Tag: krimin

  • Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin

    Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin

    Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin
    Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan sot një takim me Mark Fleming, Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili zbardh diksutimet që demokratët zhvilluan me zyrtarin e DASH.
    Bardhi theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.
    Ai nënvizoi se vendi ka nevojë urgjente për një luftë të mirëfilltë kundër krimit të organizuar, të bazuar në institucione të pavarura dhe qeverisje të përgjegjshme.
    “Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi e pavarur dhe me integritet,” shkruan Bardhi.
    Ai shtoi se lufta kundër krimit të organizuar është një detyrim për çdo vend anëtar të NATO-s, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për institucionet shqiptare dhe procesin e integrimit europian.
    Postimi i plote:
    Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming.
    Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet.
    SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane

  • PS-PD bien dakord, mocion me debat mbi situatën për krimin e organizuar në vend

    PS-PD bien dakord, mocion me debat mbi situatën për krimin e organizuar në vend

    PD dhe PD janë dakordësuar për mocionin me debat për situatën me krimin e organizuar në vend, gjatë seancës së nesërme në Kuvend, pas kërkesës së opozitës në Konferencën e Kryetarëve.
    Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhej për një sesion tjetër parlamentar, ndërsa si përfundim u vendos që të zhvillohet gjatë seancës së nesërme, si pikë e fundit në rendin e ditës, gjë që është kundërshtuar nga PD.
    “Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat.
    Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar”, u shpreh kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve.

  • Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon Ilir Metën

    Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon Ilir Metën

    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për shuarjen e masës sigurimit.

    Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha vendimi u dha nga apeli i posaçëm që e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesën e Metës për ndryshim mase.
    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025″-thuhet në vendim.
    Seanca e mëparshme u shty pasi avokatët kërkuan largim nga çështja të gjyqtares Saida Dollani.

    Top Channel

  • Kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, Apeli rrëzon Ilir Metën, gjobitet avokati i tij

    Apeli i Posaçëm rrëzoi sot ankimimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër vendimit të Shkallës së Parë, që nuk shfuqizoi masën “arrest në burg” ndaj tij.
    Para se të linte ne fuqi masën “arrest në burg” për Metën gjyqtarja Saida Dollani ka relatuar se gjyqtari tjeter i Apelit, Florian Kalaja, kishte rrëzuar kërkesën e avokatit për përjashtimin e saj dhe kishte gjobitur avokatin me 10 mijë lekë për kërkim abuziv,.
    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi:
    Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025″.

  • Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Metës, mbetet në fuqi masa ‘arrest me burg’

    Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Metës, mbetet në fuqi masa ‘arrest me burg’

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës.

    Vendimi u mor sot, nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Meta, i cili kërkonte shuarjen e masës së sigurisë të caktuar më herët nga shkalla e parë.

    Sipas njoftimit zyrtar, Apeli ka miratuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke konfirmuar se masa e “arrestit në burg” për Metën do të vazhdojë të jetë në fuqi.

    Njoftimi: 

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi:

    Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

    U shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025.

  • Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”

    Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Malaj deklaroi se ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Rinas tregon se krimi vazhdon të ketë lidhje të forta me Policinë e Shtetit.
    Ai akuzoi ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se sapo mori detyrën, pajisi policët me aplikacionin SKY ECC. Moderatorja Borakaj, me humor, shtoi: “I pajisi për të zbuluar krimin, pra.”

    Pjesë nga biseda:
    Malaj: Shumë ngjarje kriminale në Shqipëri janë zbuluar pas futjes në punë të satelitëve. Moszbulimi i kësaj ngjarjeje do të tregojë se ka lidhje të drejtpërdrejtë me Policinë e Shtetit. Shumë nga krimet janë zbuluar falë teknologjisë dhe satelitëve, por problemi është se po flasim për një polici që ka qenë totalisht e lidhur me krimin. Nëse deri dje kishim 50 drejtorë policie të lidhur me krimin, sot mund të themi se intensiteti i këtyre lidhjeve është ulur disi. Por ditën e parë që Ardi Veliu mori detyrën si drejtor i përgjithshëm, ua shpërndau aplikacionin SKY ECC të gjithë drejtorëve të policisë.
    Borakaj (me ironi): Për të zbuluar krimin, pra!

