Tag: krimi

  • Aulon Kalaja: “Durrësi, qark i diktuar nga krimi i organizuar! Tutorë votash mbështetën njerëz anonimë, Rama ndryshoi skemën

    Aulon Kalaja: “Durrësi, qark i diktuar nga krimi i organizuar! Tutorë votash mbështetën njerëz anonimë, Rama ndryshoi skemën

    Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja i cili arriti të fitojë mandatin në Fushë Krujë thotë se i ka kërkuar KQZ pamjet e kamerave të sigurisë në qendrat e numërimit të votave

    Ai shprehet se në këto zgjedhje kryeministri Rama kishte ndryshuar skemë duke hedhur në “betejë” njerëz anonimë, të cilët dolën me nga 20 mijë vota në këto zgjedhje, pasi u mbështetën nga krimi i organizuar.

    “Durrësi ka qenë një qark i diktuar nga krimi i organizuar. Radhën e kaluar gjysma e listës përfundoi në burg. Këtë herë po të shihni ka njerëz mbi 20 mijë vota, që nuk kanë mbrojtur asnjë kauzë dhe pas tyre ka tutorë votash që i kanë ushqyer me vota. Mesa duket ka pasur një plan nga PS me kandidatë që i ka patronazhuar krimi. Një manovër për të parë se sa i fortë është ky grup. Në Durrës, ne fituam në Krujë që nuk fitohej nga PS. Fushë Kruja dha peshën kryesore.

    Në 2023 kjo bashki u humb me 10 mijë vota. Kam marrë mbi 820 vota nga diaspora. Janë qytetarë të lirë që kanë besuar te tezat e mia. Unë kam bërë një fushatë të thjeshtë. Nuk kam harxhuar më shumë se 6 milionë lekë të vjetra. Jam kandidati i parë që bëj publike këtë. Kam pas objeksione, nesër (sot) marrë pamjet nga KQZ. Unë nuk jam gjuetar votash, kam jetuar me hallet e tyre”, tha Kalaja në një intervistë për A2. 

  • Kalaja: Tutorë votash mbështetën njerëz anonimë, Rama ndryshoi skemën

    Kalaja: Tutorë votash mbështetën njerëz anonimë, Rama ndryshoi skemën

    Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i cili ka kërkuar nga KQZ dhe pamjet e kamerave të numërimit të votave, shprehet se në këto zgjedhje Rama kishte ndryshuar skemë duke hedhur në betejë njerëz anonimë, të cilët dolën me nga 20 mijë vota në këto zgjedhje, pasi u mbështetën nga krimi i organizuar.
    ”Durrësi ka qenë një qark i diktuar nga krimi i organizuar. Radhën e kaluar gjysma e listës përfundoi në burg. Këtë herë po të shihni ka njerëz mbi 20 mijë vota, që nuk kanë mbrojtur asnjë kauzë dhe pas tyre ka tutorë votash që i kanë ushqyer me vota. Mesa duket ka pasur një plan nga PS me kandidatë që i ka patronazhuar krimi. Një manovër për të parë se sa i fortë është ky grup. Në Durrës, ne fituam në Krujë që nuk fitohej nga PS. Fushë Kruja dha peshën kryesore.

    Në 2023 kjo bashki u humb me 10 mijë vota. Kam marrë mbi 820 vota nga diaspora. Janë qytetarë të lirë që kanë besuar te tezat e mia. Unë kam bërë një fushatë të thjeshtë. Nuk kam harxhuar më shumë se 6 milionë lekë të vjetra. Jam kandidati i parë që bëj publike këtë. Kam pas objeksione, nesër marrë pamjet nga KQZ. Unë nuk jam gjuetar votash, kam jetuar me hallet e tyre”, tha Kalaja.

  • Integrimi në BE/ Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

    Integrimi në BE/ Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

    Juristja, Endlira Bushati, në një intervistë në Syri TV me moderatore Armela Ferko, theksoi se Edi Rama gënjen kur thotë që Shqipëria do të hyjë në BE në vitin 2030, pasi sipas saj, ai nuk ka hapur ende kapitullin e parë.

    Ajo tha se korrupsioni në vend dhe krimi zgjedhor i 11 majit, e pengojnë qeverinë Rama që të hapë këtë kapitull.

