Personat që shikoni në foton e mësipërme janë, Marvin Bushati dhe Agim Nina dy prej anëtarëve të grupit kriminal, të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK.
Sipas informacioneve, Bushati dhe Nina, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit bisedonin përmes aplikacionit “SKY ECC”, ku janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.
Emrat e personave të arrestuar:
1-Marvin Genci Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Myslym Qaja
4-Gazmir Xhemali Rraja
5-Perparim Kadri Rraja
6-Rexhep Xhelal Rraja.
Në kërkim janë:
1. Ervis Shuli
2. Bujar Sefa
3. Hajdar Sefa
4. Vildan Baroku
Masa e sigurisë iu komunikua në qeli:
1. Islam Sefës
2. Aldo Gjinit
3. Jani Çavos.
Tag: kriminal
-

SPAK publikon fotot e dy të arrestuarve: Marvin Bushati dhe Agim Nina
-

Detaje nga operacioni i SPAK/ Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt BE, si u zbulua grupi kriminal
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha mëson se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku sipas burimeve nga SPAK janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Hetimi u krye nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi. Për këtë dosje janë firmosur nga Gjykata e Posaçme me urdhër të SPAK 14 masa sigurie.
Bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.Top Channel
-

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt BE! Si doli zbuluar grupi kriminal i “Rrajave”
Një operacion i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar në zbardhjen e detajeve të grupit kriminal “Rraja”, pjesë e të cilit ishin edhe anëtarë të fisit Rraja, të përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës.
Sipas burimeve për mediat nga SPAK, grupi dyshohet se kishte trafikuar kokainë dhe marijuanë nga Mali i Zi, Turqia dhe destinacione të ndryshme në Bashkimin Evropian.
Hetimet, të kryera nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi, u mbështetën në biseda të zbuluara në aplikacionin SkyECC, ku sipas SPAK u provuan disa episode të trafikut të drogës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Për këtë dosje, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka firmosur gjithsej 14 masa sigurie.
Nga hetimet rezulton se grupi ka kryer tre episode të mëdha trafiku ndërkombëtar me ngarkesa me kanabis në Mal të Zi: Një sasi prej rreth 1.8 tonë kanabis u bllokua në Mal të Zi dhe kishte destinacion Gjermaninë, ngarkesa me kokainë nga Amerika Latine: Mbi 400 kg kokainë u nis drejt Holandës, ngarkesa marijuanë drejt Turqisë: Një tjetër dërgesë lënde narkotike u transportua drejt Turqisë.
SPAK ka identifikuar pesë drejtues të grupit, të cilët dyshohet të jenë zbuluar përmes komunikimeve në SkyECC.
Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj.
Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet. -

Goditet grupi kriminal/ 6 të arrestuar nga SPAK, mes tyre djali i ish-deputetit të PS. Zbardhen emrat
Goditet një grup kriminal i trafikut të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar gjashtë persona.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se mes të arrestuarve është dhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Top Channel mëson se në pranga kanë rënë shtetasit:
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘trafikimi i lëndëve narkotike’.Top Channel
-

Goditet grupi kriminal ‘Rraja’, mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS (Emrat)
Gjatë natës, policia ka zhvilluar një operacion të madh duke goditur grupin kriminal të njohur si “Rraja” dhe ka arrestuar 6 persona të dyshuar si pjesë e aktivitetit të tij. Mes të arrestuarve, sipas burimeve, mësohet se është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Të arrestuarit e tjerë janë Marvin Bushati lindur në Shkodër banues Tiranë, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, lindur dhe banues në Durrës, Sokol Qaja lindur dhe banues në Tiranë, Gazmir Rraja lindur dhe banues në Nikël Fushë Krujë, Përparim Rraja lindur dhe banues në Fushë Krujë, Nikël.
Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal.
Edhe pse detajet e plota të operacionit nuk janë bërë ende publike, pritet që policia të japë më shumë informacion në vijim për masat dhe provat e grumbulluara.
Kujtojmë se më herët Rexhep Rraja akuzohej për përfshirje në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Krujë, ku dy persona nga fisi Maja u dhunuan barbarisht në një lokal, konflikt që më pas degjeneroi në përdorimin e shkopinjve të bejsbollit dhe goditje të shumta.
Emri i tij është përmendur gjithashtu edhe në një tjetër çështje të bujshme, atë të Xhisiela Malokut, ku ai akuzohej për ushtrim dhune ndaj të resë. Rasti bëri jehonë të madhe publike pas dëshmisë së ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se vajza ishte dhunuar dhe se, sipas tij, kishte patur neglizhencë nga strukturat e policisë në trajtimin e çështjes. Nuhu ka pohuar gjithashtu se, pas denoncimit, ishte kërcënuar me armë nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit, për të mbyllur dosjen.
Emrat e personave të arrestuar:
1-Marvin Bushati dt 26/04/1982 Lindur ne shkoder banues Tirane
2-Agim Nina alias Lorenc Selmani i dt 05/08/1974 lindur dhe banues ne durres
3-Sokol Qaja dt 22/02/1984 lindur dhe banues Tirane
4-Gazmir Rraja dt 02/02/1990 lindur dhe banues ne nikel Fushkruj
5-Perparim Rraja id 02/07/1975 lindur dhe banues Fushkruj Nikel
6-Rexhep Rraja i dtl 19/04/1994 lindur dhe banues ne Fushkruje Nikel
Keto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim ne formen e vecante te bashkpunimt ate te grupit te strukturuar kriminal parashikuar nga nent 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal
-

Goditet grupi kriminal, raportohet për disa të arrestuar, mes tyre djali i ish-deputetit të PS
Një grup kriminal raportohet se është goditur nga policia.
Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
Të arrestuarit:
1-Marvin Genci Bushati dt 26/04/1982 Lindur ne shkoder banues Tirane
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani i dt 05/08/1974 lindur dhe banues ne durres
3-Sokol Myslym Qaja dt 22/02/1984 lindur dhe banues Tirane
4-Gazmir Xhemali Rraja dt 02/02/1990 lindur dhe banues ne nikel Fushkruj
5-Perparim Kadri Rraja id 02/07/1975 lindur dhe banues Fushkruj Nikel
6-Rexhep Rraja i dtl 19/04/1994 lindur dhe banues ne Fushkruje Nikel
Keto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim ne formen e vecante te bashkpunimt ate te grupit te strukturuar kriminal parashikuar nga nent 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal -

Goditet grupi kriminal në Fushë Krujë/ Arrestohen 6 persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS
SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net -

Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim
I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

EMRI/ Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim
I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

I dënuar nga GJKKO për grup kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Krujë (emri)
armand dervishi, momenti i arrestimit
TIRANË- Policia e Krujës ka vënë në pranga shtetasin Armand Dervishi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.
Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.
Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.
Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.