Tag: krimin

  • “Ka ende sfida për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, Dumani: Jemi të aftë të ndjekim penalisht këdo pavarësisht fuqisë politike

    “Ka ende sfida për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, Dumani: Jemi të aftë të ndjekim penalisht këdo pavarësisht fuqisë politike

    Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Durrësit.

    “Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme”, tha që në fillim të fjalës së vet Dumani që e vlerësoi tejet të rëndësishme marrëdhënien e institucionit që drejton me universitetet si vatra të dijes.
    Sipas Dumanit, shteti i së drejtës, që aspirojmë, kërkon kontributin e të gjithëve.
    “Reforma në Drejtësi e mbështetur dhe koordinuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, u realizua përmes ndryshimeve kushtetuese, ligjore dhe institucionale. Qëllimi i saj është rritja e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia.
    SPAK dhe BKH u krijuan për të goditur këto fenomene që lëndojnë një shtet, e pengojnë të ecë para dhe e stepin shpresën për një të ardhme më të mirë.
    SPAK ka treguar se është i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht fuqisë politike, ekonomike apo lidhjeve me botën e krimit të organizuar. jem i të vetëdijshëm se ka shumë sfida për të çrënjosur korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar”, tha ai.

    Top Channel

  • “Ka ende shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizuar”, Altin Dumani: Duhet bashkëpunimi i institucioneve me SPAK

    “Ka ende shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizuar”, Altin Dumani: Duhet bashkëpunimi i institucioneve me SPAK

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Konferencën e 8-të Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, theksoi se beteja kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë madhore për institucionet e drejtësisë në vend.
    Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm dhe efektiv, duke nënvizuar se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të arrihet një luftë e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    “Kënaqësi të gjendem këtu. Larmia e temave është tërheqëse, por qenia ime sot këtu është në vazhdën e takimeve të organizuara edhe në universitete të tjera për të vazhduar komunikimin tonë ndërinstitucional. Besimi dhe drejtësia janë elementë të rëndësishëm; pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci. Reforma në drejtësi u realizua me ndryshimet thelbësore kushtetuese. SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. SPAK është një ndër produktet e reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo të objekteve të caktuara. Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë ende për të çrrënjosur krimin e organizuar. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm nuk mund të jenë të njëanshme pa ndihmën e shumë institucioneve në bashkëpunim”, tha ai.

  • Hapet në KQZ zyra për krimin zgjedhor

    Hapet në KQZ zyra për krimin zgjedhor

    Në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është hapur zyra për krimin zgjedhor.Sipas Klan News, tashmë kjo zyrë është funksionale nga ku pritet që të shtohet edhe stafi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.
    Ndërkohë një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme është i pranishëm në këto orët e para të hapjes së kësaj zyre në ambientet e KQZ, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.Do të ketë një vëmendje më të shtuar gjatë fushatës zgjedhore, pro edhe gjatë ditës së votimit për të shmangur çdo parregullësi apo çdo veprim që mund të konsiderohet krim zgjedhor.
    Tashmë një staf i dedikuar do të jetë në funksion të qytetarëve dhe çdo denocimi të mundshëm që ata do të bëjnë.
    Ka edhe një sistem në faqen zyrtare të SPAK për të raportuar çdo parregullësi që evidentohet.

  • Kërkoi heqjen e sekuestrimit të sendeve personale, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

    Kërkoi heqjen e sekuestrimit të sendeve personale, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

    Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.Xoxa ka kërkuar që të hiqet masa e sigurisë së sekuestrimit të sendeve të saj personale.
    Telefoni, dokumente dhe materiale të tjera që u bllokuan nga SPAK gjatë kontrolleve të ushtruara në Dhjetor të vitit të shkuar, do të vijojnë të qëndrojnë në duart e hetuesve.Njoftimi:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 15.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 92, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses A.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 93, datë 20.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi kundërshtimin e vendimit të prokurorit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:
    • Miratimin e vendimit nr. 93 Akti, datë 20.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.• Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

  • Gjykata Kushtetuese rrëzon SPAK-un, shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

    Gjykata Kushtetuese rrëzon SPAK-un, shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 296, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-20248, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së pronës së kërkuesit dhe të së drejtës për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar.
    2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Pranimin pjesërisht të kërkesës; Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive: Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë; Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank; Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet”, thuhet në njoftim.

