Tag: krimi

  • Krimi Kibernetik shpëtoi të dhënat e 5 mijë qytetarëve, dështon plani i 2 kinezëve, zbardhet skema e grabitjes

    Krimi Kibernetik shpëtoi të dhënat e 5 mijë qytetarëve, dështon plani i 2 kinezëve, zbardhet skema e grabitjes

    Cunfeng Fan dhe Haike Yan

    TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e dy kinezëve pak ditë më parë në Tiranë, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe vjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Përmes faqeve të falsifikuara si ‘Posta Shqiptare’, kinezët mashtronin qytetarët për të mbledhur të dhënat e tyre bankare.
    Bëhet fjalë për të dhënat e mbi 5 mijë shtetasve shqiptarë, vjedhja e të cilave u parandalua nga Krimi Kibernetik në operacionin e pak ditëve më parë ku u arrestuan 2 kinezët, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç. Burime bëjnë me dije përmes skemës mashtruese të kinezëve, përllogaritja e shumës që rrezikonte të vidhej shkojn rreth 5 miliardë lekë, apo 50 milionë euro, nga llogaritë bankare të shqiptarëve. 
    Dy kinezët e arrestuar, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, kishin hyrë në territorin shqiptar më datë 27 tetor 2025. Ata ishin akomoduar në një hotel pranë Tiranës, ku u gjetën me dhjetëra sende materiale me rëndësi për hetimin. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

    Të arrestuarit kishin planifikuar që të qëndronin për disa ditë në Shqipëri, do largoheshin dhe pas ngritjes së infrastrukturës për marrjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë, paratë do të tërhiqeshin nga jashtë vendit.
    Krimi Kibernetik ka rënë në gjurmët e grupit të kinezëve nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të “darkëeb” dhe burimeve të hapura në internet, të cilat pasi janë verifikuar kanë çuar në identifikimin e 2 kinezëve./ZËRI

  • Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

    Në 2025, qytetarët shqiptarë ndihen më të pasigurt për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar sesa përballë ndonjë rreziku ushtarak apo kërcënimi të jashtëm. Kjo është një nga gjetjet kryesore të Barometrit të Sigurisë 2025, sondazhit kombëtar që Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) realizon çdo vit për të matur perceptimet e publikut mbi sigurinë.

    Që prej nisjes në vitin 2019, Barometri është shndërruar në një pasqyrë të rrallë të mënyrës se si qytetarët e shohin shtetin, institucionet dhe rreziqet që i rrethojnë. Studimi i këtij viti, i zhvilluar në një kontekst të trazuar global e rajonal, tregon qartë se për perceptimin e publikut shqiptar, rreziku më i madh nuk vjen nga jashtë, por nga brenda.

