Tag: kriminal

  • ‘Rrëmbim kriminal në mes të natës’/ Blushi: Dhuna brutale e pajustifikuar e banditëve me uniformë

    ‘Rrëmbim kriminal në mes të natës’/ Blushi: Dhuna brutale e pajustifikuar e banditëve me uniformë

    Sekretari i Përgjithëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet e tij sociale në lidhje me rrëmbimin e Kryetarit të Ballit Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi. 

     Në rrjetet sociale bashkangjitur me videon Blushi shprehet se ky është një rrëmbim kriminal dhe dhunë e pajustifikuar e banditëve me uniformë të Narkopolicisë.

    Reagimi i plotë:

    Rrëmbimi kriminal në mes të natës dhe dhuna brutale e pajustifikuar e banditëve me uniformë të Narkopolicisë ndaj Kryetarit të Ballit Kombëtar, Z. Adriatik Alimadhi është vijim i represionit mafioz shtetëror të urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama ndaj drejtuesve të opozitës.
    Dënojmë me forcën më të madhe këtë akt shumë të rëndë, një tjetër atentat politik ndaj pluralizimit politik dhe dëshmi e panikut të thellë e përpëlitjeve të fundit të Narkoshtetit që po shkërmoqet.
    Ta shndërrojmë 11 Majin në ditën e Fitores Madhështore të Lirisë mbi Tiraninë që po jep shpirt!

  • “Një kërcënim serioz’, Alibeaj kritikon qeverinë për heshtjen pas hakimit të e-maileve të SPAK: Heshtja e Ramës dhe..

    “Një kërcënim serioz’, Alibeaj kritikon qeverinë për heshtjen pas hakimit të e-maileve të SPAK: Heshtja e Ramës dhe..

    Hakimi i e-maileve të prokurorëve të SPAK, mes tyre edhe tentativa ndaj kreut Altin Dumani, është skandali më i madh shtetëror i ndodhur ndonjëherë.
    Kështu e cilësoi deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht kreu i ‘Djathtas 1912’ ngjarjen e fundit të ndodhur dhe që është bërë publike në media.
    Me një video-postim në llogarinë e tij personale në rrjetin socoal Facebook, ligjvënësi kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave për transparencë, marrje të masave dhe ndëshkim të autorëve. Por ai kërkoi gjithashtu reagimin e drejtuesve të shtetit publikisht, si dhe gjetjen e mendjes kriminale që organizoi këtë krim me autorët e arrestuar.“Kush është bashkëfajtori?!”, pyet deputeti, i cili këto zgjedhje të 11 majit do të kandidojë nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”.
    Alibeaj inkurajoi SPAK-un që të shkojë “deri te koka e grupit kriminal”.
    Video-Postimi i Enkelejd Alibeaj në Facebook:
    “Lajmi për hakimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK-ut, mes tyre edhe kreut Altin Dumani, është skandai me përmasa më i madhi i ndodhur ndonjëhëerë. Një kërcënim serioz për Drejtësinë dhe për Sigurinë Kombëtare. Një tregues i kapjes së institucioneve nga elementë të korruptuar dhe kriminalë.
    Përfshirja e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë në formën e grupit të strukturuar kriminal, tregon se kërcënimi vjen nga brenda shtetit. Fal SPAK sulmi është neutralizuar në kohë. Por qeveria nuk mund të hesht apo të justifikohet. Duhet transparencë, ndëshkimi i përgjegjësve dhe masa urgjente për të mbrojtur institucionet e drejtësisë nga sulmet kriminale.
    Sot Edi Rama dhe Fatmir Xhafa u mburrën për reformën e tyre të Komisionit Antikorrupsion, por heshtën për këtë skandal. Sot, ata të dy së paku, kanë detyrimin ligjor të shprehen dhe të marrin pozicion publik mbi këtë skandal shtetëror.
    Heshtja e tyre dhe çdo përpjekje për ta relativizuar këtë ngjarje është bashkëpunim me ata që minojnë drejtësinë dhe shtetin e të drejtës. Sulmi i vërtetë u neutralizua, ekzekutorët janë kapur, por mendja që e organizoi është ende në liri. Ndaj inkurajoj SPAK që të shkojë te koka e grupit kriminal, sa më shpejt!”.

  • Plagoset me armë shqiptari në Itali

    Plagoset me armë shqiptari në Itali

    Një shqiptar është plagosur me armë në Itali. I riu është qëlluar nga partneri i tij në biznes, teksa të dy dyshohen se janë anëtarë të një klani kriminal në zonën e Napolit, të përfshirë në narkotrafik.
    Policia italiane informoi se i arrestoi të dy personat, të riun e plagosur, që mashtroi në dëshmi duke denoncuar plagosjen në grabitje dhe autorin që e qëlloi në përpjekje për ta vrarë.
    Ngjarja e denoncuar si plagosje në grabitje nuk rezultoi e tillë pas hetimeve, por rezultat i një konflikti me një anëtar të grupit kriminal të lidhur me klanin Mallardo, në kulmin e një përleshjeje për borxhet e drogës.