  • “Mendoj çdo ditë për krimin mizor”, Mark Samson letër familjes së Ilarias: Ju kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar

    “Mendoj çdo ditë për krimin mizor”, Mark Samson letër familjes së Ilarias: Ju kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar

    Mark Samson, 23-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Ilaria Sulës, i ka shkruar dhe i ka dërguar një letër nga burgu familjes së vajzës, ku kërkon falje për veprimet e tij.
    Sipas raportimeve, 23-vjeçari me origjinë filipinase, i cili ndodhet në burgun Regina Coeli në Romë, po monitorohet nga afër nga frika se mund të kryejë akte vetëlëndimi.
    “Unë jam Mark Samson dhe po shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarias”. 

    Kështu shkruhet në letrën e bërë publike nga mediat italiane.

    “Unë jam çmendur nga pikëllimi dhe kam humbur kontrollin,” shkroi Samson. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë qoftë edhe pak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia apo të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia. Jam gati të paguaj mëkatet e mia pa asnjë justifikim. MS.” 
    Prindërit e Ilarias, e gjithë familja dhe vëllai i saj nuk e pranojnë faljen.
    Vrasja e të resë shqiptare, Ilaria Sula tronditi komunitetin ku jetonin. 22-vjeçarja, studente në Romë, u vra nga ish i dashuri i saj, i cili pas krimit, futi trupin në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar.
    Ilaria u gjet pas disa ditësh kërkime pasi u denoncua e zhdukur nga familja. Samson ka pranuar krimin dhe është arrestuar, ndërsa nëna e tij, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e vrasjes, ka pranuar se e ka ndihmuar të birin për të fshirë gjurmët e gjakut.
    Sipas Samson, arsyeja e krimit të rëndë ishte xhelozia. Ai nuk e pranonte ndarjen nga Ilaria dhe në momentin që ajo ndodhej në shtëpinë e tij ka parë një mesazh në telefon nga një djalë. Sipas dëshmisë, ai nuk e kishte paramenduar krimin, por kur ka parë mesazhin është verbuar nga xhelozia./vizionplus.tv

  • Berisha rihap “ferrin” e drejtësisë së vjetër, kërcënon me asgjësimin e reformës dhe SPAK, “non-grata” paralajmëron…

    Berisha rihap “ferrin” e drejtësisë së vjetër, kërcënon me asgjësimin e reformës dhe SPAK, “non-grata” paralajmëron…

