Tag: krimin

  • Vokshi në Asamblenë e KE: Ne jemi strehë e krimit dhe rrezikojmë gjithë Evropën! Pastrojmë para…

    Vokshi në Asamblenë e KE: Ne jemi strehë e krimit dhe rrezikojmë gjithë Evropën! Pastrojmë para…

    Deputetja e opozitës, Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cilësuar Shqipërinë si një “strehë të sigurt për krimin e organizuar” dhe një burim të pasigurisë që rrezikon gjithë kontinentin.
    Në fjalën e saj, Vokshi iu referua drejtpërdrejt raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri, duke theksuar se vendi është i goditur nga korrupsioni sistemik dhe një fluks masiv fondesh të paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës.
    Vokshi solli në vëmendje fenomenin e ndërtimeve të reja luksoze në qytetet kryesore, si Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda dhe Himara. Ajo theksoi se këto resorte dhe kulla shërbejnë si mekanizëm thelbësor për pastrimin e parave të pista.
    “Mbi 40 mijë apartamente janë bosh. Çmimet nga 3 mijë deri në 10 mijë euro për metër katror tregojnë të vërtetën: këto kulla nuk janë për shqiptarët, por janë mjete për pastrimin e parave të pista,” deklaroi Vokshi para Asamblesë.
    Sipas deputetes, korrupsioni në prokurime, abuzimi me kontratat PPP dhe një gjyqësor i dobët kanë shtrembëruar konkurrencën, duke penguar investimet e huaja dhe duke i lënë bizneset përballë presionit nga administrata publike dhe grupet kriminale.
    Deputetja theksoi se titujt ndërkombëtarë, përfshirë raportimet nga Amerika Latine për shkatërrimin e klaneve shqiptare që trafikojnë kokainë dhe pastrojnë miliarda euro përmes ndërtimit, dëshmojnë një problem më të madh.
    “Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi i qeverisë dhe institucioneve shtetërore me krimin e organizuar, duke e shndërruar problemin e Shqipërisë në një problem evropian e më gjerë,” u shpreh ajo.
    Vokshi paralajmëroi Këshillin e Evropës se pa veprime të forta, Shqipëria rrezikon trazira sociale, përplasje të dhunshme mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në gjithë Evropën.
    Në përmbyllje të fjalës, Albana Vokshi i bëri thirrje Asamblesë Parlamentare të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fortë drejt Tiranës.
    “Korrupsioni, pastrimi i parave, mbytja e medias dhe manipulimi zgjedhor nuk do të tolerohen. Evropa nuk mund të përballojë që të ketë një strehë të sigurt për krimin e organizuar,” përfundoi deputetja, duke nxitur Asamblenë të përdorë çdo instrument për të detyruar qeverinë shqiptare të luftojë krimin dhe të mbrojë demokracinë.

  • Fatjona Mejdini: Ka gazetarë që punojnë për krimin e organizuar apo për politikanë të korruptuar

    Fatjona Mejdini: Ka gazetarë që punojnë për krimin e organizuar apo për politikanë të korruptuar

    Në një analizë për median në Shqipëri, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku  gazetarja Fatjona Mejdini tregoi një tablo shqetësuese të mënyrës se si qarkullon informacioni.
    “Gazetaria është bërë një zanat i vetmuar,” tha ajo,

    “Janë pesë reporterë në Shqipëri që raportojnë nga terreni. Pastaj janë 50 të tjerë që qarkullojnë këtë informacion, dhe 500 të tjerë që e analizojnë nëpër studio.”

    Kjo strukturë ku një numër i vogël gazetarësh prodhojnë lajmin origjinal që më pas riciklohet dhe komentohet pafundësisht, tregon për një problem thelbësor në media. Duke shkuar më thellë, Medini konfirmoi pa hezitim ekzistencën e një fenomeni të errët: bashkëpunimin e gazetarëve me botën e krimit.

    “Po, patjetër që kemi gazetarë të cilët bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Kemi gazetarë që bashkëpunojnë me politikanë të korruptuar, që paguhen për të shtrembëruar të vërtetën, ose që paguhen për të heshtur,” deklaroi ajo.
    Sipas saj, dëmi që i bëhet publikut nga një gazetar që bashkëpunon me një kriminel nuk është më i vogël se dëmi nga një gazetar që bashkëpunon me një politikan të korruptuar.
    “Janë mjaftueshëm,” shtoi ajo, duke theksuar se problemi nuk është mungesa e gazetarëve me vullnet, por mungesa e strukturave dhe pronarëve që janë të gatshëm të paguajnë ‘faturën’ e gazetarisë së pavarur dhe hetuese.

