Tag: kristo

  • Përkujtohet historiani, Kristo Frashëri, në 105-vjetorin e lindjes

    Përkujtohet historiani, Kristo Frashëri, në 105-vjetorin e lindjes

    Më 4 dhjetor 1920 lindi në Stamboll, historiani Kristo Frashëri.

    Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në radhët partizane. Gjatë periudhës 1945-1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar.

    Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik, në vitet 1951-1955. Gjatë viteve 1953-1999 ai punoi në disa institucione të rëndësishme, ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku qëndroi deri në vitin 1999.

    Kristo Frashëri pati një prodhimtari të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, jetën dhe veprimtarinë e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit etj.

    Pas vitit 1990 Kristo Frashëri botoi një sërë punimesh shkencore, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

    Akademiku Kristo Frashëri u nda nga jeta më 31 janar 2016.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KRISTO FRASHËRI, ATDHETARI, MENDIMTARI DHE HISTORIANI I PËRMASAVE EVROPIANE

  • Nuk e kandidoi PS për deputet, mjeku shqiptar i bashkohet partisë anti emigrantë “Reform UK” të Nigel Farage

    Nuk e kandidoi PS për deputet, mjeku shqiptar i bashkohet partisë anti emigrantë “Reform UK” të Nigel Farage

    Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS” me dëshirën e mirë për të qenë kandidat nga diaspora për deputet nën siglën e PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS. Ky zhvillim nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika.
    Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët.
    Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, ku tregohet kandidimi i Kristo Papës për t’u bërë këshilltar bashkiak i kësaj partive për zonën High Barnet në veri të Londrës. Posteri shoqërohet me foton e Dr. Kristo Papës me nënshkrimin “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Dega e Reform UK për Barnet thotë se:
    “Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie.
    “Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur”.
    “Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.
    Deri këto momente të publikimit këtij lajmi Kristo Papa nuk i është përgjigjur pyetjes të Top Channel se përse zgjodhi të kandidojë për një parti politike si Reform UK e cila është shprehur qartësisht kundra emigratëve.
    Disa ditë më parë kryeministri Keri Starmer deklaroi se “Udhëheqësi Reform UK Nigel Farage duhet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për lidhjet e partisë së tij më Rusinë”.
    Nathan Gill ish udhëheqës i Reform UK për Uellsin pranoi se kishte marrë para për të bërë deklarata në favor të Rusisë. Gill u dënua me 10 vite burg pasi kishte marrë para nga një agjent për të bërë propagandë pro ruse.

  • PS nuk e kandidoi në zgjedhjet e Majit, mjeku shqiptar i bashkohet partisë kundër emigrantëve në Britani

    PS nuk e kandidoi në zgjedhjet e Majit, mjeku shqiptar i bashkohet partisë kundër emigrantëve në Britani

    kristo papa dhe rama

    TIRANË- Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS”, për të qenë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 Maji. Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS, gjë e cila nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika.
    Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët.
    Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, ku tregohet kandidimi i Kristo Papës për t’u bërë këshilltar bashkiak i kësaj partive për zonën High Barnet në veri të Londrës.

    posteri

    Posteri shoqërohet me foton e Dr. Kristo Papës me nënshkrimin “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Dega e Reform UK për Barnet thotë se:
    “Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie”. 
    “Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur”.
    “Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.
    Deri këto momente të publikimit këtij lajmi Kristo Papa nuk i është përgjigjur pyetjes të Top Channel se përse zgjodhi të kandidojë për një parti politike si Reform UK e cila është shprehur qartësisht kundra emigratëve.
    Disa ditë më parë kryeministri Keri Starmer deklaroi se “Udhëheqësi Reform UK Nigel Farage duhet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për lidhjet e partisë së tij më Rusinë”.
    Nathan Gill ish-udhëheqës i Reform UK për Uellsin pranoi se kishte marrë para për të bërë deklarata në favor të Rusisë. Gill u dënua me 10 vite burg pasi kishte marrë para nga një agjent për të bërë propagandë pro ruse.

  • Ekskluzive/ Nuk e kandidoi PS për deputet, mjeku shqiptar i bashkohet partisë anti emigrantë “Reform UK” të Nigel Farage

    Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS” me dëshirën e mirë për të qenë kandidat nga diaspora për deputet nën siglën e PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS. Ky zhvillim nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika.
    Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët.
    Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ku tregohet kandidimi i Kristo Papës për t’u bërë këshilltar bashkiak i kësaj partive për zonën High Barnet në veri të Londrës.
    Posteri shoqërohet me foton e Dr. Kristo Papës me nënshkrimin “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Dega e Reform UK për Barnet thotë se:
    “Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie.
    “Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur”.
    “Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.
    Deri këto momente të publikimit këtij lajmi Kristo Papa nuk i është përgjigjur pyetjes të Top Channel se përse zgjodhi të kandidojë për një parti politike si Reform UK e cila është shprehur qartësisht kundra emigratëve.
    Disa ditë më parë kryeministri Keri Starmer deklaroi se “Udhëheqësi Reform UK Nigel Farage duhet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për lidhjet e partisë së tij më Rusinë”.
    Nathan Gill ish udhëheqës i Reform UK për Uellsin pranoi se kishte marrë para për të bërë deklarata në favor të Rusisë. Gill u dënua me 10 vite burg pasi kishte marrë para nga një agjent për të bërë propagandë pro ruse.

    Top Channel

  • Rama nuk e kandidoi për deputet, mjeku Papa i bashkohet partisë anti-emigracion të Nigel Farage

    Rama nuk e kandidoi për deputet, mjeku Papa i bashkohet partisë anti-emigracion të Nigel Farage

    Mjeku Kristo Papa i cili jeton dhe punon prej disa vitesh në Londër, u bë pjesë e “Akademisë Politike të PS” me dëshirën e mirë për të qenë kandidat nga diaspora për deputetet nën siglën e PS, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Por ai nuk mund të përfshihej në listën finale të kandidatëve të PS. Ky zhvillim nuk e dekurajoi kardiologun Papa të hiqte dorë nga politika.
    Tashmë Dr. Papa ka bërë një zgjedhje të re e të guximshme, duke i bashkuar partisë të ekstremit të djathtë në Britaninë e Madhe, siç është Reform UK e Nigel Farage, i cili shquhet për retorikën e ashpër anti emigrantëve me theks shqiptarët.
    Ky është posteri i partisë Reform UK siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ku tregohet kandimi i Kristo Papës për t’u bërë këshilltar bashkiak i kësaj partive për zonën High Barnet në veri të Londrës.
    Posteri shoqërohet me foton e Dr. Kristo Papës me nënshkrimin “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Dega e Reform UK për Barnet thotë se:
    “Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie.
    “Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur”.
    “Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.
    Deri këto momente të publikimit këtij lajmi Kristo Papa nuk i është përgjigjur pyetjes të Top Channel se përse zgjodhi të kandidojë për një parti politike si Reform UK e cila është shprehur qartësisht kundra emigratëve.
    Disa ditë më parë kryeministri Keri Starmer deklaroi se “Udhëheqësi Reform UK Nigel Farage duhet t’i japë përgjigje shumë pyetjeve për lidhjet e partisë së tij më Rusinë”.
    Nathan Gill ish udhëheqës i Reform UK për Uellsin pranoi se kishte marrë para për të bërë deklarata në favor të Rusisë. Gill u dënua me 10 vite burg pasi kishte marrë para nga një agjent për të bërë propagandë pro ruse.

  • PROFIL/ Masakroi me thikë turistin për kalin, autori kreu vrasje 25 vite më parë, por s’bëri asnjë ditë burg! Pasi iku në Greqi…

    PROFIL/ Masakroi me thikë turistin për kalin, autori kreu vrasje 25 vite më parë, por s’bëri asnjë ditë burg! Pasi iku në Greqi…

    kristo mema

    BERAT- Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha) 63-vjeç, vrau mesditën e 28 tetorit 42-vjeçarin Keli Hoxha, në kalanë e Beratit, pas sherrit banal për kalin. Me thikën që mbante në samarin e kalit, vrau pa mëshirë 42-vjeçarin nga Tirana, në sy të famljarëve të tij. 
    Por, nga hetimet e kryera rezulton se për Kristo Memën, ky nuk është krimi i parë. 63-vjeçari ka një të shkuar kriminale. Në vitin 1993 ai kishte kryer një tjetër vrasje po në Berat, kur kishte goditur fqinjin e tij me thikë pas një zënke për motive banale. Pas asaj ngjarjeje, ai ishte larguar në Greqi për rreth 25 vite, ku dhe ka ndërruar identitetin dhe përdorte emrin Kontandin Hoxha.
    Për krimin e parë, 63-vjeçari nuk ka vuajtur asnjë ditë burg, pasi dënimi ishte parashkruar me kalimin e viteve. Ndërsa, lidhur me krimin e fundit, Gjykata e Beratit i caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg”.

    Por si ndodhi ngjarja, sipas dëshmisë së autorit?
    Autori Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha) ka deklaruar para hetuesëve se pasi ka parë, turistin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. 63-vjeçari pretendon se pas kësaj, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, siç pretendon ai, në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar për vdekje. E gjithë skena e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës.
    Mema më pas ka rrëfyer edhe intinerarin që ka ndjekur pas vrasjes. Ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë.

    Po familjarët e viktimës çfarë deklaruan?
    Nga ana e tyre, familjarët e viktimës, kanë deklaruar në polici se sherri filloi vetëm pse viktima i kishte prekur kalin me dorë. Ata kanë deklaruar se familjari i tyre nuk e ka sharë dhe as ofenduar, por pronari i kalit e ka qëlluar me thikë papritur, pasi i kishte thënë “mos e prek kalin” dhe viktima i ishte përgjigjur “s’ka asgjë të keqe”.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së 28 tetorit, në lagjen “Kala” në Berat. Viktima Keli Hoxha, 42-vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat. Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit./ZËRI

  • Vrau me thikë turistin në sy të fëmijëve, gjykata e lë në burg! Autori pendohet, si u justifikua në gjyq…

    Vrau me thikë turistin në sy të fëmijëve, gjykata e lë në burg! Autori pendohet, si u justifikua në gjyq…

    Kristo Mema dhe viktima Keli Hoxha

    BERAT- Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristo Memën (alias Kontandin Hoxha), autori i vrasjes së 42-vjeçarit Keli Hoxha. Autori 63-vjeçar është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Beratit, nën masa të rrepta sigurie. 
    Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi paraqiti rrethanat e ngjarjes, kërkoi për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal. Pas dëgjimit të avokatit mbrojtës dhe vetë autorit, gjyqtari Renis Bega e cilësoi arrestimin “të ligjshëm” dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Memës.
    Mësohet se gjatë seancës, Kristi  ka shprehur pendesë dhe iu ka kërkuar falje famljarëve të viktimës. Ai ka deklaruar se ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi sipas tij, viktima e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. 
    Ngjarja u raportua mesditën e 28 tetorit, ku Keli Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë u qëllua me thikë nga Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha). Autori 63-vjeçar u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit. Kristo Mema ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin./ZËRI

  • Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

    Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

    Gjykata e Beratit ka lënë në burg, Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63-vjeç autorin e vrasjes me thike të 42-vjeçarit Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kalanë e Beratit.
    Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar për Memën masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga neni i Kodit Penal.
    Mësohet se në seancë, autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit. Debati mes autorit të vrasjes dhe viktimës filloi pasi ky i fondit i kishte prekur kalin, të cilin autori e përdorte për të shëtitur turistët rreth kalasë, kundrejt një pagese.
    Mësohet se autori i ngjarjes,63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më pasi kali-sipas tij-nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.
    Pas kësaj, autori dhe viktima kanë debatuar dhe në këto momente, autori ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë. Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për ti shpëtuar policisë.
    Viktima Keli Hoxha,42-vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.
    Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit. Autori Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj),63-vjeç,ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet,ku kishte ndërruar edhe emrin. Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar.

  • E vrau në sy të familjes se i preku kalin/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Berat, pas krimit 46-vjeçari u fsheh në një shpellë

    E vrau në sy të familjes se i preku kalin/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Berat, pas krimit 46-vjeçari u fsheh në një shpellë

    42-vjeçari, Keli Hoxha erdhi të martën me familjen për të vizituar kalanë e Beratit, por u vra nga Kristo Mema në sy të fëmijëve se i preku kalin.

    Gjatë marrjes në pyetje në Polici, autori Kristo Mema ka fajësuar viktimën se i ka shqetësuar kalin pasi i kishte thënë se e kishte të acaruar në atë moment. Me thikën të vendosur në samar, ka goditur 42-vjeçarin që ndodhej në praninë e dy fëmijëve, bashkëshortes edhe nënës.
    Pasi ka kryer aktin, autori zbriti në banesën e tij, një lagje poshtë kalasë ku siç e shihni nga pamjet ka lidhur kalin. Mori disa ushqime dhe u largua drejt shpellës së Memecit ku u fsheh për 4 orë e më pas u gjet nga forcat e policisë. Me arrestimin e Kristo Memës, kali ka mbetur i vetëm në banesë.
    Vrasësi me emër të dytë Kastriot Hoxha kishte precedent penal dhe rrëfimet e komunitetit përreth tregojnë si kjo ngjarje ishte e paralajmëruar.
     
    Top Channel

  • I preku kalin dhe e vrau në sy të familjes/ Pas krimit 46-vjeçari u fsheh në një shpellë, detajet nga ngjarja e rëndë në Berat

    I preku kalin dhe e vrau në sy të familjes/ Pas krimit 46-vjeçari u fsheh në një shpellë, detajet nga ngjarja e rëndë në Berat