    I riu ishte plagosur rëndë nga tre të shtëna arme sipas mjekëve. I riu gjatë dëshmisë së parë u tha oficerëve se ngjarja ndodhi në një grabitje të dhunshme afër qendrës së Napolit.
    /vizionplus.tv

  • Akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash për Bujar Shegën, vendimi do të merret të premten

    Akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash për Bujar Shegën, vendimi do të merret të premten

    Masa e sigurisë “arrest me burg” për Bujar Shegën është shtyrë për ditën e premte, 4 Prill 2025, në orën 14:00.
    52-vjeçari Bujar Shega i konsideruar si “truri” financiar i grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan, u ekstradua këtë të enjte nga Italia. Ai akuzohet nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Dyshohet se Bujar Shega pastronte paratë e grupit të Suel Çelës përmes dy kompanive të tij të pastrimit në qytetin Elbasan.
    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
     
     
     

  • EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash, ekstradohet nga Italia anëtari i bandës së Suel Çelës

    EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash, ekstradohet nga Italia anëtari i bandës së Suel Çelës

    Ekstradohet nga Milano, Italia, anëtari i bandës së Suel Çelës.

    Bëhet fjalë për shtetasin Bujar Shega, i njohur ndryshe si ‘truri financiar’ i bandës. Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.
    Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Njoftimi:
    Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias Bujar Shega, 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Top Channel

  • EMRAT/ “Skifterët” kapen mat! Shkatërrohet grupi kriminal në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

    EMRAT/ “Skifterët” kapen mat! Shkatërrohet grupi kriminal në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

    Policia ka finalizuar operacionin “Formacioni”, ku u shkatërrua një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje.

    Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë.

    Në pranga ranë Aleksandër Bushgjokaj 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”), Gani Lamaj 33 vjeç dhe Kriste Bushgjokaj 29 vjeç, të tre banues në Kamzë.

    Shtetasi Kriste Bushgjokaj u kap në flagrancë teksa drejtonte pa leje një automjet të marrë me qira, të cilin grupi e kishte përdorur për të kryer dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

    U shpallën në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë. Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi u identifikua dhe shtetasi A. R., i arrestuar më herët nga Policia për vjedhje.

    Nga hetimet e kryera, dyshohet se:

    •Më datë 27.03.2025, të 7 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash;
    •Më datë 28.03.2025, 6 prej këtyre shtetasve kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.

    Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijojnë hetimet për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup.

    Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
    Ish-gjyqtarja, që qëndron në qeli prej nëntorit 2024 kërkoi zbutje të masës “arrest në burg” për arsye shëndetësore.
    Fetah u izolua në qeli pas dyshimeve për “korrupsion” dhe favorizim të anëtarëve të një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.
    Në përgjimet e siguruara nga SPAK, rezultonte se Fetahu dhe vajza e saj mbanin lidhje me grupin kriminal të Suel Çelës, të cilëve u kishin bërë edhe favore në këmbim të parave e dhuratave.
    Masa “arrest në burg” ndaj saj u dha në një kohë që ish-gjyqtarja vuante një masë tjetër “arrest në shtëpi” për llogari të hetimit të SPAK ndaj vëllezërve Çopja.

  • Magazina me kanabis dhe “shtëpi bari”, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

    Magazina me kanabis dhe “shtëpi bari”, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

    Foto ilustruese

    SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që vepronte në lokacione të ndryshme në vend. Hetimet për grupin nisën në fund të grupit 2024, pasi autoritetet zbuluan disa aktivitete të dyshimta në një magazinë industriale në Cervera. Grupi kriminal u specializua në kultivimin e marijuanës dhe shpërndarjen në të gjithë Katalonjën. Më pas, grupi hetimor zbuloi një plantacion të dytë, në një magazinë në zonën e Manlleut.
    Në bastisjen e magazinës së parë, u arrestuan 4 persona, ndërsa u sekuestruan 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh, gati për të pasur një korrje të re. Magazina ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.
    Ndërsa, në magazinën e dytë u arrestua anëtari i pestë i grupit kriminal ku u sekuestruan 567 bimë marihuanë, dhe para. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.
    Por operacioni nuk mbaroi me kaq. Grupi hetimor kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretë në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, pesë persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë bimë marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.
    Të gjithë të arrestuarit, akuzohen për krime kundër shëndetit publik, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtar në grup kriminal. Duke pasur parasysh provat e shumta dhe natyrën e rrezikshme të grupit, gjyqtari caktoi masën arrest me burg për 10 shqiptarët./ZËRI

  • Spanja godet një grup kriminal shqiptar të drogës, 10 të arrestuar

    Spanja godet një grup kriminal shqiptar të drogës, 10 të arrestuar

    Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që kultivonte dhe shpërndante marijuanë në Katalonjë. Hetimi nisi vitin e kaluar kur policia katalanase zbuloi një plantacion në një magazinë industriale në Cervera, e më pas një tjetër në Manlleu.
    Gjatë operacioneve policore u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan 844 bimë marihuanë, 75 kg sytha gati për treg, 25 gramë kokainë dhe 10,900 euro para të gatshme. Vlera e drogës së kapur llogaritet rreth 482,500 euro.
    Gjithashtu, grupi kishte manipuluar instalimet elektrike për të shmangur faturimin. Pas paraqitjes në gjykatë, të gjithë të arrestuarit u urdhëruan të mbahen në burg, për shkak të provave të shumta dhe rrezikshmërisë së tyre.

  • U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro! Goditet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë, 5 të arrestuar

    U kapën me drogë me vlerë 500 mijë euro! Goditet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë, 5 të arrestuar

    kanabisi i sekuestruar

    SPANJË-Autoritetet spanjolle kanë “çmontuar” një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme, të cilët merreshin me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i specializuar në kultivimin e marijuanës dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Katalonjën. 
    Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.
    Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, u arrestua një anëtar i pestë i grupit dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë, së bashku menjë shumë parash cash. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.
    Por operacioni nuk mbaroi me kaq. Mossos kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretën në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, 5 persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro./ZËRI