Tag: krimit

  • Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

    Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

    Në vend që të jenë mburojë për krimin, ata shndërrohen në ombrellë të krimit. Operacioni i fundit i SPAK tregoi edhe një herë se një zyrtar policor u vu sërish në shërbim të krimit.
    “Policia është aset, dhe gjithëkujt i duhet një aset aty brenda për t’i dhënë informacion, për t’i lehtësuar procedurat dhe mbi të gjitha për t’iu shmangur pjesës së drejtësisë. Rekrutimi kryhet në mënyra nga më të ndryshmet“, shprehet Gert Metani, pedagog, ekspert i sigurisë publike.
    “Ata i përgatisin, janë ushtarët e tyre. Grupet kriminale i trajnojnë, pastaj i çojnë t’i certifikohen në Akademinë e Sigurisë, bëhen oficerë dhe mundohen t’i vjelin sa më tepër. Ka raste të tjera kur personi është aty, ka një rol kyç, bie pre. Kjo do të thotë se ai person e ka një çmim; mund të jetë para, mund të jetë një nder, mund të jetë një favor, mund të jetë një mbrojtje. Kanë marrë maksimumin në atë post dhe e dinë më së miri se sa vlen lëkura e tyre.”

    Fushëveprimi i jashtëligjshëm është i gjerë, thotë eksperti.
    “Legjitimojnë ato call center që merren me forex, me mashtrime të ndryshme; i mbajnë të hapura duke ditur aktivitetin e tyre të paligjshëm, por nga ana tjetër shpërblehen me ato para. Mbajnë bastet të hapura, edhe pse bastet janë të palejuara; mbajnë lojërat e fatit. Në çdo festival që organizohet, ka dyshime se zyrtarë ose agjentë të krimeve janë të përfshirë në këtë pjesë. Ka edhe persona që punojnë në strukturat më të larta të Policisë së Shtetit, të cilët operojnë si bodyguardë, pra si rojtarë të këtyre personave.”
    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimeve vjetore ka ngritur problemin se në institucionin e drejtuar prej tij, hetimet e nisura mbi bazën e kallëzimeve nga Policia e Shtetit kanë pasur një rënie drastike. Më 27 nëntor, në pranga përfundoi oficeri i operacionales, Igli Haxhiaj, i cili përmes SKY ECC shiste informacione, duke paralajmëruar anëtarë të grupeve kriminale që transportonin drogë se ishin vënë në përgjim familjarisht.
    Jeton Lami, me të njëjtin pozicion në Policinë e Shtetit, u dënua për shpërdorim detyre, pasi ishte i fundit person që ka shoqëruar Ervis Martinajn, ndërsa pak ditë më parë u arrestua për gjobëvënie prej 500 mijë eurosh ndaj një biznesi në Kamëz.
    Oltion Bistri, shefi i këtij sektori, gjithashtu u dënua me 3 vjet burg për zbulim të akteve sekrete. Por lista është e gjatë dhe shumica e tyre dolën zbuluar nga rënia e aplikacioneve të koduara, EncroChat dhe Sky ECC.
    /vizionplus.tv

  • Eskorta VIP në burgje? Lala: Ndodh prej vitesh, lidhen me njerëz nga bota e krimit

    Eskorta VIP në burgje? Lala: Ndodh prej vitesh, lidhen me njerëz nga bota e krimit

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se në disa nga institucionet e vuajtjes së dënimit, disa nga emrat e njohur të botës së krimit kanë si shoqëruese disa emra të njohur të shoëbizit.
    E ftuar në një podcast, Lala u shpreh se ka dijeni për disa raste vajzash të implikuara.
    Sipas Lalës, kjo nuk është një gjë e re, por një fenomen i njohur për botën e krimit dhe jo vetëm.
    “Është e vërtetë. Po kjo nuk është një gjë që ndodh sot, pra një fenomen që ndodh sot. Njerëzit e botës së krimit kanë synuar gjithmonë vajza të shoëbizit kryesisht. Ka emra që mund të jenë implikuar. Unë kam pasur dyshime në disa raste që kjo ka ndodhur, por kam pasur dyshime realisht në disa raste”,- u shpreh Lala.

  • Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

    Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nënshkruar pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit. Kjo vjen në kuadër të një takimi të nivelit të lartë të zhvilluar më 2–3 dhjetor në selinë e EUROJUST-it në Hagë. 
    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, së bashku me prokuroren Dorina Bejko, morën pjesë në takimin ku u mblodhën përfaqësues nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine. Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit janë thelbësorë në luftën kundër krimit të organizuar. 
    “SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë”, deklaroi Dumani. 
    Gjatë aktivitetit, Dumani zhvilloi edhe takime bilaterale me homologë nga Paraguaji, Peruja, Kili, Brazili, Kolumbia, Republika Domenikane dhe Ekuadori, me fokus luftimin e trafikut të narkotikëve dhe grupeve kriminale . 
    Ky takim u zhvillua në kuadër të një eventi më të gjerë tre-ditor me përfaqësues nga Bashkimi Europian, Ballkani Perëndimor, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, me synimin e forcimit të bashkëpunimit mes rajoneve në luftën kundër krimit të organizuar. 

  • Kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë para krimit mori makinën nga ku u qëllua Mëhalla

    Kamerat kapin lëvizjet e Marselo Aranit, një ditë para krimit mori makinën nga ku u qëllua Mëhalla

    Ky është i shpalluri në kërkim Marselo Arani, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mandi Mehalla në Elbasan, mbrëmjen e së dielës.
    Në këto pamje të siguruara nga gazetari i AbcNews Ervin Leka, ai shihet teksa merr makinën tip Audi, e cila u përdor në ngjarje. Sipas kamerave të sigurisë, Arani shfaqet në datën 29 nëntor rreth orës 18:15. Ndërkohë, vrasja u krye një ditë më pas, më 30 nëntor.

    32-vjeçari Arani, gjatë kohës së krimit, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale.
    Për vrasjen e Mandi Mëhallës, u arrestua Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën, si i dyshuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja.
    Përveç Marselo Arani, në kërkim për këtë ngjarje u shpall edhe Armando Kola, 35-vjeç.
    Makina e krimit në pronësi të ish-ortakut Xhino Ago, të cilën ia ka dhënë hua për ta përdorur i shpalluri në kërkim Marselo Arani, u gjet e shkrumbuar në aksin Elbasan Librazhd./abcnews/

  • VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së biznesmenit Mëhalla! Njëri prej të dyshuarve merr makinën e krimit

    VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së biznesmenit Mëhalla! Njëri prej të dyshuarve merr makinën e krimit

    Ky është momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e së dielës, përpara karburantit të tij, në lagjen Emin Matraxhiu, të qytetit të Elbasanit.
    Kjo foto ekskluzive e siguruar nga TV Klan është bërë pikërisht në momentin kur autori i krimit e qëllon 43-vjeçarin.
    Ai është me kapuç në kokë, me armën drejtuar nga makina tip Range Rover e biznesmenit, ndaj të cilit qëllon 6 herë. 2 plumba e kapin në kokë, ndërsa të tjerët përfundojnë në trupin e 43-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Pak metra më tutje gjendet makina tip Audi me portobagazh, me të cilën ai kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u largua pas krimit, fare i vetëm. Deri tani, policia nuk ka mundur ta identifikojë.
    Makina që u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.
    TV Klan ka siguruar një video ekskluzive në momentin kur mjeti nxirret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit. Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.
    Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.
    Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.
    Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

     

  • “Plumba me porosi: Vrasësit e Mondi Mëhallës zhduken pa gjurmë”

    “Plumba me porosi: Vrasësit e Mondi Mëhallës zhduken pa gjurmë”

