Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha, nga SPAK, ka akuzuar këtë prokurori, se nuk heton aferat korruptive të Edi Ramës, që kapin shifrën e 630 milionë eurove, por përdoret për sulme ndaj opozitës. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme pas paraqitjes në këtë strukturë në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen “Partizani”, Berisha tha se SPAK duhet të merret me Ramën dhe kabinetin e tij, e jo me opozitën që deri më sot ka depozituar prova për korrupsionin qeveritar.
“Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve”, u shpreh Berisha, teksa përmendi nga ndër krimet qeveritare të Ramës dhe ministrave të tij.
Lideri i opozitës deklaroi se Kryeministri Edi Rama “do të shkojë tek Charles McGonigal. ‘Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Krim ndërkombëtar”.
“Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës. Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës”, tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar kualifikimin e dosjes së incineratorëve si skandal, pasi sipas tij prokurorët e Posaçëm e konsideruan vjedhjen si një kotec pulash, dhe jo si një nga aktet më të turpshme në histori. Sipas Berishës, edhe pse prova për këtë dosje ka pasur plot, për SPAK, kjo ishte një çështjes sikur u vodhën 10 mijë euro dhe jo 130 mln euro të taksapaguesve shqiptarë.
Tag: kriminal
-

Berisha në SPAK për masën e sigurisë: Skapi nuk heton aferat 630 mln euro të Ramës, por përdoret për të goditur opozitën
-

Ekskluzive/ Grupi kriminal hakeroi SPAK! Prokurorët kanë pyetur 72 persona, dy mbahen në burg
Deri më tani, SPAK ka marrë në pyetje si deklarues 72 shtetas për rrjedhjen e të dhënave të hakeruara nga tre email-e prokurorësh dhe që i dyshuari Arnold Rrokaj ia shpërndau të arrestuarit tjetër, Zambak Gjoni, një ish-zyrtar i burgjeve në vend.
Teksa të dy janë lënë në burg, Apeli pritet të shqyrtojë më 22 prill kërkesën e tyre, në një proces me dyer të mbyllura, ku sërish pritet të shqyrtohet urdhri i SPAK për mos publikim të të dhënave.
Të dy kërkojnë të lirohen, sepse thonë që vepra nuk është e rrezikshme dhe, po ashtu, ata nuk kanë rrezikshmëri. Diçka e tillë hidhet poshtë nga SPAK.
Top Channel disponon të dhëna se cilat janë informacionet e tërhequra nga email-et e tre prokurorëve, që dyshohet se nuk e kishin rinovuar password-in e email-eve, ndërkohë që kjo kleçkë është shfrytëzuar nga Rrokaj, një specialist pranë IMT, që besohet se mes të tjerash ka tërhequr edhe një dosje për evazion fiskal ndaj shtetasit Klodjan Allajbeu dhe dy të tjera ndaj dy ish-funksionarëve, nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Menjëherë sapo i ka përftuar këto të dhëna, Rrokaj ia ka përcjellë Gjonit duke i thënë “shiko çfarë gjeta”, ndërsa kur janë pyetur nga grupi i hetimit, Rrokaj ka këmbëngulur se hakeroi email-et nga kurioziteti. Kurse Zambak Gjoni ka insistuar se nuk e dinte rëndësinë e materialeve hetimore, një version që është hedhur poshtë nga SPAK, për sa kohë Gjoni është jurist dhe mban licencën e avokatit.
Kur hetimet po zhvillohen për tre vepra si: zbulimi i akteve sekrete dhe ndërhyrje në sistemin kompjuterik, secili nga dy të dyshuarit është shfaqur i penduar para gjykatës. Nuk dihet ende nëse ata do të flasin më tej.
SPAK po heton edhe për grup kriminal, për të zbuluar kush gjendet pas dy të arrestuarve.Top Channel
-