    Rigels Seliman
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi përsëri dje procesin e vetingut dhe Reformën në Drejtësi, duke paralajmëruar zhbërjen dhe rikthimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar apo larguar, që e quajti një hakmarrje të narkoshtetit, pasi ata u përballën me krimin dhe korrupsionin qeveritar. PD prezantoi dje programin për Rendin dhe Sigurinë. Shefi i selisë blu nuk i kurseu sulmet edhe ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, duke thënë se është e lidhur me “vëllazërinë” Vuçiç-Rama dhe e dyshuar për lidhje të dyshimta, e shkarkuar nga vendi i saj në Kosovë dhe tashmë e emëruar në krye të shërbimit kombëtar shqiptar në mënyrë të paligjshme sipas tij.
    Ai shtoi se “më 13 maj ajo ia mbath”. Berisha lajmëroi edhe rikthimin e të gjithë oficerëve të Policisë së Shtetit të shkarkuar apo larguar që nga viti 2013 në mënyrë të padrejtë apo që kanë vendime gjykate të fituara, pasi ranë pre e hakmarrjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Madje ai theksoi se do arrestoheshin të gjithë ata që ishin përfshirë në lidhje me krimin, deri edhe ministrat, duke shtuar se kanë ardhur 1 mln materiale me biseda telefonike me krimit dhe pushtetit. “Dosjet me 1 mln faqe përgjime e materiale të lidhjes së krimit me politikën dhe pushtetin do bëhen publike, ku flasin në telefon, do zbardhen të gjitha bisedat telefonike. Të rikthehet ligji dhe shpresa. Do i përzëmë nga administrata dhe zyrat ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, si dhe të korruptuarit. Është luftë për ekzistencën e Shqipërisë dhe jo për karrigen e dikujt, luftë për ekzistencën e kombit.
    Rama kërkon mandat të katërt pasi nga vendi janë larguar aq shumë sa edhe në pushtimin serb në Kosovë nuk ka ndodhur. Reformë tërësore. Të gjithë ata që u larguan në mënyrë të padrejtë do rikthehen, ju u ndëshkuat se u përballet me krimin. Ju u larguat kur një delinkuent si Saimir Tahiri i hapte rrugën krimit dhe trafiqeve personale, familjare, sepse ju kishit kapur babanë e tij në një aktivitet të paligjshëm. Ju largoi në vitin 2013 një njeri i lidhur me krimin si ai, e drejta juaj do rivendoset dhe jini krenarë”, deklaroi Berisha mes të tjerash, duke sulmuar ish-ministrin socialist.
    Berisha merr në mbrojtje Llallën dhe Gjonin
    Më tej ai kaloi edhe te reforma në drejtësi, teksa së fundmi është parë në fushatë në Itali në krah të ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe të dënuar me 2 vjet burg, Adriatik Llalla, duke përfshirë në listat e kandidatëve të PD-së në Lezhë e Durrës ish-gjyqtarin ‘sheik’ Gjin Gjoni dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja. Berisha paralajmëroi rikthimin e të gjithë ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që sipas tij u përballën me narkoshtetin dhe në shenjë hakmarrjeje u shkarkuan me Vetting. “Gjykatësit dhe prokurorët dhe prokurorët që u larguan në mënyrë të padrejtë nga vettingu me gjueti shtrigash, u larguan se u përballën me krimin dhe bandat e qeverisë socialiste, janë jashtë institucioneve si hakmarrje për ta, të gjitha këto marrin fund. Besoj plotësisht te ju. Kam denoncuar në Këshillin e Europës, vij prej andej, torturat në burgjet shqiptare.
    Transformim rrënjësor në fushën e rendit dhe sigurisë, me besim të plotë se do jetë një nga reformat më të suksesshme. Kontejnerët me euro shkatërrojnë çdo konkurrencë këtu, ndaj nuk vijnë investitorët, madje edhe kur kërkojnë në Google u del se është vend i pasigurtë, e sugjeronte që mos shko. Di i arrestojmë duke nisur nga ministrat që janë të lidhur dhe mbrojnë krimin. Kryeministri ka sjellë krimin dhe me paratë e tyre ndërton kullat në Tiranë. Do i gjejmë dhe do i marrim kudo që janë, në Dubai apo deri në Aruba”, u shpreh ai. Por kjo deklaratë e Berishës kundër thelbit të reformës në drejtësi, e cila nisi zbatimin që prej vitit 2016, përbën filozofinë me të cilën ai kërkon të vijë në pushtet, edhe pse edhe nëse kjo do të ndodhte do ta kishte të pamundur realizimin. Bashkë me “premtimin” Berisha nuk shpjegon se si do t’i bëjë 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën e vendit apo 84 vota për të gjitha ligjet që pasuan reformën në drejtësi.
    Sali Berisha kërcënon shefen e SHISH
    Ndërkohë Berisha kërcënoi shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror se pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk do të ketë më punë në Shqipëri, pasi ka ardhur me porosi të Vuçiç. “Nuk mund të ketë shërbimi informativ një drejtuese që është shkarkuar për dyshime të forta nga vendi i vet, për atë është shkarkuar, nuk mund të ketë, për ato dyshime, për vëllazërinë Vuçiç-Rama, bëj thirrje atyre të distancohen. Se ajo në datën 13 ja mbath, nuk është më, nuk mund të jetë, se s’mund të shkarkojë dhe emërojë dot në atë vend. E shkarkuar si e dyshimtë nga qeveria e saj për lidhje dhe aktivitete të dyshimta, vjen e merr këtu drejtimin e shërbimit kombëtar me porosi të Vuçiçit. Do rriten edhe rrogat, do ngushtojmë hendekun e madh.
    Do i vendosim para ligjit që të gjithë ata që bënë antishtetin, antiligjin”, nënvizoi Berisha. Nga ana tjetër, Berisha premtoi çmontimin e organizatave kriminale brenda 16 muajsh, dekriminalizim në strukturat e rendit e policisë si dhe çmontim të lidhjes politikë-krim në zgjedhje. Berisha vjen në këto zgjedhje me 2 kandidatë për deputetë, ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, simbol të pasurimit, e ish-prokurorin Ndoja të lidhur me krimin.

