Në nisje të fushatës zgjedhore, qarku i Elbasanit po kthehet sërish në një nga zonat më të nxehta elektorale të vendit, me prani të lartë të interesave politike dhe akuzave për ndërhyrje të krimit të organizuar në procesin zgjedhor.
Gazetari Mariglen Kume, në një analizë, ndalet në këtë situatë të tensionuar duke përforcuar zërat për lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar në këtë qark. Ai solli në vëmendje denoncimin e një kandidati për të cilin ka bashkëpunuar krimi me politikën. Sa i përket qarkut të Elbasanit, dhe duke qene nga Belshi e njoh atë zonë, dhe konfirmoj që është e vërtet që në ato zonat aty përflitet për ndikimet që ka secila palë.
Qoftë edhe te grupeve kriminale të cilat atakohen nga forca politike, ka ndikim, qarkullojnë informacione se punojnë për një kandidat të caktuar, Nga informacionet që kam konstatuar në terren, qëndron edhe akuza e ngritur nga z.Berisha, dhe është i vërtetë ndikimi. Sipas Kumes, ndërhyrja e krimit në procesin zgjedhor vjen si rezultat i boshllëqeve që lë një opozitë e dobët dhe e fragmentuar.
Por unë besoj që nuk mjafton nëse do të kishim një alternative më të mire, një opozitë më qelibar, dhe më të mirë patjetër nuk do ishte aq vendimtare ndikimi i tyre sa për të manipuluar dhe presionuar publikun. Sot, për shkak të mungesës së një alternative të fortë, këto ndërhyrje bëhen vendimtare në disa zona.
Vetë nja kandidate e cila ishte ne primare ka denoncuar se një prej kandidatëve të opozitës vjen nga fisi tjetër kundërshtar i fisit te Suel Çelës. Pastaj ish-drejtori i ARrSH-së, Gjika, është parë që ka shkuar në SPAK edhe pse është më i favorizuari në këto zgjedhje.
Tag: krimi
-

Gara në qarkun e Elbasanit/ Gazetari: Krimi bashkëpunon me politikën për një kandidate të caktuar
-

“Hetuam 33 ish-zyrtarë”, Dumani: Korrupsioni është sofistikuar. Jemi kërcënuar nga krimi i organizuar
Nga Blerina Cene
33 ish- zyrtarë kanë përfunduar në sitën e SPAK, gjatë vitit që lamë pas, për vepra penale si korrupsion, shpëdorim detyre, e shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
Nga ana tjetër, SPAK arriti të hetojë edhe 2 organizata kriminale, një bilanc ky pozitiv, sipas kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani.“Subjektet e korrupsionit janë inovatorë. Të rralla janë rastet kur ai që merr e që jep te kenë kontakt direkt. Nga hetinet na rezulton se tani krijohen subjekte juridike, shoqëri, transaksion oas transaksioni për të humbur gjurmët e dhënies së përfitimit të parregull”, tha Altin Dumani.
Megjithë kornizën kushtetuese që u ofron prokurorëve mbojtje, kreu i SPAK nuk e fshehu presionin që sipas tij vjen nga politika e media dhe kërcënimin nga krimi i organizuar.
“Në çdo rast kur prokurorë të SPAK, apo edhe gjyqtarë, apo hetues të BKH, kanë qenë objekt kërcënimi apo kanosje nga krimi i organizuar. Edhe KLP ka qenë i angazhuar maksimalisht në adresimin e këtyre rasteve që gjithnjë e më tepër po bëhen më të shumta dhe shqetësuese”, u shpreh Dumani.
Dumani thotë se nga ana qytetarëve është rritur besueshmëria ndaj SPAK, që është përkthyer në numër më të lartë të kallëzimeve, por referimet nga ana e institucioneve, lënë për të dëshiruar.
“Po marr institucione të rëndësishme, Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK. Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana, dhe kjo është ajo që prezantojmë në raport, pasqyrojmë realitetin”, shtoi kreu i SPAK.
Kryeprokurori i SPAK kërkon ndryshime ligjore për të realizar edhe ekstradimet e personave që janë në tagrin ligjor të këtij institucioni.
“Nisur edhe nga fakti këta shtetas shqiptarë akuzohen për vepra penale për krim të organizuar dhe që SPAK ka kompetenca do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi të ishte në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime ligjore”, tha ai.
Kreu i SPAK kërkoi edhe një herë që prokurorët e posaçëm të kenë mundësinë për të rikandiduar, gjë që po ashtu do të silte ndryshime ligjore.
Në fund, ai u shpreh i lumtur për 40 hetuesit e rinj që do i bashkohen BKH, duke e çuar numrin e agjentëve në 100. /vizionplus.tv -

“Krimi është sofistikuar”, Dumani: Krijohen mekanizma për të zhdukur gjurmët, e kemi nga hetimet konkrete!
Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në KLP ku paraqiti raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024.
Gjatë fjalës së tij, Dumani deklaroi se krimi është sofistikuar dhe krijohen skema dhe mekanizma për të zhdukur gjurmët.
Sipas tij këto të dhëna kanë dalë gjatë hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të ndryshëm publikë.
“Edhe krimi është novator. Ka ikur koha, të rralla janë rastet ku është komunikimi i drejtpërdrejtë mes atij që jep dhe atij që merr. Të përfundojë paraja në xhepin e subjektit, krijohen disa mekanizma, disa persona juridikë, transaksione, për të humbur gjurmët.
Pas një procesi paraja përfundon tek autori i veprës penale, tek zyrtari publik. E kemi nga hetimet konkrete. Por mekanizmat ligjorë ekzistojnë. Për të evituar këto mekanizma, subjektet janë më të sofistikuar”, tha Dumani. -

Kërcënime nga krimi dhe ulje e besueshmërisë së SPAK? Ja çfarë thotë Altin Dumani
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është shprehur se ka pasur kërcënime nga krimi i organizuar për disa prokurorë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Komentet Dumani i bëri në raportimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku tha se Policia e Shtetit ka bërë një punë të mirë në marrjen e masave për ruajtjen e prokurorëve, në rastet kur kërcënohen.
Ai tha gjithashtu se ka një ulje të referimeve nga institucionet publike në SPAK, por që sipas tij, kjo nuk tregon uljen e besueshmërisë së këtij institucioni.
Pjesë nga diskutimi:
Erind Gërmenji: Çfarë masash janë marrë nga ju për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit?
Dumani: Korniza ligjore i jep pavarësi të plotë nga presioni i jashtëm. Institucioni është ndeshur herë pas here në sulmet politike, mediatike. Ne nuk jemi ndikuar nga këto sulme. Sa i takon adresimit, i vetmi institucion që ka reaguar dhe ju falënderova, ishte KLP.
Por nuk mund të rri pa përmendur angazhimin e Policisë së Shtetit në sa raste që prokurorët, gjyqtarët apo agjentët e BKH kanë qenë të kërcënuar nga krimi i organizuar.
Sidomos me ndryshimet e dhjetorit 2023, për prokuroret e SPAK është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike dhe deri tani Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e prokuroreve, apo familjarëve të tyre, kur janë ekspozuar nga kërcënime.
Ne kemi ndjekur një strategji, disa prokurorë në çështje, apo disa agjentë, me qëllim pasjen e një grupi kompakt edhe në përballimin e këtyre kërcënimeve.
Erind Gërmenji: Në vlerësimin tuaj, mendoni se SPAK ka humbur besimin e institucioneve publike?
Dumani: Ka një ulje të referimit nga institucionet publike. Kjo nuk ndodh vetëm këtë vit. Ndodhi edhe vitin e kaluar. Nuk e shoh si ulje të besueshmërisë. Ne e vendosim në raport, t’i bëjmë thirrje institucioneve për referime, pasi jemi të gatshëm për bashkëpunim. -

Uji i ndotur në zonën e ‘Komunës së Parisit’, Krimi Ekonomik nis hetimet: Është çarë tubacioni i nëndheshëm si pasojë e amortizimit
Krimi Ekonomik ka nisur një hetim në terren, ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit për banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë me ujin e ndotur.
Përmes një njoftimi Krimi Ekonomik Tiranë bënë me dije se janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit.
Po ashtu, sipas krimit ekonomik në Tiranë është marr në pyetje Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes.
‘Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave. Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sipas mediave është bërë edhe një kallëzim në SPAK ndaj Skerdi Drenovës kreut të UKT. -

