Tag: kristiano

  • Marketing/ Reali në krye, Mesi e Ronaldo shtojnë fitimet te klubet e tyre

    Marketing/ Reali në krye, Mesi e Ronaldo shtojnë fitimet te klubet e tyre

    Impakti i skuadrave të mëdha globale por dhe i emrave të mëdhenj i legjendave në aktivitet si Leo Mesi e Kristiano Ronaldo kanë ndikuar në marketingun e shitjes së fanellave të klubeve të caktuara.

    I pari për vitin 2025 qëndron Real Madrid ndërsa ‘top 10’ mbyllet me Al Nasr të Kristiano Ronaldos.

    Renditja e 10 klubeve me shtijet më të mëdha të uniformave të tyre për vitin 2025.

    Real Madrid — 3.133.000

    Barcelona — 2.940.000

    PSG — 2.546.000

    Bajern Mynih — 2.377.000

    Inter Majemi— 2.166.000

    Boka Zhuniors — 1.933.000

    Mançester Junajtid — 1.855.000

    Flamengo — 1.677.000

    Çelsi — 1.422.000

    Al-Nasr — 1.281.000

    Vazhdo leximin

  • Studim i fundit/ Mosha fiziologjike e Ronaldos është 28 vjeç

    Studim i fundit/ Mosha fiziologjike e Ronaldos është 28 vjeç

    Kristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë dhe jo vetëm në fushë për Al-Nasr në Arabinë Saudite (ku shënoi një gol mahnitës në fundjavë), por edhe me aftësitë e tij fizike që sfidojnë moshën. Sipas të dhënave të publikuara nga Whoop, një kompani e specializuar, mosha fiziologjike e yllit portugez është vetëm 28.7 vjeç, plot 12 vite më i ri se ditëlindja e ij e 40-të.
    Kompania amerikane analizoi nëntë parametra që lidhen me gjumin, aktivitetin fizik dhe gjendjen e përgjithshme fizike, cilësinë e gjumit, intensitetin e stërvitjes, zonat e rrahjeve të zemrës dhe përbërjen e trupit. Rezultatet zbulojnë se trupi i CR7 është “optimizuar për gjumë, rikuperim, performancë dhe jetëgjatësi”. Me rëndësi të veçantë është HOMA-IR, një indeks që mat efikasitetin e insulinës në prodhimin e energjisë. Ronaldo demonstron kontroll të jashtëzakonshëm metabolik, të aftë për të ushqyer muskujt, për të stabilizuar energjinë dhe për të rritur jetëgjatësinë. Nivelet e hemoglobinës tregojnë gjithashtu qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe kapacitet superior aerobik, të ruajtur edhe gjatë momenteve më intensive të ndeshjeve.
    Besnik ndaj reputacionit të tij si perfeksionist që përpiqet gjithmonë për performancë maksimale, Kristiano tha me shaka për rezultatet në X : “Të dhënat nuk gënjejnë.”
    Teknologjia e Whoop Advanced Labs nxjerr në pah se si fenomeni portugez arrin të kombinojë stërvitjen, rikuperimin dhe menaxhimin metabolik në nivele që pak atletë në botë mund t’i arrijnë.

  • Portugalia “vuan” pa Kristiano Ronaldon, fiton 9-1 kundër Armenisë

    Portugalia “vuan” pa Kristiano Ronaldon, fiton 9-1 kundër Armenisë

    Portugalia e ka mbyllur grupin kualifikues të Botërorit në vendin e parë. Dhe cfarë mbyllje, në mënyrën më të mirë… Pas asaj humbje me Irlandën 2-0, ku Kristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, skuadra ka reaguar ndaj Armenisë.
    Me dëshirën për të treguar saktësisht forcën e tyre pa Kristiano Ronaldon, Portugalia ka marrë një fitore të thellë, nga ato që shënohen në historinë e shifrave. Jo pak, por 9-1 kundër Armenisë, ndërsa pjesa e parë ishte mbyllur në shifrat 5-1. /Sport Ekspres/

  • Kristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder në botë, kap shifrën e 1.4 miliard eurove

    Kristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder në botë, kap shifrën e 1.4 miliard eurove

    Adriatik BALLA
    Kristiano Ronaldo vijon me rekordet, këtë herë në llogaritë bankare. Ai u bë lojtari i parë miliarder në futboll, sipas kompanisë së informacionit financiar dhe medias, Bloomberg. Indeksi i Miliarderëve në Bloomberg, që rendit njerëzit më të pasur në botë bazuar në pasurinë neto, ka matur pasurinë e sulmuesit 40-vjeçar të Portugalisë dhe Al-Nasr për herë të parë. Vlerësimi merr parasysh të ardhurat e karrierës, investimet dhe kontratat e sponsorizimit dhe thotë se pasuria neto e Ronaldos është 1.4 miliardë dollarë. Sipas Bloomberg, Ronaldo fitoi më shumë se 550 milionë dollarë nga pagat midis viteve 2002 dhe 2023. Kur Ronaldo u bashkua me Al-Nasr në Arabinë Saudite në vitin 2022, ai thuhet se u bë lojtari më i paguar në historinë e futbollit me një pagë vjetore 200 milionë euro.
    Kontrata e tij duhej të përfundonte në qershor të vitit 2025, por së fundmi nënshkroi marrëveshje të re dyvjeçare – që thuhet se vlen më shumë se 400 milionë euro – e cila do ta mbajë atë në klub përtej ditëlindjes së tij të 42-të. Më herët këtë status, Ronaldo e kishte marrë në renditjen e Forbes. Kristiano Ronaldo, ikona e futbollit botëror dhe miliarderi i parë në historinë e këtij sporti, është nderuar me çmimin “Prestige” nga Federata Portugeze e Futbollit, si një vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë 22 viteve me ekipin kombëtar. Në një ceremoni të mbajtur në Lisbonë, ylli 39-vjeçar u emocionua teksa foli për pasionin e tij të pandryshuar për fanellën kuqejeshile dhe dëshirën për të shijuar çdo moment të mbetur në fushë.
    “Familja ime më thotë të ndalem, por unë vazhdoj të bëj gjëra të mira për klubin tim dhe për ekipin kombëtar. E di që nuk do të kem shumë vite të tjera për të luajtur dhe dua t’i shijoj ato në maksimum,” tha Ronaldo në fjalimin e tij. CR7 shtoi: “Kam qenë pjesë e ekipit kombëtar për 22 vjet. Kjo flet vetë. Pasioni im për të veshur këtë fanellë, për të fituar trofe dhe për të përfaqësuar vendin tim është i njëjtë si në ditën e parë.” Ronaldo do të rikthehet të shtunën në fushë si kapiten i Portugalisë në miqësoren ndaj Irlandës, e ndjekur nga një tjetër përballje kundër Hungarisë — dy ndeshje që do të jenë test i rëndësishëm për formën e ekipit në prag të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. “E përsëris shpesh: nëse do të mundja, do të luaja futboll vetëm për ekipin kombëtar. Nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, sepse kjo është kulmi i karrierës së një futbollisti”, tha ai.

  • Ronaldo futbollisti i parë miliarder, shifrat nuk i nxe…’goja’

    Ronaldo futbollisti i parë miliarder, shifrat nuk i nxe…’goja’

    Kristiano Ronaldo mori çmimin “Prestigj” të martën në galanë e futbollit portugez, e cila nderon lojtarët më të mirë në skenën e futbollit portugez. Në moshën 40 vjeç, sulmuesi i Al Nasr ka shprehur krenarinë e tij dhe siguroi se dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë për disa vite të tjera, veçanërisht me ekipin kombëtar, me të cilin shpreson të luajë Botërorin e 6-të.

    Ndërkohë, ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Real Madrid, Juventus dhe sot lojtar i Al Nasr, Kristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas “Bloomberg”, që e vlerëson pasurinë e tij në 1.4 miliardë dollarë (rreth 1.2 miliardë euro).

    Rritja e pasurisë së Kristiano Ronaldos lidhet me kontratën e re me Al Nasr (Arabia Saudite), ardhur në qershor 2025, ndërsa i ka sjellë mbi 400 milionë dollarë. Nga viti 2002 deri më 2023, ‘Ronaldo’CR7’ ka fituar mbi 550 milionë dollarë vetëm nga pagat.

    Luzitani ka gjithashtu marrëveshje fitimprurëse me markat ndërkombëtare Nike, Armani dhe Castrol, që i shtojnë rreth 175 milionë dollarë të tjera në kuletën personale. Kontrata me Nike i garanton 18 milionë dollarë në vit, ndërsa transferimi tek Al Nasr më 2023 i solli 200 milionë dollarë në vit, plus një bonus 30 milionësh.

    Vazhdo leximin

  • Hoqi papritur Mario Mitajn nga ekipi dhe humbi nga Al Nassr, Laurent Blanc e pëson në Arabinë Saudite

    Hoqi papritur Mario Mitajn nga ekipi dhe humbi nga Al Nassr, Laurent Blanc e pëson në Arabinë Saudite

    Al Ittihad është përballur dje kundër Al Nassr të Kristiano Ronaldos, në ndeshjen e vlefshme për kampionat. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 0-2 falë dy golave të realizuar nga yjet e futbollit botëror, Mane dhe Kristiano Ronaldo.
    Por ajo që ra në sy në këtë takim ishte mungesa e Mario Mitajt. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur titullar më parë, nuk u aktivizua dhe ishte jashtë ekipit. Kjo mungesë e tij lidhet me ndikimin e futbollistëve të tjerë dhe numrin e reduktuar që lejohet për aktivizimin e lojtarëve të huaj, ku edhe njëherë tjetër Mitaj vuan shtetësinë te Al Ittihad. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Kristiano Ronaldo shkon i pari në “Botëror”

    Kristiano Ronaldo shkon i pari në “Botëror”

    Azteka e rinovuar do të presë ndeshje të Kupës së Botës, Portugalia ‘nxiton’ të luajë para kohe…

    Më 28 mars 2026, stadiumi i rinovuar Azteca, i njohur tani si stadiumi Banorte, mund të hapë dyert e tij me një ndeshje miqësore prestigjioze midis ekipit kombëtar meksikan dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Një ëndërr që mund të bëhet realitet.

    Është meksikania Récord, e cila shkruan se negociatat midis dy federatave janë në proces të mirë, me një marrëveshje verbale të arritur tashmë që ndeshja të zhvillohet në stadiumin legjendar pas rinovimeve.

    Megjithatë, problemi në dukje i vogël e cila mund të rrezikojë testin lidhet me Portugalinë drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026. Nëse skuadra përfundon e para në grupin e saj, ndeshja miqësore do të zhvillohet pa probleme.

    Por nëse Portugalia përfundon në fazën play off, (zhvillohet midis 26 dhe 31 marsit 2026), marrëveshja do të dështojë dhe ndeshja nuk do të luhet.

    Vazhdo leximin

  • Në Francë poshtërojnë kampionatin e Kristiano Ronaldos: Nuk e transmetojmë më, ndeshja më e shikuar kishte…1000 shikues

    Në Francë poshtërojnë kampionatin e Kristiano Ronaldos: Nuk e transmetojmë më, ndeshja më e shikuar kishte…1000 shikues

    Kristiano Ronaldo ka nisur një përplasje futbollistike mes Arabisë Saudite dhe Francës. Portugezi ka thënë se kampionati në Arabinë Saudite është më i rivalizuar dhe më i mirë sesa në Ligue 1 ku sipas tij ekziston vetëm PSG dhe gjithë pjesa tjetër është nën nivel në krahasim me ekipet e Arabisë Saudite.
    Ndërkohë në Francë, Canal Plus, ka vendosur të mos e zgjas më kontratën dhe të ndërpres transmetimin e kampionatit të Arabisë Sadute. L’Equipe raporton se ndeshja më e shikuar në Francë ishte ajo e marsit të 2024 mes Al Hilal dhe Al ittihad, që u ndoq nga vetëm…1000 shikues. Nuk dihet ende nëse këto janë shifra të vërteta apo kjo ishte një përgjigje për të poshtëruar dhe për t’u hakmarrë nga fjalëve të Ronaldos. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/

  • Kristiano Ronaldo zbarkon në Greqi, shenjë e kthimit në futbollin europian?

    Kristiano Ronaldo zbarkon në Greqi, shenjë e kthimit në futbollin europian?

    Adriatik BALLA
    Kur është fjala për Kristiano Ronaldon lajmet marrin rëndësi të veçantë. Për më tepër në këtë periudhë kur ai bëri rinovimin e kontratës me sheikët në Arabinë Saudite, por edhe fjalëve që ai ka lënë një derë hapur për t’u kthyer në futbollin europian. Në fakt, Kristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë mbërritur në Greqi me jahtin e tij luksoz, “CG Mare”, duke qëndruar për pak orë jashtë brigjeve të Rovies, për shkak se nuk kishte ambiente të përshtatshme për ta ankoruar. Jahti 27 metra i gjatë tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe pushuesve vendas, ndërsa ditën e sotme është parë pranë ishullit Skiathos, pa ndonjë shenjë nëse superylli portugez apo familja e tij kanë ndërmend të zbresin në tokë. Ronaldo mbërriti në Greqi nga Majorka, pas kritikave që mori për mungesën në funeralin e Diogo Jotës, pasi mediat publikuan foto nga pushimet e tij në Spanjë ditën e ceremonisë mortore të ish-lojtarit të Liverpulit.
    Nuk dihet ende se sa gjatë do të qëndrojë Ronaldo në ujërat greke në këtë fazë të fundit të pushimeve të tij verore. Ai shoqërohet nga partnerja Xheorxhina Rodriguez, e cila shpesh ndan me ndjekësit momente nga pushimet familjare në rrjetet sociale, duke vënë në pah edhe unazën masive solitaire, dhuratë nga vetë CR7. Kjo është hera e dytë që Ronaldo zgjedh Greqinë për pushimet e tij. Vizita e parë ishte në vitin 2018, kur ai qëndroi në privatësinë dhe luksin e resortit Kosta Navarino. Atëherë, vizita e tij do të kishte kaluar pa shumë vëmendje, po të mos ishte për lajmin që u përhap mbi mbërritjen e tij në aeroportin e Kallamatës. Disa ditë më pas, vetë presidenti i atëhershëm i Juventusit, Andrea Anjeli, udhëtoi drejt Greqisë për të përmbyllur transferimin më të bujshëm të verës.
    Më 10 korrik 2018, në një ditë të nxehtë në Itali, Andrea Anjelli dhe partnerja e tij Denise Akanin udhëtuan nga Toskana me avion privat drejt Kallamatës. Atje i priste një helikopter që i çoi direkt në Kosta Navarino, ku Ronaldo po shijonte pushimet me Xheorxhinën dhe fëmijët e tij. Në resortin luksoz u zhvillua takimi vendimtar mes Ronaldos, menaxherit të tij Jorge Mendes, dhe drejtuesve të Juventusit. Në orën 18:30 të po asaj dite, u zyrtarizua kalimi i CR7 nga Real Madrid te “Zonja e Vjetër”, për një shumë prej 100 milionë eurosh. Fotografia që u publikua më vonë tregonte Ronaldon dhe Anjelin duke buzëqeshur, secili me një gotë shampanjë në dorë. Përkrah tyre ishin edhe Jorge Mendes dhe miq të afërt të futbollistit, një moment historik që u cilësua si “marrëveshja e vitit”.
     

  • Histori sportive/ Ky është Kristiano Ronaldo, legjenda e futbollit të luajtur

    Është një legjendë e futbollit të luajtur.Ka fituar 37 trofe në karrierën e tij.Ka thyer çdo rekord të mundshëm, madje edhe ato të paimagjinueshmet.Është gati të arrijë pikën e pabesueshme të një mijë golave ​​në karrierë.Është futbollisti i parë në histori që shënon kundër 200 ekipeve të ndryshme.Ai ka shënuar për 23 vite radhazi.Ka qenë golashënuesi më i mirë kudo.Futbollisti me më shumë paraqitje, gola dhe fitore për ekipin kombëtar portugez.Ka shënuar në 5 Kupa të ndryshme Bote.Mban rekordin për golat e shënuar midis Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian.Figuron golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit.Në fund të finales Nations League (2024/25) së fituar kundër Spanjës (shënoi një gol), ai shpërtheu në lot gëzimi.Është e pabesueshme që ai nuk ndalet kurrë së emocionuari për një fitore.Shfaqet gjithnjë sikur të mos jetë kurrë i kënaqur.Megjithatë, në moshën 40 vjeç dhe pas një karriere legjendare, ai nuk do të kishte asgjë për t’i provuar askujt.Vështirë se do të shohim përsëri një profesionist si ai.Vështirë se do të takojmë një lojtar tjetër që e do futbollin si ai.Nuk pushon kurrë së mahnituri.Urime Kristiano Ronaldo…/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin