Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ministra dhe deputetë që sipas tij janë të lidhur me bandat dhe krimin. Teksa prezantoi programin e PD për Sigurinë dhe Rendin, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama si “padrino” dhe si kryebashkëpunëtor me krimin. Berisha akuzoi edhe drejtorin e policise se shtetit, Ilir Proda, si te emëruar nga bandat dhe krimi.
“Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit”, tha Sali Berisha.
Berisha: Sot jemi në një situatë të kundërt. Për fatin e keq rendi dhe siguria janë në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpuntor i organizatave kriminale, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri. Në këto kulla që mbijnë dhe që tani do përhapen në qytete të tjera, në këto kulla që janë monumente më të shëmtuara të drogës dhe krimit.
Sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor matrixi ta quajmë kështu edhe dje apo pardje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bënë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria është në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve, krimi emëron deputetët. Si Çyrbja ka edhe të tjerë. Krimi urdhëron emërimin e ministrave.
Tag: krimi
-

“Ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh”/ Denoncimet e forta të Berishës: U arrestua një bashkëpunëtor i…
-

“Berisha, roja e varrezave të PD-së”/ Gumeni: Ja këshilla ime për Adriatik Lapajn dhe Agron Shehajn
Daut Gumeni i ftuar në nje emision tregoi se përse nuk është organizuar e djathta shqiptare këto 35 vjet. Gumeni tha se demokracia në Shqipëri ka vdekur, e vranë ata që u quajtën themelues të saj.
“E djathta jonë nuk ka qenë aq e organizuar, as përpara 1944-ës, para se të vinin këta që e sakatuan. Nuk është vetëm faji këtyre që gjetën shesh e bënë përshesh. E djathta jonë e ka të ndaluar të riorganizohet sepse e dinte mirë ai që dha porositë në plenumin e fundit, ku nxorën ca materiale si bomba tymuese.
Ai tha që edhe të përndjekurve tanë politikë do t’u japim ndonjë kacidhe sa për të mbajtur frymën, me atë burg që kanë bërë. Pse e bënë kaçamak me atë ligjin 7501? Sepse këta kishin 480 mijë hektarë tokë që i hapën ca të shkretë që tani janë nëpër varre.
Pse ua morën pronarëve tokat dhe i lanë pa gjë? Kur merr pushtetin dhe mendon si të shfrysh instinktet e egra të tuat se ke qenë i shtypur dikur dhe të shtypesh kush të del përpara është sëmundje, nuk është urrejtje. Këtë e kanë marrë tani edhe udhëheqës të vendeve të mëdha. Kur ti merr pushtetin në fillim kujdesesh të bësh miq, jo të bësh armiq gjithë botën.
Ne sot po hedhim një valle makabër, jo më dëshirën tonë, por nga përvoja e 50-vjetëve diktaturë. Na vunë një arkivol të kuq, të vogël atje në mes të sheshit në 1990-ën. Është demokracia, na thanë, është e vogël mos e zgjoni! Sa hapëm pak kapakun, kishte vdekur pa lindur. Edhe ne hedhim valle rrotull një arkivoli të kuq. Sepse e vranë demokracinë.
E vranë ata që quhen si themelues të demokracisë. Demokracia nuk do të thotë që të ulërish dhe kush të bëjë zhurmë ta nxjerrësh jashtë. Ulërij nëse ke takat, por lëri edhe të tjerët të flasin. Por sa filluan të flasin ca të tjerë, i fshiu, filluan komplete, si këto spastrimet që bëheshin dikur çdo 5 vjet.”, thotë zoti Gumeni.
Daut Gumeni: Një këshillë për Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn!
Gumeni foli dhe për partitë e vogla që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Kryesisht Gumeni analizoi politikën që ndjekin partitë e Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, që sipas tij kanë filluar e bërtasin si Berisha, që poeti e quan brigadieri i varrezave.
Dritan Hila: Zoti Gumeni e shoh që jeni indiferent te këto zgjedhjet e fundit. Është kjo partia Mundësia e Agron Shehajt po tenton të grumbullojë të gjithë të persekutuarit dhe ish-pronarët. Mendoni se mund t’ia dalë?
Daut Gumeni: Më vjen keq ta them, por nuk besoj sepse ai ka një përvojë te kjo partia tjetër, e rojeve të varrezave. Të bëhesh deputet atje, më bën të dyshoj. Unë uroj që ai të marrë një grup parlamentar. Por ai po e shpërdoron atë urtësinë e tij sepse fillon bërtet kur i thonë gjëra që nuk i pëlqejnë. Por mos bërtit. Lëre ca të tjerë pastaj që kopjojnë këtë brigadierin e varrezave. Unë nuk e kam të keqen me njeriun, por me atë të keqe që beson njeriu.
Po që se më dëgjon fjalën (Lapaj), mbase nuk e dëgjon të keqen. Edhe një avokat i mirë, mbron njeriun, jo kriminelin. Ky deklaron që merr para edhe nga krimi. Si ka marrë para nga krimi? Nëse ti ke marrë para nga një kriminel, ke marrë para që të veçosh krimin nga njeriu, jo paren nga krimi. Po kush të beson ty nëse thua që marr para nga krimi? Po thuaj që marr para që të shpëtoj njeriun nga krimi. -