Reçak:Historia e një krimi lufte, nga William G. Walker u promovua në Washington
Në Washington, studiues dhe diplomatë nderuan ambasadorin William Walker me një takim ku u promovua libri i tij Reçak: “Historia e një krimi lufte”. Oratorët vlerësuan këtë libër jo vetëm si një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, por e quajtën atë një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Libri thanë ata është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.Ata po ashtu thanë se libri “Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.“Historia e një krimi lufte” është libri i ambasadorit William G. Walker i cili u promovua në prag të 26 vjetorit të masakrës së 15 janarit 1999 në Reçak, nga libraria Dukagjini , në Prishtinë, ndërkohë u promovua i shoqëruar me një bashkë bisedim sot në Washington D.C., nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe kujdesin personal të Ambasador Ilir Dugollit.Me rastin e promovimit të librit të ri “Reçaku – Një rrëfim për një krim lufte,” Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, D.C. thotë se pati nderin e veçantë të organizojë një diskutim të veçantë me autorin, Ambasadorin William G. Walker, shkruhet në statusin e saj në Facebook.Në këtë promovim morën pjesë Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan, ish drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, zoti Mike Phillips, Jeson Steinbaum, gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Konda , Shaqir Salihu, gazetari Arsim Çeku, si dhe veprimtarët e komunitetit nga Washingtoni.Sab Gashi , Lulizim Shabiu, Qemail Shabani.Mori pjesë edhe përkthyesi excluzive i ambasadorit Walker Hasan Salihu, i ardhur posaqërisht nga Prishtina.Sipas njoftimit të kësaj ambasade thuhet se Ambasadori Walker, dëshmia e të cilit ishte thelbësore për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj krimeve të luftës të kryera në Kosovë, ndau mendimet e tij mbi ngjarjet që formësuan rrjedhën e historisë moderne të Kosovës.Në njoftimin e saj ambasada ka shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan dhe një ndër ekspertët eminentë për të drejtën ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve, për moderimin dhe udhëheqjen e një bisede kuptimplotë.Gjithashtu organizatoru ka falënderuar të gjithë ata që iu bashkuan reflektimit të këtij momenti kritik të historisë, dhe shprehin mirënjohjen më të thellë për Ambasadorin Walker, për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj drejtësisë dhe së vërtetës.“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. WalkerReçak: “Historia e një krimi lufte”nuk është vetëm një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, është një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.Gjithashtu libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.Reflektimi mbi këtë figurë na frymëzon e na forcon bindjen se ndryshimi fillon nga forca qoftë edhe e një njeriu të vetëm, nga aktet e guximshme kur ato mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën që përpiqen ta heshtin e ta shuajnë.
-

Avokati Llangozi: Krimi i organizuar ka ndikim të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare
Avokati Arben Llangozi nga studioja e “Kafe Shqeto” u shpreh se krimi i organizuar në Shqipëri është një çështje që kërkon vëmendje të thelluar, duke kritikuar SPAK-un për mungesën e veprimeve konkrete.
Ai theksoi se krimi i organizuar ka ndikim të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare dhe përmendi dosjen e njohur të Çyrbjes si një shembull të qartë të lidhjeve të thella mes krimit dhe politikës.
Llangozi theksoi gjithashtu se ka pasur dështime në hetimin e këtyre lidhjeve dhe se ka shumë pyetje pa përgjigje, veçanërisht në lidhje me përfshirjen e krimit të organizuar në vendosjen e personave në pozita të rëndësishme politike.
Arben Llangozi:
“Krimi i organizuar, unë dua të them se nuk është se ka bërë ndonjë punë kolosale SPAK ashtu siç ata e kanë prezantuar dhe çfarëdo lloji rezultati, si pasojë e disa përgjigjeve të kryera, nëse ka krim zgjedhor apo të lidhur me krimin e organizuar, duhet të hetohet në bashkëpunim me krimin e organizuar apo mënyrën se si krimi i organizuar është futur në politikë, padyshim është dosja Çyrbja.
Duhet të hetohet se si krimi i organizuar kishte vendosur të futte në listën e Durrësit, zotin Çyrja, gjë të cilën SPAK jo vetëm nuk e ka hetuar, por ka dosjen e hapur dhe as që ka marrë mundimin të thërrasë personin e vetëm që e ka pasur në dorë këtë gjë, është kryeministri.
Kjo do të thotë se krimi i organizuar, aq shumë është lidhur me politikën, saqë vendos deputetë, po ku e dimë ne se sa ministra apo drejtorë janë vendosur nga krimi i organizuar.
Nga njëra anë, ne i lëmë fajtorë prokurorët e posaçëm, dhe nga ana tjetër duhet t’i kuptojmë, janë 20 prokurorë gjithsej të cilët janë dhe agjentë të BKH që varen nga ministria.
Mos të shikojmë se SPAK-u është i pavarur në çdo lloj drejtimi që ka, neni 2 e përcakton që kryeministri ka detyrë të parandalojë çdo lloj dëmi të mundshëm”.
-

“S’ka fuqi për të fituar”, Çupi ‘shpërthen’: Rreth Berishës është krimi, ai s’ka mbështetje reale, vetëm teatër politik
Analisti Frrok Çupi në një emision televiziv foli për fushën politike në vend, duke u ndalur tek deklaratat e kreut të PD Sali Berisha, të mbajtura së fundmi.
Gjatë intervistës, Çupi u shpreh se shihet mjaft qartë që ish-kryeministri sipas tij rrethohet apo ndiqet nga shkelësit e ligjit. Ndërsa theksoi se në këto zgjedhje, fitorja e Berishës është një mision i pamundur.
“Me ndjekjet shpesh bëjmë një gabim të madh,. Berishës i shkojnë mbrapa një pjesë që nuk janë shumë, kanë shumë zhurmë…Tipa si ky kudo ndiqen për disa arsye. Marrim pjesën kriminale që i shkon pas për arsyeje se janë bashkëpunëtorë të tij, janë pjesa tjetër që është e korruptuar. Janë një pjesë e madhe e kësaj kategorie e njerëzve, kategoria e Berishës i magjeps. Krimi, marrëzia atraksioni, magjeps shumë njerëz. Por ky vetë bën sikur dhe ata që e ndjekin bëjnë sikur e ndjekin. Bën sikur është duke fituar sepse do të të tërheqë në rrethin e tij. Ky thotë, “do të hap burgjet”. Bën sikur do të fitojë zgjedhjet… Ky po ashtu thotë, “sikur të fitoj sadopak”, por e pranon vetë që nuk do të fitojë sepse thotë do të dalë në protesta për të mbrojtur votën pasi mbarojnë zgjedhjet. E gjitha kjo krijon një situatë frike. Në gjithë këtë histori Berisha bën sikur”, mes të tjerash ai. -

Krimi zgjedhor/ Ekspertja për Task Forcën e SPAK: Partneriteti me qytetarët, i domosdoshëm! Marrëveshja, jo vetëm në letër
Gerta Meta, eksperte zgjedhore, thotë se partneriteti me qytetarët do të garantojë mirëfunksionimin e Task Forcës së zgjedhjeve. Meta tha në studion e MCN se hetimet e rasteve të denoncuara duhet të finalizohet në kohë.
“Investimi që për herë të parë në Shqipëri, tre institucionet më të rëndësishme do të asistojnë, e ka marrë konsideratën e aktorëve të ndryshëm. Tryeza që ka organizuar sot OSBE me partnerë ishte për të sjellë në vëmendje shqetësimin e atyre që janë investuar me vite për votën e lirë.
Ne e kemi thënë fjalën tonë dhe e mbështesim. Të mos jetë thjesht një marrëveshje në letër, por të vihet në zbatim. Duhet partneritet me qytetarët që mund të ndihmojnë me denoncime. Ky është një moment që do të ketë një lloj fizionomie. Ne e inkurajojmë këtë Task Forcë dhe më tej SPAK që ky hetim të jetë në kohë”, tha ajo. -

‘PS synon 21 mandate në Tiranë’, Felaj: Drejtësia sot është më e pavarur se kurrë
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se synimi i PS-së në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës është arritja e 21 mandateve. Në një intervistë televizive, ajo theksoi se në zgjedhjet e mëparshme partia ka qëndruar në kufirin mes 18 dhe 19 mandateve, por këtë herë objektivi është më ambicioz.
“Jemi në prag të çeljes së fushatës. Fushata kërkon punë dhe përgjegjësi. Edhe kur kam qenë në listat e mbyllura, kam punuar për të maksimizuar rezultatin. Rëndësi ka që PS të fitojë dhe rezultati të jetë domethënës,” u shpreh Felaj, e cila është në garë për mandatin e saj të pestë në Kuvend.
Ajo shtoi se vendosja e objektivave bazohet në trendët historike dhe analizat e deritanishme, por theksoi se struktura e PS-së në Tiranë është në mobilizim të plotë për të rritur rezultatin zgjedhor.
Felaj ndaloi edhe te drejtësia, duke nënvizuar se sistemi aktual është më i pavarur se kurrë. Sipas saj, goditjet ndaj elementëve kriminalë nuk janë tregues se krimi është shtuar, por përkundrazi, se efikasiteti i drejtësisë ka ardhur në rritje.
“Në të kaluarën nuk ka pasur goditje sepse drejtësia nuk ishte kaq e pavarur sa është sot. Krimi nuk ka qenë i zbuluar më parë, tani ka më shumë efikasitet. Krimi i organizuar është një sfidë globale,” deklaroi ajo.
Felaj theksoi se ky është një rezultat konkret i reformës në drejtësi dhe mbështetja ndaj institucioneve të reja duhet të vazhdojë.