Tag: krimeve

  • VIDEO – Ndërtoi pa leje një kapanon për qëllime fitimi, policia ndalon 50- vjeçarin nga Shkodra…

    VIDEO – Ndërtoi pa leje një kapanon për qëllime fitimi, policia ndalon 50- vjeçarin nga Shkodra…

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm.
    Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.

    Ky shtetas kishte ndërtuar pa leje, një kapanon me konstruksion metalik, në pronën e tij në lagjen “10 Korriku”, me qëllim për ta përdorur për biznes.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Prezantohej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, merr fund mashtrimi i 23-vjeçarit në kryeqytet, sekuestrohen paratë

    Prezantohej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, merr fund mashtrimi i 23-vjeçarit në kryeqytet, sekuestrohen paratë

    Një 23-vjeçar në kryeqytet është vënë në pranga, pasi shtirej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie për të përfituar para.

    “Arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se duke u prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se i nevojiteshin një shtetasi të mitur për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe disa dokumente”.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 40 vjeç, pasi ka kanosur fqinjin e tij, për motive të dobëta.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:-arrestuan shtetasin A. Ç., 43 vjeç, pasi ka vjedhur një celular, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., A. A., K. M. dhe K. B., pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. T.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:-arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se duke u prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se i nevojiteshin një shtetasi të mitur për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe disa dokumente;-arrestuan shtetasin I. K., 37 vjeç, pasi është konstatuar duke qarkulluar me automjet, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., pasi në tokën e tij janë konstatuar inerte të hedhura në kundërshtim me ligjin;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., pasi për motive pronësie, ka kanosur shtetasin A. R.;-punohet për kapjen e shtetasit N. N., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., pasi për motive të dobëta, ka kanosur nipin e tij;-shpallën në kërkim shtetasin K. S., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një subjekt. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit.
    Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. L., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Bllokohen 42 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një person

    Bllokohen 42 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një person

    POLICIA E SHTETIT
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit L. K., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin L. K., 44 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • EMRI/ I dënuar më parë për vrasje/ 57-vjeçari në Fier kapet me armë

    EMRI/ I dënuar më parë për vrasje/ 57-vjeçari në Fier kapet me armë

    Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pathway”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

    Gjatë operacionit, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, u kap në flagrancë shtetasi Petrit Mërnica, 57 vjeç, i cili lëvizte me pistoletë me 2 krëhëra dhe municion luftarak, të vendosura në çantën e dorës. Mësohet se ai është babai i Azgan Mernicës që vrau policin e Shqipnjave në Fier, 1 vit e gjysëm më parë.

    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan P. M., banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.

    Arma e zjarrit dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë.

  • Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

    Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

    66 vjet burg do duhet të vuajnë anëtarët e dosjes “Metamorfoza”. Fjala është për ish- shefin e krimeve, Dedan Gjoni që u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe u denua me 12 vjet heqje lirie për sigurim kushtesh për të vrarë, trafik droge dhe shpërdorim detyre.
    Të njëjtin fat patën edhe Besmir Murtati dhe Albert Prenga që bashkëpunuan për të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Arben Nela. Secili prej tyre përfundimisht do të vuajë 8 vjet burg, duke pëfituar nga gjykimi i shkurtuar.
    Motiv për të vrarë dy vëllezërit Nela ka qenë porosia e dhënë nga Ismail Zeneli, që donte të hakmerrej për vrasjen përpara syve të vëllait të tij në Angli.

    Zeneli po ashtu u dënua me 15 vjet heqje lirie për dhënien e urdhërit të ekzekutimit të tyre, por që si përfundim do të qëndrojë në qeli për 10 vjet.
    Bujar Gërmizi u dënua me 9 vite burg edhe për përkrahje të autorit të krimit. Përfundimisht, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 6 vite burg . Ndërsa Adrian Cenaj, nga gjashtë vjet u dënua me katër duke iu ulur 1/3 e dënimit.Grupi kriminal u godit pas dekodimit të aplikacionit SKY ECC.
    Gjykata ka ndarë nga ky proces edhe personat e tjerë që janë ende në kërkim, mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova.

  • Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

    Dhunuan babë e bir pasi i dhanë para me fajde, në pranga 2 të rinj në Elbasan

    Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Threat”, duke arrestuar dy të rinj që dyshohet se jepnin para me fajde dhe përdornin dhunë për të rikthyer paratë e dhëna me interes.
    Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
    Në pranga ranë shtetasit P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan dhe me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.
    Sipas hetimeve të deritanishme, të arrestuarit gjatë dy muajve të fundit kanë dhunuar dhe kanosur dy shtetas, baba e bir, për t’i detyruar të kthenin shumën e parave që P. G. dhe D. S. ua kishin dhënë me fajde.
    Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet dhe tre celularë, që dyshohet se janë përdorur në aktivitetin e paligjshëm.

  • Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

    Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

    Policia e Shtetit ka godetur një rast të përhapjes së materialeve pornografike me të mitur, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “STREAM” 
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në luftën kundër krimit kibernetik, duke arrestuar një 29-vjeçar në Tiranë për veprën penale “Pornografia me të mitur”. 
    Operacioni u zhvillua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. 
    Pas informacioneve të siguruara nga autoritetet policore gjermane dhe EUROPOL-i, strukturat shqiptare kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. 
    Njoftimi i policisë: 
    Policia e Shtetit/ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike godet një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur. 
    Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia”, me të mitur. 
    Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit. Operacioni u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it. 
    Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z 
     

  • “Ka rënë numri i krimeve të rënda”/ Ministrja Koçiu, raporton sigurinë publike në vend: Janë reduktuar…

    “Ka rënë numri i krimeve të rënda”/ Ministrja Koçiu, raporton sigurinë publike në vend: Janë reduktuar…

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, raportoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mbi nivelin e sigurisë në vend dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti.
    Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se Shqipëria është sot një vend më i sigurt se kurrë, fakt që sipas saj vërtetohet nga raportet ndërkombëtare, rritja e numrit të turistëve dhe interesit të shtetasve të huaj për të investuar në vend.
    Ajo nënvizoi se janë bërë përparime të ndjeshme në luftën kundër krimit të organizuar, konfiskimin e pasurive me burim kriminal dhe uljen e ndjeshme të krimeve të rënda dhe aksidenteve rrugore.
    Koçiu: Shqipëria është një vend i sigurt, dhe kjo faktohet nga çdo raport ndërkombëtar. Vendi ynë mirëpriti 12 milionë turistë, si dhe qytetarë të huaj që hapin biznese apo blejnë prona këtu. Shqipëria ka dalë nga të gjitha listat e zeza. Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, duke arritur 94% zbulueshmëri për veprat penale. Në 20,19% të tyre janë zbardhur plotësisht. Janë konfiskuar dhe sekuestruar 65.5 milionë euro me burim nga kriminaliteti. Asnjë turist nuk është bërë viktimë e krimeve. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë reduktuar gjithashtu edhe aksidentet e rënda me 17% krahasuar me një vit më parë. Sa i përket krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, kemi bërë progres të dukshëm. Komisioni Europian ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar përparime në këtë drejtim.
    Koçiu, bëri të ditur se në nëntëmujorin e parë të vitit janë zhvilluar 1,121 hetime për krime financiare dhe për trafikim të narkotikëve. Sipas saj, nga SPAK janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë 65.5 milionë euro, të ardhura nga veprimtari kriminale, të cilat po përdoren për financimin e projekteve sociale.
    Ministrja theksoi se zbulueshmëria e veprave penale ka qenë mbi 95%, ndërsa numri i vrasjeve me dashje është ulur ndjeshëm, duke kaluar nga mesatarisht dy në javë në një çdo dy javë. Koçiu nënvizoi se shpërbërja e grupeve kriminale ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të krimeve të rënda.
    Sa i përket fushës së narkotikëve, ministrja deklaroi se gjatë nëntëmujorit janë identifikuar dhe asgjësuar 195 mijë bimë narkotike, janë zbuluar 103 raste të trafikut dhe janë arrestuar 173 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari.
    Koçiu: Në nëntëmujorin e parë të vitit, janë zhvilluar 1,121 hetime për krime financiare dhe për trafikim të narkotikëve. Nga SPAK janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë 65.5 milionë euro me burim nga kriminaliteti, të cilat po përdoren për financimin e projekteve sociale. Sa i përket rendit dhe sigurisë publike, në nëntë muaj zbulueshmëria e veprave penale ka qenë mbi 95%. Vrasjet me dashje janë reduktuar ndjeshëm, nga mesatarisht dy vrasje në javë, sot kemi një vrasje çdo dy javë. Shpërbërja e grupeve kriminale është një nga arsyet pse niveli i veprave të rënda penale është ulur ndjeshëm. Në fushën e narkotikëve, gjatë nëntëmujorit janë identifikuar dhe asgjësuar 195 mijë bimë narkotike, janë zbuluar 103 raste të trafikut dhe janë arrestuar 173 shtetas.
    Në lidhje me sigurinë rrugore, ministrja Koçiu u shpreh se gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti është vërejtur një trend ulës i aksidenteve, duke theksuar se në vitin 2024 u regjistruan 155 viktima nga aksidentet rrugore, ndërsa këtë vit shifra është ulur me 17%. Ajo theksoi gjithashtu se për monopatinat elektrike janë regjistruar mbi 1 mijë aksidente, çka tregon nevojën për rregulla më të qarta dhe zbatim më rigoroz të tyre në rrugë.
    Koçiu: Sa i përket sigurisë rrugore, në nëntëmujorin e parë të këtij viti është vërejtur një trend ulës. Në vitin 2024 u regjistruan 155 jetë të humbura nga aksidentet rrugore, ndërsa këtë vit kemi një ulje me 17%. Për monopatinat elektrike, janë regjistruar mbi 1 mijë aksidente gjatë nëntëmujorit, duke evidentuar nevojën për rregulla më të qarta dhe respektim më rigoroz të tyre në rrugë. Bashkëpunimet ndërkombëtare: 479 operacione, dyfishi i vitit 2024. 97 prej tyre me partnerët ndërkombëtarë. Janë ngritur 22 skuadra hetimore për krimin ekonomik, kibernetik dhe narkotikët. Numri i personave të kapur është rritur.

  • Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

    Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme në vitin 2013.
    Në vitet e kaluara më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë për raportimin e lajmeve dhe sjelljen e informacionit në publik. Në nëntë nga dhjetë raste vrasësit kalojnë të pandëshkuar.
    Mosndëshkimi çon në më shumë vrasje dhe shpesh është simptomë e përkeqësimit të konfliktit dhe prishjes së ligjit dhe sistemeve gjyqësore.
    UNESCO është e shqetësuar se pa ndëshkueshmëria dëmton shoqëritë e tëra duke mbuluar abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsionin dhe krimin.
    ”Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të pandëshkueshmërisë. Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.
    Ajo gjithashtu nxit shtetet anëtare të bëjnë çmos për të parandaluar dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, për të siguruar përgjegjshmëri, për të sjellë para drejtuesve autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjete të përshtatshme juridike.
    Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në Mali, më 2 nëntor 2013.

  • Sot, “Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”

    Sot, “Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, një datë e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013, si thirrje globale kundër heshtjes, frikës dhe kulturës së pandëshkueshmërisë që ka marrë jetë të panumërta. Kjo ditë nuk është thjesht një përkujtim simbolik; është një ndërgjegjësim botëror se fjala e lirë, e vërteta dhe transparenca shpesh paguajnë çmimin më të lartë.
    Gjatë viteve të fundit, më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë vetëm pse kryenin detyrën e tyre, raportimin e fakteve, mbrojtjen e interesit publik dhe zbardhjen e së vërtetës. Edhe më tronditëse është se në nëntë nga dhjetë raste, autorët e këtyre krimeve mbeten të lirë, të paprekur, si dëshmi e një sistemi global që shpesh dështon të mbrojë ata që mbrojnë demokracinë.

    Kjo pandëshkueshmëri nuk është vetëm statistikë. Ajo nxjerr në pah një plagë të thellë shoqërore: shënjon prishjen e institucioneve, dobësimin e sistemit të drejtësisë dhe përkeqësimin e klimës së konfliktit. Kur vritet një gazetar, nuk shuhet vetëm një jetë – shuhet një dritë mbi korrupsionin, mbi abuzimin e pushtetit, mbi dhunën e fshehur që përpëlitet në prapaskenë. UNESCO paralajmëron se pandëshkueshmëria krijon terrenin ideal për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke lënë shoqëritë të pambrojtura dhe të verbëra.

    Rezoluta e OKB-së e vitit 2013 u bë thirrje shteteve anëtare të ndërmarrin masa të qarta dhe konkrete për t’i dhënë fund kësaj kulture të trishtë: të parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave; të garantojnë që çdo sulm të hetohet me seriozitet; të sigurojnë që autorët të dalin para drejtësisë; dhe të krijojnë mekanizma që viktimat dhe familjet e tyre të kenë qasje në drejtësi e mbrojtje të plotë ligjore.

    Kjo ditë u zgjodh në kujtim të dy gazetarëve francezë të vrarë në Mali më 2 nëntor 2013, një ngjarje që tronditi opinionin botëror dhe u bë simbol i sakrificës së atyre që kërkojnë të vërtetën në zonat më të rrezikshme të planetit. Prej asaj dite, 2 nëntori mbetet një thirrje për ndërgjegjësim, rezistencë dhe përgjegjësi – një kujtesë se liria e medias është themelet e çdo shoqërie të shëndetshme.
    Sot, më shumë se kurrë, nderojmë kujtimin e të gjithë gazetarëve që dhanë jetën për të vërtetën dhe riafirmojmë detyrimin që kemi si shoqëri: të mos lejojmë që heshtja të fitojë.