  • “Kandidatë të PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit”, Berisha takon presidentin e Asamblesë së KiE: Shqipëria i vetmi narkoshtet në Europë

    “Kandidatë të PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit”, Berisha takon presidentin e Asamblesë së KiE: Shqipëria i vetmi narkoshtet në Europë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me presidentin e PACE, Theodoros Roussopoulos.

    Kryedemokrati mësohet t’i ketë thënë presidentit të PACE, se ‘kandidatët e PS të lidhur me krimin dolën më të votuarit’, referuar zgjedhjeve të përgjithshëm të 11 majit.
    Gjatë takimit në asamblenë e KiE, Berisha ndër të tjera është shprehur se ‘Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë’.
    “Shqipëria tashmë është konfirmuar si ivetmi narco-shtet në Evropë, ku trafiku i drogës, kartelet e drogës ushqejnë njëkohësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Bashkëpunimi i qeverisë me rrjetet kriminale ka shkatërruar çdo shtyllë të qeverisjes dhe ka deformuar ekonominë kombëtare duke i sjellë dëme të pariparueshme Shqipërisë.
    Shpopullimi masiv: sipas Eurostat, Shqipëria vetëm në zonën e Shengenit, në 10 vite ka humbur mbi 1,099 milionë qytetarë, me të rinjtë dhe profesionistët që largohen masivisht për shkak të mungesës së shpresës, pasigurisë dhe mungesës së mundësive. Vendi përballet me një kolaps demografik të pakthyeshëm.
    Rënia ekonomike dhe kolapsi i eksporteve: Zhvlerësimi i madh i Euros nga futja me kontejnerë, autobuza, mikrobuza e narkoeurove ka shkaktuar rënien e madhe të eksporteve, prodhimit industrial dhe atij bujqësor dhe turizmit në Shqipëri.
    Pastrimi i parave të drogës: Pas marrëveshjeve të narkoqeverisë me kartelet shqiptare të drogës aktualisht më të fuqishme në Europë, Shqipëria është shndërruar në parajsën e larjes së miliardave të eurove të drogës të këtyre karteleve. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri është 300% më i lartë se mesatarja e BE, e megjithatë çmimet e apartamenteve në kullat dhe pallatet e drogës vetëm rriten.“, u shpreh ai.
    Më tej ai u shpreh se “kandidatë të Partisë Socialiste me lidhje të padiskutueshme me krimin rezultuan më të votuarit, mes provave serioze për blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Ndërkohë, tashmë janë të njohura dhe publike faktet që Edi Rama dhe Ministria e Jashtme po lobon dhe shantazhon për ndryshimin e raportit preliminar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri”.

    Top Channel

  • 1 mijë euro rryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ Apeli i GJKKO-së lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

    1 mijë euro rryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ Apeli i GJKKO-së lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

    kladi zhilla

    TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi Zhillë, një nga zyrytartë e IMT-së të akuzuar për çështjen e aferës korruptive në Kombinat, më 27 gusht. Zilla kishte bërë ankimim në shkallën e dytë, por kërkesa e tij u rrëzua këtë të martë, duke mbetur në fuqi vendimi i shkallës së parë të GJKKO-së. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”, të kryera në bashkëpunim. Punonjësi i IMT së Tiranës ishte shpallur në kërkim, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali. Ai u vetëdorëzua në polici më 30 gusht, ndërkohë që lidhur me çështjen në pranga ranë edhe dy të tjerë.

    Njoftimi i plotë:
    1-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 67 akti, datë 22.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim K.Zh., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 89, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” dhe vendosi:
    – Miratimin e Vendimit nr. 89, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
    – Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
    U shpall në Tiranë, me datë 30.09.2025.
    2-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 69 akti, datë 23.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim G.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 88, datë 30.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” dhe vendosi:
    Miratimin e Vendimit nr. 88, datë 30.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
    Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
    U shpall në Tiranë, me datë 30.09.2025.