“Hajduti më i madh”, Këlliçi shpërthen në akuza të forta ndaj zyrtarit të PS:Gent Myrto vjedh toka dhe blen vota për PS
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, ka publikuar një video ku akuzon zyrtarin e PS, Gent Myrto, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
Ai e cilëson Myrton si hajdut tokash dhe e akuzon për blerje votash e intimidim të qytetarëve. Këlliçi thotë se kallëzimi ndaj tij është mbyllur nga SPAK.Belind Këlliçi: Kjo është një zonë që fjalët i do shkurt dhe në lule të ballit për të vërtetat e këtyre njerëzve. I bëj thirrje Gent Myrtos, do ta nis me Gent Myrton, hajdutin më të madh të tokave në Shqipëri. Nëse ka pasur një grup të strukturuar kriminal në Bashkinë 5D në Tiranë, ai grup është replikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë këtu në Vaqarr. Kryesohet nga Gent Myrto, njeriu që gjysmës së këtyre njerëzve këtu iu ka vjedhur tokat, njeriu që përdor 5 apo 6 familjarë, miq, të afërm, për të transferuar tokat në emër të tyre, për shitje, për të luajtur me gjakun e këtyre banorëve këtu të Tiranës.
Njeriu që e kemi denoncuar më 2021, për blerje votash, që vazhdon të blejë vota, që punon për PS-në i pashqetësuar, që SPAK ia mbylli hetimin, bazuar në kallëzimin që bëra unë në SPAK. Ai del së bashku me një tjetër person, Arian Popli, në zonën e Prushit, dalin e blejnë votat, intimidojnë qytetarët, për të mbajtur në këmbë Edi Ramën, që ka 12 vite që vjedh këta qytetarë, bashkë me Erion Veliajn, që shtëpitë e tërmetit ua shpronësoi pronarëve të tokave me çmim 4800 lekë të vjetra /metër katror, në një zonë, ku metri është së paku 100/120/150 euro. Ky grup kriminal ka në përbërje përveç Gent Myrtos, edhe Besmir Kolën e Pezës, edhe Xhavit Çekën e Ndroqit. Me të gjithë, ne do të merremi një më një. -

Policia spanjolle zbulon një poligon ilegal nëntokësor në Granada
Policia spanjolle ka zbuluar një poligon ilegal qitjeje, i ndodhur tre kate nën tokë në një shtëpi private në provincën jugore të Granadës. Zbulimi është bërë gjatë një operacioni të ndërmarrë kundër aktiviteteve të paligjshme të një grupi kriminal.
Sipas autoriteteve, thellësia e poligonit e bënte të pamundur që fqinjët të dëgjonin zhurmat e të shtënave, çka i kishte lejuar autorëve të vepronin për një kohë të gjatë pa u diktuar. Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar disa armë zjarri si dhe më shumë se 60,000 euro para të gatshme. Hetimet paraprake sugjerojnë se ky poligon përdorej për stërvitje të anëtarëve të rrjetit kriminal.
Ky është rasti i parë i dokumentuar në Spanjë ku një poligon i tillë nëntokësor është zbuluar dhe ndodhej nën kontrollin e një grupi kriminal. Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse rrjeti kishte lidhje edhe me aktivitete të tjera të paligjshme.
-

“Grupi 5D është rikrijuar në Vaqarr”, Këlliçi shpërthen ndaj PS: Hajdut tokash dhe votash
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në takimin elektoral në njësinë nr.15, ka denoncuar disa persona pranë PS që veprojnë në Vaqarr, duke i quajtur grup i strukturar kriminal.
Këlliçi tha se Gent Myrto është në krye të këtij grupi, ndaj të cilit SPAK mbylli hetimet në 2021 pas denoncimit të PD për vjedhje të votave.
Belind Këlliçi: Kjo është një zonë që fjalët i do shkurt dhe në lule të ballit, i bëj thirrje Gent Myrtos, hajdutit më të madh të tokave në Shqipëri.
Nëse ka patur një grup të strukturuar kriminal 5D ai grup është replikuar në mënyrë të drejtpërdrejt këtu në Vaqarr. Njeriu që përdor 5-6 familjarë miq të afërm për të transferuar tokat, për ti shitur. Njeriu që vijon të vjedhë vota, që vijon të punojë për PS i pashqetësuar, që SPAK ja mbylli hetimin në 2021 bazuar në denoncimin që unë bëra në SPAK, blejnë vota intimidojnë qytetarët, për të mbajtur në këmbë Edi Ramën. -