    “Që prej fillimit të matjeve në vitin 2019, ndjenja e sigurisë ndër qytetarët shqiptarë ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme, por shoqëruar me një rritje të ndjeshmërisë ndaj kërcënimeve të brendshme. Rreth 60–70% e qytetarëve vazhdojnë të ndihen personalisht të sigurt, ndërsa perceptimi për sigurinë institucionale mbetet më i brishtë,” shprehet Arjan Dyrmishi, autor i studimit dhe Drejtor Ekzekutiv i CSDG.
    Korrupsioni renditet si kërcënimi më i madh kombëtar, shumë përpara çdo rreziku tjetër. Në vijim vjen krimi i organizuar, i cili perceptohet si i lidhur ngushtë me korrupsionin, duke krijuar një zinxhir që minon besimin në qeverisje dhe në drejtësi. Kur mblidhen së bashku vlerësimet për kërcënimet kryesore dhe dytësore, këto dy rreziqe lënë shumë pas çdo kërcënim tjetër, qoftë ai ushtarak, kibernetik apo mjedisor. Për publikun, rreziku nuk është në kufij, por në sistem, në mungesën e transparencës, në ndëshkimin e dobët dhe në perceptimin e lidhjeve mes politikës dhe krimit.
    “Që nga edicioni i parë, qytetarët shqiptarë i kanë perceptuar rreziqet e brendshme si më të rëndësishme se ato të jashtme. Pra në Shqipëri armiku shihet brenda sistemit: korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e drejtësisë,” vijon Dyrmishi.
    Krimi i organizuar mbetet një plagë e thellë që perceptohet gjerësisht si kërcënim i përhershëm për sigurinë dhe ekonominë. Pjesa më e madhe e të anketuarve e konsideron atë një problem shumë serioz në nivel kombëtar, edhe pse më pak i dukshëm në zonën e tyre lokale.
    Veriu dhe qendra e vendit, veçanërisht Shkodra, Elbasani dhe Lezha, përmenden si vatra më problematike të krimit. Trafiku i drogës renditet si aktiviteti kryesor i rrjeteve kriminale, pasuar nga pastrimi i parave dhe krimet me dhunë. Shumica e qytetarëve besojnë se kultivimi i kanabisit ushqen drejtpërdrejt krimin e organizuar, edhe pse janë të ndarë nëse legalizimi i tij do ta dobësonte ndikimin e grupeve kriminale.
    Përveç faktorëve ekonomikë si varfëria dhe papunësia, qytetarët identifikojnë tre arsye institucionale që ushqejnë krimin: dënimet e buta, korrupsionin dhe lidhjet e fshehta mes politikës dhe krimit. Këto krijojnë, sipas tyre, një kulturë pandëshkueshmërie që e bën të vështirë ndarjen e pastër mes pushtetit dhe krimit. Krimi i organizuar perceptohet se ndikon negativisht në tregun e lirë, duke shtrembëruar konkurrencën përmes evazionit fiskal, zhvatjes dhe frikësimit.
    Një ndër gjetjet më të forta të Barometrit 2025 lidhet me perceptimin e ndërhyrjes së krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit. Shumica e qytetarëve besojnë se grupet kriminale kanë ndikuar në fushatat e të dyja partive të mëdha, përmes blerjes së votave, financimeve të paligjshme dhe, më rrallë, kërcënimeve direkte. Për rreth një në pesë të anketuar, dikush në rrethin e tyre është kontaktuar për të ndikuar votën, ndërsa një në katër thotë se njeh dikë që e ka shkëmbyer votën për para apo favore.
    Burimi kryesor i informacionit për këto ndërhyrje mbeten mediat tradicionale, por rrëfimet personale janë po aq të përhapura, duke treguar se fenomeni nuk perceptohet më si abstrakt, por si realitet i prekshëm. Ndër institucionet, SPAK gëzon besimin më të lartë për rolin e tij në parandalimin e ndërhyrjeve elektorale, ndjekur nga Policia e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa partitë politike konsiderohen si dueshtimet më të mëdha në këtë drejtim.
    Në krahasim me vitet e fundit, shumica e qytetarëve ndihen se prania e krimit të organizuar ka mbetur e pandryshuar ose është rritur. Ligji për Dekriminalizimin shihet si pjesërisht efektiv, por me kufizime të dukshme në zbatimin e tij, sidomos në nivelet lokale dhe qendrore të pushtetit.
    “Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të perceptohen si kërcënimet më të mëdha. Shkaqet e vazhdueshmërisë së këtij perceptimi janë normalizimi i korrupsionit dhe përhapja strukturore e tij, lidhja midis politikës dhe krimit të organizuar, impakti real që këto kanë në jetën e përditshme, perceptimi i pandëshkueshmërisë dhe shtimi i ndjeshmërisë së publikut pas reformës në drejtësi dhe refromat antikorrupsion në kuadër të antarësimit në BE,” shprehet Dyrmishi.
    Ndërkohë, pritshmëritë për reduktimin e ndikimit të krimit janë të ndara mes optimizmit dhe skepticizmit. Krahas SPAK-ut, qytetarët njohin edhe rolin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e reformave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Një temë që përshkon gjithë raportin është ajo e besimit të ulët në drejtësi dhe nën-raportimit të krimeve. Shumë qytetarë hezitojnë të raportojnë krimet për shkak të frikës nga hakmarrja, mosbesimit te autoritetet dhe mungesës së informacionit ligjor. Dhuna në familje, abuzimet nga zyrtarët dhe krimet e lidhura me pushtetin janë ato që besohet se mbeten më shpesh pa u raportuar.
    Në të njëjtën kohë, gjetjet tregojnë se shqiptarët besojnë fuqishëm në nevojën për bashkëpunim rajonal përballë kërcënimeve të përbashkëta. Mbi 80% e të anketuarve pajtohen se mungesa e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit dëmton stabilitetin rajonal. Megjithatë, optimizmi mbetet i matur.
    Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shprehet skeptike se rajoni mund të përmirësojë gjendjen e sigurisë në një të ardhme të afërt. Arsyeja kryesore që përmendet është roli i politikanëve,  të cilët perceptohen si aktorë që shpesh nxisin ndasi dhe përdorin tensionet për përfitime të brendshme politike. Serbia mbetet e identifikuar si kërcënimi kryesor për sigurinë e Shqipërisë, ndërsa shtetet e tjera fqinje vlerësohen përgjithësisht në mënyrë neutrale.
    Në planin global, perëndimi shihet si garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gëzojnë mbështetje pothuaj unanime, si partnerë pozitivë dhe të besueshëm. Rusia, përkundrazi, perceptohet kryesisht si aktor negativ, ndërsa Kina shihet me ambivalencë, as kërcënim i drejtpërdrejtë, por as partner i besuar.
    Pjesa më e madhe e të anketuarve beson se në vitet e ardhshme SHBA do të mbetet fuqia më me ndikim në botë, e ndjekur nga BE, Kina dhe Rusia. Në nivel dypalësh, Italia përmendet si vendi me marrëdhëniet më të ngushta dhe si partner që duhet prioritarizuar në të ardhmen, krahas SHBA-ve.
    “Barometri i Sigurisë përcjell një mesazh të qartë për institucionet se siguria kombëtare nuk mund të kuptohet si një koncept thjesht ushtarak, por si rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes së mirë, funksionimit të drejtësisë dhe zbatimit të rendit ligjor. Qytetarët e lidhin ndjenjën e tyre të sigurisë me cilësinë e institucioneve dhe me aftësinë e tyre për të qenë të ndershme, transparente dhe efektive,” përfundon Dyrmishi, duke shtuar se publiku kërkon rezultate të prekshme dhe institucione të pavarura në luftën kundër korrupsionit, pasi besimi ndërtohet nga veprimet reale dhe jo nga retorika politike, ndërsa mbështetja për integrimin europian shihet si garanci për reforma të vërteta.

