Tag: krishti

  • Do ringjallemi si Krishti, askush tjetër veç Sali Berishës nuk na çon në fitore

    Do ringjallemi si Krishti, askush tjetër veç Sali Berishës nuk na çon në fitore

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar.
    Mediu u shpreh se duhet bërë një analizë për zgjedhjet e majit, pas raportit të ODIHR, teksa zërave për largimin e Berishës iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij.
    “Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën se kush ishin problemet.  Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti.  Sa i nxehtë do të jetë shtatori, unë mendoj se opozita duhet të jetë e mëncur për të krijuar një bindje të qytetarët dhe faktori opozitar. Kemi diskutuar një plan veprimi…Ne jemi në një koalicion me PD, po të futeshin dhe partitë e tjera rezultati do të ishte dhe më i mirë”, tha Mediu.

  • Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Shkruan Albert Vataj

    Bertrand Russell, në analizën e tij të pushtetit, zgjedh katër figura që, sipas tij, kanë pasur ndikimin më të thellë në historinë e njerëzimit: Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu. Ky është një kuartet i pazakontë, jo sepse ata nuk meritojnë vendin, por sepse nuk përfaqësojnë tipin klasik të pushtetarëve që historia na ka mësuar të kujtojmë, nuk janë perandorë, as gjeneralë, as sundimtarë të fuqishëm me ushtri dhe territore. Përkundrazi, janë njerëz që e kanë përmbysur botën pa shpata, pa kala dhe pa trupa ushtarësh.

    Pushteti i tyre nuk ishte për të sunduar, por për të çliruar.

    Buda dhe Krishti u drejtuan zemrave dhe ndërgjegjeve të njerëzve, duke treguar rrugën për të mposhtur lakminë, pasionin e verbër dhe dëshirat që sjellin përçarje. Ata nuk luftuan kundërshtarë politikë, por zinxhirët e brendshëm që mbajnë shpirtin të robëruar. Ata nuk ofruan thjesht një moral të ri, por një mënyrë tjetër të qenit në botë, ku liria vjen nga brenda.

    Pitagora dhe Galileu, nga ana tjetër, nuk u drejtuan te morali i brendshëm, por te ligjet e jashtme të universit. Ata nuk na çliruan nga frika e vetvetes, por nga frika e të panjohurës. Pitagora, me harmoninë e numrave dhe idenë se ekziston një rend i përjetshëm në natyrë, e hapi mendjen e njerëzimit drejt një bote të kuptueshme. Galileu, duke kthyer shikimin nga yjet dhe duke guxuar të thotë se Toka nuk është qendra e gjithësisë, i dha njerëzimit një horizont të ri të dijes dhe një guxim të ri për të vërtetën.

    Russell thekson se asnjëri prej tyre nuk pati mbështetjen e shtetit në fillim, madje shpesh u përballën me kundërshtimin e tij. Ky është një mësim i heshtur për natyrën e vërtetë të ndikimit: pushteti i përhershëm nuk lind nga dhuna, por nga ideja; nuk mbështetet te frika që imponohet, por te shpresa që ndizet.

    Në një botë ku shpesh pushteti shihet si aftësia për të kontrolluar trupat dhe tokat, Russell na kujton se pushteti më i madh është ai që hap dyert e mendjes dhe të shpirtit. Ai është pushteti që nuk skllavëron, por çliron; që nuk të urdhëron të përkulësh kokën, por të ngritësh sytë.

    Në fund, mesazhi i tij është i kthjellët: njerëzit nuk drejtohen nga dhuna dhe lufta, por nga urtësia që prek dëshirën e përbashkët për lumturi, paqe dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse katër figurat që ai zgjedh i përkasin një bote të përtejshme të historisë, një bote ku pushteti është akt dashurie dhe akt besimi në mundësinë që njeriu të bëhet më i lirë./KultPlus.com

  • Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit  e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Nga Albert Vataj
    Bertrand Russell, në analizën e tij të pushtetit, zgjedh katër figura që, sipas tij, kanë pasur ndikimin më të thellë në historinë e njerëzimit: Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu. Ky është një kuartet i pazakontë, jo sepse ata nuk meritojnë vendin, por sepse nuk përfaqësojnë tipin klasik të pushtetarëve që historia na ka mësuar të kujtojmë, nuk janë perandorë, as gjeneralë, as sundimtarë të fuqishëm me ushtri dhe territore. Përkundrazi, janë njerëz që e kanë përmbysur botën pa shpata, pa kala dhe pa trupa ushtarësh.Pushteti i tyre nuk ishte për të sunduar, por për të çliruar.Buda dhe Krishti u drejtuan zemrave dhe ndërgjegjeve të njerëzve, duke treguar rrugën për të mposhtur lakminë, pasionin e verbër dhe dëshirat që sjellin përçarje. Ata nuk luftuan kundërshtarë politikë, por zinxhirët e brendshëm që mbajnë shpirtin të robëruar. Ata nuk ofruan thjesht një moral të ri, por një mënyrë tjetër të qenit në botë, ku liria vjen nga brenda.Pitagora dhe Galileu, nga ana tjetër, nuk u drejtuan te morali i brendshëm, por te ligjet e jashtme të universit. Ata nuk na çliruan nga frika e vetvetes, por nga frika e të panjohurës. Pitagora, me harmoninë e numrave dhe idenë se ekziston një rend i përjetshëm në natyrë, e hapi mendjen e njerëzimit drejt një bote të kuptueshme. Galileu, duke kthyer shikimin nga yjet dhe duke guxuar të thotë se Toka nuk është qendra e gjithësisë, i dha njerëzimit një horizont të ri të dijes dhe një guxim të ri për të vërtetën.Russell thekson se asnjëri prej tyre nuk pati mbështetjen e shtetit në fillim, madje shpesh u përballën me kundërshtimin e tij. Ky është një mësim i heshtur për natyrën e vërtetë të ndikimit: pushteti i përhershëm nuk lind nga dhuna, por nga ideja; nuk mbështetet te frika që imponohet, por te shpresa që ndizet.Në një botë ku shpesh pushteti shihet si aftësia për të kontrolluar trupat dhe tokat, Russell na kujton se pushteti më i madh është ai që hap dyert e mendjes dhe të shpirtit. Ai është pushteti që nuk skllavëron, por çliron; që nuk të urdhëron të përkulësh kokën, por të ngritësh sytë.Në fund, mesazhi i tij është i kthjellët: njerëzit nuk drejtohen nga dhuna dhe lufta, por nga urtësia që prek dëshirën e përbashkët për lumturi, paqe dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse katër figurat që ai zgjedh i përkasin një bote të përtejshme të historisë, një bote ku pushteti është akt dashurie dhe akt besimi në mundësinë që njeriu të bëhet më i lirë.

  • Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

    Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

    Haxhi MEHMETAJ

    Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novobërdës).Toponimi “Lema e Art” i cili gjendet pranë lagjes së minatorëve “ Kolonia” në afërsi të qendrës së vjetër të qytetit bashkëkohor të Artanës (Novoberdës), pranë minierave të xeheroreve të arit dhe argjendit, sikurse edhe metaleve të tjera, ep gjurmët e një vendbanimi të fortifikuar i cili ngrihej mbi një kodër të butë, karshi kodrave të larta që e rrethojnë. Fortifikimi i cili ruhet në formë të ledheve të dheut ndjek izohipsën me të lartë të kodrës, të varur nga pozita e terrenit duke mbyllur sipërfaqe rreth 5 Ha, në formë elipsi të çrregullt. Gjurmë të vendbanimit, të përfaqësuara nga fragmente të qeramikës hetohen edhe në anën lindore e perëndimore të kodrës, në një sipërfaqe prej afro 2.5 hektarësh, që rezulton, që sipërfaqja e gjithmbarshme e vendbanimit përfshinë rreth 8 hektarë.Kërkimet e ndërmarra në vitet 1990, 2012 e 2014 e të kryesuara nga autori i këtij shkrimi, dëshmuan që kemi të bëjmë më një qendër të rëndësishme banimi të periudhës së Mbretërisë Dardane të shek. IV – III para Krishtit, sipas të gjitha gjasave me gjurmët e qytetit ilir Damastion. Kjo vërtetohet më se miri nga arkitektura ( ndërtimet më blloqe gurësh ciklopik), nga trakti i murit rrethues i zbuluar në anën veriore, më gjatësi 25m, gjerësi 1.60 i ngritur nga gurë te mëdhenj e mesatar, i cili përforcohej nga ana e brendshme në çdo 3. 90m më kontrafor. Janë gjetur po ashtu enë të poçarisë të përdorimit në kuzhinë, fragmente vazosh luksoze të hijeshuara më figura të zeza në sfond të kuq, fragmente amforash, terakota e hyjneshës Hygia, koka meduzës Gorgona e derdhur në bronz. Të gjitha këto gjetje datohen në shek. IV – III para Krishtit, pikërisht në kohen kur qyteti ilir Damastion ka farkua monedha ardgjendi.Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novoberdës).foto: Monedhë e qytetit ilir Damastion gjetur në Veletin të fshatit Shashkoc të Prishtinës.

