Tag: kristi

  • Këngëtari i njohur konfirmohet si banor i BBVA 5

    Këngëtari i njohur konfirmohet si banor i BBVA 5

    Pas shumë zërave dhe spekulimeve që kanë qarkulluar javët e fundit, tashmë është konfirmuar një tjetër emër surprizë që do t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Kristi Lamaj, i cili prej kohësh ishte përmendur si një kandidat potencial për këtë edicion.
    Sipas informacioneve të siguruara nga “Prive”, Kristi është kontaktuar nga produksioni i programit dhe ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e këtij sezoni. Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një frymë të re në shtëpi, duke rritur kuriozitetin e publikut për mënyrën se si do të përballet me provat dhe dinamikat që karakterizojnë këtë format.
    Kristi Lamaj është një emër i njohur për publikun shqiptar, jo vetëm për zërin e tij të veçantë në muzikën popullore, por edhe për karrierën e tij të gjatë dhe kontributin në skenën muzikore. Prania e tij në “Big Brother VIP” shihet si një surprizë e këndshme nga fansat, të cilët janë kuriozë të shohin anën e tij më personale dhe interaktive jashtë skenës muzikore.
    Ekspertët e formatit reality thonë se Kristi mund të sjellë dinamika të forta në marrëdhëniet me banorët e tjerë, duke ndikuar në marrëdhënie, miqësi dhe rivalitete brenda shtëpisë. Ndërkohë, fansat e programit tashmë po presin me padurim startin e sezonit, që premton emocione, surpriza dhe momente të papritura.

  • Rrëmbyen dhe masakruan Renis Dobrën/ GJKKO lë në burg vëllezërit Kristi, dhe Aleksandër Bushgjokaj

    Rrëmbyen dhe masakruan Renis Dobrën/ GJKKO lë në burg vëllezërit Kristi, dhe Aleksandër Bushgjokaj

    Gjykata e Posacme la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj. Të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel.
    Dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës. Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaccme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Ngjarja ndodhi mbremjen e 8 korrikut të këtij viti.

  • Krist Aliaj: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli

    Krist Aliaj: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli

    Në një intervistë për emisionin “Andale”, Kristi Aliaj foli për muzikën e fituesit të ‘Big Brother VIP Albania’ Luiz Ejllit, duke theksuar se nuk është aspak i tërhequr nga drejtimi që ai ka zgjedhur të ndjekë.
    “Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë,”- u shpreh Kristi gjatë intervistës.
    Deklarata e tij u pa nga shumë si një vazhdim i rivalitetit të dikurshëm mes tyre, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pavarësisht këtij kriticizmi, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se çdo artist ka stilin e vet dhe është i lirë të ndjekë rrugën muzikore që dëshiron.
    “Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh,” – shtoi ish banori i ‘BBVA’.
    Kujtojmë se në atë edicion të dytë të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luiz Ejlli arriti të fitonte jo vetëm zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai vijoi karrierën në muzikë, ndërsa Kristi ka qenë më i stepur nga televizioni.

  • Të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

    Të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

    Është zhvilluar këtë të shtunë masa e sigurisë ndaj dy vëllezërve Kristi e Aleksandër Bushgjokaj të akuzuar si pjesë e grupit të vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra në 8 Korrik.
    Dy vëllezërit u arrestuan një ditë më parë në një apartament në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.Lexo edhe :Related Posts
    Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe  shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23 vjeçarin Renis Dobra mbrëmjen e 8 Korrikut, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.

    Burime bëjnë me dije se ka patur debate në seancën e masës së sigurisë ku dy vëllezërit Kristi e Aleksandër Bushgjokaj kanë mohuar akuzën e përfshirjes në ngjarjen e 8 Korrikut.
    Për të katër të ndaluarit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri pritet të nisë procesi i gjykimit në bazë të provave të mbledhura nga grupi hetimor.

  • Mbeti i plagosur nga sherri te “Uji i Ftohtë”, familjarët e Kristit rrëfejnë ngjarjen: Doli nga dyqani për të mbrojtur shitësen që u sulmua nga 39-vjeçari me thikë

    Mbeti i plagosur nga sherri te “Uji i Ftohtë”, familjarët e Kristit rrëfejnë ngjarjen: Doli nga dyqani për të mbrojtur shitësen që u sulmua nga 39-vjeçari me thikë

    Familjarët e Kristi Konstandinit, i riu i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, Vlorë, kanë reaguar dhe treguar një version ndryshe të ngjarjes. Ata tregojnë se Kristi ndodhej brenda në dyqanin e shokut të tij, i cili shet biçikleta dhe monopatina.
    Sipas të afërmve, në ato momente pranë dyqanit ka kaluar Indrit Halili, 32-vjeçari i cili po ashtu mbeti i plagosur nga sherri.
    “Halili fillimisht është përplasur me biçikletat në trotuar dhe më pas me Kristin, i cili doli për të mbrojtur shitësen”, – kanë deklaruar të afërmit.
    Ata shtojnë se “Kristi i tha punonjëses: ‘Dil, largoje atë djalin’, por Indrit Halili ka refuzuar të largohet. Në atë moment ka dalë Kristi për të mos e lënë vetëm shitësen, pasi Indrit Halili njihej si njeri me probleme të shëndetit mendor dhe për konsumim të lëndëve narkotike.Ka qenë Indriti që e sulmoi me thikë Kristin, i cili është vetëmbrojtur duke e goditur me grushta. 32-vjeçari më herët kishte plagosur një tjetër person te një karburant aty afër”, – kanë rrëfyer familjarët.Më herët u zbulua se Kristi Konstandini është punonjës i një institucioni në varësi të Bashkisë së Vlorës. Kjo gjë konfirmohet edhe nga të afërmit e tij.
    Ndërsa Policia e Vlorës, përmes një njoftimi zyrtar, sqaroi se siguruan pamjet filmike dhe arrestuan shtetasin 32-vjeçar, të identifikuar si Indrit Halili. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’.
    Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht në lagjen ‘10 Korriku’ dhe në lagjen ‘Pavarësia 2’, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç, dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur nga shtetasi I. H.” – njoftoi Policia.

  • Sherri me thikë në Vlorë, dalin pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

    Sherri me thikë në Vlorë, dalin pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

    Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Konflikti i dhunshëm përfundoi me plagosjen me thikë të dy personave, mes tyre edhe 32-vjeçarit Kristi Kostandini. Policia gjithashtu ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë.
    Të plagosurit, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Kristi Kostandini ka dhënë një dëshmi të fortë për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.
    “Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi katër herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, ka dëshmuar ai.
    Siç duken nga pamjet e publikuara nga SYRI TV, dy të rinjtë janë përleshur në trotuar jashtë një dyqani.

  • Autori e godet pa pushim…/ Rrëfimi tronditës i të plagosurit në Vlorë: Iu kundërpërgjigja me grushte…

    Autori e godet pa pushim…/ Rrëfimi tronditës i të plagosurit në Vlorë: Iu kundërpërgjigja me grushte…

    Pasditen e djeshme, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, një konflikt i dhunshëm përfundoi me plagosjen me thikë të dy personave, mes tyre edhe 32-vjeçarit Kristi Kostandini. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë.

    Të plagosurit, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

    Kristi Kostandini ka dhënë një dëshmi të fortë për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.

    “Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi katër herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, ka dëshmuar ai.

    Sipas të dhënave, agresori kishte sulmuar më parë një tjetër person pranë një karburanti në zonën e “Bolv Oil”, duke treguar se tensionet kishin nisur më herët në ditën e ngjarjes.

    Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përparimin e procedurave ligjore ndaj autorit.

  • ‘Petrit Çakrri njeh vetëm Kristi Bushgjokën! Kanë qenë bashkë në…’/ Avokati zbulon detaje nga seanca për vrasjen e Renis Dobrës

    ‘Petrit Çakrri njeh vetëm Kristi Bushgjokën! Kanë qenë bashkë në…’/ Avokati zbulon detaje nga seanca për vrasjen e Renis Dobrës

    Gjykata ka vendosur sot caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës.

    Avokati Halil Zhuka, mbrojtja e Petrit Çakrrit, ka zbuluar për gazetarin Enver Doçi, detaje në lidhje me atë që ka noddhur në seancën me dyer të mbyllura.

    Ai pretendon se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që lidh Çakrrin me krimin.

    Sipas tij, organi i akuzës ka vetëm indicie të lidhura me lëvizjen e automjetit, madje edhe prej tyre pretendohet se Çakrri nuk është autor, por bashkëpunëtor në ngjarje.

