Tag: krimin

  • “SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin”, Duka: Duhet rezultat para 11 majit

    “SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin”, Duka: Duhet rezultat para 11 majit

    Shkëputje të politikës me krimin dhe mospërdorim të administratës në fushatë, kërkon kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiëprinë Madhështore. Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, ai thekson se SPAK duhet të japë rezultat para zgjedhjeve të 11 majit dhe jo të shërbejë si OSBE ODIHR.
    “Jam i kënaqur që SPAK ka dalë në terren dhe nëse kap elementë të veçantë, atëherë i them bravo i qoftë, por nëse bën punën e OSBE ODIHR që ka bërë 34 vjet. Deri tani thuhet që ka pasur disa ankimime. Pritet të ketë prapë. Puna e SPAK duhet të jetë shkëputja e politikës me krimin dhe përdorimi i shtetit në favor të partive politike të shkëputet njëherë e përgjithmonë. Dhe shkëputja me njerëzit me rekorde kriminale. Në Durrës ka elementë të tillë që janë ende në fushatë. Të shohim nëse do kapë gjë atje, nëse jo nuk ka bërë punë. Të kapë para zgjedhjeve, sidomos në këto dy drejtime dhe e rëndësishme është që administrata të lihet mënjanë dhe të fusin duart njerëzit me rekorde kriminale”.
    Duka e konsideron të pamoralshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë dhe thotë se tensionet nuk janë vetëm mes palëve, por brenda llojit.
    “Gjuha e përdorur ka ardhur duke agravuar sidomos nga Rama. Bën vaki dhe e marrin për të mbledh vota, por mua më duket e pamoralshme mënyra e tij. Tensione politike ka pas gjithmonë, kur ka pas zgjedhje. Përveçse ka një luftë ka edhe brenda llojit se i tillë është sistemi një sistem i përçudnuar se këta përveç luftës me kundërshtarët kanë dhe luftë brenda llojit. Është bërë kakofoni e tmerrshme për sa i përket tensionit politik se nuk janë mes palëve, por brenda llojit. Në sistemin mazhoritar lufta ishte e ashpër mes individëve kurse tani rëndësi të madhe kanë kryetarët e partive”.

  • Duka: SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin, duhet rezultat para 11 majit

    Duka: SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin, duhet rezultat para 11 majit

    Shkëputje të politikës me krimin dhe mospërdorim të administratës në fushatë, kërkon kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Për të SPAK duhet të japë rezultat para zgjedhjeve të 11 majit dhe jo të shërbejë si OSBE ODIHR.
    ”Jam i kënaqur që SPAK ka dalë në terren dhe nëse kap elementë të veçantë, atëherë i them bravo i qoftë, por nëse bën punën e OSBE ODIHR që ka bërë 34 vjet. Deri tani thuhet që ka pasur disa ankimime. Pritet të ketë prapë. Puna e SPAK duhet të jetë shkëputja e politikës me krimin dhe përdorimi i shtetit në favor të partive politike të shkëputet njëherë e përgjithmonë. Shkëputja me njerëzit me rekorde kriminale. Në Durrës ka elementë të tillë që janë ende në fushatë.

    Të shohim nëse do kapë gjë atje, nëse jo nuk ka bërë punë. Të kapë para zgjedhjeve, sidomos në këto dy drejtime dhe e rëndësishme është që administrata të lihet mënjanë dhe të fusin duart njerëzit me rekorde kriminale”,-tha Duka. Ai e konsideron të pamoralshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë dhe thotë se tensionet nuk janë vetëm mes palëve, por brenda llojit.
    ”Gjuha e përdorur ka ardhur duke agravuar sidomos nga Rama. Bën vaki dhe e marrin për të mbledh vota, por mua më duket e pamoralshme mënyra e tij. Tensione politike ka pas gjithmonë, kur ka pas zgjedhje. Përveçse ka një luftë ka edhe brenda llojit se i tillë është sistemi një sistem i përçudnuar se këta përveç luftës me kundërshtarët kanë dhe luftë brenda llojit. Është bërë kakofoni e tmerrshme për sa i përket tensionit politik se nuk janë mes palëve, por brenda llojit. Në sistemin mazhoritar lufta ishte e ashpër mes individëve kurse tani rëndësi të madhe kanë kryetarët e partive”.

  • Vrasja në Vlorë, autori dyshohet të ketë lëvizur në këmbë, merren në pyetje mbi 10 persona

    Vrasja në Vlorë, autori dyshohet të ketë lëvizur në këmbë, merren në pyetje mbi 10 persona

    Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ende vazhdon të mbetet e mbushur me mister. 24 orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me autorin ose autorët, shkruan A2 CNN. Menjëherë pas ngjarjes, janë marrë në pyetje rreth 10 persona. Ata kanë qenë kryesisht familjarë, të afërm të tij, komshinj dhe kolegë. Por dëshmitë e tyre në komisariatin e Vlorës nuk kanë dhënë ndonjë detaj të rëndësishëm; ata thjesht kanë pohuar se viktima ishte një njeri pa probleme dhe nuk kishte pasur konflikte me askënd. Edhe nga banorët e zonës njihej si njeri pa probleme.
    Ndërsa në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin.
    58-vjeçari është goditur nga shumë pranë. Fillimisht në trup, për ta penalizuar që të mos lëvizte, dhe më pas dy herë në kokë me armë zjarri, pistoletë. Momentalisht dyshohet se kemi të bëjmë vetëm me një person që ka kryer krimin. Ai ka hyrë nga një rrugicë pas pallatit ku 58-vjeçari punonte, duke i dalë këtij të fundit përballë. Nuk përjashtohet mundësia që personi që ka kryer krimin të jetë ndihmuar me informacione të bollshme rreth lëvizjeve dhe vendndodhjes së tij.
    Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje. Dyshohet se autori ka lëvizur në këmbë dhe e njihte mirë terrenin dhe itinerarin. Mendohet të jetë larguar në një tjetër rrugicë, gjithashtu në errësirë të plotë dhe pa kamera sigurie, pas banesës së 58-vjeçarit, që të nxjerr në lagjen pranë. Janë sekuestruar DVR-të dhe dhjetëra kamera sigurie, të cilat po analizohen. Pritet të shihet nëse prej tyre do të nxirret ndonjë detaj.
    58-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi. Ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar. Prej kohësh jetonte me një bashkëjetuese të dytë.

  • Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliaj, nuk do t’i kthehet celulari

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliaj, nuk do t’i kthehet celulari

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit.Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë.
    Njoftimi:Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”, dhe vendosi:
    -Miratimin e vendimit 132 Akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
    -Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

  • Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit

    Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit

    Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit.
    Njoftimi:

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”, dhe vendosi:
    Miratimin e vendimit 132 Akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

  • Mashtrim me “Call Center”, dërgohet për rigjykim çështja ndaj Erjon Kasmit

    Mashtrim me “Call Center”, dërgohet për rigjykim çështja ndaj Erjon Kasmit

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë vendimin e GJKKO që dënoi me 11 vite burg Erjon Kasmin dhe Xhulian Xhafën, të dy të fajësuar për një skemë mashtrimi me “call center”.Togat e zeza të Apelit të GJKKO-së vendosën që aktet të dërgohen për gjykim në GJKKO, por me një tjetë trupë gjykuese.
    Njoftimi:Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare),  më datë 23.04.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve E.K. dhe Xh.Xh., kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    – Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

  • EMRAT/ Të akuzuar për mashtrim me Call Center dhe vjedhjen e 7 milionë eurove, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim

    EMRAT/ Të akuzuar për mashtrim me Call Center dhe vjedhjen e 7 milionë eurove, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim

    Apeli i GJKKO ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të akuzuar për mashtrim me Call Center dhe vjedhjen e 7 milionë eurove.

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), sot shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    – Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.
    Në 2024, GJKKO ka dhënë vendimet për 13 të akuzuarit për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.
    Erjon Kasmi, që konsiderohet personi kyç i një grupi kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vite e katër muaj burg.
    Ai së bashku më 12 persona të tjerë dyshoheshin se kanë mashtruar nëpërmjet thirrjeve telefonike qytetarë gjermanë duke u zhvatur eurot. Për bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafën Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim.
    Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare të të akuzuarve si dhe disa pasuri të paluajtshme.
     

    Top Channel

  • U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat)

    U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat)

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin nr. 43, datë 08.07.2024, të dhënë nga Shkalla e Parë ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa, të dënuar më herët për mashtrim me Call Center në vlerën prej rreth 7 milionë euro. Vendimi u shpall më 23 prill 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani dhe Nertina Kosova.
    Apeli ka urdhëruar rigjykimin e çështjes nga një kolegj tjetër brenda së njëjtës gjykatë, pas ankimeve të paraqitura nga të pandehurit.
    Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 23.04.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve E.K. dhe Xh.Xh., kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    – Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

  • Hakeruan dosjet e SPAK, GJKKO jep vendimin për Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin

    Hakeruan dosjet e SPAK, GJKKO jep vendimin për Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin

    Apeli i GJKKO ka lënë në qeli dy personat, të cilët u arrestuan pasi dyshohet se ndërhynë në sistemin e IT në SPAK.
    Dy të akuzuarit, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj do të hetohen në qeli.“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 22.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 28 akti, datë 14.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Z.Gj., dhe A.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:Miratimin e Vendimit/Urdhrit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatësit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton GJKKO.

  • Ndërhynë në sistemin e IT të SPAK , Apeli i GJKKO jep vendimin për Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn

    Ndërhynë në sistemin e IT të SPAK , Apeli i GJKKO jep vendimin për Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn

    Apeli i GJKKO ka lënë në burg dy personat e arrestuar, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilët akuzohen për ndërhyrje në sistemin e IT të SPAK dhe vjedhjen e dosjeve në hetim nga tre prokurorët.
    Të dy të arrestuarit, të cilët do të hetohen në qeli, dyshohet se kanë mundësuar aksesin e paligjshëm në sistemin e SPAK, duke shkaktuar një cenim të rëndë të sigurisë dhe besueshmërisë së hetimeve të kryera nga ky institucion.
    Njoftimi: 
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 22.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 28 akti, datë 14.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Z.Gj., dhe A.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:Miratimin e Vendimit/Urdhrit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatësit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.