Tag: krimi

  • Krimi që tronditi Shkodrën, ky është çifti amerikan! 54-vjeçarja u vra me thikë nga partneri

    Krimi që tronditi Shkodrën, ky është çifti amerikan! 54-vjeçarja u vra me thikë nga partneri

    Sandra Holley është 54-vjeçarja amerikane e cila paraditen e sotme u vra me thikë në Shkodër.
    Autor i dyshuar i ngjarjes është partneri i saj, 57-vjeçari Brandon Saporito.Lexo edhe :Related Posts
    Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.

    Pas krimit të rëndë, 57-vjeçari u shoqërua në spital pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

  • Sherri pranë zyrave të PSD në Tiranë, Dervishi: Nuk ka lidhje me fushatën, por krimi është bashkuar me politikën

    Sherri pranë zyrave të PSD në Tiranë, Dervishi: Nuk ka lidhje me fushatën, por krimi është bashkuar me politikën

    Një konflikt mes disa personave ndodhi së fundmi në rrugën “Ali Demi”, pranë zyrave të Partisë Socialdemokrate (PSD). Gazetari Ferdinand Dervishi, komentoi incidentin duke theksuar se nuk e sheh si një ngjarje të lidhur drejtpërdrejt me zgjedhjet apo fushatën elektorale të PSD. Por nga ana tjetër, sipas tij, krimi është bashkuar me politikën dhe të vërtetat nuk shfaqen për opinion.
    ‘Nga sa kemi deri tani, nuk duket si një incident i mirëfilltë elektoral. Unë shoh që incidentet e raprotiar deri tani, nuk japin atë panoramën që duhet të japin, nëse ne themi qe në Shqipëri ka qenë problematika, është problematika dhe mbetet problematikë.
    Të gjitha këto incidente që kemi parë deri tani janë të parëndësishme për të kuptuar të vërtetën se çfarë ndodh pas këtyre incidenteve. Nuk besoj se ngjarja ka lidhje me zgjedhjet sepse nuk është fjalë për ndonjë peshë të madhe të kësaj partie. Ngjarjet që shfaqen në media janë vetëm sipërfaqja dhe jo pasqyra reale e lidhjeve të krimit me politikën.’ ,tha ai. Dervishi shtoi se fushatat zgjedhore në Shqipëri mbeten ndër më të papastërtat në Evropë për vet lidhjen e krimit me politikën.
    ‘Sa i takon fushata zgjedhore në Shqipëri, kemi mbetur shteti i fundit në Evropë sa i përket pastërtisë se proceseve zgjedhore.Është përfshirë krimi me politikën që nga viti 1996 dhe nuk është larguar më. Aktualisht duke parë zgjedhjet e kaluar, krimi është përdorur gjerësisht në fushatat zgjedhore.
    Nga viti 2013, Edi Rama, ka ardhur në pushtet me aleancë me djallin, por kur bën aleancë me krimin, atëherë i bie qe ti te ndash pushtetin me krimin, ta përdoresh në fushata zgjedhore.Kjo që na shfaqet në media nuk është krimi, e vërteta na shfaqet ndryshe.Jemi shteti i fundit në kontinent për nga integriteti i procesit zgjedhor. Ajo që ndodh në prapaskenë nuk del gjithmonë në media, krimi i vërtetë nuk shfaqet në lajme, por është pjesë e pazareve politike.
    Nëse në konflikt do të ishin përfshirë persona të zyrës elektorale dhe individë të jashtëm, mund të konsiderohej një incident zgjedhor. Por në këtë rast, nuk ka prova që të lidhin drejtpërdrejt përplasjen me procesin zgjedhor. E shoh si një incident që po shitet si politik, por nuk është. Ka shumë raste që ngatërrohen me zgjedhjet për efekt medial, por mungon lidhja reale.’, tha gazetari

  • “Me shkop dhe karrotë”, BIRN: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

    “Me shkop dhe karrotë”, BIRN: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

    Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organizuar në Elbasan, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, akuzoi gazetarët e pranishëm në sallë për cënimin e moralit të familjes së tij.
    “U sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët,” tha me ton të lartë Alibej. “Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në gjyq, por duhet të jenë të kujdesshëm me raportimet që bëjnë,” paralajmëroi ai.
    Kërcënimet në sallën e gjyqit të ngjashme me ato të Alibejt, edhe pse shqetësuese, konsiderohen një formë arkaike e presionit nga gazetarët që mbulojnë çështjet e krimit dhe gjyqësorit në Shqipëri. Me sofistikimin e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit, gazetarët thonë se po përballen me forma të reja presioni, që synojnë njëherazi frikësimin e tyre dhe manipulimin e opinionit publik.
    “Ndryshe nga më parë kur të kërcënonin me jetë, sot krimi i organizuar përdor dezinformimin dhe faqet anonime në rrjete sociale apo platformat online për targetuar gazetarët dhe dëmtuar reputacionin e tyre,” thotë Klodiana Lala, gazetare veterane e kronikës në News24.
    “Në këtë mënyrë po synojnë që t’i heshtin gazetarët,” shtoi Lala për BIRN.
    Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një anketimi me gazetarë të kronikës në Tiranë dhe në rrethe sugjerojnë se krimi i organizuar është tashmë një faktor i rëndësishëm në ndikimin e raportimit të pavarur mediatik, i renditur pas interesave ekonomike dhe politike të pronarëve të mediave dhe ndikimit politik.
    Gazetarët e anketuar sugjerojnë se grupet e krimit të organizuar ndjekin parimin e “shkopit dhe karrotës” për të ndikuar në media; në disa raste ata ushtrojnë presion direkt mbi gazetarët, ndërsa në raste të tjera përdorin fuqinë e tyre ekonomike për të blerë heshtjen e mediave.
    Ndikimi i krimit të organizuar në raportim është një këmbanë alarmi për drejtuesit e organizatave të medias, të cilët e shohin këtë fenomen si pjesë të një dinamike të re shqetësuese për të gjithë shoqërinë shqiptare.
    “Unë nuk besoj se ka një pikë më të ulët se kaq të medias; pasi është vënë në shërbim të propagandës, pasi është vënë në shërbim të biznesit, pasi është kthyer kundër interesit publik, vënia në shërbim të krimit unë mendoj se është pika më e ulët që mund të arrijë një media,” tha Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias.
    Presion dhe vetëcensurë