    Ekzekutorët e biznesmenit Mondi Mëhalla I njohur edhe si Edmond Hyka që shihni në këtë foto mbeten të lirë në arrati, ndërsa motivet e krimit mbeten mister me pista që përfshijnë deri tek konfliktet e mundshme të 43-vjeccari me ortakët në bizneset ku ushtronte veprimtari.
    Kjo është makina me të cilën vrasësit iu afruan pranë karburantit ku Mondi Mëhalla u vra Brenda mjetit të tij luksoz sapo kishte dalë nga zyra.
    Mjeti u gjet i shkrumbuar këtë të hënë 1 dhjetor, në fshatin Mirakë, mes Elbasanit e Librazhdit, drejtim të cilët autorët u larguan menjëherë pas krimit.
    Skema është e njëjtë, thuajse pas të gjitha atentateve të bujshme të viteve të fundit, dhe Brenda mjetit u gjet edhe një armë zjarri pistoletë që dyshohet se u përdor për krimin.
    Në kërkim të gjurmëve të mundshme të autorëve, makina do të dërgohej për ekspertizë të thelluar.
    Vendi ku u gjet mjeti, sugjeron se nga këtu autorët kanë vijuar të lëvizin me një tjetër makinë, dhe mundësitë e lëvizjes janë disa.
    Ata mund të ketë vijuar drejt juglindjes nga ku mund të dalin edhe drejt Greqisë apo Maqedonisë së Veriut, ndaj edhe policia ngriti postblloqe kontrolli në rrugë nga Librazhdi deri në Kapshticë
    Edmond Mëhalla u ekzekutua me tre plumba pistolete, dy në kokë dhe një në gjoks, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme brenda makinës luksoze me të cilën ai lëvizte.
    Skema me tre goditje në organe jetike dhe saktësia ngrenë dyshimet se autorët mund të jenë profesionistë.
    Mondi Mëhalla ose Edmond Hyka  përveçse  pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” në dalje të Elbasanit, rezulton të  ketë në pronësi edhe një kompani taksish elektrike” si dhe një lokal.
    Sipas të dhënave 43-vjeccari ishte në një proces gjyqësor për armëmbajtje pa leje, posedim sendesh të jashtëligjshme dhe shpërndarje narkotikësh.
    Mondi Mëhalla rezulton se jetonte në Tiranë, por lëvizte shpesh herë në Elbasan për shkak të aktivitetit ekonomik atje.
    Burime pranë grupit hetimor  thanë se mosmarrëveshjet me bizneset e tij dyshohen te jete një nga shkaqet e krimit të rende, por pa përjashtuar as pista të tjera.
    Ekspertët e policisë mësohet se kanë siguruar pamje nga kamera sigurie pranë vendit të krimit, bizneseve të tjera dhe përgjatë rrugës Elbasan-Tiranë për të rënë në gjurmët e vrasësve të biznesmenit.

  • Mercenari arrestohet në Londër për komplot rrëmbimi të bosit të bandës shqiptare

    Mercenari arrestohet në Londër për komplot rrëmbimi të bosit të bandës shqiptare

    Një mercenar i dyshuar është arrestuar në Londër në lidhje me një komplot për rrëmbimin e një bosi të një bande kriminale shqiptare. Ky rrëmbim ishte planifikuar si hakmarrje për vjedhjen e një sasie droge me vlerë miliona paund. Ainis Balodis, një shtetas letonez 45-vjeçar, ishte një nga katër burrat e ndaluar në një operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga policia gjermane në fillim të këtij muaji.
    Ky grup, sipas policisë, përbëhej nga individë shumë të trajnuar dhe të pajisur me material profesional, ku disa prej tyre janë ish-ushtarë të Legjionit të Huaj Francez. Ata dyshohet se ishin punësuar nga një grup i krimit të organizuar për të rrëmbyer udhëheqësin e një bande rivale të trafikut të drogës. Objektivi, një bos i krimit shqiptar, dyshohet se ka orkestruar vjedhjen e tonave kanabis me vlerë disa miliona euro.