  • “Do dalin para ligjit ata që kanë mbajtur lidhje me krimin”/ Berisha: Burgjet tejkalojnë kohën staliniste, vetë Ulsiu merret me…

    “Do dalin para ligjit ata që kanë mbajtur lidhje me krimin”/ Berisha: Burgjet tejkalojnë kohën staliniste, vetë Ulsiu merret me…

    Kreu i PD-së Sali Berisha prezantoi sot planin e koalicionit që drejton “Shqipëria Madhështore” lidhur me rendin dhe sigurinë.Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për situatën e krimit dhe të burgjeve në vendin tonë.
    Ai thotë se vdekjet nëpër burgje nuk ndodhin për shkaqe natyrale, po sipas tij institucionet fshehin të vërtetën se çfarë ndodh me ta.”Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, si dhe të korruptuarit, është luftë për ekzistencën e Shqipërisë, jo për karrige. Edi Rama kërkon një mandat të katërt. Pasi në 12 vite të qeverisjes së tij janë larguar më shumë shqiptarë se nga gjitha pushtimet përfshi edhe ai serb. Nuk ka larguar pushtimin serb nga Kosova sa largoi ky nga Shqipëria në 12 vite, një reformë tërësore në program do ndërmerret. Të gjithë subjektet e padrejtësive do merrni vendin që meritoni. Ju u ndëshkuat se u përballët me krimin, për të hapur rrugën krimit.
    Do mbetet dita e zezë kur një vagabond si Tahiri shpalli shkrirjen e policisë kriminale pasi kapi prindërit e tij duke bërë kontrabandë. I hapi rrugë krimit. Ky ishte fillimi i Edi Ramës. Hapi portat për krimin dhe trafiqet. E drejta për ju do rivendoset. Duhet të jeni krenar për detyrat që keni kryer. Gjykatësit dhe prokurorët që u përballën u larguan me vetting gjueti shtrigash. Këto do marrin fund. Besoj plotësisht tek ju, te burra dhe gratë në institucionet. Që kanë vullnet, jashtë çdo ndërhyrje në ligjin.
    Të rikthejmë respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarëve. Burgjet janë në shumë aspekte tejkalojnë kohën staliniste. Isha në Këshillin e Evropës. Nuk ka vdekje natyrale për 28 vjeçarë, janë fshehje në këto institucionet. Vetë Ulusiu merret me akte të ulëta, provokime pa koncept për dinjitetin njerëzor. Ju siguroj se transformim rrënjësor do ndodhë në fushën e rendit dhe sigurisë”, u shpreh Berisha.

  • “Të inkriminuarit do të largohen nga policia”/ Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do të publikohen dosjet që…

    “Të inkriminuarit do të largohen nga policia”/ Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do të publikohen dosjet që…

    Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se nga radhët e Policisë së Shtetit do të largohen të gjithë ata të cilët janë inkriminuar dhe të lidhur me krimin. Teksa po prezanton programin e PD për rendin dhe sigurinë, Berisha ka paralajmëruar se do të bëhen publike të gjitha dosjet dhe faktet të cilat vërtetojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën.
    “Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!”, u shpreh ai.
    Sali Berisha: Nga organet e policisë do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar. Dosjen 1 mln faqe të bisedave që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do të bëhen publike që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit, nga droga dhe t’i rikthehen ligjit e të drejtave të tyre, vendit dhe shpresës. Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!

