Tag: krimin

  • “U tronditën nga faktet për lidhjen e shtetit me krimin dhe drogën”/ Berisha: Në Strasburg fola edhe për…

    “U tronditën nga faktet për lidhjen e shtetit me krimin dhe drogën”/ Berisha: Në Strasburg fola edhe për…

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë me dije se në taikmet e zhvilluara dje në Strasburg, ka njoftuar në lidhje me hapjen e Shqipërisë ndaj kokainës dhe shkrirjen e shtetit me krimin e organizuar.
    Berisha ka theksuar se këto janë teza tronditëse që kanë shokuar audiencën, ndërsa u dal edhe në takimin me Komitetin e Torturës, me të cilët ka ndarë informacione mbi situatën dramatike në burgje dhe torturat që ushtrohen në komisariate, duke përmendur rastet e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si pasojë e përdorimit të drogës.
    Berisha kërkoi vëmendje për kushtet e vështira të të burgosurve, duke përmendur edhe pagesën e gjobës prej 2 mijë eurosh për kushtet minimale.
    Një rëndësi të veçantë mesa duket Berisha i ka kushtuar edhe arrestimit të kreut të PL Ilir Meta, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka humbur prezumimi i pafajësisë.
    “Hapja e Shqipërisë ndaj kokainës, shkrirjen në një sipërmarje të përbashkët të shtetit me krimin, vendimmarrjen në të gjithë nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri, këto ishin tezat kryesore që paraqita aty të faktuara me dokumente. Ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Natyrisht impakti receptiviteti i kësaj ekspozeje ishte shumë pozitive. Një numër i konsiderueshëm shprehën angazhimin për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit.Pata një takim të veçantë në komitetin anti-torturë, komuniteti i vetëm i kësaj natyre me lidhje të fuqishme me institucione të tjera, e informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe torturën që ushtrohet në komisariate e qeli për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga. Për gjobën 2 mijë euro që paguajnë të burgosurit për të pasur kushtet minimale.Një vëmendje të veçante ishte këtu tortura publike që i bënë Ilir Metës. I njoftova se shqiptarët kanë humbur prezumimin e pafajësisë”, tha ai.

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka

    Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.Vyshka akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
    Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje.Po ashtu, ish gjyqtares, iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
    Njoftimi: 
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga Z.V. dhe I.P., ndaj vendimit nr. nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
    “1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Z.V. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.

    Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Z.V. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
    Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
    Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Z.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit I.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

    6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

    Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.P. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit T.R. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
    Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit T.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
    Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit T.R. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
    Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
    Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale telefonat e sekuestruar të pandehurve t’i kthehen personave që u takojnë, ndërsa sendet e tjera të përshkruara në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit”, datë 11.01.2023 të prokurorit, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
    Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
    Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Shpenzimet procedurale për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve ankues solidarisht.

  • Të arrestuar për korrupsion, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj

    Të arrestuar për korrupsion, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj

    GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj, të arrestuar për korrupsion.

    Ajo është dënuar me shërbim prove si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Ndërkohë Pashaj është shuar masës së sigurimit “Arresti në burg” dhe është urdhëruar lirimi i tij.
    Të dy ata u vunë në pranga në 2022, nën akuzën për  “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.
    Njoftimi: 
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga Zamira Vyshka dhe Ilir Pashaj ndaj vendimit nr. nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
    “1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Zamira Vyshka  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.
    2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Zamira Vyshka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
    3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
    4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Zamira Vyshka i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
    5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Pashaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
    6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ilir Pashaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
    7. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.P r.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Ilir Pashaj. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
    8. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.R. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
    9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit T.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
    10. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit T.R. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
    11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
    12. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
    13. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    14. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale telefonat e sekuestruar të pandehurve t’i kthehen personave që u takojnë, ndërsa sendet e tjera të përshkruara në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit”, datë 11.01.2023 të prokurorit, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
    15. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
    16. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”
    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Shpenzimet procedurale për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve ankues solidarisht.

    Top Channel

  • Vrasja e llaria Sulës, ish-i dashuri i përgjigjet hetuesit: S’e kisha planifikuar krimin. Fjetëm bashkë, e vrava mëngjesin e 26 marsit

    Vrasja e llaria Sulës, ish-i dashuri i përgjigjet hetuesit: S’e kisha planifikuar krimin. Fjetëm bashkë, e vrava mëngjesin e 26 marsit

    Mark Antony Samson , 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula , studentes shqiptare e vrarë në Romë , deklaroi se nuk e kishte planifikuar krimin.
    Dëshmia e tij u dha gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin, i cili zgjati mbi pesë orë, para gjykatësit hetues.
    Prokurorët e akuzojnë të riun për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës se ka tentuar të heqë qafe trupin e Ilarisë duke e hedhur, pasi e kishte mbyllur në një valixhe, në një luginë.
    “Kam vrarë Ilarinë në mëngjesin e 26 prillit”. Samson më pas, reflektoi për lapsusin dhe raportoi se Ilaria u vra në mëngjesin e 26 marsit pasi kaloi natën në shtëpinë e tij.I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij.E reja, sërish sipas ish-it, do të kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte me ish-in për të shmangur transportin publik.
    Sipas djalit, të dy së fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.
    “Unë i bëra të gjitha vetë”, u shpreh 23-vjeçari filipinez. Ndërsa në pyetjet e gjyqtarit hetues për rolin e prindërve ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur.Djali tha se e ngarkoi trupin në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë. 23-vjeçari pohoi gjithashtu se kishte pastruar vendin e sulmit.
     

