Tag: krime

  • I arrestuari për krime lufte në Kosovë dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve

    I arrestuari për krime lufte në Kosovë dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve

    R.D, i arrestuar më 12 shtator, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri më 1999, bëri të ditur Policia e Kosovës.
    Sipas Policisë, ai kishte qenë zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Brendshme serbe.
    “Vepra penale është kryer gjatë periudhës kohore 22 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka marrë pjesë në privimin nga jeta-vrasjen e 71 civilëve shqiptarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u tha në njoftim.

    Në deklaratën e lëshuar të premten nga Prokuroria Speciale dhe Policia u tha se R.D. dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, por nuk u dhanë detaje të tjera se kur ishin kryer këto krime dhe ku.
    Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99.
    Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
    Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
    Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
    Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore.
    Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
    Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

  • I arrestuari për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve në Vushtrri

    I arrestuari për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve në Vushtrri

    R.D., i arrestuar më 12 shtator, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri më 1999, bëri të ditur Policia e Kosovës.
    Sipas Policisë, ai kishte qenë zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Brendshme serbe.
    “Vepra penale është kryer gjatë periudhës kohore 22 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka marrë pjesë në privimin nga jeta-vrasjen e 71 civilëve shqiptarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u tha në njoftim.
    Në deklaratën e lëshuar të premten nga Prokuroria Speciale dhe Policia u tha se R.D. dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, por nuk u dhanë detaje të tjera se kur ishin kryer këto krime dhe ku.
    Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99.
    Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
    Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
    Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
    Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore.
    Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
    Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

  • REL: Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

    REL: Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

    Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe, që vendosën kursin e një pjese të historisë. Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    “UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”, tha Rubin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 11 prill të vitit 2023.
    Më shumë se dy vjet më vonë, ai tha se do të kthehet “sërish në fillim”, duke shtuar se ka më shumë për të thënë mbi ngjarjet e asaj kohe.
    Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale. Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë. Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
    Gjenerali i pensionuar amerikan, Clark, udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999. Duke folur për Radion Evropa e Lirë disa vite më vonë, ai tha se NATO-ja bëri gjënë e duhur kur ndërhyri.
    “… veprimi u ndërmor, sepse po shihnim fillimin e një përsëritjeje të pastrimit etnik në Ballkan. Kjo ishte arsyeja që shtyu NATO-n të vepronte. Nuk ishte thjesht një veprim humanitar, por një veprim për të parandaluar një katastrofë humanitare, që po zhvillohej para syve tanë”, tha ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s.
    William Walker, në kohën e luftës, ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që nisi në tetor të vitit 1998, për të mbikëqyrur një armëpushim midis forcave serbe dhe UÇK-së.
    Rreth tre muaj më vonë, në janar të vitit 1999, Walker ishte në vendin ku u vranë 44 civilë shqiptarë nga forcat serbe, në fshatin Reçak. Ai e përshkroi ngjarjen si “krim kundër njerëzimit”, duke nxitur atëkohë një ndryshim të politikës perëndimore kundër Kosovës.
    “Ata që e mohojnë masakrën, janë të përfshirë në të”, tha Walker për Radion Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2021.
    Si përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchner, shërbeu në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001. Duke folur për gazetarët disa vite më vonë, ai tha se “nuk ka dëgjuar kurrë për shtëpinë e verdhë”.
    E ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” përmendet në një raport të vitit 2010 për Këshillin e Evropës, i cili u hartua nga ish-senatori zviceran, Dick Marty. Në atë dokument, termi “shtëpia e verdhë” përdoret për të përshkruar një vendndodhje në veri të Shqipërisë, ku dyshohet se ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të rënda, “përfshirë trafikim të organeve njerëzore”.
    Raporti i Martyt i parapriu krijimit të Dhomave të Specializuara – të njohura edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015. Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ka në përbërje gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë. Selia e saj u vendos në Hagë për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve.
    Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023. Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime. Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata kanë mohuar se janë fajtorë. Avokatët mbrojtës kanë thënë se UÇK-ja nuk do të kishte fituar kurrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, nëse do të ekzistonte një plan kriminal i përmasave që pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza është ndërtuar mbi një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve. Akuzat për trafikim organesh nuk janë vërtetuar dhe nuk janë përfshirë në aktakuzën aktuale. Organizata e Veteranëve të Luftës njoftoi se më 14 shtator do të mbahet një protestë në Hagë, në mbështetje të të akuzuarve./REL

  • Veteranët e UÇK-së nisen për Holandë për protestën kundër Gjykatës Speciale

    Veteranët e UÇK-së nisen për Holandë për protestën kundër Gjykatës Speciale

    Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë kanë filluar grumbullimin për t’u nisur drejt Holandës, ku më 14 shtator do të zhvillohet një protestë për të kërkuar drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.Me këngë patriotike, veshje me motive ushtarake dhe thirrje për drejtësi, ata u mblodhën në Komoran, rreth 25 kilometra larg Prishtinës. Sipas organizatorëve, shtatë autobusë po nisen nga Kosova, ndërsa shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e ndryshme të Evropës do të bashkohen në këtë tubim masiv.Protesta organizohet një ditë para nisjes së dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatë që heton krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit.Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për këto krime, por të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Katërshja ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.Prokuroria ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti, dhe më 15 shtator do të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë kanë filluar grumbullimin për t’u nisur drejt Holandës, ku më 14 shtator do të zhvillohet një protestë për të kërkuar drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.Me këngë patriotike, veshje me motive ushtarake dhe thirrje për drejtësi, ata u mblodhën në Komoran, rreth 25 kilometra larg Prishtinës. Sipas organizatorëve, shtatë autobusë po nisen nga Kosova, ndërsa shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e ndryshme të Evropës do të bashkohen në këtë tubim masiv.Protesta organizohet një ditë para nisjes së dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatë që heton krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit.Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për këto krime, por të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Katërshja ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.Prokuroria ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti, dhe më 15 shtator do të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse.

  • Rubin dëshmon në gjyqin e Thaçit, ish-ndihmës sekretari amerikan: Kam shumë për të thënë

    Rubin dëshmon në gjyqin e Thaçit, ish-ndihmës sekretari amerikan: Kam shumë për të thënë

    Ish-ndihmësekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të jetë i pranishëm si dëshmitar në seancat gjyqësore në Dhomat e Specilizuara në Hagë për rastin e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
    Senacat e mbrojtjes së Thaçit do të nisin në 15 shtator ndërkohë lajmin e ka bërë të ditur vetë Rubin.
    “Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi ish-kryediplomates së ndjerë amerikane Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat të gjithë i kanë mohuar.
    Javën e ardhshme ekipi mbrojtës i Thaçit do të nisë paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve duke synuar që ata të japin dëshmi në seanca të hapura.
    E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për rastin e Jakup Krasniqit.
    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë./vizionplus.tv

  • James Rubin do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    James Rubin do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmësekretar amerikan i Shtetit, tha se javën e ardhshme do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
    Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve më 15 shtator.
    “Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi [ish-kryediplomates së ndjerë amerikane] Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin për emisionin Christiane Amanpour Presents: The Ex Files with James Rubin.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti iKosovës, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata mohojnë akuzat.
    Rubin, që ishte një figurë e rëndësishme gjatë luftës në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 2023, kishte folur për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për UÇK-në.
    “Në ditët e para, para se të dija shumë për të, ne i kishim dënuar aktivitetet terroriste që ishin kryer nga grupet shqiptare. Por, me evoluimin e procesit të paqes, UÇK-ja u bë qendra e atij procesi të paqes dhe ishte Hashim Thaçi, në bisedimet e Rambujesë, ai që mori vendimin e guximshëm për të rënë dakord me Marrëveshjen e Rambujesë. Dhe, ky ishte vendimi që lejoi NATO-n t’i mbështeste shqiptarët e Kosovës. Po të mos ishte marrë ai vendim, nuk mendoj se do të rrinim kaq të lumtur dhe të lirë në një qytet modern evropian këtu në Prishtinë.
    Sipas tij, UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit pas përfundimit të luftës.
    Atëbotë, Rubin nuk kishte pranuar që të komentonte lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
    Më 15 shtator ekipi mbrojtës i Thaçit do të nisë paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Pasi të ketë përfunduar ekipi i Thaçit, rastin do ta paraqesë edhe ekipi i Krasniqit.
    Më 16 korrik 2025, ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit njoftuan se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse.
    Mbrojtja e Thaçit ka paralajmëruar se në mesin e dëshmitarëve që do të thërrasë ka edhe figura nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
    “Unë nuk mund të them këta emra në publik sepse bëhet fjalë për persona me një staturë të lartë, persona që janë shumë të njohur si për shembull sekretarja Albright, Richard Holbrooke, senatori Dole etj”, tha njëri nga avokatët e Thaçit gjatë konferencës statusore të mbajtur më 19 gusht.
    Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi synon të thërras 11-12 dëshmitarë, duke synuar që ata të japin dëshmi në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe kjo dëshmi veçse u është dorëzuar prokurorëve.
    Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parasheh që deri më 14 nëntor ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të përmbyllë rastin e mbrojtjes të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Ky panel po ashtu pret që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të jetë e përgatitur që të paraqesë shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.

  • Akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet një shtetas në Kosovë

    Akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet një shtetas në Kosovë

    Autoritetet në Kosovë njoftuan se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë. Prokuroria Speciale e identifikoi të arrestuarin me inicialet R.D., por nuk dha hollësi të tjera për këtë rast.
    “R.D. është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë”, tha Prokuroria Speciale.
    Ky institucion shtoi se së bashku me Policinë e Kosovës po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99.
    Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
     
     
    Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
    Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL

  • Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për ‘krime lufte’ në Podujevë

    Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për ‘krime lufte’ në Podujevë

    Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99, njoftuan autoritetet serbe të martën.

    Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e bëri të ditur kombësinë e të dyshuarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeçar.

    Sipas njoftimit, ai dyshohet se “në qershor të vitit 1999, në Podujevë, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), e ka vrarë me armë zjarri një civil serb”.

    Nuk është e qartë kur është arrestuar ai, por Ministria serbe tha se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngrihet aktakuzë.

    Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës për ta pyetur nëse është në dijeni për arrestimin e ndodhur në Merdare.

    Arrestimi i tij vjen rreth një muaj pasi autoritetet serbe i arrestuan dy persona në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishin kryer “krime lufte kundër popullsisë civile”.

    Ata u arrestun në periudhën kur autoritetet serbe i kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve të cilët i akuzon se kanë bashkëpunuar apo kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ose për arsye tjera.

    Më 22 korrik ato e kanë arrestuar Lulzim Halilin, nën dyshimet se ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Organizata e veteranëve të UÇK-së, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

    UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

    Muajin e kaluar u ndalua edhe Behar Preniqi në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Akuza ende nuk është bërë publike.

    Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

  • Paramilitarët sudanezë akuzohen për krime kundër njerëzimit për rrethimin e një qyteti në Darfur

    Paramilitarët sudanezë akuzohen për krime kundër njerëzimit për rrethimin e një qyteti në Darfur

    Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të Sudanit dyshohet se kanë kryer krime të shumta kundër njerëzimit gjatë rrethimit të qytetit el-Fasher në Darfur, thonë hetuesit e OKB-së.

    Raporti i Misionit të OKB-së për Gjetjen e Fakteve,  akuzon grupin për “vrasje, torturë, skllavëri, përdhunim, skllavëri seksuale, dhunë seksuale, zhvendosje të detyruar dhe persekutim mbi baza etnike, gjinore dhe politike”.

    Gjithashtu përmendi prova më të gjera për krime lufte të dyshuara si nga RSF ashtu edhe nga ushtria e rregullt, megjithatë të dyja palët kanë mohuar më parë çdo keqbërje në luftën civile të vazhdueshme të vendit.

    Raporti i OKB-së tha se të dy grupet shënjestruan civilët në mënyra të shumta dhe si strategji të qëllimshme.

    “Të dyja palët kanë synuar qëllimisht civilët përmes sulmeve, ekzekutimeve në masë, paraburgimit arbitrar, torturës dhe trajtimit çnjerëzor në mjediset e paraburgimit, duke përfshirë mohimin e ushqimit, kanalizimeve dhe kujdesit mjekësor”, tha kryetari i Misionit të Mbledhjes së Fakteve, Mohamed Chande Othman.

    “Këto nuk janë tragjedi aksidentale, por strategji të qëllimshme që përbëjnë krime lufte.”

    Duke theksuar veprimet e RSF-së në el-Fasher, raporti akuzoi grupin për përdorimin e urisë si një metodë lufte që mund të përbëjë krimin e shfarosjes.

    Në prill, RSF sulmuan kampin Zamzam pranë el-Fasher, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz nga më të varfrit në botë të largoheshin përsëri nga shtëpitë e tyre. Situata në kamp ishte aq e keqe saqë atje ishte shpallur zi buke.

    Qyteti i el-Fasher ka qenë nën rrethim për më shumë se një vit dhe është pikëmbështetja e fundit e madhe e ushtrisë sudaneze në rajonin e Darfurit të vendit.

    SHBA-të kanë akuzuar RSF-të për kryerjen e gjenocidit kundër popullsisë joarabe të Darfurit. Grupi paraushtarak ka mohuar përgjegjësinë dhe fajëson milicitë lokale për dhunën.

    SHBA-të kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj shefit të ushtrisë, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, duke e fajësuar atë për vdekjet e civilëve dhe përdorimin e privimit nga ushqimi si armë lufte.

    Ushtria ka qenë në luftë me RSF-në që nga prilli i vitit 2023, me këtë të fundit që kohët e fundit ka intensifikuar ofensivën e saj në el-Fasher, siç i kanë thënë më parë vendasit BBC-së.

    Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti Yale, duke analizuar imazhet satelitore, tregoi se 31 km (19 milje) brigje të ngritura ishin ndërtuar që nga maji në zonat e populluara nga RSF-ja pak jashtë qytetit dhe se kishte një qëllim për të bllokuar në thelb civilët.

    Raporti, i titulluar “Një Luftë Mizorish”, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të zbatojë një embargo armësh, si dhe të krijojë një proces gjyqësor të pavarur për të siguruar që autorët e dyshuar të përballen me drejtësinë.

    “Gjetjet tona nuk lënë vend për dyshim: civilët po paguajnë çmimin më të lartë në këtë luftë”, shtoi zoti Othman.

    Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në luftën civile të Sudanit dhe kanë detyruar rreth 13 milionë të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre./ BBC.

  • Bastisje masive në fabrikën e Hyundai në SHBA, arrestohen 475 punëtorë koreanë/ Hetim për krime federale

    Bastisje masive në fabrikën e Hyundai në SHBA, arrestohen 475 punëtorë koreanë/ Hetim për krime federale

    Autoritetet amerikane të imigracionit kanë bastisur një fabrikë gjigante të Hyundai në Georgia, duke çuar në arrestimin e 475 personave, sipas njërës prej agjencive të përfshira në operacion.

    Vendndodhja prej 3,000 akrash, e cila u ndërtua nga prodhuesi korean i automobilave për të prodhuar automjete elektrike, kishte qenë në funksion prej një viti.

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare i tha BBC-së se agjentët ekzekutuan një urdhër kërkimi për shkak të akuzave për “praktika të paligjshme punësimi dhe krime të tjera të rënda federale”.

    Shumica e të ndaluarve ishin shtetas koreanë, thanë autoritetet. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut shprehu shqetësimin se bastisja mund të jetë një “shkelje e padrejtë” e të drejtave të tyre.

    Kompania Hyundai Motor tha se ishte në dijeni të incidentit në kantierin e ndërtimit të kompanisë HL-GA Battery Company dhe po “punonte për të kuptuar rrethanat specifike”.

    “Deri më sot, sipas kuptimit tonë, asnjë nga të ndaluarit nuk është i punësuar drejtpërdrejt nga Hyundai Motor Company”, tha kompania në një deklaratë. “Ne i japim përparësi sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë atyre që punojnë në vend.”

    Në një konferencë për shtyp të premten, një zyrtar i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se “shumica e personave të ndaluar ishin shtetas koreanë nga 475”. Ata po mbaheshin në një strukturë në Folkston, Georgia, derisa agjencia të vendoste se ku t’i zhvendoste më pas.

    “Ky në fakt ishte operacioni më i madh i zbatimit të ligjit në një vend të vetëm në historinë e hetimeve të sigurisë kombëtare”, tha agjenti special Steve Schrank.

    Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se po dërgonte diplomatë në vendngjarje në përgjigje të bastisjes dhe se qeveria kishte kontaktuar ambasadën amerikane në Seul për t’i nxitur ata “të tregojnë kujdes ekstrem” kur bëhet fjalë për të drejtat e qytetarëve koreanë.

    “Aktivitetet ekonomike të kompanive koreane të investimeve dhe të drejtat e interesat e qytetarëve koreanë nuk duhet të shkelen padrejtësisht gjatë operacioneve të zbatimit të ligjit të SHBA-së”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme.

    Zyrtarët e ICE thanë se operacioni ishte rezultat i një hetimi penal disamujor.

    Videot në mediat sociale tregojnë agjentë që rreshtojnë punëtorët, duke u thënë atyre se kanë një urdhër për të kontrolluar objektin. Agjentët mund të shihen gjithashtu duke folur me disa nga punëtorët në video.

    Kompanitë e Koresë së Jugut kanë premtuar të investojnë miliarda dollarë në industritë kryesore të SHBA-së në vitet e ardhshme, pjesërisht si një mënyrë për të shmangur tarifat.

    Guvernatori i shtetit, republikani Brian Kemp, e kishte cilësuar operacionin e ri të automjeteve elektrike të Hyundai si projektin më të madh të zhvillimit ekonomik në historinë e shtetit, duke punësuar 1,200 persona.

    Kërkimi nga agjencitë federale kishte ndaluar gjithashtu ndërtimin në një uzinë baterish ngjitur, raporton CBS News.

    Presidenti Trump bëri fushatë për mandatin e tij të dytë në detyrë mbi bazën e një premtimi për të kryer deportime masive të emigrantëve pa dokumente, megjithëse tha se përparësi do të kishin ata që kryen krime.