    Edhe pse korniza ligjore dhe ajo Kushtetuese e garanton lirinë e shprehjes dhe të medias në Shqipëri, ndërthurja e interesave ekonomike dhe politike të pronarëve të medias, përqendrimi i lartë i tregut si dhe pasiguria dhe kushtet e këqija të punës i shtyjnë shumë gazetarë drejt vetëcensurës. Në këtë panoramë, presionet nga krimi i organizuar shkaktojnë gjithashtu frikë dhe pasiguri mes gazetarëve, duke iu shtuar faktorëve që ndikojnë në rritjen e vetëcensurës.
    Mes 29 gazetarëve të kronikës që iu përgjigjën një pyetësori të detajuar për BIRN, 52% pohuan se ishin kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga anëtarë të grupeve kriminale pas raportimeve të tyre, me pretendimin se u ishte prishur imazhi apo se informacioni i përcjellë nuk ishte i plotë. Edhe pse kontakte të tilla nuk raportohen me një frekuencë të shpeshtë, ato perceptohen si kërcënime nga gazetarët.
    Presionet e drejtpërdrejta konsiderohen gjithashtu në një nivel të lartë, pasi 48% e të anketuarve thanë se ishin përballur me kërcënime fizike apo presion psikologjik në 3 vitet e fundit. Por kërcënimet nuk denoncohen në institucionet ligjzbatuese; vetëm 3 gazetarë thanë se i kishin kallëzuar rastet në polici.
    Gazetarët identifikojnë si autorë të kërcënimeve anëtarët e krimit të organizuar, subjekte të hetimit, zyrtarët publikë dhe në një rast, pronarin e medias.
    Klajdi Bodlli, gazetar i kronikës në “Syri Televizion”, thotë se për të shmangur telashet, ai vetëpërmbahet kur raporton për krimin e organizuar.
    “Për të shmangur problemet, duke qenë se në disa raste mbrojtja është e vështirë, kam zgjedhur vetëcensurimin,” tha Bodlli, ndërsa kujton se shpeshherë këto grupe pretendojnë se lajmet u shërbejnë grupeve rivale.
    Në qytetin bregdetar të Vlorës, gazetari Elton Nika kujton një rast të disa viteve më parë, kur është kërcënuar përmes telefonit, rast të cilin e ka denoncuar më pas në organet ligjzbatuese.
    “…ka ndodhur që jam kërcënuar përmes telefonit për një lajm që kisha raportuar. Një telefonatë të cilën e denoncova në Polici, por rasti mbetet aty. Nuk pati më probleme,” kujton Nika.
    Një tjetër gazetar nga Shkodra, i cili foli në kushtet e anonimatit, i tha BIRN se ishte përballur me disa raste kërcënimesh gjatë viteve të fundit, por edhe me “urdhra” nga redaksia për të mos u marrë me grupe apo individë të caktuar. Ai shpjegoi megjithatë se kërcënimet nga krimi i organizuar mbërrijnë zakonisht me një gjuhë të kamufluar.
    “Ka pasur raste konkrete para disa vitesh, kur jam vënë në dijeni nga persona konkretë të botës së krimit, por jo me tone të ashpra, kërcënuese në mënyrë të drejtpërdrejtë, shantazhi apo urdhëruese. Përderisa vijnë nga bota e krimit, patjetër që janë serioze, edhe pse ka qenë një formë komunikimi e qetë, thjesht duke më vënë në dijeni,” thotë ai.
    Megjithatë, kërcënimet nuk janë e vetmja formë.
    Gazetari nga Shkodra i tha BIRN se kishte hasur përpjekje nga grupe të caktuara për ta futur “në rrethin e tyre”, por ai kishte refuzuar. Rreth 28% e gazetarëve të anketuar kanë pasur përvoja të ngjashme, pasi i thanë BIRN se u ishte ofruar ryshfet në këmbim të publikimit apo mospublikimit të një lajmi, oferta të cilët ata i kishin refuzuar,
    “Nuk kam pranuar kurrë. Të gjithë kemi nevojë për lekë dhe punojmë për paratë përveç të tjerave, por nuk mund të marr ‘para gjaku’ dhe të asnjë lloji tjetër të ryshfetit apo korrupsionit,” shkroi njëri prej gazetarëve, duke shtuar se “preferoj ta kem fytin e çliruar’.
    ‘Marrëdhënie transaksionale’  
    Në luftën për territor dhe pasuri, anëtarët e krimit të organizuar e shohin manipulimin e opinionit publik si një avantazh. Të paktën këtë tregoi dosja hetimore ndaj organizatës së dyshuar kriminale të Suel Çelës në Elbasan, ku paralelisht me aktivitetet kriminale, anëtarët kujdeseshin që të ndikonin përmbajtjen mediatike në favor të tyre dhe në dëm të armiqve.
    “Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, por në të njëjtën kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve,” argumentoi Prokuroria e Posaçme.
    Strategjia e ndikimit mbi median duket se ka një efekt mbi mënyrën se si mbulohen çështjet e krimit dhe ato të sistemit të drejtësisë nga mozaiku mediatik në Shqipëri.
    Rreth 79% e gazetarëve të kronikës në Shqipëri mendojnë se krimi i organizuar ndikon në mënyrën se si raportohen në media ngjarje të caktuara. Ky ndikim mundësohet sipas gazetarëve nëpërmjet një sërë faktorësh të kombinuar, të tillë si ryshfeti apo investimet në media; lidhjet me gazetarë të caktuar; lidhjet me pronarë mediash apo përmes kërcënimeve.
    Gazetarja Klodiana Lala thotë se grupet kriminale arrijnë ta sigurojnë ndikimin në mediat e mëdha përmes fuqisë së tyre ekonomike.
    “Ndikojnë përmes bizneseve të tyre të ligjshme, të cilat paguajnë reklamë në mediat kryesore. Si rrjedhojë, një temë thelbësore ose nuk trajtohet fare, ose preket në mënyrë të sipërfaqshme,” tha Lala.
    Geri Emiri, themelues i medias jofitimprurëse “Amfora” në qytetin e Durrësit thotë se gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime nga elementë të lidhur me politikën, krimin e organizuar apo biznesin e madh.
    Ai shpjegon se ndryshe nga faktorët e tjerë, krimi i organizuar përdor fillimisht kërcënimin për të mbjellë frikë dhe kur kjo nuk funksionon, kërkojnë “takime miqësore përmes toneve të zbutura”.
    “Strukturat kriminale kanë njohje të gjerë të territorit dhe ata mund të gjejnë persona të njohur për të dërguar mesazhet e tyre, por që në çdo rast qëndrimi mbetet sipas parimeve tona editoriale…,” shpjegon Emiri, duke theksuar se media “Amfora” funksionon mbi bazën e parimeve më të mira editoriale dhe protokolleve të sigurisë në rastet e mësipërme.
    Megjithatë, Emiri e konsideron sfidë mbulimin e krimit të organizuar përmes një zhanri të vështirë siç është investigimi.
    “Krimi i organizuar në disa raste miksohet me biznesin e madh, politikën, punën e institucioneve dhe orteku i presionit bëhet aq i madh, sa mund të pengojë, por jo të ndalojë  publikimin e investigimeve edhe për disa muaj..,” tha ai, duke përmendur si faktor pengues edhe institucionet që nuk japin dokumente.
    Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias mendon se marrëdhëniet e hershme transaksionale të mediave me biznesin apo politikën e kanë shtruar tashmë rrugën edhe për krimin e organizuar.
    “Marrëdhëniet e medias me polet e interesit që përjashtojnë interesin publik, janë kryesisht transaksionale. Edhe me krimin është gjithashtu një transaksion ekonomik, pavarësisht se pjesë e këtij ekuacioni mund të jetë edhe frika,” tha Koloreto Cukali, ndërsa shtoi: “krimi është kthyer në një aktor të fortë ekonomik dhe politik”./Reporter.al 