  • “E vrava në mëngjes”, rrëfehet vrasësi i të resë shqiptare: I bëra të gjitha vetëm

    “E vrava në mëngjes”, rrëfehet vrasësi i të resë shqiptare: I bëra të gjitha vetëm

    Mark Antony Samson, 23-vjeçari tajlandez i akuzuar për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, ka rrëfyer për 5 orë para togave të zeza krimin e rëndë që kishte kryer.
    Mediat italiane bëjnë me dije se 23-vjeçari ka theksuar se krimin e kishte kryer me vetëdije të plotë, dhe se e kishte menduar prej kohësh.
    “Unë i bëra të gjitha vetë”, është shprehur ai në gjykatë.

    I pyetur nëse prindërit e tij e dinin për krimin, apo kishin rol në këtë ngjarje, 23-vjeçari ka heshtur.
    Mësohet se Mark ka rrëfyer se e ngarkoi trupin e pajetë të Ilarias në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë.
    23-vjeçari po ashtu ka pohuar gjithashtu se e kishte pastruar vetë vendin e sulmit në banesën e tij.
    Babai dhe nëna e tij aktualisht nuk janë nën hetim, por hetuesit po studiojnë pozicionin e tyre për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë përfshirje në fshehjen e trupit.

  • Autopsia/ Ilaria Sula u godit tre herë me thikë, autori e mbajti trupin e saj për 20 orë në apartament

    Autopsia/ Ilaria Sula u godit tre herë me thikë, autori e mbajti trupin e saj për 20 orë në apartament

    Rreth 36 orë pas gjetjes së trupit të Ilaria Sulës, e cila u masakrua nga i dashuri i saj filipinas, ka dalë dhe përgjigja e autopsisë.

    Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, gjatë debatit që Ilaria pati me të dashurin e saj, Mark Antony Samson, ky i fundit mori thikën dhe e ka goditur tre herë 22-vjeçaren, e cila humbi jetën si pasojë të hemorragjisë.

    Pasi kreu krimin, ai e mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, gjë që ka shtuar dyshimet dhe te prindërit e filipinasit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë në krim.

    Samson futi trupin e Ilarias në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës dhe për disa ditë dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte postime në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët. Gjithsesi, pasi u mor në pyetje nga policia, Samson pranoi krimin.

  • I preu në mes jetën në moshën 22-vjeçare, autori i vrasjes së studentes shqiptare pranon krimin: E qëllova me thikë, e futa në valixhe dhe…

    I preu në mes jetën në moshën 22-vjeçare, autori i vrasjes së studentes shqiptare pranon krimin: E qëllova me thikë, e futa në valixhe dhe…

    Është ndërprerë në mes në mënyrë tragjike jeta e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra nga ish-i dashuri i saj.

    Ngjarja e ndodhur në Itali ka shokuar mbarë opinionin, ndërsa mediat vendase kanë zbuluar detaje për tragjedinë. Trupi i pajetë i saj është gjetur ditën e sotme në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi pranë komunës së Polit, brenda një valixheje të madhe, ndërsa ishte shpallur e zhdukur prej prindërve disa ditë më parë.
    Ish-i dashuri 23-vjeçar ka pranuar krimin dhe tashmë është vënë në prangat e policisë. 23-vjeçari me origjinë filipinase ka deklaruar se e ka vrarë studenten shqiptare duke e goditur me thikë në një apartament në Romë, dhe më pas ka futur trupin e saj në një valixhe, për të fshehur krimin.
    Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë mosdakordësia e tij për t’i dhënë fund lidhjes.
    Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar në profilin e rrjeteve sociale të Ilaria-s, duke shpërqendruar hetimet.
     

    Top Channel

  • I mori jetën 22-vjeçares shqiptare, autori i vrasjes pranon krimin: E qëllova me thikë, e futa në valixhe dhe…

    I mori jetën 22-vjeçares shqiptare, autori i vrasjes pranon krimin: E qëllova me thikë, e futa në valixhe dhe…

    Është ndërprerë në mes në mënyrë tragjike jeta e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra nga ish-i dashuri i saj.
    Ngjarja e ndodhur në Itali ka shokuar mbarë opinionin, ndërsa mediat vendase kanë zbuluar detaje për tragjedinë. Trupi i pajetë i saj është gjetur ditën e sotme në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi pranë komunës së Polit, brenda një valixheje të madhe, ndërsa ishte shpallur e zhdukur prej prindërve disa ditë më parë.
    Ish-i dashuri 23-vjeçar ka pranuar krimin dhe tashmë është vënë në prangat e policisë. 23-vjeçari me origjinë filipinase ka deklaruar se e ka vrarë studenten shqiptare duke e goditur me thikë në një apartament në Romë, dhe më pas ka futur trupin e saj në një valixhe, për të fshehur krimin.
    Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë mosdakordësia e tij për t’i dhënë fund lidhjes.
    Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar në profilin e rrjeteve sociale të Ilaria-s, duke shpërqendruar hetimet.

  • Dikur i bënë atentat, sot garon për PD-në, Berisha shfaqet krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin

    Dikur i bënë atentat, sot garon për PD-në, Berisha shfaqet krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin

    Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.
    Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

  • FOTOLAJM / Berisha krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Dikur i bënë atentat, sot garon për PD

    FOTOLAJM / Berisha krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Dikur i bënë atentat, sot garon për PD

    Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.
    Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.