  • Krimi nuk duhet të shpërblehet

    Krimi nuk duhet të shpërblehet

    Krimi kibernetik po godet bizneset e mëdha. Si të zbutet dëmi. Ndalimi i pagesës së shpërblimeve (ransom) do të ishte një fillim, shkruan The Economist

     

    Më shumë se një muaj për Jaguar Land Rover (JLR), prodhuesin e automobilave me pronësi indiane. Një javë për Asahi, gjigantin japonez të birrës. Gjashtë javë për Marks and Spencer (M&S), shitësin britanik me pakicë.

    Kjo ka qenë koha që u është dashur secilës nga këto kompani për t’u rikuperuar pas një sulmi kibernetik. Për JLR-në, ndërprerjet kanë shkuar përtej vetë kompanisë.

    Muajin e kaluar qeveria në Britani, ku ajo bazohet, tha se do të garantonte një hua prej 1.5 miliardë paund (2 miliardë dollarë) për të mbajtur në këmbë furnitorët e prodhuesit të makinave.

    Krimi kibernetik prej kohësh ka qenë i dominuar nga hajdutë që synojnë të vjedhin informacione për përfitim financiar. Tani atyre po u bashkohen shantazhistë, të cilët përdorin kërcënimin për dëmtimin e operacioneve të një firme për të përftuar pagesa më të larta.

    Kriptovalutat kanë mundësuar ransomware, një sulm ku hakerat zaptojnë dhe enkriptojnë të dhënat jetike dhe më pas premtojnë t’i çkodojnë pasi të paguhet shpërblimi. (Ndonjëherë edhe e mbajnë fjalën.)

    Për sa kohë kriminelët i përqendrojnë sulmet te firmat në Perëndim, vende si Kina dhe Rusia, ku bazohen shumë grupe të tilla, nuk kanë shumë arsye për të ndërhyrë.

    Kompanitë nuk mund ta parandalojnë plotësisht këtë, por nuk janë të pafuqishme. Siç raportohet, sulmet e fundit u japin mësime të tjera firmave se si të ulin gjasat për të pësuar të njëjtin fat, dhe si të ulin dëmin nëse kjo ndodh.

    Një mënyrë është të kuptojnë cilat pjesë të një sulmi do të rezultojnë më të kushtueshmet në planin afatgjatë.

    Ndërsa sulmet kibernetike janë bërë më të zakonshme, kompanitë kanë filluar të mbrohen, duke blerë polica sigurimi të specializuara për të zbutur rrezikun.

    Kjo është pozitive: sigurimi i nxit kompanitë të marrin më seriozisht sigurinë, pasi ato që nuk kujdesen përballen me prime më të larta.

    Megjithatë, shumë kompani ende nuk kanë një mbrojtje të mjaftueshme nga sulmet kibernetike, ose nga mungesa e vetëdijes, ose ngaqë është e kushtueshme. Vlerësohet se JLR humbi rreth 50 milionë paund për çdo javë pas sulmit.

    M&S mendohet të ketë humbur rreth 300 milionë paund të ardhura gjatë javëve kur riparonte faqen e internetit, por sigurimi për rikuperim pas krizave i mbuloi vetëm një të tretën.

    Blerja e sigurimeve që mbrojnë kundër këtyre humbjeve do t’i nxiste kompanitë jo vetëm të përpiqen të ndalin depërtimet, por edhe të sigurojnë që sistemet e tyre të rikuperohen shpejt.

    Një tjetër mënyrë është të kuptohet rreziku i nënkontraktimit (outsourcing). Delegimi i pjesëve të një biznesi te furnitorë specialistë është një vendim i logjikshëm.

    Por kompanitë e IT-së që ofrojnë shërbime të jashtme mbajnë “çelësat” e shumë “mbretërive”.

    Punonjësit e mbështetjes teknike ndjekin zakonisht udhëzime standarde sa herë që marrin një telefonatë për shërbim IT, gjë që i bën të lehtë për t’u manipuluar nga hakerat që shtiren si punonjës të brendshëm.

    Siç pritej, disa nga sulmet e fundit duket se janë kryer pasi hakerat fituan akses përmes firmave të nënkontraktuara.

    Bizneset që zgjedhin të delegojnë duhet të verifikojnë me kujdes nënkontraktorët dhe të vendosin marrëveshje për ndarjen e riskut përpara nënshkrimit. Vetë ofruesit mund të zbulojnë se forcimi i sigurisë i dallon nga rivalët.

    Edhe qeveritë mund të ndihmojnë, duke filluar me përforcimin e rregullave të zbulimit. Shumë kompani shpesh hezitojnë të pranojnë se janë sulmuar. Ky ngurrim e vështirëson identifikimin e modeleve dhe dobësive për autoritetet, duke rrezikuar të tjerët.

    Deri vonë, SHBA-ja zhvillonte forume ku kompanitë mund të shkëmbenin informacion mbi rreziqet kibernetike në mënyrë të sigurt, pa rrezikuar shkeljen e rregullave të konkurrencës.

    Këto nisma duhen rikthyer dhe vendet e tjera mund t’i marrin si shembull.

    Qeveritë mund të shkojnë edhe më tej dhe të ndalojnë pagesën e shpërblimeve në tërësi. Disa shtete amerikane tashmë u ndalojnë institucioneve publike të bëjnë pagesa.

    Mbretëria e Bashkuar po planifikon diçka të ngjashme. Në disa vende, pagesat mund të bien ndesh me rregullat kundër financimit të krimit të organizuar. Gjetkë, policia shpesh këshillon kundër tyre.

    Një ndalim i plotë mund të tingëllojë ekstrem, por interes i përbashkët është të ketë më pak ransomware. Kjo industri vazhdon të ekzistojë sepse është më shumë në interesin e kompanisë të paguajë shantazhuesit se sa të përballet me dëmin.

    Nëse sulmet kibernetike nuk sjellin fitim, ato do të zhduken.