    Zhilla ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të zhvilluar më 27 gusht, ku në pranga u vendosën, inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre“.
    Ai rezulton i përfshirë në një rast ryshfeti në Tiranë, ku konkretisht i kanë kërkuar pronarit 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën. Paratë iu dorëzuan Klajdi Zhillës, ndërsa 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit./ZËRI

  • Kërkoi një mijë euro për të mos hequr tendën e lokalit, lihet në burg inspektori i IMT, Apeli i GJKKO i rrëzon ankimimin

    Kërkoi një mijë euro për të mos hequr tendën e lokalit, lihet në burg inspektori i IMT, Apeli i GJKKO i rrëzon ankimimin

    Apeli i GJKKO ka lënë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla, duke rrëzuar ankimimin e tij.

    Gjykata e Tiranës ka caktuar më parë masën e sigurisë “arrest me burg” për Zhillë, pasi dyshohet se i ka kërkuar një biznesmeni në zonën e Kombinatit shumën prej 1 mijë eurosh për të mos kryer veprimet ligjore lidhur me tendën e lokalit që kishte zënë hapësirën publike.
    Njoftimi i GJKKO:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 67 akti, datë 22.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim Klajdi Zhilla, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 89, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” dhe vendosi:
    – Miratimin e Vendimit nr. 89, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.U shpall në Tiranë, me datë 30.09.2025.

    Top Channel

  • Gazetari paralajmëron: Krimi tani po kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

    Gazetari paralajmëron: Krimi tani po kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

    Analisti Armand Shkullaku deklaroi se krimi i organizuar në Shqipëri ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën dhe tani është ai që kontrollon institucionet shtetërore.
    “Krimi mendoj unë e ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën. Unë mendoj se krimi është padron i politikë, i drejtësisë, i prokurorisë, i policisë. Pa ju referuar fare librit të gazetarit italian, mjafton të shikoni dy dosje; atë të Bajrave në Shkodër dhe Çelajve në Elbasan. Ti ke një prokuror që punon për krimin e organizuar në Shkodër, ke gjyqtar që punon për krimin në Elbasan. Ke shefin e operacionales që furnizon me informacione krimin e organizuar,’ tha Shkullaku.
    Ai shtoi se prokuroria nuk është në gjendje të zbulojë as korrupsionin, as krimin zgjedhor, dhe madje as vrasjen e Vis Martinajt, për shkak se sipas tij, ‘është vetë shteti i përfshirë”.
    ‘Kjo prokuroria jonë mirë që korrupsionin nuk e zbulon dot, mirë krimin zgjedhor nuk e mbulon dot, po vrasjen e Vis Martinit pse nuk e zbulon dot? Sepse është shteti i përfshirë.
    Këtu është krimi që komandon shtetin, emëron drejtues politike, prokurorë, gjyqtarë. Tani është krimi që emëron ata, me të cilët krimi do të punoj. Po të marrin rastin e Ergys Çyrbjas. Një kriminel, Hajri i thotë eksponentit të PS-së, mos u shqetëso se, do flasim ne me Ramën dhe do jesh i pesti në listë, dhe vërtetë ishte i pesti dhe doli deputet. E kur bën një vrasje ai e strehon në shtëpinë e vet dhe i çonte disa kostume një prokurori a një gjyqtari.” deklaroi Shkullaku.
    Gazetari deklaroi se, krimi nuk është i shqetësuar në Shqipëri, sepse emëron vetë drejtuesit e lartë të politikës dhe grupin parlamentar të mazhorancës.
    “Po emërove drejtues të lartë të politikës, po bëre grupin parlamentar të PS, bën dhe qeverinë, vendos që dhe një person i panjohur që ti e kandidon do të marri vota më shumë se Edi Rama, atëherë për çfarë i duhet krimit të vrasë e të bëjë presion”, tha ai.
    Shkullaku paralajmëroi gjithashtu se situata mund të shpërthejë për shkak të konflikteve mes bandave dhe mund të ketë edhe viktima nga politika.
    “E kam thënë dhe ishalla s’më del fjala, por këtu kjo gjë do të shpërthejë sepse, është shumë e vështirë t’i mbash bandat nën kontroll. Ata kanë konflikte me njëra-tjetrën dhe në një vend si Shqipëria ku nuk ka pluralizëm dhe një njeri që drejton, ne nuk kemi konkurrencë as në ekonomi, pra tregu i lirë është nën drejtimin e Ramës. E vetmja konkurrencë këtu që do krijojë dinamikë është konkurrenca e bandave me njëra-tjetrën. Dhe kjo mund të shpërthejë vetëm në ditën kur do vritet, ta hajë kot një politikan i rëndësishëm i mazhorancës.’” theksoi Shkullaku.

