Tag: krisa

  • “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    Një debat me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e BBVA4, Krisa Çaushi.
    “Je e ftuar kot,” – i tha Ronaldo në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.
    “Se di, u pendova që të mora në emision,” vijoi ai, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.
    Pjesë nga biseda:Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.
    Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.
    Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.
    Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.
    Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.
    Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.
    Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.

    @topalbania_radio
    Plas keq në emision! Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova!
    ♬ original sound – Top Albania Radio

  • “A ishte te ditëlindja e Gjestit?”/ Ish-banorja tregon a vijon lidhja me Eglin

    “A ishte te ditëlindja e Gjestit?”/ Ish-banorja tregon a vijon lidhja me Eglin

    Krisa Caushi ka qenë mëngjesin  e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ku komentoi rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
    Gjatë intervistës, vinin dhe mesazhe e pyetje nga ndjekësit e programit.
    “Krisa është super gocë, na e pyesni pak a ishte te ditëlindja e Gjestit?”, ishte një pyetje që erdhi nga ndjekësit.
    Moderatorja e njohur u përgjigj:
    “Gjesti e ka sot ditëlindjen, edhe 100. Ftesë nuk kemi marrë, Gjestit e urojmë publikisht të bëhet edhe 100 vjeç se e kemi shumë xhan, kemi patur raporte shumë të mira në shtëpi dhe jashtë. Gjesti tani është zjarr, me projekte me gjëra, nuk kapet më”.
    “Vazhdon më me Eglin?”, ishte pyetja e radhës nga moderatorja e emisionit, Julka Gramo.
    “Unë nuk flas për këto gjëra, nuk flas për të tjerët”, u përgjigj ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
     

  • “Të jap 20 euro dhe…”/ SHERRI publik me Xhenetën, Krisa reagon për herë të parë

    “Të jap 20 euro dhe…”/ SHERRI publik me Xhenetën, Krisa reagon për herë të parë

    Xheneta Fetahu dhe Krisa Caushi kanë patur një debat të ashpër teksa ishin të ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”. Ato kanë shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës.
    Në një moment tensioni, Xheneta iu drejtua Krisës me fjalët provokuese: “Të jap 20 euro dhe mos fol për mua.
    Nga ana tjetër, Krisa iu kundërpërgjigj ashpër Xhenetës me fjalët: “Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”.
    E ftuar sot në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, u prek pak edhe ky debat i ashpër mes dy vajzave.
    Duke qenë se jemi pjesë të ekranit, unë jam moderatorë dhe e di shumë mirë se si është të mos respektohet një i ftuar. Nevina po e thoshte në studio ‘e lëmë me kaq këtë muhabet’ dhe unë nuk e zgjata më. Në momentin që vazhdon akoma dhe nuk më respekton, ok, prit pak se nuk do mbaj më. E pata edhe një situatë një herë tjetër kur jam përplasur me Xhenetën, që kam qenë me Tirin. Prapë një lloj ofendimi për kulturën, edukatën e Tirit, me shkollën, arsimimin.
    Unë nuk kam asgjë personale me askënd. Unë i thashë një të vërtetë, mendimin tim, nuk ka fare pse të kthehet njeriu në atë lloj forme siç u kthye. Njeriu herë pas here duhet t’a pranojë të vërtetën që i thonë ose thjesht nuk ke pse e kthen ashtu”, u shpreh Krisa.

  • “I pabesë, lamtumirë…” / Krisa e zhgënjyer? Çfarë ndodhi papritur me Tirin…

    “I pabesë, lamtumirë…” / Krisa e zhgënjyer? Çfarë ndodhi papritur me Tirin…

    Krisa Caushi dhe Tiri Gjoci vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP 4”. Çifti i njohur, që vendosën që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të hynin si banorë veçmas dhe jo bashkë, janë herë pas here pjesë e mediave rozë.
    Së fundmi u bë viral një lajm që ata janë ndarë, por ajo që mori më shumë vëmendjen ishte fakti që thuhej se ‘është zbuluar lidhja e fshehtë mes Loredanës dhe Tirit’.
    I pari që ka reaguar në lidhje me këtë ka qenë këngëtari i njohur, i cili duket se e ka marrë me sportivitet dhe ka bërë një postim në “Instastory”. Ai e publikuar këtë lajm dhe e ka shoqëruar me një këngë të tij, “Lamtumirë”.
    “Lamtumirë dashnia ime me dhimbje n’zemër e them, mbase janari për ne prapë vjen”, thuhet në tekstin e këngës. Ndërkohë Tiri ka etiketuar edhe partneren e tij.