Tag: krimeve

  • Pezullohet nga puna shefi i krimeve në Përmet

    Pezullohet nga puna shefi i krimeve në Përmet

    Shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Përmet është pezulluar nga puna me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës.

    Njoftimi

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë N/Komisar DH. Ç., me detyrë (në kohën e kryerjes së veprës penale) Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Përmet. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

    Ekzekutimi i urdhrit u bë në vijim të hetimeve të thelluara lidhur me procedimin penal të vitit 2025, ku gjatë marrjes së deklarimeve dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të arsyeshme për shkelje nga ana e oficerit të Policisë.

    Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanava dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

  • Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, merret nën hetim djali i shefit të Krimeve në Përmet

    Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, merret nën hetim djali i shefit të Krimeve në Përmet

    Boris Çenko-dhurim Çenko (shefi i krimeve ne permet)

    GJIROKASTËR- Boris Çenko 21-vjeç është vendosur nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar gazetarin Piro Nase, për shkak të detyrës. Mësohet se 21-vjeçari është djali shefit të Krimeve në Përmet, Dhurim Çenko. Boris ka kërcënuar gazetarin përmes një telefonate, pas raportimit që ky i fundit ka bërë për pezullimin nga detyra të Dhurim Çenkos.
    Njoftimi i policisë:
    Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas kallëzimit të bërë sot nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion gazetar, se është fyer e kanosur nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, nga shtetasi B. Ç., kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, shtetasin B. Ç.
    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, duke u konsultuar dhe duke e vlerësuar rastin me prokurorin e gatshëm, proceduan penalisht shtetasin B. Ç., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.
    Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
    Gazetari Piro Nase raportoi se Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra lidhur me rastin e abuzimit të 16-vjeçares në Përmet nga njerku i saj me detyrë polic dhe kolegu i tij Artur Ago. Shefi i krimeve Çenko ka pasur dijeni për veprimet e dy punonjësve të Policisë së Tepelenës lidhur me abuzimin seksual me 16-vjeçaren dhe nuk ka marrë masat e duhura. Pas kësaj, gazetari ka marrë një telefonatë kërcënuese nga djali i shefit 21-vjeç, Boris Çenko./ZËRI
     

  • Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës

    Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës

    Durrës/Kontrolle në terren dhe verifikime të koordinuara me organet kompetente, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.

    Konstatohen 4 raste të ndërtimeve dhe 1 rast i prerjes së pyjeve, në kundërshtim me ligjin.

    Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
    -E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
    -L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe, në kundërshtim me ligjin.
    Kontrollet kundër këtyre veprimtarive të paligjshme, vijojnë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

     

  • Abuzimi me të miturën/ Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Përmet, kishte dijeni për rastin

    Abuzimi me të miturën/ Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Përmet, kishte dijeni për rastin

    Ngjarja në Përmet me të miturën shoqërohet me pezullime në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra pas skandalit seksual, që u regjistrua me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me 16-vjeçaren minorene. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Mësohet se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Për rastin në fjalë Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit Burg pa afat për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës Artur Ago.

  • Abuzimi me të miturën në Përmet, pezullohet shefi i krimeve Dhurim Çenko

    Abuzimi me të miturën në Përmet, pezullohet shefi i krimeve Dhurim Çenko

    Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
    Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare.
    Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024 për Policinë e Shtetit. Këto kanë sjellë pasoja të rënda. Rrjedhimisht mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale, pezulloi nga detyra shefin e krimeve të Përmetit deri në përfundim të hetimit disiplinor.
    Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.
    Për rastin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës, Artur Ago.

  • Skandali seksual në Përmet, pezullohet Shefi i Krimeve

    Skandali seksual në Përmet, pezullohet Shefi i Krimeve

    Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
    Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, pezullohet nga posti pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me një 16-vjeçare.
    Mësohet zyrtarisht se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024 për Policinë e Shtetit. Këto kanë sjellë pasoja të rënda. Rrjedhimisht mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale, pezulloi nga detyra shefin e krimeve të Përmetit deri në përfundim të hetimit disiplinor, shkruan A2 CNN.
    Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.
    Për rastin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e arrestit “burg pa afat” për Pajtim Baken, kolegun e Dhurim Çenkos dhe shpallur në kërkim policin tjetër të Komisariatit të Tepelenës, Artur Ago.

  • Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe.

    Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 34 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • 14-vjeçari dhunohet nga bashkëmoshatarët, policia në kërkim të autorëve

    14-vjeçari dhunohet nga bashkëmoshatarët, policia në kërkim të autorëve

    Një 14-vjeçar është dhunuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
    “Shtetasi i mitur, 14 vjeç, se është kanosur nga dy shtetas në dukje bashkëmoshatarë të tij, të cilët nuk i njeh. Punohet për identifikimin e tyre”, njofton policia, pas marrjes së denoncimit.

    Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit
    • R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli;
    • i mitur 16 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
    • A. S., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, iu gjet një shkop si të policisë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. K., 33 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
    • arrestuan shtetasin D. A., 23 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
    • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Dh., 51 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
    • arrestuan shtetasin R. L., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me një çifte gjahu, shtetasin F. Xh, me detyrë kryeplak i fshatit Bulticë. Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale;
    • shpallën në kërkim shtetasit I. Z. dhe M. Z., pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. K., i cili, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
    • Sh. Z., 54 vjeç. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën e tij, shtetasen A. Z., 25 vjeçe, pasi në Paskuqan, automjeti që dyshohet se drejtohej nga 54-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me një motoçikletë elektrike me drejtues shtetasin F. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 25-vjeçarja ka penguar në zbulimin e së vërtetës, duke deklaruar se kishte qenë ajo në drejtimin e automjetit dhe jo babai i saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Dhunohet nga bashkëmoshatarët 14-vjeçari në kryeqytet, ende asnjë gjurmë nga të miturit

    Dhunohet nga bashkëmoshatarët 14-vjeçari në kryeqytet, ende asnjë gjurmë nga të miturit

    Një 14-vjeçar është dhunuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    “Shtetasi i mitur, 14 vjeç, se është kanosur nga dy shtetas në dukje bashkëmoshatarë të tij, të cilët nuk i njeh. Punohet për identifikimin e tyre”, njofton policia, pas marrjes së denoncimit.
    Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit:
    • R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli;
    • i mitur 16 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
    • A. S., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, iu gjet një shkop si të policisë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. K., 33 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
    • arrestuan shtetasin D. A., 23 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
    • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Dh., 51 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
    • arrestuan shtetasin R. L., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me një çifte gjahu, shtetasin F. Xh, me detyrë kryeplak i fshatit Bulticë. Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale;
    • shpallën në kërkim shtetasit I. Z. dhe M. Z., pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. K., i cili, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
    • Sh. Z., 54 vjeç. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën e tij, shtetasen A. Z., 25 vjeçe, pasi në Paskuqan, automjeti që dyshohet se drejtohej nga 54-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me një motoçikletë elektrike me drejtues shtetasin F. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 25-vjeçarja ka penguar në zbulimin e së vërtetës, duke deklaruar se kishte qenë ajo në drejtimin e automjetit dhe jo babai i saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tiranë/ Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren, arrestohet 35-vjeçari

    Tiranë/ Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren, arrestohet 35-vjeçari

    Një 35-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga agjentët e krimeve të Komisariatit Nr.6 për ngacmim seksual.
    Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari me iniciale B.I. kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 19-vjeçe.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. I., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 19-vjeçare”, njofton Policia e Tiranës.