“Berisha, roja e varrezave të PD-së”, Gumeni: Këshilla ime për Adriatik Lapajn dhe Agron Shehajn
Daut Gumeni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se përse nuk është organizuar e djathta shqiptare këto 35 vjet. Gumeni tha se demokracia në Shqipëri ka vdekur, e vranë ata që u quajtën themelues të saj.
“E djathta jonë nuk ka qenë aq e organizuar, as përpara 1944-ës, para se të vinin këta që e sakatuan. Nuk është vetëm faji këtyre që gjetën shesh e bënë përshesh. E djathta jonë e ka të ndaluar të riorganizohet sepse e dinte mirë ai që dha porositë në plenumin e fundit, ku nxorën ca materiale si bomba tymuese.
Ai tha që edhe të përndjekurve tanë politikë do t’u japim ndonjë kacidhe sa për të mbajtur frymën, me atë burg që kanë bërë. Pse e bënë kaçamak me atë ligjin 7501? Sepse këta kishin 480 mijë hektarë tokë që i hapën ca të shkretë që tani janë nëpër varre.
Pse ua morën pronarëve tokat dhe i lanë pa gjë? Kur merr pushtetin dhe mendon si të shfrysh instinktet e egra të tuat se ke qenë i shtypur dikur dhe të shtypesh kush të del përpara është sëmundje, nuk është urrejtje. Këtë e kanë marrë tani edhe udhëheqës të vendeve të mëdha. Kur ti merr pushtetin në fillim kujdesesh të bësh miq, jo të bësh armiq gjithë botën.
Ne sot po hedhim një valle makabër, jo më dëshirën tonë, por nga përvoja e 50-vjetëve diktaturë. Na vunë një arkivol të kuq, të vogël atje në mes të sheshit në 1990-ën. Është demokracia, na thanë, është e vogël mos e zgjoni! Sa hapëm pak kapakun, kishte vdekur pa lindur. Edhe ne hedhim valle rrotull një arkivoli të kuq. Sepse e vranë demokracinë.
E vranë ata që quhen si themelues të demokracisë. Demokracia nuk do të thotë që të ulërish dhe kush të bëjë zhurmë ta nxjerrësh jashtë. Ulërij nëse ke takat, por lëri edhe të tjerët të flasin. Por sa filluan të flasin ca të tjerë, i fshiu, filluan komplete, si këto spastrimet që bëheshin dikur çdo 5 vjet.”, thotë zoti Gumeni.
Daut Gumeni: Një këshillë për Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn!
Gumeni foli dhe për partitë e vogla që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Kryesisht Gumeni analizoi politikën që ndjekin partitë e Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, që sipas tij kanë filluar e bërtasin si Berisha, që poeti e quan brigadieri i varrezave.
Dritan Hila: Zoti Gumeni e shoh që jeni indiferent te këto zgjedhjet e fundit. Është kjo partia Mundësia e Agron Shehajt po tenton të grumbullojë të gjithë të persekutuarit dhe ish-pronarët. Mendoni se mund t’ia dalë?
Daut Gumeni: Më vjen keq ta them, por nuk besoj sepse ai ka një përvojë te kjo partia tjetër, e rojeve të varrezave. Të bëhesh deputet atje, më bën të dyshoj. Unë uroj që ai të marrë një grup parlamentar. Por ai po e shpërdoron atë urtësinë e tij sepse fillon bërtet kur i thonë gjëra që nuk i pëlqejnë. Por mos bërtit. Lëre ca të tjerë pastaj që kopjojnë këtë brigadierin e varrezave. Unë nuk e kam të keqen me njeriun, por me atë të keqe që beson njeriu.
Po që se më dëgjon fjalën (Lapaj), mbase nuk e dëgjon të keqen. Edhe një avokat i mirë, mbron njeriun, jo kriminelin. Ky deklaron që merr para edhe nga krimi. Si ka marrë para nga krimi? Nëse ti ke marrë para nga një kriminel, ke marrë para që të veçosh krimin nga njeriu, jo paren nga krimi. Po kush të beson ty nëse thua që marr para nga krimi? Po thuaj që marr para që të shpëtoj njeriun nga krimi. -