     

  • “Shteti është dorëzuar”/ Reagon ‘Shqipëria Bëhet’: Krimi po na merr zvarrë, ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve

    “Shteti është dorëzuar”/ Reagon ‘Shqipëria Bëhet’: Krimi po na merr zvarrë, ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ Elton Laska, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante të sigurisë publike në vend, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme për dështim total në garantimin e rendit dhe jetës së qytetarëve.
    “Ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve, Ministria e Brendshme merret me pashaportizime dhe monopatina. Kjo është fytyra e një qeverie që ka humbur kontaktin me realitetin. Në vend që të mbrojë jetën e qytetarëve, ajo bën propagandë”, deklaroi Laska.
    Laska i referohet ditës së djeshme si “një të marte të zezë për Shqipërinë”, pas serisë së ngjarjeve të rënda që tronditën vendin në pak orë.
    “Një 17-vjeçar që kthehej nga puna u përplas për vdekje në Vlorë, një zyrtar tatimesh u sulmua me tritol në Shkodër, një baba u vra nga i biri në Durrës, një turist në Berat dhe një punonjës restoranti në Tiranë humbën jetën brenda 120 minutave. Në të gjitha këto ngjarje, policia bën vetëm statistikat”, theksoi Laska.
    Në fund të deklaratës, Sekretari i Përgjithshëm i ‘Shqipëria Bëhet’ kërkoi reagim urgjent edhe nga shoqëria shqiptare:
    “Krimi po na merr zvarrë të gjithëve. Koha është për reagim të shoqërisë shqiptare, sepse nesër do të jetë vonë. Në një vend ku mbretëron krimi, askush nuk ka më imunitet.”

  • Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

    Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

    Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare
    Ligjvënësi demokrat, Gjin Gjoni ka reaguar pas ngjarjeve të njëpasnjëshme të rënda që tronditën vendin tonë, këtë të martë, 28 tetor.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjoni e cilëson bilancin si tejet të rëndë, duke shtuar se rendi dhe siguria janë në mëshirë të rastësisë, pasi krimi ka dalë jashtë kontrollit.
    Sot ishte një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në vend, pasi në harkun kohor të tre orëve u shënuan tre të vrarë, ndërkohë që po sot në Shkodër u regjistrua edhe një atentat me tritol ndaj një zyrtari publik’, shkruan Gjoni.
    Sipas deputetit të PD, Edi Rama mbetet përgjegjësi për gjithçka të keqe ndodh në Shqipëri, pasi ishte ai që shkatërroi Policinë e Shtetit.
    ‘Edi Rama është arkitekti i degradimit të strukturës së Policisë së Shtetit, të cilën e korruptoi me paratë e kanabisit, ndërsa ka shkatërruar edhe sistemin e drejtësisë, që e ka mbushur me “kamikazë”, thuhet në reagimin e Gjonit.
    ‘Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike janë emergjencë kombëtare’, përmbyll reagimin, ligjvënësi demokrat.
    Statusi
    Tre të vrarë, tritol dhe vetëvrasje, krimi del jashtë kontrollit, rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë!
    Sot ishte një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në vend, pasi në harkun kohor të tre orëve u shënuan tre të vrarë, ndërkohë që po sot në Shkodër u regjistrua edhe një atentat me tritol ndaj një zyrtari publik.
    Në Berat, një turist u vra me thikë në mes të kalasë; në Durrës, djali vrau babain e tij; ndërsa në Tiranë, një punonjës lokali u vra në vendin e punës nga kolegu i tij.
    Ndërkohë, në Shkodër, një shtetas i huaj u vra në qeli, ndërsa një zyrtar tatimesh u bë objekt i një atentati me tritol.
    Edi Rama është arkitekti i degradimit të strukturës së Policisë së Shtetit, të cilën e korruptoi me paratë e kanabisit, ndërsa ka shkatërruar edhe sistemin e drejtësisë, që e ka mbushur me “kamikazë”.
    Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike janë emergjencë kombëtare.

  • Gjin Gjoni: Krimi ka dalë jashtë kontrollit, rendi dhe siguria në rrezik të madh

    Gjin Gjoni: Krimi ka dalë jashtë kontrollit, rendi dhe siguria në rrezik të madh

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda që shënuan një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Ai thekson se krimi ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa rendi dhe siguria mbeten në mëshirë të rastësisë.
    Sipas Gjonit, vetëm në harkun e tre orëve u regjistruan tre vrasje: në Berat një turist u vra me thikë në mes të kalasë, në Durrës një baba u vra nga djali i tij, ndërsa në Tiranë një punonjës lokali u vra nga kolegu.
    Ndërkohë, në Shkodër një zyrtar i tatimeve u bë objekt i një atentati me tritol, ndërsa një shtetas i huaj humbi jetën në qeli.
    Gjin Gjoni akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për degradimin e strukturës së Policisë së Shtetit dhe shkatërrimin e sistemit të drejtësisë. Deputeti kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike si emergjencë kombëtare për të rivendosur rendin dhe sigurinë.

  • Detajet nga krimi në Berat/ Viktima donte t’i bënte një foto vajzës, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve

    Detajet nga krimi në Berat/ Viktima donte t’i bënte një foto vajzës, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve

    Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme në zonën e kalasë në Berat, ku 63-vjeçari Kristo Mema vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha.
    Burime bëjnë me dije se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Shkak për nisjen e debatit mes tyre ka qenë se viktima donte t’i bënte foto njërës prej vajzave me kalin e autorit.
    Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
    Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruar para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
    Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste me një kalë tuuristët në zonën e kalasë, kundrejt pagesës. Kristo Mema vijon të jetë ende në kërkim, ku u zhduk pa gjurmë, pasi kreu vrasjen.
    gijotina.com/

  • “Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

    “Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

    Luciano Boçi, nënkryetar i PD, ka komentuar në “Puls” në A2 CNN, me moderatore Bruna Çifligun, zhvillimet në seancën dëgjimore me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke e cilësuar atë “të paqartë” dhe “të deformuar nga mazhoranca”.
    Sipas Boçit, vendimi që pyetjet e deputetëve të mos lexoheshin prej tyre, por nga një person tjetër, “krijoi kakofoni dhe mosqartësi në komunikim”. Ai tha se kjo mënyrë ndikoi në përgjigjet e Dumanit, duke shtuar se “shumë prej tyre ishin të paplota”.
    Deputeti shprehu pakënaqësi që pyetja e tij për Edi Ramën nuk u lexua e plotë. “Unë parashtrova argumente dhe fakte pse Rama është shpallur i paprekshëm. Ai është firmëtari kryesor i vendimeve për inceneratorët, iniciatori i projekteve që sot nuk funksionojnë. Janë 71 persona në hetim, por koka kryesore, Rama, është jashtë kësaj dosjeje”, deklaroi Boçi.
    Ai theksoi se SPAK po tenton të ndajë artificialisht korrupsionin nga krimi i organizuar, ndërkohë që “realiteti është krejt tjetër”. “Sot krimi i organizuar jo vetëm pastron para, por ka edhe autoritet politik. Korrupsioni me bazë politike dhe krimi janë shkrirë në një të vetme”, shtoi Boçi.

  • ”SPAK në presion”, gazetarja Hoxha: Media nuk është armik, është aty për të pyetur edhe 40 herë

    ”SPAK në presion”, gazetarja Hoxha: Media nuk është armik, është aty për të pyetur edhe 40 herë

    Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend, ndër të tjera foli edhe për presionet që Prokuroria e Posaçme ka pasur nga aktorët politik dhe krimi.
    E ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, gazetarja Anila Hoxha nuk u pajtua me deklaratën e kreut të SPAK, duke mos rënë dakord me barazimin mes presionit nga krimi dhe atij mediatik.

    ”Të dëgjoj nga Kryeprokurori i Posaçëm që ka presion nga krimi e pranoj, por të barazosh presionin e krimit me atë nga mediat mendojë që është disi e tepruar, duke nënkuptuar që media është e njëjtë me krimin.

    Për sa kohë që mediat ndjekin çdo proces, nuk duhet të ngatërrohet asnjë prokuror, gjyqtar, ministër të bëhet redaktor. Media nuk është armik. Është aty për të pyetur, madje edhe 40 herë”,-tha Hoxha.