  • Dëshmia e re ndryshon rrjedhën e hetimeve për Egli Progën, lihet në burg Shkulaku

    Dëshmia e re ndryshon rrjedhën e hetimeve për Egli Progën, lihet në burg Shkulaku

    Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Andi Shkulakun, i cili u arrestua tre ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Korçës. Shkulaku akuzohet për moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 gusht 2024, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga.
    Arrestimi i Shkulakut erdhi pas administrimit të një dëshire të re nga organi i akuzës, e cila hedh dritë mbi dinamikën e ngjarjes. Sipas kësaj dëshmie, Egli Proga fillimisht është dhunuar brenda lokalit nga shtetasi Leonidha Guçe, dhe më pas është goditur jashtë ambienteve nga Denis Meçe, i cili aktualisht akuzohet për vrasje me dashje.
    Shkulaku dyshohet se ka qenë prezent në vendngjarje dhe ka dëshmuar aktet e dhunës, por është larguar pa kallëzuar ngjarjen, duke fshehur të vërtetën për hetuesit.
    Dëshmia e re është një zhvillim i rëndësishëm në këtë çështje, pasi ndonëse prokuroria kishte mbyllur hetimet dhe dërguar dosjen për gjykim, faktet e reja mund të çojnë në bashkimin e dy dosjeve dhe rishikimin e akuzave.
    Aktualisht, për vrasjen e Egli Progës:
    Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashjeLeonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetësAndi Shkulaku për moskallëzim krimi

  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

    Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

    Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një tjetër në Tiranë lanë pas një të vrarë, disa të plagosur dhe një fëmijë në gjendje të rëndë. Të dyja ngjarjet ndodhën në mes të ditës, në vende të populluara, në sy të qytetarëve. Por jo në sy të shtetit — sepse shteti kishte sy vetëm për zgjedhjet.
    Në çdo vend normal, dy atentate brenda një dite do të shkaktonin alarm kombëtar. Në Shqipëri, gjithçka zgjidhet me një deklaratë “jemi duke hetuar” dhe një shtrëngim duarsh mes drejtorëve që prej kohësh nuk kanë lidhje me rendin, por me rreshtimin politik. Sepse në Shqipëri, krimi nuk është më lajm — është shtrirje logjike e një sistemi të kalbur, ku shteti është zbërthyer, dhe policia është kthyer në fasadë me uniformë.
    Krimi vret, shteti bën fushatë
    Teksa qytetarët dridhen nga frika se mund të bëhen viktima të rastësishme të një atentati me ngatërresë targash, qeveria është e zënë me video propagandistike, me premtime të vjetra të ricikluara dhe me selfie nga rrugët që hapen për herë të katërt. Policia? Një pjesë e saj është në shërbim të fushatës, një pjesë tjetër në rolin e dekorit.
    Në vend që të shohim operacione serioze kundër grupeve kriminale, shohim konferenca shtypi për “suksese simbolike”, ndërkohë që grupet e armatosura shëtisin lirshëm nëpër Tiranë e qytete të tjera.
    Degradimi i Policisë së Shtetit: Nga strukturë ligjzbatuese, në vegël politike
    Çfarë ndodhi me Policinë e Shtetit? Dikur, me gjithë mangësitë, ishte një strukturë me autoritet, që ushqente një lloj respekti. Sot? Emërimet bëhen me rekomandime partiake, komandat ndërrohen më shpesh se uniformat, ndërsa profesionalizmi është sakrifikuar për servilizëm. Karriera në polici nuk ndërtohet më mbi rezultate, por mbi sa mirë di të buzëqeshësh kur vjen ministri në inspektim.
    Në vend të oficerëve hetues, kemi drejtues që merren me menaxhimin e fushatës në terren. Në vend të ekspertizës kriminale, kemi raporte të fryra që mbyllen në sirtar. Dhe ndërkohë që policia ka rënë moralisht, grupet kriminale janë ngritur si struktura paralele të pushtetit lokal.
    Edi Rama, nepotizmi dhe korrupsioni që e ushqen krimin
    Në këtë situatë, qeveria jo vetëm që nuk merr përgjegjësi, por i hedh benzinë zjarrit. Edi Rama e ka kthyer luftën kundër krimit në një meme. Të vetmit që “arrestohen” në Shqipëri janë ndonjë ndërtues pa leje, ndonjë fshatar me gjobë të papaguar, apo ndonjë kalimtar që nuk respekton vijat e bardha. Por krimi i vërtetë, ai që gjuan me kallash në mes të ditës, mbrohet nga heshtja, lidhjet e errëta dhe pazaret e pista.
    Si mund të luftojë Rama krimin, kur në poste kyçe të policisë dhe drejtësisë ka vendosur njerëz me lidhje familjare, politike e klienteliste? Kur vetë pushteti i tij është ngritur mbi marrëveshje të heshtura me figura të dyshimta që ndihmuan në zgjedhje? Kur më shumë rëndësi ka kush të njeh, sesa çfarë ke bërë?
    Kur shteti nuk ka më frikë nga krimi, por qytetari ka frikë nga të dy
    Pas çdo atentati, qytetarët pyesin: “Kush është viktima?” — jo nga kureshtja, por nga frika se mund të ishte dikush që njohin. Sepse kur shteti zhduket, dhuna bëhet e zakonshme. Kur institucionet janë të zëna me “image management”, jeta reale kthehet në një skenar lufte. Dhe më e rënda: kjo nuk është më e pazakontë. Është bërë pjesë e normalitetit shqiptar.
    Llogaria që nuk kërkohet, dhe drejtësia që nuk vjen
    Askush nuk jep dorëheqje. Askush nuk mbahet përgjegjës. Drejtorë policie ndërrohen si në lojë shahu, por pa asnjë transparencë. Prokuroria flet vetëm kur dosjet bëhen presion politik. Ministrat e Brendshëm ndërrohen, por filozofia mbetet e njëjtë: mos e shqetëso krimin, për sa kohë nuk të prish punë.
    Shqipëria që ka frikë të zgjohet
    Sot, Shqipëria është një vend ku njerëzit kanë më shumë shpresë në emigrim sesa në shtet. Ku policia nuk të mbështet, por të frikëson. Ku siguria është luks, jo e drejtë. Dhe për ironi, kjo ndodh në një vend që promovon vetën si “gati për në BE”.
    Por Europa nuk është vetëm tabela e rrugës që inaugurohet para zgjedhjeve. Europa është rend, drejtësi, përgjegjësi. Dhe për sa kohë që krimi bën atentate në dritë të diellit dhe kryeministri bën batuta në Facebook, kjo Europë është më larg se kurrë.
    Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë digjitalizim. Ka nevojë për më pak gjak. Ka nevojë për më pak propagandë. Dhe më shumë drejtësi.
    Por kjo nuk vjen nga ata që e kanë bërë krimin pjesë të strategjisë për pushtet.

  • “Krimi i organizuar po del hapur në sipërfaqe”/ Lala: Shtabet elektorale po rrihen për një vajzë në Elbasan

    “Krimi i organizuar po del hapur në sipërfaqe”/ Lala: Shtabet elektorale po rrihen për një vajzë në Elbasan

    Gazetarja Klodiana Lala komentoi në një intervistë televizive, arrestimin e një 38-vjeçari në Lushnjë, i cili u denoncua nga një qytetar për përdorim të paligjshëm të kartës së identitetit dhe tentativë për blerje vote në favor të Partisë Demokratike, kundrejt shumës prej 500 eurosh.
    Lala u shpreh se qytetari i përfshirë duhet të përballet me drejtësinë, por theksoi se ky nuk është thelbi i krimit zgjedhor në Shqipëri. Sipas saj, në prapaskenë po ndodhin manipulime shumë më të mëdha, me miliona euro që po shpërndahen nga kandidatët për të siguruar vota.
    Ajo ngriti alarmin për strukturat e mirëorganizuara që po veprojnë në mënyrë sistematike për të vjedhur zgjedhjet. “Kemi të bëjmë me krim të organizuar që po del hapur në sipërfaqe. Në Elbasan, për shembull, janë duke u rrahur shtabet elektorale për votat e një vajze pa asnjë kontribut politik,” – u shpreh gazetarja.
    “Është një qytetar që ka shkuar në polici dhe ka thënë se Marin Leka më ka marrë ID dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar për PD-në. Policia e ka gjetur ID-në në banesën e Lekës dhe e ka arrestuar.
    Krimi zgjedhor është shumë i madh dhe duhet të jetë fokus i prokurorisë. Përdorimi i fushatës, miliona euro që investohen në fushatë, milionat që investohen për takimet me diasporën nga shumica dhe opozita, ndikimi i krimit të organizuar në sistemin elektoral. Rasti tipik është kur administrata vihet nën presion me legalizime, me vendet e punës. Janë milionat që shpenzojnë kandidatët për deputetë për të blerë votat e tyre. Nuk duhet të kapin qytetarin. Ai le të vuajë dënimin, por ka struktura të organizuara që bëjnë blerjen e votave, përmes presionit, premtimeve, shpërndarjen e parave. Nuk është ky personazhi.
    Krimi zgjedhor duhet ndëshkuar, por dy rastet tipike është në dy dosjet ‘339’ dhe ‘184’ që u mbyllën. Drejtësia dështoi në këto raste. Mazhoranca kishte krijuar një strukturë solide dhe të mirorganizuar për të vjedhur vota.
    Në Shqipëri tani po del krimi i organizuar. Në Elbasan po rrihen shtabet elektorale të mazhorancës për votat e një vajze pa kontribute dhe e denoncoi edhe z. Berisha. Elbasani, Fier, Durrësi, Shkodra, Vlora, Tirana janë qarqet kryesore gjatë fushatës ku krimi i organizuar është prezent gjatë fushatës”– tha Lala.

  • Dy atentate në një ditë, gazetarja: Krimi po shfrytëzon rastin për larje hesapesh,institucionet të fokusuara te fushata

    Dy atentate në një ditë, gazetarja: Krimi po shfrytëzon rastin për larje hesapesh,institucionet të fokusuara te fushata

    Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Pas vrasjes së 65-vjeçarit Gjovalin Prendi në Pllanë të Lezhës, raportohet për persona të plagosur në Tiranë. Sipas gazetares krimi po shfrytëzon momentin për larje hesapesh, pasi institucionet janë të përqendruara te fushata elektorale.
    Pjesë nga biseda:
    Moderatorja: Një ngjarje e rëndë në Tiranë?
    Topalli: Po të shtëna me armë zjharri dyshohet për disa të plagosur. Megjithatë presim policinë të reagojë.
    Borakaj: Më thonë për një ngjarje në Lundër dhe thuhet se është djegur makina e autorëve.
    Topalli: Duke qeënë se të gjitha strukturat janë fokusuar te fushata zgjedhore, tek të kapurit e shkeljeve në fushatë, krimi shfrytëzon situatën. Kjo rrit pasigurinë.
    Moderatorja: Duket sikur deri tani ishte qetësi.
    Topalli: Po sepse presin situata dhe momente të caktuara. Në momentin që është këtej, goditja fillon këtej. Mbrëmë u terorizua Tirana në një zonë që frekuentohet pafund, vetëm telefonata sa kam patur. Sonte një ngjarje tjetër.
    Moderatorja: Ishte në kryetar komune me CV të pasur kriminale.
    Topalli: Kemi parë edhe më keq, duhet që institucionet e zbatimit të ligjit mos fokusohen vetëm te zgjedhjet. Sot një ngjarje kriminale për larje hesapesh, nesër mund të kemi edhe për zgjedhjet. Patëm një rast në Fier mes disa qytetarëve dhe agjentëve të BKH. Vetëm se u prezantuan, apsi nëse nuk do të ishin prezantuar nuk do flisnim për përplasje por për të vrarë. Kishim vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 2021, pra duhen marrë masa paraprake, pasi po e lëshuam kaq do krimi.

  • “Struktura të organizuara bëjnë blerjen e votave”, Klodiana Lala tregon se si po ndodhin krimet elektorale

    “Struktura të organizuara bëjnë blerjen e votave”, Klodiana Lala tregon se si po ndodhin krimet elektorale

    Gazetarja Klodiana Lala komentoi arrestimin e një shtetasi 38-vjeçar në Lushnjë që u denoncua nga një shtetas se i ka marrë ID-në dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar PD-në. Lala tha se qytetari të marrë dënimin, por nuk është ky krimi zgjedhor, sepse kandidatët po shpërndajnë miliona për të blerë votat dhe se janë krijuar struktura të konsoliduara për të vjedhur votat.
    “Është një qytetar që ka shkuar në polici dhe ka thënë se Marin Leka më ka marrë ID dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar për PD-në. Policia e ka gjetur ID-në në banesën e Lekës dhe e ka arrestuar.
    Krimi zgjedhor është shumë i madh dhe duhet të jetë fokus i prokurorisë. Përdorimi i fushatës, miliona euro që investohen në fushatë, milionat që investohen për takimet me diasporën nga shumica dhe opozita, ndikimi i krimit të organizuar në sistemin elektoral. Rasti tipik është kur administrata vihet nën presion me legalizime, me vendet e punës. Janë milionat që shpenzojnë kandidatët për deputetë për të blerë votat e tyre. Nuk duhet të kapin qytetarin. Ai le të vuajë dënimin, por ka struktura të organizuara që bëjnë blerjen e votave, përmes presionit, premtimeve, shpërndarjen e parave. Nuk është ky personazhi.
    Krimi zgjedhor duhet ndëshkuar, por dy rastet tipike është në dy dosjet 339 dhe 184 që u mbyllën. Drejtësia dështoi në këto raste. Maxhoranca kishte krijuar një strukturë solide dhe të mirëorganizuar për të vjedhur vota.
    Në Shqipëri tani po del krimi i organizuar. Në Elbasan po rrihen shtabet elektorale të maxhorancës për votat e një vajze pa kontribute dhe e denoncoi edhe z. Berisha. Elbasani, Fier, Durrësi, Shkodra, Vlora, Tirana janë qarqet kryesore gjatë fushatës ku krimi i organizuar është prezent gjatë fushatës”- tha Lala.

  • Plagosja me armë në Tiranë/ Gazetarja: Krimi po shfrytëzon rastin, institucionet të tregojnë vemendje mos fokusohen vetëm te fushata

    Plagosja me armë në Tiranë/ Gazetarja: Krimi po shfrytëzon rastin, institucionet të tregojnë vemendje mos fokusohen vetëm te fushata

    Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Pas vrasjes së 65-vjeçarit Gjovalin Prendi në Pllanë të Lezhës, raportohet për persona të plagosur në Tiranë.
    Gaztarja Aida Topalli e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se ka patur të shtëna me armë dhe raportohet për disa të plagosur në zonën e Lundrës.
    Sipas saj krimi po shfrytëzon momentin për larje hesapesh, pasi institucionet janë të përqendruara te fushata elektorale.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Një ngjarje e rëndë në Tiranë?
    Topalli: Po të shtëna me armë zjharri dyshohet për disa të plagosur. Megjithatë presim policinë të reagojë.
    Borakaj: Më thonë për një ngjarje në Lundër dhe thuhet se është djegur makina e autorëve.
    Topalli: Duke qeënë se të gjitha strukturat janë fokusuar te fushata zgjedhore, tek të kapurit e shkeljeve në fushatë, krimi shfrytëzon situatën. Kjo rrit pasigurinë.
    Borakaj: Duket sikur deri tani ishte qetësi.
    Topalli: Po sepse presin situata dhe momente të caktuara. Në momentin që është këtej, goditja fillon këtej. Mbrëmë u terorizua Tirana në një zonë që frekuentohet pafund, vetëm telefonata sa kam patur. Sonte një ngjarje tjetër.
    Borakaj: Ishte në kryetar komune me CV të pasur kriminale.
    Topalli: Kemi parë edhe më keq, duhet që institucionet e zbatimit të ligjit mos fokusohen vetëm te zgjedhjet. Sot një ngjarje kriminale për larje hesapesh, nesër mund të kemi edhe për zgjedhjet. Patëm një rast në Fier mes disa qytetarëve dhe agjentëve të BKH. Vetëm se u prezantuan, apsi nëse nuk do të ishin prezantuar nuk do flisnim për përplasje por për të vrarë. Kishim vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 2021, pra duhen marrë masa paraprake, pasi po e lëshuam kaq do krimi.
     

  • “Krimi kërkon deputetë në Kuvend”, gazetarja: Ja zonat ku bandat po ndikojnë në fushatë

    “Krimi kërkon deputetë në Kuvend”, gazetarja: Ja zonat ku bandat po ndikojnë në fushatë

    Zgjedhjet fushata elektorale dhe krimi i organizuar duket se janë një binom i pandashëm sa herë në Shqipëri votohet.
    E ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion plus, gazetarja Aida Topalli ka deklaruar se sot ka kandidatë që janë sponsorizuar nga krimi.
    Sipas saj krimit i duhet deputetë në Kuvend për të miratuar ligjet që ju interesojnë.

    E pyetur nga moderatorja Borakaj se cilat janë qytetet ku krimi ka më shumë ndikim këtë periudhë, Topalli listoi Fierin, Elbasanin, Shkodrën dhe Durrësin, ndërsa theksoi se në Tiranë ende nuk ka zhurma në sipërfaqe.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Ka informacione nëse bandat kriminale janë aktive në vendosjen e kandidatëve në këto zgjedhje?
    Topalli: Ne kemi parë dhe mbiemra të caktuar, dhe nuk e dimë nëse ka ndikim banda apo thjeshtë rastësi. Krimi ka synim kryesor të ketë në parlament njerëz që bëjnë ligje në favor të tyre. Unë shpresoj që krikmi mos ketë dorë në disa emra kandidatësh.
    Borakaj: Kush janë qarqet më problematike?
    Topalli: Fieri jo më kot SPAK është aty. Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Tirana duket sikur gëlon por në sipërfaqe nuk thuhet gjë akoma.