  • ‘S’e dija se dhjetë vjet më i ri se Krishti, do të kryqëzohesha mbi ty’

    ‘S’e dija se dhjetë vjet më i ri se Krishti, do të kryqëzohesha mbi ty’

    Fragment poezie nga Ismail Kadare

    Llora

    -II-

    Tani shiu godet me shkelma qelqeve.Atje qielli i zi si negativi i një shkretëtire.Llora,Më ka marrë malli,Mall bojë hiri.Tani nata si një mbulesë viganeQëndisur me drita anëveKarfosur me paralele dhe meridianëNga lindja në perëndim,Na mbulon e shqetësuar.Ne shtrihemi nën të,Si në ethe zbulohemiTë ndarë,Të largët,Të vetmuar.

    Pati net,I qullur nga stuhia jote,Heshtja pranë teje dhe pasionit të marrë,Mbërthyer mbi krahët dhe këmbët e tuaSi mbi një kryq të madhTë bardhë.

    Në fillim e mora kaq lehtë.Madje s’thosha as fjalën “dashuri”.S’e dija se dhjetë vjet më i ri se KrishtiDo të kryqëzohesha mbi ty./KultPlus.com

  • Papa Leoni XIV, kardinajve: Kisha qoftë fanar, që ndriçon netët e botës: “Jemi të thirrur të dëshmojmë fenë tonë të gëzueshme në Jezu Krishtin…”

    Papa Leoni XIV mban meshën e tij të parë, në Kapelën Sistine, 9 maj, Vatikan.
    Gjatë Meshës së tij të parë si Papë, sot, e premte, 9 maj 2025, Papa Leoni XIV u kujtoi këtë detyrë të rëndësishme kardinajve zgjedhjës e jo, në Kapelën Sikstine, ku jo më larg se mbrëmë, në votimin e katërt, me një shumicë prej të paktën dy të tretash të votave, u zgjodh Pasardhës i 267-të i Shën Pjetrit.
    Në homelinë e tij, Papa i ri bëri thirrje për të kultivuar gjithnjë e më shumë marrëdhënie personale me Krishtin dhe nguli këmbë se, pa fe, jeta nuk ka kuptim. Ati i Shenjtë, i lindur në SHBA, foli fillimisht në anglisht, duke i falënderuar kardinajtë zgjedhës për besimin e tyre.