I akuzuar për drogë, SPAK dërgon për gjykim kreun e grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me nr. 26 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Mark Gilaj.
Mark Gilaj akuzohet per:
i. “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
iii. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe
iv. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 (njëmbëdhjetëmijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) bimë narkotike cannabis cattiva.Bimët, me lartësi 40 – 100 cm kanë qenë të mbjella në 3 parcela pranë njëra-tjetrës, në një sipërfaqe prej 6,956 m2. Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë të pandehurin Mark Gilaj.
Nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë.
Lidhur me këtë procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe nga analiza e provave të administruara ka rezultuar e provuar se i pandehuri Mark Gilaj ka ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike pa leje dhe autorizim sipas ligjit si dhe ka mbajtur pa leje armë zjarri dhe armë gjuetie, duke konsumuar elementët e veprave penale për të cilat është akuzuar, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 334/1, 333/a/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
Ky i pandehur ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 26 të vitit 2025, numërtimin si procedimet penale me nr. 26/1 të vitit 2025, dhe 26/2 të vitit 2025, si dhe vijimin e hetimeve rreth këtyre procedimeve.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. -

Mbolli mbi 11 mijë rrënjë kanabis, SPAK dërgon për gjykim kreun e grupit kriminal (Emri)
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim Mark Gilaj, i cili akuzohet si kreu i një grupi kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike.
Ai është marrë i pandehur për veprat penale“Kultivimi i bimëve narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal.
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.“Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 (njëmbëdhjetëmijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) bimë narkotike cannabis cattiva.
Bimët, me lartësi 40 – 100 cm kanë qenë të mbjella në 3 parcela pranë njëra-tjetrës, në një sipërfaqe prej 6,956 m2. Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë të pandehurin Mark Gilaj.
Nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë.
Lidhur me këtë procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe nga analiza e provave të administruara ka rezultuar e provuar se i pandehuri Mark Gilaj ka ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike pa leje dhe autorizim sipas ligjit si dhe ka mbajtur pa leje armë zjarri dhe armë gjuetie” – thuhet në njoftimin e SPAK.
Organi i akuzës bën me dije se Mark Gilaj ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
SPAK thotë se me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të Mark Gilajt proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 26 të vitit 2025, numërtimin si procedimet penale me nr. 26/1 të vitit 2025, dhe 26/2 të vitit 2025, si dhe vijimin e hetimeve rreth këtyre procedimeve. -

SPAK dërgon për gjykim Mark Gilaj/ I akuzuar për kultivim narkotikësh dhe drejtimin e një grupi kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Mark Gilaj. Ky i fundit i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, drejtimin e një “grupi të strukturuar kriminal”,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si edhe.“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Sipas SPAK, Gilaj ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me nr. 26 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit:
Mark Gilaj, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
i. “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
iii. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe
iv. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 (njëmbëdhjetëmijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) bimë narkotike cannabis cattiva. Bimët, me lartësi 40 – 100 cm kanë qenë të mbjella në 3 parcela pranë njëra-tjetrës, në një sipërfaqe prej 6,956 m2. Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë të pandehurin Mark Gilaj.
Nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë. Lidhur me këtë procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe nga analiza e provave të administruara ka rezultuar e provuar se i pandehuri Mark Gilaj ka ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike pa leje dhe autorizim sipas ligjit si dhe ka mbajtur pa leje armë zjarri dhe armë gjuetie, duke konsumuar elementët e veprave penale për të cilat është akuzuar, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 334/1, 333/a/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
Ky i pandehur ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 26 të vitit 2025, numërtimin si procedimet penale me nr. 26/1 të vitit 2025, dhe 26/2 të vitit 2025, si dhe vijimin e hetimeve rreth këtyre procedimeve. -

Mbolli mbi 11 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Mark Gilajn
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Mark Gilaj, i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë kultivimin e drogës, drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe mbajtjen pa leje të armëve.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj Gilajt rëndojnë akuzat për:
-Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal,
-Drejtim të grupit të strukturuar kriminal,
-Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak,
-Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.
Hetimet zbuluan se më 25 korrik 2024, në një sipërfaqe livadhi pranë fshatit Selcë të Malësisë së Madhe, u zbuluan 11,358 bimë narkotike të mbjella në tre parcela me një sipërfaqe totale prej 6,956 m². Bimët e llojit Cannabis cattiva kishin një lartësi nga 40 deri në 100 cm.
Gjatë kontrollit, policia arrestoi në flagrancë Gilajn dhe, në një kasolle të ndërtuar në zonë, sekuestruan një pushkë model 56, një armë gjahu “SALSIMAZ”, dhe disa fishekë luftarakë.
Sipas SPAK, Gilaj ka pasur rolin udhëheqës dhe financues në këtë aktivitet të paligjshëm, duke bashkëpunuar me persona të tjerë në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij, hetimet do të vijojnë nëpërmjet ndarjes së procedimeve penale të lidhura me këtë çështje.