     “Këto janë në vazhdën e gjasës së vetme që di të bëjë Rama, që është shoë. E gjithë media sot me vullnet ose pavullnet, e blerë ose e pabërë. Transmetonte një paradë sikur të ishte dhënia e çmimeve OSCAR, që është vërtet e panevojshme. Pra kush kupton nga politika, nga BE, nga politika e brendshme dhe të jashtme. Ai aktivitet shumë mirë që bëhet në Shqipëri, por ngjyrat që i jep Rama patjetër që janë në funksion, është një ‘one-man shoë’, dhe sidomos 5 ditë pas zgjedhjeve të cilat edhe në raportet e ODHIR kanë të vërteta shumë të thella. Pavarësisht që ne e dimë shumë mirë që gjuha e raporteve është pak më e butë me shkeljet, dhe sido që të jetë nuk është asnjëherë brenda të vërtetës siç i njohim ne zgjedhjet që kanë ndodhur brenda republikës, është pikërisht kjo për ta zbutur pak gjuhën që ai mendon se do vijë në raport me rezultatin e zgjedhjeve. BE nuk e ka mendjen tek ne fare, kush e ndjek dhe politikën e jashtme, lufta në Ukrainë, të BE mbrojtja, raporti i mbrojtjes, raporti me një president amerikan të ri, si Trump që ka vënë kufirin me këto. Kështu, në këtë kuptim, të gjithë liderët e BE e shohin si një formë për të zgjidhur hallet e veta me çështjet e caktuara të tyre të brendshme. Kuptohet këtu që Edi Rama tregohet i pakursyer për të plotësuar çfarëdolloj dëshire, për sa kohë ata i thonë që demokracia këtu funksionon, zgjedhjet janë mirë e të tjerë. Nëse ne pranojmë që të jemi magazina ose një depo plehrash në mes të Evropës, t’ia themi shqiptarëve ta kemi të ditur që ne do të kthehemi në një vend ku të gjithë plehrat në kuptimin metaforik vijnë këtu dhe për këtë kemi si kosto pushtetin e Edi Ramës. Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë, dhe shqiptarët ta pranojnë. Por sigurisht që kjo hap një temë tjetër se si do të procedohet në vazhdim, qoftë nga opozita qoftë nga faktorë të tjerë. Kush e njeh mirë procesin e integrimit në BE, janë kapitujt njëri pas tjetrit që hapen dhe mbyllen. Lëre ç’thotë Edi Rama, hapet i katërt, hapet i shteti e të tjera. Nuk ka anëtarësim në BE nëse nuk mbyllet kapitulli i parë, dhe kapitulli i parë e ka bazën tek ndërtimi i sistemit demokratik, korrupsioni dhe zgjedhjet. Çfarë ndodhi me zgjedhjet, me korrupsionin dhe me sistemin e rendit politik në tërësi.” tha Bushati.

  • VIDEO/ ”Media vari k*rin”, Noka kapet sërish me gazetarët: Pronarët ju detyruan të votoni PS-në

    VIDEO/ ”Media vari k*rin”, Noka kapet sërish me gazetarët: Pronarët ju detyruan të votoni PS-në

    Politikë E Premte, 16 Maj 2025 17:36

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka vijon që të kapet me gazetarët për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit. Sakaq, as në fjalor Noka nuk është kursyer.  Nga ana tjetër, Luçiano Boçi tha se protesta synon të denoncojë parregullsitë në procesin zgjedhor dhe të japë një mesazh kundër qeverisë së kryeministrit Rama. ”Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Rama po shet show politik”, tha ai.

  • Arjan Ndoja: Patronazhistët punuan me ‘filtrin e diasporës’ përmes KQZ-së!

    Arjan Ndoja: Patronazhistët punuan me ‘filtrin e diasporës’ përmes KQZ-së!

    Deputeti i zgjedhur nga parlamentaret e 11 majit nga lista e hapur në Qarkun e Durrësit, i cili garoi në siglën e PD-ASHM, Arjan Ndoja shprehet se vendi ynë nuk ka përmbushur tri prej kritereve bazë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme: respektimin e të drejtave të minoriteteve, të drejtat e të paraburgosurve dhe të dënuarve si dhe të qenët një shtet demokratik.
    I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, Ndoja tha se vota në burgje dhe intimidimi i administratës shtetërore, janë dy nga treguesit më të rëndësishëm për një garë të pabarabartë elektorale.

    ‘Që të ketë standardin një vend përpara faktorit ndërkombëtar, duhet të respektohen të drejtat e minoriteteve, të drejtat e burgosurve dhe të paraburgosurve, si dhe shtet demokratik. Vota në burgje, intimidimi nga administrata shtetërore, tregojnë se s’kemi qenë në kushte të barabarta. Administrate ka marrë pjesë intesivisht në zgjedhje, që më parë’, u shpreh deputeti i zgjedhur i PD-së.
    Ndoja u ndal edhe për votën e emigrantëve, për të cilën tha se patronazhistët kishin në dorë ‘filtrin e diasporës’, një program që sipas tij ngre dyshime të forta për ndërhyrje në sistem nga vetë KQZ-ja apo dhe anëtarë të saj.
    ‘Listat e patronazhistëve kanë ndërhyrë sa që dhe te filtri i diasporës është bërë një program, ku ëhstë bërë kthimi pas për tu regjistruar. Këto kanë qenë të bazuar në filtrat e listës së patronazhistëve, që thonë se janë simpatizantë të PD, etj. Kush ka bërë tenderin e programin te KQZ, çfarë lidhjesh ka me anëtarët e KQZ?!. Është informacion që s’është verifikuar nga unë. Që në momentin e parë të vota e diasporës, të regjistrimi keni pasur probleme’, tha ndër të tjera Ndoja.
    Deputeti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, foli edhe për ndikimin e krimit të organizuar që sipas tij ndikon në tjetërsimin e votës së zgjedhësve. Sipas tij krimi i organizuar nuk janë ‘legjendat urbane’ siç janë atakuar disa prej personazheve të botës së krimit, më shumë se sa krimi i ‘jakave të bardha’, kryesisht në politikë, që i ka nënshtruar për të punuar për llogari të saj.
    ‘Mendoj që krimi i organizuar s’është asnjë nga këto në Shqipëri, janë thjesht individë, i keni ngritur ju si legjenda urbane. Dikush i ka rritur me reklama dhe politika. Krimi i organizuar është ‘jakat e bardha’, do shikoni tendenca për të marrë pushtet të spikatur edhe në organet qendrore, te Policia e Shtetit. Ata janë njerëz më se normalë, që për arsye të caktuara janë detyruar të nënshtrohen. Aty është vetëm një ‘individ’, dhe gjithë të tjerë janë ‘ushtarët’ e tij, ose të punësuarit e tij. Individi është kryeministri’, u shpreh Ndoja gjatë emisionit Çim Peka Live në Syri Tv.

  • Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

    Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

    Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit.
    Para drejtuesve politikë, kryedemokrati Berisha tha se vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Në kushtet më të vështira votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet që besonin. Votuan kundër një regjimi që në traditën më anti-demokratike dhe anti-kombëtare ka shndërruar krimin në faktor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim.
    Një mirënjohje për të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit që përballen prej tre ditësh me presione të ndryshme dhe mbrojnë me integritet votën e qytetarëve.
    Një falënderim për strukturat të angazhuar në këtë proces që pati si rezultat final, grabitjen dhe plaçkitjen me të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizimit politik shqiptar.
    Në këto zgjedhje, u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme sesa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra rrethi vicioz i krijuar në këtë narko shtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim, pati në këto zgjedhje propocione të paparë ndonjëherë më parë.
    Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet më 11 maj, nuk e bëri këtë fshehtas, ai e bëri publikisht duke përdorur për këtë qëllim potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Ai shpërndau dhuratë për votë 70 mln euro, 716 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48% të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedente. Cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë ne se ky nuk është një mega krim elektoral, një blerje e hapur publike e hapur e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, paguhet me këto para krimi që paguhet vota, ose nuk ka abc më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta.
     

  • Rama urdhëron të fshihet krimi, kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile menderosi zgjedhjet në Elbasan

    Rama urdhëron të fshihet krimi, kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile menderosi zgjedhjet në Elbasan

    Denoncime të shumta vijnë në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

    Një qytetar nga Elbasani, ka denoncuar se kandidatja e Suel Çelës, Sara Mile ka marrë mbi 30 mijë vota dhe për të fshehur manipulimet dhe kërcënimët për votën, është urdhëruar që të shtyhet numërimi i votave.

    Denoncimi është bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

    Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

    Përshëndetje për vëzhguesit guximtarë!

    Sara Mile kandidatja e Suel Çeles menderosi zgjedhjet në Elbasan. Rama urdhëron të fshihet krimi

    📩 Lexoni denoncimin e vëzhguesit guximtar!

    Pershendetje, interesohuni pak ne elbasan dhe qarkun e elbasanit sepse numurimi per parti ka mbaruar po e kane shtyre per ne oren 5 ps sepse sara mile ka mare mbi 30 mij vota dhe duan tja heqin per te mos dale kaq shum qe te futen dhe kandidate te tjere, un jam vezhgues ne partin demokratike dhe po bejn shum dallavere te lutem anonim

  • “U diktuan nga bandat dhe krimi”/ Kreu i PD-së, Berisha, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve…

    “U diktuan nga bandat dhe krimi”/ Kreu i PD-së, Berisha, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
    Sali Berisha:
    Zgjedhjet u diktuan nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe te Shqipërisë në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Në Vorë banda e Xhabaftit ndikoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve.

  • Çerdhja e patronazhistëve në Tiranë/ Belind Këlliçi: Këtu është një skenë krimi, jepeshin para në këmbim të votave

    Çerdhja e patronazhistëve në Tiranë/ Belind Këlliçi: Këtu është një skenë krimi, jepeshin para në këmbim të votave

    Drejtuesi Politk i PD për Tiranën Belind Këlliçi ka folur serish për mediat pas përplasjes me patronzhistët ë Erion Braçes në rrugën Marco Boçari.

    Belind Këlliçi: Jëmi këtu para një skeme krimi ku ditën e sotme reyh orës 17.00 pasdite kemi marrë sinjalizim se kjo, u provua si e tillë ishte një zyrë elektorale e palosura dhe e padeklaruar e PS. Kemi marrë një reportim që në këtë ambient kryhej krim elektoral krim zgjedhor duke dhënë para në këmbim të votave dhe duke qenë se e kemi marrë këtë indicje kemi ardhur personalisht kanë ardhur edhe simpatizantë të PD për të bërë këqyrjen e në ven për të parë a kishte njerëz apo jo.

    Në momentin e parë që kanë mbërritur, ka qenë dhe gazetarje, zonja Ambrozia Meta që ka asistura live pamte pasi dera ka qene e hapur dhe brenda kanë qenë punonjës të shtetit deri, deri tani kemi identifikuar tre prej tyre…

  • ‘Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar’, Doshi: Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar

    ‘Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar’, Doshi: Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar

    Partia Social Demokrate, e udhëhequr nga Tom Doshi, ka përfunduar fushatën elektorale këtë të premte me një takim të organizuar me mbështetësit. Gjatë fjalës së tij, Doshi nuk ka kursyer kritikat ndaj dy partive më të mëdha politike në Shqipëri, duke i akuzuar për korrupsion dhe për autorësinë e “vuajtjes së shqiptarëve”.
    Ai shprehu habinë që Partia Socialiste, dikur një shpresë për ndryshim, ka përfunduar e përfshirë në korrupsion. Doshi e vuri theksin te fakti se gjysma e qeverisë është në burg, duke përmendur gjithashtu krimet zgjedhore dhe presionin që po ushtrohet mbi qytetarët për të votuar PS-në.
    “Pse keni frikë? Nëse ju keni punuar mirë, populli do t’ju votojë vetë,” tha Doshi. Ai gjithashtu kritikuar ashpër Sali Berishën dhe Edi Ramën për korrupsionin dhe presionin ndaj qytetarëve, duke i quajtur ata përgjegjës për situatën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët.
    Doshi e quajti gjithashtu Edi Ramën të “kapur” nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke shprehur keqardhjen për zhgënjimin që ai ka shkaktuar, veçanërisht në lidhje me premtimet që dha në vitin 2013. Ai theksoi se shqiptarët po vuajnë për ushqim, ilaçe dhe se problemet kryesore si ndërtimi i infrastrukturës janë bërë shkas për festa të kota, ndërsa realiteti mbetet i vështirë për shumicën e qytetarëve.
    “Kurrë nuk do ma merrte mendja që do të vinte dita që vetë Partia Socialiste të përfundonte kështu në korrupsion. Kena gjysmën e qeverisë në burg. Po bëhen krime zgjedhore. Po i marrin lirinë njerëzve si e si të votojnë Partinë Socialiste. Pse keni frikë? Nëse ju keni punuar mirë populli të voton vetë. Ju keni ardhur vetë këtu sot. Sot kemi të bëjmë me dy qeveri të korruptuara. Një e Sali Berishës që ishte dhe tjetra e Edi Ramës. Ça do t’u thotë Sali Berisha sot shqiptarëve? Në 2013 e kemi përzënë si të korruptuar. Vjen sot thotë do luftoj korrupsionin. Kush do e luftojë korrupsionin? Sali Berisha? Edi Rama tallet me shqiptarët. Shkon dhe shkruan nëpër letra do të marr 88 mandate. Po meqë merri 88 mandate, pse hiqni njerëz prej pune? Pse i bëni presion njerëzve? Po e çojnë vendin në kolaps që ndërkombëtarët jo të japin pasaportë europiane, po mos të njihen zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh dhe i vogël për të blerë vota. Policia e lidhur me krimin e organizuar. Ai shkruan letër 88 mandate. Më vjen keq për Edi Ramën që e ka marr peng korrupsioni dhe krimi i organizuar se kur erdhi në 2013 kisha shumë besim te ai që sdo të përfundonte ku ka përfunduar sot. Janë 1 milionë shqiptarë që vuajnë, vuajnë për ushqim, vuajnë për ilaçe. Diskutohen këtu aeroporte, porte. Akom festohet se bëhet një rrugë”,- tha Doshi ndër të tjera.