    “Më keni thirrur të mbaj këtë kryq dhe të ndihem i bekuar me këtë mision dhe unë e di se mund të mbështetem te secili prej jush që të ecni me mua, ndërsa vazhdojmë si Kishë, si një bashkësi miqsh të Jezusit, si besimtarë, të shpallim Lajmin e Mirë, të kumtojmë Ungjillin”.
    Krishti na tregoi shenjtërinë njerëzore
    Homelia e Papës vijoi më pas në italisht e u përqendrua në figurën e Shën Pjetrit apostull, Papa i parë, duke kujtuar fjalët me të cilat ai njeh Birin e Zotit në Ungjillin sipas Shën Mateut – “Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë” – për të vënë në dukje atë trashëgimi, që bëhet e mundur nga besimi i vazhdueshëm në Zotin, “të cilin Kisha, përmes trashëgimisë apostolike, e ka ruajtur, e ka thelluar dhe e ka përcjellë për dy mijë vjet”.
    Duke reflektuar mbi marrëdhëniet e Pjetrit me Krishtin, Papa i ri kujtoi se vetëm Jezusi, Shpëtimtari ynë, na e zbulon fytyrën e Atit.
    “Në Të, Hyji, për t’u bërë i afërt dhe i arritshëm për burrat dhe gratë”, nënvizoi Leoni XIV, “na e zbuloi Veten në sytë besimplotë të një fëmije, në mendjen e gjallë të një të riu dhe në tiparet e pjekura të një burri, duke iu dukur më në fund dishepujve të vet pas Ringjalljes me korpin e Tij në lavdi”.
    Në këtë mënyrë, pohoi Papa, “Ai na tregoi një model të shenjtërisë njerëzore, që të gjithë mund ta imitojmë, së bashku me premtimin e një fati të amshuar, që i kapërcen të gjitha kufijtë dhe aftësitë tona”.

    Një dhuratë dhe një rrugë

    Papa Prevost vuri në dukje se Pjetri, me përgjigjen e tij, dëshmon se e kishte kuptuar se Krishti është “dhuratë e Zotit” e, njëkohësisht, edhe “rrugë për t’u ndjekur, që të ndryshohej nga ajo dhuratë”, të bëhej njeri i ri. Janë aspekte të pandashme të shëlbimit, që i janë besuar Kishës e që duhen shpallur për të mirën e racës njerëzore, vërejti Ati i Shenjtë.
    “Vërtet”, theksoi Leoni XIV, “ato na janë besuar neve, të cilët u zgjodhëm prej [Zotit] para se të formoheshim në barkun e nënave, u rilindëm në ujin e Pagëzimit dhe, duke kapërcyer kufizimet tona dhe pa asnjë meritë tonën, u sollëm këtu dhe u dërguam prej këtej, në mënyrë që Ungjilli t’i kumtohet çdo krijese”.
    Më thirri të jem besnik për Kishën
    Papa i ri kujtoi se me zgjedhjen e tij si Papa i 267-të dje pasdite, Zoti e thirri të pasojë Shën Pjetrin dhe, si i tillë, ia beson këtë thesar që, me ndihmën hyjnore, të jetë mbarështuesi i Tij besnik, për të mirën e krejt Korpit mistik të Kishës.
    Por, kujtoi Papa, Pjetri e dëshmon fenë e vet në përgjigje të një pyetjeje të veçantë: “Kush thonë njerëzit se është Biri i Njeriut?”
    Kjo pyetje, theksoi Papa Prevost, nuk është e parëndësishme dhe ka të bëjë me “një aspekt thelbësor të shërbesës sonë, me botën në të cilën jetojmë, me kufizimet dhe potencialin e saj, me pyetjet dhe bindjet e saj”.
    Dy qëndrime të ndryshme
    “Kush thonë njerëzit se është Biri i Njeriut?” përsëriti Papa i ri, duke vënë në dukje se “mund të gjejmë dy përgjigje të mundshme, të cilat karakterizojnë dy qëndrime të ndryshme”. Së pari, përgjigjja e botës, që nuk heziton ta refuzojë dhe ta eliminojë Krishtin, sapo “prania e Tij bëhet e bezdisshme”, edhe për shkak të kërkesave të tij morale. Pastaj, përgjigjja tjetër e mundshme ndaj pyetjes së Jezusit: ajo e njerëzve të zakonshëm, të cilët e shohin “si njeri të drejtë e të guximshëm”, por gjithsesi, për ta “ai është vetëm njeri, prandaj, në kohë rreziku, gjatë mundimeve të Tij, edhe ata e braktisin dhe largohen të zhgënjyer”.
    Misionarë, aty ku është e vështirë të jepet dëshmi
    Këto dy qëndrime i gjejmë edhe sot, vërejti Leoni XIV.
    “Edhe sot”, paralajmëroi ai, “ka shumë ambiente në të cilat feja e krishterë konsiderohet absurde, e destinuar për të dobëtit dhe për njerëzit jo inteligjentë. Ambiente ku parapëlqehen siguri të tjera, si teknologjia, paratë, suksesi, pushteti, ose kënaqësia”.
    Këto janë kontekste, theksoi Ati i Shenjtë, “ku nuk është e lehtë të predikosh Ungjillin dhe të dëshmosh të vërtetën e tij, ku besimtarët tallen, kundërshtohen, përçmohen, ose në rastin më të mirë tolerohen dhe mëshirohen”. “Megjithatë, pikërisht për këtë arsye, ato janë vendet ku misioni është urgjent”.
    Mungesa e fesë shoqërohet me mungesa në kuptimin e jetës
    “Mungesa e fesë”, nënvizoi Papa, “shpesh shoqërohet tragjikisht me humbjen e kuptimit në jetë, me mospërfilljen e mëshirës, ​​me shkeljet e tmerrshme të dinjitetit njerëzor, me krizën e familjes dhe me shumë gjëra të tjera, që e prekin shoqërinë”. Sot, vërejti Leoni XIV, “ka shumë ambiente në të cilat Jezusi, megjithëse i vlerësuar si njeri, reduktohet në një lloj udhëheqësi karizmatik, ose supernjeriu”. Duke pranuar se kjo ndodh “jo vetëm ndër jobesimtarët, por edhe ndër shumë të krishterë të pagëzuar”, Papa Prevost shpjegoi se ata “përfundojnë duke jetuar në një gjendje ateizmi praktik”. Duke pasur parasysh këtë, Ati i Shenjtë nënvizoi:
    “Kjo është bota që na është besuar, një botë në të cilën, siç na ka mësuar Papa Françesku kaq shpesh, jemi të thirrur të dëshmojmë besimin tonë të gëzueshëm në Jezusin Shpëtimtar. Prandaj, është themelore që edhe ne të përsërisim, me Pjetrin: ‘Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë’”.