Kush e kërcënon SPAK? Raporti vjetor rendit 10 problemet që rrezikojnë hetimet e Prokurorisë
Në raportin vjetor të vitit që lamë pas SPAK adreson 10 problemet që ka hasur gjatë 2024.
Në vend të parë qëndron presioni i jashtëm ndaj SPAK. Po kush e ushtron presionin e jashtëm sipas SPAK?
Krimi i organizuar, politika dhe aktorë mediatikë. Këta të tre janë gjurmuar nga SPAK gjatë 2024 të dyshuar që u përpoqën të cenojnë pavarësinë kushtetuese dhe bilancin e hetimeve.
Në raportin që i është dorëzuar kuvendit përmenden dëmet që shkaktohen ndaj SPAK nga këto presione të kategorizuara si “ndërhyrjet e jashtme që rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve.”
Si zgjidhje, SPAK propozon reagimin e të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse në ruajtjen e pavarësisë dhe të prokurorëve që shërbejnë aty. Klima që përshkruan SPAK për vitin që lamë pas lidhet direkt me hetimet ndaj politikanëve dikur funksionarë të lartë, drejtues institucionesh të vënë nën hetim gjatë 2024 dhe që qartësisht pas sollën akuza publike ndaj prokurorëve dhe nga ana tjetër edhe deklarata nga KLP për ndalim të presioneve dhe gjuhës së urrejtjes.
E njëjta gjë ndodhi edhe pas goditjen që mori krimi i organizuar i ekspozuar sidomos nga aplikacionet Sky ECC, një hetim që përfundoi në gjykatën kushtetuese dhe rriti tensionin në drejtësi. Nga ana tjetër në listën e dhjetë problemeve të ndeshura, në vend të 2 qëndron vakumi ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm kur ata të përfundojnë mandatin 9 vjeçar. Dhe një situatë e tillë rrezikon të cenojnë standardin e hetimeve të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe ndërkombëtarët- përmendet në raport. Si problem i 3, është renditur mungesa e këshilltarëve ligjorë që vë në rrezik ndjekjen e çështjeve deri në gjykatën kushtetuese. Pa zgjidhje vazhdon edhe njohja e vendimeve penale të huaja ndaj personazheve të botës së krimit të organizuar që mbahet nga gjykatat e zakonshme.
Për këtë SPAK kërkon ndryshim të ligjit.
Ndërkohë korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdon të denoncohet fare pak nga institucionet shtetërore përfshi edhe Policinë. Ndërsa mungesa e sistemit të administrimit të çështjeve, mungesa e njësisë së analizës, statusi i specialistit ndërlidhës për hetimet e përbashkëta ndërkombëtare i cili nuk duhet të trajtohet si nëpunës civil, presin ende zgjidhje. Sikurse edhe mos ekstradimi i shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top Channel
-