    “Kërkuam paligjshmëri të ndalimit dhe masa më të buta të sigurimit personal, pasi prokuroria nuk kishte asnjë provë të drejtpërdrejtë për implikimin në ngjarje, por vetëm indicie dhe lëvizje automjetesh që pretendojnë se zbardh ngjarjen.
    I mbrojturi prej meje nuk është i përfshirë, edhe nga ana r prokurorisë është pranuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me Dobrën, por se mund të jetë bashkëpunëtor.
    Ai ka deklaruar se nuk e njeh viktimën dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Ka shoqëruar një mikun e tij në Burrel, ka lëvizur natën e ngjarjes për në Tiranë dhe kaq. Akuza nuk ka asnjë prove direkte, ka vetëm incie për lëvizjen e automjeteve.

    Me njërin prej vëllezërve Bushgjoka, Kristi ishte në burg. Vëllezërit e tjerë nuk i njeh”, tha ai.

  • “Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

    “Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

    Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar vajzën e tij Kristi Gega. Kjo e fundit, në vitin 2018 sipas tij, i ka falsifikuar firmën, duke e bërë veten administratore të shkollës që posedonte Thanasi dhe më pas me një tjetër dokument, i dhuroi vetes kuotat e shoqërisë duke u bërë pronare e shkollës.
    Thanasi e çoi çështjen në prokurori dhe organi i akuzës doli në konkluzionin që firma ishte e Thanasit pavarësisht se gjykatat e shkallës së parë dhe e apelit e rrëzuan kërkesën e Prokurorisë për pushim të çështjes. Prokurori Sajmir Hysaj vijon të ankimojë vendimet e gjykatave dhe nuk heton.
    QKB pranon kontrata dhurimi mes palëve të shoqërive tregtare që nuk janë hartuar te noteri dhe sipas ekspertit Fatmir Laçej, kjo procedurë duhet të ndryshojë pasi krijon hapësira për abuzim. Gjithashtu me ndryshimin e administratorit dhe pronarit të shkollës në QKB, mbetet e parregulluar marrëdhënia për ndërtesën pasi nuk ka një kontratë qiraje mes palëve.
    “Stop” shkon pranë shkollës në fjalë ku Kristi Gega flet në emër të të atit kur bëhet fjalë për të regjistruar nxënës.
    Qytetarja: Juve jeni? Ça pozicioni keni juve këtu?
    Kristi Gega: Administratorja!
    Qytetarja: Administratorja! Mua më thanë në fakt që nuk e di, është shkolla e Thanasit.
    Kristi Gega: Po, po! Jam e bija!
    Qytetarja: Ah, jeni e bija?
    Kristi Gega: Po, po!
    Në takimin me gazetaren e “Stop”,  Kristi Gega thotë se çështja është në gjykatë.
    Gazetarja: Si jeni? Ju jeni Kristi? Unë jam Domenika, gazetare e emisionit “Stop” në Tv Klan.
    Kristi Gega: Mirëdita! Po!
    Gazetarja: Erdha këtu, sepse babai juaj është drejtuar tek emisioni “Stop” në lidhje me dhurimin e kuotave. Pretendon që nuk e ka bërë.
    Kristi Gega: E kam mbyllur unë në gjykatë.
    Mëënyra sesi është bërë dhurimi i kuotave dhe qëndrimi i saj në këtë biznes është e paqartë pasi shkolla ka një tjetër pronar, babanë e saj, Thanas Gegën.
    Kristi Gega: Kush je ti, që vjen?  Ti tani do të dalësh!
    Gazetarja: Do të dal se nuk më intereson të rri me ty!
    Kristi Gega: Ec, vazhdo po të them!
    Lidhur me këtë situatë, avokati Arben Llangozi shprehet se në kushtet kur pranuesi i dhurimit është mosmirënjohës ndaj dhuruesit, ky mund t’i drejtohet gjykatës me padi civile për prishjen e kontratës së dhurimit dhe çdo gjë kthehet në vendin e vet./tvklan.al

  • Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi, procedohen dy persona

    Dhunuan djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi, procedohen dy persona

    Policia njofton se janë proceduar dy persona në lidhjen me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua Kristi Fufi djali i ish deputetit demokrat, Mhill Fufi.
    “D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thuhet në njoftim.
    19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë të narra nga goditje me sende të forta.
    Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes (25 Prill).
    Si ndodhi ngjarja
    Kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Krist Fufi.
    Ata kanë marrë shkopinj e sende te forta nga bagazhi i automjetit së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.
    Sapo kanë mbërritur agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.
    Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar.
    I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.