    Kush do ta fitojë kampionatin?Nuk jam parashikues, por mendoj se Napoli ka më shumë shanse. Nuk besoj se do të gaboj shumë.

  • DASH zbut kritikat ndaj vendeve aleate të Trumpit në raportin për të drejtat e njeriut

    DASH zbut kritikat ndaj vendeve aleate të Trumpit në raportin për të drejtat e njeriut

    Administrata e Donald Trump-it ka ulur ndjeshëm kritikat në një raport të rëndësishëm të SHBA-ve për të drejtat e njeriut, ndaj vendeve aleate të presidentit amerikan, si El Salvador dhe Izraeli. Vende që, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kanë histori shkeljesh që njihen mirë.
    Siç shkruan The Guardian, në vend të kësaj çështjeje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngritur alarmin për çka e quan erozion të lirisë së shprehjes në Europë (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar) dhe ka shtuar kritikat ndaj Brazilit dhe Afrikës së Jugut (të dyja vende me të cilat Uashingtoni ka pasur përplasje në disa çështje).
    Ndërkohë kritikat ndaj qeverive për trajtimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, që shfaqeshin në raportet e administratës Biden, duket se janë reduktuar në masë të madhe. Uashingtoni iu referua pushtimit rus të Ukrainës kryesisht si “lufta Rusi-Ukrainë”.
    Seksioni i raportit për Izraelin ishte dukshëm më i shkurtër se ai i një viti më parë dhe nuk përmendte krizën e rëndë humanitare apo numrin e viktimave në Gaza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, rreth 61 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite, në përgjigje të një sulmi të grupit militant palestinez Hamas në tetor të vitit 2023.
    Ky raport u vonua për muaj me radhë, ndërsa të emëruarit e Trump-it ndryshuan në mënyrë drastike një draft të mëparshëm të Departamentit të Shtetit për ta përshtatur me vlerat e politikës “America First” (Amerika e Para), sipas zyrtarëve të qeverisë që folën në kushte anonimiteti. Në raport u përfshinë kategori të reja si “Jeta”, “Liria” dhe “Siguria e Personit”.
    “Nuk pati raporte të besueshme për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut,” thuhet në raportin e vitit 2024 për El Salvadorin, në kontrast të plotë me raportin e vitit 2023, i cili fliste për “çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut” dhe listonte raporte të besueshme për vrasje të paligjshme ose arbitrare, tortura dhe kushte burgimi të ashpra dhe të rrezikshme për jetën.
    Marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA-ve dhe El Salvadorit janë forcuar që kur Trump erdhi në pushtet, pasi administrata ka dëbuar persona drejt El Salvadorit me ndihmën e presidentit Nayib Bukele.
    Vendi i tij po merr 6 milionë dollarë nga SHBA-të për të strehuar emigrantët në një burg gjigand me siguri të lartë.
    Administrata Trump është distancuar nga promovimi tradicional amerikan i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke e parë atë si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera, megjithëse ka kritikuar vende të caktuara në përputhje me interesat e politikës së saj të jashtme.
    Një shembull është Europa, ku zyrtarët e Trump-it janë përfshirë shpesh në politikën europiane duke e dënuar atë që e shohin si shtypje të liderëve të djathtë, duke përfshirë ata në Rumani, Gjermani dhe Francë, si dhe duke akuzuar autoritetet europiane për censurim të opinioneve, si kritikat ndaj emigracionit.
    Raporti gjithashtu pretendon se Mbretëria e Bashkuar ka pësuar rënie në respektimin e të drejtave të njeriut, duke përmendur dhunën antisemitike dhe “kufizime serioze” të lirisë së shprehjes. Ai përmend “zonat e qasjes së sigurt” ligjore që kufizojnë protestat rreth klinikave të abortit dhe thotë se qeveria ka “ndërhyrë në mënyrë të përsëritur për të frenuar fjalën e lirë” në internet pas vrasjes së tre fëmijëve në Southport vitin e kaluar.
    Për dekada me radhë, Raporti mbi të Drejtat e Njeriut i Departamentit të Shtetit, i kërkuar nga Kongresi, është përdorur si pikë referimi për avokimin global të të drejtave të njeriut.
    Raporti i këtij viti u përgatit pas një riorganizimi të madh në departament, i cili përfshiu shkarkimin e qindra punonjësve, shumë prej tyre nga Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, i cili është institucioni kryesor që merret me hartimin e raportit.
    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në prill shkroi një artikull ku tha se kjo byro ishte kthyer në një platformë për “aktivistë të krahut të majtë”. Ai shtoi se administrata Trump do ta riorientonte byronë për t’u fokusuar në “vlerat perëndimore”.

