Tag: krimi

  • “Politikanët shqiptarë i zgjedh krimi”, gazetari: Miliona euro nga tonelatat e drogës futen në Shqipëri

    “Politikanët shqiptarë i zgjedh krimi”, gazetari: Miliona euro nga tonelatat e drogës futen në Shqipëri

    Gazetari Lavdrim Lita tha se politika shqiptare është kapur nga krimi dhe se paratë e narkotrafikut po diktojnë lojën politike në vend. Lita theksoi se ekziston një agjendë e qartë e Perëndimit për të goditur rrjetet e fuqishme të trafikut shqiptar, të cilat, sipas tij, operojnë në Amerikën Latine, Ekuador, Dubai dhe qendra të tjera të Europës.
    “Shqiptarët duhet ta kuptojnë: politikanët nuk zgjidhen me votën e qytetarëve, por nga krimi”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo është arsyeja pse SHBA dhe BE mbështesin fuqishëm SPAK-un.Sipas Litas, tonelata kokaine që transportohen nga Amerika Latine drejt Europës kanë krijuar një perandori të madhe financiare, nga ku miliona euro futen në Shqipëri për të blerë ndikim politik. Ai tha se pas shumë bizneseve të mëdha në vend fshihet një “dorë e jashtme” e lidhur me paratë e drogës,Gazetari theksoi se figurat politike të caktuara shërbejnë si garanci për transaksione të mëdha dhe ndërtime masive, duke krijuar një simbiozë mes krimit dhe politikës.
    “Këta politikanët nuk janë vetëm ministra. Janë garantë të marrëveshjeve, të investimeve të mëdha, të kullave që ngrihen çdo ditë”, tha ai
    Lita nënvizoi se ndërkombëtarët po kërkojnë sekuestrime dhe rikthim të pasurive të paligjshme, duke e krahasuar situatën me luftën e antimafias italiane. Sipas tij, prokurorët europianë e shohin Shqipërinë si një terren ku duhet çrrënjosur një “tumor” i fuqishëm, narkotrafikantët që, sipas tij, ndikojnë direkt në vendimmarrjen politike.

  • Krim ka edhe në Bruksel, por kryeministri i Belgjikës nuk pret në zyrë anëtarë të Sinaloas si Rama

    Krim ka edhe në Bruksel, por kryeministri i Belgjikës nuk pret në zyrë anëtarë të Sinaloas si Rama

    Edi Rama ka marrë në dorë vetë rolin e idiotit gjatë një interviste në Euronews, ku ka deklaruar se krim ka edhe në Bruksel dhe kjo do të thotë që krimi nuk është ekskluzivitet i Tiranës.

    Nëse në raste të mëparshme ka përdorur Spiropalin, Bidon etj. që të flasin broçkulla të tilla, Rama duket se tani që narkoshteti i tij ka marrë dhenë, ka marrë përsipër vetë të relativizojë lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar.
    Argumenti i Ramës se “krim ka edhe në Bruksel” është një mënyrë për ta paraqitur problemin e krimit si diçka normale, si një realitet europian ku Shqipëria thjesht bën pjesë.

    Krim mund të ketë kudo, por kryeministri i Belgjikës për shembull nuk pret në zyrë njerëz që kanë lidhje me kartelin Sinaloa-s. Kryeministri i Shqipërisë po. Dhe kjo është një fakt publik.
    Po, ka grupe kriminale edhe në Belgjikë, por kryeministri belg nuk ka dalë kurrë si pjesë e bisedave me telefona EncroChat me grupet kriminale. Për kryeministrin shqiptar ekzistojnë një sërë dyshimesh e akuzash se përmendet, por edhe ka biseduar me ato telefona.
    Kjo është diferenca thelbësore që Rama nuk mund ta mbulojë me retorikë.

    1. Krimi si fenomen është universal — por si trajtohet është çështje kulture politike

    Brukseli ka krim, Londra ka krim, Berlini ka krim.
    Por askush prej atyre kryeministrave nuk zhvillon takime me njerëz që sot janë të sanksionuar për pastrim parash për llogari të kartelit Sinaloa. Apo të jenë përgjuar nga shërbimet partnere si pjesë e takimeve në Aruba, siç disa herë kanë ngritur dyshimin gazetarët italianë për Ramën apo njerëz të afërt të tij.
    Institucionet belge i luftojnë këta njerëz, nuk i futin në zyrat e qeverisë.
    Në Shqipëri, ndërkohë, takimi është fakt i pranuar.
    Rama vetë e ka pozicionuar si “një takim normal biznesi”.

