Tag: kriminal

  • Ekzekutimi i Fatbardh Lici, SPAK dërgon për gjykim në Gjykatën e Posaçme si të akuzuar 5 persona…

    Ekzekutimi i Fatbardh Lici, SPAK dërgon për gjykim në Gjykatën e Posaçme si të akuzuar 5 persona…

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve:
    Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
    Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
    Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
    Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
    Rrethanat e ngjarjes
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”,“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,  “Mbajtja pa leje prodhimi armëve lëndëve shpërthyese e municionit”  dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal.
    Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.
    Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.
    Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.
    Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.
    Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes. /Njoftim për mediat i SPAK/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Berisha: Vendimi i gjykatës për pezullimin e Lubisë, i bazuar në ligj. Gjykata duhej të pezullonte edhe Ramën

    Berisha: Vendimi i gjykatës për pezullimin e Lubisë, i bazuar në ligj. Gjykata duhej të pezullonte edhe Ramën

    Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar në konferencën me gazetarët vendimin e gjykatës për pezullimin e Lubisë, duke theksuar se ai është i bazuar në ligj dhe se nuk ka shkelur asnjë kompetencë proceduriale.

    Berisha argumenton se, në të njëjtën linjë, gjykata duhej të pezullonte edhe kryeministrin Edi Rama, duke denoncuar, sipas tij, veprime të përbashkëta të një grupi që përfshin zyrtarë të lartë dhe drejtues të institucioneve, të cilët sipas tij nuk janë kualifikuar si “grup i strukturuar kriminal”. Ai nënvizon se kërkesa për pezullim për Lubinë është ushtrim i plotë i kompetencës ligjore dhe reflektim i kuadrit të ri ligjor të Republikës së Shqipërisë.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: 

    Së pari, dua të garantoj çdo shqiptar dhe unë do të dal para jush të ua faktoj se Gjykata speciale dhe prokuroria në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj, me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra. 

    Po, ato kanë shkelur me dy këmbët ligjin, në moskualifikimin e veprës ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ndryshimin e urdhër-arrestimit për Lubi Ballukun, që po vazhdon të prishë prova në bashkëpunim me aparatin e Këshillit të Ministrave, ditë e natë, sipas burimeve anonime. 
    Kjo është e vërteta. 
    Ata që marrin në mbrojtje, ata që pretendojnë se, po ndërhyhet në pushtetet e njëri-tjetrit, ata janë të paritur. Lubia e bëri një gjë të re. A e kishit dëgjuar ndonjëherë fjalën paritur? Kurrë. Parite i thotë atij biznesmenit. Parite, urdhëri i saj. Dmth laje në flori, laje me para. Parite atë. 
    E futi një term në gjuhën shqipe që nuk ishte më parë. Nuk mund ta mohojmë ne këtë. 
    Prokuroria nuk mund të kishte absolutisht asnjë devijim nga kualifikimi i tyre grup i strukturuar kriminal. 
    Kanë vepruar së bashku, Balluku, Edi Rama, Ervis Berberi, Gjyli e stërgjyli, e çfarë janë dhe ato zonjat, kryetare të KVO-së e me radhë. Ata kanë qenë një grup. Se si mbahen të gjithë të pandehur dhe nuk kualifikohen grup i strukturuar kriminal apo organizatë kriminale, atë unë nuk mund ta them.  
    Pra, për ta mbyllur. Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale. 
    Ata që përpiqen, vetë ideja se ka marrë pushtetin e kryeministrit, i them atij hajduti, je ti që ke vjedhur paratë, por atyre mirë ua bënë që nuk lëshuan edhe ndaj teje, të njëjtin urdhër si ndaj Lubisë. 
    Ç’kompetencë ka marrë? Kompetenca jote qenka për të mbrojtur hajdutët.
    Kompetenca jote qenka për të shfrytëzuar postin për të vjedhur paratë e qytetarëve, siç ke vjedhur. Pra se çfarë do të vendosin, unë i kam shprehur konsideratat e mia për atë gjykatë, nuk dua të shkoj më tutje. 
    Por akti i parë për mendimin tim, që gjykata duhej të bënte ishte të refuzonte shqyrtimin e kërkesës sepse ai vendim është në përputhje të plotë ligjore me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Madje me kuadrin e ri ligjor të Republikës së Shqipërisë. 