  • “Krimi po menaxhon politikën, pasojat do jenë fatale”, dëshmia tronditëse e Shkullakut: Mund të vritet ndonjë politikan

    “Krimi po menaxhon politikën, pasojat do jenë fatale”, dëshmia tronditëse e Shkullakut: Mund të vritet ndonjë politikan

    Gazetari italian Nello Trocchia në në librin e tij “Të Pathyeshmit” ku në fokus janë grupet kriminale të Tiranës, flet për një takim misterioz në ishullin Aruba të Karaibeve mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Edi Ramës.
    Duke folur pikërisht për takimin në fjalë, analisti Armand Shkullaku deklaroi se vkrimi i organizuar në Shqipëri ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën dhe tani është ai që kontrollon institucionet shtetërore.
    “Krimi mendoj unë e ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën. Unë mendoj se krimi është padron i politikë, i drejtësisë, i prokurorisë, i policisë. Pa ju referuar fare librit të gazetarit italian, mjafton të shikoni dy dosje; atë të Bajrave në Shkodër dhe Çelajve në Elbasan. Ti ke një prokuror që punon për krimin e organizuar në Shkodër, ke gjyqtar që punon për krimin në Elbasan. Ke shefin e operacionales që furnizon me informacione krimin e organizuar,’ tha Shkullaku.
    Ai shtoi se prokuroria nuk është në gjendje të zbulojë as korrupsionin, as krimin zgjedhor, dhe madje as vrasjen e Vis Martinajt, për shkak se sipas tij, ‘është vetë shteti i përfshirë”.
    ‘Kjo prokuroria jonë mirë që korrupsionin nuk e zbulon dot, mirë krimin zgjedhor nuk e mbulon dot, po vrasjen e Vis Martinit pse nuk e zbulon dot? Sepse është shteti i përfshirë.
    Këtu është krimi që komandon shtetin, emëron drejtues politike, prokurorë, gjyqtarë. Tani është krimi që emëron ata, me të cilët krimi do të punoj. Po të marrin rastin e Ergys Çyrbjas. Një kriminel, Hajri i thotë eksponentit të PS-së, mos u shqetëso se, do flasim ne me Ramën dhe do jesh i pesti në listë, dhe vërtetë ishte i pesti dhe doli deputet. E kur bën një vrasje ai e strehon në shtëpinë e vet dhe i çonte disa kostume një prokurori a një gjyqtari.” deklaroi Shkullaku.
    Gazetari deklaroi se, krimi nuk është i shqetësuar në Shqipëri, sepse emëron vetë drejtuesit e lartë të politikës dhe grupin parlamentar të mazhorancës.
    ‘Po emërove drejtues të lartë të politikës, po bëre grupin parlamentar të PS, bën dhe qeverinë, vendos që dhe një person i panjohur që ti e kandidon do të marri vota më shumë se Edi Rama, atëherë për çfarë i duhet krimit të vrasë e të bëjë presion,’ tha gazetari.
    Shkullaku paralajmëroi gjithashtu se situata mund të shpërthejë për shkak të konflikteve mes bandave dhe mund të ketë edhe viktima nga politika.
    “E kam thënë dhe ishalla smë del fjala, por këtu kjo gjë do të shpërthejë sepse, është shumë e vështirë ti mbash bandat nën kontroll. Ata kanë konflikte me njëra-tjetrën dhe në një vend si Shqipëria ku nuk ka pluralizëm dhe një njeri që drejton, ne nuk kemi konkurrencë as në ekonomi, pra tregu i lirë është nën drejtimin e Ramës. E vetmja konkurrencë këtu që do krijojë dinamikë është konkurrenca e bandave me njëra-tjetrën. Dhe kjo mund të shpërthejë vetëm në ditën kur do vritet, ta hajë kot një politikan i rëndësishëm i mazhorancës.’” theksoi Armand Shkullaku.