  • Kritikat ndaj Uzunit? Trajneri i del në mbrojtje: Gjepura, i bëjnë njerëz që dinë shumë pak nga futbolli

    Kritikat ndaj Uzunit? Trajneri i del në mbrojtje: Gjepura, i bëjnë njerëz që dinë shumë pak nga futbolli

    Statistikat e Myrto Uzunit në SHBA janë më të varfëra se ato në Spanjë, kampionat në të cilin shkëlqeu me golat e shënuar. Kjo ka bërë që në drejtim të tij të vijnë edhe kritika. Por sulmuesi beratas gëzon një mbështetje të madhe nga trajneri i tij. Niko Estevezi i ka dalë në mbrojtje Uzunit, teksa ka thënë ndër të tjera se kritikat vijnë prej njerëzve që kanë fare pak njohuri nga futbolli.
    “Ai e ka cilësinë dhe kjo është dëshmuar. Çdo gjë tjetër, e gjithë zhurma tjetër, i gjithë kriticizmi janë gjepura dhe vijnë nga njerëz që dinë shumë pak nga futbolli”, ka thënë ndër të tjera Niko Estevezi./Sport Ekspres/

  • “Kritikat e Ramës, të tepruara”/ ‘Sjellja’ e Kryeministrit, flet juristi: Duheshin shmangur

    “Kritikat e Ramës, të tepruara”/ ‘Sjellja’ e Kryeministrit, flet juristi: Duheshin shmangur

    I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv juristi Kreshnik Spahiu tha se, Shqipëria nuk ka pse të përfshihet në një çështje që është mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.
    Kritikat e kryeministri Edi Rama ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, Spahiu i cilësoi si të tepruara dhe se duheshin shmangur.
    Kreshnik Spahiu:
    ‘Sot kryeqytet e mëdha të Europës janë më të pasigurta se shumë vende në raport me nivelin e kriminalitetit. Rama e ka provokuar këtë debat sepse Rama s’kishte pse të futej në një çështje që është mes Britanisë dhe BE. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, janë të tepruara. Pra mendoj se është e tepërt që Shqipëria të futet në një analizë nëse mori një veprim të drejtë apo të gabuar. Britania e Madhe ka emigracion dhe problemi që ka kriminaliteti i shqiptarëve në Britani, nuk është vetëm atje, numri i shqiptarëve që kanë një për qindje të madhe kriminaliteti është në Belgjikë është në Holandë’.

  • Inzaghi: Do të më mungojë gjithçka nga Interi, edhe kritikat më të padrejta…

    Inzaghi: Do të më mungojë gjithçka nga Interi, edhe kritikat më të padrejta…

    “Pranova sfidën dhe dola nga zona ime e rehatisë pas disa vitesh tek Interi. Nuk kishte asnjë ekip tjetër që doja të stërvitja”. Në prag të debutimit në Botërorin për Klube kundër Real Madridit, Simone Inzaghi kthehet te vendimi i tij për të pranuar ofertën e Al Hilal.
    Kjo, në një moment kur vijojnë diskutimet mbi fjalët e CEO së klubit arab, Esteve Calzada, në lidhje me kohën kur u mor vendimi nga ish-trajneri i Interit. Në konferencë për shtyp, Inzaghi u përgjigj menjëherë për polemikat e lindura:
    “Nëse ky është çmimi që duhet të paguaj për 4 vitet tek Interi, jam i lumtur ta bëj. Kam marrë më shumë nga ç’kam dhënë; nga tifozët, drejtuesit, lojtarët. E di që do të më mungojë gjithçka, edhe kritikat më të padrejta, por kam dhënë gjithçka. Besoj se, për të mirën e Interit, ndarja ishte zgjedhja e duhur, edhe pse e dhimbshme për të gjithë”.
    Inzaghi gjithashtu dëshiroi të sqarojë se e ardhmja e tij nuk ndikoi negativisht në paraqitjen e skuadrës përpara finales së humbur kundër PSG-së dhe mbrojti zgjedhjen për t’u transferuar në “Saudi Pro League”, ku sipas disa mediave do të përfitojë 26 milionë euro në vit:
    “Doja të ndryshoja mentalitet, stil loje dhe të përballesha me sfida të reja. Nuk kishte klub tjetër që doja të stërvitja, zgjodha Al-Hilal. Tani do të përballemi ndoshta me ekipin më të fortë në botë, – tha Inzaghi, duke iu referuar Real Madridit, kundërshtarit në debutim, në Botërorin për Klube. – Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jemi gati për sfidën dhe do të luajmë sipas mënyrës sonë”.