    Balodis, i cili fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar më 31 tetor, po kundërshton ekstradimin në Gjermani, ku kërkohet për akuza në lidhje me komplotin për rrëmbim midis gushtit dhe tetorit të vitit të kaluar. Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit dëgjoi se ai u arrestua në një pronë me gjashtë dhoma në Londër, ku besohet se kishte punuar si roje sigurie. Balodis është lënë në paraburgim në pritje të një seance të plotë ekstradimi vitin e ardhshëm.

    Policia gjermane bëri të ditur se hetimi filloi në tetor të vitit të kaluar, pasi dy shtetas letonezë u gjetën me pajisje profesionale mbikëqyrjeje dhe armë me gaz gjatë një ndalimi automjeti në qytetin Herne, në Gjermaninë perëndimore. Ata tashmë janë dënuar dhe u janë caktuar dënime me burg, sipas policisë. Hetuesit arrestuan gjithashtu një bandë të dyshuarish shqiptarë pasi zbuluan më shumë se 6,000 bimë kanabisi në tre plantacione të mëdha. Katër persona u arrestuan në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën, më 12 nëntor, në kuadër të hetimit të udhëhequr nga Gjermania.

    Europol theksoi se ky operacion është i lidhur me trendin në rritje të “dhunës si shërbim”, ku specialistë shumë të trajnuar, shpesh ish-anëtarë të forcave speciale, punësohen nga grupet e krimit të organizuar. Disa nga të dyshuarit në këtë rast janë ish-ushtarë të Legjionit të Huaj Francez. Kjo paraqet një trend alarmant që po shfaqet nga lufta në Ukrainë, theksoi Europol.
    Ukrainasit e trajnuar nga forcat amerikane, legjionarët dhe mercenarët rusë, të gjithë ish-ushtarë me përvojë luftarake, po kthehen nga fronti dhe po përdorin aftësitë e tyre për krimin e organizuar, duke paraqitur një kërcënim potencial. Organizata paralajmëroi se Evropa mund të përballet me një numër në rritje të këtyre individëve shumë të trajnuar të angazhuar në aktivitete kriminale, ndërsa lufta vazhdon dhe në periudhën pas saj. Europol shtoi se është thelbësore të monitorohet ky zhvillim dhe të përgatitemi për sfidat e mundshme të sigurisë që ai paraqet.

  • VIDEO/ Vrau mësuesin e Matematikës, rrëfehet nxënësja: Donte të më…

    VIDEO/ Vrau mësuesin e Matematikës, rrëfehet nxënësja: Donte të më…

    Vrasja brutale e një mësuesi 51-vjeçar të Matematikës nga nxënësja e tij në Turqi, është zbardhur 19 vjet më vonë dhe pak muaj para se krimi të parashkruhej dhe mbyllej pa autorë.
    Siç raportohet nga “CNNturk”, autorja e krimit dhe 3 persona të tjerë u arrestuan për vrasjen e Hikmet Akçay dhe u dërguan në burg, pasi pranuan fajësinë. Teknologjia moderne zgjidhi ngjarjen e vjetër, duke analizuar të gjitha bisedat telefonike.
    Profesori 51-vjeçar ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij në maj 2006, pasi nuk kishte qenë në kontakt me të për ditë të tëra. Ai u godit me thikë për vdekje, u fut në një valixhe dhe u dogj.
    Siç doli, Hikmet Akçay ishte therur për vdekje dhe më pas ishte transportuar nga Kocaeli në Silivri në një valixhe dhe ishte djegur. Që nga fillimi, midis të dyshuarve ishte Esin B., tani 42 vjeçe dhe njëkohësisht nxënëse e viktimës nga shkolla e mesme. Trupi i tij u gjet në vitin 2006, por nuk u identifikua dhe çështja u mbyll fillimisht.
    Me ndihmën e teknologjisë, autoritetet turke arritën të rikuperonin biseda të vjetra telefonike midis viktimës dhe autores të krimit, si dhe midis autores së krimit dhe bashkëpunëtorëve të saj.

    Në të njëjtën kohë, u zbulua se Hikmet Akçay kishte kontakte të shpeshta me Esin B., e cila ishte nxënëse e tij e shkollës së mesme në atë kohë, dhe familjen e saj.
    Autori i krimit dhe viktima kishin kontakt
    Policia hetoi të kaluarën e Esin B., një punonjëse bashkiake në Stamboll, dhe zbuloi se ajo kishte mbajtur kontakte me të zhdukurin Hikmet Akçay, edhe pasi shkoi në universitet.
    Gjithashtu u zbulua se ajo vizitonte shtëpinë e viktimës gjatë fëmijërisë së saj dhe herë pas here merrte mbështetje financiare. Në hetimin e tyre, policia u përqendrua në 27 prill 2006, kur telefoni i Akçay ishte i fikur.
    Të dhënat e telekomunikacionit treguan se atë ditë katër të arrestuarit po lëviznin në koordinim: Esin B., profesori i kimisë Erdogan Y., shoqja e saj Zemçi S., dhe i afërmi Hakan D. Pas përfundimit të hetimit, ekipet nga Zyra e Personave të Zhdukur e policisë turke nisën një operacion për të arrestuar të dyshuarit, i cili u zhvillua më 24 nëntor në Stamboll dhe Gaziantep.
    Rrëfimi i autores: Më kërcënoi dhe donte të më mbyste!
    Ndërsa të arrestuarit fillimisht mohuan çdo përfshirje, oficerët e policisë më vonë i morën rrëfimin Esinit.
    “Hikmeti ishte mësuesi im i matematikës në shkollën e mesme. Kishim një marrëdhënie të mirë dhe ai kujdesej për familjen time. Meqenëse nuk ishim mirë financiarisht, ai na ndihmonte herë pas here financiarisht”.

     
    Esin B., e cila deklaroi se nuk e humbi kurrë kontaktin me profesorin e saj, shtoi:
    “U pranova në programin e Mësimdhënies së Edukatës Fizike në Universitetin e Kocaelit. Vazhdova të flisja me të kur shkuam në universitet. Ndërkohë, ndërsa isha në shkollë të mesme, u dashurova edhe me mësuesin tim të kimisë, Erdogan G. Në fillim, meqenëse isha shumë e re, dashuria ime nuk u përgjigj. Megjithatë, kur fillova universitetin, u bëmë të dashuruar. Hikmeti u zemërua me mua kur dëgjoi se po dilja me dikë. Më kërcënoi, duke më thënë: ‘Çfarë po bën me burra të martuar? Do të të denoncoj te familja jote dhe këtë profesor te gruaja e tij’”.
    Esin më pas rrëfeu se vrasja ndodhi në shtëpinë e saj në Kocaeli, ku viktima e kishte vizituar.
    “Së pari, ai donte të vinte në shtëpinë time. Kur unë refuzova, u takuam në një qendër tregtare. U grindëm përsëri për të njëjtën çështje. Pastaj shkuam për pazar në qendër tregtare dhe pastaj shkuam në shtëpinë time. Kur mbërritëm në shtëpi, u grindëm përsëri. Gjatë asaj kohe, ai u përpoq të më mbyste. E shtyva. Ai ra përtokë dhe mbeti i palëvizshëm. Shkova në kuzhinë dhe mora një thikë. Po çmendesha. Nuk mbaj mend saktësisht çfarë bëra. Papritmas, kishte gjak kudo”.
    Më tej ka telefonuar edhe tre bashkëpunëtorët e saj për të zhdukur trupin dhe gjurmët.

  • Intervista/ Pas aferave të firmosura nga Balluku, fshihet Rama”, Meta: Epidemia Soros ka sjellë nivel të lartë degradimi

    Intervista/ Pas aferave të firmosura nga Balluku, fshihet Rama”, Meta: Epidemia Soros ka sjellë nivel të lartë degradimi

    “Pas aferave të firmosura nga Balluku, fshihet Rama”, Meta: Epidemia Soros ka sjellë nivel të lartë degradimi
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.
    Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama. Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave.
    Intervista:
    Pyetje: Z. Meta, si e konsideroni kërkesën e Qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO, për pezullimin e Znj. Belinda Balluku nga Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë?
    Meta: Vetëm si vetëmbrojtje personale për të ardhmen e tij nga Edi Rama.
    Fakti që zonja Balluku është marrë e pandehur zyrtarisht nga vetë SPAK-u i Ramës për vepra të dyshuara në ministrinë e saj, do kërkonte një zgjidhje politike ose nga Znj. Balluku përmes dorëheqjes deri sa të përfundonte gjykimi, ose përmes lirimit nga detyra të saj nga vetë Kryeministri, krijuesi i SPAK-ut me 69 vota.
    Fakti që Znj. Balluku nuk ka dhënë dorëheqjen, supozoj se lidhet me bindjen e saj se regjizori i vërtetë i tenderave të paracaktuar, që nga Tuneli i Llogarasë pa ura e plot të tjerë, është vetë Edi Rama.
    Jo më kot ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj u shpreh për aferën e Tunelit të Llogarasë, se ky është rasti kur Rama ha kumbulla e dardha pas shpinës së Znj. Balluku.
    Dhe nuk duhet të harrojmë se Z. Ahmetaj ka qenë denoncuesi i parë i aferës së Tunelit të Llogarasë edhe si dëshmitar okular i takimit në Turqi, bashkë me Ramën dhe Znj. Balluku me kompaninë që do shpallej fituese.
    Pyetje: A tregon ky rast se SPAK-u i ka dalë nga kontrolli Ramës?
    Meta: Absolutisht jo.
    Sot Rama ka 83 (+3) mandate vetëm falë keqpërdorimit të SPAK-ut kundër liderave të opozitës, por edhe mosveprimit ndaj krimit zgjedhor dhe krimit të organizuar, dy shtyllave ku mbështetet ky Narkoregjimi.
    Për Ramën paprekshmëria e tij personale dhe e këtyre dy shtyllave që garantojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve janë vendimtare.
    Lidhur me emra të veçantë si Saimiri, Erjoni, Arbeni, Belinda, etj. as nuk i bëhet vonë fare, se ai ka natyrën e akrepit që e ka ves dhe kënaqësi të thumbojë pabesisht cilindo që i rri pranë dhe i shërben.
    Edhe ato çështje të krimit të organizuar që kanë përparuar, janë kryesisht meritë e partnerëve europianë, të cilët i kanë nisur për të mbrojtur interesat e tyre së pari.
    Kjo është edhe arsyeja përse tani kërkojnë nga Shqipëria pjesën e tyre të parave që janë investuar në Shqipëri nga krimi i organizuar.
    Fakti që 250 fletë-arreste flenë në sirtarët e SPAK-ut dhe Narkopolicisë, tregon qartë sundimin e krimit dhe jo të ligjit në këtë vend.
    Meta ka komentuar edhe deklaratat e Komisioneres Kos për zgjedhjet e manipuluara të 11 majit. “Epidemia Soros ka sjellë një nivel të lartë degradimi dhe korruptimi në institucionet e BE”, është shprehur Meta.
    Pyetje: Së fundi, Komisionerja për Zgjerimin, Znj. Kos, jo vetëm lavdëroi Shqipërinë për çeljen e kapitujve, por dhe vlerësoi maksimalisht zgjedhjet e 11 Majit, ndryshe nga raporti i OSBE-ODIHR-it. Si e komentoni?

  • Meta shpërthen nga burgu: Pas çdo afere korruptive të Ballukut qëndron Rama!

    Meta shpërthen nga burgu: Pas çdo afere korruptive të Ballukut qëndron Rama!

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut.
    Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama. Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave.
    Intervista:
    Pyetje: Z. Meta, si e konsideroni kërkesën e Qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO, për pezullimin e Znj. Belinda Balluku nga Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë?
    Meta: Vetëm si vetëmbrojtje personale për të ardhmen e tij nga Edi Rama.
    Fakti që zonja Balluku është marrë e pandehur zyrtarisht nga vetë SPAK-u i Ramës për vepra të dyshuara në ministrinë e saj, do kërkonte një zgjidhje politike ose nga Znj. Balluku përmes dorëheqjes deri sa të përfundonte gjykimi, ose përmes lirimit nga detyra të saj nga vetë Kryeministri, krijuesi i SPAK-ut me 69 vota.
    Fakti që Znj. Balluku nuk ka dhënë dorëheqjen, supozoj se lidhet me bindjen e saj se regjizori i vërtetë i tenderave të paracaktuar, që nga Tuneli i Llogarasë pa ura e plot të tjerë, është vetë Edi Rama.
    Jo më kot ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj u shpreh për aferën e Tunelit të Llogarasë, se ky është rasti kur Rama ha kumbulla e dardha pas shpinës së Znj. Balluku.
    Dhe nuk duhet të harrojmë se Z. Ahmetaj ka qenë denoncuesi i parë i aferës së Tunelit të Llogarasë edhe si dëshmitar okular i takimit në Turqi, bashkë me Ramën dhe Znj. Balluku me kompaninë që do shpallej fituese.
    Pyetje: A tregon ky rast se SPAK-u i ka dalë nga kontrolli Ramës?
    Meta: Absolutisht jo.
    Sot Rama ka 83 (+3) mandate vetëm falë keqpërdorimit të SPAK-ut kundër liderave të opozitës, por edhe mosveprimit ndaj krimit zgjedhor dhe krimit të organizuar, dy shtyllave ku mbështetet ky Narkoregjimi.
    Për Ramën paprekshmëria e tij personale dhe e këtyre dy shtyllave që garantojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve janë vendimtare.
    Lidhur me emra të veçantë si Saimiri, Erjoni, Arbeni, Belinda, etj. as nuk i bëhet vonë fare, se ai ka natyrën e akrepit që e ka ves dhe kënaqësi të thumbojë pabesisht cilindo që i rri pranë dhe i shërben.
    Edhe ato çështje të krimit të organizuar që kanë përparuar, janë kryesisht meritë e partnerëve europianë, të cilët i kanë nisur për të mbrojtur interesat e tyre së pari.
    Kjo është edhe arsyeja përse tani kërkojnë nga Shqipëria pjesën e tyre të parave që janë investuar në Shqipëri nga krimi i organizuar.
    Fakti që 250 fletë-arreste flenë në sirtarët e SPAK-ut  dhe Narkopolicisë, tregon qartë sundimin e krimit dhe jo të ligjit në këtë vend.
    Meta ka komentuar edhe deklaratat e Komisioneres Kos për zgjedhjet e manipuluara të 11 majit. “Epidemia Soros ka sjellë një nivel të lartë degradimi dhe korruptimi në institucionet e BE”, është shprehur Meta.
    Pyetje: Së fundi, Komisionerja për Zgjerimin, Znj. Kos, jo vetëm lavdëroi Shqipërinë për çeljen e kapitujve, por dhe vlerësoi maksimalisht zgjedhjet e 11 Majit, ndryshe nga raporti i OSBE-ODIHR-it. Si e komentoni?