  • Krim në familje/ Vëllai mbyt motrën me qese, merr policinë dhe i rrëfen krimin

    Krim në familje/ Vëllai mbyt motrën me qese, merr policinë dhe i rrëfen krimin

    Një krim i tronditës ka ndodhur në Selanik, ku një burrë mbyti motrën e tij dhe telefonoi Policinë për të rrëfyer vrasjen e saj.
    Sipas mediave greke, vrasja ndodhi rreth orës 3 të pasdites, në një apartament në Rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou. 50-vjeçari, i cili e pranoi krimin, duket se ka përdorur një qese për të mbytur motrën e tij dhe pas aktit, ka telefonuar Policinë.
    “E vrava motrën time”, i tha 50-vjeçari policisë, sipas informacioneve.
    Oficerët e policisë që mbërritën në apartament gjetën trupin e pajetë të gruas 59-vjeçare dhe i vunë prangat 50-vjeçarit. Çështja është marrë përsipër nga Departamenti i Policisë lokale.
    Sipas informacioneve fillestare, burri dyshohet se ka pasur probleme psikiatrike. Ende nuk është sqaruar nëse autori jetonte në të njëjtën shtëpi me 59-vjeçaren.

  • “Rama me krimin, jo me shqiptarët”, Balliu shpërthen: Kryeministri instaloi robot në Kuvend për të mbytur opozitën

    “Rama me krimin, jo me shqiptarët”, Balliu shpërthen: Kryeministri instaloi robot në Kuvend për të mbytur opozitën

    Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar ashpër ndaj shndërrimit të seancës parlamentare të ditës së sotme në një akt të pastër provokimi nga Kryeministri Edi Rama.
    Balliu shprehet se në vend që të përballej me akuzat dhe denoncimet e opozitës, Rama, zgjodhi të poshtërojë institucionin e Parlamentit duke instaluar një “robot” për të lexuar fjalimet e parapërgatitura, duke mbyllur dyert për mediat dhe duke mohuar të drejtën e fjalës për deputetët opozitarë.
    Balliu e cilëson këtë veprim si një atentat të hapur ndaj parlamentarizmit dhe një tjetër dëshmi e qartë e degradimit të një qeverie që, sipas tij, ushqehet nga lidhjet me krimin e organizuar.
    Postimi:
    Edi Rama, atentat ndaj parlamentarizmit
    Seanca e sotme, e parashikuar për të trajtuar dhe demaskuar mashtrimet e radhës të Edi Ramës, u shndërrua në një akt të turpshëm provokimi nga vetë Kryeministri, i cili me arrogancë shkeli Kushtetutën, Rregulloren, ligjin dhe çdo standard demokratik.
    Në vend të përballjes me opozitën, ai zgjodhi të poshtërojë institucionin e Parlamentit, duke futur një “robot” që lexon fjalime të parapërgatitura, ndërkohë që kufizon praninë e mediave dhe u mohon deputetëve të drejtën themelore të fjalës.
    Ky degradim i parlamentarizmit është pasqyrë e natyrshme e një qeverisjeje që ka dalë nga aleanca me krimin e organizuar dhe që ushqehet prej tij.Sulmet e tij të ulëta personale ndaj familjes sime nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi e nivelit ku ka rënë Edi Rama. Unë refuzoj të bie në baltën e tij, por jam i gatshëm të debatoj publikisht mbi lidhjet e tij të errëta me krimin e organizuar.

  • “Njerëz të lidhur me politikën dhe krimin”/ Eksperti i IT-së zbulon prapaskenat: Ja kush fshihet pas skemave piramidale

    “Njerëz të lidhur me politikën dhe krimin”/ Eksperti i IT-së zbulon prapaskenat: Ja kush fshihet pas skemave piramidale

    Në një emision televiziv u diskutua mbi grupet që qëndrojnë pas zhvillimeve të fundit në fushën e teknologjisë dhe ndikimit të saj në ekonomi e politikë.
    Moderatorja Borakaj ngriti pyetjen nëse pas këtyre iniciativave ndodhen njerëz të fuqishëm të lidhur me politikën, biznesin, krimin apo thjesht individë të aftë me teknologjinë.
    Eksperti i IT-së Gent Progni u përgjigjë se pas fshihen njerëz që kanë lidhje shumë të forta me krimin dhe politikën, ku shteti nuk guxon të veprojë.
    I pyetur më tej nëse përfitojnë shuma të mëdha, ai deklaroi se bëhet fjalë për miliona euro.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Pas tyre janë njerëz të fuqishëm që kanë lidhje me politikën, me biznesin, me krimin, apo njerëz shumë të aftë me teknologjinë?
    Progni: Në informacionin tim janë njerëz që kanë lidhje shumë të forta me krimin dhe politikën dhe shteti nuk guxon të veprojë.
    Borakaj: Dhe fitojnë shuma të mëdha?
    Progni: Miliona euro.