    Problemi nuk është sa krim ka një vend, por sa afër i rri pushteti këtij krimi.

    2. Takimi me Luftar Hysën e zhbën deklaratën e Ramës

    Në momentin që del një informacion i tillë — që një person i lidhur me një kartel global ka hyrë e ka dalë në Kryeministri — retorika “edhe Brukseli ka krim” humbet komplet kuptimin.

    Sepse askund në BE:

    kryeministri nuk pret një person që në dosjet amerikane del i lidhur me rrjete të trafikut të kokainës;

    nuk diskutohet biznes me njerëz që më pas shpallen nga SHBA si pjesë e strukturave të Sinaloas;

    nuk futet kapital i dyshimtë kriminal me derën hapur.

    Këtu qëndron dallimi që përpiqet të maskojë Rama.

    3. Kjo sjell një goditje direkte për pretendimin “Shqipëria është gati për BE”

    BE-ja nuk mat vetëm ligjet dhe reformën në letër. Mat edhe kulturën e qeverisjes.
    Nëse një kryeministër takohet me individë që më pas shpallen të lidhur me kartelin më të madh të drogës në botë, atëherë s’është problemi te krimi në rrugë — por te standardi i shtetit. Dhe kjo nuk ndodh në Bruksel. Nuk ndodh në Romë. Nuk ndodh në Berlin.

    Po, krimi është universal. Po aq sa është universal edhe fakti që një kryeministër si Edi Rama pranon në zyrë një person të lidhur me Sinaloa-n.
    Këtu është dallimi mes një shteti europian dhe një shteti që ende lufton për standarde.

  • Rama për Euronews: Kr*mi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Rama për Euronews: Kr*mi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”Euronews”, thotë se Shqipëria meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama tha se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi sips tij edhe Brukseli ka krim. ”Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë nënvizoi gjatë intervistës se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi edhe se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit. Për të krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria i trajton ato si të tilla, por Rama shtoi se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.

    ”Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation. ”A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.

    Nga ana tjetër Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

  • “Krimi dhe korrupsioni është problem kudo, dhe Brukseli nuk është më mirë”, Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE

    “Krimi dhe korrupsioni është problem kudo, dhe Brukseli nuk është më mirë”, Rama për “Euronews”: Ne e meritojmë futjen në BE

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Euronews ka deklaruar se vendi jonë meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike.

    Rama thotë se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi “edhe Brukseli ka krim”, sipas tij.
    “Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha kryeministri Edi Rama.
    “Aspirantja për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor ka hyrë në fazën e fundit të negociatave me BE-në dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme pranimi në bllok.
    Shqipëria ka qenë një vend kandidat për më shumë se një dekadë, por ka përfituar nga impulsi gjeopolitik për të zgjeruar unionin i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Si rezultat, Shqipëria tani shihet si një favorite”, shkruan Euronews.Rama, tha se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE-ja është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit.
    Rama i tha Euronews se krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria e tij i trajton ato si të tilla, por shtoi gjithashtu se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.
    “Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation.
    “A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.
    Rama, i cili ishte në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në një forum të Komisionit Evropian mbi zgjerimin, tha se homologët e tij evropianë kanë treguar mbështetje për pranimin e Shqipërisë në bllok dhe vuri në dukje marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni.“Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, shtoi ai.
    Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.
     

    Top Channel

  • Rama për Euronews: Krimi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Rama për Euronews: Krimi dhe korrupsioni është kudo dhe në Bruksel. E meritojmë futjen në BE

    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”Euronews”, thotë se Shqipëria meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike. Rama tha se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi sips tij edhe Brukseli ka krim. ”Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë nënvizoi gjatë intervistës se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi edhe se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit. Për të krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria i trajton ato si të tilla, por Rama shtoi se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.

    ”Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation. ”A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.

    Nga ana tjetër Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

  • Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”/ Reagon Berisha: E mira për të është krimi dhe droga. E kam për nder..

    Rama e quajti “e keqja më e madhe e vendit”/ Reagon Berisha: E mira për të është krimi dhe droga. E kam për nder..

    “Më konsiderojnë të tillë sepse unë mbroj interesat e qytetarëve. Ka pakënaqësi ndaj meje sepse mbroj me dokumente se Shqipëria është narkoshtet, por Rama bën gjithçka ë ta denoncojë këtë qëndrim timin. 
    Unë jam më e keqja sepse për ta e mirë është krimi, droga, spastrimi etnik. 
    E kam për nder atë që Edi Rama thotë dhe miqtë e tij”, tha Berisha. 
     
     

  • Piranjat/ Krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë

    Piranjat/ Krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë

    Nga Florjan Binaj – Editorial i ‘Piranjave’

    Sot në mëngjes,në rrugën e Elbasanit trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazhuara me hapjen e rrugës për një zyrtar të lartë që nuk kishte nerva e as kohë të priste në trafik si ne të tjerët.

    Nuk e kuptova mirë kush ishte ky zyrtar, ministër apo kryeministër, se tani mbajnë dhe xhama të zinj – nuk duan as të na shohin më me sy.

    Vetëm pak ditë më parë, një atentat mafioz në aeroportin ‘Nënë Tereza’ tronditi vendin.

    Në makinë bashkë me shënjestrën e atentatit ndodhej një agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, institucioni që duhet të kontrollojë policët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

    Tashmë, krimi në Shqipëri nuk është fenomen, është strukturë. Nuk kemi banda të vogla që luftojnë për territor, por mafie të organizuar, me hierarki, me financa aq sa buxheti i një shteti dhe me ndikim deri në nivelet më të larta të administratës.

    Punonjësit e policisë nuk janë thjesht të korruptuar. Disa prej tyre janë anëtarë aktivë të familjeve mafioze, duke u ngjitur deri në nivelet më të larta të hierarkisë, dhe kjo nuk është krizë kalimtare. Është shkatërrim i shtetit ligjor.

    Ndërkohë, qeveria hesht, dhe ministrja e Brendshme, në vend që të ngrejë alarmin e të ndërmarrë një aksion kombëtar ndaj grupeve mafioze që kanë depërtuar në çdo qelizë të policisë, ka shpallur aksionin kombëtar…. kundër…. monopatinave.

    Në këtë vend, ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe të rrisim fëmijët tanë, qytetarët ndjehen çdo ditë e më të pambrojtur, më të braktisur.

    Nga njëra anë krimi që nis me të fortin e rrugicës dhe mbaron me trafikantin e tonelatave të drogës, dhe nga ana tjetër qeveria që na vjedh e na rrjep plot arrogancë, e kanë futur qytetarin shqiptar në një darë që po i zë çdo ditë e më shumë frymën.

    Shqipëria është në emergjencë dhe ka nevojë për një dorë të hekurt. Jo për një diktator, por për ngritjen e një sistemi vlerash të përbërë nga njerëz guximtarë që nuk i tremben mafias, madje e ndjekin atë hap pas hapi, duke forcuar dorën e ligjit e duke prerë lidhjet e tyre me majat më të larta të pushtetit.

    Prandaj sot, në këtë situatë të zymtë kur numërimi i turistëve shkon paralel me numërimin e kufomave, pyetja është një dhe e vetme:

    Me një ministër rendi të dënuar nga gjykata, me disa ministra në burg, disa të tjerë në hetim, dhe me një rekord krimi të denjë për republikat e bananeve, jam kurioz të di a ka akoma qytetarë që presin apo ëndërrojnë që rendi të vendoset e krimi të luftohet nga kjo qeveri, e nga ky Kryeministër?

    Sepse, e vetmja detyrë që policia e shtetit nën këtë qeveri arrin të bëjë, është të hapë rrugën për ministrat e kryeministrat, dhe i vetmi sukses është bllokimi i rrugëve për ne të tjerët.

  • Paloka: Qeveria Rama, një ‘show mes skandaleve’, krimi bashkëjeton me pushtetin, drejtësia me dy standarde

    Paloka: Qeveria Rama, një ‘show mes skandaleve’, krimi bashkëjeton me pushtetin, drejtësia me dy standarde

    Në një intervistë për Syri Televizion, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, akuzoi kryeministrin Edi Rama për një qeverisje të bazuar në “skandale dhe show”, duke e cilësuar mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare me atë italiane si një manovër propagandistike për të fshehur marrëveshjen për emigrantët.

    Ai deklaroi se 16 marrëveshjet e tjera të firmosura ishin “thjesht dekor”, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare ka humbur lidhjen me realitetin dhe shqiptarët “janë mësuar me të keqen”, për shkak të krizave të njëpasnjëshme të korrupsionit dhe krimit. Duke iu referuar atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmanto Dani, Paloka vuri në dukje se ngjarje të tilla tregojnë se “krimi është i lirë dhe në bashkëpunim me qeverinë”.

    Paloka u shpreh edhe për çështjen e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK për një aferë që dyshohet të kap vlerën e mbi 50 milionë eurove, ku denoncoi faktin që Balluku, megjithëse nën hetim, vazhdon të mbajë postin dhe përfaqëson Shqipërinë në takime ndërkombëtare, duke përmendur edhe “zhdukjen e dy urave” si shembull konkret i abuzimit.

    Ai e quajti këtë situatë “drejtësi me dy standarde”, duke e krahasuar me rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet prej muajsh në arrest shtëpie. Sipas tij, drejtësia është e kapur politikisht dhe zgjidhja nuk do të vijë nga ndërkombëtarët, por nga vetë qytetarët shqiptarë.

    Pjesë nga deklarata:

    Nuk bëhet fjalë për sinqeritet, kjo është pjesë e show-t. Domethë. Gjithë qeverisja e Ramës mund të përmblidhet në dy fjalë: skandale dhe show. Në 12 vjet, 13 vjet që Rama qeveris, këto e kanë shoqëruar gjithë kohën qeverisjen, as nuk mund të quhet qeverisje se s’ka lidhje fare me qeverisjen ajo që ka bërë Rama këto 13 vjet, por thashë, këto dy aspekte kanë qenë tiparet dalluese të këtij pushtetërimi të Ramës. Skandalet pa fund nga njëra anë dhe show që është pastaj ai mbulimi, se s’dua të përdor atë fjalën popullore që lanë një gjë me një gjë tjetër. Është mbulimi që i bëhet gjithë këtyre skandaleve. Sa për këtë mbledhjen e fundit në Itali, në fakt as nuk është mbledhje e dy qeverive, është nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

    Por, 16 marrëveshje që janë në një farë mënyre thjesht një dekor për atë që është marrëveshja kryesore dhe që i intereson Italisë, ajo e emigrantëve. Pra të gjitha këto marrëveshjet e tjera janë si garniturë për të futur në mes dhe për të fshehur në një farë mënyre atë që është marrëveshja e vetme që i intereson Italisë dhe që është edhe arsyeja pse u bë ky show i radhës. Është marrëveshja për emigracionin, për emigrantët.

    Pjesa tjetër është butafori. Meloni i bën qejfin Ramës, se e di tashmë ku e ka hallin ky palloshi, dhe ndërkohë përfiton atë që i duhet për qeverinë e saj dhe për pjesën politike të programit të saj.

    Absolutisht, gjithë pjesa tjetër është propagandë. Po edhe në Itali kjo marrëveshje për emigrantët 90% propagandë është. Sepse e dimë të gjithë që janë hedhur miliona tek ato kampet në Gjadër dhe fakti është që sot nuk ka asnjë emigrant, me sa di unë të paktën. Edhe ajo pra është pjesë e propagandës. Po mua më intereson pjesa jonë, pjesa e Shqipërisë, jo se ç’bëhet në Itali. Ndërkohë këtu vazhdojnë skandalet te skandalet, ngjarjet te ngjarjet, nga një më e rëndë se tjetra. Ti i them fakt, u shokuan shqiptarët? Për fat të keq nuk është kështu. Shqiptarët nuk shokohen më. As nga skandalet e qeverisë, as nga krimi, as nga të gjitha të zezat që i vijnë këtij vendi përditë. Dhe unë e kam thënë dhe s’thënë, e keqja më e madhe që Rama i ka bërë këtij vendi, këtyre njerëzve, është se i ka mësuar me të keqen. Nuk i bën më përshtypje shqiptarëve, nuk shokohen më shqiptarët. E keqja u është bërë pjesë e jetës, për fat të keq.

    Jo, është më shumë sesa krimi është i lirë. Krimi është i lirë me qeverinë. Pikërisht gjithë ajo që u përshkrua, ti e di ku është ai rrethrrotullimi ku ka ndodhur ngjarja. Kush shkon për Rinas dhe kush shkon për Fushë-Krujë e di që te ai rrethrrotullimi rri nja gjysmë ore, sepse është pothuajse i bllokuar gjithmonë. Dhe herë çuditërisht ishte i pastër. Dhe ata erdhën brenda një minute, kryen vrasjen, ikën, u zhdukën. Nuk i kapi as policia, as satelitët. Aty pak sekonda më vonë kaloi një kortezh qeveritar, siç u pa nga pamjet.

    Kuptohet, kur them nuk shokohen më shqiptarët, jo se ngjarjet nuk janë shokuese. Përkundrazi, janë gjithmonë e më të rënda. Çfarë ndodhi meqë po flasim për Evropën? Edhe sot Rama mori prapë guximin të flasë për Evropën, madje do t’i shkulte veshin kryeministrit grek, qoftë se do ta pengonte rrugën e Ramës drejt Evropës. Çfarë ndodh në Evropë? Vetëm dy javë më parë, në Slloveni, dhanë dorëheqjen dy ministra, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Brendshëm, sepse një grup romësh rrahën në një lokal për vdekje një burrë. Vetëm për këtë ngjarje. Për një rrahje që përfundoi me vdekje, dhanë dorëheqje dy ministra. Këtu ndodh atentat, dhe nuk e di çfarë tjetër, se as nëpër filma nuk ka nga këto. Në fakt as në filma nuk ndodh ajo që ndodh në realitetin shqiptar. Këtu krimi është sheshuar. Këtu shkon policia, merr, shoqëron kriminelin se edhe ai që u vra dihet që ka qenë nga kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë.

    Po pra, dhe ky atentati i fundit ndodhi pikërisht te zona VIP e aeroportit. Kanë qenë njerëzit në makinë, i ka shpëtuar Zoti. Larg qoftë të kishte kaluar Rama aty dhe na kishin kapur palloshin plumbat. Kjo është situata në Shqipëri. Rama është autori, është kryefajtori i kësaj situate. Krimi në Shqipëri gjallon në sajë të Ramës, sepse krimi është në marrëveshje dypalëshe me Ramën: “Ne të ndihmojmë të qëndrosh në pushtet duke vjedhur zgjedhje, duke manipuluar, dhe ti do na lësh të bëjmë si të duam ne.” Kjo është një marrëveshje që tashmë e di edhe shqiptari më i fundit.

    Pjesa tjetër është korrupsioni, që thashë prapë, vetëm në Shqipëri ndodhin këto. Nuk ka gjë të tillë në Evropë. Këtu thuhet për Ballukun 50 milionë euro. Janë më shumë se 50 milionë. 50 milionë është vetëm shtesa që i është bërë kontratës pas takimit me turqit. Por edhe te pjesa tjetër, çfarë kujton se nuk është vjedhur? Janë zhdukur dy ura. Nuk gjenden. Dy ura që kanë qenë në projekt dhe paratë janë dhënë edhe për ato janë zhdukur. Dhe ajo sot është në Itali, është në krah të kryeministrit të Shqipërisë dhe në krah të kryeministres së Italisë, e akuzuar, e marrë e pandehur për të paktën 50 milionë euro vjedhje. Janë të vërtetuara. Derisa është detyruar Dumani ta marrë të pandehur Ballukun, imagjino se sa është thesi i provave.

    Kjo është pjesa tjetër e skandalit që vazhdon pjesa e drejtësisë. Kështu janë të lidhura të gjitha hallkat këtu, kjo është e keqja. Këtu nuk ke një institucion që të rri drejt. Sikur drejtësia të ishte e lirë, shumë ndryshe do ishte situata. Balluku duhet të ishte në pranga sot, jo në postin e zëvendëskryeministres

  • Krimi shtetëror i ’21 janarit’/ Sali Berisha nesër në SPAK, llogaria e parë për vrasjet në bulevard

    Krimi shtetëror i ’21 janarit’/ Sali Berisha nesër në SPAK, llogaria e parë për vrasjet në bulevard

    Gati 16 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit, SPAK ka thirrur Sali Berishën për ta pyetur për vrasjet e 4 protestuesve në Bulevard. Ish-kryeministri Berisha është njoftuar që të paraqitet para prokurorit Alfred Shehu në orën 10:00. Kjo është thirrja e dytë që Prokuroria e Posaçme çon në drejtim të ish Kryeministrit pasi e para, e firmosur më datë 3 nëntor, ishte kthyer mbrapa pa u hapur.
    Kjo ka detyruar SPAK që të nisë një tjetër fletë thirrje, që mban datën 7 nëntor, këtë herë jo më vetëm në banesën e ish Kryeministrit, por edhe në adresat e tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe Selinë e Partisë Demokratike.
    Më herët në SPAK janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni edhe ish drejtori i Policisë se Shtetit Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësi i tij Agron Kulicaj. Ish drejtues të lartë të Partisë Socialiste, pjesëmarrës në protestë, mes tyre edhe Sajmir Tahiri si dhe dëshmitarë në vendngjarje kanë dhënë gjithashtu versionin e tyre.
    Ndërkohë, SPAK ka urdhëruar një sërë ekspertizash të reja balistike dhe po analizon një audio-regjistrim të dorëzuar nga familja e Aleks Nikës, ku dyshohet se dëgjohet urdhri për të qëlluar mbi protestuesit.
    21 janarin e vitin 2011, gjatë një proteste të organizuar nga opozita e atëhershme socialiste, përballë Kryeministrisë, u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Gjykatat shqiptare dënuan vetëm dy gardistë për “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa dy prej vrasjeve e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Ngjarja u konsiderua një krim shtetëror, dhe për vite me radhë drejtësia nuk arriti të zbardhë urdhrin dhe zinxhirin komandues të atij 21 janari.
    Hetimet e reja të hapura nga SPAK në korrik të vitit 2024 synojnë pikërisht zbardhjen e plotë të përgjegjësive politike dhe institucionale të asaj dite, sipas urdhrit që erdhi nga një vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Vetë GJEDNJ e quajti krim shtetëror dhe theksoi fort se zbardhja e 21 janarit është një detyrim që “ngjarje të tilla të mos përsëriten më në historinë e një kombi”.

  • Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM

    Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM

    Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM
    Nga Luçiano BOÇI
    Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk është as habi as rastësi.
    Krimi është në habitatin e vet, ngjit me “shtëpinë” ku banon që quhet Komisariati i policisë së shtetit-parti.
    Policia jonë me të njëjtin pasion me te cilin godet qytetarin e thjeshtë me gjobvënie prapa ferrave, cepave, rrethllrrotullimeve, me ose pa radar-telefon, me të njëjtin pasion bashkëpunon dhe është fuzionuar pothuaj me krimin e organizuar.
    Tashmë policia e ka kaluar fazën e marrjes së pagesave mujore nga krimi organizuar.
    Kjo konsiderohet me gallatë si old fashion.
    Policia sot kërkon aksione e pjesë fitimi dhe ka të tilla në trafiqe, ndërtime, aktivitete pastrimi parash bashkë me grupet kriminale e biznese të lidhura me to.
    Sikurse anasjelltas krimi ka aksione në emërime, drejtim policor, politikë e pushtet lokal.
    Brenda tyre domosdoshmërisht drejtpërdrejt ose tërthorazi, me fuqi akoma më të madhe, janë politikanët e kastës siç i ka dëshmuar dhe SKY ENCHRO.
    Pas çdo atentati e pëplasjesh midis grupeve kriminale e bandave, qëndrojnë patjetër anëtarë të kupolës së lartë të policisë dhe të niveleve të ndërmjetme që shpesh bëjnë “detyrat e shtëpisë” për grupet kriminale.
    Policia është sot banda më e organizuar, me zgjatime të forta politike e me rol politik themelor në menaxhimin e proceseve të grabitjes së votave.
    Pjesa e ndershme dhe profesioniste e saj është e frustruar dhe e goditur. Rrijnë urtë për hir të pagës dhe uniformës.
    Një polici ku gara për drejtim është më e egër se gara për të kontrolluar territor nga bandat, e ku përfshihen ndjeshëm përfaqësuesit politikë, dëshmon qartë mënyrën se si funksionon ajo.
    Në fund të ekuacionit pavarësisht se kush vritet e eleminohet dhe pse, një gjë i bën bashkë-Vota.
    Këtu pastaj roli i Kryeministrit është i padiskutueshëm.
    Aferim, se këtë dimension lirie që “të hanë kokat e njëri-tjetrit” duam s’duam, Rama ia ka dhënë me pashë, gjithmonë brenda rolit të tij. Ai është “baba” i të gjithëve.