      (@Vatican Media)

    Udhëtimi i përditshëm i kthesës
    Ati i Shenjtë kërkoi që kjo të bëhet, para së gjithash, në marrëdhëniet personale me Zotin, në angazhimin për një “udhëtim të përditshëm kthese”. Pastaj, e njëjta gjë duhet bërë si Kishë, “duke përjetuar së bashku besnikërinë ndaj Zotit dhe duke u çuar Lajmin e Mirë të gjithëve”.
    “E them këtë para së gjithash për vete, si Pasardhës i Shën Pjetrit, ndërsa filloj misionin tim si Ipeshkëv i Romës”, u shpreh Papa, duke marrë si shembull fjalët e Shën Injacit të Antiokisë për rolin e Atit të Shenjtë, që e kryeson Kishën Universale në dashuri e bamirësi. “Shën Injaci, i cili u soll i lidhur me zinxhirë në atë qytet (Antiokia), vend i flijimit të tij të afërt, u shkroi të krishterëve: ‘Atëherë do të jem vërtet dishepull i Jezu Krishtit, kur bota të mos e shohë më trupin tim’”.
    Të mënjanohemi, për t’i bërë vend Krishtit
    Shën Injaci, shpjegoi Papa Prevost, po fliste për martirizimin e tij, pasi u shqye nga kafshët e egra në arenë, por, fjalët e tij mund të zbatohen, pa dyshim, nga të gjithë ata, që ushtrojnë shërbesën e autoritetit në Kishë. Ky impenjim, vërejti Leoni XIV, do të thotë “të mënjanohesh, në mënyrë që të mbetet Krishti, të bëhesh i vogël në mënyrë që Ai të njihet dhe të lëvdohet, të bësh ç’është e mundur, deri në maksimumin e forcave, që të gjithë të kenë mundësinë ta njohin dhe ta duan”. Papa e përfundoi homelinë me lutjen:
    “Zoti ma dhashtë këtë hir, sot e përgjithmonë, përmes ndërmjetësimit plot dashuri të Shën Marisë, Nënës së Kishës”.