    Meta: Para një dekade një politikan i madh italian më ka thënë se dikur punët shkonin mirë në botë se SHBA kishte fuqinë dhe Evropa kishte trurin dhe burra të mëdhenj shteti.
    Unë kam patur fatin të punoj me shumë  prej tyre.
    Por dua t’ju veçoj, nisur nga pyetja e juaj, një përvojë që kam patur me Z. Chris Patten, i cili ka qenë Komisioneri edhe për zgjerimin i BE.
    Takimet me të ishin shumë të vështira, sepse jo vetëm niveli i përgatitjes së tij për çështjet konkrete ishte shumë i kualifikuar, i saktë dhe konkret, por edhe integriteti i tij ishte shumë i lartë.
    Në përpjekje për të zbutur qëndrimet e tij ndaj disa fenomeneve shqetësuese një politikan i lartë i kishte shprehur bujarinë për t’i ofruar mundësinë që të kishte ndonjë vilë në jug të Shqipërisë meqenëse ai ishte shprehur me superlativë për bukuritë e bregdetit tonë.
    Një diplomat i yni që merrej me integrimin më thotë mua që janë keq punët se është ndjerë i fyer Z. Patten, i cili i kishte thënë ekipit të tij se a nuk e dinte ai politikani shqiptar  se Chris Patten kishte qenë guvernatori i Hong Kongut?
    Tani kohët kanë ndryshuar shumë dhe kriteret e Kopenhagenit përmenden përherë e më pak.
    Epidemia Soros ka sjellë një nivel të lartë degradimi dhe korruptimi në institucionet evropiane fatkeqësisht.
    Sorosifikimi i të majtës evropiane është një proces i përmbyllur, por fatkeqësisht tentakulat e tij janë shtrirë edhe më gjerë, duke minuar parimet mbi të cilat u themelua Evropa e Bashkuar.
    Besoj se e keni ndjekur reagimin e BE ndaj planit të Presidentit Tramp për paqen në Ukrainë së fundmi.
    BE deklaroi me forcë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës dhe pse një pjesë e madhe sot  e saj është e pushtuar dhunshëm nga Rusia.
    Pra BE, me të drejtë, kërkon mosndryshimin e kufijve dhe ne jemi dakord me këtë.
    Pyetje: Por, nga nisi ideja për ndryshimin e kufijve të Kosovës, e cila është në zemër të vetë BE?
    Meta: Nuk besoj se keni harruar se kjo nisi fatkeqësisht nga Brukseli, ku u bënë edhe negociata për një kohë të gjatë, derisa lançimi publik i tyre tronditi kancelaritë kryesore në Berlin, Londër etj.
    Natyrisht që kjo ide ishte e sponsorizuar nga Soros dhe fondacioni i tij në Serbi.
    Kishte detajuar dhe projektin përkatës bashkë me studimin e fizibilitetit. Apo harruat?
    Ndërsa negociatorja e ndryshimit të kufijve tani vjen në Tiranë e jep leksione për Europën e Bashkuar!
    Është kjo BE, që nën ndikimin e Sorosit, imponoi ndryshime Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut për të garantuar zgjedhje të ndershme përmes garantimit të Qeverisë Teknike, 100 ditë para mbajtjes së tyre.
    Ndërsa këtu, në mes të ditës, përmbysin edhe raportin e OSBE-ODIHR-it.
    Por ky nuk është më problemi ynë, pra standardet e dyfishta të BE.
    Problemi ynë është madhor dhe ekzistencial si shoqëri, si shtet, por edhe si komb.
    A do të jetojmë të lirë dhe si shqiptarë të vërtetë me dinjitetin tonë njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar, apo do tregojmë se e meritojmë këtë Qeveri kuislinge të Xhorxh Sorosit, e cila guxoi të miratojë me 77 kukullat e saj edhe ligjin antifamilje.
    Unë jam i bindur se e ardhmja u përket guximtarëve dhe patriotëve dhe jo mercenarëve shqipfolës.
    Asnjëherë gjërat nuk kanë qenë dhe janë të lehta për patriotët por ata janë të tillë sepse janë të pathyeshëm, të papërkulshëm dhe të paepur për të sakrifikuar për idetë dhe idealet e tyre, që janë të pavdekshme.
    Nuk ka pushtet të përjetshëm, por ka ide të përjetshme siç është Shqipëria e lirë dhe sovrane.