  • Metamorfoza 2/ GJKKO dënon me 66 vite Dedan Gjonin dhe 5 të tjerët

    Metamorfoza 2/ GJKKO dënon me 66 vite Dedan Gjonin dhe 5 të tjerët

    GJKKO ka dhënë 66 vite burg për të përfshirët e dosjes “Metamorfoza 2”. Ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni, dhe 5 të tjerët Ismail Zeneli, Bujar Ajeti (Gremizi), Adrian Cenaj (Dedja), Besmir Murati dhe Albert Prenga, janë shpallur fajtorë për sigurim kushtesh në tentativën për të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, si dhe armëmbajtje pa leje.
    Më konkretisht, ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni është dënuar me 12 vite burg për veprat penale për sigurim kushtesh për vrasje, grup i strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe shpërdorim detyre. Nga gjykimi i shkurtuar, ulet në 8 vite burg.
    Ismail Zeneli është dënuar me 15 vite burgim për veprat penale sigurim kushtesh për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 10 vite burg, do të qëndrojë në burg të sigurisë së lartë.
    Esmir Murati është dënuar me 12 vite për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, por i ulet në 8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Albert Prenga dënohet gjithashtu me 12 vite, por i ulet në 8 vjet.
    Bujar Ajeti (Gremizi) është dënuar me 9 vite burg për veprat penale sigurim kushtesh për vrasje, përkrahja e autorit të krimit, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Përfundimisht, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 6 vite burg në një burg të sigurisë së lartë.
    Adrian Cenaj (Dedja) dënohet me 6 vite, por me gjykim të shkurtuar, i zbresin në 4 vite për akuzat e sigurimit të kushteve për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Albert Prenga dënohet gjithashtu me 12 vite për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, por i ulet në 8 vjet.
    Të gjithë të dënuarit u shpallën fajtorë për sigurimin e kushteve për vrasjen e vëllezërve Nela dhe trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt BE-së. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në burgje me siguri të lartë.
    Gjykata gjithashtu ka vendosur rikthimin e sendeve dhe automjeteve të sekuestruara si provë materiale. Bujar Ajetit i kthehen tre telefona dhe automjeti që iu sekuestrua. Vendosi konfiskimin e një automjeti tip Mercedez Benz dhe tre telefonave të Adrian Cenajt. Bujar Ajetit i konfiskohen një pistoletë, armë gjahu, telefona dhe kalojnë në favor të shtetit. GJKKO urdhëroi gjithashtu konfiskimin e një llogarie bankare me vlerë 77 998 euro si dhe një celular. Ndërsa Dedan Gjonit i konfiskohen një armë zjarri që iu sekuestrua më herët, dyu krehëra pistolete, si edhe një dokument për autorizimin e mbajtjes së armës së zjarrit në banesë.
    DËNIMET 
    Dedan Gjoni – 8 vite burgIsmail Zeneli – 10 vite burgBesmir Murati – 8 vite burgBujar Ajeti – 6 vite burgAdrian Cenaj – 4 vite  burgAlbert Prenga  – 8 vite burg

  • Furnizuan BE me drogë, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 anëtarët e grupit kriminal

    Furnizuan BE me drogë, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 anëtarët e grupit kriminal

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) dënoi me 161 vite e 6 muaj burg 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes voluminoze “Flakë në Det”, me drejtues kryesor Gëzim Çelajn. Por, të gjithë të pandehurit e dënuar përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke çuar totalin në vetëm 109 vite e 1 muaj burg. Dënimit më të lartë e pati Gëzim Çelaj, me 10 vite burg, ndërsa ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, me 8 vite. Në gusht 2023, operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane të Guardia di Finanza-s, bëri të mundur të arrestoheshin 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas në tentativë për të shkëmbyer drogë në det të hapur.
    Sapo panë policinë, drogën e hodhën në det dhe dogjën mjetin lundrues. Pas këtij operacioni të parë, u sekuestruan disa celularë të cilët sollën një të dytë disa muaj më vonë, me të arrestuar të tjerë. U provua përfshirja e Gëzim Çelajt edhe të shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që dyshohet se ndihmoi “Baronin e Drogës” për të lëvizur me makinë. Metaj u arrestua në tetor 2023, ndërsa Gëzim Çela u kap në Kosovë në dhjetor të atij viti dhe u ekstradua në Shqipëri.
    Emrat dhe akuzat

    Arlind Ismajlukaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 9 vite e 4 muaj burgim
    Gezim Çelaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 10 vjet burgim
    Nerim Çela – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – 8 vite e 4 muaj burgim
    Armando Mema – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Dritan Metaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Ben Dalipaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Besnik Brokeri – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Alket Deda (alias Dritan Deda) – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Selami Lushkaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Ksenofon Bodo – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Kyrylo Ponomarenko – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Kostiantyn Biellon – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim
    Armando Papa – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – 8 vite burgim

  • Rrezikon 30 vite burg/ Vihet në pranga shqiptari i kërkuar nga SPAK, pritet ekstradimi i tij nga Spanja

    Rrezikon 30 vite burg/ Vihet në pranga shqiptari i kërkuar nga SPAK, pritet ekstradimi i tij nga Spanja

    Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.