  • Papa Leoni XIV, kardinajve: Kisha qoftë fanar, që ndriçon netët e botës

    Papa Leoni XIV, kardinajve: Kisha qoftë fanar, që ndriçon netët e botës

    Paraditen pas zgjedhjes si Papa i 267-të i Kishës Shenjte Romake, Leoni XIV kremtoi meshën me gjithë kardinajtë në Kapelën Sikstine, duke u kujtuar se “duhet të dëshmojmë për fenë tonë të gëzueshme në Jezu Krishtin”. Paralajmërimi i tij se aty ku mungon feja, jeta e humbet kuptimin.
    “Jemi të thirrur të dëshmojmë fenë tonë të gëzueshme në Jezu Krishtin…”

    Gjatë Meshës së tij të parë si Papë, sot, e premte, 9 maj 2025, Papa Leoni XIV u kujtoi këtë detyrë të rëndësishme kardinajve zgjedhjës e jo, në Kapelën Sikstine, ku jo më larg se mbrëmë, në votimin e katërt, me një shumicë prej të paktën dy të tretash të votave, u zgjodh Pasardhës i 267-të i Shën Pjetrit.
    Në homelinë e tij, Papa i ri bëri thirrje për të kultivuar gjithnjë e më shumë marrëdhënie personale me Krishtin dhe nguli këmbë se, pa fe, jeta nuk ka kuptim. Ati i Shenjtë, i lindur në SHBA, foli fillimisht në anglisht, duke i falënderuar kardinajtë zgjedhës për besimin e tyre.
    “Më keni thirrur të mbaj këtë kryq dhe të ndihem i bekuar me këtë mision dhe unë e di se mund të mbështetem te secili prej jush që të ecni me mua, ndërsa vazhdojmë si Kishë, si një bashkësi miqsh të Jezusit, si besimtarë, të shpallim Lajmin e Mirë, të kumtojmë Ungjillin”.
    Krishti na tregoi shenjtërinë njerëzore
    Homelia e Papës vijoi më pas në italisht e u përqendrua në figurën e Shën Pjetrit apostull, Papa i parë, duke kujtuar fjalët me të cilat ai njeh Birin e Zotit në Ungjillin sipas Shën Mateut – “Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë” – për të vënë në dukje atë trashëgimi, që bëhet e mundur nga besimi i vazhdueshëm në Zotin, “të cilin Kisha, përmes trashëgimisë apostolike, e ka ruajtur, e ka thelluar dhe e ka përcjellë për dy mijë vjet”.
    Duke reflektuar mbi marrëdhëniet e Pjetrit me Krishtin, Papa i ri kujtoi se vetëm Jezusi, Shpëtimtari ynë, na e zbulon fytyrën e Atit.
    “Në Të, Hyji, për t’u bërë i afërt dhe i arritshëm për burrat dhe gratë”, nënvizoi Leoni XIV, “na e zbuloi Veten në sytë besimplotë të një fëmije, në mendjen e gjallë të një të riu dhe në tiparet e pjekura të një burri, duke iu dukur më në fund dishepujve të vet pas Ringjalljes me korpin e Tij në lavdi”.
    Në këtë mënyrë, pohoi Papa, “Ai na tregoi një model të shenjtërisë njerëzore, që të gjithë mund ta imitojmë, së bashku me premtimin e një fati të amshuar, që i kapërcen të gjitha kufijtë dhe aftësitë tona”.
    Papa Prevost vuri në dukje se Pjetri, me përgjigjen e tij, dëshmon se e kishte kuptuar se Krishti është “dhuratë e Zotit” e, njëkohësisht, edhe “rrugë për t’u ndjekur, që të ndryshohej nga ajo dhuratë”, të bëhej njeri i ri. Janë aspekte të pandashme të shëlbimit, që i janë besuar Kishës e që duhen shpallur për të mirën e racës njerëzore, vërejti Ati i Shenjtë.
    “Vërtet”, theksoi Leoni XIV, “ato na janë besuar neve, të cilët u zgjodhëm prej [Zotit] para se të formoheshim në barkun e nënave, u rilindëm në ujin e Pagëzimit dhe, duke kapërcyer kufizimet tona dhe pa asnjë meritë tonën, u sollëm këtu dhe u dërguam prej këtej, në mënyrë që Ungjilli t’i kumtohet çdo krijese”.
    Më thirri të jem besnik për Kishën
    Papa i ri kujtoi se me zgjedhjen e tij si Papa i 267-të dje pasdite, Zoti e thirri të pasojë Shën Pjetrin dhe, si i tillë, ia beson këtë thesar që, me ndihmën hyjnore, të jetë mbarështuesi i Tij besnik, për të mirën e krejt Korpit mistik të Kishës.
    Por, kujtoi Papa, Pjetri e dëshmon fenë e vet në përgjigje të një pyetjeje të veçantë: “Kush thonë njerëzit se është Biri i Njeriut?”
    Kjo pyetje, theksoi Papa Prevost, nuk është e parëndësishme dhe ka të bëjë me “një aspekt thelbësor të shërbesës sonë, me botën në të cilën jetojmë, me kufizimet dhe potencialin e saj, me pyetjet dhe bindjet e saj”.
    Dy qëndrime të ndryshme
    “Kush thonë njerëzit se është Biri i Njeriut?” përsëriti Papa i ri, duke vënë në dukje se “mund të gjejmë dy përgjigje të mundshme, të cilat karakterizojnë dy qëndrime të ndryshme”. Së pari, përgjigjja e botës, që nuk heziton ta refuzojë dhe ta eliminojë Krishtin, sapo “prania e Tij bëhet e bezdisshme”, edhe për shkak të kërkesave të tij morale. Pastaj, përgjigjja tjetër e mundshme ndaj pyetjes së Jezusit: ajo e njerëzve të zakonshëm, të cilët e shohin “si njeri të drejtë e të guximshëm”, por gjithsesi, për ta “ai është vetëm njeri, prandaj, në kohë rreziku, gjatë mundimeve të Tij, edhe ata e braktisin dhe largohen të zhgënjyer”.
    Këto dy qëndrime i gjejmë edhe sot, vërejti Leoni XIV.
    “Edhe sot”, paralajmëroi ai, “ka shumë ambiente në të cilat feja e krishterë konsiderohet absurde, e destinuar për të dobëtit dhe për njerëzit jo inteligjentë. Ambiente ku parapëlqehen siguri të tjera, si teknologjia, paratë, suksesi, pushteti, ose kënaqësia”.
    Këto janë kontekste, theksoi Ati i Shenjtë, “ku nuk është e lehtë të predikosh Ungjillin dhe të dëshmosh të vërtetën e tij, ku besimtarët tallen, kundërshtohen, përçmohen, ose në rastin më të mirë tolerohen dhe mëshirohen”. “Megjithatë, pikërisht për këtë arsye, ato janë vendet ku misioni është urgjent”.
    Mungesa e fesë shoqërohet me mungesa në kuptimin e jetës
    “Mungesa e fesë”, nënvizoi Papa, “shpesh shoqërohet tragjikisht me humbjen e kuptimit në jetë, me mospërfilljen e mëshirës, ​​me shkeljet e tmerrshme të dinjitetit njerëzor, me krizën e familjes dhe me shumë gjëra të tjera, që e prekin shoqërinë”. Sot, vërejti Leoni XIV, “ka shumë ambiente në të cilat Jezusi, megjithëse i vlerësuar si njeri, reduktohet në një lloj udhëheqësi karizmatik, ose supernjeriu”. Duke pranuar se kjo ndodh “jo vetëm ndër jobesimtarët, por edhe ndër shumë të krishterë të pagëzuar”, Papa Prevost shpjegoi se ata “përfundojnë duke jetuar në një gjendje ateizmi praktik”. Duke pasur parasysh këtë, Ati i Shenjtë nënvizoi:
    “Kjo është bota që na është besuar, një botë në të cilën, siç na ka mësuar Papa Françesku kaq shpesh, jemi të thirrur të dëshmojmë besimin tonë të gëzueshëm në Jezusin Shpëtimtar. Prandaj, është themelore që edhe ne të përsërisim, me Pjetrin: ‘Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë’”.
    Udhëtimi i përditshëm i kthesës
    Ati i Shenjtë kërkoi që kjo të bëhet, para së gjithash, në marrëdhëniet personale me Zotin, në angazhimin për një “udhëtim të përditshëm kthese”. Pastaj, e njëjta gjë duhet bërë si Kishë, “duke përjetuar së bashku besnikërinë ndaj Zotit dhe duke u çuar Lajmin e Mirë të gjithëve”.
    “E them këtë para së gjithash për vete, si Pasardhës i Shën Pjetrit, ndërsa filloj misionin tim si Ipeshkëv i Romës”, u shpreh Papa, duke marrë si shembull fjalët e Shën Injacit të Antiokisë për rolin e Atit të Shenjtë, që e kryeson Kishën Universale në dashuri e bamirësi. “Shën Injaci, i cili u soll i lidhur me zinxhirë në atë qytet (Antiokia), vend i flijimit të tij të afërt, u shkroi të krishterëve: ‘Atëherë do të jem vërtet dishepull i Jezu Krishtit, kur bota të mos e shohë më trupin tim’”.
    Të mënjanohemi, për t’i bërë vend Krishtit
    Shën Injaci, shpjegoi Papa Prevost, po fliste për martirizimin e tij, pasi u shqye nga kafshët e egra në arenë, por, fjalët e tij mund të zbatohen, pa dyshim, nga të gjithë ata, që ushtrojnë shërbesën e autoritetit në Kishë. Ky impenjim, vërejti Leoni XIV, do të thotë “të mënjanohesh, në mënyrë që të mbetet Krishti, të bëhesh i vogël në mënyrë që Ai të njihet dhe të lëvdohet, të bësh ç’është e mundur, deri në maksimumin e forcave, që të gjithë të kenë mundësinë ta njohin dhe ta duan”. Papa e përfundoi homelinë me lutjen: “Zoti ma dhashtë këtë hir, sot e përgjithmonë, përmes ndërmjetësimit plot dashuri të Shën Marisë, Nënës së Kishës”./radio Vatikani/