6.5 milionë euro asete të sekuestruara gjatë 2024/ Mërtiri: Krimi është perfeksionuar, puna e SPAK nuk është e lehtë
Analisti Ergys Mërtiri u shpreh për ‘Real Story’ se nuk ka një mpirje të punës së SPAK dhe se nuk është e lehtë për ta t’u shkelësh në kallo njerëzve të krimit. Sipas tij, krimi është perfeksionuar dhe se ka rrjete ndërkombëtare të krimit deri në Kolumbi.
“Nuk ka pasur mpirje të SPAK. Kur vjen presioni nga të dyja palët, gjithçka është në presion të SPAK. Dumani i ka marrë në mbrojtje fëmijër, nuk është e lehtë t’u shkelësh në kallo njerëzve të krimit.
Sot grupet kriminale, dikur vitet 2005 ajo vala e arrestimeve të Berishës ata ishin më shumë sjellje rrugacërore sesa mafioze. Sot kemi rrjet ndërkombëtar të krimit të organizuar deri në Kolumbi, bëjnë atentate spektakolare. Krimi është perfeksionuar. Ata kanë cuar në gjykatë Berishën, ia kanë kopsitur dosjen.” -

Raporti i SPAK: Kemi pasur presion nga krimi dhe politika
SPAK ka publikuar raportin vjetor për 2024, duke evidentuar sfidat dhe presionet me të cilat është përballur gjatë vitit.
Në raport theksohet se Prokuroria e Posaçme ka qenë objekt i ndërhyrjeve nga krimi i organizuar, politika dhe media, gjë që ka ndikuar në pavarësinë e institucionit dhe efektivitetin e hetimeve.
SPAK kërkon një reagim më të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për të garantuar mbrojtjen e integritetit të prokurorëve dhe proceseve hetimore. Një tjetër shqetësim i ngritur është numri i ulët i referimeve për korrupsion dhe krim të organizuar nga institucionet publike dhe Policia e Shtetit.
SPAK kërkon përmirësimin e bashkëpunimit dhe rritjen e angazhimit të këtyre institucioneve në luftën kundër krimit. -

‘Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira’, Mediu zbardh takimet me senatorët amerikanë: Korrupsioni dhe krimi…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me dy senatorë amerikanë, Mike Lee dhe John Cornyn, ku u diskutua për situatën politike në Shqipëri dhe sfidat që vendi po përballet përpara zgjedhjeve të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Mediu bëri të ditur se senatori Mike Lee ka theksuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira janë kërcënimet më të mëdha për demokracinë në çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë.
“Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar, dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike,” tha Mediu duke cituar senatorin Lee. Ai shtoi se administrata amerikane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s, por gjithashtu kërkon që vendi të plotësojë detyrimet e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj, duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të ndikojnë tek votuesit.
Nga ana tjetër, gjatë takimit me senatorin John Cornyn, Mediu tha se diskutimi u përqendrua jo vetëm tek zgjedhjet e 11 majit, por edhe tek çështjet e sigurisë në rajon.
“Asambleja do të ketë grupin e saj të vëzhguesve për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, për të monitoruar çdo problem në bashkëpunim me misionin vëzhgues të ODHIR,” shkroi Mediu.
Më tej, ai theksoi se gjatë bisedës me senatorin Cornyn u diskutua për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe largimin masiv të shqiptarëve për shkak të mungesës së shpresës dhe pasigurisë juridike.
Sipas Mediut, një shqetësim madhor i ngritur në takim ishte kapja e institucioneve nga qeveria dhe shkelja e Kushtetutës, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë. -

‘Drejtësia si armë kundër opozitës’/ Mediu me senatorin Mike Lee: ShBA në krah të Shqipërisë për zgjedhje të lira në 11 maj
Kryetari i Partisë Republikane në Shqipëri, Fatmir Mediu është takuar në ShBA me senatorin amerikan republikan, Mike Lee.
Në postimin e tij në Facebook, Mediu thekson se biseda me senatorin Lee është ndalur te krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë kërcënimi më i madh për çdo demokraci dhe për Shqipërinë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.
‘Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vënd anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 maj, duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit’, shkruan Mediu.
Postimi i plotë:
🇺🇸🇦🇱Në takim me Senatori Mike Lee
🔹Ai theksoj se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për cdo demokraci dhe për Shqipërinë.
🔹Respektimi i Kushtetutës është detyrim për cdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.
🔹Adninistrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vënd anëtar i NATOs dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsiini të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit