Tag: kriminaliteti

  • Koçiu: Është ulur kriminaliteti, qytetarët kanë krijuar më shumë besim për Policinë e Shtetit

    Koçiu: Është ulur kriminaliteti, qytetarët kanë krijuar më shumë besim për Policinë e Shtetit

    “Kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë”. Kështu ka deklaruar ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa shton sot qytetarët shqiptarë ndihen më të sigurt kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit.
    “Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë.
    Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.

    Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend.
    Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes”, tha Koçiu.
    Ministrja tregon se gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme të aksidenteve pavarësisht rritjes së përdorimit të automjeteve në rrugë.
    Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë., Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu./vizionplus.tv

  • Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

    Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

    Deputeti Arjan Ndoja ka reaguar pas raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në Kuvend, duke ngritur disa shqetësime që, sipas tij kanë interes publik.

    Në fjalën e tij, Ndoja theksoi se në një vend ku shpopullimi po rritet ndjeshëm, kriminaliteti është shtuar me 30 deri në 32 për qind, çka, sipas tij, tregon ose për një rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose për përkeqësim të situatës kriminale si pasojë e politikave qeverisëse.

    Ai vlerësoi qëndrimin e Çelës për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal, por paralajmëroi se vendi po shkon “nga parimi i humanizmit drejt një karakteri hakmarrës”, duke reflektuar një klimë të dhunshme që po prek çdo segment të shoqërisë.

    Ndoja u ndal edhe te kushtet e punës për magjistratët, duke theksuar se prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të presin deri në vitin 2030 për përmirësim të kushteve nga qeveria.
    Sipas tij, reformat në drejtësi duhet të shërbejnë për qytetarët dhe jo të pengohen nga mungesa e mbështetjes institucionale.

    Arjan Ndoja: I nderuar Prokurori i Përgjithshëm, ju faleminderit për raportimin.

    Nga pyetjet e mia, më dolën disa përgjigje që kanë shumë interes për publikun.

    E para në një vend ku shpopullimi ka arritur në nivele shumë të larta, është rritur kriminaliteti me 30-32%, që është shumë skandaloze dhe këtë duhet ta dinë shqiptarët.

    Pra, ose kemi rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose kemi rritje të krimit për shkak të kësaj politike qeverisëse që po udhëheq vendin.

    E dyta, falënderoj që ke mbajtur një qëndrim korrekt për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal. Pra nga parimi i humanizmit ne po shkojmë drejt karakterit hakmarrës. Pra psikologjia e dhunës për të kapur çdo segment e sektor të shoqërisë me qëllim që mbretërimi të jetë i qetë përgjatë këtij kalvari të gjatë dhimbjesh që po kalon shtetit dhe popullsia shqiptare me këtë sistem qeverisës.

    E treta, më vjen mirë që edhe qëndrimi juaj në lidhje me kushtet e punës së magjistratëve shkon në koherencë me realitetin, nevojat e magjistratëve. E vetja pjesë që nuk dakordësohem është se, prokurorët shqiptarë nuk mund të presin vitin 2030 deri sa të ju plotësohen kushtet nga qeveria. Pra nëse ne bëjmë një reformë, duam që kjo reformë të shkojë në favor të qytetarëve.

    Nëse nuk i krijojnë kushte, institucioneve, solemnitet prokurorëve, gjyqtarëve kjo e bë të pamundur ushtrimin e të drejtave të tyre.

    E fundit edhe për kolegët, ju sot jeni vetëm lajmëtar, pasqyrues i statistikave të prokurorive të rretheve. Pra ju nuk kemi asnjë kompentencë, siç e tha pak më parë edhe kryetari i PD, ju sot ne mund të ju sugjerojmë vetëm krijimin e udhëzimeve të cilat nuk kanë karakter detyrues, por vetëm orientim për qytetarët.

    Kjo është baza ligjore, kompetencat që ju kemi dhënë.