  • Berisha: Oficerët e policisë u ndëshkuan se u përballën me krimin! Ata do të marrin përsëri vendin që meritojnë

    Berisha: Oficerët e policisë u ndëshkuan se u përballën me krimin! Ata do të marrin përsëri vendin që meritojnë

    Gjatë prezantimit të programit të opozitës për rendin dhe kufirin kreu i opozitës theksoi se, “oficerët e policisë u ndëshkuan se u përballën me krimin por do të marrin përsëri vendin që meritojnë”.

    Berisha: Edi Rama kërkon një mandat të katërt pasi në 12 vite të qeverisjes së tij janë larguar më shumë shqiptarë nga trojet e tyre se nga të gjitha pushtimet, përfshi pushtimin serb.

    Nuk ka arritur pushtimi serb të largojë nga Kosova në 12 vite sa largoi ky nga Shqipëria.

    Një reformë tërësore, e cila është parashikuar në program, të cilën do e plotësoni me mendimet tuaja, me idetë tuaja, do të ndërmerret.

    Të gjithë ju, subjekt i padrejtësive të mëdha ligjore që janë bërë, do merrni vendin që meritoni.

    Ju u ndëshkuat se u përballët me krimin.

    Ju u ndëshkuat për t’i hapur rrugën krimit.

    Do mbetet ditë e zezë në historinë e këtij institucioni, kur një vagabond, një delinkuent si Saimir Tahiri, shpallte shkrirjen e policisë kriminale se kishte kapur prindërit e tij teksa bënin kontrabandë.

    Dhe i hapte rrugën krimit, skafeve dhe trafiqeve të tij personale, familjare.

    Ky ishte fillimi i Edi Ramës, i qeverisjes së Edi Ramës.

    Në aktin më të parë hapi portat në të katër anët për krimin dhe trafiqet.

    Por e drejta për ju do vendoset me vendosmëri dhe duhet të jeni krenarë për detyrat që keni kryer.

    Gjykatësit dhe prokurorët që u përballën dhëmb për dhëmb me krimin dhe u larguan nga detyra me vetingun gjueti shtrigash, ata që dhanë dënime përjetë për bandat e qeverisë socialiste, ata janë sot jashtë institucioneve si hakmarrje për ta.

    Të gjitha këto, marrin fund!

    Unë besoj plotësisht tek ju.

    Besoj plotësisht tek burrat dhe gratë, tek institucionet, në Policinë e Shtetit, në prokurori, në gjykata, që kanë vullnet të zbatojnë ligjin. Në këtë mënyrë të zbatojmë narkoshtetin me shtetin ligjor.

    Të rikthejmë respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe garantimin e tyre. Garantimin e sigurisë së tyre.

    Sot burgjet e tyre janë në shumë aspekte tejkalojnë burgjet e kohës staliniste, e kohërave më të egra.

    Unë po vij nga Këshilli i Europës, bëra një denoncim shumë të fuqishëm në Komitetin e Antitorturës.

    Çfarë ndodh? Njëri pas tjetrit lajmet, vdiq filani, 28 vjeç, vdiq tjetri 32 vjeç nga vdekje natyrale. Nuk ka vdekje natyrale për një 28 vjeçar apo për një 32-vjeçar. Këto janë të gjitha fshehje të krimeve që ndodhin në këto institucione, ku vetë ministri, vetë Uluziu merret direkt me akte të ulëta, provokime pa asnjë lloj koncepti për dinjitetin njerëzor.

    Kudo që të jetë, cilido që të jetë, ai ka dinjitetin e tij.

    Duhet të ketë sigurinë e tij.