Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 mars që të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ishte arrestuar në zyrë më 10 shkurt, me akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Veliaj, me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule, kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal.
Sipas gazetares Klodiana Lala, për këtë vendim gjykata ngre pretendimet se mes tyre krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal dhe këtë gjykata e ka bërë, e ka bërë edhe për drejtorët e “5D” dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
“Gjykata e Apelit në 140 e ca faqe ka dhënë argumetat dhe thotë se Erion Veliaj është ende në rolin e kryetarit të bashkisë dhe mund të dëmtojë provat. Më pas prokuroria dhe gjykata e ka konfirmuar, se ai ka bërë presion ndaj drejtësisë. Janë përdorur bisedat telefonike të Veliajt me vëllain dhe bashkëshorten, sipas të cilave ai dirigjonte sulmet ndaj drejtësisë duke u thënë, si në një bisedë me vëllain, që “të merren me ta me kuç e me maç”. Përdoret edhe rreziku i ikjes për shkak të pushtet që gëzon. Gjykata thotë që është i rrezikshëm sepse brenda qelisë ka orkestruar sulmet.
Gjykata në një nga pasazhet ngre pretendimet se mes tij, bashkëshortes dhe biznesmenit Elman Abule krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal. Nuk është e para herë që gjykata e ka bërë, e ka bërë për drejtorët e “5D”, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Gjykata e Apelit nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit. Më duket e paarsyeshme ky arsyetim i gjyqtarit Engert Pëllumbi, sepse i takon gjyqtarit Erion Bani.
Zoti Veliaj deri më tani nuk ka askuzë nga SPAK për grup të strukturuar kriminal”- tha Lala.
Tag: kriminal
-

“Të eliminohen me kuç e maç”, Lala trondit me dëshmi të reja: Ja çfarë fshihet pas bisedave që rëndojnë Veliajn
-

Trafiku i qenieve njerëzore/ Egjiptiani i arrestuar pjesë e grupit kriminal, dyshohet për emigrantë të trafikuar
Detaje të reja nga arrestimi në Durres i 49-vjeçari nga Egjipti, shtetasi Walid Elabd për trafik të qënieve njerëzore. Gjatë aksionit ndërkombëtar u arrestuan shtatë anëtarë kyç të rrjetit kriminal (dy në Itali, një në Gjermani, një në Shqipëri, një në Turqi dhe një në Oman) dhe një tjetër urdhër arresti u lëshua për një të dyshuar tashmë në paraburgim në Itali.
Hetimet zbuluan se kriminelët mbështeteshin kryesisht në kapitenët e anijeve egjiptianë për të transportuar emigrantë të parregullt nga Turqia në Itali dhe Greqi. Emigrantët që kalonin ilegalisht në Evropë paguanin deri në 10 000 euro për person për udhëtimin. Vlerësohet se janë bërë kalimet e mbi 3000 emigrantë të kontrabanduar nëpër Mesdhe, qarkullimi i rrjetit kriminal mund të vlerësohet të shkojë në dhjetëra milionë euro. Ky hetim nisi pas një incidenti në maj 2022, kur autoritetet italiane kapën një anije me vela në brigjet italiane. Anija e drejtuar nga ekuipazh egjiptianë, dyshohet se ishte nisur nga Turqia me 87 migrantë të parregullt të kombësisë afgane dhe siriane.
Autoritetet italiane zbuluan një sërë transportesh të ngjashme në rajone të ndryshme, të orkestruara nga i njëjti rrjet kriminal. Rrjeti kriminal egjiptian besohet se kishte qeliza në Turqi, Egjipt, Greqi dhe Itali, me anëtarë me detyra specifike. Këto detyra varionin nga rekrutimi i kapitenëve, komunikimi me migrantët e parregullt nëpërmjet mediave sociale dhe platformave të komunikimit si telegram, whatsap, transferimi i parave dhe sigurimi i akomodimit të përkohshëm përgjatë rrugës -

Dosja Veliaj/ Gjyqtari i Apelit të Posaçëm: Bashkëpunimi Veliaj-Xoxa-Abule, si një grup i strukturuar kriminal
Më 13 mars, gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.Sipas detajeve të reja që kanë dalë lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme, arsyetimi përfshin disa elemente të rëndësishme. Në këtë kontekst, gjykata thekson se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe Eman Bule kanë vepruar si një grup kriminal, duke përfituar të mira materiale.
Gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, që përkon me atë të një grupi të strukturuar kriminal, i rregulluar nga neni 28/4 i Kodit Penal. Kjo, sepse përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre individë), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (si pastrimi i pasurive të fituara nga veprat penale të korrupsionit), si dhe moskrijimit të grupit rastësisht, pasi veprimtaria kriminale është kryer në mënyrë të përsëritur dhe për një periudhë të gjatë kohore.
Megjithatë, gjykata shprehet se një formë e tillë bashkëpunimi ende nuk është atribuar këtyre personave në hetim dhe, për këtë arsye, nuk do të merret parasysh në këtë moment nga gjykata.
“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e nje bashkëpunimi te posaçëm, atij te grupit te strukturuar kriminal, i normuar nga neni 28/4 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre persona), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve te veprës penale te korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, per rjedhojë, nuk do të merret në konsideratë ne këtë moment nga giykata’’, thuhet në vendim. -

Takoheshin brenda një pularie që mos përgjoheshin! Goditet grupi kriminal në Itali, mes tyre dhe shqiptarë
Shkatërrohet një grup kriminal në Modena mes tyre dhe shqiptarë/ Policia zbulon se mbledhjet zhvilloheshin brenda një pularie
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në provincën e Modenës dhe Romës. Gjatë operacionit, u arrestuan 9 persona, 7 italianë dhe 2 shqiptarë, të cilët dyshohen se janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëmbajtje pa leje.
Hetimet ndaj grupit kriminal nisën prej vitit 2021 dhe anëtarët e grupit kriminal trafikonin drogë në Tivoli dhe Guidonia Montecelio, ku promotorët e shoqatës kishin zhvilluar një strukturë të rëndësishme logjistike për shitjen e lëndëve narkotike.
Përveç drogës, ata po ashtu shpërndanin dhe shisnin armë në këtë zonë. Vend tregtimi i tyre bëhej në zonën Favale di Tivoli, raportojnë mediat lokale.
Mes të arrestuarve është edhe një italiane 79-vjeçe, e cila kishte fshehur në shtëpinë e saj lëndë narkotike dhe shuma parash, që dyshohen se janë përfituar nga trafiku i drogës.
Por, ndryshe nga bandat e tjera kriminale, mbledhjet e tyre bëheshin në një kotec pulash, që konsiderohej një vend i sigurt për t’iu shmangur çdo përgjimi. -

Ekstardohen dy persona nga Gjermania e Italia, njëri dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka
PAMJE NGA EKSTRADIMI
TIRANË-Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Konkretisht nga Gjermania është rikthyer në atdhe, një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Flavoi Merkuri në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
Ndërkohë nga Itali është ekstraduar 50-vjeçari Ilia Ndoka, dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka, të cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ilia Ndoka akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.Sipas dosjes së SPAK, e koduar me emrin “Revanshi”, Ilia Ndoka në bashkëpunim me kunatin tjetër të Ndokës, Arian Tuku trafikonin jashtë shtetit lëndë narkotike. Në dosje është dokumentuar fakti që i arrestuari është personi përgjegjës për magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu, Ndoka del edhe si personi që fitimet nga shitja e drogës i dërgon në Shqipëri, ndërsa një pjesë tjetër e investonte në biznese të ligjshme në Itali.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.
Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.
Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”
1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. 18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./ZËRI -

Vjedhje dhe pastrim parash! Ekstardohen dy persona nga Gjermania e Italia (EMRAT)
PAMJE NGA EKSTRADIMI
TIRANË-Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Konkretisht nga Gjermania është rikthyer në atdhe, një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Flavoi Merkuri në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
Ndërkohë nga Itali është ekstraduar një 50-vjeçar, të cilit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ilia Ndoka akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.
Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.
Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”
1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. 18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./ZËRI -

I akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin Morina
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish- efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Morina, i cili u arrestua ditën e djeshme, u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit “Revanshi”.
“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK. Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.
Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020. -

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në hetim dy tutoret kineze! Grupi kriminal drejtohej nga Kina
Një tjetër rrjet prostitucioni është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në hetim janë vënë dy tutoret kineze. Pas një hetimi dy javor, blutë e qytetit bregdetar të Durrësit kanë arritur që të zbulojnë një banesë që merrej me qira nga dy kinezet për ushtrimin e prostitucionit. Ndaj tyre rëndojnë dy vepra penale, “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Po ashtu, në hetim janë vënë edhe 6 meshkuj nga Durrësit dhe Kruja, të cilët janë gjetur brenda në banesë në momentin e ndërhyrjes nga policia.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 3”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për veprat penale “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” për shtetaset kineze R. W, 54 vjeçe, X. X., 41 vjeçe. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetasve kineze”, informoi Policia e Durrësit.
Hetimet dyjavore kanë zbuluar se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që drejtohet nga Kina. Policia e Durrësit informonin se anëtarët e grupit, të gjithë kinezë, dyshohet se rekrutojnë vajza nga Kina dhe më pas i sjellin në vendin tonë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit. Skema është e njëjtë, grupi kriminal përdor faqe online ku “reklamojnë” vajzat dhe pasi sigurojnë klientët, i dërgojnë ata tek ambientet e marra me qira për të ushtruar prostitucionin.
“Po nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientët nëpërmjet faqeve online i dërgojnë klientit vendndodhjen. Blutë e Durrësit thonë se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal”, njoftoi policia.
Në kuadër të operacionit, “Storm 3″ u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 lekë, 440 euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke. -

Procedohen 2 kineze për prostitucion në Durrës dhe 6 shqiptarët që u gjetën me to

Prostitucion në shtëpinë e marrë qira nga dy kineze, kapen gjashtë shqiptarë
Një ‘fole’ prostitucioni u zbulua në zonën e Plazhit në Durrës.
Banesa, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit ishte marrë me qira nga dy shtetase kineze, 41-vjeçarja me iniciale X.X. dhe 54-vjeçarja me iniciale R.W.
Sipas hetimeve, rezulton se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve online i dërgojnë klientit vendndodhjen, njofton policia.
Uniformat blu kanë ndaluar dhe vënë nën hetim gjashtë shqiptarë, që u gjetën në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.Top Channel