    Ai ishte duke u fshehur jashtë vendit për t’iu shmangur një dënimi që mund të arrinte deri në 30 vite burg.
    Sipas mediave spanjolle, arrestimi u bë pasi i dyshuari kishte dokumente të falsifikuara, duke u regjistruar si qytetar kroat.
    Kontrolli i të dhënave zbuloi se ndaj tij ishte lëshuar një njoftim nga Interpoli që prej majit, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Autoritetet shqiptare raportojnë se i arrestuari ishte i përfshirë në një operacion trafiku droge të nisur në shtator 2020, ku komunikonte me trafikantë të njohur për një ngarkesë të destinuar për Itali.
    Ai akuzohet gjithashtu se paralajmëroi bashkëpunëtorët për një kontroll policor në banesën e tij, ku u sekuestruan 100 gram heroinë dhe pajisje për bllokimin e sinjalit.
    Megjithatë, dyshohet se ai kishte marrë masa për të fshehur drogën dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal. I arrestuari ndodhet aktualisht në pritje të procedurës së ekstradimit drejt Shqipërisë.

    Top Channel

  • EMRAT/ GJKKO jep dënimet për grupin kriminal të Gëzim Çelës! Sa vite burg do vuajë secili

    EMRAT/ GJKKO jep dënimet për grupin kriminal të Gëzim Çelës! Sa vite burg do vuajë secili

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë sot dënimin për anëtarët e grupit kriminal të të ashtuquajturit “Baroni i drogës”, Gëzim Çela.
    Dënimet janë dhënë për 14 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, ndërsa mes tyre janë edhe dy shtetas ukrainas që do bënin shkëmbimin e drogës në ujërat e Adriatikut.
    Dënimimet për 14 anëtarët e grupit:
    Arlind Ismajlukaj dënohet me 14 vjet burgim. Me gjykim te Shkurtuar i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 vite e 4 muaj burgim.
    Arlind Ismajlukaj – 9 vite e 4 muaj burg (pas zbritjes së 1/3 së dënimit)
    Gezim Çelaj – 10 vite burg
    Nerim Çela – 8 vite e 4 muaj burg
    Armando Mema – 8 vite burg
    Dritan Metaj – 8 vite burg
    Ben Dalipaj – 8 vite burg
    Besnik Brokeri – 8 vite burg
    Alket Deda (alias Dritan Deda) – 8 vite burg
    Selami Lushkaj – 8 vite burg
    Ksenofon Bodo – 8 vite burg
    Kyrylo Ponomarenko – 8 vite burg
    Kostiantyn Biellon – 8 vite burg
    Armando Papa – 8 vite burg
    Sipas hetimeve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismajlukaj, ndërsa 12 pjesëtarët e bandës kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.

  • “Flakë në det”, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 personat e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

    “Flakë në det”, GJKKO dënon me 161 vite burg 13 personat e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 161 vite e 6 muaj burg 13 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.
    Të dënuarit janë Arlind Ismajlukaj, Gezim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda (alias Dritan Deda), Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa.
    Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar ku në total janë dënuar me 109 vite e 1 muaj burg.

    vijon…

  • Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet fieraku me dy identitete

    Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet fieraku me dy identitete

    Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
    Bëhet fjalë për shtetasin, Elvis Ziu alias Renato Ziu, 43 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, më 1 shtator të këtij viti i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

  • Emri/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 43-vjeçari në Fier

    Emri/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 43-vjeçari në Fier

    Arrestohet në Fier një shtetas 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

    Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe u finalizua nën emrin “Operacionalja 74”.
    I ndaluari, Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, e cila më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat:
    Trafikim i lëndëve narkotike
    Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal
    Pas lokalizimit dhe kapjes së tij, 43-vjeçari u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, ka nisur tashmë procedurat e ekstradimit.

    Top Channel

  • Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

    Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

    Kapet në Fier me qëllim ekstradimin në Itali një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
    Policia finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi: Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.