  • E diela e Dafinave/ Kryepeshkopi Joani mban predikim në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

    E diela e Dafinave/ Kryepeshkopi Joani mban predikim në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

    Besimtarët ortodoksë festojnë sot të ashtuquajturën të dielën e ‘Dafinave’.
    E diela e Dafinave është dita kur Jezu Krishti para se të kryqëzohej hyri si fitimtar në Jerusalem.
    Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani ka mbajtur predikimin e tij në Kishën Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
    “40 ditët e Kreshmës së Madhe teknikisht kanë përfunduar të premten në darkë. Siç thotë edhe Tropari pasi përmbushëm 40 ditët, Kisha bën një ndalesë. Kemi dy festa shumë të mëdha, festival të mëdha të krishterimit, për të filluar javën e madhe ku Kreshma bëhet akoma më e fortë dhe ku përjetimi i gjithë veprës shpëtimtare të Zotit nëpërmjet pësimit, kryqëzimit dhe ngjalljes së tij bëhet më intensive.
    Në këto dy ditë, Kisha na kujton ne për diçka shumë të rëndësishme. Të shtunën e Llazarit na kujtoi për ngjalljen, e ngjallja e Llazarit ishte një profeci në veprim. Duke ngjallur Llazarin, Zoti tregoi jo vetëm thjesht ngjalljen e tij, por ngjalljen e të gjithëve.
    Një ditë të gjithë ne do të përballemi me këtë gjë. Kisha na thërret ne që të marrim seriozisht këtë gjë. Sepse në Kishë ndodh diçka që siç thotë dhe thënia e famshme në kishën Orthodhokse, ‘Perëndia qëndron përmbi arsyen, por jo jashtë arsyes’. Ka shpjegim, por e kapërcen shpjegimin tonë njerëzor.
    Në festat e mëdha përsëritet diçka, sot ngjallet Llazari, sot vjen Krishti, sot lindi Krishti. Çfarë duhet thënë kur kisha thotë sot? Thotë thelbin e shërbesës dhe mistereve të Kishës Orthodhokse, sepse çdo gjë që prek Zoti nuk ndalet vetëm thjesht me historinë. Çdo gjë që ka prekur Perëndia e bën të tanishme”, tha gjatë predikimit, Fortlumturia e Tij, Joani.