  • SYRI TV/ IMT ‘lufton krimin’ duke prishur koteca pulash –  Aksioni qesharak në Ndroq

    SYRI TV/ IMT ‘lufton krimin’ duke prishur koteca pulash – Aksioni qesharak në Ndroq

    IMT-ja ka ndërmarrë një aksion për të “luftuar krimin” duke shembur kotecat e pulave dhe gardhet që fshatarët kishin ngritur për të rrethuar tokat e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mënik, njësia administrative Ndroq, ku gjatë të shtunës së kaluar, fadroma e IMT shembi kotecat e pulave të banorëve të zonës, ndërsa në mënyrë selektive vendosi edhe gjoba që arrijnë deri në 9 mln lekë për disa nga banorët. Sipas banorëve, mbrapa këtij aksioni fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre.

    Syri TV

    Sipas banorëve, shuma e gjobave arrin nga 400 në 900 mijë lekë të reja. Ata e vënë theksin tek fakti që janë gjobitur vetëm sepse kanë ndërtuar kotece për të mbajtur shpendët e tyre shtëpiake apo sepse kanë rrethuar tokat e tyre bujqësore, ndërkohë që përveç kësaj, ka edhe selektivitet nga ana e IMT sa i përket gjobave, pasi vetëm disa banorë janë ndëshkuar, e të tjerët jo.

    Banorët theksojnë se mbrapa këtij aksioni dhe vendimi të IMT fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre, për tua dhënë një apo disa personave të fuqishëm, që kanë lidhje të forta me pushtetin.

    Ata shprehen të shqetësuar për shumën e gjobave, pasi ata e kanë të pamundur për të paguar një shumë të tillë, duke e dërguar çështjen në gjykatë.

  • “Nivel alarmant”/ Deputeti Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, kjo është e frikshme…

    “Nivel alarmant”/ Deputeti Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, kjo është e frikshme…

    Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve.
    “SHISH-i nuk funksionon. Është lënë qëllimisht në mjerim për të mos investuar në inteligjencën që parandalon krimin,” deklaroi Balliu. Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësi, por ‘pjesë e një skeme të qartë ku qeveria shmang çdo mekanizëm kontrolli dhe parandalimi, ndërsa krimi i organizuar forcon pozitat e tij’.
    Deputeti tha se Shqipëria po përballet me dramën më të madhe të historisë së saj moderne: inkriminimin e shtetit. Ai solli shembuj flagrantë ku punonjës të Policisë së Shtetit janë kapur të përfshirë në atentate mafioze dhe struktura kriminale, ndërsa të tjerë kanë bashkëpunuar në grupime të rrezikshme.
    Balliu rikujtoi edhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur publikisht për “koordinatorë të qeverisë me krimin e organizuar”, duke e cilësuar këtë si një provë zyrtare të kapjes së shtetit.
    “Si mund të mbrohet vendi, kur institucioni që duhet të parandalojë krimin merr vetëm 10% të buxhetit të policisë? Kjo është e frikshme,” u shpreh Balliu, duke akuzuar qeverinë se nuk investon në inteligjencë sepse nuk i intereson lufta kundër krimit.
    Ai përmendi ngjarjen të ndodhur në aeroport. “Kur aeroportet, institucionet e drejtësisë dhe shkollat nuk janë të sigurta, atëherë siguria ka rënë. Kjo është drama jonë,” tha deputeti, duke akuzuar shumicën se vjen në komision vetëm “për show”.
    “Si t’i japim më shumë para strukturave të inkriminuara, kur në çdo atentat dalin emra nga policia? Këtu po cenohet siguria kombëtare dhe ju heshtni sepse mbani anën e pushtetit, jo të shtetit,” përfundoi Balliu, ku foli për çështjen Aruba.
    Raportimi i tij ka ngritur debate të forta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë publike dhe rolin e institucioneve të inteligjencës në vend.

  • Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

    Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

    Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve.

    “SHISH-i nuk funksionon. Është lënë qëllimisht në mjerim për të mos investuar në inteligjencën që parandalon krimin,” deklaroi Balliu. Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësi, por ‘pjesë e një skeme të qartë ku qeveria shmang çdo mekanizëm kontrolli dhe parandalimi, ndërsa krimi i organizuar forcon pozitat e tij’.
    Deputeti tha se Shqipëria po përballet me dramën më të madhe të historisë së saj moderne: inkriminimin e shtetit. Ai solli shembuj flagrantë ku punonjës të Policisë së Shtetit janë kapur të përfshirë në atentate mafioze dhe struktura kriminale, ndërsa të tjerë kanë bashkëpunuar në grupime të rrezikshme.
    Balliu rikujtoi edhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka folur publikisht për “koordinatorë të qeverisë me krimin e organizuar”, duke e cilësuar këtë si një provë zyrtare të kapjes së shtetit.
    “Si mund të mbrohet vendi, kur institucioni që duhet të parandalojë krimin merr vetëm 10% të buxhetit të policisë? Kjo është e frikshme,” u shpreh Balliu, duke akuzuar qeverinë se nuk investon në inteligjencë sepse nuk i intereson lufta kundër krimit.
    Ai përmendi ngjarjen të ndodhur në aeroport. “Kur aeroportet, institucionet e drejtësisë dhe shkollat nuk janë të sigurta, atëherë siguria ka rënë. Kjo është drama jonë,” tha deputeti, duke akuzuar shumicën se vjen në komision vetëm “për show”.
    “Si t’i japim më shumë para strukturave të inkriminuara, kur në çdo atentat dalin emra nga policia? Këtu po cenohet siguria kombëtare dhe ju heshtni sepse mbani anën e pushtetit, jo të shtetit,” përfundoi Balliu, ku foli për çështjen Aruba.
    Raportimi i tij ka ngritur debate të forta dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë publike dhe rolin e institucioneve të inteligjencës në vend.

    Top Channel

  • Atentati në Rinas/ Boçi: Banda dhe policë ndajnë fitimet, ndërsa politika i mbron

    Atentati në Rinas/ Boçi: Banda dhe policë ndajnë fitimet, ndërsa politika i mbron

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, duke akuzuar struktura të larta të Policisë së Shtetit për lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar.
    Sipas Boçit, bashkëpunimi mes policisë dhe grupeve kriminale nuk është një fenomen i ri, por një realitet i provuar ndër vite, që tashmë ka kaluar në faza edhe më të avancuara.
    Ky fakt është provuar edhe më parë. Madje është provuar edhe në nivele më të larta të policisë së shtetit që këto nivele bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar,” – u shpreh Boçi.
    Ai shtoi se disa drejtues policie nuk janë më thjesht persona të korruptuar që marrin pagesa nga grupet kriminale, por janë bërë pjesë aktive e aktivitetit të tyre, duke ndarë fitime dhe menaxhuar bashkërisht trafiqe e pastrim parash.
    “Kanë hyrë tashmë në aksione, në pjesë të fitimit, në menaxhim të trafiqeve, të pastrimit të parave dhe të bizneseve të përbashkëta, kuptohet me emra të tjerë,” – theksoi ai, duke shtuar se mbështetja kryesore e këtij sistemi vjen nga politika.
    Sipas Boçit, paqja që shpesh shihet mes grupeve kriminale nuk është rastësi, por ndodh vetëm në periudha zgjedhore, kur interesat politike dhe ato të botës së krimit përkojnë.
    “Prapa kësaj dysheje gjithmonë qëndron një politikan. Paqja në krimin e organizuar ndodh vetëm në periudha specifike – dhe këto janë periudhat e zgjedhjeve,” – tha Boçi.